Në qeli me Pinarin e Delijorgjin

Fare pak orë përpara hapjes së procesit për tragjedinë e Gërdecit, MAPO hyn në burgun 313. Tre personazhet më të njohur të saj, Pinari, Delijorgji dhe Minxholli presin ballafaqimin me gjykatësit. Flasin për herë të parë për shtypin që prej një viti heshtjeje totale. “Nuk jemi vrasës, ndoshta fajtorë, por jo për vrasje”.
Një udhëtim në qelitë e burgut më të famshëm në Shqipëri, nga prangat e vjetra gjermane, tek telefonatat me Avokatin e Popullit, një udhëtim i pazakontë në mbretërinë e kohës që rrjedh ndryshe.

Një maket i Kullës Eifel i ndërtuar me ristela nga një i burgosur, një numër i madh fotografish bardh e zi, të vjetra e të reja dhe një stendë me veshje ish-të burgosurish politikë, janë objektet që bien më shumë në sy në korridorin e ngushtë të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Në stendën e xhamtë ndodhen dhe një palë pranga gjermane të ndryshkuara; pamja e tyre është ngjethëse, në duar ato shtrëngoheshin dikur me një vidë, sot, gjitashtu e ndryshkur. Syri tenton të gjejë pak prehje në një riprodhim në vaj të një portreti të Nënë Terezës, ndërsa më tutje ndodhet stema e institucionit dhe një bust i Skënderbeut. Ndonëse duket e çuditshme, mjaftojnë pak minuta për të kuptuar një të vërtetë të madhe që shpesh harrohet në përditshmërinë e secilit, të mbushur me ankesa, dhembje dhe jetë të deformuara kryesisht nga politika, për të kuptuar atë distancë të jashtëzakonshme që ka përshkuar shoqëria nga prangat gjermane në kërkimin drejt përdëllimit dhe shenjtërisë e Nënë Terezës, edhe aty ku ndëshkohet mëkati njerëzor. Në më pak se dy dekada. Një arsye më shumë për të besuar sesa ndryshe do të jetë shoqëria shqiptare pas dy dekadash.

Leja për të hyrë
Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gazmend Dibra firmos lejen për të vizituar burgun 313. Eshtë i sjellshëm dhe ngjan pak me funksionarin e lartë, ish-drejtorin e dikurshëm të Aviacionit Civil që tre vjet më parë u përfshi në një skandal përgjimi që përfshinte nga ish-Presidenti i Republikës e deri tek ish-Prokurori i Përgjithshëm. Një skandal nga i cili doli i pafajshëm. Pastaj për një “kapriçio” të fatit, njeriu që dukej se kishte prenotuar një ndalesë në qeli, është po prej tre vjetësh, përgjegjës i qelive të të gjithë vendit. “Ju lutem vini re diferencën, ju lutem shënoni ndryshimin që i është bërë këtij institucioni. Ndryshimi nuk ka nisur me mua, do të vazhdojë dhe pas meje”, thotë ai.
Dibra ndjehet në siklet për vizitën e papritur të revistës MAPO, por nuk e shpreh. “Fshihet” pas mirësjelljes dhe beson tek vetja. I kanë mjaftuar pak minuta që lejen zyrtare për të vizituar 313 ta shoqërojë dhe me një telefonatë në administratën e burgut. Kaq mjaftonte që dyert e rënda e të hekurta të institucionit të hapeshin me zhurmë, andej nga ku çdokush do të donte të dilte jashtë, ne hyjmë brenda.

Brenda tek 313
Shkëlqim Kalemi është një ushtarak i ri, drejtor i porsaemëruar i institucionit. E gjejmë në ambientet e kuzhinës. Kuzhina është e ngushtë, por e pastër. Tre gra drekojnë në heshtje. Janë të dënuara dhe ndihmëse të tre kuzhinierëve të punësuar aty. Nuk e ka mendjen tek vizita, por duket nervoz. “Më thuaj, po të pyes edhe njëherë, është e njëjta gjellë që po konsumohet këtu, si ajo që shkon tek të dënuarit?”

Eshtë e njëjta histori që përsëritet pothuaj çdo ditë, çdo ditë e njëjta pyetje nga drejtori, çdo ditë e njëjta përgjigje nga përgjegjësi i kuzhinës.

