Ndotet rëndë liqeni artificial

http://www.lsaphoto.com/ngjarja.php?idr=1&d=2009-05-13#

Përditësim: Analizat tregojnë se substanca e hedhur është "hidromat", që mua më tingëllon si tip boje muresh. Kush na shpjegon dot cfare eshte kimikisht hidromati dhe per se perdoret? (Shënim BS)

TIRANE- Një katastrofë e vërtetë mjedisore ka ndodhur në dy ditët e fundit në hapësirën ujore të Liqenit Artificial në Tiranë. Individë të papërgjegjshëm, ende të paidentifikuar, kanë zbrazur të dielën në mesnatë në liqen, lëndë me bazë acide të dyshimtë, e cila ka dëmtuar pothuajse të gjithë sipërfaqen e rezervuarit. Pushues dhe peshkatarë amatorë, bujtës të rregullt të liqenit, thanë dje për gazetën "Shekulli" se e gjithë kjo mynxyrë mjedisore është konstatuar fillimisht nga ata vetë, mëngjesin e ditës së hënë. Ata rrëfejnë se në ditën e parë të javës, liqeni ka qenë i mbushur në të gjithë bregun e tij, me një lëndë të çuditshme me ngjyrë pane dhe gur kali, e cila mbante erë të rëndë që të çante hundët. Banorët e përhershëm të liqenit, nuk ditën të thonë se për ç'lëndë bëhej fjalë, por u shprehën jo pak të shqetësuar se dëmi i shkaktuar në liqen ishte i madh. Gëzimi, amator peshkimi, tregoi se, "në fillim, lënda e hedhur në liqen qëndronte në masë të trashë, në formë pelte, në brigje, më pas era e përhapi në të gjithë hapësirën liqenore. "Nuk e dimë kush e ka bërë. Shokë të mi më thanë që ishte një bot ndërtimi, që zbrazi materiale në liqen, por se sa e vërtetë është nuk di të bëj me faj njeri", - thotë 50 vjeçari i dëshpëruar.

Katastrofa mjedisore nuk i shpëtoi dje edhe vëmendjes së instancave shtetërore. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, u pa vetë në digën e liqenit duke vështruar ndotjen masive në rezervuar. Ai e konsideroi aktin e pashembullt të ndotjes së Liqenit Artificial, si një shtazëri të vërtetë. Z. Shalsi urdhëroi të gjithë instancat në varësi të bashkisë që të kryenin matjet përkatëse, si edhe të gjendej fajtori që shkaktoi katastrofën në liqen. Në lëvizje u vu dje edhe dikasteri i Shëndetit Publik. Shqetësimi i parë që ata ngritën ishte ndotja bakteriale e liqenit, dyshim i cili u hodh poshtë pas matjeve të para të kryera. Specialistë të shëndetit publik, me në krye drejtorin e DSHP-së, Gjergj Ndoja, morën nga liqeni kampionë të materialit të hedhur, nga ku do të nxirret më tej edhe përbërja e saj. Riza Çerepi, përgjegjës i Parkut Kombëtar, informoi dje për gazetën "Shekulli" se, me gjithë kërkimet për gjurmë të mundshme, ende nuk ishte bërë e mundur të gjendej subjekti, i cili ndoti liqenin. Ai konfirmoi se dyshimet e para hidhen mbi një bot ndërtimi, që thuhet se u përket pallateve në ndërtim përreth zonës, ndërkohë që hodhi poshtë mundësinë që ndotja të kishte ardhur nga pishinat rrotull liqenit.

