Miqesia shqiptaro-kineze

Revista Klan

Pas miqesive te pathyeshme dhe te pavdekshme me jugosllavet dhe sovjetiket, miqesia shqiptaro-kineze ishte e treta e ketij lloji, e thene kjo sipas terminologjise se regjimit te shkuar. Ne fakt, kjo miqesi ka qene ca me e gjere, saqe pa gabuar shume mund te flitet, per nje miqesi shqiptaro-aziatike. Sepse per 20 vjet rresht, ne patem marredhenie te ngushta, dhe ketu nuk rreshten se ardhuri, te pritur me histeri manifestimesh, jo vetem kinezet, por edhe koreanoverioret, vietnamezet, kamboxhianet, laosianet, etj, me te cilet regjimi komunist kishte bere kauze te perbashket, duke shkruar faqe te zeza ne historine e ketij vendi.

Pak njerez e kujtojne sot se nga data 29 qershor-2 korrik 1956, Shqiperine e vizitoi kryetari i kabinetit te ministrave te Republikes Demokratike Popullore te Korese Kim Ir Sen, i njohur asokohe dhe me pas si nje diktatoret gjakatare te orientit komunist. Nuk kaluan as dy muaj dhe udheheqja e larte komuniste e Shqiperise ndermori nje udhetim te gjate ne Azi: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Behar Shtylla (minister i Jashtem) dhe Ramiz Alia (minister i Arsimit dhe i Kultures), u nisen me 30 gusht 1956 drejt Mongolise. Pasi qendruan aty nga data 3-7 shtator, ata shkuan t’i kthenin viziten Kim Ir Senit ne Kore (7-13 shtator), dhe qe ketej mberriten ne Kine, me 13 shtator 1956, e cila ishte qellimi i vertete i ketij turi.

Partia Komuniste e Kines po zhvillonte Kongresin e 8 te saj, dhe ne pritjen qe Mao Ce Duni dha per te ftuarit me 14 shtator 1956, Enver Hoxha pati rastin ta takonte. Fotografia e paraqitur ketu i takon pikerisht kesaj date dhe eshte e retushuar, pasi aty pasur edhe te pranishem te tjere, te cilet jane fshire. Sipas njoftimeve zyrtare, me 26 shtator Enveri me shoke e takoi perseri kryetarin Mao, dhe bisedimet zgjaten afro nje ore. Pjesen tjeter te kohes ata e kaluan duke ndjekur punimet e Kongresit, duke bere vizita ne Tiencin, Nankin, Shangai, Anshan, Dalnij, etj, (ne fabrika e kooperativa, ku perfituan nga pervoja kineze), por duke mos anashkaluar mundesite per te bere turizem, (si shetitje ne det, vizita ne muze, etj). Vizita ne Kine perfundoi me 3 tetor, dhe kreret komuniste u kthyen ne Shqiperi me 7 tetor 1956, ku u priten me entuziazem te madh nga masat punonjese, qe dukeshin te permalluara nga mungesa prej 40 ditesh e udheheqesve te lavdishem te partise e te shtetit. Ka qene ndoshta gjate kesaj vizite, qe Enveri ka menduar per here te pare per flirtin e ri me kinezet, qe do te zevendesonin sovjetiket.

Prishja me revizionistet sovjetike dhe miqesia e madhe dhe e pathyeshme me kinezet e Maos, u trumbetuan nen vellon gjoja parimore te mbrojtjes se marksizem-leninizmit te kulluar, ndersa e verteta ishte krejt tjeter. Me ardhjen e Hrushovit ne krye te Bashkimit Sovjetik, lideret komuniste ne Europen lindore u nderruan njeri pas tjetrit, dhe Enveri s’mund te pranonte te njejtin fat: Qendrimi i sigurt dhe i pashqetesuar ne pushtet, ka qene shkaku kryesor i aleances se re.

Ashtu si miqesite me jugosllavet dhe ruset, edhe miqesia vllazerore me kinezet pati anen e saj qesharake: Ju kujtoj me kete rast vargjet: “Dy luane ka sot bota, / Nje Azia nje Evropa”, apo ate liberthin e kuq me citatet e Mao Ce Dunit, kellefin plastik te te cilit s’mbeti katundar pa e perdorur si portofol. Pjese e sharlatanizmit te udheheqjes komuniste te kohes eshte edhe kjo dolli e Mehmet Shehut, me zv.kryetarin e Keshillit te Shtetit te Republikes Popullore te Kines Li Hsien Nien, i cili erdhi ketu ne krye te nje delegacioni, ne nentorin e vitit 1969. Vini re se shoku Li Hsien Nien ka edhe nje steme te kryetarit Mao ne gjoks; stema te ngjashme (foto 3, 4) filluan te mbanin asokohe edhe jo pak komuniste shqiptare.

Imitimi, dhe per me keq tejkalimi i kinezeve pergjate revolucionit kulturor, beri qe Shqiperia te perjetonte kinezerira qe cuan ne deme kolosale shpirterore dhe materiale. Megjithate, e verteta eshte se kinezet e ndihmuan Shqiperine, packa se kreret tane injorante ne vend te ndihmave per industrine e lehte dhe ushqimore, kerkuan dhe moren makineri per industrine e rende. Keshtu ne vend qe te rrisnin mireqenien e popullit, (per lumturine e te cilit ata thonin se punonin dite e nate), Enveri me shoke me ndihmen e kinezeve ndertuan gerdalla kanceroze si kombinati metalurgjik “Celiku i Partise” ne Elbasan, te cilin e paraqiten si “clirimi i dyte i Shqiperise”.

Ndersa vitet kalonin, Enver Hoxha mbante “Shenime per Kinen”, e cila edhe ajo po devijonte nga kursi marksist. Krejt njelloj sikur te ishte ne krye te nje shteti 200 milionesh dhe jo 2 milionesh, diktatori yne pretendonte t’u jepte keshilla dhe udhezime kinezeve, se c’politike duhet te benin dhe te ndiqnin. Kjo natyrisht sipas “shenimeve” te tij. Dhe kur ne Kine, sikurse me pare ne Jugosllavi apo ne Bashkimin Sovjetik, fryne ererat e nje hapjeje me perendimin, Enveri e prishi edhe kete miqesi te pathyeshme dhe e zhyti vendin ne izolimin me te plote qe kishte pasur ndonjehere ne histori.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).