Pak metra më tej, një mace e zezë laget në shi. “Thonë se macja e zezë ndjell ters, por deri tani, shyqyr na ka ecur mbarë”, thotë një polic shërbimi. Macja duket e urtë dhe nuk trembet nga prania e njerëzve. Kur ka për të ngrënë për të gjithë, ka dhe paqe. Shiu vazhdon të bjerë pa pushim dhe karrocat e mëdha të ushqimit, të mbuluara me plasmas të tejdukshëm marrin rrugën drejt qelive. Konsumohet pak më tepër se gjysma. Çfarë mbetet tepër, kthehet mbrapsht. Familjarët plotësojnë menunë në takimet e përjavshme. Edhe këtë ditë, ushqimi që hanë kuzhinierët dhe të burgosurit është i të njëjtës cilësi.
“Të gjithë qëniet njerëzore lindin të barabarta përsa i përket dinjitetit dhe të drejtave të tyre”, parrulla e madhe e shkruar në një mur ka funksionuar sërish. Të paktën për ushqimin.

Kapërcimi i pragut
Hapet një derë e rëndë me shula të ndryshkur. Kemi dorëzuar aparatet telefonikë, portofolin dhe jemi kontrolluar imtësisht në trup, pavarësisht se “guida” në mbretërinë e mëkatit është vetë drejtori Kalemi. Mbyllet një derë, hapet tjetra dhe kështu me rradhë. Shumë e shumë dyer. Mbas çdo dere të kontrollojnë me të njëjtin seriozitet bezdisës. Të ngjan vetja se je në aeroport dhe të duhet ët fluturosh drejt SHBA-së. Mbas disa hapjembyllje dyersh nisin të ndryshojnë dhe aromat. Ajri gjithsesi është i rëndë.

Ndërtesa është e vjetër, që në kohën e pushtimit italian dhe në muret e saj gëlqerja është shumështresore. Megjithë kujdesin e vazhdueshëm me llaç, tulla dhe gëlqere të bardhë me shumicë, ngjan si fytyrë e plakur gruaje me makiazh; make up-it nuk i fsheh dot “rrudhat” e kohës. Modernia ka pamjet e disa kabinave telefonike të Albtelekom-it të cilat u shërbejnë po të burgosurve. Në secilën prej tyre janë shënuar numrat nga ku mund të telefonohet falas Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit. Një nga të paraburgosurat telefonon në familjen e saj. Eshtë e veshur keq, sa ka mbaruar drekën dhe thotë se familjarët i ka larg. “Të tjerët edhe mund të kenë celularë këtu, por mua më rroftë kabina. Edhe sikur ta kisha një të tillë, ku do t´i gjeja lekët për karta”, thotë ajo. Ka veshje shumëngjyrëshe dhe është ezmere. Pastaj krejt e heshtur ndjek policin që e shoqëron sërish në qeli.

Një tjetër i paraburgosur është duke u kontrolluar në trup, mbështetur në mur. Sa ka ardhur nga gjykata. “Isha pak ashtu. Nuk e kuptova tamam. Më duket se më nxorrën. Nuk e takova pastaj avokatin, po më duket se po rri kot sot, më duket se më thanë se u shuajt masa e sigurisë. Kështu më duket se tha gjykatësi, por kush e morri vesh”, flet shpejt ai me një tronditje që i lexohet lehtë në fytyrë dhe në dridhjen e pavullnetshme të duarve. I fut dhe i nxjerr duart nga xhepat me shpejtësi. Ngjan se kërkon diçka brenda tyre, por ata janë bosh. “E kanë kapur duke vjedhur në autobuz, më duket”, thotë polici që e kontrollon. “Tani që nuk e di çdo të bëhet me mua, tani nuk shtyhet fare, por s`kam çfarë bëj”, i jep zemër vetes i paraburgosuri. Pastaj gjallërohet papritur. I fut dhe i nxjerr duart nga xhepat sërish. Në sektorin e grave të paraburgosura është një fytyrë e re. Një vajzë mjaft simpatike, me një trup si produkt palestre – taka të larta, xhinse të puthitura ngushtë tek këmbët, dekolte e hapur dhe një gjoks bujar që të kap vështrimin si me grep. Një nga ato vajza që të bën të mos ndjehesh keq nëse të thonë “peshk”.

