Mblidhet Konferenca e PD-së, Berisha: Në Tiranë, fitore si në 1992

TIRANË- Konferenca e Partisë Demokratike ka nisur punën për zgjedhjen e kreut të ri për Tiranën. Në garë mes tyre për një mandat katërvjeçar në krye të PD-së së kryeqytetit janë Aldo Bumçi, Lajla Pernaska dhe Gjergji Bojaxhi.
Punimet e konferencës i hapi kryetari aktual i PD-së, njëherësh kryeministër i vendit, Sali Berisha. Me një fjalim euforik, ai përsëriti sukseset e qeverisë së tij, gjatë mandatit 4-vjeçar në të gjitha sferat e në mënyrë të veçantë, arritjet e shumta në Tiranë.
Berisha premtoi se në 28 qershor, Tirana do të bëhet blu në çdo qelizë të saj, duke u shprehur kësisoj për një fitore të padiskutueshme ne zgjedhje.
"Mbajtëm premtime që 4 vite më parë dukeshin të paimagjinueshme, në qendër të të cilave ishte reforma dhe lufta kundër korrupsionit"- tha ai, duke shtuar se "Ishte Tirana, e vendimeve dhe reformave të mëdha historike, të cilat vendosën Shqipërinë në një horizont të ri, lartësuan emrin e saj si asnjëherë më parë. E shndërruan vendin në një kantier ndërtimi, me infrastrukturë tërësisht të re. 28 qershori do të shembë dhe murin e fundit që ka mbetur në Tiranë, murin e ndërtuar me lejet e ndërtimit dhe korrupsionin e tyre"- tha Berisha, duke shprehur sigurinë se fitorja do jetë si në vitin 1992.
Qytetarët e Tiranës ka vijuar më tej ai, duhet ta dinë se 'qeveria ime, në këto 4 vite ka 5 fishuar grantin për qytetarët e kryeqytetit dhe në këtë nuk përfshihen ndërtimet e mëdha si hyrja e Kamzës një nga më të bukurat që mund të ekzistojë, rrethrrotullimi te sheshi "Rilindja" dhe një seri tjetër veprash'.
Berisha deklaroi se qeveria e tij është e vendosur t'i japë Tiranës infrastrukturën më moderne. Ai i ka kërkuar Ramës të dorëzojë projektin e Unazës së madhe të Tiranës, pasi demokratët janë të gatshëm ta përfundojmë atë brenda një viti.

Zgjedhja e kandidatëve për Tiranën
Surpriza kësaj here është kandidatura e Gjergji Bojaxhiut, i cili edhe pse është lakuar nga demokratët, zyrtarisht nuk ishte përfolur deri mbrëmë vonë për të qenë kandidat potencial për PD-në e kryeqytetit. Po dje, janë njoftuar zyrtarisht me sms edhe delegatët, të cilët janë përzgjedhur nga mbledhjet e 11 nëndegëve të degës së PD-së, Tiranë. Dita e konferencës së PD-së së Tiranës u vendos pak ditë më parë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, përmes një mbledhjeje shumë të ngushtë. Aq sa edhe një prej kandidatëve kryesorë në këtë garë deri dje, deputeti demokrat Bensik Mustafaj, nuk ishte njoftuar për ditën se kur do të zhvillohej. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka shmangur tej mase strukturat qendrore të partisë, duke lëshuar direktiva vetëm në momentet e fundit, për të cilat, drejtuesit e 11 nëndegëve nuk mund të bëjnë asgjë, përveçse të binden. Megjithatë, sot, Konferenca e PD-së Tiranë, do të zgjedhë kryetarin e ri, që sipas të gjitha gjasave është Aldo Bumçi, i cili u mbështet fort edhe nga Kryeministri Sali Berisha, në një nga intervistat televizive.

