Nevoja e statistikave

"Gënjeshtra, gënjeshtra të dënueshme, dhe statistika " është pjesë e një fraze që i atribuohet britanikut të njohur të viteve 1881 Benjamin Disraeli dhe e popullarizuar në Shtetet e Bashkuara dhe në botë nga shkrimtari Mark Twain: "Ka tre lloje gënjeshtrash: gënjeshtra, gënjeshtra të dënueshme, dhe statistika." Deklarata i referohet fuqisë bindëse të numrave, përdorimit të statistikave për të përkrahur argumenta të dobëta dhe tendencës së njerëzve që nënvlerësojnë statistikat që nuk mbështesin pozicionet e tyre.

Në fakt, statistikat kombëtare janë mjaft të rëndësishme për ekonominë e një vendi dhe për shumë institucione të tjera private dhe vendase që në bazë të të dhënave të marra nga burimet zyrtare të statistikave janë në gjendje të përpunojnë informacionin dhe të bëjnë parashikime për të ardhmen.

Sidomos në këto kohë që ekonomia botërore ndodhet në krizë, statistikat bëhen mjaft të domosdoshme për të vlerësuar ecurinë ekonomike të vendit, nivelin e prekjes së saj nga kriza, sektorët që po ecin më mirë apo më keq dhe për të gjykuar lidhur me ecurinë e vendit në të ardhmen, apo dhe masat që duhet të merren për të kaluar sa më lehtë pasojat e krizës ekonomike globale.

Por ajo që po vihet tek ne është një vonesë e pajustifikueshme e publikimit të statistikave nga institucioni zyrtar INSTAT. Kur po vjen fundi i muajit maj, të vetmet publikime të nxjerra nga INSTAT janë tregtia e jashtme e periudhës janar-mars dhe Indeksi i Çmimeve të Konsumit. Për botime të tjera si ‘Konjuktura tre mujore’, ‘Indeksi i Kushtimit në Ndërtim’, ‘Bilanci i forcave të punës’ (mjaft i rëndësishëm për të parë nëse kriza ekonomike ka ndikuar në uljen e vendeve të punës) apo ‘Tregtia me pakicë’ janë të disponueshme vetëm të dhënat e tremujorit të katërt. E vetmja dukuri pozitive e INSTAT ishte fillimi i publikimeve të Prodhimit të  Brendshëm Bruto (PBB) me bazë tremujore.

Por, vonesa me të cilën po publikohen të dhënat e INSTAT i bën shpesh ato të padobishme për institucionet e shumta që i përdorin të dhënat e saj si Banka e Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, qeveria shqiptare, institucione të tjera ndërkombëtare, apo dhe mediave të ndryshme. Pikërisht dhe mungesa e statistikave të besueshme e të shpejta ka nxitur debate pa fund nëse ekonomia shqiptare është në krizë, ka çuar në akuza e kundërakuza lidhur me masat që po merren për të përballuar situatën, debate që kanë krijuar një situatë të rënduar psikologjike te konsumatorët, që tashmë kanë shfaqur një vetëfrenim në konsum.  

Një shembull pozitiv në publikimin e të dhënave që u përkasin, mbetet Banka e Shqipërisë, që po jep informacion të vazhdueshëm lidhur me ecurinë e sistemit bankar dhe treguesve të tjerë monetarë, dhe po publikon rregullisht tashmë indekset e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve. Në të njëjtën linjë është dhe Shoqata e bankave që po jep vazhdimisht informacion të detajuar mbi bankat. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Shoqatës së Bankave dhe ecuria e të ardhurave në buxhet mbeten për momentin të vetmit tregues për ecurinë ekonomike gjatë muajve të parë të këtij viti. Por lidhur me aktivitetin e biznesit është mjaft e vështirë të gjykohet, përsa kohë që INSTAT  (e cila mat direkt treguesit e ecurisë së shitjeve, tregtisë me pakicë, kostove të prodhimit) vonon të dhënat e tremujorit të parë. 

Siç lexohet dhe në faqen e saj të internetit: Misioni i INSTAT është të prodhojë statistika asnjëanëse, transparente dhe të përditësuara, të cilat ndihmojnë në gjykimin e përdoruesve mbi proceset e zhvillimit të transformimit brenda vendit. Meqenëse statistikat janë mjaft të nevojshme, INSTAT përpiqet të bëhet burimi më i madh i informacionit statistikor duke mundësuar kështu vendimarrje, kërkime dhe arsimim në Shqipëri, ashtu si dhe në komunitetin ndërkombëtar me informacion statistikor relativ, të sigurtë dhe të krahasueshëm”. Por siç duket, të paktën deri tani, INSTAT mbetet larg përmbushjes së misionit të tij.
 

