Më lirë të flasësh me Amerikën sesa me komshiun

Pasi pashë një reklamë të Albtelekomit për çmime të reja në lidhje me thirrjet ndërkombëtare, më vajti mendja të përgatis tabelën më sipër.

Tarifat në tabelë janë marrë nga sitet web të kompanive përkatëse: Vodafone, AMC, Eagle Mobile dhe Albtelekom.

23 Komente

...me te reja a me te vjetra ?

Mua me duket zgjidhje e mencur. Ata qe i duam e na duan si rregull jane jashte Shqiperise smiley Ok duke lene menjane ironine, ky eshte nje nga paradokset tipike qe vetem ketu mund te ndodhin.

Kjo eshte nje fitore e madhe,kot qeveria nuk thote ikni pa viza,se  prej anej,ju bi ma lir me fol!..ikni ne amerik ju,se ne,qe meremi me politike, e kena  ameriken !

 

Mendoj se krahasimi eshte i gabuar sepse tre kompanite e para ofrojne nje tipologji sherbimi (mobile), te ndryshme nga kompania e fundit, (fikse).

Nqs. do te pranohej llogjika e ketij krahasimi atehere une do te shtoja se me kompani si Skype apo VoiceBuster mund te flasesh falas me jashte ose vetem me 4c/min per opsionin "phone to phone".

Pra mbetet ne lirine e klientit zgjedhja e tipologjise se sherbimit apo te kompanise ne baze te raportit cilesi-cmim.

sapo kam instaluar ne kompjuter VoipStunt, nuk e njof akoma shume mire, por di qe komunikimi me fikset ne evrope jane for free, me ata qe kane instaluar te njejtin program gjithashtu, dhe se duke e mbushur me pak leke llogarine mund te flas me çmim shume te arsyshem ne te gjithe boten. Ekziston opcioni per te derguar sms nga pc ne celular me çmim shm me te lire sesa nga operatori i celulareve.

Ne mos gabohem VoipStunt eshte kompani simoter me VoiceBuster.

Te dyja kane tarifa shume te mira.

Si e gjete Olso.

Nuk e di saktesisht. Mbaj mend qe kur i kam njohur per here te pare sitet e tyre, vura re qe kishin lidhje me njera-tjetren.

KJO PRA ESHT TEMA E MUHABETIT ME SAKT

Mos harroni qe cmimet jane pa TVSH. smiley

Kam vite qe perdor skype dhe shpenzimet per tel jane ne minimum, mjer ata qe jetojne ne Shqiperi, te shkretnit, as zile nuk bejne se kane frike se mos u han lek tel. A ka ndonje tarife te ngjashme si e wind_it ne Itali brenda rrjetit 5 euro = 200 minuta ne muaj?!

Edhe ne Angli flet shume me lire me Ameriken se mbrenda Anglise me njeri tjetrin

o Anglez se ne angli e kam falas dite e nate me linje tokesore, 750min me celulare 100 txt, 50 video calls, celularin falas per 12 muaj me £25 ne muaj.

Ti thuaj pse eshte shume shterjte me Shqiperine si nga anglia apo italia? me shqiperine eshte shume me shtrejte se shumica e vendeve te botes.

dhe tarifat e shqiperise si per brenda dhe jashte jane shume - shume te larta

dini gje jane futur "boxe-t" ne shqiperi qe te ofrojne dhe internet dhe tel fiks? ktu psh jane me 30 euro ne muaj, internet dhe tel fiks falas me nja 70 vende te botes perfshi dhe shqiperine.

Ne Holande para disa vitesh, thirrjet lokale nga nje telefon publik kushtonin 15 cent, thirjet ne SHBA nga i njejti telefon 6 cent!

Asaj tabele aty, duhet ti shtosh dhe TVSH/BTV qe eshte 20-25% e shifres qe paguan, pra 29 plus 7 leke = 36 leke/28 eurocent. Nderkoh qe te flasesh me Ameriken nga ketu, kushton 4 cent per minut. Shqiperia ishte vendi me tarifat me te larta ne bote. Une habitem se si e lejon qeveria kete gje, mire/ok qe EU nuk nderhyn , per shkak se Shqiperia akoma nuk eshte pjestare e saj. 

A ka njeri qe te na beje nje grafik tjeter per tarifat e internetit, krahasuar me fuqine e tij per njesi ne leke, suke e ballafaquar me shtetet fqinje, Italine, Greqine, Maqedonine...

Them me bindje se ne nuk jemi te vjedhur por, TE GRABITUR.

Nje mundesi kjo qe t'i bej komplimentimet e rastit edhe te famshmit AVOKAT TE KONSUMATOREVE.

Per avokatin e konsumatorve, une kam respekt, thjesht vetem per faktin qe ai ka marre pjese ketu tek Peshku, mirpo mendoj se ai duhet te zgjohet dhe te organizoje nje demostrate kundra 3 kompanive mafioze te telefonis celulare, kompani qe kane vite qe po e rrjepin ate popull te varfer. Edhe une qe jam emigrant, qe fitoj 1300-1400 euro ne muaj, kur vij ne Shqiperi me hyn tmerri nga pagesat qe bej per telefonine celulare, rreth 30-35 cent per minute, nderkoh qe ketu ne Belgjike paguaj 12-24 cent per minute.  

E gjithe kjo eshte e vertete por ka edhe nje absurd tjeter:ne qote se perdor kartat me impulse te Albtelekom-it:

1 min. me jashte shtetit Zona 1(Itali,Greqi,etj) kushton 8 impulse ose 56 leke me T.V.Sh. kurse 1 min. me kompanite Amc ,Vodafone ose Eaglemobile kushton 11 impulse ose 77 leke te reja me T.V.Sh.!!!!!

E gjithe kjo eshte e vertete por ka edhe nje absurd tjeter:ne qote se perdor kartat me impulse te Albtelekom-it:

1 min. me jashte shtetit Zona 1(Itali,Greqi,etj) kushton 8 impulse ose 56 leke me T.V.Sh. kurse 1 min. me kompanite Amc ,Vodafone ose Eaglemobile kushton 11 impulse ose 77 leke te reja me T.V.Sh.!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).