Vajza i tërheq vëmendjen dhe e bën madje edhe të ndryshojë krejtësisht tonin e zërit: Po dola, për atë do të më vijë keq që nuk do ta shoh më. Vetë vajza fotografohet, por nuk pranon të flasë asnjë fjalë. Duket mëkat që ndodhet brenda. Eshtë brenda për shkak të një mëkati të saj, mbasi i ka ndodhur një dramë familjare. Ajo nuk flet me asnjërën prej shoqeve të saj dhe shpejt kthen shpinën për të hyrë në korridor. Pikërisht aty ku disa fletë formati A4, bëjnë një “reklamë” të pazakontë: “Je i mërzitur, je pa shpresë, ju shqetëson ankthi dhe stresi... Një psikolog është gjithmonë këtu për t´ju dëgjuar”. “Si dalin zgjedhjet? Do të ketë amnisti për ne”, një tjetër i paraburgosur përgjigjet për pyetjen që ka bërë shoku i tij: “Patjetër që do të ketë aministi. Unë vetë jam i pafajshëm”! Eshtë refreni i zakontë i atyre që kanë humbur lirinë, të cilëve, një alkimi e çuditshme, edhe sinjalet krejt të padukshme për botën jashtë, i shndërron në shpresë. 

Tek njerëzit e Gërdecit
Në derën e çdo qelie është shkruar nga jashtë emri i të paraburgosurit. Në korridorin e katit të dytë, pikërisht aty ku vite më parë ishin mbyllur ish-drejtuesit e lartë komunistë, ndodhen të paraburgosurit më të njohur. Dera hapet dhe nga një shtrat marinari ngrihen në të njëjtën kohë, Ylli Pinari ish-drejtor i MEICO-s dhe Dritan Minxholli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit. Brenda është nxehtë. Duhma e shiut jashtë, brenda të merr frymën. Eshtë një qeli fare e ngushtë. Jo më shumë se shtatë-tetë metra katror. E ngushtë dhe e gjatë, në formë katërkëndëshi. Tre stola plastikë, një aparat televizori, një frigorifer në cep, frutiera dhe një tufë më libra. Mbi shtratin e Pinarit dhe një aparat tensioni.

“Si mund të kalohet këtu? Eshtë e vështirë, por njeriu mësohet shpejt dhe me gjithçka. Tashmë jam mësuar dhe me faktin që paskam kaluar një infarkt në zemër në dhjetorin e kaluar. Ndoshta duhet të bëj një koronografi”, thotë Pinari. Vendos një kokërr trinitrinë nën gjuhë dhe shpjegon se është mjekuar prej kohësh nga zemra, por tashmë shqetësimet i janë shtuar. “Ankesa ndaj personelit”? Pinari qesh hidhur. “Asnjë, nuk kam asnjë ankesë, nëse më duhet ta bëj, do ta bëja për fatin. Kurrë nuk e kisha menduar veten këtu në këto rrethana!”

Eshtë një bisedë mjaft e vështirë. Eshtë një bisedë që nuk mund të shmangë arsyen se pse ai, Minxholli dhe Delijorgji janë që prej një viti të paraburgosur, ndërsa një skuadër me ushtarakë e civilë janë marrë të pandehur. Tensioni në qeli është i lartë. Në fillimjavë do të dalin përpara gjykatës së lartë. Edhe pse pranojnë se kanë shumë gjëra për të thënë, edhe pse janë përmendur në qindra e qindra artikuj gazetash, në foltore politike dhe debate televizive, ata kanë vendosur të heshtin. Të këshilluar nga avokatët e tyre për të mos folur me shtypin, ata presin ditën e ballafaqimit të madh.
Megjithatë, është hera e parë që prej një viti që flasin me shtypin.

Befas, secili nga ta, bën të njëjtin pohim të çuditshëm për një njeri në kushtet e tyre: “Nuk themi që jemi të pafajshëm. Nëse kam shkelur rregullat teknike, nëse kam gabuar këtu e aty le të dënohem. Por nuk kam dashur kurrë të vras njerëz”, thotë me protestë të qetë e të lodhur Minxholli duke përgatitur një kafe dhe duke ndezur një cigare pa mbaruar atë që ka në dorë. “Kam firmosur dhjetra e qindra shkresa. Shumë nga to kanë qenë rutinë e punës dhe mund edhe të kem gabuar diku. Nuk e kthej dot mbrapsht kohën, çfarë nuk do të jepja për të qenë sot ndryshe”, thotë Pinari.

