Papunesia dhe Rritja Ekonomike

Ekonomi qe prodhon papunesi
23/05/2009 16:20

Ekonomi qe prodhon papunesi

Edhe pse Shqiperia eshte nje nga vendet me rritjen me te larte ekonomike ne rajon, te dhenat zyrtare tregojne se zhvillimi i ekonomise nuk eshte shoqeruar me krijimin e vendeve te reja te punes.

Sipas Fondit Monetar Nderkombetar, qe nga viti 2001 ekonomia shqiptare eshte rritur ne total me 47.1 per qind ne terma reale, duke e cuar Produktin e Brendshem Bruto ne rreth 13 miliarde dollare ne vitin 2008.

Por te dhenat zyrtare nga Instituti Kombetar i Statistikave tregojne se paradoksalisht kjo rritje e kenaqshme e ekonomise ka mundur te hape vetem 54 mije vende te reja pune ne 8 vjet, ose vetem 5.8 per qind me shume.

Por edhe keto nuk jane vende te mirefillta pune, te cilat kane ardhur si pasoje e rritjes se biznesit. Sipals INSTAT, 40 nga 54 mije vendet e reja te punes qe jane krijuar qe nga viti 2001 i perkasin sektorit bujqesor, pasi qeveria i regjistron fermeret si te punesuar.

Vendet e punes te hapura mirefilltazi nga biznesi jane ne tete vjet vetem 30 mije te tilla. Ekonomiset e njohin kete situate me termin rritje ekonomike qe prodhon papunesi, e cila sipas FMN ndeshet ne disa vende te Europes qendrore dhe asaj lindore.

“Rritja me keto ritme, e pabazuar dhe e pashoqeruar me ritme te puneismit nuk eshte afatgjate. Per shkak te mosshperndarjes se mireqenies ne te njejten menyre, te pasurit behen me te pasur dhe te varferit me te varfer”, deklaron eksperti Gjergji Filipi.

 

16 Komente

ketu keni dhe videon:

http://www.top-channel.tv/new/video.php?...

 

kjo ka te beje pak me ate qe tha Seseri ne debatin televiziv... meqenese shifrat tek artikulli me lart jane ngaterruar pak. (shikoni 00:46 )

Ekonomia eshte rritur, kjo eshte e padiskutueshme. Nderkohe papunesia le per te deshiruar. Nje pjese e mire e rritjes se punesimit ne statistikat zyrtare vjen nga ndryshimi i menyres se rregjistrimit. Duket sikur banoret e fshatit, kategorizohen si fermere dhe quhen te punesuar, duke mos u perfshire ne statistikat e punesimit. Edhe nese kjo eshte e vertete, perseri krijon nje rritje artificiale ne statistikat zyrtare.

By the way, eksperti gjergj filipi eshte g99

Edhe,

qe ne fund te intervistes duhet te thuhet qe flet politikani dhe jo eksperti, edhe pse politikani mund te jete "ekspert" ekonomie, ne rastin kur flet nga pozita partiake gjithnje duhet cilesuar.

Kjo nuk do te thote qe ka thene nje gje te gabuar apo jo,

por thjesht per te qene te ndershem me lexuesin.

Kjo qe thua me siper eshte te pranosh qe s'mundesh te kundershtosh ato qe po thote prandaj i bie shkurt duke hedhur "balte politike" mbi tjetrin. Te dhenat jane shifra, s'jane llafologji politike keshtu qe nese Filipi ka dicka te pasakte atehere bujrum, vereni ne dukje. Nese s'ka asgje te pasakte atehere mos perplasni deren kot.

Pa dashur te ngaterrohem me tifozlleqe elektorale, por po qe se keto shifra jane reale, kjo quhet rritje e rendimentit te punes. Dhe zakonisht nuk eshte gje e keqe, vec kur eshte kohe zgjedhjesh.

Gjithashtu, po nuk u pasuruan te "pasurit," zor se ka ndonje shans per vende te reja pune.

Per shkak te mosshperndarjes se mireqenies ne te njejten menyre, te pasurit behen me te pasur dhe te varferit me te varfer”

Po zogu, kshu eshte. Dhe kshu ka ndodh ne gjithe vendet te cilave ne shpresojme tu vemi nga mbrapa ne dhe qe Filipi i njef mire. Kontraste te medha ne mireqenie. Biles biles shume me te medha se ne shqiperi dhe si kane bo dot derman.

Tashti, dakort me konstatimin. Po me tutje a kane noi ide me te mire sesi me i bo derman ???

1. Per korrektese duhet vene ne dukje nese personi qe flet ka nje anesi politike apo jo.Kjo eshte verejtje per Top-in, jo peshkun.

2. Te paturit anesi politike nuk do te thote qe e ke automatikisht gabim apo mire, sic nenkuptohet  ketu tek peshku.

3.Menyra e shperndarjes se te ardhurave etj eshte teme qe duhet te ishte pjese e fushates ne Shqiperi. per fat te keqe kjo nuk duket gjekundi vec sloganeve, sepse te dy partite jane ne thelb parti te djathta.PD kete e thote hapur, PS tregohet hipokrite.

