Monitorimi: 5 plazhet tona më të pastra, dy në veri, tre në jug

 

Bregdeti ynë ofron plazhe me cilësi të mirë, por nuk mungojnë as plazhet e ndotura. Në prag të afrimit të sezonit turistik, në SH2 po publikojmë zonat më të ndotura dhe më cilësore të bregdetit tonë. Burimi është Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, e cila në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, kanë realizuar monitorimin e zonave më të frekuentuara gjatë sezonit të plazhit.
Vlerësimi i cilësisë së ujërave bregdetare të larjes është kryer në plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Durrësit, Kavajës, Vlorës, Sarandës, Dhërmiut, Himarës dhe Borsit, në 71 stacione kampionimi, në zonat më të frekuentuara gjatë sezonit të plazhit tek e gjithë linjën bregdetare e vendit tonë.
Drejtoresha e Drejtorisë së Analizave Laboratorike pranë këtij institucioni, Zamira Dana, shpjegon rezultat e përftuara në monitorim:

Durrësi
Zamira Dana pohon se pjesa më e madhe e këtyre stacioneve ndodhet në Durrës, si plazhi kryesor dhe më i madh i vendit tonë. "Në 69% të stacioneve, plazhi i Durrësit është brenda normave të rekomanduara, ndërsa në 31% është mbi normat e rekomanduara. Shumë të ndotura kanë rezultuar plazhi Zhiron, tek Brryli, zona tek Plepat, Shkëmbi i Kavajës. Ndihet një përmirësim i lehtë i cilësisë së ujërave në plazhin e Durrësit.

Kavaja
Plazhi i Kavajës është monitoruar në 10 stacione dhe rezulton si më i ndoturi në gjithë vendin. Sipas monitorimit, në 60% të stacioneve të kampionimit ky plazh është brenda normave të rekomanduara dhe në 40% të stacioneve është mbi normat e rekomanduara. "Rezultatet mikrobiologjike të ujërave të këtij plazhi tregojnë se më të ndotura janë stacionet ku përkojnë me plazhin e Golemit, ku shkarkohen ujërat e zeza, stacionet nga Mali i Robit e deri në Qerret", - bëhet e ditur në monitorim.

Vlora
Problematik në disa zona paraqitet edhe plazhi i Vlorës. Sipas specialistëve, nisur nga gjendja e plazhit të Vjetër dhe të Ri, që shtrihen përgjatë linjës bregdetare të këtij qyteti, vlerat e çmuara të këtyre dy plazheve po degradojnë dhe kjo si rezultat i shkarkimeve të patrajtuara dhe pa kriter që derdhen direkt në ujërat bregdetare të qytetit të Vlorës. "Stacioni i kampionimit më i ndotur në bregdetin e Vlorës është stacioni 5, përballë shkollës së "Marinës", ku të katër indekset e ndotjes fekale dalin disa herë mbi normat e rekomanduara. Është zona ku duhet ndaluar rreptësisht larja",- bëhet e ditur në monitorim.

Saranda
Në Sarandë, problematike mbeten ndërtimet pa kriter në këtë bregdet, por zonë e ndotur është shpallur vetëm zona te Kanali i Çukës, si rezultat i shkarkimit të ujërave të zeza.

PLAZHET ME TE PASTRA

Dhërmi-Himarë-Borsh

Monitorimi i cilësisë së ujërave bregdetare nuk sjell vetëm doza pesimizmi, pasi shumë plazhe kanë rezultuar brenda normave të rekomanduara. Ndër plazhet më të mira renditet plazhi i Dhërmiut, Himarës dhe Borshit. "Në të 3 këto plazhe, gjatë vitit 2008, të 4 indekset e ndotjes fekale janë brenda normave të rekomanduara, madje në vlera mjaft të ulëta. Megjithatë, duhet të theksojmë se shtimi i ndërtimeve që po bëhet në këto zona, duhet të shoqërohet me ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza", - thote Dana.

Velipoja
Gjithashtu, edhe plazhi i Velipojës paraqitet me ujëra cilësorë dhe të pastër, pasi analizat rezultojnë brenda normave të rekomanduara.

