Ngadalësimi i ekonomisë ul të ardhurat me 14%

Ngadalësimi ekonomik i vendit ka nisur të shfaqë shqetësime të mëdha përpos të tjerash edhe në thellimin e deficitit buxhetor duke qenë se të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë qenë në të gjithë muajt e parë të këtij viti poshtë planit. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti të ardhurat në buxhet kanë pësuar një rënie prej 14%, si pasojë kjo e krizës globale duke arritur nivelin e vitit 2004, ndërkohë që shpenzimet e qeverisë për shkak të fushatës elektorale janë rritur me 43% duke shënuar nivelin më të lartë të 10-vjeçarit të fundit.

Sipas ekspertëve kjo situatë ka shkaktuar thellimin e deficitit buxhetor duke minuar stabilitetin makroekonomik të vendit. Për tremujorin e parë të vitit 2009 qeveria shqiptare ka mbledhur më pak të ardhura sesa për tremujorin e parë të vitit 2004, nëse bëjmë një krahasim të kësaj kategorie. Nga grafiku i shpenzimeve për tremujorin e parë të vitit 2009, ato janë disa herë më të mëdha se gjatë tremujorëve të parë të viteve që kemi lënë pas. Duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi po ekspozojmë buxhetin e shtetit karshi disa risqeve, të cilat do të jenë vështirësisht të menaxhueshme gjatë gjysmës së dytë të vitit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rënie vërehen edhe nga të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, e cila reflekton politikën e qeverisë për taksën e sheshtë. Në fund të tremujorit të parë të këtij viti nga kjo taksë u krijua një deficit prej 5%. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë më të ulëta se ç’kanë qenë dy vite më parë. Duhet të kujtojmë këtu se tatimi mbi fitimin është një ndër tezat kryesore të ndryshimit në reformën fiskale në reformën e taksës së sheshtë, sepse ai duhet të ishte rritur, pasi bizneset do të deklaronin më shumë. Jemi shumë larg këtij realiteti dhe është një dështim total i një reforme të kësaj kategorie me shifrat që shohim në tremujorin e parë të vitit 2009. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton një rënie e ndjeshme e të ardhurave nga taksat kryesore që mbajnë buxhetin, si TVSH që tregon nivelin e konsumit, akciza, taksa doganore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

8 Komente

Gabim statistikat, megjithese problemi ngelet: te ardhurat jane rritur, jo kane rene, me 14% dhe shpenzimet jane rritur me 43%. Krahasimet jane me T1shin e 2008-es. Thellimi i deficitit eshte i qarte dhe i frikshem.>>

Gazetari vazhdon te budallallepset kur thote se '[n]ë fund të tremujorit të parë të këtij viti nga [tatimi mbi fitimin] u krijua një deficit prej 5%'. O shok, a e di di c'dmth deficit? lace wsmileyt="on">Polace> tatim? Megjithate, te ardhurat nga tatimi mbi fitimin kane rene me 9% ne krahasim me nje vit me pare. 5% i bie te jete niveli i mosrealizimit te planit per kete ze tatimor.>>

Dhe nje gje: qeveria, si b shume e zgjuar qe eshte, i ben herepashere rishikime planit per t'u gjetur brenda. Tani se fundmi reduktoi planin per te ardhurat (duke i shtyre ca realizime per ne gjysmen e dyte te vitit smiley, ne menyre qe te kemi: "Të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore janë realizuar përkatësisht me 72.3 dhe 76 miliardë lekë, duke përmbushur planin e hartuar për tremujorin e parë të vitit respektivisht me 97 dhe 96 për qind." Medemek, deficiti i planifikuar nuk duhet te perbeje problem. >>

 

Cere na meson Banka e Shqiperise ?

Ne kushtet e rreziqeve te mundshme fiskale ne horrizontin afatshkurter, shtrengimi i kushteve te financimit, krijon veshtiresi ne financimin e deficitit buxhetor te planifikuar. Per kete qellim Banka e Shqiperise ( pra e theksoj Banka e Shqiperise ) gjykon si te domosdoshem rishikimin e shpenzimeve te planifikuara duke bere korrigjimet e duhura sipas prioriteteve.

Pra kete proces duhet ta udheheqe dikush tjeter, sikunder eshte psh BSH.

