Mirupafshim Amazon, Hello Unesko

Vjen për herë të parë biblioteka digjitale botërore. U përurua ditën e djeshme Biblioteka Digjitale Botërore, një faqe interneti ku do të mund të gjenden libra të rrallë, dorëshkrime, filma dhe fotografi nga mbarë bota. Adresa e saj në Internet do të jetë www.wdl.org, kurse përmbajtja do të jetë në shtatë gjuhë të botës.

 

E zhvilluar nga UNESCO dhe 32 bibliotekat partnere nga mbarë bota, ueb-sajti shpreson të promovojë mirëkuptim më të mirë ndërmjet kulturave, si dhe të sigurojë burime të nevojshme për mësuesit. Themelimin e një biblioteke digjitale botërore, në vitin 2005 e propozoi James Billington, kreu i Bibliotekës së Kongresit amerikan, që është biblioteka më e madhe në botë. Duket se pas gati katër vitesh ky propozim u kthye në një realitet të prekshëm nga të gjithë.

4 Komente

 Ata qe jane te etur per dituri, mendoj se do t'mund te perfitojne, ndersa ata qe s'lexojne asnje rresht ne dite, per ata eshte nje lajm i rendomte siç jane dhe vete.

qyqja na shau ky pa pike problemi smiley

Emo, rroffsh per postimin smiley

po e marr si kritike konstruktive

Pak e limituar nga permbajtja me aq sa shfletova, sdq  eshte vetem fillimi. Iniciative e bukur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).