Partia Socialiste prezanton sot programin qeverisës

TIRANE- Partia Socialiste do të prezantojë programin e saj qeverisës në Konferencën Kombëtare për Programin që do të mbahet sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

 

Kryesocialisti Rama, deklaroi dje gjatë një prononcimi për mediat në mjediset e Pallatit të Kongreseve, se “nesër (sot) do të kurorëzojmë një proçes të gjatë, të vështirë e me plot mbresa të paharrueshme në një dialog me Shqipërinë, që na solli në programin e shkruar sëbashku me njerëzit”.

Sipas Ramës duke prezantuar këtë program, socialistët hapin edhe fletën e fundit të rrugëtimit drejt 28 qershorit, "fletë të cilën do ta shkruajmë edhe njëherë tjetër si deri tani me shqiptarët dhe shqiptaret, në një fushatë që do të jetë fushata e qytetarëve dhe qytetareve të këtij vendi".

 

(s.g/BalkanWeb)

 

187 Komente

Po eshte e vertete se Rama i ra Shqiperise rreth e rrotull

Gju me gju bisedoj me popull

Dhe u shkoj dere ne dere

Me tufa lulesh, e me do pioniere

 

Dhe kudo i premtoj popullit

Do te linde dielli pas 28 qershorit

Sa te doni do hani e do te pini

Me garuzhde e luge florini

 

Ky eshte programi i Edi Rames

Kryebashkiaku i Tiranes

Qendren e Tiranes shikojeni pak

Ngjan me Kabulin ne Irak

Ngjan me Kabulin ne Irak ?

Ulu 2-sh.

O Skerdo nuk e kuton inglizi 2-shin se osht cifteli nga trute. Shpjegoja pak dhe thuaji qe Kabuli nuk ndodhet ne Irak. Se ku ndodhet Kabuli jepja per detyre shtepie.    : P

Rama: Pas 28 qershorit, fitojne qytetaret
16/05/2009 13:55

 Pas 28 qershorit, fitojne qytetaretKreu socialist, Edi Rama, deklaroi se pas 28 qershorit Shqiperia do te qeveriset ndryshe ne nje vend ku nuk fitojne politikanet, po qytetaret.

Duke kerkuar t'i jepet fund politikes se vjeter te llogoreve kunder njeri-tjetrit, Rama theksoi se qellimi eshte qeverisja e qytetareve, me qytetaret dhe per qytetaret.

"Ne 28 qershor do te nise historia e aleances mes fermerit dhe shtetit, mbi bazen e interesave reciproke. Duhet t'i jepet fund diskriminimit te njerezve ne fshat, te cilet ndjehen te harruar", u shpreh Rama.

Rama ngriti gishtin e akuzes ndaj kryeministrit Berisha, per te cilin tha se nuk ka bere asgje per token bujqesore ka thelluar varferine, ndersa ka harruar se femije anekend Shqiperise braktisin shkollen per shkak te saj.

"28 qershori do te jete fundi i kesaj perpelitjeje 18-vjecare. Ne do te sigurojme zbatimin e ligjit 7501 qe ka 18 vjet qe nuk po gjen zgjidhje finale", u shpreh Rama.

Duke prekur sektorin e shendetesise, Rama theksoi se me ardhjen ne pushtet, qytetaret do te kene sherbimin e merituar, trajtimin e shumepritur neper spitale, ku sot ka vetem harrese dhe lenie ne meshire te fatit.

Ndersa per arsimin, Rama akuzoi kryeministrin si pergjegjes per kthimin e analfabetizmit per shkak te varferise ne qytet apo ne fshat.

"Figura e mesuesit eshte poshteruar, eshte ulur ne menyren me te shemtuar, ndersa ky profesion i nderuar preferohet gjithnje e me pak nga te rinjte. Me mesuesit dhe prinderit do te krijojme nje aleance dhe do te punojme fort per t'i dhene Shqiperise shkollat qe i takojne dhe per ta cuar vendin perpara", u shpreh Rama.

Ndersa mjedisi, mbrojtja e hapesirave eshte perparesi e qeverisjes se perbashket qe Rama premton te kete me qytetaret.

"Do ta pastrojme Shqiperine nga plehrat e kudondodhura qe japin shembullin me te keq per femijet tane, qytetaret e ardhshem te BE-se", u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se qeveria e re do te perkrahe investimet e huaja, po nuk do te lejoje shfrytezimin e truallit te Shqiperise per projekte 'rrangalle' qe demtojne ambientin, duke marre shembull idete e fundit per ndertimin e nje centrali berthamor ne Shkoder.

"Nga takimet qe kam patur me njerezit nga veriu ne jug kam kuptuar se Shqiperia reale eshte pertej te majtes dhe te djathtes. Problemet jane pertej ndasive partiake dhe ne do te bejme me te miren tone per te hequr blozen me te cilen nxin Berisha", tha Rama.

Kreu socialist u shpreh i bindur se ne 28 qershor do te marre voten e te gjithe popullit te Shqiperise, pasi vendi nuk do me Gerdecin, por cdo qytet e fshat do te behet si Tirana, ku si kryetar bashkie Rama eshte konfirmuar tre here.

"Ne 28 qershor ndahen dy rruge, njera te con te politika e vjeter dhe ne anen tjeter shkohet drejt historise se re. Ju ftoj ta ndermarrim kete rruge dhe te shkruajme nje faqe te re historie, ku forca e njerezve te ndershem do te fitoje mbi arrogancen. Ne do te fitojme sepse Shqiperia nuk mund te humbase", u shpreh Rama.

Konferenca e PS, Rama: Koha të qeverisim ndryshe Jo si Gërdeci, por si Tirana

» Dërguar më: 16/05/2009 - 14:29   Lajme nga Arkivi    

• 

Një qeverisje ndryshe: në shërbim të qytetarit, garant të pronës, pa centrale bërthamore, gjyqësor të pavarur, media të cliruar nga zinxhirët, ristrukturim policisë dhe një epokë të re universitare- kjo është cka programi i Partisë Socialiste do të ofrojë pas fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryetari socialist Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha për keqqeverisje dhe për një politik të vjetër, dhe premton : "Do jem kryeminstër në shërbim të qytetarëve. Shqiptarët nuk e duan fshatin e qytetin si Gërdeci por si Tirana". 

TIRANE- “ Kam hyrë në garë për të ndryshuar rregullën e lojës dhe për ti dhënë më 28 qershor Shqipërisë një qeverisje për qytetarët dhe me qytetarët”- Ky është premtim që kryetari socialist dha para mbështetësve të tij kur kanë mbetur vetëm pak ditë për të nisur beteje elektorale.

“Libri më shton peshën e përgjegjësisë pas 28 qershorit për të qeverisur ndryshur vendin. Është koha që ndryshimi të ndodhë”- theksoi në fjalën e tij Edi Rama, teksa deklaratat e tij ndërpriteshin disa herë nga duartrokitjet e delegatëve socialistë të pranishëm në Pallatin e Kongreseve.

Kryetari i Paritsë Socialiste deklaroi se është koha për t’i dhënë fund politikës së vjetër sic e cilësoi ai “të llogoreve”:
“Më 28 qershor do të nisë historia e aleances mes fermerit dhe shtetit, mbi bazen e interesave reciproke. Duhet t'i jepet fund diskriminimit të njerëzve në fshat, të cilet ndjehen te harruar....Asnjë bujk e fermer pa certifikatën e pronësisë mbi tokë. Do i japim fund ankthit dhe talljes së fermerëve.”- premtoi Rama

Ai akuzoi kryeministrin aktual Sali Berisha për keqqeverisje, një kryeministër që nuk di të bëjë detyrën e tij dhe me një politik të vjetër të interesave të vogla.

” Kryeministri nuk di detyrën e tij. Ai është i vetmi në Europë që bredh fshatrave më gërshërë në dorë për të inauguruar rrugët. Shfrytëzon taksat e qytetarëve për të ndërtuar rrugë pa asnjë standard duke i kthyer ato si burime kryesore të aksidenteve. Nuk bën detyrën e mbrotjes së territorit dhe tokës bujqesore” Sipas Ramës në mbarë vendin është trefishuar numri i ndërtimeve pa leje në këto 4 vite.
Shëndetësia
Rama prezantoi alternativën e Shërbimit shëndetësor Universal, sipas parametrave europian. “Për infermierët, dhe mjekët premtoj se nuk do të jenë më pjesë e propagandës. Do i japim jetë shërbimit shëndetësor kombëtar” .
Arsimi
Rama akuzoi qeverisjen aktuale për mos pasjen e një politike arsimore, dhe për shtimin e fëmijëve analfabetikë.
“Do i japim diplomës vlerën e saj. Për universitetet do nisë një epokë e re. Nuk do mbyllim asnjë universitet, por secili duhet ta sigurojë mbi bazën e konkurrencës.... Jemi gati që në 4 vjet të bëjmë për arsimin aq sa politika e vjetër nuk ka bërë për 18 vjet"
Mjedisi
Rama tha se është koha për të ndryshuar marrëdhënien me mjedisin, më shumë pemë, më shumë pastërti ndërsa vë theksin në mos ndërtimin e centraleve bërthamore. “Do ta pastrojmë Shqipërinë nga plehrat urban. Do ndajmë me thikë alternativave korruptive dhe do presim krahëhapur
investimet e huaja. Nuk do bëjmë asnjë shaka rrënqethëse si ajo e centralit bërthamor të Shkodrës. Në 4 vitet e ardhshme do mbledhim më shumë pemë sec janë mbjellur 18 vite” .

Gjatë fjalës së tij kryetari socialist u shpreh i sigurtë në fitoren e socialistëve. “kryeministri për të fshehur tragjedinë e Gërdecit sulmon bashkinë e Tiranës. Shpifjet ndaj bashkisë, kryeministri i ka marrë tre herë nga populli i kryeqytetit këtë herë do ta marrë nga i gjithë populli i Shiqpërisë. Shqiptarët nuk e duan fshatin e qytetin si Gërdeci por si Tirana”- theksoi Rama.

Rama premton të jetë një kryeministër në shërbim të qytetarëve, “Do u japim mbrojtjet të varfërve, krajëve të papunëve, mbështetje bizneseve, punë studentëve. Do jemi garant të pronës së tyre dhe do mbështesim fort sistemin gjyqësor që do ketë pavarësinë e plotë. Do të clirojmë mediat nga zinxhirët”. 
Programi PS
Programi i prezantua nga hartues të programit socialist premton sfida.

Arben Malaj deklaroi se ekonomia ndodhet përballë sfidave dhe se programi i hartuar synon rritje ekonomike brenda një viti. Duke synuar një ekonomi të suksesshme, Malaj premtoi se qeveria socialiste do të reduktonte deficitin buxhetor, borxhin si dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare financiare, duke theksuar se pas 28 qershorit do të rinisë bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në politikën e jashte programi i PS-së premton ndryshim cilësor shërbimi konsullor, i cili do të preket nga shqiptarët që jetojnë jashtë. Premton zbatimin e MSA përmes reformave të qëndryeshme, krijimin e një ekonomie tregu funksionale do të mundësojnë rritjen e mirëqenies.

“Do bëjmë realitet ëndrrën shqiptare, për të lëvizur pa viza brenda hapësirës shenjen brenda 2010. Do ndërtojmë rrugë në standardet europiane”. Socialistët premtojmë ndryshim të mënyrës së qeverisjes, botës akademike, përmirësim të nivelit t jetesës së shqiptarëve
Sokol Bare tha se programi mjedisor është radikalisht i qëndryeshëm. Premtohet politikë sociale pro aktive, ku prioritet do të kenë grupet në nevojë.

Sfidë tjetër është arsimimi. Sipas Ledi Shamkut qeverisja aktuale nuk ka pasur politikë arsimore. Socialistët premtojnë pas 28 qershorit shkolla moderne, politika të vërteta arsimore dhe shpërblim real të punës së arsimtarëve. 

Nis punimet Konferenca Kombëtare e PS-së
Ora 12:18 Përfaqësues nga delegatë të 12 qarqeve përshëndesin hapjen e Konferencës Socialiste. Në Pallatin e Kongreseve delegatë nga 12 qarqet e vendit ndërkohe që 7 pikat e programit do prezantohen nga 7 drejtues te lartë të PS.

Partia Socialiste prezanton sot programin qeverisës
Ora 07:08 Partia Socialiste do të prezantojë programin e saj qeverisës në Konferencën Kombëtare për Programin që do të mbahet sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Konventa ose sic quhet zyrtarisht konferenca kombëtare për programin do të mbledhë në mesditën e sotme në Pallatin e Kongreseve delegatë nga 12 qarqet e vendit ndërkohe që 7 pikat e programit do prezantohen nga 7 drejtues te larte te PS. Punimet do kulmojnë me fjalimin e kreut te PS Edi Rama që është dhe drejtues i koalicionit të majtë „Bashkimi për Ndryshim“.

(s.g/BalkanWeb)

 Rama tha se është koha për të ndryshuar marrëdhënien me mjedisin, më shumë pemë, më shumë pastërti ndërsa vë theksin në mos ndërtimin e centraleve bërthamore. “Do ta pastrojmë Shqipërinë nga plehrat urban. Do ndajmë me thikë alternativave korruptive dhe do presim krahëhapur 
investimet e huaja. Nuk do bëjmë asnjë shaka rrënqethëse si ajo e centralit bërthamor të Shkodrës. Në 4 vitet e ardhshme do mbledhim më shumë pemë sec janë mbjellur 18 vite”

A kishe gje per TEC-in me qymyr ne Porto Romano se me nuklearin kot merresh?

Megjithese u prezantua programi prape nuk e kuptova se cilat jane mekanizmat e zgjidhjes se problemeve, me duket shume naive mbjellja e pemeve per te zgjidhur problemet e mjedisit, sidomos kur menjehere me pemet mbijne dhe pallatet dhe betonizimi.

plus pastaj si do ti bej realitet gjithe keto premtime, prandaj duhet programi, PD e kishte zgjidhjen tek privatizimi, PS e vjeter e kishte me shume fjalen tek modernizimi. Ne pergjithesi nga te dyja palet eshte perdorur fjala demokratizim, e cila ka kohe qe eshte harruar. Kshu qe nje program me premtime dhe pa zgjidhje nuk eshte program.

Ca eshte ky program ordinere. Keto jane premtime, TIPIKE. Ku e kane zgjidhjen keto ???? duhet duhet duhet  me shume me shume me shume.... do bejm do bejm do bejm.....

 

p.s tani e kuptova,pse e nxorri me vonese ky Rama kete Pseudo-Program. Ca do heqin ato te shkrete, pilivesat edhe businessmen qe nxjerr Ps ne debate, per te justifikuar si do i realizojne kete premtime.

Si shpjegohet qe ne podiumin me te larte te nje partie socialiste ka vend per dike qe punon si 'private equity investor' ne ShBA? Ca dmth kjo? Privatizo asetet e shoqerise, por socializo kostot?

Ca ka njel pa u privatizu anyway? Minority interests, sektor strategjik..municionet?

Qafir, sa per sqarim eshte 'venture capital investor' jo 'private equity investor', ndryshimi eshte i madh (sbesoj se ka nevoje ta artikuloj) per me teper ne kontekstin qe do ta futesh...

se cfare foli rama ma merr mendja nuk ka njeri qe e kupton  mua mu duk si nje i huaj qe vjen ne shqiperi dhe thote qe duhet te punoni me shume dhe te plotesoni kushtet. ai nuk ka nje program dhe njerezit kane nevoje per shifra ku ti premtohet dhe premtimet te mbahen dhe njerezit nuk kane nevoje qe ta bejne fshatin si tirana por kane nevoje per rruge ,drita,uje,pune dhe siguri dhe jo per llafe boshe e monologje.por ky se ka mendjen te populli por te lejet e ndertimit

Fjalimi i edi rames sot ne pallatin e kongreseve ishte brilant. nuk me intereson as PS as PD por po shkruaj vetem sa i perket permbajtjes, menyres se dhenies se fjalimit, ritmit tonit, frymezimit. E gjykoj nga ana e public speaking dhe communikimit. Po te vazhdoje keshtu rama e ha berishen per mengjes ne date 28. ta kam llafin politikisht se berisha nuk haet. smiley

me vika keq per ty per shkallen e ideologjizimit

faleminderit per keqardhjen e dashur karamele. por cdo germe qe kam shkruar me larte eshte e ndershme dhe i qendroj. ka ca lider qe na pelqejne apo jo duhet te pranojme qe posedojne karizme, intelekt etj etj. keto i kishte edhe hitleri prandaj mos e merr komentin tim si ideologjik. Por i duhet dhene haku. rama eshte orator i shkelqyer, i pakrahsueshem me berishen qe flet si i dehur dhe me gjestikulacion handikapat. Sot berisha shkoi ne nje katund per te prere shiritin e rruges komunale (kryeministri!!!!) dhe deklaroi "Do ta mund ramen si skenderbeu turqit". Eshte hajvan, me shume respekt, mbetet hajvan dhe nuk kam me dyshime qe rama do ta shtype shume rende ne fund te qershorit. berua del ne pension dhe nuk do ta degjojme me ate zerin e ngjirur te flase percart duke mbushur me helm veshet e femijeve te mi. per kaq pak, kenaqem.

Me cilin sy e pe kete mundje ti, me ate me xham apo ate pa xham? Te gjithe sondazhet e nxjerrin Ramen humbes perballe Berishes, nese del perballe se deri tani nuk eshte.
Fjalimet dhe aktrimi i liderve politike ndertohet dhe modelohet nga keshilltare dhe nuk eshte nje dicka per tu lavderuar shume pasi edhe Hitleri apo Musolini kane qene shume te mire ne kete drejtim. Sllogane pa permbajtje, sic ben Rama, thote kushdo, por njerezit nuk jane aq budallenj sa i kujton Rama dhe mbeshtetesit qorra te tij. Rama mire qe permban veten dhe nuk ben ato veprimet qe bente ne komisionet hetimore apo keshillin bashkiak.
Per rekord, Berisha eshte shume here me i mire se Rama edhe ne kete drejtim, pa folur per gjerat e tjera te nje lideri politik. Berisha ka 19 vite ne politike qe me karizmen e tij, me pasionin e tij, me emocionet dhe fjalimet qe mban ka marre perkrahjen dhe mbeshtetjen e shumices se shqiptareve. Njeh shume mire mentalitetin e shqiptareve, njeh shume mire ata qe ka perballe dhe di cfare thote dhe pse e thote. Pastaj duhet ditur qe ndryshon fjalimi dhe menyra, gjestikulacioni etj. ne nje takim elektoral te perditshem dhe fjalimi i rendesishem ne nje konvente. Ne fund do te jete permiresimi dhe i jetes se shqiptareve dhe punet qe ka bere kjo qeveri qe do ti bejne shqiptaret te votojne per Berishen, fjalimet ndihmojne shume dhe kane rol te madh por nuk jane cdo gje.

E para, Rama deklaroi para 3 javesh se PS-ja e kishte bere gati programin ... prej 1000 faqesh !!!

Sot thuhet se programi ... u "publikua", / u be publik : Whaou ! Me ne fund !

Nga takimet elektorale  te Rames, ka vetem premtime dhe fjale boshe si :

"T'a bejme Shqiperine si Tirana" (hec e merre vesh : a duan te ngrene Grataçela  ne gjithe Fshatrat e Shqiperise tani ?)

Pastaj vijon me "Politike e Re, Politike e Vjeter" - apo siç e tha nje injorante e re e PS-se pardje ne OPINION, - e ardhur nga Amerika - ''PS-ja e vjeter, PS-ja e re" !!! Kurse konkretisht, koalicioni i tij ka te rinje vetem Erionat, sepse Milos, Gjinushit, ju bashkua dhe PBDNJ-ja, tamam si ne kohen e Nanos ...

Si premtime elektorale te Edit mbaj mend :

- Kodin e Tokes per fshataret

- Certifikaten e pronesise, po per fshateret

- krijimin e ministrise se fshatit (apo zhvillimit rural)

- subvencionimin e Naftes per fshatin etj etj (Pra, Fshati ne qender te Vemendjes)

Kur ishte ne Berat zoteria, premtoi : "Abetare Falas!" -  Kurse per Invalidet u shpreh se : "Shteti do te jete babai juaj! Ne do t'ju rimbursojme lenden djegese"

Me pak fjale, edhe ato pak gjera konkrete qe premton ky njeri, nuk thote se ku do t'i gjeje LEKET qe t'i realizoje, sepse e morem vesh se nuk do t'i rrisi taksat.

Berisha ne 2005 tentoi nje diçka te guximshme dhe shume nuk e besuan. Berisha premtoi 2 fishim rrogash e pensionesh, premtoi dhe ulje taksash (disa jane pergjysmuar) : te gjithe e pyeten se ku do t'i gjente parate ?

Berisha e fitoi bastin, sepse edhe duke ulur taksat arriti te marre me teper para ne arken e shtetit : plot 3 miliarde Lek te reja, ne 4 vite. Si ka mundesi ? Sepse ekonomia u "legalizua", tregu i zi u tkurr ... fale uljes se taksave. Doganat dhe tatimet i realizuan planet ... pra, nuk u vodhen ato 3 miliarde lek, sepse lufta kunder korrupsionit pati efekte te matshme.

Po Rama si do t'ja bej, kur deri tani s'ka folur asnje gjysem llafi per Luften kunder Korrupsionit ? Ku do t'i gjeje parate per te realizuar subvencionimet qe premton ? Nese nuk arrin te mbledhi me teper te ardhura, do t'i duhet ose te presi shpenzimet neper zera te tjere, ose te rrise taksat : s'ka 36 menyra.

Pra edhe njehere, i gjithe problemi eshte QYSH dhe SI, do behen apo realizohen keto premtime, jo ç'fare premton

Konventa e PS-se sot ngjante me kongreset e PPSH-se. Recituan si dikure pioneret ,me citatet dhe parullat e diktatorit. Asnje shfer konkrete nuk u tha.

