Meta: Do t'i bëjmë rrugët si në Zvicër

Kukës

“Pas fitores së 28 Qershorit, LSI do të bëjë të mundur përfundimin e disa akseve rrugore në këtë qark, për të kthyer alpet shqiptare në një Zvicër”. Kryetari i LSI, Ilir Meta zhvilloi takime në rrethin e Kukësit me qindra përkrahës të kësaj partie. Në takimet që zhvilloi në qytetin e Kukësit, por dhe në komunat e Shishtavecit dhe të Krumës në Has Meta prezantoi Planin për Veprim dhe kandidatët për deputetë të LSI. Nga qyteti i Kukësit Meta ka shprehur angazhimin e tij që pas fitores së 28 Qershorit LSI do të bëjë të mundur përfundimin e disa akseve rrugore në këtë qark, për të kthyer alpet shqiptare si në  Zvicër.

Kreu i LSI e cilësoi të rëndësishëm ndërtimin e rrugës Durrës–Kukës, ideja për ndërtimin e së cilës ishte kohë më parë se Berisha të bëhej Kryeministër. Meta shtoi se përfundimi i kësaj rruge është i rëndësishëm, pasi vetëm duke shfrytëzuar resurset e kësaj zone do të bëhet e mundur rritja e mirëqenies së njerëzve në këtë zonë. Sipas tij, banorët e Kukësit kanë nevojë dhe për rrugë të tjera, për t’u lidhur me Tropojën dhe për t’u lidhur me pikat kufitare, kanë nevojë edhe për rrugë të brendshme, “që jeta juaj të bëhet më dinamike, që të dilni më shpesh në tregje dhe të rrisnin shpejtësinë e integrimit edhe në Europë”.

Kreu i LSI ka shprehur vendosmërinë që Aeroporti i Kukësit, do të kthehet në një pikë tranziti ndërkombëtar. Meta shtoi se ky aeroport, i cili është fiktiv do të kthehet në një burim mirëqenie dhe zhvillimi për gjithë veriun. Meta premtoi dhe siguroi se statusin e minatorit, i cili nuk u miratua nga ky parlament, LSI do ta miratojë në parlamentin e ardhshëm pasi është e domosdoshme të tregojmë solidaritet për këta punonjës të cilët kanë punuar në kushte tejet të vështira. Njëkohësisht do të miratojmë edhe ligjin për kujdesin e individëve të moshës së tretë, i cili u rrëzua nga parlamenti që përfundoi mandatin. Kreu i LSI theksoi se prioriteti i kësaj force politike është hapja e sa më shumë vendeve të reja pune, duke lehtësuar nga tatim taksat çdo biznes, i cili punëson 5 persona apo përjashtimin nga këto detyrime të çdo biznesi të ri, i cili bën të mundur hapjen e një vendi pune.

Meta garantoi gjithashtu angazhim dhe mbështetje për të gjithë fermerët për nxjerrjen e bujqësisë nga kriza, duke subvencionuar deri në 25 për qind të gjitha inputet, si dhe subvencionim të njësisë së prodhimit deri në masën 20 për qind. Meta nënvizoi se vetëm duke ndjekur një politikë të tillë subvencionuese do të synojmë që brenda 4 viteve të ardhshme të punësohen 100 mijë shqiptare.

20 Komente

"do ti bejme rruget si ne zvicer" ka dicka tek ky titull qe te ben per te vjell 

O Meta

o peshëngritës nga Skrapari. I ke parë ndonjëherë alpet e Zvicrës ti ?! 

... smiley

Edhe peshengrites edhe nga Skrapari . smiley

Iliri eshte nga Dibra mer . Dibran smiley

p.s. Ca kishe me Skraparin ti meqe ra llafja ?

 Po mer yahoo. Edhe me te mira se te Zvicres biles. Pse cfare ka Zvicra me shume se ne?

 

Quiz per PF-ne:

nji kryetar i bashkise tirones ne monizem (dmth i komitetit ekzekutiv) tha "do e boj Tironen si Kajren" (Kairo Egjyptit). Si e ka pas emrin?  smiley  

(une me te thonme e kom...  smiley    )

Drogen e ka me cilesore smiley

 Xhemol Tafaj!!! smiley. Figura me madhe ne drejtimin e Tirones mas Qazim Mulletes dhe para Edi Rames!

