MTKRS: Nr. i turistëve të huaj rritet 7%

Burimi: www.mtkrs.gov.al

3 mujori i parë i vitit shënon 7% rritje të numrit të turistëve të huaj krahasuar me 2008

Shqipëria është në prag të hapjes së sezonit të ri turistik 2009 dhe pikërisht organizimi i konferencës me moton “të gjithë së bashku” jep një kontribut të rëndësishëm për një fillim të mbarë të këtij sezoni dhe për një turizëm të suksesshëm për vitin 2009.

Kështu është shprehur zv.ministrja e Turizmit Suzana Turku në konferencën e mbajtur dje për turizmin në ambientet e Hotel Tirana. Sipas znj.Turku, “me një bashkëpunim më të mirë midis pushtetit qendror, pushtetit vendor dhe sektorit privat të turizmit, ne do të përballojmë sfidat dhe do ta bëjmë turizmin një veprimtari ekonomike të suksesshme”. Më pas zv.ministrja Turku u shpreh se, “kjo Konferencë është një bashkëbisedim i rëndësishëm midis të gjithë aktoreve që lidhen me zhvillimin e turizmit në Shqipëri”. Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë Ministri i Turizmit Ardian Turku tha se, “Qeveria shqiptare në programin e saj, e ka konsideruar zhvillimin e industrisë së turizmit si një nga tre prioritetet e saj, duke synuar kthimin e vendit në një destinacion të rëndësishme mesdhetar, për vetë larminë e madhe të atraksioneve natyrore, kulturore, kulinare e mikpritjen e veçantë”. Sipas ministrit Turku, kontributi i turizmit në eko-Kontributi i turizmit në ekonominë shqiptare është 11% dhe numri i të punësuarve në këtë fushë është rreth 138 mijë. Të ardhurat nga turizmi kapën vlerën 1.4 milion euro, që në 9 mujorin e vitit 2008, kjo do të thotë së është tejkaluar parashikimi i qeverisë duke llogaritur që të ardhurat nga turizmi të kapnin shifrat e 800 mijë eurove në vit.

Ministri Turku bëri të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti ka një rritje prej 7% të numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ministria e Turizmit, është e angazhuar qartësisht në konsolidimin e bashkëpunimit dhe dialogut midis partnerëve privat që veprojnë në fushën e turizmit. Turizmi ketë vit jo vetëm që do të jetë në nivelin e një viti më parë por pretendohet të jetë në rritje, edhe pse kriza ndihet kudo. Vetëm për vitin 2008, me një vlerë 310 milionë lekë, janë restauruar e rikonstruktuar objekte të kultit dhe trashëgimisë kulturore. Kjo i ka shërbyer rritjes së vizitueshmërisë së tyre nga turistë e pelegrinë. Turku tha se, “kemi përpara sfida që kërkojnë planifikime afatgjata duke respektuar nevojat e komunitetit dhe inkurajuar bashkëpunimin e të gjithë aktorëve”.

“Jemi duke bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme për nxjerrjen e të dhënave për grup moshat, kombësitë, rezidencat etj të turisteve që në pikat e kalimit kufitar ”. ‘Gjithashtu kërkojmë një bashkëpunim më konkret, të cilin shumë pak e kemi gjetur, me administratorët dhe pronarët e Njësive Akomoduese për të pasqyruar netëqëndrimet e turistëve çdo muaj’. Përmirësimi i cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, duke rritur profesionalizimin nëpërmjet edukimit e formimit të vazhdueshëm të personelit operues. Diversiteti i ofertës së paketave turistike, për të rritur efektin që duhet të bëjë Shqipëria në mjediset konkurruese. “Vetëm me një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të institucionalizuar, do të mund të reflektojmë rezultatet tona të dukshme për interesat e përbashkëta në këtë fushë ka mbyllur fjalën e tij ministri i Turizmit Ardian Turku. Shqipëria është përfshirë në listën e 50 vendeve më të preferuara për turizëm.

33 Komente

Nje gje eshte e sigurte, Kroacise ja paskemi kaluar smiley

Vështirësitë globale mjegullojnë sezonin e pushimeve të Kroacisë

Kroatët janë të shqetësuar në lidhje me sezonin turistik të kësaj vere. Kriza globale eonomike pritet të ketë ndikimin e saj në industri, ndonëse vlerësimet ndryshojnë. Ministria e turizmit parashikon një pakësim me rreth 3%, ndërsa ekspertët e pavarur ekonomikë kanë frikë se mund të jetë deri në 15%. Turizmi është një sektor jetik dhe vendi mund të përfundojë me humbje të ardhurash deri në 1 miliardë krahasuar me 2007.