Rama nu kuptohej se cfar fliste me teper recitonte.

Librin e rende  me programin 1000 faqesh per politiken e re ja dorezoj anetari me i ri ne PS veterani i PPSH R Mejdani

 

Eshte turp te mbash nje liber me 1000 faqe demagogji ne dore. Shqiptaret jane popull inteligjent dhe nuk ka per te fituar kurre zgjedhjet po nuk dha alternativa konkrete.

Imagjinoni se sa me fat eshte ajo shtepi botuese per nga fitimi qe ka botuar nje program te tille prej 1000 faqesh, dhe me nje botim koti, me kapak kartoni si librat e enverit, nuk eshte as ekologjike nga ana mjedisore. Dhe nuk dihet per cfare do te hyje ne pune, perderisa eshte propagande...

dhe nuk ka per te fituar kurre zgjedhjet po nuk dha alternativa konkrete.

Tamam. Mire e morrem vesh qe do mbjellesh peme o Ed...po tjeter cfar do besh? Gjysma e fjalimit ishte per mbledhje pemesh. Shoqeri agrare te Pol Potit do bejme ne? Tjeter gje cfar do besh Ed? Cfar do ndertosh?

Flit per gjerat konkrete...jo per tu bere qefin qurramanve dhe shuraxhinjve qe te vine nga mbrapa. Si do zgjidhet problemi i energjtiikes? Cfar do behet per infrastrukture? Si do terhiqet investitori privat (thjesht ti kesh shalet e hapura nuk mjafton per te terhequr...). Cfar do besh ti NDRYSHE dhe ME MIRE se kjo qeveri ne kto tre fusha? Kto jane tre gjerat qe jane me me teper rendesi...te tjerat pastaj jane premtime fushate komplet boshe.

Mos fol kot idiotizma me centrale nukleare Edviiiiinnn!! Centralet nukleare jane 10-15 vjet larg...ti dhe Sala do jeni qe te dy pensionista ke Parku Rinia. Edhe ti bie ne kurth te Sali Birishes.

Po me mire te te kishin marre nga Amerika ty o Grup se ate shoqen Seseri. Keto qe thua te gjitha qendrojne dhe te them te drejten duhet te jene ABC-ja per zhvillimin e Shqiperise, une nuk di pse ka fluturuar kaq keq Rama dhe flet per Ministri Fshati.

Vetem Rama e ben qe 3 dite pasi zbret nga avioni ajo shoqja Seseri e nxjerr ne debat televiziv.

Vetem Rama e ben qe 3 dite pasi zbret nga avioni ajo shoqja Seseri e nxjerr ne debat televiziv.

Nuk i kam ndjek budalleqet ne Shqiperi per ca kohe dhe s'te kuptoj ca the ktu...mund te ma perkthesh pak qe ta kuptoj? Per ke dhe cfar e ke fjalen?

Po ja o Grup, nje emigrante e Amerikes me emrin Rudina Seseri, ekonomiste me profesion eshte kthyer ne Shqiperi per te kontribuar per PS-ne (gjoja). Por imagjino nje emigrante te shkeputur prej kohesh nga Shqiperia, sapo vjen nga Amerika dhe nxirret para publikut ne debate te forta televizive me politikane dhe ministra me pervoje te PD-se si Olldashi dhe Ruli, dhe filloi shoqja duke folur budallalleqe sa u be gazi i botes.

Ka humbur dhe i ka ikur kuptimi edhe karrieres politike brenda strukturave partiake me gare e te tjera gjera. Mjafton ta kesh mire me kryetarin dhe parashutohesh ne politike, jo thjesht ne debate por edhe kandidate per deputete, kur shoqja eshte nje emigrante qe tani po rizbulon Shqiperine se nuk ja ka idene gjerave aty.

Scrubs (se m'pelqen shume ky serial), gabimi ishte i Rames qe e nxori Seserin aty aq shpejt (shume mundesi te kishte qe ajo ishte jet - lagged akoma) por edhe i Seserit qe pranoi te dilte aq shpejt, ndoshta pa u msu me ambjentin, qofte dhe fizikisht...

Shko tek TVKLAN.TV o Grup, se aty mund te shikosh debatet e Emisionit OPINION

Opinioni i te enjtes, kishte perballe Seserin dhe Mimi Kodhelin per PS, dhe per PD ishin Genc Ruli dhe Sokol Olldashi

Seseri u "masakrua" nga Ruli dhe Olldashi, sepse thoshte budalliqe, si prsh : "ne Shqiperi ka 500.000 te papune", ose : "PS-ja e vjeter, PS-ja e Re" !!!

Por me e forta ishte batuta ne fillim me Sokol Olldashin !!!

Ai i tha, se ishte takuar me Seserin para ca muajsh ne ministrine e tij, kur kjo i ishte lutur t'i fuste ne pune te motren, e cila punonte ekonomiste ne Bashkine e Tiranes. Ai tha se atehere, ajo i kishte thene se : "Nuk punohet me Edi Ramen, ai eshte KAFSHE" -

Olldashi ja permendi kete : Goca u zu ngushte, sepse ne Emision mbronte "EKIPIN e RI" RAMA !!! Hec e merre vesh thuaj !!!    smiley

dhe nuk ka per te fituar kurre zgjedhjet po nuk dha alternativa konkrete.

 

Alternativa konkrete ndaj kujt mer?!

 

Ndaj berishes e kishe fjalen ti?!

 

Ti jap une mer alternativat me pak fjali:
 

1- nuk do vriten me njerez si rezultat i babezise se klanit kryeministror

2- nuk do shkelen me kembe procedurat e tenderimeve per te ngopur ministrat e puneve publike

3- nuk do te lejohen "miqte e miqve" t'ia zhysin fshatareve te porto romanos me ndihme te kryeministrise

 

Kaq mjafton si alternative ndaj berishes. Nuk eshte program por mjafton.

 

 

Tani te vijme tek programi.

Nje program te pergjithshem politik e gjen tek ajo lidhja qe te solli gre pak me lart.

Persa i perket programit te detajuar ne kohe fushate elektorale, publikohet ne kushte barazie. Dmth qe ti nuk pret sa te paraqes une shifrat, te marresh shenim kritikat dhe pastaj te paraqitesh ne provim me pyetjet e marra gati. Aq me teper ne kushte epersie ku "status quo" eshte ne avantazhin tim.

 

Gjithe euforia per mungesen e shifrave me lart me beri pershtypje sa une isha i sigurte qe tek www.partiademokratike.al do te gjeja patjeter programin e "alternatives" se djathte. A di ndonjeri ku mund ta gjej?

po ai qe ka qene eshte programi i PD-se, privatizime dhe legalizimet, shtet i vogel, teoria neoliberaliste, pavaresisht nese eshte mire apo keq, e ka nje drejtim dhe i jep zgjidhje sipas nje drejtimi. Lufta ndaj korrupsionit ishte para kater vjetesh kali i betejes i PD, me thoni ke ka qellim kryesor PS, te beje fshatin si qyteti, eshte patetike

Nuk ma the (jo se e ke detyrim) ku lexohet ky programi me shifra i pd.

 

Se shifra po kerkoje si alternative nga rama apo jo?

 

po shifrat tashme jane rezultatet e ministrive, i ke ne cdo website te cdo ministrie dhe ne televizor tek spotet, se po bej avokatin e PD-se tani per te cilen nuk ma ndien fare. Por e kam fjalen per programin e PS-se nuk duhen shifra, une nuk permenda fjalen shifra por fjalen zgjidhje, si do ti arrije gjerat te cilat premton, cfare menyre do te perdori? PD perdori privatizimet dhe qeverine e vogel, keto te PS logjikisht duhet te thonin strategjite qe do te perdornin per te nxjerre vendin nga kriza. Nano gjate programeve te tij perdorte fjalet 'progres' dhe 'modernizim', jo se bente gje, por i permendte dhe thoshte do modernizojme fshatin, ndersa keto te rinjte e PS jane pa program, jane thjehst premtime. Strategjia e vetme e Rames dihet kush eshte stratejgia e bashkise, kooptime dhe frike ne adminsitrate, shumica femra te bindura.

gene ti ke edhe kohe ne peshk dhe i njeh psikopatet e peshkut!

Rri o lal mos shkatro nervat kot me kta.

1- nuk do vriten me njerez si rezultat i babezise se klanit kryeministror

2- nuk do shkelen me kembe procedurat e tenderimeve per te ngopur ministrat e puneve publike

3- nuk do te lejohen "miqte e miqve" t'ia zhysin fshatareve te porto romanos me ndihme te kryeministrise

1 - Per Gerdecin, ky miku eshte po aq i implikuar sa Berisha, sepse edhe ky, ka qene MIK i Delijorgjit, i cili vetem pak dite me perpara tha se, Politikanet ne Shqiperi kane qene miq te tij ... s'po t'i kujtojme 30 lejet e ndertimit qqe i jane dhene Delijorgjit nga Rama

2 - As Rama nuk i ka shkel hiç procedurat per tenderat apo per lejet e ndertimit ne Tirane : plot 19 leje mori Eftimi para 1 muaji, nga 30 gjithsej ... kushedi sa ka marre Shkreli-Shamku ?

3 - Miqte e Miqve ? Mos e ka fjalen per EDILIN ky, apo per Koçon, te cilet kane 10 vite qe ja ZHYSIN TIRANES ? Apo e keni fjalen per TAIVANIN ? Apo per Kullat Binjake te Yllit Besnik (Fidelit) ?

Ja Oponenca qe i ben PD-ja proramit te PS-se :

Bregu: Rama premton standardet e vendosura nga PD

Zëdhënësja e fushatës elektorale në Partinë Demokratike, Majlinda Bregu, duke iu referuar një prej aspekteve të paraqitura nga Rama në programin e PS-së tha se, premtimi i tij për një vit leje lindje për nënat shqiptare tashmë është në fuqi. "E reja më e spikatur e Konventës së Politikës së Re pa program të Edi Ramës sot, ishte premtimi se nënat e reja shqiptare do të marrin 1 vit leje lindjeje. Ky është një standard i vendosur që në vitin '93 nga qeveria e Partisë Demokratike. Ky premtim i ri, i realizuar tanimë prej 16 vitesh, është ose një premtim bosh e cinik si dhe të tjerat, ose Rama nga viti '93 e deri sot nuk di apo nuk e ka haberin se ç'është familja, nëna, gruaja e sigurisht lindja", tha Bregu në një deklaratë për shtyp.

 

Xhaferri: Programi i Ramës, më i dobëti në historinë e PS

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, ka reaguar dje pas prezantimit të programit të Partisë Socialiste për qeverisjen e vendit, duke e cilësuar këtë program si më të dobëtin, që socialistët kanë patur ndonjëherë. Deputeti Xhaferri theksoi se programi i lançuar nga kryetari i PS, Rama, është akoma dhe më i keq se programi që Fatos Nano u ofroi qytetarëve shqiptarë, të cilët e votuan kundër.

une dua te besoj se behet fjale vetem per nje tentative te deshperuar per te mbeshtetur forcen politike qe simpatizon apo qe  sjell perfitime (te ligjshme kuptohet)

 

kush mendon ti se e lexon kete forum lefty?!

Une shpresoj qe ti po i drejtoheshe ndonje lexuesi idiot imagjinar apo po ngrefje ndonje militant  dhe nuk po me fyeje mua me kete shkrim.

1 - Per Gerdecin, ky miku eshte po aq i implikuar sa Berisha, sepse edhe ky, ka qene MIK i Delijorgjit, i cili vetem pak dite me perpara tha se, Politikanet ne Shqiperi kane qene miq te tij ... s'po t'i kujtojme 30 lejet e ndertimit qqe i jane dhene Delijorgjit nga Rama

Megjithate ti e the tenden dhe une te mirekuptoj ("arrampicarsi sugli specchi" thone ketej nga rri une ne keto raste).

Fakti per mua mbetet qe babezia e qeveritareve te tu vrau 26 vete ndersa punonin (e keqja eshte qe teprica e babezise dhe arroganca solli nje rezultat qe mund te evitohej - sic po evitohet ne rrugen durres kukes ku po vidhet edhe me teper por nuk po vriten njerez per kete - edhe po te vriten turq jane)

 

 

Po ti lefty a di te me thuash se ku mund te gjej programin me shifra te PD?

Tani per tani, programi per 4 vjeçarin e ardhshem te PD-se nuk eshte ende gati. Pd po shpalos njehere arritjet qe ka bere ne keto 4 vite, dhe nuk jane pak. Programin e ri do t'a miratoje kongresi i PD dhe pastaj do behet publik ... ka ende kohe, perderisa fushata zyrtare elektorale s'ka filluar ende

shkurt muhabeti, NUK KA.

Do e bejne si strategjia "E RE"  e sektorit energjitik?

Gene meqe paske hyre ketu te flasesh si militant eshte pune per ty. Kur flitet per programin ska lidhje Gerdeci ashtu sic nuk kane lejet e ndertimit qe jep ky robi qe kemi ne Tirane. Korrupsion do kete kushdo qe te hypi ne pushtet dhe do jete ne permasa te medha si gjithmone POR e keqja me e vogel ne kete rast jane kjo qeveri  sepse eshte vjedhur por dhe eshte punuar shume. Programin qe kerkon ti do ta shohesh se shpejti me fakte dhe shifra.Eshte shume e thjeshte per PD qe te beje programin sepse pati nje program keto 4 vjet dhe nuk eshte ndonje zahmet i madh te nxjerri programin tjeter te permiresuar. Problemi nuk eshte tek qeveria por tek opozita. Kur te vish ti vella i dashur ne Shqiperi dhe te shohesh rruget qe jane bere aty do ta kuptosh se cdo te thote te qeverisesh mire. Kemi nja 2 vjet qe nuk na ikin me drritat mor ti cun dhe po te ishe ne shqiperi para 4 vjetesh do ta kuptoje se cdo te thote te vijne drritat ne 11 te nates e te acarohesh nga nervat gjithe diten nga gjeneratoret. Energjia e rruget jane celesat e zhvillimit e lerini budalliqet e gerdecit dhe konfliktit me institucionet se nuk i ha populli keto. Po qe se je cun i logjikshem hapi ne Tvklan.tv ato debatet televizive dhe do te shohesh qe ne te gjitha debatet socialistet jane shume dobet deri ne ekstrem.Krahu tjeter numeron vetem shifra kurse keto vetem demagogji.Tani meqe ti i ke qef shifrat si thua ti me logjiken tende kur nje pale flet me shifra dhe tjetra nuk i kundertshton dot shifrat por fillon me gjizen me djathin dhe preshin si i bie ketij muhabeti? Eshte gjeja me e thjeshte per opoziten qe te kapet me qeverine per pune shifrash realizimesh e mos realizimesh sepse sigurisht qe kjo qeveri ka shume probleme POR te dalesh nga emisioni pare tek i fundit duke i rene vetem gerdecit e dy tre traplluqeve te tjera atehere me vjen keq po kjo tregon qe ato realisht dredhin zinxhirin gjithe diten dhe vijne ne emision rroma per toma.Tani po iki ti fus i kafe se u lodha duke shkrujt smiley Ne fund te dites te gjithe shofin hallin e xhepin e vet e jo ulerimat fallco te Rames kije parasysh kete. smiley

un s'e di a arriti me bind nanjonin rama kur bote si nevrastenik demek per te tregu "autoritet" dhe "fuqi", po po te kishte nai staf te hajrit do ia kishin kontrollu i cik ato "premtimet" qe po bote se pjesa derrmuse e tyne jane bo e jan maru ka partia e sulltan Shejtonit. dmth merre me long, se nqs robi te cilit po i premto (bujkut e zejm) ia ka kry tashme at "premtim" sulltan Shejtoni, ca leshin je tu i premtu? se te le iden masnej qe kto "premtimet" po i bote per vesht e emigrantve e jo te venasve..

po edhe sikur mos t'i dishin kto gjona (ma pret menja e kan nai rob qe monitoro situaten ne ven ne ate ppsh e "rinume"..) po te kishin bo i xhiro dhe ke gjoja mo pa lidhje, ke faqja fejsbukut e sulltan Shejtonit, ene aty do kishin pa qe ato qe premto rama i ka bo Shejtoni e i ka maru..

ate punen e bujqsis i her qe e kom ndjek vet ktu e sa koh, a nuk osh kjo qeveri qe i ka shtru rruget fshatrave me transportu prodhimet, qe i vuni taksa te larta prodhimeve bujqsore te importit, qe ka dyfishu prodhimin e drujve frutore, qe ka ul taksimin ne vetem imij lek per blegtori e peshkim, qe ka shtu grantet per bujqit, qe mbulo 80% te nevojave te venit me prodhim bujqesor veni, e me i mor me radhe do rrim tere diten ktu. po mbo cudi qe "nuk i dikan" anej ka "politika e re".

po ajo qe la shijen mo te keqe ishte kur ia boni qe "do bojm qytetet e fshatrat e shqiperise si tirona".. nuk e di tamom tamom ca deshi me thon aty, po m'duket se me vetem at shprehje ia vu vizen "programit"

ene i gjo tjeter, e gjith propaganda antishqiptare qe e bojn serbet ktu e 6 vjet qe kom monitoru shtypin ne ven dhe jasht, ishte permledh dje ne fjalet e rames. kjo qe pjesa mo e neveritshme e fjalimit, se mir i kena nigju letrat higjenike si gazeta (anti)shqiptare etj te shfryjne e shajne mar e prap, po jo dhe direkt ka kreu i partise ne at form. se kjo trego qe prrallat serbe per prostitucion, mafie, shkatrrim, vrasje, vdekje, qelbsinllik te shqiptareve (qe nuk meritojne me rrojt) e dreq e bir qe as vet serbet s'i besojn po i perdorin si retorike, po i perdorte dje ppsh e re.

ca mun te pres un si rob i thjesht ka i parti qe perdor retorike antishqiptare te beogradit zyrtar? mire qe s'e qujti qeverine e zgjedhme ka shumica e popullit dhe qeveri terroriste, se vetem ajo i ngeli pa thon

ne "rendin e ri" qe do sillte rama nuk do kishte mo dallime veri-jug, etj etj. shkoni per i xhiro ke faqja fejsbukut e rames, 6 ne 5 "fansa" shfryjn kunder "malokve".. masnej cuditen pse s'i zgjedh poplli

- 17 Maj 2009 - 11:05am

 

 

Peshku me uje

 Gene meqe paske hyre ketu te flasesh si militant eshte pune per ty.

 

i bie qe nga ketu e tutje mua nuk me lejohet te lexoj apo ashtu te erdhi e ashtu e shkruajte?

Nejse mo, vazhdojme.

 

Kur flitet per programin ska lidhje Gerdeci ashtu sic nuk kane lejet e ndertimit qe jep ky robi qe kemi ne Tirane.

Une permenda vrasjen ne gerdec per t'iu pergjigjur atij qe tha se nuk ka fitore per PS pa program te detajuar me numra. Pra, edhe une e kam konsideruar jashte programit por reference mese te mjaftueshme per te fituar zgjedhjet edhe pa program fare. (mesazhi do te ishte: "hic, hic, sikur vetem te ngrohim karriket, te paken ne nuk do vrasim njeri si adhamudhi"

Korrupsion do kete kushdo qe te hypi ne pushtet dhe do jete ne permasa te medha si gjithmone POR e keqja me e vogel ne kete rast jane kjo qeveri  sepse eshte vjedhur (...) por dhe eshte punuar shume.

 Aty ku vura tre pikat ne mes te shprehjes tende duhet shtuar "DHE KA VRARE".

Persa i perket "ka punuar shume" kete ta besoj. Vetem se nuk ka punuar qeveria por qeveritaret per vete. (qekemi dhe dakort)

 

Programin qe kerkon ti do ta shohesh se shpejti me fakte dhe shifra.Eshte shume e thjeshte per PD qe te beje programin sepse pati nje program keto 4 vjet dhe nuk eshte ndonje zahmet i madh te nxjerri programin tjeter te permiresuar.

Pse nuk e ka publikuar atehere MEQENESE NUK E KA ZAHMET. Apo si puna jone kur ishim adoleshente qe luteshim ta kishim provimin pas klases tjeter per tu paraqitur me vone pasi te kishim marre pyetjet dhe gatitur pergjigjet?

Pune dembelash, kopjacesh e hilacakesh mo.

 

 

Problemi nuk eshte tek qeveria por tek opozita.

Po po aty eshte.

 

Kur te vish ti vella i dashur ne Shqiperi

Mos je gje ndonje nga ata dishepujt e Sarah Palin dhe e njeh mire politiken e jashtme pasi e sheh rusine nga oborri i shtepise?!

 

dhe te shohesh rruget qe jane bere aty do ta kuptosh se cdo te thote te qeverisesh mire. Kemi nja 2 vjet qe nuk na ikin me drritat mor ti cun dhe po te ishe ne shqiperi para 4 vjetesh do ta kuptoje se cdo te thote te vijne drritat ne 11 te nates e te acarohesh nga nervat gjithe diten nga gjeneratoret. Energjia e rruget jane celesat e zhvillimit e lerini budalliqet e gerdecit dhe konfliktit me institucionet se nuk i ha populli keto.

 

Ne fakt jane celesat e zhvillimit te pasurive te qeveritareve tane aktuale. Sikur te mos kishim patur energji edhe vitin e fundit, me gjithe shiun qe ka rene, ishte per ti marre te gjithe keshillin e ministrave e per ti mbytur ne liqen te fierzes. Ndersa enegjia qe eshte blere eshte prokuruar ne mase me tendera te drejperdrejte per qef te pushtetareve (niveli i cmimit te paguar eshte tregues i fuqishem)

 

Po qe se je cun i logjikshem hapi ne Tvklan.tv ato debatet televizive dhe do te shohesh qe ne te gjitha debatet socialistet jane shume dobet deri ne ekstrem.