Ndjehet që është i trishtuar. “Në këtë vit kam dëgjuar pothuaj gjithçka që kanë thënë për mua. Më kanë bërë kriminel, bandit, njeri të rëndomtë e gjithëfarë epitetesh të tjera. Në opinion është hedhur shumë baltë. Jashtë nuk funksionon parimi i prezmimit të pafajësisë. Kjo baltë do të na ndjekë në gjithë jetën sido që të vejë puna. Por kjo është e keqja më e vogël. Nata është e tmerrshme. Nuk janë pak 26 viktima. O zot!”

Dhe befas, nis e flet për procedurën e hetimit. Ka një mijë e një detaje që duhet të ishin ndryshe. Tashmë një njohës i mirë i kodeve, ai thotë se në gjykatë do të mbrohet duke thënë se nuk është njohur me akuzën. “Më kanë dhënë dy CD kompiuteri, por ku ta gjej kompiuterin këtu në qeli për të njohur akuzën”, thotë ai. “Unë kam qenë ushtarak, por jam arrestuar nga prokuror civil, por kush i sheh sot këto gjëra”.

Më pas detaje dhe detaje të pafundme nga ajo çfarë përgatiti shpërthimin e 15 marsit. Zgjedhjet. Ndikimi i tyre në proces. Përballja me ushtarakët. Ndjehet i tradhëtuar nga një pjesë e tyre. Fatmir Mediu? Eshtë një emër tabu dhe nuk përmendet. “E di që nuk do të më besosh dhe nuk ke pse të më besosh, por po të them që nuk e kam njohur kurrë baxhanakun e Berishës. Njëherë më kërkoi që të sillte dhe vëllain e tij në punë. I thashë se ishte punë e vështirë, por më tha se nuk kishte problem. Nuk di pastaj pse vëllai i tij nuk erdhi në Gërdec”, thotë Minxholli. Pastaj vijojnë hamendësime të pafundme. Si ndodhi? Pse ndodhi? “Ka tre xhirime të vendngjarjes. Dy kuptohet që janë bërë rastësisht. I treti, xhirimi nga hotel Kontinental në Vorë është bërë me kamera të vendosur në stativ. Ndoshta nuk do të mësohet kurrë e vërteta”, thonë. Nuk e besojnë se shkendija fatale ka ardhur nga saldimi i një karroce. “Ishte salduar gati 20 minuta më parë”. Në qeli, teoritë konspirative janë krejt të besueshme. Në qeli, ka pak kohë për të menduar për veten. Në qeli, preokupimi kryesor është për ata që kanë mbetur jashtë. Për familjarët. “Ata e vuajnë më shumë se ne mbylljen këtu”, thonë të dy.

Delijorgji
Eshtë vonë. Orët që për të mbyllurit pa liri në qeli janë të pafundme, kanë kaluar krejt pa u ndjerë për ne të tjerët. Eshtë koha e vizitave të familjarëve. Dalim jashtë. Në korridor ndeshemi ballë për ballë me Delijorgjin. Eshtë i veshur me kostum të bardhë sportiv. Ka një gotë plastike me kafe në dorë dhe pi cigare. Shumë cigare. “Edhe një muaj, edhe një muaj të mos kishte ndodhur hataja dhe do të kishte mbaruar demontimi i predhave. Që atëherë janë demontuar vetëm 100 ton”, thotë Delijorgji. Duket i qetë ose më saktë di të fshehë mjaft mirë shqetësimin e tij. “Vrasjen nuk do ta pranoj kurrë. Nuk jam vrasës, në Gërdec vajta për të fituar sepse jam biznesmen dhe jo për të vrarë”, thotë me nervozizëm. “Nuk do të hidhja në erë gjithçka. Fati, fati i keq na mbylli këtu. Emri i Mediut është sërish tabu. Në korridoret e burgut ai është “Ai”. “Ai” quhen dhe të tjerët rrotull kësaj historie.