**********************
Zbardhet lista e kandidatëve për deputetë

TIRANË- Lista e kandidatëve për Partinë Demokratike pritet të sjellë ndryshime thelbësore në përfaqësimin e kësaj partie, legjislaturën e ardhshme, në Kuvend. Ashtu si PS-ja, edhe PD-ja nuk e ka ende gati listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë. Kryeministri, Sali Berisha, ka ndjekur një taktikë tjetër kësaj here. Ai ka zhvilluar takime të veçanta me disa prej kandidatëve që do të jenë deputetë, duke sjellë një situatë krejt kaotike tek grupi aktual i deputetëve të kësaj partie. Askush prej deputetëve, përveç kryesisë së vogël të PD-së, nuk di të japë një përgjigje të saktë nëse do të jenë në listën e ardhshme për deputet. Në anën tjetër, vetë Berisha ka lënë hapur thuajse të gjitha qarqet e vendit, duke mos krijuar një konfigurim zyrtar të atyre kandidatëve që do të jenë të sigurt legjislaturën e ardhshme. Gazeta "Shekulli" publikon sot një pjesë të këtyre emrave, edhe pse zyrtarisht nuk ka një listë të plotë nga kjo parti. Gjithçka është ndërtuar mbi bazën e negociatave të ditëve të fundit, ndërkohë që vetëm dje Kryeministri Berisha ka zhvilluar disa mbledhje me lidershipin e kësaj partie. Ende nuk ka asnjë njoftim për kryesinë qendrore të kësaj partie, e cila ka kompetencën statutore të kalojë listën për deputet. Ndërkohë, PD-ja pritet të dorëzojë listën vetëm minutat e fundit të afatit të parashikuar nga Kodi Zgjedhor. Burime nga kjo parti deklaruan dje për gazetën se lista e deputetëve të PD-së do të dorëzohet ditën e martë në mesdite, ashtu siç ka ndodhur çdo katër vjet nga kjo parti.
Ndryshimet
Nga lista paraprake që nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga PD-ja, vihet re se shumica e deputetëve aktualë në 12 qarqet e vendit ose nuk janë përfshirë në listë, ose do të renditen nga fundi, duke mos siguruar mandatin e deputetit në zgjedhjet ardhshme parlamentare. Kësaj here, Kryeministri ka etiketuar pikërisht ekipin e tij qeverisës për ta përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, shumica të rinj dhe të ardhur nga KOP-i. Në listën e kandidatëve për deputetë, që mund të sigurojnë një mandat katërvjeçar janë edhe këshilltarët e tij, ndërkohë që vetëm në disa qarqe si ai i Beratit apo Fierit, PD-ja do të përqendrohet edhe në përzgjedhjen e figurave nga baza. Shumica e deputetëve (ata fitues) janë thuajse të rinj, pjesë e ekipit qeverisës. E njëjta gjë edhe për kandidatet femra në PD. Shumë prej figurave femra, që kanë kontribuar me vite në parti, nuk janë përfshirë ne listën e sigurt për deputete. Përveç Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, apo dhe Marjeta Zaçes, figurat e tjera kandidate janë deputete aktuale, por pa kontribute në parti, këshilltare të Kryeministrit, por edhe emrat e fundit që Berisha ka përfshirë në qeveri si Jorida Tabaku apo Paulina Hoti. Gjithsesi, brenda 48 orëve, Berisha pritet që t'i japë dorën e fundit listës, për të njoftuar më pas një mbledhje kryesie krejt formale, dhe për të përligjur një ekip, që për nga përbërja është më cilësor, por shumë më i kontrolluar se ai i pari.

Qarku TiranëSali Berisha
Aldo Bumçi
Majlinda Bregu
Bujar Nishani
Gjergji Bojaxhi
Gent Strazimiri
Ilir Rusmali?
Arben Imami
Edi Paloka?
Jorida Tabaku
Zana Guxholli
Albana Vokshi
Lajla Pernaska

Qarku Fier
Sokol Olldashi
Enkeleid Alibeaj
Fatos Beja?
Ilir Bano
Marjeta Zace

Qarku Korçë
Ridvan Bode
Edmond Spaho
Ylli Asllani
Elfrida Zefi
Eris Hoxha

Qarku Durrës
Gazmend Oketa
Gjergj Lezhja
Ferdinand Xhaferri
Florian Mima
Armand Teliti

Qarku Dibër
Myqerem Tafaj
Selami Xhepa
Hasan Metuku

Qarku Kukës
Jemin Gjana
Flamur Noka

Qarku Elbasan
Lulzim Basha
Ardian Turku
Mimoza Hasekiu
Dashnor Sula
Halit Shamata

Qarku Gjirokastër
Genc Ruli
Spiro Ksera?
Ilir Rusmali

Qarku Vlorë
Astrit Patozi
Petraq Milo
Bujar Leskaj
Kosta Barka
Leonard Demi

Qarku Shkodër
Jozefina Topalli
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Paulina Hoti
Rexhep Uka

Qarku Berat
Genc Pollo
Ferdinand Pone

Qarku Lezhë
Fatos Beja
Edi Paloka?
Preç Zogaj

Kandidatet e sigurta për deputete deri tani
Jozefina Topalli
Majlinda Bregu
Arenca Trashani
Zana Guxholli
Albana Vokshi
Lajla Pernaska
Jorida Tabaku
Paulina Hoti
Elfrida Zefi
Mimoza Hasekiu
Marjeta Zaçe

4 Komente

Uf mor si ju mban vendi dhe vazhdoni me Berishen Kryeminister qe pergatitet per zgjedhjet e tjera.

eh, pazar i mbyllur me kohe

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).