SE Times

27/04/2009

Sot po mendoja (rastesisht) me trishtim kontrastin e madh ne menyren si trajtojme mjedisin turistik ne ne Shqiperi ne krahasim me bregdetin kroat. Nuk di te bej krahasime te lavdishme numrash te turisteve (keto i bente Pango), por ajo qe duket eshte se sa kujdes tregojne ata, dhe sa pa meshire e rrenojme ne natyren. Me kalli krrupen ajo pamja e Sarandes mbi koder, si ato vendbanimet ne lindjen e mesme.

 Blend, mos harro qe ne per 45 vjet jemi edukuar nga Partia qe "ta mundim natyren". Kjo perpjekje do te vazhdoje edhe per ca kohe akoma. smiley

Nuk e di ne flasim per te njejten pamje, por nqs i referohesh asaj ne hyrje te Sarandes, (ku jane plehrat) eshte per te te kalluar "daten e krrupen" bashke.  Une ne pergjithesi s'para "shaj" memedhene, dhe minimizoj ne kulm cdo aspekt negativ, por ato plehrat ma nxinin shpirtin.  Qe gjeja e pare qe prezantoheshe me Saranden (m'u shpjegua me vone qe plehrat vihen ne hyrje te qyteteve ne shume raste) ishin plehrat, eshte gjynah i madh.  Butrinti, kur isha, m'u duk disi i paster, e paskan lene edhe ate ne gjendje te tille?!  (Postimi yt me poshte.)

Neper liqen, ne Koman, kur vete per ne B. Curri, nga pamjet me te bukura, me magjepsese, ama te ulje koken poshte e te shikoje liqenin ... te dhimbte. 

Ne Vlore, perballe plazhit Kristal ne rreze te kodres (ku ka disa restorante) ishte grumbulli i plehrave.  Te haje pizza te Bledi, do beje lufte qe e humbje me mizat.  Qe ai perendim dielli qe e ka bekuar e shkruar Zoti vete me dore, te te nxihet si eksperience nga keto kafsheri njerezore, eshte mekat i madh.

Ketej nga anet e njerkes, ne vitet 80, fillim te vitit 90-t ne NY, "industria e mbledhjes se plehrave" ishte e kontrolluar nga mafia.  Ne kete pike qe ndodhet ne Shqiperi, ku bashkite s'ia gjejne dot anen kesaj ceshtje, vallai me te dyja duart ia jepja "mafies" nqs do e zgjidhte.  (Komplet kunder ne parim, por ...)

Ndersa per temen ne fjale, patjeter qe do me behej qejfi nqs % do ishin me te larta.  Ama, paskemi qene vend cudirash, se dynjaja po qahen qe tani, dhe s'eshte vetem Kroacia.  Nga ana tjeter, sikur dhe ta zeme qe perqindja do mbetet e njejte me vjet, dhe nuk ulet, te ardhurat, harxhimet e "turisteve" s'besoj te jene te njejtat me vitin e kaluar.  Gjithesesi, ben vaki perseri dhe ne kete pike te jemi vend cudirash ...

 

 

Mafia e ka dhe ketej por nuk e ben pastrimin smiley

ME lind pyetja, a mundet qe pjese e 7% te jene shqiptare qe kane marre nenshtetesi te huaj? Si behen keto statistika?

 

Qeveria shqiptare në programin e saj, e ka konsideruar zhvillimin e industrisë së turizmit si një nga tre prioritetet e saj, duke synuar kthimin e vendit në një destinacion të rëndësishme mesdhetar, për vetë larminë e madhe të atraksioneve natyrore, kulturore, kulinare e mikpritjen e veçantë

 

Ne cfare menyre mendojne te zhvillojne turizmin?

Ne vazhdojme akoma te djegim plehrat ne mes te qytetit...

Ministri Turku:

Kontributi i turizmit në ekonominë shqiptare është 11% dhe numri i të punësuarve në këtë fushë është rreth 138 mijë.