Jo se jam cun i llogjikshem por debat i kam pare dhe kam vene re se PD eshte aktualisht si bishe e terbuar me shpatulla per muri. Cdo debat rrezaton FRIKE, AGRESIVITET, DEGJENERIM ETIK.

 

Krahu tjeter numeron vetem shifra kurse keto vetem demagogji.Tani meqe ti i ke qef shifrat si thua ti me logjiken tende kur nje pale flet me shifra dhe tjetra nuk i kundertshton dot shifrat por fillon me gjizen me djathin dhe preshin si i bie ketij muhabeti? Eshte gjeja me e thjeshte per opoziten qe te kapet me qeverine per pune shifrash realizimesh e mos realizimesh sepse sigurisht qe kjo qeveri ka shume probleme

 

Persa i perket shifrave te qeverise, po te citoj Prodin: "mbeshteten si pjaneci pas shtylles, jo per tu ndricuar por per te mos u plasur ne toke".

Pasi kundershtohet nje, dy, tre here INTERPRETIMI i qeverise dhe keta vazhdojne ti perserisin si papagall, humbet cdo lloj motivi per te debatuar mbi to. Gjithsesi qeveria ka te drejte ti publikoje dhe ti perserise ha here te doje ashtu si ka te drejte opozita ti perdore ne vend te "new york times".

 

 

POR te dalesh nga emisioni pare tek i fundit duke i rene vetem gerdecit e dy tre traplluqeve te tjera atehere me vjen keq po kjo tregon qe ato realisht dredhin zinxhirin gjithe diten dhe vijne ne emision rroma per toma.

 

 

E ke degjuar ndonjehere ate shprehjen e bukur te popullit: " UNE TE TREGOJ UJKUN, TI ME KERKON GJURMET!!!!!!!!!!!!!!!"?

Kjo qeveri ka qene nje bishe e eger per kete popull dhe ato shifra qe ne interpretim nuk tregojne asnje arritje te kesaj qeverie (rritmi i rritjes ka qene konstant) nuk arrijne te mbulojne diellin me shoshe (nga e dinte populli qe mua do me duheshin ca shprehje tani?!)

Nuk e kisha kuptuar qe krimi "gerdeci" ishte bere TRAPLLUK!

 

 

Tani po iki ti fus i kafe se u lodha duke shkrujt Smile Ne fund te dites te gjithe shofin hallin e xhepin e vet e jo ulerimat fallco te Rames kije parasysh kete. Wink

Je qe je, futi edhe i tas dhalle.

Nuk kam pike dyshimi qe te gjithe shohin xhepin por ca shohin edhe jeten e ca shohin pak me larg (ne cilat pantallona eshte ky xhep)

drejt fitorjeve... - 17 Maj 2009 - 12:34pm

 

... serbet...

Duhet ta kesh vertet faqen b.the sot qe te mbeshtesesh kete qeveri e ti githsesi te hiqesh patriot apo nacionalist apo atdhedashes.

 

"Jasu palikari" i tha kryeministri grek atij tonit (kryeministrit pra)

Ndër të gjithë diskutantët ra në sy premtimi i bujshëm i lëshuar nga Rudina Seseri për vende të reja pune për 197 mijë vetë. “Deri në vitin 2013 do të eliminohet puna e fëmijëve nën 16-vjeç në sektorin formal, do të ulet informaliteti e parandalohet shfrytëzimi i fëmijëve në ekonominë gri”, tha Seseri. PS në programin e saj, sipas Ditmir Bushatit premton liberalizim vizash me BE brenda vitit 2010.

Ja disa nga premtimet e PS-se :

- 197.000 vende pune (Kurse Nano premtoi 200.000 ne kohen e vet) !!!

- Heqjen e vizave per 2010 !!! Po heqja e vizave qe do te vi ne janar 2010, eshte merite e kesaj qeverie sepse vendimi nga BE do merret ne qershor 2009

o gene mos fol vetem se duhet me fol mer lal se trego natyr kamikazi

ik e futi i tas dhalle edhe ti

Ka fillu zberthimi me "key board" ne dore, te programit te PS nga peshqit blu,pu cer zberthimi,paragraf per paragraf!..ku me gjet no nji te thonme te Programit qe PD,ose Nano e ka thon ma par!

Me nje fjale Programi,osht pa "upgrade",osht rren!!

Por te pakten ma mir me nji program te shkrum,sesa me fjale ne er,kur dihet,qe"Verba volant, scripta manent"

..E shkruara mbetet,fjalet i merr era.

 

.. po lejani popllit,katunit ene qytetit se ai e di ma mir se ju!

Aha Gene kujtova se ti haje pak logjike po ti qenke me militant se Rama. Sa per punen e dhalles me mire i fus nje tas dhalle sesa te merem me nje tave kosi smiley

ashtu me te lumte pushka!

 

rradhen tjeter lexoji me mire udhezimet e partise e pastaj eja ketu te derdellisesh me militantet.

Po mer te lumte gajdja nuk jemi te gjithe si puna jote qe i lexon me vemendje udhezimet e partise para se te vish ketu smiley

po pra ate thashe dhe une, nuk ke gje origjinale per te shkruar apo si puna e programit, pret ndonje te gatshem

Keni eksperience ju bijte e qeverise (ne kuptimin figurativ them) me strategjine e re te sektorit enegjitik qe ne fillim te jetes.

 

Tani qe e sqaruam "kush je ti kush jam une", a i lidh dot dy fjale per temen apo pret nga une dhe kritikat?

U sqaruam se kush je ti dhe kjo mjafton. Nuk mund te rri te merem me njerez qe mohojne dhe nxijne cdo gje me vjen keq.

Per Gerdecin, ky miku eshte po aq i implikuar sa Berisha,?? !!......LEFT me ...YYYYYYYYYYYYYY ne fund ! A je tie !? Dhe kujdes me keto se shif lexo kete narin me fitorje qe ka zevendesue ate  smiley (ju befsha PPU per kete gjetje e prurje te re ).....6 ne 5 "fansa" shfryjn kunder "malokve".. dhe thote se monitoron shtypin smiley smiley smiley smiley smiley Ishte ngazellu se imitoheshin Kongreset e PPSH kur nje nga te famshmit e athershem (si "Anglez" dukej) nga "maloket" e ktij me fitorje knote me ciftelie ...E prehu shpaten ..edhe njehere o per situaten . Pranej ka knue Sala kongen me Skenderbe.....Do me e mujte me shpata Programin e Ed Rames smiley . Left me..... YYYYYYY ne fund ! I ke shtuar shume ...po shume po te them . O disiplinoi o krasiti ca se te nxorren bojen! 

Po mer ti me uje, ishte e qarte qe vetem me persona mund te merresh dhe jo me mendime.

Ta thashe dhe me lart cfare i karakterizon keto dite debatet e bijve te qeverise: FRIKE, AGRESIVITET, DEGJENERIM ETIK.

 

Te pyes perseri,  A I LIDH DOT DY FJALE PER PROGRAMIN E PS?

 

17 Maj 2009 - 3:17pm

U sqaruam se kush je ti dhe kjo mjafton. Nuk mund te rri te merem me njerez qe mohojne dhe nxijne cdo gje me vjen keq.

 

Ke dy ore qe merresh me djalin tjeter dhe thua qe ti nuk meresh me temen ne kontekstin e debatit ne lidhje me temen sepse nuk merresh me njerez te nji lloji... Interesante llogjika jote.  smiley

 

Shumica e albove dine vetem te zihen qente, prandaj nuk ben perpara ai vend.

Aria mire qe nderhyre ti si mace midis qeneve dhe na qetesove smiley Sa per sqarim u mora dy ore me djalin tjeter derisa e kuptova qe nuk mund te merem me te. Meqe te duket interesante logjika ime sipas zberthimit qe i bere ti mund te te jap leksione falas nese deshiron smiley

mos u zini mer qafira, se komuniste jane te dyja palet smiley

nji program kane si ps e si pd e po nje dore robsh jane qe qarkullojne back and forth, sa ke nji pol e ke poli tjeter smiley

mo u zini mree po shifni mos kapni nai gjo vete, se kta spo lejne gje pa marre smiley

shifni mos kapni nai gjo vete, se kta spo lejne gje pa marre

Pa ho i her na mso si 'kapen' gjonat..jo per gjo po prindi im pranej iku se s'e lejonte 'nderzgjezgjja' me kap gjo. Dmth mu sma kan msu ket marifet.

Qafir, kto gjojna s'jame me te thonme po me te dhonme.

Ai prindi jot nuk eshte vetmitar.

Ka qene njoni, rafmet paste, qe thote, jo se s'du, po s'e boj dot!

ti qafiro hala merrke shembell nga prindi smiley

rritu mer bir smiley

nejse mo, ene prindi im skishte as ndergjegjje as kellqe me kap gjo, ene na la fukarenj. e meqi dardha bi poshte dardhes, edhe une fukara kam per te njel.

kshu qe  sdi cte thomi. po te dija une me kap gjo, nuk rrrijsha tuj bo karagjozlliqe ne peshk smiley

por une po ju referoja ktyne qe kane kaq shume energji per te diskutu dhe per tu zi per politiken, te pakten ti drejojne energjite tjeterkund se pale kapin nai gjo smiley

 pale ee

ty pra smiley

Nuk po zihet njeri , as po skuqet dez por thjesht po piqemi. ; )

 

nihilizmin e kemi lene per ne jeten reale e ketu ushqejme pak shpirtin ne kufijte e pragmatizmit.

 

 

Une po pres qe peshku me uje te beje ate hapin qe i imponon evolucioni, te dale ne breg dhe te shpalose ndonje ide per temen.

 

A me pyete qe te lidh dy fjale per programin e PS?! Per cfare te lidh dy fjale per demagogjite e Rames te lidh dy fjale? Skam prirje per te interpretuar perrallat ne diell te kryetarit tend me vjen keq.

Sa shume po interesohesh mbas meje mor djale. Mos je nga Kavaja? smiley

e perseris, FRIKE, AGRESIVITET, DEGJENERIM ETIK

 

(qe kur keni filluar te enderroni koq.t e rames diten, do trasferoni te gjithe banesen te zona elektorale e berishes ju)

 

 

Per programin kishe kritika apo jo?

Aha ti e paske mendjen tek sallami mor djale. Haje qe te qetesohesh se qenke shume nevrastenik si tip smiley

paske eksperience te thelle.

Ti mesojne tek selia blu keto teknika qetesimi?

Ne grup i mesoni apo tek e tek?

PD-ja programin e detajuar e paraqet pune ditesh ne Kuvendin e saj zgjedhor. Por pak a shume dihen pikat apo shtyllat kryesore te programit te saj qe jane bere te njohura gjate turit para-zgjedhor. Nje parti ne pushtet nuk e ka te veshtire te paraqese nje program dhe ta kete real pasi ka nje pervoje te drejtperdrejt me problemet e qeverisjes ne mandatin qe po iken.

Aktualisht PD-ja eshte e fokusuar ne paraqitjen sa me te mire te puneve dhe premtimeve te saj te mbajtura, ne menyre qe kur te paraqese programin te kete nje baze qe premtimet e saj do te mbahen sic u mbajten keto te kaluarat dhe jo fjale ne ere si Rama.

Programi i PS qe u be legjende urbane, del sot apo neser, e kemi gati por nuk e publikojme se na e kopjojne doli sic pritej, nje vrime ne uje. Premtimi me i madh i Rames qe mbaj mend eshte se do ju jape nje vit leje grave qe lindin, gje qe ka ndodhur me kohe.

Dicka tjeter konkrete mund te me thote dikush?

premtimet e saj do te mbahen sic u mbajten keto te kaluarat

dhe do ti mbajne te njejtat persona apo jo?

Keni vemendjen lexues te dashur. Peshku pa uje boton vetem shkrimet qe perkrahin Edi Ramen ose per sa per te dhene shkrimet qe nuk e kritikojne shume ate. Mbreme pata shkruajtur nje mesazh kuptohet kundra Edi Rames per gjerat qe jane bere publike tashme dhe sot ai shkrim nuk eshte me ne peshku pa uje ne kete rubrike (eshte fshire). E pra kjo eshte demokracia qe predikon Edi Rama dhe qe ju sherbetoret e tije tek peshku pa uje mundoheni tja shperbleni. Do te ishte shume mire qe juve te deklaroni se peshku pa uje mbeshtet vetem hajdutin Edi Rama dhe jo mendimet e tjera.

Me duket se eshte e kote te harxhosh kohen me kete bog ku vetem mendime te njeanshme mund te degjohen.

Ne shkrimin tim vetem thoja se Edi Rama duhet te rregulloje famljen tije para se te rregulloje Shqiperine.

Edi Rama e ka treguar veten me qindra here se eshte kundra intersave shqiptare.Bashkia i ka dhene atije nje pushtet ekonomik ne saje te 20% te tendrave dhe e ka bere shume te rrezikshem deri sa arriti te eliminoje kundershtaert politike si Fatos Nano etj. Me ardhjen e tije ne pushtet klani mafioz i tije do te behet aq i rrezikshem saqe Shqiperia do te shkoje me dhjetra vjet prapa. Keni kujdes.

Nuk e kuptoj pse te qenka bere legjende programi i PS ty scrub!

 

Po te ishin kaq te etur per shifra kishin nxjerre ate te PD dhe e analizonim, meqenese e paska edhe me te thjeshte.

 

Njerez te paafte dhe hileqare, SKUTHA thuhet ne shqip.

 

 

 nuk ka fitore per PS pa program te detajuar me shifra

Amin!

Mesa kuptoj une ps do te rikrijoje kooperativat prap , do centralizoje bujqesine .

Rudina Seseri, ekonomiste me profesion eshte kthyer ne Shqiperi per te kontribuar per PS-ne (gjoja). Por imagjino nje emigrante te shkeputur prej kohesh nga Shqiperia, sapo vjen nga Amerika dhe nxirret para publikut ne debate te forta televizive

Rudina s'eshte ekonomiste po kapitaliste! kuptohet ngjitja e saj kaq e shpejte ne podiumin me te larte me ate Harvardistin tjeter do te thote qe keta o dun ta bejn Shqiperine me nje KOP te dyte, ose nje pjate eksperimentale. Kop-et zakonisht dalin me perverse se produktet lokale.

Nje gje me habit mua me ate program dhe me realitetin. Nga i erdhi mendimi per taksen e sheshte, se as aty (pasi kishin fituar besoj) nuk e kishin permendur?

 

Mire nanon e shante nga nona "se ashtu ishte i pune" (ishte fushate ajo, na tha saliu) po programin qeverises pse e vuri ne nje vend me NYT?

 

Te lexosh sot se c'eshte shkruar per korrupsionin te vjen te qeshesh.

Nderkohe qe po ta pyesesh do te pergjigjet (sic po ben pak a shume) "une thashe se do te pi detin por pa lumenjte qe derdhen ne te..."

Per kete Seserin veprim shume i ulet.Nuk eshte shume e afte, te perballoj debat televiziv.Mbase eshte e mire per te ndenjur mbas nje tavoline ne ndonje ministri.

Ajo dridhej, ne studion sikur pinte te kuqe mer daje, emocioni madh.As vete se ka besuar te ishte kaq lart direkt.Edhe ajo Mimi, i fliste here pas here, me i dhene keshilla.

 

Ciao

-Jane rrit rrogat.

-Po, dhe kilja e kesaj kaq.  Litri kaq, nje duzine kaq. (pa permendur cmimet e naftes.)

-Ato s'kane rendesi, se konsumi ka ndryshuar. 

-Nuk duhen me vaji, sheqeri, mielli, mishi, vezet, domatet, bamjet ...

(Te merret goja per Zotin, te merret.)

***

Jane bere keto rruge:

-Nje, dy, tre, n-rruge.  (Keto tenderat e rrugeve nga rrezat kam fatin t'i njoh mire, hidh nga nje kove zhavorr, dhe me fitim 50%, qe s'para ben vaki normalisht.)

-Si u be ajo puna e "rrugices" ne jug qe premtuat ne 2005? 

-E kemi lene per mandatin e dyte.

(Te merret goja per Zotin, te merret.)

 

PS: Good luck, Rudina, you'll need it.

Miss, mos fol per gjera qe nuk i kupton. Te lutmi shume. Cmimet sigurisht qe rriten nga viti ne vit po a nuk me tregon se sa ka qene % e infalcionit cdo vit? Pastaj me trego dhe se sa ka qene rritja e rrogave ne % dhe e merr vesh qe rritja e rrogave eshte shume me e larte se inflacioni. Kujdes me argumentet e PS-se se nuk qendrojne.

Ato qe thua per rruget nuk ti marr vesh se ke folur si gjyshja ime ne byth te manit te bardhe.

Cila "rrugice e jugut" u premtua ne 2005?

Nuk di gje per gjyshen tende, ajo e imja me thoshte qe mani e ka hijen e rende, ndaj i rrija larg kur kisha gjyshen verdalle.

Per te tjerat, biem dakort te mos kuptoj-emi, ene kaq.

Muhabet po bojme miss, mos ma merr per keq. Po kete Seserin e mbron per solidaritet midis femrash apo solidaritet per preferenca politike?

Foli disa ore dhe nuk tha asgje konkrete ne programin e PS-se.

Sipas tije ai do te ribeje reformen agrare te1946-tes, do te japi tapi toke fshatareve. Do te hapi vende pune per fshataret (do zoti nuk ringre kooperativat). 

Seseri nuk eshte e afte se nuk eshte ulur akoma ne nivelin etik te olldashit.

Le qe olldashit i lejohet se i ka shoket te forte nga shijaku dhe sepse po i rreshket b.tha nga kolltuku e eshte gjynaf.

 

 

Gene te lutem...s'e marr vesh pse flet ne menyre kaq militante. Mos u bej si Lefti i Dyte.

1- nuk do vriten me njerez si rezultat i babezise se klanit kryeministror

2- nuk do shkelen me kembe procedurat e tenderimeve per te ngopur ministrat e puneve publike

3- nuk do te lejohen "miqte e miqve" t'ia zhysin fshatareve te porto romanos me ndihme te kryeministrise

 

1- Per Gerdecin Socialistet do benin mire ta mbyllnin gojen. Do benin mire ta mbyllnin gojen per faktin se ishte nje minister mbrojtje i PS-es qe ja shiti te GJITHA tankset e ushtrise Shqiptare (plot 500 cope) Delijorgjit per ti shkrire me nje kosto gati falas. Pra...qe ka pas korrupsion masiv...po me ate person qe ne kohen e PS-es...kjo eshte mese e sigurte. Gerdeci ishte aksident qe te mos kesh asnje dyshim...do kish ndodhur edhe sikur te ishte PS-ja ne fuqi. Patjeter duhet denuar akti dhe korrupsioni i Sali Birishes...po JO nga po ata qe benin te njejten gje me Delijorgjin.

Te lutem...nuk jemi injorant.

2- Nese jane shkelur apo jo proceduart e tenderave...akoma nuk e keni vertetuar me shifra. Me llafe Peshkataresh ju keni demaskuar Grupe mbas Grupesh Armiqsore...Dhe gjithsesi prap nuk eshte e nevojshme qe te kritikohet Birisha per dicka qe PS-ja do bente AKOMA edhe me keq se Birisha sot. Une ktu e kam problemin...ke turma e qurramanve dhe shurramanve qe i vjen nga mbrapa Edvinit...qe per mua duken 100 here me te korruptuar e te babzitur se qurramanet dhe shurramanet e Birishes.

Pra...padyshim qe ne disa raste procedurat jane shkelur. Padyshim qe ka pas korrupsion. Po qe kjo te kritikohet nga...PS-ja...eshte qesharake. Aq me teper qe ne kto 4 vite jane ndertuar 10 here me teper rruge se ndertoj PS-ja ne 8 vjet...dhe faktikisht mua si POPLL HEROIK...kjo me intereson me teper se grindja mes PS-es dhe PD-es se kush i ka mbush xhepat me shume. PS-ja pervec faktit qe nuk ka dhen REZULTAT (pervec atyre 2-3 personave ne PS qe kan merite...) por edhe ka vjedh edhe me shume se PD-ja. Po fundja fundit mua NUK ME PLAS...me plas se sa pune eshte bere ne infrastrukture, dhe ktu nuk ka asnje krahasim deri tani.

3- Gene qe ta dish ti projekti per TEC me qymyr ne Porto Romano eshte biseduar qe ne kohen e FATOS NANOS. Po ashtu projektet per depozitat e naftes dhe gazit ne Porto Romano ekzistojne qe ne kohen e PS-es. Dhe se fundit..mos fol idiotizma kot me futje te "fshatrarve te Porto Romans" (ne Porto Romano s'ka fshatar...ne Porto Romano ka disa te pastrehe dhe te shperngulur qe kan ardh nga malet per te jetuar mes plehrave dhe mbeturinave toksike te asja zones...) duke i bazuar gjerat ne idiotizmat e Peshkut pa Uje. Porto Romano eshte zona e dyte me e ndotur ne Shqiperi....eshte zone absolutisht skarco...eshte zone ushtarake se ka portin e flotes detare atje...dhe eshte zone qe pervec park industrial NUK KA perdorim tjeter.

Mos na ofendo dike na riperseritur idiotizmat e BOLL-it apo ndonje parrule para-zgjedhore tjeter. Ne nuk jemi aq injorant. Te lutem.

reformen agrare e ka bere berisha me ligjin 7501 (dhe mire ka bere)

keta tani do nxisin kooperativat ("shoqeri te bashkepunimit ekonomik" quhen sot ne normativen shqipetare dhe nuk paguajne taksa) dhe mire do bejne. 

po heqja e detyrimeve doganore per mallrat teknologjike dhe per arsimoret si duket?

po ndryshimi i  normatives fiskale qe lejon arbitraritet (psh ai i ligji i famshem i gjobave)?

