Përmbledhje mbi letërnjoftimet: Berisha, Islami, Rroji dhe Veliaj

Berisha firmos vendimin për pagesën me këste për letërnjoftimet. PS premton rimbursim pas fitores. Rroji akuzon Veliaj për përpjekje për të blerë vota me paratë e taksapaguesve.

 

Kryeministri Berisha firmos vendimin për kartat
Kryeministri ka firmosur dje vendimin për procedurat e pajisjes së shtetasve pa pasaportë që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit, me letërnjoftimet e reja. Sipas shkrimit shoqërues në faqen e Këshillit të Ministrave,
 

Ky vendim plotëson kuadrin nënligjor që vendos rregulla lehtësuese dhe materializon konsensusin politik të nevojshëm për garantimin e procesit të pajisjes me letërnjoftim të shtetasve pa pasaportë.

Qëllimi i këtij vendimi është trajtimi me procedurë të lehtësuar të shtetasve pa pasaportë, pavarësisht se ata nuk përfitojnë nga skemat e kompensimit të përcaktuar me vendimin nr.366, datë 15.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e pagesës për pajisjen me letërnjoftim të shtresave në nevojë” të pajisen me kupon kundrejt një pagese paraprake prej 200 lekësh.

Ky vendim vendos këtë kategori të shtetasve pa pasaportë në kushte lehtësuese si ato të shtetasve që trajtohen me skemën e kompensimit, nëse aplikojnë para zgjedhjeve  të 28 qershorit 2009.

Kjo bëhet duke u dhënë atyre të drejtën e pajisjes me kupon, kundrejt një pagese paraprake prej 200 lekësh dhe duke u vënë detyrimin që diferencën prej 1 000 lekësh nga vlera e plotë e kuponit, ta paguajnë jo më vonë se 6 muaj nga data e aplikimit për letërnjoftim. Për shtetasit e kësaj kategorie, vendimi parashikon shërbimin e pajisjes me kupona nga Posta Shqiptare, sha.

Vendimi i plotë mund të lexohet në faqen e Kryeministrisë duke ndjekur këtë lidhje.

Partia Socialiste premton rimbursim të kostos së letërnjoftimeve
Kastriot Islami ju përgjigj në emër të Partisë Socialiste vendimit të Qeverisë duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë që të aplikojnë për letërnjoftimet. Në fjalën e tij Islami u shpreh:
 

*Bëni sakrificën e fundit duke paguar taksën prej 200 lekë; sakrificë për të hequr Berishën nga pushteti
*Qeveria e dalë nga vota e shqiptarëve do t’jua kthejë shumën prej 200 lekësh në 29 Qershor 2009,
* Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave i përket tërësisht qeverisë Berisha; Ne nuk jemi autorë të tij.

Vendimi i ri vetëm lehtëson sakrificat e votuesve, por moralisht vazhdon të ruajë taksën e votës që nuk ekziston në asnjë vend të NATO apo BE.
Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave i përket tërësisht qeverisë Berisha; Ne nuk jemi autorë të tij.
Ne mbështesim zbatimin e tij “in ekstremis” por jo filozofinë e këtij vendimi.
Qëndrimi i PS mbetet i njëjtë përsa i përket moralit dhe filozofisë së kësaj takse ndonëse ajo është vetëm 200 lekë. PS është në parim kundër kësaj takse pavarësisht vlerës së saj. Për ne cdo shtetas duhet të realizojë të drejtën e votës pa u taksuar nga qeveria. E drejta e shprehjes së votës duhet të jetë e lirë.
Edhe një herë ju bëj thirrje të gjithë ve: blini kartën për 200 lekë,  bëni këtë sakrificë sepse në 29 Qershor 2009 qeveria e re me Edi Ramën Kryeministër do t’jua kthejë këtë 200 lekësh.

Fjala e plotë e Islamit mund të lexohet në faqen e PS-së duke ndjekur këtë lidhje.

Rroji akuzon Veliaj për blerje të votës
Drejtori i Departamentit të Informacionit dhe Marrdhënieve me Publikun pranë Këshillit të Ministrave, Grid Rroji ka akuzuar sot kryetarin e G99 Erion Veliaj se po përpiqet të blejë votat me lekët e taksapaguesve Shqiptarë. Në një shkrim të titulluar ““Politika e re” e blerjes së votimeve” z. Rroji shkruan se

Por ajo që ndez alarmin për metodat politike të karrieristëve të rinj, është pohimi i fundit i kryetarit të G99 në një takim elektoral, se në rast fitoreje qeveria e koalicionit të majtë do të “riblejë” letërnjoftimet nga qytetarët, duke iu rimbursuar atyre nga arka e shtetit paratë që kanë paguar. Z. Veliaj sigurisht që mendon se për këtë do të përdorë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Praktikisht, në këtë mënyrë, z. Veliaj kërkon të blejë votat e shqiptarëve me paratë e tyre!

Pohimi i z. Rroji është shqetësues për aq kohë sa nënkupton që ka votues të gatshëm ta shesin votën e tyre për vetëm 200 lekë. Kjo mund të merret ose si një tregues i parëndësisë që zgjedhjet kanë për një pjesë të zgjedhësve, dmth zhgënjimit të shtetasve nga politika, ose si një shenjë e një varfërie të theksuar.

Shkrimi i plotë mund të lexohet në këtë lidhje.
 

5 Komente

OK Rrojin e morem vesh..... Po Qethin pse se keni permendur smiley

Pa i hyre gjithe analizes se Rrojit, vetem nje pike do te vecoja une: Veliaj dhe Rama thone se do i rimbursojne kartat e blera, me parate e shtetit, qe jane para te marra po nga populli (taksapaguesit)!

A nuk eshte ky muhabet atehere - jep pare, merr pare ?

Per te qene para te popullit, ne rradhe te pare populli duhet te paguaj taksa - dhe jo vec TVSH e dogana. A paguajne njerezit taksa ne Shqiperi? Nuk po e bej pytje me spec, thjesht per informacion sepse s'e di.

Jo, vetem ju ne USA dine me pagu taksa!

" ... *Bëni sakrificën e fundit duke paguar taksën prej 200 lekë; sakrificë për të hequr Berishën nga pushteti
*Qeveria e dalë nga vota e shqiptarëve do t’jua kthejë shumën prej 200 lekësh në 29 Qershor 2009 ..."

 

Kjo shprehje e PS mua me duket demagogji, me gjith deshiren qe kam qe Mavria te iki nga pushteti. E ç'eshte 200 leke (1,5 euro),  4 kafe ne kefenete anes rruges dhe 5 kafe ne kafenete e lagjeve. Pse nuk iu rimburson PS-ja kartat atyre qe e paguajne te plote çmimin. Pra dhe qe rendohen nga çmimi i plote, megjithse dhe çmimi i plote i kartes  (10-12 euro) nuk ishte asgje ne krahasim me taksat e pastrimit qe paguanin njerzit. Une vete pagova 170 euro taksa pastrimi tek minibashkia (siç quhen tashme  lagjia), nderkoh qe disa paguanin me teper e disa me pak.  Pse nuk iu a kthen PS a PD keto taksa njerzeve, por iu premtojne kthimin e therimeve ( 1 euro e gjysem). Vetem me pagesen e takses qe pagova une kete vit, Edi Rama (PS) iu kthen leket e kartes se identitetit, plot 111 vetave. Pra me leket e taksave te pastrimit te paguara nga 10 veta, PS (Edi Rama) iu kthen leket 1000 vetave.  

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).