Ka ndonje ekspert te "pavarur",te shpjegoj kete ,si eshte zhvillimi i turizmit,11%, si i nxjerrin keto perqindjet ?

Jane te regjistruar 138 mije te punesuar?

Se me duket se nje mendje me thote,se ne Shqiperi , punesimi eshte informal,dhe keta punetore,jane te paregjistruar,si pjesa me e madhe e tyre ne shqiperi,te cilet nuk paguajne taxa!

Të ardhurat nga turizmi kapën vlerën 1.4 milion euro,

Si e nxjerrin kete shifer te ardhurash?

Ne vazhdojme ta bejme kaken ne det... dhe nuk e kam fjalen per notaret. Nuk ka kolektore te ujrave te zeza, nje xhiro te shkurter buze detit andej nga shkembi i kavajes te duhet te kapercesh dhjetra perrenj te ndyre qe shkarkojne halete e hoteleve ne plazh... ik e lahu po nuk perjashtohet mundesia e koleres.

Plehra ne plazh, plehra ne rruge, u ndihet dhe era, duket dhe ngjyra. Te vjejn hem keq, hem ndot. Kurse kur shikon qe puna e ministrise se turizmit eshte perqendruar ne reklamen e famshme tek euronews te vjen per te vjelle.

Blend,

kur ti ishe shume i vogel  1993 -1994 dhe nuk te duhej te udhetoje shpesh jashte shtetit, vetem nje e ngjashme

ik e lahu po nuk perjashtohet mundesia e koleres.

e botuar ne nje te perditeshme ketej dhe qe u amplifikua andej , na vuri ne karrantine per shkak te koleres qe kishte pllakos ne Shqiperi per afro 2 vjet edhe ne linjat detare edhe ajrore.

Nuk eshte se ka ndryshu predispozita e atyre andej , vetem presin nje sinjal qe t`ju vije nga ketej.

Kete e them vetem mes nesh. Kam pershtypjen se e shohim njesoj per sa i perket prezantimit tek miqte e huaj. Jam fanatik, e ca gjera i mbuloj deri ne kufijte e pandershmerise. Po ketyre qe kane dy gjera ne dore u duhet rene shume qe te levizin pak.

Shkova ne Butrint para ca javesh. Plehra gjithandej. plazhi i dhermiut mbuluar me plehra... Stera e ujit, 2400 vjecare ne kalane e beratit mbushur me bidona "Glina"... kisha nje te huaj me vete, qe u habit me cfare pa, per mire - kishte hyre ne shqiperi nga greqia, me tha 'Shqiperia me duket me e bukur po e piset".

po merret bashkia me pastrimin e plazheve qyteteve akoma se dini?!

Ti shikon ato qe ke deshire te shikosh o burre i dheut. Me sakte, ti shikon ato qe G99 te thote te shikosh.

Gjendja persa i perket turizmit ne Shqiperi eshte permiresuar ndjeshem. Edhe per sa i perket pastrimit (qe eshte detyre e pushtetit lokal), edhe per sa i perket investimit ne objekte kulturore qe jane terheqese per turistet etj.

Kete gje e tregon rritja e numrit te turisteve nga viti ne vit.

Sigurisht qe ka probleme por me pak pune dhe vullnet, mund te permiresohen.

Cdo gje eshte e deformuar ne shqiperi,si mund te jete Turizmi ne nivelin e duhur?

Ministri i turizmit Ardian Turku dhe zv. minisria e turizmit Suzana Turku, eshte nje koincidence mbiemri i njejte apo eshte biznes i familjes... Kush di te na thote.

Si ka mundesi qe Shqiperia ne qytete,te kete nje papasterti te tille,kur kjo gjendje nuk ka ekzistuar me perpara?

Kjo mendoj une, ndodh se "shteti" ne lagje,ne komunitet eshte shume i dobet,nuk investon,dhe nuk kerkon te zbatohet ligji!

per pastrimin e qyteteve meret bashkia. ajo ben tender per pastrimin dhe firma qe fiton ka detyrimin te beje punen e saj nen vezhgimin e bashkise. mos i hidhni te gjitha ne kurriz te shtetit kot.

Lefty,

Kot per kuriozitet a mund te me thuash kush i fitoi zgjedhjet lokale te 2007-es?