 

 

 

Po mire qe ta marr vesh une kte teme me rendesi...e keni fshehur dhe ka hikur komplet nga faqia e pare...ndersa ne faqe te pare ne vihen ca proza te Blendi Salajs mbi gjumin e se shtunes??

Peshk...mos na....

Hej po te themi nje gje...me mire Rudina Seseri...se Spiropalle dhe Erjonka...apo jo? Po mire o Edvin po se e ke rrethu veten me qurraman dhe shurraman te ati tipi...dhe pretendon se po na sjell "alternative"? Me nje Rudine do na genjesh...ku mbas Rudines ke 1001 te tjere qe po u lengezon goja per paret qe do vjedhin sa te futen ne pushtet.

Pune m*** kjo...

Hej po te themi nje gje...me mire Rudina Seseri...se Spiropalle dhe Erjonka...apo jo?

Ketu po diskutohej per program, alternativa dhe njerez qe kane ndonje gje ne koke me shprese zoti.

te lutna mos na ngatrro me erjonka e spiropale tani se na ofendon.

Jo une s'jam ai qe i ngaterron gjerat me Spiropalle e me Erjonka...Eshte Edvini qe na i ka sjell si "alternativa" dhe "turinj te rinj: ata...dhe na i prezanton si "alternativa" e tij.

Kjo te pakten ka MBA nga Harvardi...160 mije dollar nuk i ka shpenzuar kot tjetra. Mund te mos marri vesh nga punet e Shqiperise...por gjithsesi eshte nje nivel i pakrahsueshem me shumicen e qerres qe i vejn nga mbrapa Edit. Kaq nuk mund te mohoet...megjithse mund te mos marri vesh per Shqiperine (se kjo eshte problem qe nuk ka jetuar me vite ne Arnautllek)

Ej gallate , te vjen te qeshesh , por dhe turp kur shikon keta njerez te goditur , kjo kodheli duket sikur eshte keqtrajtuar ne jeten e saj .

Ne daten 28 qershor shqiptaret do votojne per kodhelin per nje arsye madhore , qe as kodheli nuk e di se cila eshte , por me duket se ajo e ka pare ne ender dhe prandaj qe eshte e sigurte ,......  smiley

Ligji 7501 eshte i Ramiz Alise, mos na beni te gjitheve budallenj si veten.

Ringjallja e kooperativave, normalisht vetem me fjale se gje konkrete nuk ka, eshte cudia tjeter qe na thote Rama, pas asaj te "sovranitetit ushqimor".

Kooperacioni i disa fermereve mund te behet por duhen plotesuar para disa kushte qe garantojne apo kane shprese per nje perfitim ekonomik. Nuk mund te behet kooperativa me tokat e ca bujqerve me toka te shperndara aty-ketu qe nuk e dine edhe vete se cfare te mbjellin.

Kjo eshte realizuar qe tani me sa di une. Por kryesorja eshte zgjidhja e ceshtjes se pronesise dhe aktivizimi i tregut te tokes, ne menyre qe te funksionoje shit-blerja e saj dhe te formohen ferma te medha.

Nje nga suskseset dhe gjerat me te mira qe ka bere kjo qeveri per fermeret shqiptare eshte dhenia e granteve per fermeret qe kane pasur nje projekt per vreshta e keshtu me rradhe.

ligji i ramizit eshte por reforma agrare qe e aplikon eshte teresisht e berishes. (po ta kish bere ndonje tjeter mbase nuk do kishim katrahuren e sotme me pronat)

 

Meqe ra fjala, me programin e PS premtohet edhe qartesi me titujt e pronesise se tokave.

Po mire o Edvin po se e ke rrethu veten me qurraman dhe shurraman te ati tipi...dhe pretendon se po na sjell "alternative"?

Eshte pak-a-shume varianti i Gjeorgjise. Te gjithe e pame se ku e cuan vendin Ivey leaguers

he pra, nuk qenkam i vetmi qe e mendokam kshu -)

"Te gjithe e pame se ku e cuan vendin Ivey leaguers"... he mo me kto statements populiste... qafir je me shume se kaq... u me fal, me duket se e kishe per 'Ivey School of Business', jo per ivy league, se je dhe nga Canada-ja, jo per gjo smiley

Wake me up when elections end .... Do jete jo Green Day, but happy day. 

PS: Deri atehere, mos u shterrofte njerezlliku jarabi. 

O grupo po ti ler ndonje tjeter te thote nese jemi injorante apo jo se nuk ka lezet keshtu.

 

hajde i kthehemi nga fillimi ceshtjeve.

1- Sic kam shkruar aty ku ke lexuar pjesen tjeter, rruga durres kukes eshte nje vjedhje edhe me e madhe por aty nuk po vdesin njerez dhe ka ca me pak rendesi se gerdeci (ne gerdec guxuan te vidhnin pa teklif fare dhe bene nje vrasje) e per kete kane te drejte te kerkojne llogari PS, gruaja dhe femijet e delijorgjit e kushdo tjeter.

 

2- shkelja e procedurave nuk vertetohet me shifra (ato shihen ne fund si rezultat i kesaj shkelje) por duke marre ne njeren dore prodecurat qe parashikon ligji per nxjerrjen e parave nga arka e shtetit dhe ne doren tjeter letrat qe justifikojne kete dalje te parave nga arka e shtetit. Keto nuk tunden per te bere fresk por krahasohen dhe nese nuk perkojne kemi shkelje te procedurave qe na garantojne kunder vjedhjes se parave ... ergo ... ka shume mundesi qe parate te jene vjedhur dhe ne kete pike shkojme verifikojne shifrat (qe me sa duket tregojne se eshte vjedhur)

 

3- projekti i tecit ne porto romano ishte vendosur prej kohesh vertet vecse nuk ishin miqte e nanos por te berishes ata qe fituan 50 mln me nje te rene te lapsit. Nese ke kuriozitet te dish pse, mjafton te informohesh se kush e caktoi vendin egzakt te ndertimit dhe kush bleu aty "rastesisht" toke per nje cope buke dhe nga kush e bleu e kujt do ia shese.

Vertet qe ka rendesi te madhe  SA KM rruge jane ndertuar por ka me teper rendesi SA KM rruge mund te ndertoheshin me te njejten kosto (borxhin tregtar do e paguajme shume shtrenjte per te ndertuar shume me pak rruge se do te mundnim)

 

Dhe keto tema jane ne baze te diskutimit mbi programin

a- sepse edhe pa program ps-ja i fiton zgjedhjet

b- sepse cfaredo programi te na prezantoje pd-ja, nuk ka besueshmerine e duhur per ti lene ne dore realizimin e tij.

 

Une nuk kam besim se PS do te na jape nje qeverisje te perkryer por kam besim se do te na jape nje qeverisje te pranueshme (si bashkia e tiranes).

 

 

Dhe keto tema jane ne baze te diskutimit mbi programin

a- sepse edhe pa program ps-ja i fiton zgjedhjet

b- sepse cfaredo programi te na prezantoje pd-ja, nuk ka besueshmerine e duhur per ti lene ne dore realizimin e tij.

 

Une nuk kam besim se PS do te na jape nje qeverisje te perkryer por kam besim se do te na jape nje qeverisje te pranueshme (si bashkia e tiranes).

 

Or Gene akoma me kete teme ti dhe akoma me idiotsira?

 

Nuk ke prirje per keto ti?

Me fal!

E di so puna me ket programin e PS dhe protagonizmin e nje femre 'teknike' Shqiptaro-Amerikane? Aparatchiket e PS-se po vazhdojne te tregojne nje insesitivet te papam ndaj emancipimit te gruas, dhe nderkohe preferojne emanciPICKIMin.

Me kohe kjo lloj sjellje do sjelli as me pak as me shume po fundosjen e Shqiperise si shtet sovran. Mos e rruni shume per fshatin: por per grun ne fshat!!! Se ekonomia eshte derivat i pare i njeriut e njeriu o derivat i par i grus...po debilat vazhdojne te merren me gaxhi-mixhi!

 

 

Si bashkia e Tiranes?

Me nje shesh ne qender qe ngjan me Bagdatin, me nje plan rregullues qe fle ne zyrat e bashkise apo me pazarin e lejeve te ndertimit

Eshte pak-a-shume varianti i Gjeorgjise. Te gjithe e pame se ku e cuan vendin Ivey leaguers

Vertet varianti i Gjerogjise eshte varianti me i frikshem per Shqiperine...nje qerre me "turinj te rinj" qe e shkaterruan vendin. Krahasimet jane vertet te frikshem...

hajde i kthehemi nga fillimi ceshtjeve.

1- Sic kam shkruar aty ku ke lexuar pjesen tjeter, rruga durres kukes eshte nje vjedhje edhe me e madhe por aty nuk po vdesin njerez dhe ka ca me pak rendesi se gerdeci (ne gerdec guxuan te vidhnin pa teklif fare dhe bene nje vrasje) e per kete kane te drejte te kerkojne llogari PS, gruaja dhe femijet e delijorgjit e kushdo tjeter.

Qe te thush qe ka vjedhje...duhet te japesh FAKTE. Prandaj te them qe na trajton si injorant. Nuk jemi ne kafene ktu...

Dhe qe ka pas vjedhje...dhe ka pas. Pse me intereson MUA kjo...si popll heroik? Do i kishin vjedh Socialistet...dhe prap nuk do ishte bere rruga. Ndersa ne 4 vite...rruga eshte gati ne perfundim. Kjo me intereson mua...ata e ben...JU nuk e bet. Pik puna.

Une nuk do bej tifozllek se cila parti ti mbushi xhepat me shume. Se ne Shqiperi KUSHDO qe te vij...do vjedhi sa te doj. Po te pakten te behet dicka...jo vetem llafe.

- shkelja e procedurave nuk vertetohet me shifra (ato shihen ne fund si rezultat i kesaj shkelje) por duke marre ne njeren dore prodecurat qe parashikon ligji per nxjerrjen e parave nga arka e shtetit dhe ne doren tjeter letrat qe justifikojne kete dalje te parave nga arka e shtetit. Keto nuk tunden per te bere fresk por krahasohen dhe nese nuk perkojne kemi shkelje te procedurave qe na garantojne kunder vjedhjes se parave ... ergo ... ka shume mundesi qe parate te jene vjedhur dhe ne kete pike shkojme verifikojne shifrat (qe me sa duket tregojne se eshte vjedhur)

Fol me FAKTE gene...te lutem me fakte. Me muhabete kafenesh nuk i dilet punes.

Dhe se dyti...ti shkelin e ti djegin rregullat e tenderti fare...te them te drejten NUK ME PLAS. Ajo qe me plas eshte qe te behen rruget. 8 vjet PS-ja s'beri hic asgje...dhe paret i vodhi...dhe tenderat i shkeli. Prandaj nuk keni goje te hapni.

3- projekti i tecit ne porto romano ishte vendosur prej kohesh vertet vecse nuk ishin miqte e nanos por te berishes ata qe fituan 50 mln me nje te rene te lapsit. Nese ke kuriozitet te dish pse, mjafton te informohesh se kush e caktoi vendin egzakt te ndertimit dhe kush bleu aty "rastesisht" toke per nje cope buke dhe nga kush e bleu e kujt do ia shese.

 

Perseri...as me plas fare per asnje sekond se kush mbushi xhepat. Ajo qe me intereson eshte qe u be hap perpara per ndertimin e nje vepre energjitike te re me shume nevoje ne Shqiperi. Ne kte rast i mbushi xhepat Fazllici...ne rastin e PS-es do i kishte mbush xhepat Nano-ja ose ndonje deputet barkderr. (ashtu sic vodhi Nano-ja dhe PS-ja me depozitat e naftes ne Porto Romano te ndertuara nga kompani Greke...por per te cilat nuk behet AS GJSYEM LLAFI nga PS-ja ose nga Ambjentot e BOLL-it)

Ju flisni per tifozllek politik se pse vodhi PD-ja dhe nuk vodhem NE. Kaq degjoj une. Ata vodhen, pse nuk i vodhem NE. Mua nuk me intereson. Me intereson qe te behet TEC-i...dhe PS-ja jo vetem qe nuk i beri...por po te vi Edvini tani nje vrime ne uje me te madhe do behet se Edvini do ti mbush qefin qurramanve qe i vine nga mbrapa.

Qurramanet nuk jane alternative.

Vertet qe ka rendesi te madhe  SA KM rruge jane ndertuar por ka me teper rendesi SA KM rruge mund te ndertoheshin me te njejten kosto (borxhin tregtar do e paguajme shume shtrenjte per te ndertuar shume me pak rruge se do te mundnim)

Qe eshte kritike e drejte...eshte e drejte. Qe kjo kritike nuk duhet te vij ne asnje menyre nga PS-ja...po ashtu e drejte. Sa MUND te ishin ndertuar? Aq sa ndertoj PS-ja ne 8 vjet qiveri?? Zero?? Nese une si alternative kam...zero rruge...dhe prap vjedhje kundrjet x km rruge dhe vjedhje...une do zgjedh x km rruge dhe vjedhje.

Dhe njehere ne nuk jemi budallenj qe te besojme se PS-ja NUK do vidhte...bile ne nje sasi me te madhe se PD-ja po te ishin ata ne pushtet. Por fundja a do beheshin ato rruge qe u bene?

a- sepse edhe pa program ps-ja i fiton zgjedhjet

 

Rezultatet e poll-eve flasin ndryshe. Dhe nese mbas 4 vitesh PD-ja perseri gezon nje SHUMICE mbeshtetje ne Shqiperi...kjo vet tregon nje deshtim te madh te Edvinit per te sjelle nje alternative.

Ne fillim Edvini na thoshte qe ajo qe ka rendesi eshte puna, dhe alternativa konkrete me fakte. Shume dakord...dhe prandaj e mbeshtetja. Sot na del me kundershtime kot se koti...pa asnje alternative...me nje "track record" te PS-es qe eshte 100 here me keq...dhe kundrejt nje pune qe ka ber qiveria ne kto 4 vite qe sido qe te jet...mbetet shembullore. Dhe me keq akoma, na nxjerr nje qerre qurramanesh qe ti bejne punen e vet.

Me fal po nuk e gelltis dot.

Une nuk kam besim se PS do te na jape nje qeverisje te perkryer por kam besim se do te na jape nje qeverisje te pranueshme (si bashkia e tiranes).

Vetem aq mund te kerkojme...te pranueshme. Dhe sipas meje qiveria e PD-es kto 4 vite ka bere nje pune...te pranueshme. Edhe Edvini ka vjedh dhe ka abuzuar masivisht ne Bashkine e Tiranes. Kte nuk e mohon asnjeri...dhe as une nuk e kam mohuar ndonjehere. Ate qe kam then eshte se...gjithsesi...ka bere nje pune shembullore qe nuk eshte bere nodnjehere ne Shqiperi. Po ashtu edhe qiveria e tanishme ka vjedh dhe ka abuzuar...po ka bere ato qe nuk i ka bere asnje qiveri tjeter persa i perket punes ne fushat qe kan RENDESI per popllin heroik...rruge, energji, ekonomi, investime.

Dhe me tej NUK KAM BESIM se Edvini po te vij ne puhstet ne te arrdhme do qeverisi ashtu si ne Bashkine e Tiranes, sepse ne PS ka 1001 qurraman dhe hajduter per te shperblyer. Ka po ata qe ishin gjat Nanos qe vetem vodhen dhe nuk bene asgje. Ka dhe "turinjt e rinj" qe vetem vodhen dhe ben me keq se zero. Dhe vetem me meritat e Edvinit...nuk besoj se i dilet. Se ishin thjesht meritat e Edvinit qe e shpetuan Bashkine e Tiranes. Po nje njeri nuk ben qiveri. Dhe Edvini nuk do bej qiveri vetem me vetvete. Do ta bej me Pandeli Majkon (qe i shiti 500 tankse Delijorgjit per...100 mije dollar!!) etj etj etj pa permendur emra qe njihen mire.

Kjo nuk eshte alternative ME E MIRE. Do jet me keq ne fakt...do jet me keq sepse ne fushat me RENDESI si infrastrukture, energjitike, investime...PS-ja ka nje "track record" te mjerueshem dhe programi i vet as nuk merret FARE me kto fusha te rendesishme (dhe ME te rendesishmet per Shqiperine), po me harxhon 3/4 e kohes duke folur per PEME e per sigurime per invalided e per abetare shkolle. Ato jane gjera me rendesi pa dyshim...po jo si PLATFORME elektorale ne nje vend ku mungon drita, ku mungon puna, ku mungon zhvillimi.

emanciPICKIMin

lol lol

ti e ke TM per ket apo duhet ti bojme elozhe nai tjetri ?

allall allall

 

Fol me FAKTE gene...te lutem me fakte. Me muhabete kafenesh nuk i dilet punes.

Mos u lut hic grupo se me fakte po flas.

Ti je i vjeter ketu dhe kisha pershtypjen se i kishe ndjekur debatet per kerkesen qe prokurori i beri kuvendit per heqjen e imunitetit te bashes (shoqeruar me fakte)

Basha ka ndjekur disa procedura qe ligjerisht nuk mund te konsideroheshin tender. (per me teper gjej debatin se me duket te tepert ti perseris).

Po te shohesh sot ligjin e prokurimeve do te vesh re se keto procedura i kane "legalizuar" por FAKTI eshte qe basha lidhi kontrate (nxorri para) ne menyre te jashteligjshme.

 

Te me falesh qe nuk e lexova pjesen tjeter te shkrimit tend por nese bazohet ne "nuk me plas fare ..." po te pergjigjem se nuk perzgjidhen qeveritaret sipas te plasurave tona. Ndersa rama te eshte pergjigjur vete "nese beson se punoj dhe vjedh, nuk e dua fare voten tende"

Qurramanet nuk jane alternative.

Kjo duhet te afishohet kudo ne Shqiperi

Te gjitha sondazhet flasin per fitore te Pd-se , por ama nese keto e kane gabim , a nuk eshte e frikshme qe te lesh paret e popullit ne duart e Taulant Balles per shembull ?!

Nejse , ndoshta kjo mund te beje te mundur punesimin e femrave te pa puna .

Jo Gene te lutem..pergjigj dhe atyre te tjerave qe kam then.

Dakord le te pranojme qe Basha e lidhi kontraten ne menyre te jashtligjshme (sido qe te percaktohet kjo). Le te themi edhe qe vodhi. Dakord.

Problemi qendorn...cila eshte ALTERNATIVA e PS-es? Ne 8 vjet PS-ja s'beri hic asgje persa i perket infrastruktures. HIC. Dhe prap se prapi arriti te vjedhi me thas po aq sa kta te PD-es.

Une dua qe ti te me thuash...pa buzeqeshje...qe PS-ja neser NUK do vjedhi dhe njekohesisht edhe do vazhdoj me kte ritem ndertimesh. E thua dot? Asnjeri nuk e thot dot kte pune se te gjithe e kuptojme shume mire qe vjedhje dhe abuzime do behen me te dya e  me te treja duart.

Grindja ktu midis PS-es dhe PD-es eshte thjesht...pse vodhet ju dhe nuk vodhem ne. Dhe ti na kerkon neve qe te bejme tifozllek qe te vjedhin kta te PS-es me teper se kta te PD-es. Ja pse te them...qe NUK ME PLAS. Mua si popll me plas qe te shikoj perarime ne zhvillimin e vendit.

Track record i PS-es ka qen zero. Dhe po ata qe ishin ne kohen e Nanos do vazhdojne edhe sot ne kohen e Edvinit. Atehere une s'mund te kem besim.

Nuk eshte e mjaftueshme Gene te me tregosh se ku jane abuzimet e PD-es. E marrim vesh qe ka abuzime. Dua te me tregosh se SI do tja kaloni PD-es me ritmin e ndertimeve ne infrastrukture dhe ne energjitik...NESE ekziston nje plan i tille.

Dhe kupothet qe nuk ekziston se Edvini na flet per...mbjellje pemesh...e per centrale nukleare. Edvini nuk e kupton qe Birisha....tallet...kur flet per ullinjte e per centralet berthamore. Ndersa Edvini e merr me vertet dhe e kthen ne platforme elektorale. Me fal por na merr per budallenj Edi kshu.

Dua te di...cfar eshte strategjia e Edvinit per energjine. Mire e morrem vesh qe nuk do bejme central nuklear (se tha nje piktor qe...NUK E DUM!). Atehere SI do hecet perpara me permirsimin e gjendjes? Na thuj gjera konkrete te lutem...se PD-ja e KA nje strategji konkrete.

Si do terhiqen investitore te huaj? Na thuj gjera konkrete te lutem...se perseri PD-ja e KA nje strategji konkrete qe ne fakt ka funskionuar SHUME mire kto 4 vitet e fundit. Cfar do bej PS-ja ME MIRE? Flisni ju lutem...

Nese Edvini do te harxhoj kohe ne fushata elektorale duke folur per katundin, per invalided, per abetare etj...le te kandidoj per Minister te Punes dhe Ceshtjeve Sociale...jo per Kryeminister.

 

Gjithashtu Edvini duhet te na shpjegoj se...PSE ksaj rradhe Zoti Pandeli Majko qe shiti 500 tankse per 100 mije dollar ke Delijorgji...do dali me i ndergjegjshem dhe me pak i korruptuar ne postin e tij te ri te....Minister te ksaj apo asaj? Pse te tjeret me rradhe...Ruli, Gjinushi etj etj...qe e kan treguar veten dhe shume here me perpara...KSAJ rradhe kan ndryshuar dhe nuk do vjedhin dhe njkohesisht do bejne dicka (ne krahasim me rradhet e kaluara kur nuk bene asgje pervec vjedhjes). Duhet te na shpjegoj se cfar do jet roli i qurramanve dhe shurramanve qe kan ardh me autobuza nga cdo OJQ dhe QJO a ku di une (pa permend emra te vecanta...se na ze FSHESA) dhe pse poplli duhet te besoj te ky KOP-i i Dyte?

