Meta: Nano mund ta çojë te majten drejt fitores

 
 

Në një kohë kur Partia Socialiste që ai krijoi e drejtoi për 1 dekadë e gjysmë e përjashtoi nga listat e kandidatëve për deputetë dhe kur kryetari aktual i selisë rozë, e akuzoi se i ka kthyer shpinën kësaj partie, Fatos Nano konsiderohet nga një tjetër forcë e majtë si faktor i rëndësishëm i këtij kahu politik. Ilir Meta, kryetar i LSI–së, duke komentuar, ndonëse me vonesë, deklaratat e Nanos në emisionin “Opinion”, thotë se bashkëpunimi me ish–kryesocialistin, është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm që e majta të mund të fitojë zgjedhjet e 28 qershorit.
Komentet e Metës, të cilin Nano e konsideroi si socialist të vërtetë, janë një ftesë e hapur për liderin historik të së majtës që të angazhohet në këtë fushatë zgjedhore. Në fakt Nano e bëri të qartë se ai do të jetë i angazhuar në mënyrën e tij. Por deklaratat e ish–kryeministrit se e majta nuk mund t’i fitojë këto zgjedhje, pasi është e përçarë dhe se Partia Socialiste nuk është e aftë për të drejtuar vendin, duket se kanë krijuar jo pak shqetësim në kampin e majtë. Komentet e Metës, që me LSI–në synon të jetë faktor deçiziv i politikës në këto zgjedhje, duket se janë frut i një analize se qendrimi i Nanos në këtë fushatë mund të ketë jo pak ndikim në rezultatin e votës së 28 qershorit.

27 Komente

E degjova komentin e Metes ,dhe mendoj se e majta eshte ne panik.

Pecarjet e saje jane evidente dhe te pa riparueshme.A eshte Meta qe iku nga Nano dikur dhe hodhi nje mori akuzazh mbi te.A eshte po Meta qe e ngrinte ne qiell Ramen ne 2007-ten.Mendoj se ka te drejte Berisha kur thote se e majta pretetndon per 2-3 kryeministra. Don zoti nuk bejne ndonje rebelim komunist se me voten e lire ata kurre nuk vijne ne pushtet,

dhe uroj qe te jete e larget ajo dite.

Kush Nano ? po ta kene per Mucin eshte e vertete kjo qe thote Meta. 

I gjithe ky lemsh i madh filloi kur Partia Socialiste pas fitores se zgjedhjeve te vitit 2001 u perfshi nga nje oreks i madh i brendshem per t'i marre Ilir Metes qeverine, te cilen ai e drejtoi shume mire e ne nje kohe te shkurter i bindi edhe shqiptaret ta rivotonin ne ato zgjedhje, te cilat ishin te fundit qe e gjenin te majten te bashkuar, Nano+Meta+Rama.

Kunderpergjigja e vete grupit te Metes ishte energjike dhe kjo agresivizoi shume grupin e Nanos. Ne loje hyri edhe Rama qe pasi pa kete te çare improvizoi nje plan te tijin per te marre partine nga brenda.

Grupi i Nanos (Malaj/Ahmetaj/etj etj te gjithe keta sot behen deputete te sigurte me listen e Rames) sapo rrimori qeverine u fokusua te shkaterronte Meten dhe grupin e tij.

Nga kjo lindi, lindje e detyruar, LSI-ja e cila u be faktori kryesor i humbjes se zgjedhjeve nga PS ne vitin 2005. (Humbja erdhi nga lufta PS-LSI si edhe nga Kodi Zgjedhor me 1 raund e pa balotazh qe e masakroi PS-ne dhe mandatet kaluan me shumice tek PD e cila si vote popullore kishte me pak se e majta e llogaritur sebashku)

Humbja e zgjedhjeve ishte nje dhurate nga zoti per Ramen, te cilit i mbeti ne dore PS-ja. Por ndryshe nga ajo qe pritej, pra qe Rama menjehere te bashkonte PS-ne me LSI-ne, te dy partite te shkriheshin ne nje, e te qeveriste partine, Tiranen dhe Shqiperine ne bashkepunim me Meten, Rama zgjodhi rrugen me te papritur! Zgjodhi eliminimin e LSI si faktor politik. Beri Kodin Zgjedhor me synimin e vetem shkaterrimin e LSI apo te cdo partie te vogel jo satelitare dhe sherri me LSI kapi majat e veta historike.

Dhe ja ku jemi. Kjo e riberi faktor Fatos Nanon. Kjo se fundmi ka detyruar edhe Ilir Meten qe ta pranoje rolin e Nanos. Kjo ka shume mundesi te beje qe endrra e Rames per te qeverisur i vetem partine/bashkine/Shqiperine, pse jo me synimin e nje Politike te Re qe ai vete mund ta besoje si te mjaftueshme per te justifikuar kete Lufte Civile brenda se Majtes te jete ne rrezik! Pra rrezikohet fitorja ne zgjedhjet e qershorit 2009 pa aleancen me Meten+Nanon!

