Makinat, "listë të zezë" te karburantet

Udhëzimi i Ministrisë së Financave: Të mos u shërbehet nëse s‘kanë paguar taksat. Kundërshtojnë shoqatat

Personat që kanë probleme me shtetin, ose me distributorin për efekte detyrimesh, nuk do të mund të furnizohen me karburant. Identifikimi i tyre do të vijë përmes serverit të instaluar në kasën fiskale, në momentin e shënimit të të dhënave, si emri dhe targa e automjetit. Forma e re është përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave, sipas së cilës, në pajisjen fiskale do të jetë e instaluar vetëm për shoqëritë e karburanteve të shitjes me pakicë "lista e zezë". Nëse automjeti është në listën e zezë, njësia e ndërfaqes i dërgon komandën regjistruesit elektronik fiskal: "Ndalohet furnizimi me karburant". Në këtë rast, shkruhet mesazhi në ekranin e regjistruesit elektronik fiskal "automjeti është në listën e zezë". Kjo është vetëm njëra pjesë e udhëzimit, i cili po kundërshtohet nga shoqëritë e karburanteve. Një pjesë e mirë janë ankimuar në Ministrinë e Financave, duke e cilësuar si "gafë të radhës", ndërsa po mundohen të gjejnë zgjidhjen. Nga ana e saj, ministria sqaron se instalimi i listës së zezë në kasat fiskale të pikave të karburantit lidhet me çështjen e sigurisë dhe me evazionin fiskal. Identifikimi i targave të automjeteve do të jetë më e lehtë për qeverinë, për të parë shpenzimet, si për administratën shtetërore ashtu edhe për efekt të deklarimit tatimor. "Të gjitha shitjet duhet të regjistrohen në memorien fiskale dhe çdo pikë karburanti për secilën pompë duhet të pajiset me regjistruesin elektronik fiskal të pompës", thuhet në pikën 3 të udhëzimit. Kjo pjesë, tregtarëve u nuk shkon për shtat, pasi e rrit artificialisht kostot.

Regjistrimi

Mësohet se udhëzimi i përgatitur nga ministria në muajin dhjetor 2008, është marrë e kopjuar nga Maqedonia, por që vështirë të zbatohet në vendin tonë. Shoqëritë ankohen, me faktin se nuk mund të bëjnë rolin e policit dhe se detyra e tyre është mbajtja në rregull e faturave tatimore. Tjetër procedurë e komplikuar është regjistrimi i të dhënave personale në momentin e marrjes së kuponit tatimor, pasi automjeti është furnizuar me karburant. Procesi i pajisjes së biznesit me kasat fiskale po has vështirësi, veçanërisht për sektorin e hidrokarbureve, i cili për efekt të specifikës i duhet të kryejë një sërë shpenzimesh shtesë për plotësimin e pajisjes. Pasi ka dëgjuar ankesat, Ministria e Financave ka pranuar të kryejë disa ndryshime në udhëzim, të cilat priten të publikohen së shpejti. Aktualisht është ngritur një grup pune në ministri, ku bëjnë pjesë shoqëritë e hidrokarbureve, distributorët e kasave, IQT-ja dhe nga tatimet, nga ku pritet zgjidhja sa më e shpejtë e problemit. Afati i fundit është data 31 maj, në të kundërt do të vendosen gjoba deri në 100 mijë lekë të reja. Fiskalizimi i pajisjeve fiskale kryhet në ambientet e shoqërive të licencuara, me përjashtim të pikave të karburanteve, për të cilat fiskalizimi kryhet në ambientet e pikës së tregtimit pas nënshkrimit të kontratës me distributorin.

Çfarë përmban lista e zezë

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, lista e zezë përmban të dhënat mbi automjetet që kanë kryer shkelje ligjore të qarkullimit rrugor. Brenda saj janë të vendosur emrat dhe targat e indiviëdeve që kanë probleme me shtetin, të kërkuar nga policia dhe me detyrime të papaguara tatimore e doganore. Të dhënat në server do të hidhen nga Drejtoria e Rrugore, Policia e Shtetit Doganat dhe Tatimet, për çdo individ që lidhet me elementët e mësipërm. Shoqëritë janë kunndër kësaj forme, duke e lidhur me faktin se nuk mund të luajnë rolin e policit. Por për Ministrinë e Financave, shërbimi i listës së zezë, më së shumti ndikon në identifikimin e xhiros dhe shpenzimeve, për qëllime tatimore.

