Partite e vogla ne zgjedhje

Parti fantazma ne zgjedhje


Kane mbetur vetem 38 dite nga dita e votimeve dhe ne gare jane vene kater koalicione te medha, ai i Partise Demokratike, i socialisteve, LSI-se dhe Poli i Lirise.

Si tregues te faktit qe kjo perballje do te shkoje deri ne kthesen e fundit, kater koalicionet kane afruar ne strehen e tyre edhe parti te panjohura ose pothuajse fantazme.

 

Partia Demokratike qendron ne pole position persa i perket afrimit ne skuderine e saj te selive te panjohura.

 

Ne koalicionin me te do te jene ekipe politike si PFA, partia Forca Albania, ndoshta e pagezuar me kete emer per hir te adhurimit ndaj Silvio Berlusconi, ish-lider i Forza Italia.

 

Partia Ora e Kosoves njihej per shkak edhe te drejtimit nga Veton Surroi, por askush nuk e dinte qe ekziston edhe ketu nje binjake, Ora e Shqiperise.

 

Pasi kane shkrire reformatoret e Pollos ne gjirin e tyre, demokratet kane afruar ne zevendesim Partine e te Drejtave te Mohuara e Re, nderkohe qe e vjetra nuk dihet se ku eshte.

 

Nje tjeter force e cuditshme qe do te garoje nen cadren e mazhorances aktuale eshte edhe AMIE, Alenca e Maqedonasve per Integrim Europian.

 

Bashke me to jane edhe Partia Demokracia e re Europiane dhe Partia Rruga e Vertete Shqiptare. Te dyja te panjohura.

 

Poli i Lirise dhe koalicioni i LSI gjithashtu nuk kane lene pa afruar edhe ato forca te cuditshme. Partia Rruga e Lirise dhe Partia e Reformave Demokratike jane dy skuderi te ankoruara ne gjirin e polit.

 

Ndersa LSI ka afruar partine e komunitetit rom dhe egjyptian Toleranca e Re, se bashku me partine e emigranteve. Por ne listen e te rregjistruarave ne Komisionin Qendror Zgjedhor ka edhe parti te tjera te cilat do te hyjne te pakten ne nisje te barabarta ne kete perballje.

 

Ne fakt, nga te voglat te vetmet qe kane me shume vota por askush nuk merr koston t’i afroje jane parti te majta. Partia e Punes se Shqiperise qe ne 2005 ka mbledhur ne rang vendi 9.292 vota, 0.68 per qind, dhe Partia Komuniste e Hysni Milloshit 8937 vota , 0.65 per qind.

 

Keto dy forca vec e vec kane mbledhur ne fakt me shume vota se per shembull Partia Balli Kombetar Demokrat apo se partia e Ligoraq Karamelos LDLNJ.

2 Komente

Une uroj qe dy forcat kryesore PD e PS me aleatet e tyre te humbasin, dhe ne skene te dalin dy koalicionet vertet te majte LSI dhe te djathte Poli i Lirise , me aleatet e tyre. Me kete rast do te shkermoqeshin ter strukturat e vjetra, gje per te cilen ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem popullit aty por dhe qarqeve politike perendimore, te cilat presin nje dobesim te ketyre strukturave te vjetra dhe daljen ne drite te frymes se re, forcave te reja. 

nje nga gjerat e mira qe do bente ky sistemi proporcional ishte eliminimi i ketyre partive fantazem. Por duket se keto parti jane kthyer ne grupe interesi dhe partite e medha po i perfshijne ne koalicion per disa vota me shume. Kjo me duket si ekuivalentja e premtimeve qe i drejtohen nje grupi te vogel njerezish ne fushata.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).