Ndotja, gjallesat në liqen në rrezik

Ajo që ende nuk dihet është shkalla e vërtetë e gjëmës që mund të ketë ndodhur në liqen. Pjesa e vetme që shikohet është ajo sipërfaqësore, ndërkohë që dëmi që mund t'u jetë shkaktuar gjallesave nënujore është ende për t'u parë. Peshkatarët thonë se kanë dy ditë që kanë hedhur kallamat në liqen dhe pak prej tyre mund të kenë kapur peshk. Më i rrezikuari nga ndotja e madhe mund të jetë Karasi, një peshk i vogël, që më shumë se për mishin e tij, gjuhet për sport, çka mund të sjellë largimin e peshkatarëve amatorë, nga oazi i tyre i vetëm i qetësisë, Liqeni Artificial. Një nga peshkatarët rrëfen se si këtë radhë një ndotje e tillë nuk është parë kurrë. "Në liqen ka shumë probleme, po si këtë herë nuk kemi parë. Kanë hedhur edhe klor për të larguar peshqit, por që liqeni të ndotet në këtë masë, kjo është hera e parë",- thotë peshkatari. Dëme kanë pësuar edhe lokalet që popullojnë bregun e liqenit. Ditën e djeshme, vizitorë që zgjedhin liqenin si vendpushimi, kanë preferuar të qëndrojnë larg oazit të tyre të qetësisë. Era e rëndë e materialit të panjohur të hedhur në liqen, ka bërë që klientët të ndërrojnë destinacion.

24 Komente

mire peshkataret, po tani qe vje vera e njelemi pa uje, ku do i lajme leveret neve???   smiley    

ja kta jemi ne. Sa here duhet me e perserit qe pipija behet ne WC, dhe se WC-ja nuk eshte per te gatu dhe se liqeni nuk osh me i bo shurren si baces se bert verrise.

Yuck! Pis milet.  smiley    literally!

Analizat tregojnë se substanca e hedhur është "hidromat", që mua më tingëllon si tip boje muresh. Kush na shpjegon dot cfare eshte kimikisht hidromati dhe per se perdoret?

for use in waterproofing and damp-proofing underground structures. The system bonds to form an integral seal to prevent water migration

Perdoret kryesisht per themelet e pallateve per izolim ndaj lageshtires!

Ky eshte krim!

Ju befshin paret qe kursyen duke hedhur mbeturinat ne liqen ILACE. Po me pikon ne shpirt kur shoh qe liqeni paska patur peshq, se me mendjen time peshqit kishin ik per lesh me kohe. Keta pisanjose dun gropen e gelqeres.

Ky rast ka te beje ose me papergjegjshmerine e zakonshme qe karakterizon nje pjese te njerezve qe banojne kete qytet ose me politiken.

Parku eshte aktualisht objekt i nje rivitalizimi nga ana e bashkise se Tiranes. Praktikisht po rishtrohet dhe riorganizohet rruga qe kalon pikerisht buze liqenit.

Kjo rruge pritet te inaugurohet para zgjedhjeve te qershorit.

Po ku ishin keta te gazetes keto 5 vjet qe ne Liqen jane derdh e vazhdojne te derdhen ujrat e zeza te gjithe zones? Si gjithmone kujtohena vec kur i "del era" muhabetit

Pse i kan' hudh' lule peshqve i' here, s'po e mor vesh? smiley

 

nuk ka faj kush i ka hedhur fajin e ka nje sistem i tere i ngritur ne papergjeshmerine njerezore, ne padenueshmerine e fajit. Mungon nje shembull qe duhet te ndjekin njerezit. nuk e di, duke pare nje kryeminister qe e ka bere shtetin si cifligun e tij, nje minister qe ka vjedhur pa karar dhe del si nje showmen i vertete ne televizor, nje kryetar opozite qe s'ka lene cope toke pa shitur, c'mund te presim ne te ndergjegjesohet nje njeri qe s'dihet nga ka zbritur dhe hedh helmet ne liqen.

Meqe po flasim per liqenin e Tiranes. Me e forta ishte beharin e kaluar kur vajta te shifja njehere se c'behej te kopshti zoologjik, i vetmi ne Shqiperi. O nene, nene...