 

Ka hik koha Gene kur ishte e mjaftueshme te na thoshit kritika...e te shanit kundershtarin. Tani duhet te sillet nje ALTERNATIVE. Edvini ne fillim dukeshe sikur do e sillte...po ishte vetem nje njeri...dhe kjo nuk mjafton.

 

 

Kjo duhet te afishohet kudo ne Shqiperi

 

Po e le copyright-in e hapur...ta perdorin per fushat po ta dun smiley

Jo se do te kish ndonje problem por qe te mos krijosh pritshmeri te kota nga une grupo, nuk jam anetar i PS por thjesht do e votoj si rreth gjysma e shqiperise.

Meqenese kerkon pergjigje nga une, te lutem renditi gjerat.

 

gjithsesi:

 

1- ta thashe dhe me lart, alternativa e ps mjafton te jete "ne do ngrohim kolltuqet e nuk do bejme deme si keta". Mbi kete mund te vendosin edhe nje program qe do e realizojne "part time" mas kafes. Mua me mjafton dhe me kete do fitojne zgjedhjet.

2- Une ta them me hidherim dhe pa buzeqeshje se PS-ja NUK MUND TE VAZHDOJE KETE RITEM NDERTIMESH. Bilanci publik eshte mbytur ne borxhe me kosto te larte aq sa edhe nja 3 a 4 qeveri te tjera nuk do te kene ndonje ritem te larte ne ndertim infrastrukture (nese nuk duan nje kolaps financiar tjeter).

Perfshijme ne kete pike edhe ate qe ti quan "track record" te PS-se ne qeverisjen e nanos (pavaresisht se nanos ia dhane pergjigjen-e cuditerisht ti nuk pranon te marresh per baze punen e rames te cilin po gjykojme sot). Nano imponoi ne politiken shqipetare matjen e rezultateve nepermjet rrugeve te shtruara sepse e gjeti shqiperine me 5 km rruge te shtruar gjithsej ne 7 vjet dhe pati interes te tregonte se po punonte. Nanos gjithashtu (dhe PS ne pergjithesi) i duhet njohur merita se nuk ndertoi infrastrukture ME CDO KUSHT APO ME CDO CMIM sic beri berisha, edhe pse etja e elektoratit per to (dhe e nanos per para) do te justifikonte publikisht shpenzimet. PS i la mundesine qeverive pasardhese te merrnin borxhe. Kete mundesi berisha nuk po e le sot. UNE PREFEROJ QEVERISJET ME MEND NE KOKE E KEMBE NE TOKE. Nese ty nuk te rr.het nuk te ndihmoj dot.

 

Deri ketu nuk kam folur fare per abuzime (edhe pse nuk i ve absolutisht shenje barazimi te dyja formacioneve) por vetem per krahasim ne cilesine e vendimmarrjes.

 

3- Energjise i ke kushtuar shume dhe mire ke bere. Ti e ke quajtur "strategji" sepse ashtu e ke degjuar me duket por quhet me kete emer sepse nuk nderrohet nese kryetari i partise fle majtas apo djathtas. Faktikisht berisha vazhdoi strategjine "e nanos" (pavaresisht se premtoi ndryshe, te pakten per vloren) dhe rama do te vazhdoje strategjine "e berishes" (i kam vene ne thonjeza sepse strategjine e ben tjeterkush) me ato ndryshimet qe ti permende dhe qe berisha i ka hedhur ne treg per humor. Tecet nuk ma ha mendja se mund te c'behen dhe privatizimi i ossh nuk ma ha mendja se mund te kthehet mbrapsht.

Thjesht rama mund te te premtoje ty nje drejtor keshi qe te administroje me mire ujin e fierzes apo mund te te premtoje se nuk do te lejoje prokurime te drejperdrejta ne menyre qe me te njejtat para te blihet me shume energji apo mund te te premtoje se do te marre maximumin nga teci i italianve e tjera gjera qe mbeten administrim i zakonshem per nje qeveri. Une shpresoj qe rama te  mos premtoje "superfuqi energjitike".

 

Ne thelb, PS po te premton EKUILIBER ne qeverisjen e ardhshme (zhvillim i qendrueshem e kane quajtur). Dhe prezenca e rames garanton vendosmeri (ashtu si berisha ne kahun tjeter).

 

P.S. Sa duhet ti shiste 500 "tankset" pandeliu? Veri nje cmim ti dhe pastaj diskutojme per kete.

 

  

Pergjigja eshte e thjeshte Grup. Se ne Shqiperi ka triumfuar kultura e llafogjise, ka ardh koha te gazetareve te diplomuar per gjuhe-letersi qe jane eksperta per aeronautike.

Do nje shembull konkret? Ja ta them une.

Para ca ditesh pashe emisionin Opinion (nje anetar kishte vene link). I ftuar Sali Berisha. Te them drejten kishte vite, qe nuk shihja nje program politik shqiptar. I kam si alegji. Nejse. Po bej nje paranteze tjeter, para se te vij te shembulli. Dua te flas perpara per gazetaret te ftuar. Qysh nga fytyrat bullafiqe e te dhjamosur duket menjehere, qe jane tipi i personit parazit i cili nuk ka kombinuar asgje te dobishme ne jete. Irritues ne kulm, pa pike edukate. Presnin fjalen tjetrit e nuk e kishin haberin per cfare flisnin. Pyetjet qe benin nuk kishin lidhje me realitetin, por dukej vetem sikur po benin muhabet kafeneje.

Te vij te shembulli i lobotizimit te trurit. Pyetjet nga publiku. Dy studente te nje universiteti privat bene dy pyetje kryeministrit. C'te them. Te vinte per te qare! I pari pyeti dhe tregoi shqetesimin e vet se pse qeveria kishte marre borxh 250 milion USD me perqindje interesi 9.5 % + Euribor (?!). I dyti beri nje tip diskutimi abstrakt-filozofik ku perla ishte " neve na intereson Thellesia e ndryshimit e jo Shpejtesia e ndryshimit"

Tani une pyes veten, car leshin i intereson nje studenti qe eshte duke mbaruar universitetin, per % interesit + Euribor apo "Thellesia e ndryshimit e jo Shpejtesia e ndryshimit" ? Je duke mbaruar shkollen? Ok. Shqetesimi yt duhet te jete pergatitja profesionale, duhet te jete sa je ne gjendje te perballosh sfidat e jetes. Sa je i pergatitur ne krahasim me bashkmoshataret e tu ne universitet e botes. Shqetesimi yt duhet te jete punesimi, strategjite e zhvillimit e jo marrezira pa sens, qe nuk je ne gjendje ti kuptosh.

shqetesimi i tij ka qene se atij e jo berishes do ti duhet te perballoje pagesen e ketij 9.5% + euribor (le te themi nja 2% te tjera).

me aritmetike te thjeshte i thone (vetem per ate borxh) nja 25 km superstrade ne vit.

 

eshte shume interes a e kupton?

ai studenti e ka kuptuar qe keto para do te hiqen nga politikat e nxitjes se punesimit per te rinjte dhe kjo e shqeteson.

Idete e tipit "SHIKO PUNET E TUA" leri per tek selia e partise.

nooo paska kalu fshesa rendshem prape ..

gabim keni be, te gjithe brenda temes ishin.

rezil admin !

 

Mos o gene, se eshte gjynah? Si arsyeton kshu? Po tani edhe per zhdukjen e balenave do te shqetesohem une? Tani une te solla shembullin e % interesit te borxhit. Po te ishte 7.5 % + Euribor do te thonin pse eshte 7.5 % + Euribor? Po te ishte 3% + Euribor, do te thonin pse 3% + Euribor? Po te ishte me 0 % inters, do te thonin pse na futni ne borxhe? Nuk eshte e mundur, nuk eshte e imagjinueshme, qe nje student 22-23 vjec i cili po mbaron universitetin, te kete prioritet borxhet e qeverise e "thellesine e ndryshimit ne vend te shpejtesise te ndryshimit". Eshte botekuptim i gabuar, i deshtuar. Nuk te çon askund.

gabimi yt hunter fillon me shprehjen "borxhet E QEVERISE". dhe pjesa tjeter eshte rrjedhe llogjike e ketij gabimi.

 

ato borxhe jane te tuat dhe te miat. Nuk jane borxhe te qeverise as nese ti nenkupton INSITUCIONIN qeveri.

 

Nuk jane njesoj 3%+euribor me 9%+euribor. Dhe kjo eshte artimetike.

 

Vete egzistenca e borxhit tregtar (pamundesi per te mbledhur borxh "shteteror&quotsmiley eshte sinjal alarmi per mua e megjithate 5% nuk jane njesoj me 11% interes vjetor.

 

Le ta leme menjane edhe interesin, dhe te merremi vetem me principalin. A nuk eshte e drejte te themi se invesitmet deri sot u bene ne kurriz te atyre qe do kene barren e mbajtjes gjalle te shtetit neser?

 

Qe te mos duket sikur po flasim kot, me kete po vazhdoj te them se PS i fiton zgjedhjet edhe pa program te detajuar per shkak se fajet e PD jane te medha dhe ato qe trumbetohen si arritje te tyre, nuk jane te tilla ne fakt. Mjafton qe PS te premtoje se do te ngrohe kolltuqet dhe do te merret me shtetin "part time".

 

 

 

Ja edhe nje gabim tjeter ne pikenisje. Nuk mungon edukata ndaj kryeministrit por mungon edukata ndaj berishes pasi ai nuk meriton edukate. Eshte mire te themi se sjellja e gazetavere eshte produkt i sjelljes se politikaneve dhe vecanerisht e sjelljes se berishes.

Gabimi tjeter eshte kerkesa per gazetare pula. Kjo komentohet vete. 

Nuk eshte e mjaftueshme Gene te me tregosh se ku jane abuzimet e PD-es. E marrim vesh qe ka abuzime. Dua te me tregosh se SI do tja kaloni PD-es me ritmin e ndertimeve ne infrastrukture dhe ne energjitik...NESE ekziston nje plan i tille.

asi permenje nuk bojn per rrugen e arbrit, as per korridorin 8 qe madje do i lshohet fondi nga BE, per aeroportet e parashikume ne sarande, vlore, gjirokaster, per investime ne infrastruktur energjetike e gjith paketen e zhvillimit real te nji veni.

dhe as nuk kon kuptu deklaratat e Shejtonit te modh per pune centralesh berthamore qe me i mnyr te squt (edhe sikur te mos ngrihet nanji) tregojn per jasht seriozitetin per investim qe osh gati te boj shqipria. asi permenje per pune zhvillimi te industrise elektronike qe te pakten pd e ka permen si ide ne bashkpunim me kinen. ka krahu pd ka projekte te deklarume e te padeklarume qe sikur 5% e tyne te realizohen ne jena te nerum, kurse ps nuk ka asnji konkret, qofte dhe per te tregu se e ka menu seriozisht punen e zgjedhjeve. kta duket sikur dun me hy me hum ne zgjedhje..

nderkohe hordhite e malokve mire keq e kan nis e po e bitisin dhe ky osh dallimi. dhe kan dhe me ca ta tregojn sepse shum natyrshem po e perdorin per argument zgjedhor krahasimin me shifra te asaj se can kan bo kta per 4 vjet e ca ka bo PS per 8 vjet. dhe dallimi osh nga 10-15 fish gjithanej. e tmerrshme ene e vertet.

robt ashu te lodh si jon, dun te pakten te shofin infrastrukture reale se ne baze te asaj vijn gjonat e tjera. po me i program retorike teatrale mrapa diellit pa asi lloj gjoje konkrete, per ca ta votoj robi PS-ne? ktyne i duket se sulmo PS-ne ti, kur ne fakt osh ashtu sic tha ne ai robi me uje siper, a po tunin zinxhirat gjith diten ke PS a si? se asigjo konkrete nuk kan thon, asigjo!

dhe aty osh gjith puna

 

(pervec nqs PS po puno per PD-ne.. ene s'e kena mor vesh)

Gene me ke dhen ate pergjigje qe kisha frike se do me jepje...pra..."ne premtojme qe s'do bejme asgje pervecse do heqim KTA nga qiveria".

Nuk mjafton kaq dhe pik puna. Ti e quan si "dem" qiverisjen qe kan ber kta ne kto 4 vite. Une nuk e shikoj kshu dhe me sa duket...as shumica e Shqiptarve nuk e shikon kshu.

Ti mund te vazhdosh sa te dush e te thush..."kta i bejne gjerat shume shpejt se na ka fut ne borxhe". Ne nuk jemi ne epoken e Gjeneralit qe te kemi si parrule "me forcat tona". Se pari gjerat nuk jane bere shpjet fare por jane bere AQ sa duhen..projekte rrugesh qe kishin me VITE qe rrinin neper zyra te PS-es, dhe asnjehere nuk u ngrit as nje gisht per ti bere.

Kte me premton perseri ti? Po prandaj ju them...jo. Te gjitha kto qe u bene ishin projekte absolutisht 1001% te nevojshme...dhe te nevojshme SOT dhe jo mbas 25 vitesh qe i binte te mbaronin me PS-en.

Sa per punen e borxheve...edhe ato jane ceshtje ekonomike dhe arithmetike...S'ka shtet ne bot pa borxhe dhe gjerat behen me borxhe. Qe ti ti besh naze duhet te me thuash se cilat ishin alternativat e tjera per huamarje dhe me cfar interesi...dhe nese FITIMI qe i vjen Shqiperise permes ksaj rruge (dhe shume te tjerave) eshte i mjaftueshem.

Mos me thuj mu...kta e ben me borxhe!...sikur eshte gje e keqe. Kshu jane bere gjith vendet e tjera.

Dhe nderkohe PS-ja nuk do ti kishte bere as nje km nga kto rruge...dhe perseri paret do vidheshin. Kjo s'eshte alternative.

Ti me thua pse merresh me PS-en e Nanos dhe nuk e krahason me PS-en e Edit. Edi ka punuar si Kryebashkiak kur rruga me e gjat qe ka ndertuar eshte 1km. Dhe ti e di vet qe edhe ai ka abuzuar ne menyre po aq ekstreme me tenderat dhe me paret e Tiranes. Dhe po ka bere pune te mire...pune te KRAHASUESHME me ato qe ka bere qiveria e sotme ne infrastrukturen ne Shqiperi.

Po do jet Edvini Minister i Transportit...apo i Ekonomise...Apo do jet Pandeli Majko? Erjon Brace? Apo Erjonka i Modhi? Prandaj po te them, Edvini nuk do ta bej qiverine me veten e vet. Ka 1001 qurraman nga mbrapa, dhe po ata qurraman qe ne kohen para-Edvin i kishin po kto projekte ne dore dhe NUK BENE ASGJE.

 

Ti me flet per energjitik dhe thua se kto jane projekte te bera nga "te tjere" pa tendenca politike. Ti e di qe kjo s'eshte aspak e vertet. Sa here qe ndrohet politika...sbrazen edhe zyrat e KESH-it dhe zevendsohen me ata qe bejne propagande ke Peshku Pa Uje per postet e punes e se ardhmes (Swedi me shoke/shoqe). Si mund te jet i njeti program kur te njejtit qurraman qe dje dilnin katundeve per te "protestuar" TEC-et....sot i ke ne rradhet e PS-es gati per tu bere deputetka.

PS: 1 tanks peshon afersiht 40 ton. 500 x 40 = 20,000 ton. 1 ton celik scrap shitet per $250 (mesatarisht...dhe celiku i perdrur per tankse kushton shume me teper). 20,000 x 250 = 5 milion dollar. Thjesht per tu shkrire sikur te ishin shitur kto tankse...mund te ishin shitur per 5 milion dollare. Nderkohe u shtien per 100 mije dollar. 100 mije dollar kushtonte makina e Pandeli Majkos. Pastaj pse Delijorgjit? Pse nuk ju shiten Kurum-it te Elbasanit qe me ate pune merret? Dhe pastaj...po i njeti person ka goje te hapi e te flasi per korrupsion...kur ai vet beri po te njejten afar korruptiv me Delijorgjin disa vite me pare. Atehere PSE ta heq njerin...e ta zevendoj me po aq keq...por me me pak rezultate?

Ej, te forte jeni per at zot, edhe Rudina Seserin e nxorret ne fis? Nuk e di por une kam respekt per njerez si Seseri qe ka mbaruar nje nga universitetet me te mira ne bote dhe ka "case studies" qe jane ne Harvard Business Review dhe perdoren ne graduate schools. Normal qe ajo duket anormale perballe Olldashit, nga vjen ajo dhe nga vjen Olldashi? Mblidhni mendjen se nuk quhet sukses kur gafurresh si cub rrugesh si ne kohen e te forteve. Per nje gje cuditem me Seserin, perse e ul veten ne nivelin e debatit vulgar shqiptar!! Eshte e sigurt qe e humbet ate debat se nuk vjen nga ai llum. Ju sugjeroj te harroni per nje moment se kujt partie i takojne. Me gjak te ftohte gjykoni dy njerez ne baze te atyre qe kane arritur ne jete, shpresoj qe do shihni qarte kush ja vlen. Zoti ju falte per militantizmin e verber nga i cili pervec orgazmes momentale mendore, asgje tjeter nuk fitoni.

treni, me bone me check her online:

Harvard Business School

Wellesley College

Senior Analyst me Credit Suisse.... well this one not quite breathtaking, but still, still, still.... she's young! Jo seriozisht. Impresionuese.

Dhe vertet, mire thua: Normal qe ajo duket anormale perballe Olldashit, nga vjen ajo dhe nga vjen Olldashi? Mblidhni mendjen se nuk quhet sukses kur gafurresh si cub rrugesh si ne kohen e te forteve.

o tren Harvardin e ka mbaruar edhe madoff po e demtoi ekonomin amerikane dhe e vuri ne recesion tere ekonomin e botes

Ore Gripi derrave te ka zene ty  ? Ku i ke bere pushimet ne Meksike ? Nga Himalajet ja fut ne Paqsor ..nga Adriatiku ne detin e Zi ....nga Tankset e ( (vetem njeri kushtonte  5miljon dollare) tek nendetset qe (vetem njera kushtonte 10 miljon dollare ) ....Ke ndruar gje kuren apo je vizituar te Mixha ? Mos beni kaq shume rruge thuaj Mixhes se ju duhet te gjeni edhe njerzit te levizin smiley Po une mendoja se vetem ai me fitorje e meritonte ...po ethet e karrikeve ....Me Edin ke qene qe qekur si qurraman i 1002 ...Tani shndrit nje Yll i ri dhe je quraman i 1003 ...Te shohim ku do te varesh si  qurrs .  

Kujtoni Gjeorgjine...

P.S.HBS ka prodhu njerezit qe i vune dinamitin sistemit global financiar, dhe per nga perzgjedhja jane zakonisht me skuthat e Amerikes. Me mire ti lesh aty ku kane investuar ne kontakte dhe kapital sesa ti ri-importosh ne Atdheun e pazhvilluar  si 'produkt gjysem i perpunuar'.

 

si golfi mer... ka nji korrelacion midis skuthllikut dhe gjases qe lu golf. Megjithate shumica duan prap me i kap Klubet e mira ene s'munin.

bote jallane!

o Qafir, nuk e kuptova lidhjen e artikullit me skuthat e HBS? Sa nga keto skutha ke njohur ti qe je kaq i sigurte per nominimin? Po me mire te rrine atje dhe te lene Olldash-at me Berishet te drejtojne vendin e te krijojne kulte individesh...

o Qafir, nuk e kuptova lidhjen e artikullit me skuthat e HBS?

Hic o..fare s'ka te beje me artikullin

.........po o shoku 'treni' i hodhem nje sy atij linku dhe ja se kush eshte pergjigja e vertete per kete  ;

.... te gjithe ata qe kane femijet  apo te afermit te cilet  kane mbaruar universitetet me master per ekonomi dhe finance ketu ne Ameriken e veriut e dine shume mire qe minimumi  i pages sipas indeksit te pagave per profesionet dhe pozicionet e ndryshme ne institucionet financiare (private dhe shteterore) per shoqen Seseri ne ate pozicion te larte do te ishte  $50,000. dhe perpjete.

       TANI  A MUND JU TE THONI ARSYEN SE PERSE KJO SHOQE DO PRANONTE TE LINTE  NJE VEND PUNE ME 5000$ NE MUAJ  NE UAS  DHE TE BRITHTE DYEREVE TE PARADHOMAVE TE KRYEMINISTRIT(te cilet e kane peshuar MIRE se cfare brumi ka qene ...) PER TE LYPUR PUNE ME 500$ NE MUAJ???? KJO DO ISHTE E MUNDUR VETEM PO TE ISHTE E BIJA E I.QEMAL BEJ VLORA.

                KA VETEM NJE PERGJIGJE ;ATE E DEBUAN,AJO NUK QE E AFTE TE MBANTE ATE VEND PUNE(e pe si zgerdhihej ore e sekond)  TE CILIN E SIGUROJ VETEM NGA EMRI I SHKOLLES.PRANDAJ SJU HAP ASNJE DERE EDHE NE INSTIUCIONET SHTETERORE.  AJO NUK BINDE DOT NJERI PER SHKOLLEN QE KA BERE . CFARE KUJTON TI SE DO TA LINTE SALA  PO TE KISHTE DY PARE MEND NE KOKE AJO...PRANDAJ PERFUNDOJ TE 'PS '  DHE BERI MIRE QE SHKOJE ATJE  SE NA LA TE GJITHEVE ME GOJE HAPUR ME THAGMAT QE THOTE....EDHE NJE E DIPLOMUAR NGA UN. TIRANES DO ISHTE PARAQITUR SHUME HERE ME MIRE SE AJO....

o kaposh, nuk eshte e thene ti kuptosh te gjitha dukurite dhe fenomenet rreth teje... tani fillu nga gjerat me te thjeshta, gjej ku eshte Caps Lock tek tastiera

Niiice! Me behet qejfi! Per njeriun them, njisoj si te ishte e PD-se! Politika s'ka te boj fare!

Mbare t'i behet!