Ne kete situate, Berisha qe ka bere plot e perplot te pabera me qeverisjen, por qe ka bere edhe shume pune te mira me infrastrukturen, diplomacine, taksat, pagat, liberalizimet, energjine dhe rritjen e te ardhurave, eshte tashme gati gati ne po ato kuota qe eshte edhe Rama si mbeshtetje popullore! Paradoks? Aspak! Eshte matematike e thjeshte. E majta e perçare nuk fiton dot asgje perballe Berishes monolit!

Muaji qe fillon, fushata dhe zgjedhjet do na tregojne kush ka te drejte!

Analize shume e mire vec do ti shtoja 2 gjera te vogla. 1) E majta e percare mund te ribashkohet shume mire pas zgjedhjeve per te qeverisur dhe

2) Sa vota do arrije e djathta te vjedhe ? Kjo e panjohur e madhe duhet mare parasysh patjeter nqs duam te analizojme procesin zgjedhor dhe te japim nje parashikim per fituesit e ardhshem.

Hamendesimi im eshte qe si mesatare LSI do te arrije te mare jo me shume se 50% te votave qe ka marre 4 vite me pare. Se sa deputet do te mund te siguroje nuk e di pasi kesaj radhe sistemi eshte ndryshe. 

Po c'pune te mire paska bere Meta?!

Hoqi nji taraf nga administrata, vuri te vetin (lexo: te paafte ose ca me keq, injorante), duke e nis nga doganat e drejtoria e tatimeve e deri te policet...ky quhet rezultat sot?

Ato rezultatet e votimeve kishin akoma brenda 'inatin' per '97. Une nuk degjoj Meten te japi ndonje alternative konkrete pervecse "do nxjerr Berishen nga politika" ose "gjithe faji eshte i Berishes"..."PS bashkpunon me Berishen" etj si keto.

Dmth, po te mos ishte Berisha ne politike, Meta do e kish te veshtire per te gjet ndonje argument per te folur perpara turmave, mbase do e kish te pamundur.

E vetmja here qe Meta beri 'zhurme' ishte kur ju preken interesat e veta mgjse, sic deklaroi, 'greva e urise ishte per te mbrojtur voten popullore'.

Ky ishte ai robi qe, kur Nano ja futi Majkos dhe e hoqi si k/minister, deklaroi i inspirum se "po iku Majko si k/minister, iki dhe une"

Guess what? Majko iku dhe vendin ja zuri...

Ky eshte demagog 100 karatsh po zaten e meritojme perderisa e votojme ose e lavderojme.

 

 

kjo me shume ngjan me panik nga ana e Metes. duke pare qe partia e tij pa ide, pa identitet po firon, Meta po mundohet te terheqi drejt vetes ndonje votues qe mbeshtet akoma Nanon, meqenese ky i fundit nuk ia dha mirebesimin Rames.

Berisha qe ka bere plot e perplot te pa bera me qeverine e tije.

E pa bera nuk mund te quhet e bere.

Jam dakord me te berat e kesaj qeverie, ne korrik te cdo viti shtese buxheti,

rritje rrogash e pensionesh, investime ne infrastrukture, antaresim ne Nato

kandidim per BE ,kjo qeveri ka plot arsye qe ta kerkoje voten.



Nenkuptohet automatikisht nga Meta qe zgjedhjet jane te humbura per PS. Te shohim mbas dates 28 kur te humbi PS se si do rrokullisen ngjarjet dhe si do ja dali Nano te permbysi Ramen.

O anglezo... nuk ja mbush mendjen njeriu ti, or cun. Je i mashtruar per vete, as mos shpreso se do prozelitosh njeri ketu. Te bertasesh nuk do te thote se ke treguar ndonje gje te madhe; por i madh mund te jete budallalleku, psh... Eshte pak me e veshtire, ne rastin tend, ndoshta e pamundur, te perdoresh pak llogjike; prandaj del e ve kaseten e Berishes apo Topallit ketu ne forum.

Ne lidhje me temen;

jo vetem Meta, por shumica derrmuese 99.9% e kastes politike shqiptare, ne menyre sporadike, thjesht tregojne vetveten se cfare njerezish pa karakter jane.

Se pari, jane "politikane" qe me teper do i quaja macoke restorantesh. I futen politikes si elegante, dhe fundi i muajit i ze pa qafe, - trashen saqe nuk ecin me, por rrokullisen si kade. Shembull konkret per kete eshte vete Meta; -  meqe iu permend emri. Kuptohet, qe nje njeri i tille eshte krejtesisht i panevojshem. Dhe kurrsesi nuk i jepet vota nje njeriu te tille, vetem e vetem sepse Berisha eshte harbut, rrugac dhe halabak qe ndiqet nga banda halabakesh.