Rrofsh paraprakisht smiley

 

mesa di un te pothuajse te gjithe bregdetin e beratin meqe u permend e fituan te majtet. me korrigjo po dite gje te sakte. por c'lidhje ka ketu e??

Lefty mos e dridh muhabetin. Pislleku ne Shqiperi, sa per informacion per ty qe te del flamuri ne France, eshte i kudondodhur, nga vija e zbatices deri ne majen e Korabit.  Tani, mqns sipas teje fajin per kete pisllek e ka pushteti vendor, po te riperseris pyetjen: kush i fitoi zgjedhjet vendore te 2007-es?  

Sa per kujtese po te sjell nje deklarate te dates 22 shkurt 2007:

Në 18 shkurt shqiptarët, në rreth 2/3 e bashkive dhe komunave të vendit të tyre, votuan për kandidatët e koalicionit qeveritar, duke shënuar fitoren më të thellë në zgjedhjet vendore në 15 vitet e fundit dhe pothuajse duke përsëritur në përmasa fitoren e vitit 1992. Zoti e bekoftë votën e tyre të lire!

 

ee ku do dalesh me kte pergjithesim qe ben? meqenese ne total zgjedhjet lokale qenkan  fituar nga pd, i bie qe edhe ne zonat turistike ku shumica jane fituar nga te majtet, te mbaji pergjegjesi qeveria?

 por nejse, problemi nuk eshte tek kryetaret e bashkive por tek njerezit qe bejne pis pa pike respekti per ambjentin ku jetojne.

Lefty s'po te marr vesh, here thua qe faji eshte i pushtetit vendor, here thua qe eshte faji i njerezve. Ndaje mendjen.

Sa per zgjedhjet e 2007-es; ta permenda qe te mos e permendje me futjen e politikes ne cdo diskutim se kur themi "shteti" nenkuptojme te gjitha hallkat e shkallet e tij e jo, sic ben ti, kryeministrine smiley

Kjo puna e plehrave eshte nje nga ato gjera qe ne Shqiperi mund te rregullohen lehtesisht po te ekzistoje deshira per te bere dicka. Mjafton te shikohet nr. i paket i masave ne kete drejtim deri me tani, ose ngadalesia e atyre pak projekteve qe jane shqyrtuar/miratuar  dhe kuptohet qe kjo deshire cuditerisht deri me sot nuk ka ekzistuar.

Nje tjeter hap i lehte qe ja vlen te ndermerret eshte futja ne qarkullim e nje sistemi vleresimi te plazheve Shqiptare per te nxitur krahasimin/konkurrencen mes tyre. Nje sistem si Blue Flag mund te zhvillohet ose nga MTKRS qe eshte kaq e lumtur per "rritjen" e nr. te "turisteve" pavarsisht se nuk e di se c'jane keta njerez qe kalojne kufirin, ose nga vete sektori privat.

 e lexova pothuajse tek te gjitha komentet problemin e papastertise, nuk e ka fajin ministria a qeveria pse njerezit jane mesuar akoma qe zhapat e shalqirit e tj etj ti hedhin ne rere a ne det! nje pjese e fajit eshte dhe i qytetareve injorante e te pa edukate. pjesa tjeter e fajit eshte e bashkive, te cilat kane ne dore pastrimin e qyteteve e plazheve etj. prandaj mos i bini me qaf kot shtetit per ket pune. dhe sa per shifrat, jane lehtesisht te kontrollueshme sepse numerojne hyrje daljet neper pikat kufitare, aeroporte etj.

Qeveria shqiptare në programin e saj, e ka konsideruar zhvillimin e industrisë së turizmit si një nga tre prioritetet e saj, duke synuar kthimin e vendit në një destinacion të rëndësishme mesdhetar, për vetë larminë e madhe të atraksioneve natyrore, kulturore, kulinare e mikpritjen e veçantë”.

 

tek fjala kulinare do deshiroja permiresim, se cdo pershtypje te huaji qe ka shkruar per turizmin ne Shqiperi thote "average italian food". 