Treni dhe Emigranti...dakord shume qe ajo mund te jet shume e shkolluar dhe per kte t'ja kemi zili te gjithe...Po kjo s'ka te bej FARE nese behet fjale qe ajo te ket ndonje njohuri per Shqiperine ose per cfar po flet ne ate panel.

Dallohet shume qart ne ate video qe ajo s'ja ka idene fare per ceshtjet ne fjale...dhe pik puna. Performance me koti s'kam pare qe nga koha kur Ambjentot diskutonin smiley

Dhe me kaq mbyllet muhabeti. Ajo si MBA nga Harvardi duhet te marri vesh shume mire qe nese do behet nje diskutim mbi arritjet ose deshtimet ekonomike te nje vendi...flitet me SHIFRA...jo me budalleqe e me "ti leme shifrat menjane per nje minute". Te lutem...se na ofendon dhe ne te tjeret (se kemi dhe ne Master-a dhe MBA jo per gje...s'jemi cuba rrugesh)

PS: Dhe s'eshte e thene qe thjesht paisja me nje MBA te lejon te flasesh me autoritet per nje ceshtje qe nuk e ke studiar...se perfundimi ne ato raste eshte pak a shume i ngjashem me GJEROGJINE (une me Arnautin e paskmi menduar kte gje njekohesisht...mendo sa e frikshme eshte kur ke nje 26 vjecar si Minister MBROJTJE ne Gjerogji...dhe pastaj imagjino njerez si ato te dya ne te njejtin vend)

PPS: Idriz...me mua e kishe ti? Ne Meksike kam nja 9 muaj pa vajt...besoj se i shpetova Gripit smiley Dhe tankset s'kishtojne 5 milion secili se copa hekuri nga 1967a jane...gjithsesi ti me shpjego pak se si dhe pse PS-ja ja shiti Delijorgjit per 100 mije dollar...dhe pastaj te dali Kodheli (qe thoni cte doni po grate ne politike i kemi 180 grad kundrejt meshkujve per nga pamja)...e te na thote se fakti qe investimet jane 10 here me shume s'psaka rendesi se "ne nuk vrame 26 puntor ne 2000-2005!!" Jo moj...

po jo mer Grup, cfare zilie! Te flas per vete ne fakt: nuk i kom asnji zili mer, per shkollen e kam. Cfare zilie! Kjo goca ka nje MBA Harvardi; tani "MBA is basically a document that certifies that you have a general competency in all the major functional management roles you'll find in the modern corporation. An MBA is a career accelerator across a number of industries and MBA graduates can usually command higher salaries"; kaq eshte MBA-ja. MBA nuk eshte te themi, PhD, pikesepari, flas burokratikisht nje here; pastaj edhe Harvardi... me teper eshte nje garanci per punedhenesin dhe nje hapes dyersh. Shiko, George W. Bush, psh, ka mbaruar ne Yale dhe me pas nje MBA ne Harvard, si Rudina. Ca te them me teper... dmth une s'jam as per fetishizim. Se fetishizimi eshte skaji tjeter i muhabetit.

Jam per ate qe gjithkuj ti jepet nje shans, me shpalos potencialin, po e paten. Dy gjera per se mbari i ka degjuar kjo goca ne harvard, tani, apo te Credit Suisse...

Me fal po kjo ishte pergjgije non sens. Puna eshte...ka informacion rreth cheshtjes ne fjale...apo jo. Kuptohet...nuk i kishe bere detyrat e shpise ate nate.

s'eshte e thene qe thjesht paisja me nje MBA te lejon te flasesh me autoritet per nje ceshtje qe nuk e ke studiar...se perfundimi ne ato raste eshte pak a shume i ngjashem me GJEROGJINE (une me Arnautin e paskmi menduar kte gje njekohesisht)

Edhe Xhaxhai!

 

Nuk eshte pak te kesh bashkepunuar me David Yoffie. Une i heq kapelen Seserit, Olldashi me shoke nuk jane vecse ca miza pisanjose nga plehrat e pafund te tiranes.

Sali Berisha ka qen doktori me i mire qe ka pas Shqiperia ndonjehere...Skender Gjinushi ka qen matematicien nga me te miret ne Shqiperi dhe ka qen i shkelqyeshem (dhe djemte i ka po ashtu padyshim te shkelqyeshem)...Neritan Ceka ka qen historian i kategorise se pare.

Edhe? Gjithsesi edhe Sali Berishes po ti besh nje pytje rreth nje ceshtje mjeksore per te cilen nuk eshte informuar fare...nuk do dij te pergjigjet. Po ashtu dhe kjo Seseri...e kishin hedh kot te arene te shkreten pa pik ideje se per cfar po fliste.

Or Grup, shume I ashper je or daj,merre ca me avash. Jam dakort qe nga klipi me siper Seseri ka dale bllof, por jam I sigurte qe edhe vete Obama te ishte aty, nuk do arrinte te perballonte 2 hienat e vjetra te rrahur me vaj e uthull.Qe ti bie shkurt jam I prirur to besoj qe me mire ose shume me mire nje seser sesa nje olldash. Tertjeta.

Or Tren te thash njhere dhe ne te tjeret nuk jemi cuba rrugesh...qe te na ofendosh si te tille (ti mbase nuk e kupton po ate po ben). Ky ishte diskutim per ceshtje ekonomike...ka fakte, ka shifra. Ata dy te tjeret te pakten folen me fakte dhe me shifra qe jane te pamohueshme. Seseri na fliste per puntore imagjinar Italian.

Mua s'me intereson aspak se kush eshte me i mire...Olldashi apo Seseri....se sic te thash me siper nese e ke llafin se kush eshte me i zgjuti e me i edukuari...shko bej president Sali Berishen me KM Skender Gjinushin...dhe ke zen dy me te zgjutit ne Shqiperi.

Mua me interesojne faktet dhe shifrat per rritje ekonomike...Seserit nuk ja priste fare per kte. Kaq.

jam I prirur to besoj qe me mire ose shume me mire nje seser sesa nje olldash

 

ishalla s'thote ndonjehere qe 'fluturon gomari'

Grupi, jam ne nji mendje me ty,sic a shprehja flet e njet...

Olldashi e terrorizoi Seserin,

Mendimi im per Seserin mbetet pozitiv pavaresisht se performanca ishte e dobet. Per kete nuk ishte vetem faji i saj. E para, po ta shikosh edhe nga profili, ajo po kerkon dicka me pak teknike dhe me shume politike. Ne te vertete atje ishte hedhur per shifrat, te cilat nuk i kishte pertypur mire. Agresiviteti i Olldashit dhe Rulit e c'orientoi fare.

Mimi Kodheli nuk arriti dot as ta mbronte as te lidhej me Seserin (te dyja me njera tjetren ne fakt). Mimi duhet te kishte qene me agresive ne fillim. Nese keni durim ta shikoni deri ne fund, do shikoni qe gocat e marrin nje cike veten.

Rudina idete i kishte, po nuk arriti t'i thoshte. Ne fakt nuk eshte e lehte te dalesh direkt ne debat televiziv, nderkohe qe dhe shqip ka folur me pak se gjysmen e kohes ne 15 vitet e fundit. (Kujtoni Blendin me Ypin dhe Spiropalin.) Me pelqeu qe e nisi qe ne fillim me nje distancim nga vitet e Nanos. Nuk mund te quash sukses qe jemi me mire se ne vitet e Nanos, se perndryshe i binte te kishim ecur pas. Puna eshte se sa mundesi jane humbur dhe ku mund te ishim nese do ishte punuar me mire ne kete 4 vjecar. Kuptohet kjo hedhje poshte e PS'se se "vjeter" eshte nje levizje me rrezik politik dhe nuk u duk shume e menduar kur e tha Seseri. Aq me teper kur Mimi Kodheli heshti. Pastaj, nga fundi i debatit, Mimi Kodheli ndjek te njejten linje dhe thote qe eshte e vertete qe PS beri pune te dobet ne kohen e Nanos dhe votuesit na denuan. Kjo duhet te ishte thene me force qe ne fillim dhe te mos lihej te behej nje ore e gjysem debat duke krahasuar 2005 me 2009.

Mund te ishte thene: "Deri ne 2005'en PS u mundua te bente hapa te kujdesshem por te avashte. Kjo na kushtoi ne zhvillim, por shmangu Gerdec'rat. Megjithate, votuesit e denuan PS'ne dhe PS reagoi duke krijuar nje ekip te ri qe do zhvilloje vendin pa humbur kohe dhe duke shmangur gabimet trashanike te qeverise Berisha."

Sokol Olldashi i bertiste Rudines si cub. Mimi hidhte llafe dhe kunja si goce rrugesh. Ruli, me i permbajtur, por fodull. Ne nje moment i thote Rudines: "nuk je bere ti te me besh pyetje mua." Ec e merru.

Megjithate, gabimi me i madh i Rudines ishte qe po hallakatej nga tema ne teme dhe po mundohej t'i pergjigjej cdo llafi qe hidhej me adrese apo pa adrese.

Puna e shifrave qe dhane Olldashi dhe Ruli. E vertete, aty ne studio gocat nuk arriten t'i kundershtonin apo t'i mohonin (dhe dukeshin shume mire per Pd'ne). Megjithate, ai duhet te jete nje debat qe duhet te vazhdoje deri per zgjedhje edhe ne distance.

Psh, nga ana teknike, ato shifra do duken shume ndryshe nese nuk paraqiten ne forme nominale, sic beri Olldashi, por merret parasysh rritja e kostos se jeteses dhe kostos se berit te rrugeve. E dyta, psh ujesjellesat etj, mbaj mend qe ne 2002-2004 shume ujesjellesa, etj beheshin me donacione te ndryshme apo projekte te Bankes Boterore. Me vone, keto donacione rane sepse Shqiperise iu rrit PBB per koke. Duhet pare, nese numri (jo parate e dhena nga qeveria) i ujesjellesave ne kete kohe eshte vertete shume me i madh se ne ate kohe.

Gjithashtu mund te llogariten keto shifra ne raport me te ardhurat, qe jane rritur me valen e mire te ekonomise boterore ne keto vite (kuptohet edhe qeveria ka mbledhur me shume te ardhura).

Me e rendesishme, qe Rudina e tha po nuk arriti ta theksonte sa duhej, eshte efekti qe kane patur te tera keto ne uljen e varferise apo ne permiresimin e jetes se njerezve, perseri megjithe rritjen e ekonomise boterore. Keqmenazhimi. Si mund te matet???

Nga fundi, Ruli beri nje gafe qe Rudina e la te kalonte. U mburr qe per nje sektor (nuk e mbaj mend por nje nga mineralet), per here te pare kete vit, prodhimi ishte i barabarte me eksportin. Cfare dmth kjo? Qe vendasit nuk marrin fare nga ai produkt? Rudina e permendi qe prodhimet nuk po arrijne tregjet vendase, por argumenti mund te jete edhe me i keq. Cfare prodhohet, eksportohet. Me vone i shitet prodhuesit vendas ne formen e importin me nje cmim me te shtrenjte. Dhe kjo diference po financohet me parate e emigranteve dhe me borxhet.

Me gjithe ekipin "e ri", PS eshte e paorganizuar dhe pa platoforme, pa argumenta, pa gje. Programin ne teresine e tij, nuk e kemi pare akoma. Megjithate, te pakten ne keto javet ne vazhdim nuk do ishte keq ta shtonte pak retoriken dhe ta bente PD'ne te pakten te pergatitej me shume.

 

gre, ke nje nga postimet e pakta ne kete teme qe ja vlejne te lexohen. Thelbi eshte qe partia socialiste duket krejt e corganizuar dhe e papergatitur, duket sikur me shpejtesi kane zgjedhur disa njerez me background te mire dhe u kane ndare sektoret pa u dhene kohe te pergatiten. Kodheli (nga klipi i shkurter me siper) dukej qe nuk kishte fort lidhje mendimesh me seserin. Shkurt me keto lloj performancash, PS duket e mbaruar. Seseri ka nevoje per me shume ambjentim me terrenin sepse eshte ndryshe te ulesh ne tavoline me Credit Suisse management dhe ndryshe me horrat e rruges se shqiperise. Me kete lloj pararoje grash, Rama ose eshte genius ose komplet dumb, koha do e tregoje. Ne keto lloj debatesh fiton ai qe bertet dhe tund gishtin me shume. Njerez si seseri ndoshta nisen nga qellimi i mire per ti kthyer dicka vendit te tyre dhe perfundojne ne shtypje me kembe dhe ulje pikesh. Tough business to be in.

eshte ndryshe te ulesh ne tavoline me Credit Suisse management dhe ndryshe me horrat e rruges se shqiperise.

Harron qe tryeza me horrat e Shqiperise ka qene e shtruar per te ne NY nen catine e National Albanian American Council..

@ gre, ne min e 105 tha Kodheli qe debati (titulli me germa te medha ne ekran) eshte per maxhorancen ne keto kater vite, e jo PS para 2005.  Dhe ne ate moment fola me ze te larte, se kisha 1 ore e ca qe po e thosha me vete lol po kete ta thoshe qe ne fillim znj Kodheli apo dhe znj Seseri, jo ne min 105.  Po te kishin insistuar ne ate pike qe ne fillim, do e kishin pasur me te lehte dhe pjesen e pare te debatit.  Ndersa ne pjesen e dyte e "moren veten."  

Gjithashtu, per ceshtjen e shifrave biem dakort.  Per rruget e shume-permendura, (apo shume-numeruara te Olldashit) eshte nje artikull te peshku me titullin "Pranvera."      

po kerkon dicka me pak teknike dhe me shume politike.

Gre ishte diskutim per ceshtje ekonomike. Prandaj deshtoj se merreshe me cikerrima politike...dhe jo me fakte dhe me shifra.

Ne te vertete atje ishte hedhur per shifrat, te cilat nuk i kishte pertypur mire. Agresiviteti i Olldashit dhe Rulit e c'orientoi fare.

I thought she went to business school??...

Nuk mund te quash sukses qe jemi me mire se ne vitet e Nanos, se perndryshe i binte te kishim ecur pas

Ata qe ishin ne kohen e Nanos...jane edhe sot. Argumenti calon qe pa u nisur. Me fal po nuk e gelltisim dot.

Puna eshte se sa mundesi jane humbur dhe ku mund te ishim nese do ishte punuar me mire ne kete 4 vjecar.

 

Jo puna eshte nese PS-ja MUND te heci me mire ne 4 vjecarin tjeter. KJO eshte puna. Se dakrod qe jane humbur shanse ne kto 4 vjecar. Nuk po kerkon njeri te permbushet plani 5-vjecar me 170% ne 3 vjet...

Po edhe PS-ja te vij e te thote "ju keni bere gabim ktu ktu dhe ktu" (nderkohe rritja eshte e pakrahasueshme)...dhe pastaj te mos thot asgje se cfar do bejne ata me mire. Dhe te na flasin me "mos na shiko si ishim ne 2005 se ne jemi KOMPLETTTTT ndryshe tani...Pandeli Majko ka heq dore nga afaret korruptive me Delijorgjin"

Please.

Kjo na kushtoi ne zhvillim, por shmangu Gerdec'rat.

 

Ktu nuk jemi ne miting elektoral...ktu jemi njerez me tru (disa te pakten) dhe po bejme nje diskutim.

Gerdeci ndodhi si aksident...rezultat i nje afari korruptiv (qe ne fakt ishte pune CIA per eksport armesh...po ne Shqipot nuk e marrim vesh kaq gje). Te lidhesh KTE me shvillim ekonomik...eshte budallek. Ne kohen e PS-es afaret korruptive me Delijorgjin ishin PO TE NJEJTAT...500 tankse te shitura per 100 mije dollar.

Jo te lutem po nuk jemi budallenj qe ti gelltisim kto parrulla koti. PS-ja jo vetem qe nuk solli zhvillim ekonomik ne 2000-2005...por solli nje keqmenaxhim dhe nje korrupsion qe nuk ka krahasim as me sot...plus ndoqi te njejten rruge korruptive me Delijorgjin (dhe te flasim vetem per nje njeri dhe nje rast...eshte thjesht banalizim i disktutimit).

Megjithate, votuesit e denuan PS'ne dhe PS reagoi duke krijuar nje ekip te ri qe do zhvilloje vendin pa humbur kohe dhe duke shmangur gabimet trashanike te qeverise Berisha."

Me fal po KUSH eshte ekipi i ri? Pervec nje Edvin Rame (qe do te pys edhe ty qe po deshe moho faktin se edhe ai ka vjedhur dhe abuzuar masivisht ne Tirane)...kush jane te tjeret e rinj? Ktu perseri mundoheni te hidhini hi ne syte e njerzve....pa asnje lloj fakti, pa asnje lloj vertetimi...thjesht me parrulla.

Sokol Olldashi i bertiste Rudines si cub.

 

Ajo genjente hapur fare....dhe ai duhet te rrinte ulur atje me buzeqeshje? Me fal...nese nuk do qe ti bertasi...mos fliste kodra mbas bregud kot se koti se dhe tjetri ka per hak te mbroj veten.

Puna e shifrave qe dhane Olldashi dhe Ruli. E vertete, aty ne studio gocat nuk arriten t'i kundershtonin apo t'i mohonin

Edhe pik puna. Ky ishte diskutim per ceshtje ekonomike...jo per ceshtje politike.

Psh, nga ana teknike, ato shifra do duken shume ndryshe nese nuk paraqiten ne forme nominale, sic beri Olldashi, por merret parasysh rritja e kostos se jeteses dhe kostos se berit te rrugeve.

SA ndryshe? Jo shume me ndryshe.

Me vone, keto donacione rane sepse Shqiperise iu rrit PBB per koke. Duhet pare, nese numri (jo parate e dhena nga qeveria) i ujesjellesave ne kete kohe eshte vertete shume me i madh se ne ate kohe.

Nese niveli ekonomik eshte rritur per te dale nga kategoria e homeless-it...athere kjo eshte gje e mire. Nese tashme kto projekte merren persiper nga paret e qeverise dhe jo te Christian Children's Fund...dhe kjo eshte gje e mire. Dhe numri i ujsjellsave vendoset nga nevojat ne terren...atje ku duhet dhe kur duhet...behet.

Me e rendesishme, qe Rudina e tha po nuk arriti ta theksonte sa duhej, eshte efekti qe kane patur te tera keto ne uljen e varferise apo ne permiresimin e jetes se njerezve, perseri megjithe rritjen e ekonomise boterore. Keqmenazhimi. Si mund te matet???

 

Gabim. Ti e beke sikur rritja ekonomike boterore (qe na paska prekur kaq thelle me sa duket)...filloj ne 2006en. Ne fakt bumi ka qen qe ne kohen e PS-es...

Dhe se dyti ka plot te dhena ekonomike nga plot institucione qe VAZHDIMISHT e nxjerrin nivelin e jeteses dhe faktoret qe e perbejne...NE RRITJE ne kto vitet e fundit. Ka faktor qe e perbejne te ashtuquajturen "nivelin e jeteses"...dhe Seseri i di mire se cilat jane (ose duhet ti dij)...dhe ato maten dhe jane matur nga organizatat te ndryshme...dhe ne kto 4 vitet e fundit kan qen gjithjnje ne rritje. Pra nese ajo do te thote qe nuk ka pas rritje te nivelit te jeteses...genjen...ose nuk e ka idene.

Dhe kte ja thane edhe ata te panelit Seserit. Shiko raportet e FMN etj...te gjithe thone te njejten gje.

Keqmenaxhim...eshte relativ...sidomos kur e hedh pa asnje fakt dhe asnje vertetim. Pra me sa duket sipas teje...Shqiperia u kap nga rritja ekonomike globale ne....2006en (megjithse kishte fillar me vite ne bote) dhe fal saj u rrit niveli i jeteses ne Shqiperi (se investuan me miliarda Arnautet ne Wall Street). Ndersa sot qe ka ardh kriza globale (qe ne 2008-en...pra Shqiperia paska gezuar kte boom ekonomik per vetem 1-2 vite ndersa pjesa tjeter e botes per 5-6 vite)...Shqiperia sipas FMN dhe te tjerve mbetet i vetmi vend ne gjith Evropen Lindore qe ka nje rritje ekonomike pozitive, dhe qe do ket nje rritje edhe me pozitive vitin tjeter (ndersa gjith te tjeret jane thelle ne negativ).

You can't have it both ways. Ose Shqiperia s'ka lidhje fare me boom-in dhe kollpasin global...ose ka shume lidhje dhe atehere qiveria paska menaxhuar SHUME mire meqe Shqiperia del si i vetmi vend me blianc pozitiv ne Evropen Lindore....(edhe FAT te jet...qe ne shumice eshte...gjithsesi meriten e merr qeveria).

Me gjithe ekipin "e ri", PS eshte e paorganizuar dhe pa platoforme, pa argumenta, pa gje.

Edhe ashtu eshte.

Grup,

qe te jemi te qarte. une nuk po marr persiper te mbroj PS, apo programin e saj. thjesht deri tani po me duket se nuk ka fushate fare. dhe duke patur si pike referimi debatin per te cilin po flasim, mendoj se ana e PS'se do kishte qene me efektive edhe me aq (mos)pergatitje sa kishte. te pakten tani ne fushate ta mbledhin pak, mire deri tani qe kane qene leshuar fare. Olldashi dha disa shifra, dhe mund te jepte edhe shume te tjera dhe nuk do e merrte vesh njeri ne ishin te verteta apo jo (sikur ai numri i kilometrave te rrugeve ishte me i vogel ne fillim te emisionit dhe u rrit me vone). Edhe ata te PS'se vete i gelltiten pa i pertypur fare. Sa per te na bere ta ndiejme qe eshte fushate dhe te dyja palet jane serioze PS'ja duhet te mbledhe mendjen.