 Jo, por ka premtuar qe cdo familjeje qe e ka shtepine buze rrugeve zvicerane, do iu dhuroje nga nje qen Saint Bernard

Po sikur ta vinit dhe te kategoria e "komedise"? Se kjo qenka vertet e forte...

Premtime elektorale me zift e zhavorr jane te pershtatshme per ne Afriken Qendrore, jo per nje vend ne zemer te Europes. A e kuptojne politikanet tane valle se ne cfare niveli e kane ulur Shqiperine?

Koth, ti e ke fjalen qe eshte nga fshati i gruas smileysmiley

Merreni me qetesi vellezer, eshte nje premtim ende terheqes.

Kur Iliri ishte Kryeminister dhe kur kishte Minister Sokol Nakon, ne Shqiperi filluan te ndertohen rruget e para te standarteve te larta. Ne mos gabojme u ndertuan 174 km e para autostrada te mirefillta ne vend, pas vetem 4 km te bera nga demokratet ne 1992-1997. (gjate vitit te grushtit te shtetit dhe luftes se Kosoves natyrisht situata qe e bllokuar, pra deri ne vitin 2000)

Kur Iliri ishte Kryeminister u spastrua Lana, Parku Rinia dhe shume zona ne Tirane. Edhe per kete eshte e sigurte se pa vullnetin e asaj qeverie ishte zor te behej ai volum ndryshimesh ne Tirane. Ate periudhe Iliri dhe Edi u bene 1 projekt, dhe Shqiperia 2000-2001 ishte vertete nje vend shprese! Ne Tirane por jo vetem. Qeveria e Ilirit e ngopi me fonde Bashkine e Tiranes duke financuar ne nje moment, ne 2 muaj, mbi 36 akse rrugore te reja vetem ne Tirane!

Nuk eshte korrekte qe te mos ja njohim edhe meritat. Duhet te jemi korrekte me njerezit dhe me veprat e tyre. Prejardhja, huqet, silueta, jane edhe keto pjese e nje figure, por te rrime shtrember e te flasim drejt, Iliri per aq pak sa qe Kryeminister u mundua te ndryshonte gjerat per mire. Pastaj konflikti me Nanon, me pas edhe me vete Ramen, per 1000 arsye, e ka devijuar vemendjen ne gjera te tjera.

I'u shtofte inati partive dhe lidereve per te bere pune, rruge, vepra, reforma!

Prejardhja? Nuk di "first hand" ca ka Lir meta me u krenu, se s'kam qen ne Shqiperi kur ai ka qen kryeminister (kto rruget i mbaj mend qe jepeshin ne lajme, sidoqofte; mbaj mend per shembull qe i tundi dhembet nje kompanie me duket se turke, qe po bente hajgare me rruget, tip rrumpalle arnautistani); ama nje gje qe mund te krenohet Lir Meta, eshte origjina. Skrapari ROCKS! Skrapari eshte vend i SHENJTE (edhe figurativisht, edhe literalisht!)

Kush qesendis me vrer Skraparin, tregon injorance (nuk e njef zonen dhe njerezit) ose mungese ndjenjash dhe snobizem te peshtire (nqse e njeh zonen dhe njerezit).

Shakara me AQO ne bejme gjithe diten. Skrapari dhe skraparllinjte jane njerez me zemer te madhe! Kur te fusin ne rreth miqesie e dhenie bese, nuk te leshojne kollaj. Faktet i dime.  Perndryshe, krahinarizmi qe shof here pas here ne lidhje me Skraparin, eshte nje veti qe do e krahasoja me felligeshtine ne gjak!

 Ne mos gabojme u ndertuan 174 km e para autostrada te mirefillta ne vend

 

O Gazeta Iliria...174km autostrada "te mirfillta" ne kohen e Metes?? Mbase andej nga Skrapari po ne pjese tjeter te Shqiperise s'kishe...

 

Iliri me duket si me seriozi i ktyre te majteve per sa i perket planeve konkrete per zhvillimin e vendit. Fakti qe ai e vlereson rrugen Durres-Morine si nje arritje konkrete te qeverise aktuale tregon maturitet politik per mendimin tim. Jam shume dakort dhe me pikpamjet e Ilirit per zhvillimin e veriut me lirshmerine e transportit si pika me e rendesishme per tu realizuar ky zhvillim.

Ne pergjithesi Ilirit i duhet dhene dora sepse eshte i vetmi krye-politikan qe flet konkretisht per te arrdhmen me plane dhe ide konkrete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).