Një përgjigje mesazhit në celular

Një përgjigje mesazhit në celular ku më kërkohej nga Kryeministri një sugjerim për të ardhmen!

Nga Inida Gjata ZHAKU

Shqipërisë tashmë i mungon  vetëm Liria! I mungon asgjë tjetër, përvec Formimit! Më në fund i mungon vetëm, Edukimi! Shqiptarëve tashmë, meqë Shqipëria ka Ndryshuar, nuk i mungon më Liria për të thënë, dëgjuar e besuar gjithcka. Shqiptarëve u mungon vetëm Liria që prodhohet nga Pavarësia Individuale. Duke u shndërruar në skllevër të Lirisë së papërballueshme të Konsumizmit, krejt të pavetëdijshëm për dëmin intelektual që marketingu dhe propaganda kanë shkaktuar tek ta, njerëzit  zvarrisin procesin e qytetërimit. Qytetërimin, jo në kuptimin Urban, por në kuptimin Shoqëror.

Shqipëria jo vetëm ka ndryshuar shumë shpejt, por edhe shumë shpesh, nëse do të rikthejmë në kujtesë historinë e shkurtër e dinamike të kombit Shqiptar. Por më në fund, mbërriti koha që Problemet që asgjësojnë cdo zhvillim ekonomik, përmirësim infrastrukturor apo import-eksportues, (të cdo lloj kategorie, jo vetëm materiale por edhe njerëzore) përpara syve tanë është vetëm mungesa e qytetërimit që ndeshim që sa celim sytë në mëngjes, e deri teksa ngrysemi në darkë. Pra më në fund kanë mbetur vetëm këto cështje të pazgjidhura nga cdo qeveri e këtyre kohërave. Edukimi, Formimi, Liria (ajo lloj Lirie që të fal dinjitet).

Nuk drejtoj asnjë qeveri, drejtoj thjeshtë dhe vetëm veten time dhe megjithëse s’jam DOKTOR me profesion, operacionin më të parë do t’ia kisha bërë popullit tim në mendje (në kuptimin intelektual jo propagandistik)  dhe jo në këpucë, kostum e flokë . Mirëpo meqë nuk kam asnjë mundësi që të kujdesem që fëmijët në 9-vjecare të mos mësojnë vetëm figura të përpunuara bukur grafikisht, por edhe ca informacione me vlera të larta njerëzore e formuese. Apo të shndërroj shkollat e mesme në qendra jo vetëm edukative por edhe kulturore e artistike për të rinjtë. Apo të kisha në dorë shndërrimin e Universiteteve në qendra studimore e shkencore me të paktën laboratorët e punëve praktike në gjendje të funksionojnë, po mjaftohem vetëm me një nga “qaravitjet” e mija të përhershme.

Veshur, mbathur për bukuri. Mund të hanë c’të dëshirojnë. Kanë të gjitha mundësitë të importojnë edhe anije kozmike, madje. Megjithëse ende me vështirësi, rrugët për jashtë shtetit janë shumë më të hapura për një pjesë të madhe të tyre. Kanë shansin dhe mundësinë të investojnë në cdo lloj biznesi, arsimimi, basti. Sikurse kanë edhe mundësirat të shohin e të shihen në High Definition-ra. Të gjitha këto kanë prodhuar një Shqipëri të ndryshuar, pa dyshim.  Megjithatë, Shqiptarët janë ende një popull i mjeruar! Cfarë e sjellë këtë gjendje varfërie materiale, shpirtërore dhe intelektuale të këtij populli?! Mbase sepse udhëheqësit e këtij vendi, historikisht e kanë shfrytëzuar këtë popull fizikisht dhe materialisht. Asnjëherë mendërisht! Nuk e di nëse kjo që ka prodhuar Shqipërinë e Sotme është pasojë e historisë së shkruar gjatë sistemit Diktatorial me në krye Enver Hoxhën. Pra, si pasojë të jetë pjellë e një propagande dizinformuese, të pavërtetë dhe deformuese. Por, me aq sa mund të marr me mend duke e llogaritur mirë rëndësinë e GENIT (gjenetik&eumlsmiley tek njeriu, e kur shoh se si historia përsëritet në kontekste të ndryshme shoqërore, atëherë besoj se mungesa e Lirisë dhe Pavarësisë Individuale, në Shqipëri është një cështje e trashëgueshme genetikisht dhe shumë e rëndësishme që duhet trajtuar me urgjencë të madhe nga kushdo që ka apo do të ketë në dorë të ardhmen e këtij populli.