Plus, qe si shumica e politikaneve tane, ka nje karakteristike te pamohueshme; papergjegjshmerine dhe mungesen e thelle te karakterit.

Nga nje njeri i tille, qe rritet ne breket e Nanos, i lepihet si lamash, pastaj i kafshon doren, s'le te zeza pa thene kunder tij, dhe pastaj kthehet te lepije ate qe ka peshtyre dhe t'i ferkohet Nanos perseri, eshte pak t'i thuash njeri pa karakter, i paburre; nga nje njeri i tille nuk ka kufi e zeza qe mund te te vije... Ne fakt, ai eshte pak a shume si Genc Pollo dhe qafleshet e tjere (por kete here, edhe injorante ne kulm) te PD-se... Nje here i lepihen Sales, pastaj "rebelohen" pastaj i lepihen perseri, pastaj marrin urdhera si langonj nga Sala qe i rreh si kurva, etj etj etj...

Me nje fjale te vetme; mjere populli yne qe iu cua llumi dhe po i ben ligjin!

Zotrules! Shqipetaret keta politikane kan dhe nuk do te morin te tjere nga ndonje planet tjeter.

Si Meta edhe Rama produkt i politikes se Nanos jane.Te dy e kane lepire dhe share Nanon ,dhe po luftojne edhe njeri tjetrin.Kjo eshte corba poltike qe gatoj Nano dhe tani i duket e hidhur.

Te gjithe ata qe iken nga PD po rikthehen te penduar, kjo fale qendrimit kengules te Berishes ne politike,qe ndryshe nga Nano po korr frutet e sukseseve te tije politike.Ndersa per Jozefinen nuk ke cfar flet,i lumte e ka drejtuar parlamentin me mire se nje burre,dhe nuk u mposht nga pseudo burrat qe i binin borive e bilbilave si femije rrugesh.

Meso dhe lexo me shume per politiken mos gjyko me ngjyrat e saje

Si Meta edhe Rama produkt i politikes se Nanos jane.Te dy e kane lepire dhe share Nanon ,dhe po luftojne edhe njeri tjetrin.

Mos doje te thoje: Njesoj si ka lepire Berisha Enverin??? Jo per gje, po te drejte do te kishe. 

Berisha ka qene doktor ne kohen e Enverit ,dhe te jeshe doktor eshte nder,

sepse shpeton jete njerzore.Ndersa Rama eshte rritur duke ledhatuar bustet e Enverit qe bente i ati,per te cilin flasin shume intelektuale te perndjekur se ky skulptori K Rama anetar  i KQ,te PPSH KA HEDHUR DHJETRA FIRMA PER BURGIME E INTERNIME TE SHOKEVE TE TIJE.

Prandaj ka frike nga dosjet ,se edhe vete E Rama spiun ishokeve te tije ishte kur luante basketboll te Dinamo.Zotrules ndoshta ti nuk e din se cdo te thote te jeshe presekutuar nga ajo fare e keqe komuniste.Njerzit me te mire te atij sistemi edhe sepse mund te ishin komuniste kane qene doktoret.Doktoret e asaj kohe vizitonin te gjithe popullin pa preferenca politike.Te shruajta edhe dje ti duhet te lexoshe dhe te mesoshe me shume,me vjen keq por ti nuk e njeh mire historine e vendit tend.

Ore Sala jot, ka qene jo vetem doktor, por doktor personal i Enverit vete. Ne nje kohe kur une e ti as nuk guxonim te mendonim te benim xhiro nga blloku, Saliu jot hynte e dilte si kaposhi me i mire. Isuf Kalon, kush e zevendesoi more ingliz?

Plus, jo vetem doktor, por anetar i PPSH, dhe komunist, me tesere partie dhe kryetar bile.

Dhe qe ka qene doktor, kjo edhe dihet more anglezo; nuk e ke pare ti cfare bumi (boom!) mori shendetesia gjate viteve te pushtetit te tij? Shendetesia, te pakten, eshte i vetmi institucion dhe sherbim shteteror me te cilet Shqiperia mund te krenohet para gjithe botes; spitalet tona jane me modernet ne bote; pacientet tane, me fatlumet qe mund te imagjinosh. Te gjitha keto, fale reformave te nje doktori; qe te themi te drejten, ishte dhe pak me fat populli yne kur mori pushtetin ai.

Te pakten per kete gje, nuk kemi cfare t'i themi Sales, pervecse t'i shtrengojme doren.

.............

Po mire more, te kane mbetur dy leke mend apo ke lajthitur fare?