E zeze mbi te bardhe. E hershme si keshille, e perseritur si keshille, qe te mos behet si bicim nderhyrje me efekt elektoral dhe ky eshte kompromos i te dy kampeve me te medha politike ne vend. E thene qarte nga eksponente shume te rendesisshem te ekonimise se te kampeve respektive.

O qe c'te te them une ty, kane ripare te ardhurat!!! Reduktimi (rishikimi) i shpenzimeve eshte e kunderta e reduktimit (rishikimit) te ardhurave, me efekte te kunderta ne buxhet dhe deficit. Ose, thene per ty, kane zvogeluar pluset, jo minuset. Kupton?

Peshqit po i mbysin algat.

 

Kaq te veshtire e ke te kuptosh :

...Ne kushtet e rreziqeve te mundshme fiskale ne horrizontin afatshkurter, shtrengimi i kushteve te financimit... e me rradhe...  smiley

Pra kjo ( e ardhura ) eshte e dhene fakt, sikurse eshte e dhene fakt ( ka nje max X ) deficiti, ndaj nderhyhet tek shpenzimet smiley se ka nje numur qe po u kapecye quhet katastrofe. E di kete numur sa duhet te jete  ?

Tre here nje gje , shkon shume.  smiley

 

Shpjegojani pak ndryshimin midis rishikimit te te ardhurave dhe rishikimit te shpenzimeve, qe te mos e mbyse peshkun me arsyetime nga marsi, as me ofendime.

Shpjegojini edhe se ne cilin vend te botes mund te beje banka qendrore rishperndarje te shpenzimeve qeveritare.

Trop,

Shpjegoji edhe se ne cilin vend te botes mund te beje banka qendrore rishperndarje te shpenzimeve qeveritare.

mos e ul veten keshtu se me vjen shume keq per ty.

Une kam cituar BSH qe thote : ...gjykon si te domosdoshem rishikimin e shpenzimeve te planifikuara...

Ja provo ta lexosh me qetesi kete ne kete material ku pohohet kjo qe sapo te thashe. per kollaj  faqe nr 4 :

Raporti i politikes monetare per tremujorin e pare te vitit 2009.

Me kuba flitet keshtu : e dhena kryesore qe nuk mund te tejkalohet eshte deficiti *, sepse eshte i veshtire financimi i tij  pertej ca kufijve dhe nese jemi perpara faktit per te ardhurat , atehere e vetmja gje qe mund te ndryshohet per ta mbajt deficitin ne tregues normale jane shpenzimet .

Ky eshte rekomandimi qe jep Banka e Shqiperise.

Qe te te behet me e lehte nise keshtu psh :

deficiti duhet te jete  5 %, te ardhurat ( ne horizontin afatshkurter, leri teorite se po flasim per nje shkrim konkret aty &nbspsmiley  jane 97 leke e qe zene 97 % te planit ( fakti eshte 97 leke, plani 100 leke&nbspsmiley , atehere sa duhet te jene shpenzimet  qe te mos rritet deficiti se si kemi zgjidhje pastaj per finacim te tij ? Zgjidhet me rregull treshi.

Per kete qellim Banka e Shqiperise ( pra e theksoj Banka e Shqiperise ) gjykon si te domosdoshem rishikimin e shpenzimeve te planifikuara duke bere korrigjimet e duhura sipas prioriteteve.

Pra kete proces duhet ta udheheqe dikush tjeter, sikunder eshte psh BSH.

italiket i kam theksuar une.

Po shume mire e kam thene dhe theksuar bile. Udheheq nuk do te thote detyrimisht vendos.

Ne konteksin e italikut , cekur lehte ne postimin tim te pare, kjo duhet te behet nga BSH dhe jo ta zeme nga eksperte partisht qe mund ta katranosin informacionin per publik duke nxirre situata apo duke gabuar votuesit. Shikoje se e kam thene shume qarte.

Ne keto kushte duhet te flase dhe udheheqe BSH sepse tifozet do flasin per interesa elektorale. Kete ke vene re dhe ti ke shkrimi i sjelle ketu, ndaj heqja e vemednjes nga interpretimet politike te shifrave dhe cuarja e tyre tek institucioni me i besuar ne Shqiperi BSH i ben nder te gjitheve, mu e ty perfshire.

Banka mat dhe bashkerendon punen me qeverine e Shqiperise ndaj duket je keqkuptuar keqazi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).