E para: vete roja, kur shkova te paguaja bileten, me tha "ik or mos harxho leket kot, se do hysh avash avash, me qejf e me lezet, dhe do dalesh me vrap kur te kthehesh."

E dyta: sa u futa, vajta direkte tek ajo godina rrumbullake neqoftese e mbani mend kur mbaheshin shtazet. Kurre s'kam pare kafshe me lethargjike sesa ai luan i lodhur e ajo shqiponje e palare qe nga sekonda ne sekonde dukej sikur te binte me koke poshte e nga ai ari kockanjar qe dukej si nje qen i zi.

E treta, dhe me e pabesueshmja: Ngjitur me zonen e kopshtit ishin ndertuar pallate. Dhe kur dilnin njerezit nga apartamentet e tyre, hyrja e pallatit i nxirrte direkte brenda kopshtit zoologjik. Dmth kur une pagoja lek te dera te hyja brenda, ata qe jetonin tek ato dy pallate brenda kopshtit dilnin jashte nga e njejta dere! hahaha.

Mos, a thua te jete sabotim, qe te mos realizohet ai projekti i kullave te "shtrira" ? smiley

 

Cfare katastrofe e pandegjuar dhe e papare.Si mundet  dhe si ia ka lejuar ndergjegja  ketij moroni me hudh helm ne ujin e liqenit te jetes.

Kete  armiqesi e ben vetem ndonji i jashtem dhe asesi banor lokal,dhe behet pyetje a ishte veper personale, apo ndonji fabrike e prodhimit te kemikaljeve e beri kete  aventure te rezikshme.

Sot ne mengjes  meqe ne hemisferen jugore na zbardhi dita e Enjte,me te cfletuar peshkun .... cka me te pare syte , katastrofe e kohes.

Peremdimi menjihere e zbulon kryesin e vepres dhe denimi  eshte ,mos pyet , sikur me vra gjysem milioni njerez.

Me nderime , dhe me shprese se do te permiresohemi.

 

 a ka qit bashkia noi fond per pastrimin e liqerit? kam nje filtruese kimike uji e skam gjet akoma arsye per ta cuar ne Shqiperi.. kerkesa e 'pis miznes-miletit' per te tilla paisje o zero.. smiley 

do kujtohemi per riciklimin e mbetjve urbane dhe industriale vetem kur te nxjerrim marken tone te gripit- 'albanian flu'

Ku janë këta Xhuvelët e ambientit?!

Pse nuk dalin të protestojnë?!

Pse heshtin?! Pse nuk flasin?!

Apo prishin koalicionin me qeveriun................

Me aq informacion sa kam une, ate rrugen qe dredhon perreth liqenit sikur po e rregullojne. Mbase nuk duhet kerkuar me larg se tek kompania qe ben ndertimet ( gjithmone nese me te vertete  liqeni eshte ndotur)

Keta jemi ne: kafshet, injorantet, dembelet, denglaxhinjte, parazitet, hajdutet, kriminelet e mijevjecarit te ri..... ta gezojme kapelen sipas kokes.....

Keta jemi ne: kafshet, injorantet, dembelet, denglaxhinjte, parazitet, hajdutet, kriminelet e mijevjecarit te ri..... ta gezojme kapelen sipas kokes.....

Nuk e di te tjeret, por persa me perket, te garantoj se nuk kam hedhur asnje pike hidrat ne liqen. Keshtu qe distancohem me indinjate nga percaktimi yt i mesiperm, i pergjithshem, paragjykues dhe teper ofendues.

Te kishe hedh hidrat do kishin mbjelle bimet te pakten..... smiley 

Po ca te thuash more olsib, ngado qe ta hapesh gazetat apo shikosh ndonje lajm vetem zi shikon dhe lexon per Shqiptaret...... keta jemi ne te pandreqshem. Me thuaj ti se ca jemi se une ndonje te mire nuk shikoj.....ah po jemi te zotet ti kthejme dyfekun njeri-tjetrit, kete e kemi.