Po si nuk ju vjen turp njehere; po a e sheh more se cfare mbeshtetesish ka Saliu? Si puna jote, pa asnje lloj llogjike, pa asnje lloj argumenti, pa asnje lloj aresyeje... Ti mundohesh t'i dalesh ne mbrojtje Sales, dhe nuk di as cfare te thuash; edhe ti qe nuk ja ke haberin fare ketyre gjerave, nuk ke me cfare ta justifikosh ate faqezi!

Zotrules!

1-Vete zonja e zeze N Hoxha ka deklaruar te emesioni  Shqip ne top channel

qe S Berisha nuk ka qene asnje her mjek i Enverit.

2- cila qeveri ka investuar me shume ne infrastrukture?

3-cila qeveri ka bere ngritje me te madhe rrogash e pensionesh?

4-cfar te mire ka E Rama apo se del nudo plazheve te botes,apo se akoma nuk ka nje familje serioze,ai vete deklaron qe une akoma e dua ish gruan

por ajo nuk me do,d.m.th ajo nuk pranon te jtoje me nje njeri amoral si E Rama

5-Ti beson akoma te G Ruci ish sekretari i pare i PPSH-se, ish minister i mbrendshem i PPSH-se?Te S Gjinushi qe kerkonte te mbyllte shkollat ne kohen kur studentet kerkonin demokraci?

6-Ti nuk ke pse me ofendon mua,pasi nuk me njeh, edhe une kurre nuk te kam ofenduar ty personalisht, ne ketu vetem komentojme per ate qe dijme.

Mendoj se je i ri ne kahasim me mua ,une mund te keme djalin ne moshe me ty(26vjec)

 

....aaaaaaaaaaaa....je i modh....dije, ke komplimentat e mija, per gjojnat si keto...edhe pa bo koment....o cjom 10 2 qesh qe ne pike te mengjesit....

...

cfare ju duket juve ketu e hatashme apo e pamoralshme, kur nje vit me pare, Edi Rama ne vend se te largonte Sali Berishen nga pushteti, beri pakt me Berishen per ndryshimin e Kushtetutes dhe per vendosjen e listave te mbyllura, qe u jepte ketyre kryetareve pushtet absolut ne partite e tyre private?

 

A ka me amoralitet se sa hipokriza e Rames, i cili thote se drejton koalicionin e Bashkimit, dhe nga ana tjeter perjashton aleatin kryesor te PS-se, LSI-ne e cila ndikoi fuqishem ne fitoren e Rames ne zgjedhjet lokale te vitit 2007?

 

A ka me imoralitet se sa Erjon Veliaj, qe thote se e mban partine me 1-mije lekshat e anetareve, nderkohe qe nga ana tjeter po shikojme se po i dalin te dokumentuara abuzime nga mijera euro???

Te majtes i ka hyre krimbi i sherrit qe po e han nga mbrenda cdo dite.

Qe te sherohet nga ky krimb, po perdor ca shushunja qe po ja pine edhe ate pak gjak qe ka.Ngushellime per te majten zoti e shpetofte nga disfata.

ka nje dicka qe une nuk kuptoj.

 

"percarja" e te majtes ishte avantazh i madh i berishes me sistemin zgjedhor te vjeter.

Sigurisht qe meta mund beje edhe aleance me berishen pas zgjedhjeve si zhuveli dhe nuk do te habitesha fare por:

1- sistemi zgjedhor aktual i lejon te kacafyten sa ti doje tr.pi pa ndonje humbje te madhe duke shtuar keshtu nivelin e demokracise ne shqiperi.

2- fakti qe rama nuk e leshoi bashkine tregon se ky e ka lene te hapur pazarin pas zgjedhjeve me meten per postin e kryeministrit deri ne perfundim te mandatit ne bashki.

3- berisha i ka marre rruget e m.tit me apo pa meten dhe kjo nuk mban diskutim fare.

 

Elektorati po i firon PS-se jo PD-se. Keshtu qe PS dhe Rama nuk dalin force e pare, te drejten per te formuar qeverine do ta kete perseri PD-me Berishen kryeminister,qe besoj se nuk do te kete nevoje per 5-6% te Metes.

Berishes i shtohen votat e PLL,PAD,PAA,LD,+POLI I LIRISE qe eshte deklaruar pro Berishes pas zgjedhjeve.

 

 Deklarimet e Nanos se; Meta eshte nje socialist i vertete, vete ky i fundit duhet ti merrte me rezerva dhe jo ti kthente flet-lavderimi. Nano eshte nje figure e vetdiskretituar, keshtu qe te kapesh pas tij , do te thote te mbytesh.

Neser ju ftoj te shifni shfaqjen e madhe, Meta-Nano krah per krah ne tribune smiley

cer ore?

qi ta shnojme n'agjende ?

smiley

P.S. e ndjeu njeri termetin tashti ?

shenoje desdi, neser me duket se ne 19:00, po deshe te kesh dhe nai foto kujtim, bo i rruge durrsi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).