Ikja
Rruga e kthimit është e njëjtë si më parë. Nga dritaret e vogla të secilës derë qelie dalin shtëllunga të dëndura tymi cigaresh. Nga fundi i korridorit ka sërish avull. Dushet funksionojnë me ujë të nxehtë. Banjot janë të veshura me pllaka majolike. Por nuk kanë dyer. “Liria e të burgosurit, ta bësh atë punë me derë të hapur”, qesh një nga të paraburgosurit që na ndjek me vështrim pyetës.

Jeta rrjedh sipas një rrethrrotullimi 24 orësh të pandryshueshëm: zgjimi në orën 06.00 të mëngjezit, gjumë në orën 22.00 të mbrëmjes. Macja e zezë është sërish në oborr. Askush nuk e ngacmon. Ka ushqim për të gjithë. Shiu ka mbaruar. Ka diell tashmë. Brenda në korridore dritat qëndrojnë të ndezura tërë kohën. Në pjesën fundore të njërës prej dyerve është shkruar me laps plumbi: “Këtu ke përballë një mur, çdo çast është një përjetësi, ditët janë të pafundme dhe çdo vit ka pafundësisht ditë”. Pak a shumë siç e ka thënë Oskar Uajldi. Por në Tiranë, tek 313, e ka shqipëruar sipas dhembjes vetjake, një dorë e panjohur. Tani ndoshta është jashtë. Ndoshta është ende brenda aty ku koha mbretëron ndryshe.
 

16 Komente

... një të vërtetë të madhe që shpesh harrohet në përditshmërinë e secilit, të mbushur me ankesa, dhembje dhe jetë të deformuara kryesisht nga politika, për të kuptuar atë distancë të jashtëzakonshme që ka përshkuar shoqëria nga prangat gjermane në kërkimin drejt përdëllimit dhe shenjtërisë e Nënë Terezës ...

bo bo bo bo bo, romance antillogjike me oskar wilde per tym dhe orkester (tm aklli) dhe behet fjale per ngjarjen me shperthyese te shqiperise ne 12 vitet e fundit!

per turp gazetaria shqiptare dhe tentativat e saj te mjera te beje letersi. se na mbaruan librat ne dhe iu kthyem lorenc vangjelit.

lorenc,i shkruaj keto ne nje dritare drejtkendore te markes hp, me drite artificiale, qe me kujton gjendjen e veshtire te eksporteve teknologjike evropiane por sidomos ish-ceo-ne energjike te hjulet-pakardit, gruan qe pergatiti terrenin per angela merkelin si pagezori per krishtin. shoqja e zyres nuk paska veshur dekolte megjithese shkon ne palester. nderkohe, minjte lagen ne shi, te barabarte me macet. sa per komitetin e helsinkit, une nuk thashe qe macja e zeze eshte gabele, vetem se eshte esmere me rroba shumengjyreshe. lorenc, po na bie suvaja e zyres peta peta, printeri ngec, tutat e bardha kane dale boje. por ne pijme kafe dhe cigare, si te drejta themelore te cdo njeriu.

Një vajzë mjaft simpatike, me një trup si produkt palestre – taka të larta, xhinse të puthitura ngushtë tek këmbët, dekolte e hapur dhe një gjoks bujar që të kap vështrimin si me grep. Një nga ato vajza që të bën të mos ndjehesh keq nëse të thonë “peshk”.

 

Nje pershkrim shume i bukur!

Mbreme pash ne nje stacion TV-je Fatmir Mehdiun qe fliste perpara nje grupi njerezish te ekzaltuar ne nje salle ne qytetin e Korces. Sinqerisht, kur shihja ata njerez, ata shqiptar, ata korcare, ata bythshqyer, qe duartrokisnin dhe brohorisnin kryetarin e PR-se mu eresuan syte dhe nuk e di pse peshperita " fare e keqe qe mos mbijfshi dhe shumojshi kurre".

Vrapi ben mire per stresin. smiley

Lorenc Vangjeli ka numrin me te madh te shkrimeve per ceshtjen e Gerdecit.

Ka trajtimet me te sakta edhe ne print edhe ne debate televizive. Ka ne kurriz nje numur te madh "kercenimesh" sa u detyruan ta permendin rastin e tij raporte shume te rendeshishme ndekombetare per lirite e media qe t`i jeptin imunitet, se mun dte dilte dhe ky per gjah ndonjehere.