Mirëpo, mbase nuk është detyrë e qeverisë të investojë në krijimin e kushteve maksimale të edukimit, formimit dhe informacionit në cdo cep të vendit, kudo frymëthith POPULLI Shqiptar, në emër të një Ndryshimi të vërtetë! (Sepse dija dhe edukimi formojnë individë me vlera, te cilët formojnë një komunitet të qytetëruar). Mbase detyra e qeverisë është vetëm të zhdukë miliona e miliarda në propagandë, duke u kujdesur maksimalisht në bindjen e popullit se ARSIM do të thotë SHKOLLË (në kuptimin e godinës), se LIRI do të thotë NATO, se SALI BERISHA do të thotë : MREKULLI E ZBRITUR NGA QIELLI NË NDIHMË TË SHQIPTARËVE! Mund të jetë cështje këndvështrimi në fakt!

Mbase mungesa e IDEALEVE nuk ta mundëson vullnetin dhe dëshirën për një shoqëri IDEALE. Mbase si fillim duhet të krijosh kushte për këpucë, kostume të shtrenjta e flokë të krehur për të qenë lider i këtij populli. Popull, i cili me c’po shohim nga udhëheqësit e trashëgimtarët e tyre (politikisht) do të mbesë ende për shumë kohë në errësirën e investimeve në rrugë që më shpesh rindërtohen sesa shtrohen (e kam fjalën për auto apo superstradat dhe ato të allishverisheve). U dashka më parë të fusësh një kostum të shtrenjtë nën strehën e Fasadave BOSHE të institucioneve dhe flokë të krehur me kujdes që të mos shprishen nga oshëtimat e PROPAGANDËS. Ndërkohë që në këtë vend nuk ka LIRI Mendore dhe PAVARËSI Individuale dhe Institucionale, nëpër Botë, Liria Individuale I ka bërë popujt të ecin e të zhvillohen në ritme të tjera.

Nuk e di nëse janë të përshpejtuara ritmet e zhvillimit të popujve përreth nesh, apo janë të prapambetura ritmet e popullit shqiptar?! Di ama, që edukimi, formimi dhe mbrojtja e së kaluarës, ka shpënë përpara KOMBET! Qeveria nuk shqetësohet për faktin që: Në Shqipëri nuk ka një tjetër Qendër Sociale për të varfërit dhe të pastrehët, përvec semaforëve e rrugëve të Qytetit. Në Shqipëri nuk ka politika për mirëqënien e jetimëve si dhe mbështetje financiare për arsimimin e tyre universitar apo pasuniversitar (për të mos thënë që edhe ato politika e qëndra që kujdesen për ta janë krejt të papërfillura nga vëmendja e shtetit ) . Qeveria, nuk shqetësohet që në Shqipëri ka minorenë pafund që shesin bajame, cëmcakiza, cigare. Që enden rrugëve të braktisur në mëshirë të fatit netëve e ditëve për të “cu noi lek në sh’pi) Në Shqipëri nuk ka një qendër Riedukimi për minorenët. Problem që zhvillon 2 kategori kriminaliteti njëkohësisht. Edhe atë të minorenëve edhe atë të adultëve të cilët shfrytëzojnë minorenët për vepra nga më të ndryshme penale. Dhe policia kur kap një minoren, përvecse e skedon dhe njofton prindërit, nuk ka c’ti bëjë asgjë tjetër. Imagjinoni në rastet kur bëhet fjalë për një minoren jetim?! Po për një kriminel adult që shfrytëzon lirisht për një “cap bukë” një jetim?! Në Shqipëri ka fëmijë që shfrytëzohen nga prindërit në dritë të diellit e të henës. Në Shqipëri komuniteti Gay, megjithëse gëzon përkrahje kushtetuese, nuk mund të rrojë I lirë e I qetë në këtë komunitet. Sepse shteti jo vetëm nuk ndërton asnjë politikë sensibilizuese për njohjen dhe përkrahjen e kësaj kategorie shoqërore që përbuzet, diskriminohet dhe paragjykohet më shumë nga të gjithë, por shpotit e hedh rromuze për njerëz që dalin lakuriq në plazhe nudo, nëpër vende aq të qytetëruara sa njihen prej kohësh martesat gay.