Hapi 1
Pozicioni në pritje, zgjidhet ana e pompës ku kërkohet furnizimi
Hapi 2
Përzgjedhja e veprimit:
- Shitje duke vendosur të dhënat e blerësit (targa e automjetit ose emri, mbiemri)
- Veprime të brendshme (test ose transferim)
Identifikimi i automjetit = regjistruesi elektronik fiskal kërkon nga njësia e ndërfaqes nëse automjeti është në LISTËN E ZEZË ose jo
Lista e zezë = nëse automjeti është në listën e zezë; njësia e ndërfaqes i dërgon komandën regjistruesit elektronik fiskal "NDALOHET FURNIZIMI ME KARBURANT". Në këtë rast, shkruhet mesazhi në ekranin e regjistruesit elektronik fiskal "AUTOMJETI është në LISTËN E ZEZË"
Kalohet te hapi 3
Lista e bardhë = nëse automjeti është në listën e bardhë; njësia e ndërfaqes i dërgon komandën regjistruesit elektronik fiskal "FURNIZOJE ME KARBURANT". Në këtë rast, shkruhet mesazhi në ekranin e regjistruesit elektronik fiskal "AUTOMJETI është në LISTËN E BARDHË"
Hapi 4
Regjistruesi elektronik fiskal dërgon komandën njësisë së ndërfaqes "FURNIZOJE ME KARBURANT"
Njësia e ndërfaqes dërgon komandën "Hape valvulën për pistoletën"
Hapi 5
Procedohet me furnizimin e automjetit
Hapi 6
Zgjidhet mënyra e pagesës; para në dorë, kartë krediti, pezull, çek bankar, tollon etj.
Hapi 7
Regjistruesi elektronik printon kuponin tatimor
Hapi 8
Pozicioni në pritje

13 Komente

Identifikimi i tyre do të vijë përmes serverit të instaluar në kasën fiskale, në momentin e shënimit të të dhënave, si emri dhe targa e automjetit.

  Sa e madhe qeka kasa, qe e nxen dhe nje server te tere brenda smiley

Po mire, udhezimi nuk e parashikon rastin kur drejtuesi i automjetit te nxjerr pisqollen dhe ta mbeshtet ballit. Cer behet ne ket rast, se nuk e shof tek asni nga hapat e algoritmit. Furnizohet me karburant apo jo ?

P.S. Ky postim besoj eshte nis per tek "24 karat", dhe jo tek "shtypi"

une e nisa tek  acarim nervash, po ma paskan kaluar te shtypi.

 

 jo te acarim nervash, kjo duhet vone te rubrika K**lliqe shteterore. Hajde shtet hajde, se kuptoj pse nuk autorizon pikat e karburantit qe ketyre qe dalin qe s'kane pagu taksat, ti vere dhe nga nje njolle boje te paheqshme ne balle, dhe te krijoje dhe nje procedure per bar-kafet qe atyre me njolle te zeze ne balle, mos ti japin kafe dhe birra. Heu ta lumsha o shtet, nuk zgjidh dot pune vet, dashke te besh privatet te bejne punen tende. 

PD. Pse se beni dhe per gjobat te njejten gje dhe i ktheni karburantet ne komisariate policie?

Hapi 4
Regjistruesi elektronik fiskal dërgon komandën njësisë së ndërfaqes "FURNIZOJE ME KARBURANT"
Njësia e ndërfaqes dërgon komandën "Hape valvulën për pistoletën"

Ehhh, c'lexojme ... S'paskan te sosur thagmat. 

Une propozoj qe ky urdher t'iu kaloje edhe dyqaneve te bukes,
qe keshtu ti lene te ngordhin urie ato maskarenjte qe nuk
paguajne taksat. Gjithashtu te gjitha pikave te benzines
dhe dyqaneve pjesemarres t'iu shperndahet nga nje stiker ku te shkruhet NO PASSARAN qe ta ngjisin tek dera e dyqanit

po ato biznese që s'kanë automjete apo i kanë të kushëririt, si do t'iu bëhet halli?

tu e pa me synin praktik, duhet te programojn liste te bardhe, jo te zeze..

Pak si me galop qeveria!!! Une sa here qe kam qene per te mbushur makinen me nafte, nuk kam marre as fature. Dy here qe kerkova me dhane nje cope letre me te cilen kishin mbeshtjelle byreqet dhe shkruan "pagoi per naf". Kete e bente nje punetor tek pompa. Une s'kam pare fature te printuar nga kasa.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).