7 Komente

Nje shembull mbi mungesen e statistikave: kush mund te thote sa eshte sot paga mesatare ne sektorin privat?

 Kjo e dhene/informacion, Llukan, mund te dali pas ca muajve a vitesh, kur ter bizneset te regjistrojne zyrtarisht puntoret qe mbajne, kur te paguajne per te tere siguracionet shoqerore/sociale. Por kjo kerkon dhe ca disiplinim e kontrroll. 

Ll,

mund te na flasesh pak me shume se si i nxjerr INSTAT te dhenat per bizneset private?

psh, nese ato te dhena vijne nga nje pyetesor i 1000 apo 2000 bizneseve, atehere eshte i krahasueshem me indekset e Bankes dhe duhet pyetur INSTAT se si i justifikon keto vonesa. Gjithashtu, sa shpesh i ka nxjerre keto statistika dhe sa ka qene koha ne rastet e kaluara.

Nese keto statistika vijne nga taksat, apo tatimet, atehere disa vonesa mund te jene te justifikuara.

Ne artikull nuk i sqaron keto gjera...

Gre,

S'e di si i mbledhin te dhenat, di vetem qe sot jam perpjekur per nja 2 ore te gjeja te dhena mbi pagen mesatare ne sektorin privat dhe s'ja dola sot. E lezetshmja ishte se ne disa raste isha fare prane "virtualisht" se ka raporte te BSh qe thone "paga mesatare u rrit me X%" por askund s'e hasa sa ishte shifra absolute smiley

mendova se e kishe shkruar ti artikullin se nuk pashe emer autori...

Llukan, te pata premtu dicka per analizen e numurave te anketimeve, por vertet nuk kam kohe. Pashe sidoqofte numurat e Elbasanit qe po i marr si shembull.

Pikesepari me duhet me thene qe nuk ka nje madhesi mostre (te pyeturish) qe te jete standarte. Madhesia e mostres varet shume nga diferenca e realizuar ne perqindjet e marra. Se ne fund te fundit, kjo eshte pyetja e vertete ketu: diferencat midis perqindjeve a jane reale? Sa me e vogel diferenca, aq me e  madhe i takon madhesia e mostres per nje nivel te dhene sigurie ne perfundim.

Ne keto lista kemi te bejeme me nje shperndarje multinomiale. Ajo qe ka rendesi eshte te percaktohen intervalet e besueshmerise per nje nivel te caktuar sigurie. Ka shume formula qe e perllogarisin kete interval. Intervali tregon zonen se ku do dilte perfundimi sikur ky te perseritej shume here. Psh partia A ka nej interval besimi 95%-sh nga 20 ne 22%, do te thote se sikur pyetesori te behej 100 here, 95 here rezuktati do binte nga 20 ne 22 perqind. Kur intervalet e besimit te dy partive nderpriten, nuk mund te thuhet me siguri (psh 95%-she) qe njera parti del me mire se tjetra.

Edhe nje gje: nuk mjafton principi i rastesise (randomness) per te marre rezultat te paanshem. Duhet qe perfaqesimi ne moster te jete sa me i drejte dhe ne popullata heterogjene si e jona, duhet me patjeter ai qe quhet stratified sampling. Nuk di sa dhe si i realizojne keto metoda atje.

Tani Elbasani me siguri 95%she:

Partia    %    Kufiri        Kufiri     +/-
                   poshte      larte      gabimi

PSD      0.7    0.34%    1.06%      0.36%
PR        0.2    0.01%    0.39%      0.19%
P Lir.     0.4    0.13%    0.67%      0.27%
PDK      0.1    -0.04%    0.24%     0.14%
PDI       0.1    -0.04%    0.24%     0.14%
PBDNJ   0.2    0.01%     0.39%     0.19%
P Soc   41.6    39.49%   43.71%    2.11%
P Dem  49.3    47.16%   51.44%    2.14%
PAA       0.4    0.13%      0.67%    0.27%
LSI        2.7    2.01%     3.39%      0.69%
G99       4.3    3.43%     5.17%      0.87%

 

Po te shohesh intervalet e besimit te PD dhe PS, nuk priten, dhe madhesia e mostres ka qene e mjaftueshme per me thene qe PD do dali me mire se PS ne ket rreth, me 95% siguri.

S'duhet harru ama, sa perfaqesuse ka qene mostra! Kjo eshte themelore (duke menduar qe pergjigjet kane qene te sinqerta, raportimi i vertete, etj etj etj.....)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).