Shëngjini
Për cilësi të mirë flet edhe plazhi i Shëngjinit, pasi në të gjithë stacionet e monitorimit, rezultatet e përftuara jenë 100% brenda normave të lejuara.

MBETJET NË PLAZHE, FAJI I TË GJITHËVE

Sipas specialistes Dana, kërkohet ndërgjegjësimi i të gjithëve për mbetjet. Mbetjet në plazhe, janë faji i të gjithëve

Nuk janë vetëm ujërat e bregdetit të ndotura, por fatkeqësisht rëndom na bie të shohim mbetje të ndryshme të hedhura në rërë, duke ofruar një mjedis aspak të këndshëm.

Sipas znj.Dana, problematike mbeten sidomos mbetjet plastike. UNICEF-i ka filluar një program "Shqipëria ime e pastër dhe e bukur", sipas të cilit, familjet, prindërit, mësuesit dhe nxënësit, do të informohen për rrezikun e madh që shkaktojnë mbetjet, shishet dhe materialet plastike në mjedis. Nxënësit do të sjellin çdo të hënë në shkollë mbetjet plastike, të cilat do të grumbullohen dhe mandej do të përcillen në fabrikat e riciklimit, sipas një periudhe që do të përcaktohet në çdo shkollë.

18 Komente

Zamira Dana thotë që plazhet shqiptare janë të pastra që nga veriu deri në jug. Po Evropi, Evropi c thotë`moj Zamira janë të pastra apo jo?!

Nuk i di une sesi i bejne matjet e ndotjes keta, por beharin e kaluar qe isha vete verejta keto:

- Durresi ishte pribret. Si kenete ishte buza e detit aty ku ishin pishat qe tani eshte bere pallate dynjaja (atje ku u bazuan forcat shumekombeshe ne '97, ku ndahet rruga o per Durres o per Tirane).

- Nga veriu s'isha. Por me ata qe fola Shengjini mbahej mire.

- Ne Kavaje s'isha por kam lexuar se andej behet nami.

- Semani i Fierit kishta ndotje hapur. Nafte, kimikante, pislleqe e ku e di une. Ai ka qene plazh i mrekullueshem.

- Sa per zonen e Vlores: Plazhi i Vjeter s'duhet quajtur me plazh. Ka mbaruar. Plazhi i Ri deri tek Marina (sic thote dhe artikulli me larte) kishte ndotje fekale plot (dhe njerezit, jo vlonjate sigurisht, vazhdonin e laheshin atje...). Nga Marina e deri ne Uje te Ftohte ishte c'ka por gjithe zona ishte me pagese. Nga Uji i Ftohte, kaluar tynelit, e deri te vilat ishte mire fare (por ndertimet vazhdonin dhe ca plazhe ishin me lek).

Akoma ne rrethin e Vlores: Rradhima ishte sh. mire. Dhermiu ishte c'ka (boom ndertimesh dhe atje) por si kualitet deti ishte shkelqyer. Himara ishte ne nivel me te ulet se ne Dhermi, por prape deti ishte i mire. Borshi ishte kryeveper, sidomos kur lahesh e hedh syte buze detit dhe shef vetem ullishtet legjendare te Borshit.

-Saranda, vallai, s'kishte plazh fare. Gjeresia nga kumi e deri te rreza e detit ishte a s'ishte 2-3 metro e gjate. Menjefjale, me nder b*th vend s'kishte. Shuuuuume ndertime.

-Ne ishujt e Ksamilit nuk vajta, por i pashe nga mainland Shqiperi. Edhe atje dukeshin me sy nga larg ndertime plot.

 

Vetem nje vend ka mbetur pa pershkruar, dhe ky eshte vendi qe per mendimin tim eshte plazhi numer nje ne Shqiperi: Jala. Une kam bredhur, por plazh me fantastik se Jala s'kam para ndonjehere ne asnje vend. Deti ishte jeshil. Turmat e peshqeve te vegjel te benin guxhuli kembet kur thellesia te arrinte vetem tek gjunjte. Pak njerez. Plazh i vogel dhe i mbledhur. Deti ishte pasqyre, aq i paster saqe te vinte ta pije. Vetem ne Jale kam lene mend e kokes. Me siguri i keni lexuar artikujte e gazetave per shkaterrimin e shtepive ne Jale nga Banka Boterore bashke me ca nga keta filipesat tane. Kjo gje dukej fare hapur kur je atje. Por ama thjesht si plazh, si eksperience qejfi, Jale eshte e pa-arritshme.

 po mos i nxirr te gjitha sekretet.