Kësisoj, populli kur dëgjon nga të “mëdhenjtë” se kur del nudo në plash je pervers, imagjinoni cdo të ngecin duke menduar për dy burra që dashurohen me njëri tjetrin apo dy femra që dashurohen me njëra tjetrën. Mediat, po e po janë të zëna me politikë dhe politikanë si dhe me Hicotllëqe, që të mund t’i trajtojnë më shpesh e më ashpër këto cështje…….

Nuk ka qendra publike për formimin artistik e intelektual të fëmijëve e të të rinjve. Ambjente të cilat ndikojnë thellësisht në përmirësimin e brezave që do të vijnë. Në Shqipëri ka qindra mijëra familje që e kanë asgjësuar bibliotekën e librat duke e zëvendësuar me një mbajtëse televizori MegaPolsh. Në Shqipëri të verbërit e përbuzur nga pushteti,dhunohen nga bukëpjekësa që pretendojnë tendera, përpara derës së Kryeministrisë, në sy të zdapave të pafuqishëm për të marrë një vendim të pavarur nga urdhri i shefit të cilët një akt dhune në sy të tyre nuk dijnë ta ndëshkojnë pasi nuk kanë Liri Individuale, aq sat u djegë truri nga nervat që të nxehen prej keqtrajtimit vagabondesk të një të verbre të moshuar që në heshtje të plotë, pret që të drejtat e saj të vihen në vend. Nga kjo Qeveri që nuk ka sy për popull, por vetëm për Liderë e Superstarë! 

Kur të gjitha këto, por edhe shumë të tjera probleme, të ndodh ti ndeshësh vetëm nëpër muhabete miqsh apo rastësish së përditshmërisë, nuk mund të mos fajësosh POLITIKËN për më shumë se një arsye. E para sepse politika, bllokon të gjithë ditën e saj e të teleshikuesve me konferenca për shtyp e propagandë mediatike. E dyta sepse politika merret me anën siërfaqësore të nevojave të popullit dhe e treta sepse përdor paratë e popullit për të blerë mediat. Në këtë mënyrë, Populli nuk sheh asgjë tjetër vec asaj që bëjnë politikanët. Të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër vecse ta robërojnë edhe më shumë këtë popull, në rrjetën e padijes dhe injorancës që shkakton PROTAGONIZMI I TYRE si SUPERSTARË dhe SIPËRFAQËSIA e TYRE si UDHËHEQËS! Port ë paktën, Shqipëria ka ndryshur. Dhe më në fund na kanë mbetur vetëm të EDUKOHEMI. FORMOHEMI. CLIROHEMI!       
 

2 Komente

Duhet t'i kthejme nje pergjigje edhe mesazhit te G99 ne celularet tane.

Dergimi i mesazheve eshte nje praktike e njohur ne mbare boten dhe si e tille ne vetvete nuk perben asnje abuzim.

Per qeverine pastaj, ka plot per te thene e per t'ju pergjigjur (mesazhit)...

 

PERGJIGJE PER MESAZHIN E G99 NE CELULAR

 