Sa mire qe ketu Peshqit jane Pa Uje, se shif cere i gjen peshqit qe kerkojne uje - i hedhin koçifoz (po mire t'u behet ne fund te fundit - kerkon peshku uje pffff, - dhe per me teper uje te paster smiley )

Seriozisht, per kete s'ka asnje fjale tjeter pervecse "kafsheri"! Nuk crapoj edhe une te them qe keshtu jane shqiptaret, por sinqerisht mezi e pres ate dite kur te mos them me "Ec mo, se ne Shqiperi cfare s'ndodh!" smiley

Ok, qe u ndot, e morem vesh, dhe per kete s'kam c'te them, vec te ngre supet, sepse s'bejme dot gje, po a ka ndonje menyre per ta pastruar liqenin? Po behet ndonje per kete ceshtje? Apo, mori fund dhe kjo pune, si cdo gje tjeter ketu tek ne?

ja kta jane shqiptaret, mezi po prisja ta thoja dhe un, mire qe kom internet me shfry mllefet vallaj

 

   
       
“Ndotja, plani i Ramës për të shndërruar liqenin në zonë ndërtimi”
Ardit Bido

Ambientalistët thonë se rivitalizohet projekti i Bashkisë së Tiranës për tharjen e liqenit, e diskutuar për herë të parë në vitin 2007

Dy vjet më parë, gjatë diskutimit për “Tiranën policentrike”, bashkia hodhi në tryezë një projekt që u prit me shumë polemika: shndërrimin e zonës së Liqenit Artificial në një qendër të re për atë pjesë të qytetit. Banorët e zonës kujtojnë se atëherë ky projekt u prit keq nga diskutuesit, duke bërë që të mos vijohej një debat i tillë.

Por, dje, pamja e liqenit dukej krejt ndryshe: ngjyra e gjelbër që duhet të dukej në zonën përreth, kësaj here kishte përfshirë edhe liqenin. Shumë prej banorëve të zonës dhe personave që çdo mëngjes vrapojnë në kodrat e liqenit, mund të ndryshojnë mendim për funksionin e këtij oazi të kryeqytetit.

“Unë banoj këtu, – na thotë Seiti, duke treguar me gisht poshtë digës, – dhe e shoh liqenin çdo ditë. Nuk mund të besoj që kjo ka ndodhur pa dashje. Para dy vitesh qarkulluan fjalët për tharjen e liqenit, por këto fjalë të hedhura nga bashkia u mbytën kur u pa reagimi”.

Dje, ngjyra dhe aroma ishte shpërndarë në të gjithë liqenin. Si pjesa veriore dhe ajo jugore ishin kthyer në formën e re të Liqenit Artificial, që më shumë i përngjante një kënete të vogël në formim.

Shkaku i ndotjes së liqenit nuk dihet ende. Drejtoria e Shëndetit Publik e kryeqytetit ka përjashtuar ndotjen bakteriale, por duke lënë në fuqi mundësinë e një ndotjeje kimike. “Analizat kimike të kampionit të marrë nga liqeni do të përfundojnë nesër dhe do t`i bëjmë të ditura menjëherë”, – bëhet e ditur nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Ajo që dihet është se për të shpëtuar liqenin ai së pari duhet tharë. Drejtori i Shëndetit Publik, z. Mëhill Gecaj, pohoi se është e pamundur që liqenit t’i hidhet ujë, pasi kjo do të rrezikonte përmbytje.

Ambientalistët nuk e përjashtojnë mundësinë e një ndotjeje të qëllimshme. “Kjo është një mundësi për të betonizuar edhe pikën e vetme të gjelbëruar të Tiranës, – thotë ambientalisti Lavdosh Ferruni. – Mundet që pas disa ditësh të thonë: ‘Duhet të zbrazim liqenin dhe ta rimbushim se nuk kemi ç’të bëjmë’, e më pas të thonë: ‘Na falni, por kuptuam se liqeni nuk mund të mbushet përsëri’, duke e çuar drejt betonizimit”.