Jala mbetet vertet nje perle.

C'fare sekreti moj tu befsha. Jalen e njef dhe World Bank jo me ne shqiptaret. lol. Ama, ta merr shkumen "rruga" per ne Jale kur zbret poshte nga maja e kodrave. Rruge i thencin.

 nese doni qetsi , uje te paster dhe rere te zeze pisk ju rekomandoj Talen! Tash qe i kemi ul poturet ushtarake Talja eshte e kapshme nga te gjithe..

Ne zonen e Durresit, para pak vitesh plazhi qe me ka mahnitur ka qene plazhi i Hamalljes, kur kam dale per hete te pare ne bregdet, me jepte pershtypjen e perhumbjes, pylli me pisha, rera e bardhe, uji i paster dhe nje barke e prishur ne breg dhe mqs ishte shtator nuk kishte asnjeri ne plazh, ndenjem deri ne mbremje duke pritur perendimin e diellit, ne te dy dhe barka e prishur, nje nder kujtimet me te bukura te dashurise tone...

plazhet shqiptare ?

plazhet shqiptare i ka fal zoti te mrekullueshme qe te gjitha.

Por ta kapesh frekuentimin e tyre si proces qe nis qe nga dalja nga shpija e gjer tek kthimi mbrapsh ne shpi, nuk ja vlejne.

Plazhet shqiptare jane te lodhshme, jane me plehra, jane me beton, jane te shtrenjta, te derrmohen kockat gjersa te shkosh, jane te pasigurta, jane te pakontrolluara, jane pa piken e infrastruktures.  Me Jale, Dhermi, Velipoje, shengjin e Hamallaj, lesh e presh, per mua hiq detin qe ka fal zoti, asgje tjeter sja vlen. Por te berit plazh dhe pushim, smund te kufizohet tek deti. Jo per mua te pakten.

Dhe kjo eshte arsyeja, pse, tufa te medhaja me shqiptare, qe kane 2 leke menjane, qe kane nevoje per nje pushim te qete, te sigurte, pa kokecarje dhe shkundje brinjesh, pa prishje makine dhe prishje terezie, per nje pushim jo te eger, pra me i llaf PUSHIM, ja mbathin per Turqini cdo vere qe ka bo zoti.

 

Se kuptoj se pse duhet vecuar ky koment?!

Kur ky s'eshte gje tjeter vecse pordhe me rigon te Desdemones qe na tregon se ka dy pare me shume se te tjeret.

Flitet per plazhet shqiptare dhe Desdemona na flet se ku i ben pushimet, cfare i pelqen te plazhet turke e bla bla te tjera tipike te nje mendje provinciale tiranase.

Komenti i desdemones kishte 5 paragrafe. Paragrafi i pare, 1 fjali. Paragrafi i dyte, 1 fjali. Paragrafi i trete i fjali. I katerti 4 fjali. Paragrafi i peste, 1 fjali.

Ne cilin paragraf/fjali e pate ju, olitix, se ku i be pushimet desemona?

Ne cilin paragraf/fjali e pate ju, olitix, te pershkruhen plazhet turke?

Ne cilin paragraf/fjali e pate ju, olitix, mendjen provinciale tiranase?

Nuk e kam as per komentuesen, asaj nuk i duhet mbrojtja ime; as oltix nuk e njoh fare, madje ngaqe shkruan nga austria, do isha i prirur te degjoj me deshire. E kam thjesht dhe perseri per alergjine ndaj bullshitit!

Pse flisni qesim, o njerez?

 

o Eglantina meso te shkruash a derebardhe se na i kepute shpirtin me kto fjalite e paragrafet e ster-stergjatura psh, kur je duke folur per plazhin e Vlores.... e sheh vertete te nevojshme te shpjegosh se shtrihet pergjate linjes bregdetare te qytetit te Vlores?