Qindra mijë euro të kontribuara për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar dhe të zhdukura nën hijen e rëndë të personalitetit Marti Ahtisaari, janë një nga rastet që tregon se si kanë abuzuar këta pionierë të politikës së re të korrupsionit galopant. Erion Veliaj tre vjet më parë i kujtoi Mero Bazes që e kishte akuzuar Fondacionin MJAFT si Fondacioni i Sudes, se po akuzonte Fondacionin që e paska krijuar Marti Ahtisaari. Tashmë i ngelet Ahtisarit ti përgjigjet pyetjes: a është ai krijues i fondacionit të Sudes në Shqipëri me emrin Fondacioni MJAFT numrin e llogarisë bankare në San Francisko të të cilit e kontrollon Erion Veliaj? Dhe Ahtisari që nuk ka asnjë dijeni për këtë histori, edhe sepse nuk është ai që e ka krijuar kurrë Fondacionin MJAFT, është pikërisht modeli se si Veliaj shpik çdo lloj historie mbi mbështetje ndërkombëtare për të fshehur vjedhjet e tij mbi paratë e rinisë shqiptare. Mënyra se si Veliaj ka keqpërdorur emrin e Ahtisarit është tipike si përralla e Velisë që gëzonte mbështetjen e Obamës (një përrallë që s’po përmendet më prej javësh pasi i ka dalë boja në mënyrë qesharake).
Ajo që ka rëndësi sot është pikërisht që një nga elementet bazë të gjoja programit të G99 bazohet te punësimi i rinisë nëpërmjet fondeve të mikrokreditit. Pyetjeve që duhet t’iu përgjigjet Veliaj tashmë është se para se të përrallisë mbi punësimin e të rinjve shqiptarë nëpërmjet mikrokredive, më parë duhet të deklarojë ku janë 300 mijë euro të zhdukura të Fondacionit MJAFT, një pjesë të dhuruara nga Familja Mbretërore Angleze, që duhet të qarkullonin si mbështetje kreditimi për biznesin rinor shqiptar?
Përse Fondacioni MJAFT është shpallur i mbyllur në marrëdhënie ndërkombëtare dhe përse nuk raporton se ku janë 300 mijë eurot e kreditimit rinor?
Përse Fondacioni MJAFT ka fshirë faqen e vet online (duhej të ishte aktiv në faqen www.mjaftfoundation.org) dhe përse u zhduk logoja e Fondacionit MJAFT nga faqja zyrtare e Lëvizjes MJAFT (www.mjaft.org) kur gazeta “SOT” denoncoi zhdukjen e parave të Fondacionit MJAFT? Ku ndodhet kompjuteri apo beckaup-i i financave të Fondacionit MJAFT apo do të vazhdohet se qenka fshirë pa dashje dhe zyrat gjoja qenkan grabitur me të gjithë dokumentacionin (ndërkohë që pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë nuk ka ardhur kurrë ndonjë denoncim i till&eumlsmiley? Ç’lidhje kanë 300 mijë euro-t e zhdukura pa lënë gjurmë me krijimin e biznesit të paligjshëm Grafik Propaganda (biznes i paligjshëm dhe pa numër licence) që drejtohet nga vëllai i Erion Velisë i cili ka mbi 80 klientë duke qarkulluar deri tani mbi 500 milionë lekë? Përse Erion Veliaj i ka deklaruar donatorëve se ai s’ka asnjë lidhje me Fondacionin MJAFT kur dihet shumë mirë se është ai një ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë ku dhe numri i llogarisë ndërkombëtare të Fondacionit që ndodhet në San Françisko kontrollohet drejtpërdrejtë nga ai vetë?
Ja pra këto janë pyetjet që Erion Veliaj duhet t' iu përgjigjet në prezantimin e sotëm zyrtar të programit të G99 në Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Ai sot, bashkë me bashkëpunëtorët kryesorë të zhdukjes së 300 mijë eurove të kreditimit të biznesit rinor do të prezantojë përballë disa dhjetëra të rinjve (që vijnë për të parë Alban Skënderajn), platformën e re por njëkohësisht të vjetër të punësimit të të rinjve shqiptarë nëpërmjet kreditimit të biznesit rinor. Por ai duhet të tregojë sot se çfarë bëri me 300 mijë eurot që iu besuan për kreditimin e biznesit rinor në 2004 dhe në vazhdim. A po mos plani i Veliajt është që siç i zhduku bashkë me të vëllanë, Maznikun, Milvën 300 mijë eurot plus përqindjet e vetëpunësimit të të rinjve do të bëjë edhe me dhjetëra miliona eurot e Qeverisë Shqiptare për punësimin e të rinjve nesër në rast se larg qoftë xhepistët e shoqërisë civile do të vijnë në pushtet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).