“Asgjë nuk mund të përjashtohet, sidomos kur një projekt i tillë është hedhur në diskutim”, – thotë ai, duke shtuar se ekziston edhe një tjetër mundësi e kësaj ndotjeje. Sipas z. Ferruni, ndotja mund të ketë ardhur nga pakujdesia gjatë ndërtimit të një prej pallateve afër digës, ku kanë shpuar për ujë të pijshëm.

“Kjo gjë fatkeqësisht pritej, – na thotë përfaqësuesi i organizatës kundër betonizimit të Tiranës, z. Altin Goxhaj, – është një projekt i vjetër i bashkisë që po vendoset në jetë në mënyrë të ngadaltë. Tashmë thjesht presin që banorët e zonës, duke parë rrezikun që u kanoset, të kërkojnë që liqeni të thahet dhe më pas t`u bëjnë “nder” banorëve, duke e shndërruar zonën në një shesh ndërtimi”.

Në fakt, liqeni ka pronar, janë shtatë familje që kanë pronat e tyre aty ku sot gjendet këneta e vogël e pak kohë më parë gjendej uji i pastër i liqenit. Këto toka u shtetëzuan në vitin 1967, kur do të ndërtohej diga e re e Liqenit Artificial. “Në çdo rast kjo ndotje ka ndodhur me dashje, – thotë Altin Goxhaj, – është e pamundur që ndotja në formën që ka të jetë bërë vetiu”.

Liqeni Artificial i Tiranës është ndërtuar në vitin 1967 dhe pas betonizimit të vazhdueshëm të kryeqytetit, pas shembjes së komunizmit mbeti i vetmi oaz i gjelbër në metropolin e vetëm shqiptar. Thuajse të gjithë ambientalistët, por edhe qytetarët e zonës janë të njëmendtë se zhdukja e liqenit, do të thotë zhdukje e zonës së vetme ku një banor i Tiranës mund të thithë ajër të pastër.

Ambientalistët thonë se askush nuk ka bërë aq sa duhet për mjedisin përgjatë gjithë jetës së shtetit shqiptar, por nëse një plan i tillë për shkatërrimin e liqenit, është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte një vrasje me dashje e të gjithë banorëve të Tiranës, në një kohë kur kryeqyteti shqiptar edhe me këtë liqen ka nivelin më të lartë të sëmundjes me kancer në rajon. E për më tepër, një humbje e tillë, nuk arsyetohet nga asnjë plan i bukur që mund ta zëvendësojë.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php...

Shqiperine e kemi katandisur si mos me keq! Nuk di njeriu cfare t'i qaje me pare! smiley

mire nje veture krimineli mund te futet nder 300000 makina te tjera e te kete veshtiresi per ta gjetur, por nje bot ne nje zone qe  kalojne shume pak makina dhe hic bote? Shalci nuk beri kallzim per ne prokurori, por tha se do rregullohet pas 28 qershorit, skandal.

Dikur,dikur liqeni ishte nje mrekulli! Laheshin te vegjel dhe te rritur!Ishte i paster Liqeni, rrotull vinte era mimoze dhe lule blini,ishte i bukur liqeni athere.,pije edhe ndonje krikell bire me qofte ose berxolla te njoma derri!

Degjoheshe muzike,naten tek liqeni,ishte bukur dikur tek liqeni!

Jetonin njerez athere,ishin njerez!

Jetonin mire!

Njerzit kishin respekt dhe dashuri per natyren!

Njerzit njihnin ligjin dhe kishin frike nga ligji,dhe e respektonin!

Sot liqeni vjen ere, qen i ngordhur!

Njerzit nuk kane frike nga ligji,jane bere si langonje andej nga liqeni!

stardust,se spo me rrihej pa fol e di ti pse a i lodhun luani?e kishin pa ba vegjetarian....ke pa ti ca sndodh te ne hahaha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).