Une i kam 'perjetuar' plazhet e siperpermendura dhe sahere kam shkuar, jam kthyer mbrapesht me nga nje irritim lekure nga papastertia e ujerave. Arsyet mund ta gjeje rehat: kthen koken perreth dhe kerkon per ndonje toilette plazhi ose dushi. Sheh gje? -Jo! Atehere pyet veten se nga more acarimin e lekures ne ato ujera te mbi-populluara.

Defrimi maksimal qe te ofrojne jane ca disko verore pa shume cilesi me kengetaret e tyre te preferuar, dhe keto te mbi-populluara. Muzike, zhurme e plehra gjithandej. Se te duash te praktikosh ndonje sport, shetitje e qytetit me ndonje guide, ...leshte e kokes te bien derisa te gjesh seksionet e duhura qe ofrojne keto sherbime.

Dhe ajo qe me habit mua eshte qe nuk merr kualitet sherbimesh per sasine e parave qe paguan. Me ka rastisur te paguaj per dhome 80 euro/nate(vetem fjetje, sherbimet e ngrenies i konsumoja ne resto te tjera) dhe kur jam kthyer ne darke kam pare qe dhoma jo vetem qe s'ishte pastruar por as koshet e mbeturinave neper dhoma nuk i kishin zbrasur. Me gjysmen e parave qe le skutave te Shqiperise mund te besh pushime te mrekullueshme ne Tunizi, Egjypt, Marok,..

 

Nga eksperienca personale:

Shengjin e Velipoje kam vite pa shkuar, keshtu qe nuk e di si eshte situata andej. 

Durresit nuk ia njoh plazhet "per se" por nje mengjes qe u ndalem per kafe diku, me erdhi keq per njerezit qe laheshin ne ujera te zeza.

Ne Vlore, deri tek shkolla e marines e bile pak me tutje, eshte turp e faqja e zeze, dhe mekat kur sheh cadrat si kerpudha, e sidomos femijet e vegjel qe laheshin aty, se te rriturve mbase iu eshte bere lekura sholle. Nga Vefa dhe Plepat, c'ka.  Ky i fundit plazh publik dhe s'kishin te sosur plehrat, se Vefa privat, dhe pak me ndryshe.  Plazhi i Vjeter, m'u dhimbs shume, sidomos kur shikoje makinat qe e kishin bere reren "autostrade."  Si cilesi, uji s'dukej dhe aq keq.

Plazhi Kristal (me dush dhe banjo per vesken lol) kur deti s'kishte dallge e qe mbushej me leshterike (bezdisje e madhe shume) nuk ishte keq.  Perkundrazi.  Per me teper, duke pasur Pisten, Summer Depo, restorant perbrenda plazhit, kinkaleri dhe "fast-food" perbrenda plazhit, nuk lodheshe shume. 

Plazhi te Vilat, i betonizuar, shume plehra, pamja e viles akoma e shkaterruar, dhe i mbipopulluar, s'me terhoqi fare. 

Lirua, mgjth jo tamam plazh, eshte kategori me vete.  S'du t'i bej reklame, se e dua per vete smiley

Nimfa, edhe ky privat, eshte mire.  mbi-popullimi nuk lejohej. 

Pika e Pare, katandisur si mos me keq.  Betonizuar shume, ndertime pa kriter, dhe zhgenjim i madh, se kam pasur kujtime te bukura nga ai vend.  Ama deti ishte shume i paster

Radhima, me ndryshe si plazh, se me shume vend. 

Per Dhermiun, nuk mbaj mend se kush me lart pati rezerva, une s'e shaj dot.  Si nga Drimades, dhe nga Havana, perle m'u duk.  Nqs je me fat dhe ze dhome tek Luciano psh, s'te duhet makina.  Por edhe po gjete dhome ne fshat, nuk u be qameti.  Ne Mikonos, te Paradise Beach, qe permendet 100 here edhe ketej nga anet e njerkes, ishte nje rruge kaq e ngushte dhe e pa-asfaltuar, se mezi vente makina. 

Ne Himare, nuk vajta ne plazh, por shoqeria ime qe kishte gjet nje cep te fshehur andej, ishin kenaqur. 

Saranda ... ehhh Saranda smiley.  Rreth qytetit, betonizuar.  Ksamili, akoma me keq.  Gur, ndertime te nisura e te pabitisura, mungese e theksuar jeshilleku per pasoje etj.  Deti i paster.

