Opozita, konsensus për votën e emigrantëve

Veliaj dhe Rama zyrtarizojnë konsensusin për projektin e G99 për votën e emigrantëve

Në një aktivitet të organizuar sot paradite liderët e G99 dhe PS, Erion Veliaj dhe Edi Rama prezantuan publikisht angazhimin e kualicionit kryesor të opozitës për të mundësuar votën e emigrantëve, një e drejtë kushtetuese dhe një obligim që sipas të dy liderëve, klasa politike i ka bashkëaksionerëve më të rëndësishëm ekonomikë të vendit.

“Sot ndeshemi me një qeveri e cila për ata që jetojnë brenda kufijve aplikon taksën e votës ndërkohë që për ata që ndodhen jashtë kufijve mohon krejtësisht të drejtën e votës. Pavarësisht diferencave të panumërta që na ndajnë me qeverinë e zoti Berisha ne tentuam që projektin tonë për të mundësuar votën e bashkatdhetarve tanë ta negocionim duke e shpënë dhe në parlament por përgjigja që morëm ishte heshtje e më pas refuzim. Nuk na habit kjo gjë. Berisha ka frikë sepse vota e atyre që janë mësuar të jetojnë me standarte europiane do të kërkonte standarte vote të cilat zoti Berisha nuk i njeh. Berisha ka frikë nga vota e shqiptarëve jashtë vendit sepse ka frikë pikërisht nga këto standarte.

Sot nuk është dita për të folur për ato që nuk janë arritur por për ato që ne së bashku do të arrijmë brenda 100 ditëve të para të mandatit tonë, konkretizimin e një platforme për të cilën jemi të lumtur që kemi gjetur konsensusin dhe mbështetjen e një force e cila beson te politika e bashkimit. Ka ardhur koha e së vërtetës, ka ardhur koha që tju bëjmë shqiptarëve ato premtime që do të mbajmë dhe platforma e G99 për të mundësuar votën e emigrantëve është krejtësisht e realizueshme. Ajo do të shlyejë më në fund pas gjithë këtyre viteve borxhin më të madh që ne ju kemi familjarëve, miqve dhe fëmijëve tanë jashtë vendit. Ata janë aksionerët kryesorë të ekonomisë tonë. Dërgesat e tyre vit pas viti kanë qenë shumëfisha të investimeve të huaja në vend dhe kanë mbajtur në këmbë stabilietin financiar të vendit" - tha Veliaj.

Lideri i forcës kryesore opozitare në vend, Edi Rama shprehu përkrahjen e plotë për platformën e G99 dhe e cilësoi atë si një hap të rëndëishëm në rikonceptimin e marrëdhënieve të politikës me qytetarët.

“Unë jam i bindur, se duke u bashkuar me propozimin dhe duke përqafuar plotësisht alternativën e Grupimit 99, për të garantuar pjesmarrjen e emigrantëve në procesin jetik të demokracisë, që janë zgjedhjet përmes votimit jashtë atdheut, ne hapim një faqe të re në historinë e demokracisë shqiptare. Hapim një faqe të re në historinë e marrdhënieve mes Shqipërisë së shqiptarëve që jetojnë këtu dhe Shqipërisë së shqiptarëve që jetojnë atje. Qysh në ditët e para të qeverisë tonë, ne do të fillojmë punën për ta kthyer alternativën e Grupimit 99 për votën e emigrantëve, në një projekt të qartë dhe të përcaktuar, të cilin të gjithë aleatët e koalicionit tonë të bashkimit të ri për ndryshim, do ta njohin si projektin e tyre të përbashkët. Do ta mbështetin si projektin e tyre të përbashkët dhe do ta inkurajojnë përmes një organizimi tërësor në të gjithë territoret ku ka shqiptarë e shqiptare, për të nxitur të gjitha forcat e tjera politike, që të bëhen pjesë e këtij projekti dhe së bashku t’ju japim mundësi të gjithëve, qofshin të majtë, qofshin të djathtë, apo çfarëdo qofshin, që me votën e tyre, të thonë fjalën e tyre për një Shqipëri që është e tyre sa është edhe e jona,” - tha Rama.

24 Komente

shumë mirë

dhë-tejbëll-ijz-ovërdherë. sit-on-dhë-tejbëll. thenkju-veri-maç.

Gjeniale !!!.

Pas programit prej 1000 faqesh, program i paraqitur me te gjitha detajet, si nje dreke ne nje restorant luxi, me te pare e te dyte, me pjata molekulare, me salasa nga me te ndryshmet, nje program me nje shije bolleku i papare deri me sot ne sofrat Shqiptare, vjen, si i thojne keto europianet " desert", embelsira e votes per emigrantet.

