Parku "Rinia", 1500 vende për parkimin nëntokësor

Projektet për ndërtimin e parkimeve nëntokësore në kryeqytet janë shumë pranë. Kjo për shkak se Bashkia e Tiranës ka zhvilluar tenderat për dhënien me koncesion të Parkut "Rinia" dhe sheshit "Italia" më 20 prill. Sipas burimeve jozyrtare nga Bashkia e Tiranës, firma "Taiwan" sh.p.k ka fituar të drejtën për marrjen me koncesion të Parkut "Rinia", ku në nëntokën e tij do të ndërtohet projekti i parkimit nëntokësor, si dhe "Gener 2" sh.p.k për projektin tek sheshi "Italia", pranë stadiumit "Qemal Stafa". Këtyre dy firmave u është dhënë e drejta që të ndërtojnë parkimet nëntokësore në këto dy ambiente kyçe për kryeqytetin, duke i marrë këto të fundit me koncesion për 35 vjet. Projekti që do të zbatohet në Parkun "Rinia", është menduar që do të ndërtohet me katër kate. Ndërkohë që kapaciteti i plotë i tij është 1500 automjete. Projekti do të zbatohet në përputhje me planin francez, pasi ky plan e ka parashikuar një projekt të tillë në këtë zonë. Këshill Bashkiak në lidhje me këto projekte ka miratuar në muajin tetor 2008 formën BOT, që do të thotë ndërtim, operim dhe transferim të dhënies me koncesion të dy parkimeve nëntokësore, propozim i cili është dhënë nga Bashkia. Forma BOT e dhënies me koncesion parashikon se, pasi të ndërtohen parkimet nëntokësore dhe pas një afati që firmat fituese të tenderit do t'i përdorin ato, do t'i rikthehen sërish në pronësi Bashkisë së Tiranës. Ndërtimi i parkingut pranë Parkut "Rinia" do të ndërtohet në zonën veriore të tij me disa kate të nëndheshme. Dhe nuk do të preket asnjë pemë dhe as gjelbërimi i tij. "Është e rëndësishme të dihet se, ndonëse parkingu do të ndërtohet me disa kate nëntokë, sipërfaqja e tij do të mbetet e gjelbër, madje do të jetë edhe më e sistemuar nga sa është aktualisht", - ka sqaruar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi. Më tej ai ka sqaruar se brenda parkingut do të akomodohen një numër i madh makinash, duke plotësuar nevojat e rezidentëve të kësaj zone, institucioneve dhe vizitorëve të qendrës. Por, me ndërtimin e këtij projekti i cili është planifikuar edhe nga Plani Francez për qendrën e Tiranës, nuk do të lejohet më parkimi i automjeteve në bulevardin kryesor. "Me ngritjen e këtij parkingu nuk do të lejohet më parkimi i automjeteve përreth Parkut "Rinia" dhe në të dy anët e bulevardit, çka do të lehtësojë qar-kullimin e makinave, do të lehtësojë ecjen e këmbësorëve, duke krijuar një mjedis më të shëndetshëm", - ka deklaruar Shalsi. Në këto parkingje nëntokësore mendohet se minutat e para do të jenë falas, ndërsa pagesa do të jetë sipas orëve të qëndrimit. Ndërkohë që pajtimet mujore do të kenë tarifa të tjera dhe normalisht vendet e veta të përcaktuara në parking. Projektet e këtyre dy parkingjeve janë bërë në përputhje me planin rregullues të qendrës, ku synohet dhënia prioritet lëvizjes së këmbësorëve, biçikletave dhe transportit urban. Mbitoka në këto dy projekte nuk do të ndryshohet.

 

13 Komente

"Me ngritjen e këtij parkingu nuk do të lejohet më parkimi i automjeteve përreth Parkut "Rinia" dhe në të dy anët e bulevardit, çka do të lehtësojë qarkullimin e makinave, do të lehtësojë ecjen e këmbësorëve, duke krijuar një mjedis më të shëndetshëm"

Une kaloj cdo dite bulevardin ne kembe tek zona e parkut dhe nuk me kane penguar ndonjehere makinat e parkuara, as kam vene re ndonje pengese te tille kur kam qene me makine.