Autori ka shume trajtesa edhe te natyres investigative per kete ceshtje edhe te tjera gjithashtu nder te cilat perfshihet dhe ky shkrim.

Eshte gazetari me kurajoz, i drejtperdrejte dhe shume i sakte , gjithmone per kete ceshjtje. Eshte i vetmi qe ka qene konseguent per te ndihmuar drejtesine per pista hetimi dhe duket nuk do rreshte deri sa ai te mendoje qe ka qene efektiv.

Si lexues jam i detyruar ta respektoj , pa u marre fare ne ka bere ndonje gabim ortografik apo si i ka punet me metaforat. E lexuara eshte prblem per shqipot une e di, por para se ti japin gojes dhe te dekurajone ne kete problematike qe po trajton qe prej 15 muajsh te pakten te kursejne kritikat per lirikat.

Tani per truleshet : shkrimi thote qe emri Fatmir MEdiu eshte tabu

Thote dhe qe planet ishin per te punuar me norme qe demontimi te mbaronte per nje muaj, pra do te thote qe neglizhenca nuk ishte rastesi , kur ne te gjithe pohimet nuk gjen asnje shenej pendese per ate qe ndodhi dhe per masat qe duheshin marre.

P.S. Leximi eshte gje e mire dhe vrapi per stresin akoma dhe me i mire smiley

koth une shkruj ketu vetem per te terheq vemendjen tende, ti e di. dhe ti me pergjigjesh, ma ben qejfin. a mund te dalim per vrap bashke, te bisedojme pa stres? marrim dhe lorencin, dhe ky pastaj do te shkruaje nje artikull 'interviste aktive me kothin' ku ti sigurisht nuk do te permendesh asnje emer nga ATA per te cilet ti je kaq i famshem, i dashur, i respektuar, nga te gjithe truleshet e peshkut.

gazetari nuk eshte me pak budalla kur eshte kurajoz. thuji lorencit te dale per vrap me ladin, se mos meson ndonje gje.

ka plas llastimi keq.

 

Trop, ( meqe ma permende emrin )

lexo shkrimin, po nuk e kuptove me te paren lexoje serish. Pastaj nese nuk mundesh  bej pyetje se nuk eshte turp.  Ca gjera edhe mund t`i kesh te veshtira t`i kuptosh se nuk jane ne ato librat qe lexon ti dhe per kete nuk ka faj Lorenci, ndaj hiqe gishtin tregues te dores se djathte nga hunda kur e lexon dhe perqendrohu te kuptosh ndonje gjeseni.

Je e lire te komentosh si te te doja mideja, sic jam.

Po gjithsesi : Vrapi ben mire per stresin po te them. smiley

Vrap dmth, jo si qellim te pare renien nga pesha se mishi na nji here edhe pelqehet, por per te rregulluar raportet e oksigjenit ne gjak.

Nuk te pelqen vrapi ? Po mire si te dush, me qafe pac veten, shkruj ne peshk dhe qesh me vete hahahaha ! smiley

Ene mos u merzit se nuk je vetem jo smiley

Mos e 10sni temen.

Une fytyren e Vangjelit e kam te padurueshme. Kronikat per burgjet nga gazetaret tane kane me shume masken e festave te 8 Marsit ku grate pijne Fanta dhe kercejne me njera tjetren, ndaj une i urrej. Aq me teper komentet mbi temen, uff aman, sic mund te shikohet me siper...

E megjithe keto paragjykime me te cilat e nisa leximin, shkrimi ishte dritherues. I vura pesen e pare. 

 

Ne fillim lexova artikullin keshtu per sipmas, pa shume thellime. Po kur lexova autorin pappapapapappap sa anti pati kam per kete Vangjelin. Ky duket ,te pakten tek ato emisione e Shqipit, si cuni ilegjitim i Rames.Aq me zell e mbron, edhe eshte nga te vetmi gazetare qe as piken e argumentit nuk e ka.

Mund te duket me partiak sesa nje Toripojan per Salen. Pastaj flet gjith p... sikur keto qe thote ky, jane te sigurta. Edhe ky eshte me i zgjuari, me i arriri ne shtypin shqiptare. Shume fodull.