Po pres kafen.

Pse nuk e kerkoi kete gje PS gjate hartimit te Kodit Zgjedhor ne bashkepunim me PD?

Qeveria eshte shprehur pro votes se emigranteve jashte Shqiperise por as qeveria dhe as opozita nuk arriten qe te gjenin menyra per ta bere realitet kete, mbeten vetem tek deshira e mire dhe fjalet.

Prandaj ky konsensusi G99/PS eshte shashka e rradhes e Veliajt dhe Rames.

ha ha ha.

 

domethene, ps-pd e ata qe vijne mbrapa, kane rene dakord qe te votojne emigrantet, po mungojne edhe pak dite nga votimi edhe askush nuk thote se si do behet kjo gje.

 

e kam thene une qe ketu mungon seksioni i humorit edhe normalisht pastaj qe ca artiku perfundojne te Shtypi | Zgjedhje 2009

Sondazhi i Zogby: PD 38%, PS 36%

ene keta te Zogbyt vec keta te pulitikes se vjeter paskan pyt

E para, isha i bindur se PD do dilte "fituese" sipas sondazhit, sepse do te perfitoje se s'ben nga Anetaresimi ne Nato, hyrja ne fuqi e MSA dhe Aplikimi per ne BE ... çudi e madhe do te ishte nese edhe me gjithe kete BOOM te madh ne Politiken e Jashtme te qeverise dhe suksest e Shqiperise, sondazhi te vazhdonte te nxirrte PS-ne fituese. Apo jo ?

E dyta : Fakti qe dhe nje sondazh i manipuluar e i porositur nga media afer Rames, pranon se PD eshte force e pare ne vend, me nje rritje graduale (kurse PS-ja vetem po bie nga muaji ne muaj), tregon se realisht, forca e PD-se eshte me e madhe se kaq.

Per mendimin tim, PD ka per t'u luhatur nga 40-45 % sipas qarqeve, pra, ka per te dale force e pare ne te pakten 10 nga 12 qarqet e vendin. Kurse perçarja e PS-se, LSi dhe G-99 do te kete effektin e saj, sepse dihet qe ai qe del i pari ne nje Qark, edhe me diference te vogel, merr me teper deputete ne X apo Y qark sepse perfiton nga rrumbullakosja (presja dhjetore) - sepse sistemi proporcional aktual favoziton ne mbetje, partite e medha.

Pra, Partite si G-99, PSD etj, qe do marrin 1 apo 2 %, nuk do t'i sherbejne per ndonje gje te madhe, sepse ato vota do jene hedhur "kot", do te digjen. E rendesishme eshte te dalesh i pari ne baze qarku

 "E dyta : Fakti qe dhe nje sondazh i manipuluar e i porositur nga media afer Rames, pranon se PD eshte force e pare ne vend, me nje rritje graduale (kurse PS-ja vetem po bie nga muaji ne muaj), tregon se realisht, forca e PD-se eshte me e madhe se kaq."

 

I propozoj admineve qe thenja e mesiperme e Z. Lefti te zevendesoje po thenien e Z. Lefty tek rubrika "thenja e dites".

Per mua qe emigrantet te votojne neper ambasadat shqiptare eshte gjeja me e pandershme.Vota e disapores ne ambasada behet, vetem kur vendi ka qene nen nje diktature te gjate dhe infrastuktura nuk i lejon njerezit e shperngulur FORCERISHT te vijne dhe te votojne ne vend.

Po ne c'kemi tani?Kemi nje liste zgjedhore, ku te gjithe emigrantet jane prezent dhe e vetmja gje qe duhet te bejne keta emigrante, eshte qe ti hipin avionit dhe te rrijne nja 2 jave ne Shqiperi dhe te hedhin voten.Ne kete menyre dhe e shohin realitetin nga afer dhe ky eshte edhe qellimi i ligjit shqiptar.Gje me te ndershme nuk ka.Zgjedhjet kane nja 6 muaj qe jane shpallur keshtu qe secili ka pasur kohe te mjaftueshme te beje plane udhetimi.

Por c'duan keta qe thone qe emigrantet te votojne ne ambasada?Duan qe emigrantet te hedhin voten ne vendin e Obames apo Berluskonit, dhe te nesermen te mos e ndjejne ne kurrizin e tyre efektin e ketij gjesti, por te vazhdojne te paguajne taksa per Obamen dhe Berluskonin, pa e care kohen se bashkatdhetaret e tyre u ndikuan nga vota qe hodhen .Dhe nga kjo vote bashkatdhetaret e tyre ne Shqiperi,mund ta pesojne kurse keta qe e hodhen kete vote,nuk e ndjejne kete gje pasi jetojne jashte dhe paguajne taksa jashte.