Ndersa se si nje parkim 1500 vendesh krijon mjedis me te shendetshem ne nje park, kete duhet te ma shpjegoje ndonje inxhinier futurist.

Nga ana tjeter, Tiranes i duhen keq vend-parkimet dhe miresetenabehet nje parkim i madh. Por ngelen problem ndertimet shumekateshe qe jane bere pa pasur piken e konsiderates per parkimin e makinave.

Mbase eshte mire te dihet, qe parkimet e nendheshme ne afersi te qendrave te qyteteve jane shume te kritikuar. Nga njera ane zgjidhin vetem perkohesisht problemin e parkimeve ne rruge, nga ana tjeter jane nje stimulues per perdorimin e makinave per tu zhvendosur drejt qendres. Rendimi i trafikut ne qytet zgjidhet vetem me permiresimin e transportit publik. Ne Tirane, per dendesine e popullsise mund te vleresohet ideja e nje metro publike.

Lajm i mire!

Bashkohem me Tropizmen, persa i perket kesaj:

Me ngritjen e këtij parkingu nuk do të lejohet më parkimi i automjeteve përreth Parkut "Rinia" dhe në të dy anët e bulevardit, çka do të lehtësojë qarkullimin e makinave, do të lehtësojë ecjen e këmbësorëve, duke krijuar një mjedis më të shëndetshëm

Besoj se nqs. ka ndonje rruge ne Tirane qe nuk vuan nga parkimi i makinave per shkak te gjeresise se saj, kjo eshte bulevardi Deshmoret e Kombit dhe Zhan D'Ark.

Nje parking qe do t'i sherbente shume qytetareve gjithashtu, do te ishte ne zonen e bllokut apo tek sheshi Nene Tereza.

Me kete veper, metro-fshati Tirane behet nje cikez me pak fshat dhe nje cikez me shume qytet.

Persa i perket gjelberimit, nuk besoj se kemi luksin qe te diskutojme kete ane. Edhe sepse nqs. parkimi do te jete ne nje nivel te mjaftueshem ne nentoke nuk do te kete aspak problem per gjelberimin.

Megjithate, me gjithe hapesirat e shtruara qe ka Tirana (vet sheshi qendror apo i siperpermenduri Nene Tereza, duket pak e cuditshme qe duan te ndertojne parkingun pikerisht poshte nje parku ku gjenden peme gjigande me rrenje te thella.

Nejse...

Ols,

pa i hure debatit duhet apo nuk duhet parkingu aty se zgjatemi shume, ka nje parameter qe mat trafikun ne nje zonte te caktuar dhe kjo lidhet me numrin e prekjeve te mjeteve ne njesi lineare.

Heqja e parkimeve ne nje krah eshte bere ( nga krahu i ministrise se mbrojtjes ) dhe mos parkimi i mjeteve ne rruge ne te tre krahet qe ngelen u shtojne pikerisht ketyre rrugeve nga nje tjeter korsi.

Pra bulevardi behet nga 3 korsi ne kater, buza Lanes nga 2 ne 3, me mundesine per te bere nje korsi per mjetet urbane, motociklista etj.

Pra , si qarte me duket mua edhe nga krahu i shallvareve sepse vazhdon dhe zgjerohet rrjeti i unazes se vogel e cila do marre te gjithe trafikun qe tani kalon ne sheshin Skenderbej.

Kollaj mer per te share pa bere ndonje llogari te vogel qe ca e kane te zorcme per ta bere.

Te ngjashme probleme ka dhe me Italia-n qe rregullon goxha hapesirat e mjeteve qe qarkullojne andej spontanisht e me rradhe, nderkaq i jep favor institucioneve dhe lokaleve pereth per te marre parkingje afat gjata , keshtu qe ka shume leverdi edhe per trafikun edhe per bashkine .