***

Frekuentimi i plazheve varet nga preferencat dhe mundesite.  Une personalisht, nuk jam tip per komplekse turistike.  Motra psh ka vajtur ne Egjipt dhe Turqi, kjo e fundit i kishte pelqyer, ndersa Egjipti hic fare.  Ne Shqiperi, me pak fare perpjekje, mund te rregullohen ato mangesite elementare.  Dhe ne disa plazhe jane bere.  Ceshtja e ndotjes se ujit, eshte pune me vete, dhe kerkon zgjidhje te menjehereshme, sidomos per pikat me te ndotura te permendura ne artikull.

Ty me referendum do te shpallim fshatare nderi te Dhermiut smiley

Une i kam 'perjetuar' plazhet e siperpermendura dhe sahere kam shkuar, jam kthyer mbrapesht me nga nje irritim lekure nga papastertia e ujerave.

Nuk eshte faji i Plazheve,por faji yt qe nuk ke bere vaksinen e duhur,para se te nisesh per ne Shqiperi!  smiley

"...Sipas znj.Dana, problematike mbeten sidomos mbetjet plastike. UNICEF-i ka filluar një program "Shqipëria ime e pastër dhe e bukur", sipas të cilit, familjet, prindërit, mësuesit dhe nxënësit, do të informohen për rrezikun e madh që shkaktojnë mbetjet, shishet dhe materialet plastike në mjedis. Nxënësit do të sjellin çdo të hënë në shkollë mbetjet plastike, të cilat do të grumbullohen dhe mandej do të përcillen në fabrikat e riciklimit, sipas një periudhe që do të përcaktohet në çdo shkollë.."

 

Shyqyr, me ne fund, nje veprim social/shoqeror me pak shpenzime.

Sa per pastertine e plazheve, shum komentatore permenden eksperiencat e tyre, veç ca emra plazhesh (te huaja dhe vendase) nuk i kuptova une, per ke plazh behej fjale, ku ne ç'vend.  Ato çmimet e çadrave me ndenjeset ne plazhet private ishin te shtrenjta per xhepin e shqiptarit, 300 leke=2,5 euro, thuajse sa çmimi ketu ne EU.  Nje çmim i arsyeshem do te ishte 200leke per sozhllon (ç'emer i peshtire, emer qe e kishin zgjedhur plazhistet shqiptare te trullosur). 

Artian, ka mundesi dhe ajo te jete. : P Ca tregimi ai i gomarit meposhte. Qenke pa komplekse pastertie ti. Te paskam zili.

Pierre, emri s'eshte i peshtire, forma ne te cilen e prononcojne eshte: une chaise longue. Shqip "nje karrige e gjate" ose siç i them une "nje karrige-shtrirese" smiley

 

 

Bregu,Vlora e poshte,eshte shume i bukur,perfshi ketu edhe plerat, sa andej ketej.

Por do te rregullohet,kam shpres.

Eshte shume e thjeshte,Plazhit i duhen rruge te mira parkime,mirembajte,pastrim,dhe nje sistem vjeljesh taksa standarte..

Isha vjet ne Dhermi..dhe perpara cadres,nja 10-15 m, ishin nja dy bajga gomari ,te thara....,boooo si nuk i heqin,tha njera aty pran meje,se mos na ngjitet ndonje semundje,u frikesua ajo!

Mmm..mos u bo merak i thash une,me kete djell,me kete krip,dhe jod qe mer ti,nuk te ze as nje semundje.Mikrobet ngordhin!..Nuk thu ,shyqyr,qe pe nje bajge gomari?,se nuk te ka rene rasti,qe te shikosh!  smiley

Mbas 5` nje djal i mbodhi bajgat dhe kaq,ne u futem ne detin e Dhermiut,shkume te bardhe,dhe shume te kalter!!

 

 Une vjet isha ne Livadh ( himare) amjenti  ish i paster kishin vendosur ca  kazane plastike pleraSH DHE NJERZIT ishin te ndergjegjshem i hidhnin aty plerat jo doku do.

Uji i mrekullueshem , Jala ishte kampion

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).