Opozita sulmoi Skënderbeun

Shkëputur nga pasqyrimi në faqen e kryeministrisë të vizitës së Kryeministrit në Belsh

Ju e keni ndjekur betejën që kanë bërë kundër Skënderbeut. Mirë me mua dhe kundërshtarët e tjerë politikë,  por e pyes veten çdo dite; po me Skënderbeun çfarë patën këta? Çfarë borxhi i kishte Skënderbeu këtyre? Skënderbeun, hero kombëtar dhe botëror e bëri lufta e tij, e beri qëndresa e tij. Skënderbeun hero botëror e bëri Europa që shkroi për të me mijëra libra, ndërkohë kur shqiptarët nuk kishin mundësi të shkruanin më shumë se 2-3 libra.  Atëherë çfarë desh kjo soj opozite që sulmoi Skënderbeun? Kjo nuk është e paqëllimshme. Kjo ka një arsye, ka një fakt të madh. Skënderbeu nuk është vetëm e shkuara jonë, nuk është vetëm legjenda jonë, Skënderbeu është e sotmja dhe e ardhmja jonë, është vokacioni ynë perëndimor, është simboli i qëndresës sonë për liri e dinjitet. Jo më kot sulmohej Skënderbeu dhe nga njerëz të cilët  vetëm pak vite më parë deklaronin lartë  e poshtë rrugëve të Europës se e kanë për turp të quhen shqiptarë. Kjo është e vërteta. Ata mbanin në shtëpi bunkerë kartoni për të thënë se shqiptarët janë si ky bunker. Bunkerët ishin një problem që na i imponuan, por le të vinë  e të shohin dhe të hapin sytë; shqiptarët po ndërtojnë rrugë, vila, ujësjellës, shkolla, po luftojnë dhe po përpiqen çdo ditë për t’u bërë si kombet e tjera.

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=11004

9 Komente

cohu mer Skenderbe nga varri !

Skenderbeu eshte vokacioni yne perendimor.Une jam mbartesi autentik i ketij vokacioni.Ata qe sulmojne Skenderbeun  dmth Heroin Kombetar, sulmojne mue, dmth Heroin dhe Simbolin e Demokracise. Sa holle e tjerr muhabetin qerratai. Tamam si te perdoresh qysqyne per gdhenje ne filigram.

Edhe Skenderbeun do me e perdor ky per fushate?

Se kapa fare thelbin e fjalevete Kryeministrit. Kur, kush... e sulmoi Skenderbeun?

Paska rreshqit fare idhtari yne, temat kryesore: doni te dini per tredhjen e Edi Rames apo doni tju tregoj aventurat e motres se Taulantit, doni te dini historite e opozites me Skenderbeun apo tju tregoj lidhjen e Edvinit me gruan e tij...

Skenderbeu i Schmitt, qe u perkthye nga A. Klosi, qe eshte mik i E. Rames, qe eshte kundershtar politik i S. Berishes, qe eshte Skenderbeu i ri shqiptar. Ja edhe rrethi u be. 

Pavaresisht deklaratave te Sales qe jane demagogji e paster elektorale do isha i interesuar te dija ç'mendim ka E. Rama per librin e Schmitt nese e ka lexuar. 

Hahahaha!

Sa qenka trem' Sala!  smiley

O burra kush t'munnet! Me cdo kusht duhet me fitue!

Eshte njoni knej verdalle qe di ca gjona!

Na thuj mer, a duhet me prit noi gjo per kete Salen neve kto dite, noi gjo nga ato qe ja co qurrat curg ketij? 

Nji senn e paska msu ky qe e paska thrrit edhe Gjergjin per ndihme!

Se pasha Zoten, qenka trem Sala bajagi! smiley

 

Ne shqiperi nuk mer vesh i pari te dytin,dhe anasjelltas.,nje rremuje konceptesh,mendimesh idesh,arritjesh,mos arritje!!

A.Kolosi ne qoftese ka bere nje perkthim,per Skenderbeun.,dhe eshte kunder Berishes.,kjo ska lidhje me Opoziten ne teresi,dhe Opozita nuk ka permend gje,Skenderbeun,kur ka deklaruar korrupsionin familjar te Skenderbeut(Berishes).,ne shume afera dhe skandale!

Si i ngatron gjerat ky njeri,ky "Skenderbeu" i diteve tona sot,nuk mund ti ngatroje kush ne bote ,per vec djallit!

Nuk diskutohet qe peshku(pushteti) gjuhet me mire ne ujra te turbullta...shpif,sajo,genje,dhe pushteti meret, i sigurte dhe ,pikerisht keshtu,ky eshte kulmi i hipokrizise dhe i metodes "se gjyetise"!

 

Skënderbeu nuk është vetëm e shkuara jonë, nuk është vetëm legjenda jonë, Skënderbeu është e sotmja dhe e ardhmja jonë, është vokacioni ynë perëndimor, është simboli i qëndresës sonë për liri e dinjitet. Jo më kot sulmohej Skënderbeu dhe nga njerëz të cilët  vetëm pak vite më parë deklaronin lartë  e poshtë rrugëve të Europës se e kanë për turp të quhen shqiptarë. Kjo është e vërteta. Ata mbanin në shtëpi bunkerë kartoni për të thënë se shqiptarët janë si ky bunker.....

 

...

Berisha.,kryeministri i Shqiperise,flet per histori,per Skenderbeun perpara disa fshatareve,jo historianeve dhe jo njerzeve,qe i dine te ndajne, te kuptojne dhe te dallojne nje te vertete, nga nje genjeshter,dhe nje pallaver te vertete.,(Bullshit)!

 Ky ishte edhe perfundimi llogjik i debatit mbi Skenderbeun.

""""""""Si i ngatron gjerat ky njeri,ky "Skenderbeu" i diteve tona sot,nuk mund ti ngatroje kush ne bote ,per vec djallit!""""""""""""

Kryeministri jone shume i nderuar ka alibine e Iskander-it , se vetem ai mund t`ja pjelli votat .... (ke te drejte ti ..Artian )

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).