E vetmja gje qe duhet te jete e qarte per publik eshte niveli i perqendrimit  te gazrave nga keto nenparkime dhe duhet pare se si e kane zgjidhur ate kete problem qe te mos ulerasim neser.

Llogjika jote eshte e drejte.

Beson se jane bere matje persa i perket flukseve te trafikut?

Une do preferoja te ishin matje te sakta dhe prognoza gjithashtu te sakta. Sa kohe qe nuk i kam disponibel nuk i konformoj dot, por jam kunder idese se krijuar qe te gjithe njerezit qe punojne ne pozicione publike si eksperte apo tjeter  jane te papergjegjshem.

Ne kete kuptim votoj pro parkingjeve  , por natyrisht qe duhet te kemi referenca te sakta qe te mund te diskutojme .

Le te behen ore parkingjet nentokesore po pune eshte si do behen???

Pervec kostos se ndertimit kane nje sere problematikash qe mund te jene me pasoja per jeten ose pronen e qytetareve si psh ajrimi, qindra makina shumica diesel ne 4 kate nentoke, problemi i zjarreve (nje zjarr i izoluar ne thellesi eshte si dinamit), problemi i drenazhimit nje shi i rrembyer ose ku di une nje permbytje shkatarro pronen dhe ve ne rrezik jete njerezish plus siguria fizike se helbete keto lloj ambjentesh behen vend i preferuar drogaxhinjsh e kriminelesh.

Ja dhe e supozojme qe te gjitha ato shqetesime qe ngrita me siper te jene parashikuar atehere i bie qe kostoja te jete shume e madhe e cila do mbulohet me qerate e parkimit qe ma do mendja do jene te kripura.

Le qe do vi ene Grupi si nje nga nismetaret e parkingjeve nentokesore smiley.

 

Per ata qe nuk e kane te qarte:

Se pari, parkimet si cdo ndertim tjeter kudo ne bote quhet "Ndertim", me "N" te madhe sepse e ka impaktin ndaj mjedisit me te larte se cdo ndertim tjeter ne qender.

Se dyti, zona ku po ndertohet ky parkim eshte zone qe nga plani rregullues, jo ai francez, konsiderohet zone e gjelberuar, pra jo zone ndertimi. Kurse P. Francez e konsideron edhe gjelberim edhe parkim, qe ne terminologjine e ndertimit perben, jo sic thote Bashkia: Parkim + Gjelberim, por Paradoks.

Se treti; te dashuruarit pas Rames ta Gezojne Parkimin, kurse pjesa tjeter e qytetareve... nuk kam fjale per ta.

Mbitoka në këto dy projekte nuk do të ndryshohet.

Po pemet?

pemët.

http://www.gardenpiccologiardino.it/piante/4H.jpg

 si ka nderment bashkia te zgjidhe parkimin e rezidenteve qe jetojne ne kete zone? eleminimi i korsise se parkimit do te rrise akoma me shume kerkesen per parkim. Nuk mund te detyrosh njerzit te parkojne me pagese!!

Nje rezident qe pranon kete 'takse' parkimi eshte nje idjot! Per mua kjo eshte arsye per te mos i dhene voten Rames!

Minimalisht, bashkia duhet te instaloje parko-metra me pagese ne pjese te caktuara te zones dhe pjese te treja ti lejoje vetem per parkimin e mjeteve te poseduara nga banoret lokal.

Me sa di une, nuk ka rezidente ne parkun Rinia, per arsyen e thjeshte sepse nuk ka ndertesa banimi mbi te.

Nqs. e ke fjalen per banoret e Shallvareve, nese Tirana do te ishte nje qytet normal, ata do te parkonin ne oborrin qe formojne keto pallate. Por mqs. Tirana nuk eshte e tille dhe jane lejuar ne te shkuaren te ndertohen "ne mes te pilafit" masa prej tullash e llaci  shumekateshe ne majen e te cilave qellon te banoje dhe nje ish-kryeminister, mendoj se ceshtjen e parkimit te banoreve te Shallvareve duhet ta zgjidhi Z. Nano dora vete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).