 11% ---- !!!!!

https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html#Econ thote qe GDP ne 2008 = 13.52 bilione USD, qe shumzim me 11%, del qe 1.4872 billione USD vijne nga turizmi. Nr. i Vizitorve sipas MKTRS per 2008 ishte 2578627, nga te cilet 83% me pushime, pra perafersisht 2140000 me pushime. Qe i bie perafersisht 695 USD/shpirt njeriu qe harxhojne pushuesit. Qe per nje familje mesatare me 4 persona i bie 2800 USD/oxhak, qe i bie diku te 2150 Euro per familje (Pervec biletes, se ajo llogaritet si kontribut ne GDP e transportit jo te turizmit) Tani vjen pyetja per Z. Turku qe se ve ne dyshim qe thote te verteten. "Ti zoteri, do i harxhoje kaq lek per te bo pushimet te mali i robit?"

Swed1,

..duke iu referuar linkut te mesiperm,mbi te dhenat e buxhetit diferenca e rritjes eshte vetem 767bilion$(miliard$)!! 

...duke e llogaritur me dollare,rritjen sipas Ministrit te Turizmit 11%,del se ,ajo shifra qe ke dhene ti,1,48 bilion(miliard)$,eshte e zmadhuar shume,shume nga ajo shifra e linkut.(www.cia.gov/albania).. qe thote se rritja eshte vetem 767 bilion(miliard)$!!

Jo vetem kaq shifra e ministrit zmadhohet me shume duke folur me euro,dhe Ministri flet me Euro dhe jo me dollar,ja si shkruhet me siper:

Të ardhurat nga turizmi kapën vlerën 1.4 milion euro, që në 9 mujorin e vitit 2008....

Keshtu e kuptova une,se kjo shifra e 11% eshte e zmadhuar si shume...po shume fare gati dyfish! 

Mund te jem une gabim? ..mundet,une qofsha!

mmmm..... spillea!
 

Ne plazhin e  durresi ,ecin makina,gomare, njerez,...me i ven,kur se ne kavaj,kane fillu me kuaj.

Ne kemi plazhe te bukura ,te mira,por kemi ca pislliqe ne drejtim te kontrollit te tyre,funksionimit te tyre,njesoj si ato te plerave.

Durresi ,Golemi kane qene plazhe shume te mira,ka pasur nje pyllezim me pisha,qe kur hyje ne zonen e plazhit ndjeje aromen e tyre ,dhe jodin e detit..kane prere pemet te gjitha,dhe kane ndertuar pa as nje kriter blloqe pallatesh,pa parkime,pa rest room,wC.

Transporti publik dhe privat eshte nje tmerr,kudo ne plazh gjen femije,me shishe uji,cokallata,cigare,misra,kikirika,..i gjithe "marketi" ambulant, bile edhe revista,libra artistike,gazeta , te zene rrugen ,dhe te bertasin dhe nje zhurme,e madhe,nje levizje e cregullt,pa as nje kriter,pas nje rregull,ne te gjitha ambientet. Ky eshte populli.

Ndersa deri sa te shkosh "tek privati" do te kalosh ne reviste,te gjitha pamjet qe nuk te lene shije te mire,trafiku,pislliku etj etj ....eshte me ndryshe atje.,me i organizuar!

 

 

 

Per bukuri te Zotit.  Lopa, qumsht i fresket, deti per qejf, e cfare duan me turistat smiley

PS: e paskam komshie lopen, rrofsh per foton se i hodha dhe nje sy lagjjes smiley

 Per 2008 une isha tre here ne Shqiperi, kete vit 2009 1 here ne mars , kisha ndermend te shkoja perseri tani , por me iken leket nga burokracia shqiptare, i lashe nja 250 euro (aq sa beri bileta) vetem per çertifikata. Qe ta marrin vesh europianet dhe emigrantet kete gje , do t'vejne duart ne koke. Une i keshilloj emigrantet, qe kete vit te kene kujdes ne Shqiperi se ishte viti i zhvatjes se emigranteve.

Po dhe ti sa qahesh o Pjer,vllezerit e tu ti kan marre se s'ti mori greku smileysmileysmiley

Eshte mbushur me Turq MTKRS-ja.

Une kujtoja se kjo mania e rritjes se numrit te turisteve te huaj ishte e Pangos. Po ai te pakten genjente ne raste sezoni. Keta po e plotesojne kuoten e mashtrimeve qesharake akoma pa dale dielli. Pune fushate, dhe mire bejne. Po s'po tregohet as koha e mire me parashikimet e tyre per ta cuar ne 300% rritjen e numrit te turisteve qe do vizitojne baterdite e betonimet shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).