 

 

Sme pelqen, as tema, ( 3 fjali kishin thene ato kryesoret per koke) edhe ky 3 faqe artikull, me shume me pershkrim muresh. Pa pike lidhje.

 

 

Ik o vangjel, merr ate rrogen kot, edhe mos na bej politike .

Nje shkrim i punuar bukur! Pershkrimet jane kujdesshme dhe detaji nuk eshte neglizhuar.  

Castor.

Kerko se diçka te "bukur" gjen.

Nuk te pelqen kjo, ?- " jemi fajtor, por jo kriminel".

O Pinar, thuaj "jam kriminel" se kriminelat Shqiperia e mbron me kushtetut.

Merr shembull prej kriminelit Ramiz Alia, i cili shkruan kujtimet e tij kriminale ne kompiuter.

Po i ka dale nje problem Ramizit me kompiuterin, sepse kur shkruan dhe kerkon qe ta ruaj faqen, kompiuteri i kerkon fjalen e zakonshme " don qe ta shpetosh?" e ramizi sapo degjon fjalen " shpetosh" me shpejtesi shtyp tastin JO.

Fillon edhe nje here prej fillimit te shkruaj kujtimet kriminale te tija me shokun ver, duke mallkuar kapitalizmin qe ka shpik keto kompiutera qe nuk punojne.

as, une kenaqem me keto deklarimet e tua njerreshtore smiley, si editorial i nytimes-it per te shpallur mbeshtetjen per kete apo ate kandidat, me po ate seriozitet konciz.

meqe kam dale si sharese e vendosur e stilit te shpifur te shkrimit, ku 'detaji nuk eshte neglizhuar', ndiej detyren te shtoj se ky artikull, per nga mosneglizhimi i detajit, me kujton shtepite shqiptare te 92-93shit ku cdo gje ishte detaj, kryesisht plastik, por nuk mungonin as punimet ne fibra sintetike apo metal, qe nga banja deri ne ballkon, nga turqia deri ne kine.

seriozisht? gerdeci nepermjet bustit te nene terezes, kulles eiffel, stendes se xhamte, fotove bardhezi, prangave gjermane, korridoreve te ngushta, bustit te skenderbeut, kabine telefoni, shi papushim, mace e urte e zeze, ushqim i perbashket, tre gra ne heshtje, nje me xhinse te ngrushta trup atletik, "një qeli fare e ngushtë. Jo më shumë se shtatë-tetë metra katror. E ngushtë dhe e gjatë, në formë katërkëndëshi. Tre stola plastikë, një aparat televizori, një frigorifer në cep, frutiera dhe një tufë më libra. Mbi shtratin e Pinarit dhe një aparat tensioni", trinitrina nen gjuhe, gote plastike me kafe, cigare ..... aaaaaa

po e di ku eshte me e forta? vangjeli shkruan: "Më pas detaje dhe detaje të pafundme nga ajo çfarë përgatiti shpërthimin e 15 marsit."

do t'i dish detajet, as? ja ku jane:

Zgjedhjet. Ndikimi i tyre në proces. Përballja me ushtarakët. Ndjehet i tradhëtuar nga një pjesë e tyre. Fatmir Mediu? Eshtë një emër tabu dhe nuk përmendet. “E di që nuk do të më besosh dhe nuk ke pse të më besosh, por po të them që nuk e kam njohur kurrë baxhanakun e Berishës. Njëherë më kërkoi që të sillte dhe vëllain e tij në punë. I thashë se ishte punë e vështirë, por më tha se nuk kishte problem. Nuk di pastaj pse vëllai i tij nuk erdhi në Gërdec”

detaje te pafundme per gerdecin.

tropizma, ne kete artikull ajo qe me interesoi me teper ishte pershkrimi i atmosferes se burgut dhe ne kete shkrim pershkrimet te mberthejne dhe jane shume interesante.

Nje budalla  konfirmohet si i tille kur ai insiston ne budallallikun e vet.

Lorenc Vangjeli ka vetem ne peshk disa shkrime per pune Gerdeci e me gjere.