 

Kane qe c'ke me te, ja urdhro, le te zgjedhin ke do kopjojne smiley

Gini coefficients range from approximately 0.232 in Denmark to 0.707 in Namibia 

 

ah,se harrova, shperndarja e te ardhurave nuk eshte ceshtje punesimi, por ceshtje e politikave tatimore dhe sociale. Shenja e pare qe nje force politike e ka seriozisht politiken sociale eshte tatimi progresiv mbi te ardhurat.

Nuk me duket se kjo eshte ne programin e ndonje force politike

 Tatimi mbi te ardhurat ishte progresiv, kjo qeveri e beri "te sheshte"

Po pra, por PD e thote hapur qe jam force e djathte, kjo ehste politika ime, po deshe votoje po deshe jo.

Une inatin e kam me ata qe pretendojne se jane te majte.

 

Tatimi ishte disi progresiv, true.

Ca krijimi vendesh te reja pune? Nuk kane si te krijohen, kur prodhimi vendas eshte minimal, investimet e huaja ne renie dhe qeveria ne diete.

Ne Shqiperi, punedhenesi me i madh eshte akoma shteti. E me te nen kontroll te shumeckaje, nuk mund te presesh hapjen e vendeve te reja te punes.

Sa here kam nderruar vend pune, gjithmone kam menduar qe nese dua te marr 100, firma nga une duhet te fitojne 1000. Temen e shperndarjes te pasurise e patem trajtuar te nje teme tjeter e shifej qe treguesi i perqendrimit te pasurise (Gini Index) ne Shqiperi eshte ne mesataren. Puna eshte se kur ke te besh me vende te varfra, perceptimi i distancave ekonomike eshte me i thelle.

Sa per taksimin, e permendi edhe censura. PD thote: Une jam force e djathte, aplikoj takse te sheshte 10%.

PS, do te ndryshoj gjerat? OK. Le te thojne, qe nese neser vij ne pushtet, do te aplikoj takse progresive.

 

Ti hunter je goxha zemermadh me kapitalistin. Edhe ne kohen kur benim ne shkolle marksizem-leninizem na thoshin qe ne vendet kapitaliste per nje lek qe merr puntori, fiton 3 lek pronari, s'guxonte as partia te shkonte te dhjeta

Vendet e punes te hapura mirefilltazi nga biznesi jane ne tete vjet vetem 30 mije te tilla. 

Per 8 vjet 30,000 vende pune nga biznezi!..keto duhet te jene te regjistruar pa tjeter,kur thuhen "te mirefillta"(vende pune te rregullta me letra)!

Ndersa ,ne menyre qesharake qeveria"paragjykon"per me shume,per me shume vende,duke nxjerr me hamendje "statistika",letra me ngjyra dhe kollona grafilesh,qe shume lehete mund te kalkulohen ne computerin e qeverise,ose ate te ministrise se Financave ne menyre personale nga tekniciene te paguar.

Ekspertet flasin ndryshe.

Ekonomiset e njohin kete situate me termin rritje ekonomike qe prodhon papunesi, e cila sipas FMN ndeshet ne disa vende te Europes qendrore dhe asaj lindore.

Ky duhet te jete realiteti,eksperti i pavarur.Kudo ne bote institucioni i statistikave eshte i mbushur me eksperte te pavarur qe analizojne sitemin ekonomik ne menyre te pavarur jo politikisht por ekonomikisht.,dhe profesionalisht.

Ne shqiptaret duam nje qeveri te sinqerte dhe jo genjeshtare,grindavece kur bie fjala tek realiteti.

FMN(ekspertet) flasin per nje rritje ekonomike qe prodhon papunesi,ndersa qeveria dhe kryeministri flet ndryshe.,"Shqiperia ka rritje ekonomike me te larten ne Planet","rritje rrogash duble,as nje vend ne planet nuk ka dyfishuar rrogat si Shqiperia"!!!

Ke te besosh,modestine apo megalomanine e zhvillimit,te dukurit si te sukseshem,te fuqishem,te vecante,dhe te pervecem?!!!

Sigurisht modestine!...Qeverise ,por vecanrisht megalomanit me te madh shqiptar Berishes,nuk mund ta pranoje gjithesesi modestine,nuk iintereson realiteti i papunesise se larte,shume te larte qe ekziston ne shqiperi,ne fakt iintereson me shume pushteti,karrikja.

Te ishte realiteti sic ka qef"megalomani"(maniaku i zhvillimit)Berisha,

pse shqiptaret,marrin rrugen e Greqise,Italise..te punojne si argat,bujk ne tokat e Grekut,Italianit..per vjeljen e rrushit,portokalles,limonit,domates,duhanit,molles,dardhes,kumbulles,..kur ato i kemi me shumice ne vendin tone?

Pse ? C`fare na mungon?

Pergjia ime eshte Qeveria dhe Shteti i Shqiptareve!

Tashme ka hedhur parullen e radhes"Do te udhetojme pa viza ne Europ,si cifuti ne Shkretetire,per te kerkuar jashte kufijve te tokes se tyre,parajesen e enderuar"

Ikini o budallenje jashte pa viza,e kerkoni pune ,pune,pune,ne tokat e Grekut,Italianit,Gjermanit,Inglizit,Kinezit,Indianit,se kjo shqiperia tash e tutje do te jete parajsa ime!!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).