Puna eshte grup, se jo vetem Shqiperia, po shume vende te tjera jane ndihmuar nga rritja boterore dhe kane lene pas dore reforma te domosdoshme. Eshte e pafalshme qe akoma nuk eshte zgjidhur puna e tokave. Ky eshte problemi im. Dhe kriza boterore ne rastin e Shqiperise shkon both ways po nuk krahasohet me vendet e tjera si thua ti. Ne vendet e tjera eshte shembur sistemi financiar, ndersa ne Shqiperi nuk eshte shembur. Rritja boterore ka ndihmuar eksportet, parate e emigranteve dhe turizmin psh. Nga brenda kane kontribuar ndertimi dhe rritja e kredise. Kriza demtoi dhenien e kredise, por ajo u zevendesua (rastesisht) me rritjen e investimeve publike (dhe ndertimi ne total vazhdon te shenoje rritje). Ndersa renia ne eksporte, turizem, etj e coi rritjen ne 0.4%. Pra, hiqi ekonomine e mire boterore dhe potenciali i Shqiperise eshte 0.4%. Ketu ta kisha llafin. Ta quajme te mireqene ate qe tha Ruli, qeveria ka bere reforme ne mbledhjen e te ardhurave. Me thuaj cfare reforme tjeter ka bere qe rrit prodhimin.

Tani rritja boterore ishte gje e mire per te gjithe dhe fati i qeverise se asaj kohe kuptohet. Do ishte shume me e veshtire ta drejtoje vendin ne nje krize. Dhe kjo mund t'ju jape zgjedhjet PD'se, normale. Megjithate edhe me kete PS'ja mund te filloje te gjeje ku ka caluar gomari dhe kur t'i gjeje keto shpresojme te gjeje dhe zgjidhje dhe t'i paraqesi ne program.

 

.........po o shoku 'treni' i hodhem nje sy atij linku dhe ja se kush eshte pergjigja e vertete per kete  ;

.... te gjithe ata qe kane femijet  apo te afermit te cilet  kane mbaruar universitetet me master per ekonomi dhe finance ketu ne Ameriken e veriut e dine shume mire qe minimumi  i pages sipas indeksit te pagave per profesionet dhe pozicionet e ndryshme ne institucionet financiare (private dhe shteterore) per shoqen Seseri ne ate pozicion te larte do te ishte  $50,000. dhe perpjete.

       TANI  A MUND JU TE THONI ARSYEN SE PERSE KJO SHOQE DO PRANONTE TE LINTE  NJE VEND PUNE ME 5000$ NE MUAJ  NE UAS  DHE TE BRITHTE DYEREVE TE PARADHOMAVE TE KRYEMINISTRIT(te cilet e kane peshuar MIRE se cfare brumi ka qene ...) PER TE LYPUR PUNE ME 500$ NE MUAJ???? KJO DO ISHTE E MUNDUR VETEM PO TE ISHTE E BIJA E I.QEMAL BEJ VLORA.

                KA VETEM NJE PERGJIGJE ;ATE E DEBUAN,AJO NUK QE E AFTE TE MBANTE ATE VEND PUNE(e pe si zgerdhihej ore e sekond)  TE CILIN E SIGUROJ VETEM NGA EMRI I SHKOLLES.PRANDAJ SJU HAP ASNJE DERE EDHE NE INSTIUCIONET SHTETERORE.  AJO NUK BINDE DOT NJERI PER SHKOLLEN QE KA BERE . CFARE KUJTON TI SE DO TA LINTE SALA  PO TE KISHTE DY PARE MEND NE KOKE AJO...PRANDAJ PERFUNDOJ TE 'PS '  DHE BERI MIRE QE SHKOJE ATJE  SE NA LA TE GJITHEVE ME GOJE HAPUR ME THAGMAT QE THOTE....EDHE NJE E DIPLOMUAR NGA UN. TIRANES DO ISHTE PARAQITUR SHUME HERE ME MIRE SE AJO....

Gre...dhe njehere....sipas teje boom-i e zuri Shqiperine ne 2006 dhe e la ne 2008.

Kjo eshte komplet e pavlefshme sepse rritja kryesore ekonomike ne bote ndodhi midis 2001-2004 (dhe kjo ne nivel global jo thjesht Amerikan)

E di qe po mundohesh te gjesh nje aresye se pse nodhi rritje ekonomike ne Shqiperi dhe pse kjo nuk ishte pasoje ose merite e qeverisjes se PD-es...po po kapesh me gjera te gabuara. Nuk eshte aspak e vertet qe rritja qe pame ne 2006-2008 kishte te bente me "boom-in" ekonomik boteror...pasi e kishe humbur per disa vite ne ate pike.

 

te gjithe ata qe kane femijet  apo te afermit te cilet  kane mbaruar universitetet me master per ekonomi dhe finance ketu ne Ameriken e veriut e dine shume mire qe minimumi  i pages sipas indeksit te pagave per profesionet dhe pozicionet e ndryshme ne institucionet financiare (private dhe shteterore) per shoqen Seseri ne ate pozicion te larte do te ishte  $50,000. dhe perpjete.

Kaposh....harroje 50,000...me master ose MBA je diku ke 75 mije...dhe nga ndonje shkolle si Harvardi s'te afrohet njeri me me pak se 100 mije...dhe kjo eshte vetem sa ke dal nga shkolla me zero eksperience pune.

Kjo Shoqja eshte ose shume e dashuruar mbas Shqiptarve...ose ka ndonje oferte me te mire smiley

In 2001, conversely, many
advanced economies had mild recessions, but
growth in major emerging markets such as China
and India remained robust.
 

The period 2006–07 stands out as one in which
the number of countries in recession was at a
historical low.
 

Grup, keep an open mind... kuptohet qe une po e shtyj pak ne ekstrem argumentin. Po me thuaj nje reforme qe ata bene gjate ketyre viteve dhe qe do e ndihmoje vendin te rrise prodhimin.

dakort grup fillojme nga hici e pastaj perpjete.

 

Cilat jane keto fusha ku PD investoi dhe nga i gjeti parate (te lutem hiq dore nga "nuk me duhet ku i gjen parate" se nuk le vend per diskutim fare dhe ve ne dyshim inteligjencen tende qe aq shume po e permend ketu)? Nuk besoj se ti kerkon "rruge me cdo kusht".

E gjithsesi, meqenese je kaq i sigurte se PD ka bere me shume, na sill nje link me ate grafikun e ritmit te rritjes se rrugeve te prodhura (pasaj diskutojme nese eshte me e thjeshte te ndertosh nga hici nje sektor te tere apo ta mbash ne pune nderkohe qe nuk ka arritur piken e ngopjes dhe kur e ushqen me ilacet e spitalit). Na jep dhe ate me ritmin e ndryshimit te kostos per njesi sipas kategorive se besoj ta kesh para syve kur thua se PD ka punuar me mire.

Larg qofte qe nje gjeveri te mos gjeje e te mos lere ne sirtar projekte. Nje miku im para ca vitesh ishte skandalizuar se privatet po vidhnin projekte te kohes se komunizmit per hidrocentrale te reja e i shisnin sot si te tyret. Shtriji kembet sa ke jorganin!- thote populli yne, dhe ky eshte thelbi i nje qeverisje te ekuilibruar. Pastaj, sigurisht qe cdo qeveri ka interes te beje sa me shume tendera qe te jete e mundur (ta kane thene dhe ty ne shkolle andej besoj se nje 10% konsiderohet kafe jo korrupsion) e nuk ka burre nene te me mbushe mendjen mua se qeveritaret nuk i bejne tenderat edhe kur kane mundesi.

 

Pa lexuar asnje bilanc, pamundesia e qeverise per te marre kredi me kosto te permbajtur, qofte nga donatoret e qofte ne tregun e bonove te thesarit, eshte ne vetvete tregues i rendesishem i nivelit dhe cilesise se borxhit. (jo me cdo kusht)

 

Eshte si eshte nano, e gjithe ata qe e rrethonin, gjate qeverisjes se tij ngriti ne kembe nje sistem ekonomik e financiar qe nuk egzistonte (si sistem them) dhe nje sistem politik modern qe nuk egzistonte. Nuk mbetet vecse ta cojme perpara apo, se paku, te mos e pengojme (pengohet psh kur eshte shtrydhur deri ne fund mundesia per te marre borxhe e per investime publike)

 

Qe ta kuptosh edhe me mire: MJAFTON QE PS TE LARGOJE BERISHEN NGA DREJTIMI I KETIJ SHTETI DHE UNE I JAP VOTEN TIME. Nese pastaj me premtojne se do te punojne si ne tirane, gjej dhe nje justifikim moral me teper. Nese i vene kapakun me nje program ekonomik qe me intereson e me bind, aq me mire akoma.

Se mire programet i bejne edhe femijet e kopshtit por kush do i realizoje eshte puna. Qofte puna ne bashkine e tirane e qofte menyra e ekuilibruar e te sjellurit ne opozite (ekuiliber qe kurre nuk e kishim pare ne shqiperi) me bindin qe meritojne me teper se PD. (te ciles nuk i mungojne as idete as njerezit e gatshem per ti realizuar por i mungon nje lider i pershtatshm apo se paku i tolerueshem e tolerant) 

reformen agrare e ka bere berisha me ligjin 7501 (dhe mire ka bere)...Erdha prape i nerum Gene !  Dy amanete i la Rama Sales ....Mo luj me TOKEN dhe me Deshmoret...jo per gjo po hash p....sateme! Dhe nuk ka lujte JO dhe s'ja ma suma me lujte. Per te tjerat jepu perparesi te shpjegojne sukseset e te marrit se nga vrima e hundeve  i ka nxjerre . Ja si argumentijne smiley "Po kjo s'ka te bej FARE nese behet fjale qe ajo te ket ndonje njohuri per Shqiperine ose per cfar po flet ne ate panel ".....nje ku t'ka ardhe me dere  smiley ...Sa per kujtese per Shqiperine nje i shkolluar i shekullit te 21 nuk ka nevoje te kete haber se cfare ben nje vend i shekullit te 15 dhe Ministrat e tij . Maximalja mund te habisin vetem GRUPE me perfaqesues te tjere si ky i riu  smiley... kokosh  i thote vetes ...dhe kujtion se keto tema jane per tju mburrur pulave KA VETEM NJE PERGJIGJE ; ATE E DEBUAN , AJO NUK QE E AFTE TE MBANTE ATE VEND PUNE...ka edhe flamur te perperjashtem  smiley te vendeve ku nje pastrus haleje merr me shume se nje minister i Memedhembjes smiley...... dhe te mendosh kete perfundim ne GRUP e nxjerr megjithse i dhier por PLOT KRENARI smiley Perpara drejt fitorjeve te reja me PD ne krye!

....  se pari ti shoku idris ke ngateruar "seksionin",deri me sot une kame pare ndonje njeri me emrin "Idris" te meret me politike .Nje gje e ralle dhe e cuditshme , por qe ka shpegimin e vete sepse radhja ne amerike(ne amerike ligji e lejon te emigrosh me shkolle 8 vjecare nqs gjen nje deftese fallco,kurse ne canada duhet te jeshe me arsim te larte dhe te mbrosh anglishten ky eshte ndryshimi i pare ndermjet nesh)  ti kujton se te jep te drejten  te thuash  brockullat e  nje militanti medioker komunist pse ke akses ne internet....

Mos e ofendo ti se ai ka qene kapter mi smiley

 

Ke plehu Kaposh ke Plehu! smiley . Vendin e ke tek shpura e Left me ....YYYYYY ne fund . Mos i kalo sinoret . C'ke qe merzitesh ? Do mendoje ndonje vend edhe per ty smiley Ti rrosh Partise ! Sa te rrosh do mesosh, vetem me kikiriki-rikikiku nuk mesohet ...me Idris .....eh cka !

Sherbetoret enomeklatures  komuniste  si në Evropën qendrore dhe lindore ashtu dhe tek ne shqiperi paten mundësinë dhe fatin të ndërrojë kostumin komunist me blu xhinset e perëndimit  edhe ti duhet te jesh pa dyshim nje nga ata...                                                                                                                                                                                                                                  

 

 

 

 

 

Gene...se u lodha me kte diskutim koti...se kshu verr verr kot se koti...kur PS-ja s'ka asnje plan dhe asnje program por vetem zhurme...eshte e kot te diskutohet. Kur Edvini te dali e te na thote ndonje gje tamam...atehere diskutojme. Kshu me...do mbjelim peme...ai tall bythen me ne si tallte Sala me ullinjte.

Gene dhe njehere...shteti...qiveria...ka VETEM nje dhe vetem nje qellim...INFRASTRUKTURE. Nen kte titull perfshiehn jo vetem rruge dhe energji...po dhe shume gjera te tjera (infrastruktura ligjore, infrastruktura tregtare etj etj)

Po si ide...nje shtet...ka per deytre per te krijuar INFRASTRUKTUREN. Dhe KAQ e ka detyren shteti...

Tani te krahasosh infrastrukturen e ndertuar ne 4 vitet e fundit...me ate te 8 viteve te meparshme...S'ka asnje krahasim!

Pra ne krahasim me PS-en e vjeter te Seser-it qe beri nje vrime ne uje shumzim per zero...ktu ka nje permirsim shume te madh.

Tani nese Edvini do vij e do me bej PROPAGANDE se "PS-ja ka ndryshuar"...dhe perseri rreth vetes ka 1001 qurramanet qe ishin po te njejtit ne kohen e Nanos...une S'KAM pse ta besoj.

Nese ti kenaqesh thjesht me "te heqim Salen"...atehere ti je thjesht militant partie dhe asgje tjeter..dhe ne kte rast sic thash ky diskutim eshte bere pak i merzitshem. Nese me kerkon te te sjell shifra se vertet jane bere me teper rruge apo me teper investime etj etj...atehere ky diskutim eshte kot. Shifrat i ke para syve.

kjo video e shpjegon pak me mire ate qe u mundua te thoshte Seseri tek debati:

 

Gre...Do ishte mire sikur Seseri bashk me kta te "Axhendes"...te shkonin e te kryesonin ekonomite boterore me te medhaja qe po ashtu kan te nejtin fenomen. Se ne Shqiperi i zbuluan te gjitha Grupet Armiqsore...

Kto jane argumente ala Kamuniste...sepse nuk kuptojne qe kto jane ceshtje PA ASNJE lidhje me qiverine dhe shtetin...pasi jane te bazuara thjesht ne veprimtarite e privatve dhe jo ne ato shtetrore. Kan 1001 aresye dhe 1001 faktor se pse mund te ndodhi nje gje e tille ne Shqiperi...dhe nga kto vetem 1 mund te ket te bej me qiverine...por edhe ajo s'ka rendesi kur Edvini me Seserin nuk na kan sjelle nje alternative ME TE MIRE por thjesht na flasin per "mbjellje pemesh".

 

Nuk po thot njeri qe eshte fushe me lule...po eshte ofednim per ne qe te rrime e te degjojme kritika nga ata qe s'kan jo vetem asnje alternative por qe kan nje "track record" shume me keq se ky i sotmi. Me kupton se cfar po them?

----------------

PS: Idriz...s'e ke pi ilacin sot...

 Kto jane argumente ala Kamuniste...sepse nuk kuptojne qe kto jane ceshtje PA ASNJE lidhje me qiverine dhe shtetin...pasi jane te bazuara thjesht ne veprimtarite e privatve

Hajde Ron Paul i lales hajde! Nuk ka vend per libertarianizem ne nje ekonomi te vogel te hapur. O zmadhohu duke kriju vende pune qe shperndajne mireqenien O mos u zmadho hic!

O si puna ime ne biz.school kur qaheshin robt pse Kanadaja e ka produktivitetin me te ulet se ShBA. M'shkoi goja mprapa tyj i thon: ne ket rast o mir, se ta kishit me te larte se ne US do ju shkatrrohej pelhura sociale (ai prodhim ekstra do i shkonte te pasurve) e ju skeni 'vinovilin' qe mban mbashke amerikonet!" Po a nigjojshin ata? "Komunist" mqujshin e un u thojsha ' po une s'kom gjo mer yahoo!"

Qafir...ktu na ka krahasim me Kanadane apo Ameriken.

Ne Shqiperi (dhe ne vende te tjera te Evropes Lindore)...ky fenomen mund te ndohi per 1001 aresye sic thash...qe s'kan lidhje fare as me qeverine, as me mirqenjen...dhe me asgje tjeter pervecse faktore te pashmangshem zhvillimi.

Pershembull ne Shqiperi rritja ekonomike mund te ndodhi ne biznese te vogla...ku nje rritje nuk perkthehet detyrimisht ne rritje vendesh pune. ose mund te jet e lidhur me rritje ne sektor specifik..ku perseri nje rritje mund te mos perkthehet direkt me vende pune.

Ne Amerike ose Kanada 60% e ekonomise eshte e bazuar komplet ne prodhim industrial dhe ne serviset qe i sherbejne prodhimit industrial...ndersa ne Shqiperi (dhe ne vende te tjera ne zhvillim) eshte e kunderta ku 60% e forces puntore eshte ne bujqesi. Dhe kjo per aresye qe kan te bejne me historine me teper...pra me nivelin e infrastruktures (dhe pse kjo eshte kaq e rendesishme per Shqiperine), ne nivelin e forces puntore etj etj etj. Ne Kanada dhe Amerike vetem 2-3% e forces puntore merret me bujqesi...ne Shqiperi eshte plot 60%. Dhe kur ke nje rritje ekonomike ne nje sektor te caktuar...le te themi ndertim...ose ne industri...dhe kur kto sektor sjellin rritjen kryesore ne nje ekonomie...kjo nuk perkthehet detyrimisht ne rritje punesie kur vetem 10% e popullsise merret me kte sektor (ne Amerike dhe Kanada pershembull vertet vetem 15-25% merren me prodhim direkt...por ke dhe nje 25-35% tjeter mbi kte qe merren me servise te lidhura direkt me kte prodhim...dicka qe nuk ekziston ne Shqiperi)

Ju merreni me parime fikse...ose ke zhvillim qe sjell pune....ose ke zhvillim qe nuk sjell pune...ose ke pak zhvillim dhe barazi. Kto jane budalleqe me brire...kur nuk merresh me DETAJAT specifike te nje tregu dhe nje ekonomie.

The devil lies in the details...

Dakord qe ne Shqiperi ekziston nje sistem ekonomik i tille. S'ka si te jet ndryshe kur ke 60% te forces puntore ne bujqesi, kur ke mangesi marremendse ne infrastrukture dhe kur s'ke asnje lloj baze industriale. Atehere do shikosh nje rritje te madhe ne sektor privat te vegjel...ose ne sektor specifik...dhe jo detrymisht ne vende pune. Kaq gje e kutpojne te gjithe per Shqiperine...dhe shume vende perreth nesh. Kto jane thjesht faza normale te zhvillimit.

Ajo qe ka rendesi eshte qe te behet PERPARIM drejt nje zhvillimi me te madh ne menyre qe mangesite ne infrastrukture te mos jene me pengese...dhe ne menyre qe te terhiqet sa me shume investim i huaj ose investim industrial ne menyre qe te sjelli ate rritje ne vende pune.

 

Dhe kjo po ndodh...

 

Tani ne lidhje me politiken e Edvin Rames...mire qe e bere kritiken...po cila eshte ALTERNAITVA jote o Edvin? Cfar do besh ti me mire? me llafe "ne do sjellim barazi"...s'behet asgje. Duhet te kesh nje PLAN...duhet te kesh nje IDE. Kuptohet qe asnje nuk eshte prezantuar deri tani...

Atehere si argumentim politik kjo ka vlere zero...

PS: ti ja paske fut kot kur i thua Kanadezve se nje rritje ne prodhimtari do te thote qe te kthehet si sitemi social Amerikan. Vetem sepse Amerika e ben ashtu per aresye pa lidhje...s'do te thote qe dhe Kanadaja do ta bej po ashtu. Amerika shume kollaj mund ta bente sistemin social te krahasueshem dhe me te mire se te Kanadase...por niveli i prodhimtarise nuk eshte pengesa drejt ksaj. Prandaj mos u merrni me...ABSOLUTE...dhe parime fikse. Prandaj i quajta...Kamuniste. Cdo gje ka detaja specifike...dhe atje eshte rendesia...jo ke parimet dhe Parrullat Armiqsore.

O zmadhohu duke kriju vende pune qe shperndajne mireqenien O mos u zmadho hic!

 

Kto jane Parrullat Armiqsore pra...Kte te paskan mesu ne business school? Po kto lloj parrullash nuk aplikohen ne vende ne zhvillim e siper...Ne ekonomi te zhvilluara edhe mund...po ne asnje menyre ne vende si ne Shqiperi.

Zhvillimi ekonomik nuk sjell mirqenje dhe barazi brenda dites...dhe zhvillimi ne infrastrukture nuk sjell zhvillim ekonomik brenda dites.

Nise nisesh me...o barazi o hic asgje...atehere..perfundon ke Kamunizmi.

PS: Pastaj nga na doli kjo qe NUK PASKA RRITJE NE BARAZIM DHE MIRQENJE?? APo se kshu tha Seseri? Kur te GJITHA indikatoret e "mirqenjes" jane ne rritje e siper...po ashtu edhe numri i papunsise (ne ulje...dhe kte e pohon dhe vet ajo vidjo..vec se thot qe "nuk eshte aq sa rritja ekonomike&quotsmiley. Pra...KA rritje ne mirqenje...dhe kto nga i NJEJTI burim qe citohet ne video (FMN)

grup, rritja ne bujqesi ka qene tek 0% sa per muhabet. Dhe ajo rritje e shkrete duhet te kete rritur punesimin perndryshe i bie qe cdo njeri ne Shqiperi te jete duke punuar 47% me teper. Nuk kam degjuar te kete rene shitja e kafeve smiley

Tani ti mire e ke qe PS nuk e ka qartesuar akoma alternativen e saj (as ne mendjen e saj e kam llafin), po ne vija te trasha argumenti duket keshtu:

1. Nuk po kapemi tek rritja, se rritje ka patur, por te kthehemi tek problemet sociale. Megjithese jane akoma ne ajer, kjo eshte dicka me perspektive per PS'ne sepse eshte te pakten ne linje me ideologjine e majte (te mesit) qe ata i bie te perfaqesojne.