Alibeaj hesht për Gërdecin

Alibeaj, ky ministër gënjeshtar

Gërdeci, Berisha duhej ta dinte

Dosja e skandalit AEY (pjesa e pare) ( se ka dhe pjese te dyte e te trete )

Basha, ky ministër frikacak

Dosja AEY (III). Një histori mashtrimi

Fushatë dhe gjyqe

Jezu Krishti mes shumë hajdutëve

“Jam mik i Partisë Demokratike”

Te pathenat e Gerdecit, Mediu e Bode si u zune ne qeveri per kompanine amerikane

Dhe ka akoma, por duke menduar qe ndjeshmeria eshte e madhe mbikete teme  robi mendon se keto shkrime mund te jene lexuar, se per te kuptuar u pa puna. Hic or vallai , as e para te pakten .

Nxenia lidhet me shume gjera, por kusht i nevojshem dhe i mjaftueshem eshte leximi.

Kritikat me te bukura dhe te FeLLta jane ato qe e cilesojne "fodull" gazetarin , me burim nga leximi i vemendshem i vepres se 14 " mbi Mendjemadhesine" .. smiley . Ajo qe zgjon interes tek sejcili eshte personale dhe ne kete menyre edhe une nuk do te vleresoja fjali te tilla me pranga gjermane qe jemi shkeputur para 20 vjetesh ???? smiley Por them se aty ketu sidomos ne paragrafete fundit qe ka vecuar Trop del edhe nje piste e re.. Vllai i baxhanakut ????? ..Ai...gjithashtu eshte prezent , kercenushem , dhembeshtrengues dhe me shume doreshtrengues me ATE te Koalicionit per zgjedhje . Edhe nje muaj...por fati keq...Po une nuk e di ku bie Gerdeci zotrij ! Persa u tako ketyre Peshkave te Mixhes dihet qe per ata kriminelet dhe krimi  i veshur me pushtet ka mbaruar qe me themelimin e PD . tani s'ka me burgje, s'ka me te vuajtur, s'ka me hajdute e vrases..Tani ka VRASJE MASIVE qe vijne si VENDIME SHTETERORE KOLEGJIALE.. ...Se ajo zotrij sulmoi vendimet KOLEGJIALE Zotrij smiley

Vangjel gazetari ne makinen propagandistike te Edi Rames,ka rolin e nje ingranazhi qe sa here aktivizohet, edhe duke i rene me cekic me raste, nxjerr fjalen "Gerdec".

Shkrimet e tij per kete ceshtje, nuk kane qene asgje me shume se shpifje nga me te rendomtat dhe kur kane mbaruar shpifjet dhe eshte ulur kreativiteti nga faktore te jashtem qe influencojne trupin pasi hyjne ne te, ky bertet perseri "Gerdec", por kesaj rradhe me pershkrime te lodhura burgjesh.

 "...Pastaj vijojnë hamendësime të pafundme. Si ndodhi? Pse ndodhi? “Ka tre xhirime të vendngjarjes. Dy kuptohet që janë bërë rastësisht. I treti, xhirimi nga hotel Kontinental në Vorë është bërë me kamera të vendosur në stativ. Ndoshta nuk do të mësohet kurrë e vërteta”, thonë. Nuk e besojnë se shkendija fatale ka ardhur nga saldimi i një karroce. “Ishte salduar gati 20 minuta më parë”..." 

 

"...“Edhe një muaj, edhe një muaj të mos kishte ndodhur hataja dhe do të kishte mbaruar demontimi i predhave. Që atëherë janë demontuar vetëm 100 ton”, thotë Delijorgji..." 

 

Ketu lind nje pikpyetje e madhe; jane keto pasazhe per te hedhur dyshime mbi nje dore tjeter, gje qe mund te jete ose jo e vertete, mund te jene justifikime ose jo, apo thjesht tregon se mund te jete nje etje per me shum fitim qe i ka shtyre keta te punojne duke i shkelur rregullat teknike. Kjo mbetet detyre e prokurorise ta zgjidhi. 

Brenda tek 313
Shkëlqim Kalemi është një ushtarak i ri, drejtor i porsaemëruar i institucionit.

Interesante! Ky zoteria ka qene kandidati i Partise Republikane per deputet ne 2005-n...!!! A thua te jete rastesi qe se fundmi ne kete faze te gjykimit te jete emeruar Drejtor aty ku "shefi" i partise se tij thirret "AI"???!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).