Vertet amerikanet dhe gjermanet votojne neper ambasada por ata i paguajne taksa shtetit te tyre dhe jo shtetit ku jetojne.

Nese e doni kaq shume Shqiperine te nderuar emigrante, hipini avionit dhe hidhni voten!Me kete rast ndihmoni edhe biznesin e vogel ne Shqiperi dhe Shqiperine vete me valuten qe sillni dhe paret qe harxhoni.

Por te hedhesh voten ne ambasade dhe te mos ndjesh pasojat e kesaj vote me duket padrejtesi.

Shkurt emigrantet qe duan te votojne te vijne ne Shqiperi.

Me gjithe deshiren e mire qe kemi per tju pare me shpesh, nese do te vini te gjithe menjehere dhe ne nje dite te caktuar, sinqerisht qe nuk ju mbajme dot pasi beheni shume. Po sikur (larg qofte) te kenaqur nga perparimet e vendit te vendosni qe te mos ktheheni me andej nga erdhet? Cdo te behet me ne vendalinjt ? Ju do te na fundosni fare pasi para me shume se ne keni, vendet e punes do te na i zini se jeni me te kualifikuar............... Jo jo me mire votoni atje ku jeni ose mos votoni fare.

 berbero, mir leftin e qethe kapelon, po ketij me siper qe te gjith postimin e ka shprehje si do tja besh?

Solidarnosc.

Mos e merr me merzi.

Kur vjen puna per rritje rroge parlamentarve, per buxhet zgjedhjesh, te gjitha partit bien dakort.

Me habit fakti, se ne zgjedhje marrin pjese 35 parti, alfabeti yne ka 36 shkronja , ka mbetur nje shkronje pa u bere parti.

Per kete arsye, nuk eshte problemi tek e drejta e emigranteve, eshte tek "haja qenit, e pija qenit" , kush i bien me mire legenit.

Me mire se g99 askush.

Nga shprehja me lart, ç'fare nuk ju shkon per shtat zoterinj ?

Se Top-Channel eshte afer Edi Rames ?

Apo se Sondazhi eshte i manipuluar e i porositur nga ata ?

 

Top-Channel jo vetem qe eshte afer Edit por edhe financohet pjeserisht nga ai. Sigurisht qe sondazhi eshte i manipuluar dhe i porositur nga Edi, bile edhe shifrat e dhena per Prillin jane vene keshtu sipas porosise se Edit. Sic duket dhelpera Edi kerkon qe ta genjeje PD-ne ne menyre qe ajo te dehet para kohe nga suksesi dhe te ule intesitetin e fushates elektorale.

Solidarnosc e ka trajtuar me drejtesi kte problem. Problemi eshte i partive politike, dhe jo i emigranteve me sa shof una.

Nqs ne emigrantet votojme ne shtetin ku jetojme dhe ne Shqiperi, do ishte e padrejte sepse vete shumica e votuesve ne Shqiperi ka te drejten e nje vote. Pra i bie qe ne emigrantet te jemi te 'privilegjuar', aq me keq qe kush do force politike te jete ne Shqiperi, nuk ma do mendja qe emigrantet do jene te kenaqur per vete faktin se Shqiperia do pune te madhe dhe kohe te gjate qe te krahasohet me shume shtete evropiane apo te tjere.

une jam dakord te votohet se shumica e emigranteve mendojne qe nje dite ato te kthehen dhe eshte ne te mire te te gjitheve

Me i ra shkurt: "Opozita, konsensus për votën e emigrantëve" = PORDHE ME RIGON!

Kush ja garantoka ketij te G99 qe emigrantet do votojne PS dhe PD paska frike nga vota e emigranteve. Cfare ka bere konkretisht e majta per te merituar votat e emmigranteve??? Ktu si plas ndonjerit per te votuar as gramoz rucin,namik doklen, apo fahri balliun....

 

Ky eshte gomarrlluku i pare zyrtar i opozites.

Te besh kete premtim duhet te pranosh pikerisht perpara zgjedhjeve qe kodi elektoral me te cilin shqiptaret do shkojne ne zgjedhje me 28 Qershor eshte i manget dhe konsensusi qe u dha per kete kod eshte i pavlere.

e e KOTH po kethen edhe ti si Zogby me duket smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).