2. Rritja nuk ka dhene frutet e duhura, dhe nuk ka ulur as papunesine.

3. Kjo lloj fushate behet e mundur sepse PD po e fokuson fushaten tek "arritjet" e ketyre 4 viteve dhe nuk po jep asnje detaj se cfare do beje kater vitet e ardhshme, aq me teper kur dihet qe klima ekonomike do jete krejtesisht e ndryshme.

4. Keshtu qe PS po sulmon arritjet e PD'se.

 

Une do desha te kishin hedhur dhe nje hap me shume, por shpresojme qe ky debat shifrash dhe arritjesh t'i qartesoje te dyja palet se cfare duhet bere me vone.

Dhe ajo rritje e shkrete duhet te kete rritur punesimin perndryshe i bie qe cdo njeri ne Shqiperi te jete duke punuar 47% me teper. Nuk kam degjuar te kete rene shitja e kafeve

Uuuuu....Gre smiley...ti s'pakse be business school si Qafiri smiley

Qe kur kshu rritje ekonomike perkthehet direkt me rritje punesimi ose me me teper "pune" direkte???

E ke gabim Gre se s'ka perkthim DIREKT midis te dyve.

grup, rritja ne bujqesi ka qene tek 0% sa per muhabet

S'ka qen zero ne asnje menyre...sa per muhabet...se perderisa shumica e vendeve te reja jane ne sektorin e bujqesise ateher s'ka si rritja te ket qen zero. Plus niveli i investimeve....nga qiveria por edhe nga private ne fushen e bujqesise ka qen shume i lart per kto 4 vjet. Pra s'ka qen zero. Ti po pate ndonje SHIFER qe thot qe eshte zero...ma trego...Une nuk e di te jet ashtu.

por te kthehemi tek problemet sociale. Megjithese jane akoma ne ajer, kjo eshte dicka me perspektive per PS'ne sepse eshte te pakten ne linje me ideologjine e majte (te mesit) qe ata i bie te perfaqesojne.

 

Majt djatht s'ka me ne Shqiperi. Nje gje qe e ka then me mend Edvini ka qen kjo. S'ka asnje pike ndryshimi midis majtas dhe djathtas ne Shqiperi (pervec 28 apo 29...asnje gje tjeter s'ka)...dhe mos kujto se e "majta" Arnaute ka ndonje gje te perbashket me te Majten Franceze apo Suedeze smiley

Nese kthehemi ke problemet sociale...cilat probleme PIKERISHT? Dhe cilat jane kto probleme qe jan lene...pas dore...nga qiveria e tanishme dhe qe MUND te permirsohen me potencialet ekonomike te Shqiperise...dhe SI?? smiley Kto jane pytje elementare vetem sa per te "gervishtur" siperfaqen e problemit.

Thjesht te thuash se PS-ja perfaqson "te majten" (ashtu sic e perfaqson Fatos Nano dhe Skender Gjinushi apo Pandeli Majko etj etj etj) dhe se kjo do te thote se ata te permirsojne gjendjen e "problemeve sociale"...nuk eshte argument aspak bindes.

Qe ka probleme sociale...ka...por qe te thuash se shumica e tyre MUND te rregullohen ne ekonomine dhe nivelin e zhvillimit Shqiptar...kjo eshte pak e cuditshme. Po asthu qe te thuash se kto probleme NUK JANE permirsuar ne kto 4 vite...dhe kjo eshte pak e cuditshme sepse NUK eshte e vertet.

PS: Ktu ne fakt po diskutojme ekonomine...jo problemet sociale. Prandaj Edvini nxorri nje me MBA...dhe jo nje me "Social Work" degree smiley Nese Edvini e ka platformen te tij TOTALE rreth "probleme sociale"...atehere te kandidoj per Minister te Punes dhe Shanseve te Barabarta...jo per Kryeminister

2. Rritja nuk ka dhene frutet e duhura, dhe nuk ka ulur as papunesine.

ASPAK e vertet. Kjo eshte thjesht nje "perkthim" ala-militantce. Edhe vet FMN-ja qe eshte burimi i atyre te dhenave nuk thot nje gje te tille...por thjesht se nje rritje ekonomike prej 47% ka sjelle nje ulje te papunsise prej 5.8%. Pra ulje KA patur...por qe kjo ulje nuk eshte e derjperdrejt me rritjen ekonomike.

Dhe kjo eshte normale...sic e pohon dhe vet FMN-ja...pasi eshte fenomen qe shfaqet edhe ne vende te tjera te nivelit te zhvillimit te Shqiperise...Dhe sic thash me siper eshte normale kur ke nje ekonomi ku 60% e popullsise punon ne bujqesi.

Eshte dicka elementare ne fakt...pasi le ta zem se rritja kryesore ka ndodhur ne...futja kot...ne ndertim. Ok. Ndertimi ngaqe eshte idnustri me pare shume ka nje influence te madhe ne ekonomi...dhe mund te sjelli nje rritje prej 40%...por kur vetem 5% te popullsise merret me ate pune...kjo perkthehet thjesht ne nje rritje prej 1% ne punesim ne popullsine ne gjeresi...por 40% ne nivel ekonomik.

Gje absolutisht normale.

Ne fakt sipas meje investimet dhe zhvillimet kan qen PIKERSIHT ne sektoret e duhur...infrastrukture, energji, industri (dhe te tjere).

3. Kjo lloj fushate behet e mundur sepse PD po e fokuson fushaten tek "arritjet" e ketyre 4 viteve dhe nuk po jep asnje detaj se cfare do beje kater vitet e ardhshme, aq me teper kur dihet qe klima ekonomike do jete krejtesisht e ndryshme.

smiley E di qe edhe kur e ke then kte...ke pas nje buzeqeshje ne buze.

PD-ja e ka nje strategji shume te qarte edhe per 4 vitet e ardhshme...shume te qarte bile. Ka projekte ne infrastrukture sa te duash...autostraden per ne Jug, rrugen e Arberit, portin e kontenerve, korridorin 8, projektet ne energjitike, aeroportet e reja, parqet e shumta industriale, fshatet turistike...etj etj etj.

Kto jane te gjitha projekte te qarta dhe afatgjate...

PS ka...do mbjellim PEME.

Keshtu qe PS po sulmon arritjet e PD'se.

 

Po une e marr vesh kaq mi Gre...po edhe une (dhe ti dhe te gjithe ne) nuk jemi budallenj qe te mos mendojme per veten tone...

Une do desha te kishin hedhur dhe nje hap me shume

Te gjithe do donim nje gje te tille...Po une nuk di per ndonje qeveri ne ekzistence ne bote qe i arrin gjerat me 100% kenaqesi nga te gjithe...pervec Shokut tone te Dashur...Enver Hoxha.

Problemi per mua qendron ktu...qe PD-ja ne kto 4 vite ka punuar me shume se PS-ja ne 8 vitet e meparshme. Jo vetem me shume...po ne nje nivel te pakrahasueshem. Dhe nese eshte e vertet qe Edvin Rama me meritat e tij ka punuar PO AQ mire ne Bashkine e Tiranes (dhe s'mund te them...ME mire) une NUK KAM besim se e njejta pune do vazhdoj edhe nese ai merr qeverine pasi qeveria nuk behet me nje njeri...por do behet me po ata qe para 4 vitesh krijuan gjendjen me stagnante, me te keqmanaxhuar dhe me te korruptuar ne Shqiperi...Pra nuk kam besim se do vij ndonje "ndryshim" me po ata njerzit qe ishin ne kohen e Nanos apo me kta "qurramanet e rinj". Dhe aq me teper kur kemi te bejme me nje qeveri qe ka nje program dhe nje strategji dhe nje plan te qart per zhvillim...kurse PS-ja s'ka asnje plan dhe strategjit per asgje...dhe vetem parrulla te lodhura dhe militiante per "ne vetem do heqim Berishen dhe KAQ".

Pra per mua Edvini deshton shume thelle qe tani...pasi ai premtoj se do sillte "opozite te re" dhe nje "alternative ndryshe"...por ne fakt ka sjelle te njejten gje si "politika e vjeter"...pra vetem sllogane dhe parrulla dhe militanizem...pa asnje gje konstruktive, pa asnje alternative etj.

Dhe sic tha dhe vet nese perballe kemi nje situate te veshtire ekonomike per faktor qe jane jasht kontrollit te Shqiperise...atehere me mire me ata qe kan punuar mire dhe kan nje strategji...sesa disa qe kan nje "track record" te keq dhe asnje ide.

Llafe Gre...nuk me interesojne. Dhe Edvini sikur tha dhe vet qe ajo qe ka rendesi eshte PUNA. Jepi Edvin dhe na trego...se CFAR do punosh.

Po me sa duket i paska pas vetem llafe.

Qe kur kshu rritje ekonomike perkthehet direkt me rritje punesimi ose me me teper "pune" direkte???

grup,

s'ka ardhur akoma viti 3009 qe t'i zevendesojme punetoret me Robote smiley

y=(k)^a*l^b ne formen e saj me te thjeshtuar. ne vendet e zhvilluara "a" eshte rreth 1/3 dhe "b" rreth 2/3. Per Shqiperine "a" eshte me e vogel.

As ti nuk dukesh nga shkolle biznesi se do te te kishte vene ndonje profesor deri me sot ndonje detyre duke mos i kaluar 100 fjale smiley

 

 

Ja ku u zgjidhen dhe hallet e Shqiperisey = k^a l^b  Ketu keni ca statistika per shqiperine:                                                                                                         Economic properties:GDP $10.72 billion per year Hworld rank: 119thLGDP at parity $23.07 billion per year Hworld rank: 114thLGDP per capita $2728 per year Hworld rank: 134thLGDP real growth 6.007%per year Hworld rank: 57thLgini index 0.267 Hworld rank: 11thLinflation rate 2.62%per yearunemployment rate 12.5% Hworld rank: 67thL

 

meqe po me dukesh si i ri: kur hyj ne diskutim per nje teme ideja eshte qe nese nuk e kupton dicka je i mirepritur te pyesesh.

ky fenomen mund te ndohi per 1001 aresye sic thash...qe s'kan lidhje fare as me qeverine,

Pikerisht mospasja e lidhjes te qeverise me ket fenomen, ka lidhje me qeverine. Se nuk je vend i zhvilluar ku mund te besh sehir lojen si albiter. Do i bosh stadiumin i her, masanej bohet sehir.

grupo, je bo i qarte vallaj, po kur robi myll sy e vesh, foli sa te dush. osh ne natyren e kamikazit.

ky programi i ps osh sjell knej off the record ene off the record ka ngel ala, u bon sa shkrime ene asnjeri s'e di se ca lesh thot programi ps.

ato 7 shtyllat i her qe kom pa diku tjeter s'kan asilloj llafi per asilloj investimi ne asilloj infrastrukture. duket sikur kon mor i garrumull hipi rastaxhi i kon trajtu mir me ngjyra te ndryshme vegjetacioni edhe masnej i kon dhon ka i laps me shkrujt se si do doshin te ishte bota. ene kta kan qit qe dun fusha te gjelbra me peme dhe bar, zyra me ajer te kondicionum dhe katunare qe punojn ne ara ku dielli ndricon dhe kendojn zogjt. kjo i bi me qen shqipria 4 vjet e ardhshem simas ps

Ne Amerike ose Kanada 60% e ekonomise eshte e bazuar komplet ne prodhim industrial dhe ne serviset

Jaa mer daj!! 70% e ekonomise te amerikes O KONSUM INDIVIDUAL (50% per Kanadane qe mbeshtet te tregtia me shume). Ne rastin e Shqipnis do mbahesh te:

1) investime te biznesit qe hapin vende pune

2)shpenzimet e Qiveriut qe hapin vende pune

perndryshe njele komplet 'peshk pa uje'..llakacitesh ne pshurren tende ene masanej kujto se po t'rritet pellgu.

MBI TE GJITHA sektori privat ne Arrnautiston O KOMPLET DEBIL (ene pervers)e kurr s'duhet me var shpresen tek ata se TE VARIN!! Nuk dine as me i vu cmimet e produkteve me arsyetim ekonomik e jo me te tjerat. USAID po le lesht e kaptines me iu msu barkderrave Shqiptare si o ky marifet. Jan tuj shpenzu 6 milione USD prej sot deri ne 2013 per ket pune (kuptohet shumica e ktyne dallarve njelet te Washington DC te nje firme konsulence private)

krejt e drejte... eshte e frikshme te shikosh nje biznesmen te mesem te marre vendime ne shqiperi...as qe nuk behet fjale qe te perdoret logjike biznesi por edhe logjika e common sense sikur injorohet... cdo vendimarrje eshte sikur po lozin ne rulete ose e bere 'per inat' te atij tjetrit...afatgjate ne biznesin shqiptar, fatkeqesisht = dy muaj ahead...

Ktu ne fakt po diskutojme ekonomine...jo problemet sociale.

Qe kur qenka papunesia problem social. Efektet e papunesise jane probleme sociale(psh je papune, rri n'shpi ske ca bo ene shalon grun n'dru), po papunesia ne vetvete eshte problem ekonomik..Cmon now!

  smiley O Qafo ! As ti nuk dukesh nga shkolle biznesi se do te te kishte vene ndonje profesor deri me sot ndonje detyre duke mos i kaluar 100 fjale... smiley  Kur do ti o vlla bo GOl si Roberto Karlos...Mos gjuj per lepra mo...lei te kikirikiki ose muuuuuuuallisin .

ps ...Grup i kom pi ....po me thone te drejten shoqnisht, sa kaloj tre rreshta nga te "tujat" me ze tensioni prap smiley Maje kalin i cike ore se e dime qe te gjitha rruget te cojne ne Bugjejovice smiley ......ose te detyrat e qeverise se PD qe s'ka asnje pergjegjesi pervec sigurimit te infrastruktures smiley ??? pervecse ne Arsim Sport, Kulture , Punet e Jashteme, ate te Mbrojtjes dhe punet e Nishanit smiley etj etj ...Mos na shkri kaq shume ne infrastrukture..se s'jemi pula te kakarisim nga habija kur knojne kaposhat ne Grup ! Dhe cilat jane kto probleme qe jan lene...pas dore...nga qiveria e tanishme...keshtu na ben pyetje asgjesuese smiley Vetem nje per te te thene qe je shume afer llafollogjise pabukse... Infrastrukturen ????? ne Bujqesi me qe ke qejf ti quash te gjitha veprimtarite , detyrat e pergjegjesite e nje QEVERIE = Infrastrukture ( sa fjale Bufe ) per te mos thene qe ne nje shtet RUMPALLE me njerez te PAAFTE qe QEVERISN te shish me llafollogji eshte gjeja me e kollajte . Por si gjithnje nje njeri normal ben si ben dhe kthehet tek skeci i A.LLakes me prof K.Devole per shpjegimin e % te rrijes ekonomike ne raport me % e ritjes e ekonomise ne ndryshim nga % e rrritjeve te pergjegjsise ekonomike . Respekte per sqarimet e metejshme !

grup,

s'ka ardhur akoma viti 3009 qe t'i zevendesojme punetoret me Robote

 

Gre...edhe njehere. Kur ke nje sektor te ekonomise qe ka kapital shume...dhe kur ky sektor rritet. Perhsembull nese ndertimi rritet 40%...perfason nje rritje ne ekonomi prej 20%...por ama nese vetem 5% e popullsise merret me kte pune....kjo perfason vetem nje rritje prej 1% ne punesim ne shoqeri.

Nuk ka ne ASNJE vend te botes dhe ne ASNJE sistem ekonomik ne ekzistence ne historine e botes...nje sistem ekonomik ku 40% rritje ekonomike shoqerohet me 40% rritje ne punesim.

Kta qe merren me kte gje...merren per aresye politike te kota dhe jashtzakonisht te dobta.

As ti nuk dukesh nga shkolle biznesi se do te te kishte vene ndonje profesor deri me sot ndonje detyre duke mos i kaluar 100 fjale

 

Shpresoj te mos e kem ate fat se ndryshe une ngecja ne klase smiley Do shohim...MBA e filloj per nje jave smiley

Jaa mer daj!! 70% e ekonomise te amerikes O KONSUM INDIVIDUAL (50% per Kanadane qe mbeshtet te tregtia me shume). Ne rastin e Shqipnis do mbahesh te:

1) investime te biznesit qe hapin vende pune

2)shpenzimet e Qiveriut qe hapin vende pune

perndryshe njele komplet 'peshk pa uje'..llakacitesh ne pshurren tende ene masanej kujto se po t'rritet pellgu.

Qafir unk e di une c'te kan mesu ty ne shkollen e biznesit te Klases Puntore...por ne Amerike 60% e forces puntore dhe 60% e prodhimit ekonomik te ati vendi vine direkt nga sektori i prodhimit dhe nga sektoret e servisit mbi prodhimin.

"manufacturing, extraction, transportation, and crafts 22.6%, managerial, professional, and technical 35.5%"

Pra ke 58.1% te forces puntore qe merret direkt me prodhim dhe me serviset e prodhimit...pa futur ktu edhe serviset ne shitje etj (shitje te prodhimeve industriale).

Ne Amerike baza dhe shumica e prodhimit ekonomik...eshte prodhimi. Osht konsum individual me thot ky mua!! Po ai individi...ku punon qe i merr paret? Dhe cfar ble ai individi? Ku prodhohen ato qe bel ai individi? Cila kompani i prodhon? Kush e coj ate prodhin nga fabrika ke dyqani qe ta belj ai individi??

Aman business school qe paske be ti!! Ne Amerike vetem shpenzohet dhe blihet....dhe kaq eshte ekonomia!

Ndersa ne Shqiperi ke nje numer te konsiderueshem qe merret me...bujqesi. Nuk ka ASNJE baze krahasimi.

MBI TE GJITHA sektori privat ne Arrnautiston O KOMPLET DEBIL

Sektori privat eshte si eshte...ai eshte. Te thuash qe sektori privat eshte debil dhe atehere nuk duhet tja leme ekonomine sektorit privat...atehere kjo eshte idiotizmi i shekullit i quajtur ...kamunizmi.

Mos u bej i cudtishem...dhe mos u bej dhe ti debil.

Pikerisht mospasja e lidhjes te qeverise me ket fenomen, ka lidhje me qeverine. Se nuk je vend i zhvilluar ku mund te besh sehir lojen si albiter. Do i bosh stadiumin i her, masanej bohet sehir.

Edhe njehere nuk e kupton...jo se s'je ne gjendje ta kuptosh...po se nuk do ta kuptosh.

Ka ca gjera qe NUK kan lidhje me qiverine...dhe ca gjera qe qiveria NUK mund ti bej...sidomos ne vende si Shqiperia.

Pranadj nuk tallem aspak kur i quaj kto lloj mentalitetesh...KAMUNISTE...sepse jeni nga ata njerez qe prisni cdo gje dhe mendoni se cdo gje duhet te behet nga...qiveriu. Kjo ekziston vetem ne Kamunizem.

S'ka cte bej asgje qiveria ne nje perriudhe 4 vjecare apo edhe 20 vjecare kur 60% e njerzve merren me bujqesi, apo ku prodhimi industrial eshte zero apo kur infrastruktura ne shumice ka mbetur ne shekullin e Qepes.

E vetmja gje qe mund te bej qiveriu eshte te permirsoj infrastrukturen, energjine, ligjin, te terheqi investitor nepermjet stabilitetit etj...Te tjerat pastaj mbeten gjithmon ne duart e privatit. (dhe kjo eshte parim qe ekziston ne CDO CDO CDO vend kapitalist te botes qe nga Ameriku deri ke Kinezi e ke Suedezi)

Nese nuk ju pelqen kjo metode ekonomike...keni gjithmon Kamunizmin...se alternative tjeter s'ka.

---------

Pse cfar do bej EDVINI po erdhi ne pushtet?? smiley Hajde shpjegoni pak tani...smiley

Qe kur qenka papunesia problem social. Efektet e papunesise jane probleme sociale(psh je papune, rri n'shpi ske ca bo ene shalon grun n'dru), po papunesia ne vetvete eshte problem ekonomik..Cmon now!

 

Qafir edhe njehere...KUSH tha qe papunsia nuk eshte ulur? KUSH tha qe nuk jane hapur vende te reja pune? KUSH tha qe gjendja nuk eshte permirsuar??

Se ju i jeni futur ksaj rruge...por pa asnje aresye. Papunsimi eshte ulur. Vende te reja pune jane krijuar. E vetmja gje qe thon ata me siper eshte qe nuk eshte ulur ne te njejten perqindje sa rritja ekonomike.

Dhe kjo eshte normale.

Edhe njehere Qafir...nuk ekziston sistem ekonomik ne bote (apo edhe ne nivel te nje kompanie) ku rritje ekonomike eshte direkt e lidhur me vende pune dhe me punesim. NUK EKZISTON.

Grup i kom pi ....po me thone te drejten shoqnisht, sa kaloj tre rreshta nga te "tujat" me ze tensioni prap smiley 

Provo ta rrisesh dozen...mbase permirsohesh.

Grupi - 23 Maj 2009 - 6:46pm

 

Gene... Shifrat i ke para syve.

Jo, nuk i kam para syve ato qe thua ti. Meqenese ti i ke, merr mundimin dhe bej nje copy/paste se do te te kish kushtuar shume me pak se ato qe ke shkruar kot.

 

p.s. e thame pra qe une jam militant dhe ti je njeri me integritet. A ka mundesi tani te besh sevap e te na japesh ndonje nga ato shifrat e tua?

Cilat shifra do ti Gene? Me thuj...dhe ti sjell une. Seseri e ka per detyre...po me sa duket ajo nuk i beka detyrat e Shpise.

Ti vec me kerko cfar do...s'ka asnje problem

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).