Maj 1996, 13 vjet pas masakrës zgjedhore

Nëse ka një proces zgjedhor për të cilin të shkon mendja se ka qenë defektoz dhe i manipuluar, ky është pa asnjë dyshim ai i majit 1996. Nëse ka një palë zgjedhje ku dhuna e të gjitha formave mbi kundërshtarin u përdor për të arritur fitoren politike, sërish këto janë zgjedhjet e 26 majit 1996. Nëse ka një votim të mbajtur në Shqipëri i cili u kontestua hapur dhe zyrtarisht nga bashkësia ndërkombëtare vetëm pak ditë pas mbylljes së votimit, ky është edhe një herë votimi i 26 majit 1996.
Më 26 majin e ardhshëm mbushen plot 13 vjet nga dita kur vota dhe vetë demokracia në Shqipëri morën një goditje të fortë, fatale. Pushteti i Sali Berishës (së Parë, sipas disa politikanëve e komentatorëve politik&eumlsmiley dha një goditje bishti e cila vazhdon të shihet edhe sot si etaloni i vjedhjes së votës dhe i manipulimit brutal të votave prej pushtetit. 26 maji u kthye me kalimin e viteve në metaforën e devijimit të vullnetit të zgjedhësve, në skemën politike mashtruese që kërkon përjetësimin e sundimit të një pale me çfarëdo mjeti dhe përtej çdo limiti të pranueshëm.
Zgjedhjet e 26 majit ishin testi politik më i madh për Berishën, pas referendumit të humbur të nëntorit 1994 për ndryshimet kushtetuese, ku Presidenti i kohës mori një përgjigje të fortë negative ndaj tentativave të tij për të shtuar pushtetin personal mbi institucionet e tjera të shtetit. Këto votime ishin gjithashtu një test për popullaritetin e PD. Rezultati i tyre ishte faktikisht i turpshëm dhe përmbante brenda logjikës së tij shifrore, një skandal të vërtetë elektoral. PD fitoi 122 vende nga 140 të mundshme, 10 të tjera i mbetën PS dhe të tjerat partitë e vogla. Opozita, që kishte bojkotuar komisionet e qendrave të votimit që pasditen e 26 majit 1996, deklaroi menjëherë se nuk e njhite rezultatin, duke denoncuar shkelje, dhunë dhe parregullsi masive gjatë procesit të votimit.

Dita e zgjedhjeve
“Ra dhe Skrapari”! Me këtë mesazh absurd të lëshuar nga televizioni shtetëror në mbrëmjen e 26 majit, u mësua jo edhe aq fakti se ishte fituar edhe bastioni i pamposhtur i socialistëve, sesa e vërtetë e thjeshtë dhe e dhimbshme se zgjedhjet ishin kthyer në një komedi të shëmtuar.
E kjo ndodhi në një sfond retorike mashtruese, të dominuar nga angazhimi zyrtar për respektimin e standarteve zgjedhore dhe për numërimin korrekt të votave. Mëngjesin e 26 majit 1996, Sali Berisha paraqitej rrezatues në orën 9.30 në zonën e tij të votimit nr.56 pranë shkollës Jeronim De Rada, duke e quajtur 26 majin “një ditë historike” i shoqëruar nga bashkëshortja dhe i rrethuar nga zgjedhësit që kishin ardhur për të votuar, gazetarë dhe vëzhgues vendas e të huaj, Presidenti luante të paditurin ndërkohë që në të gjithë vendin përgatitej masakra më e madhe e votave në historinë e pluralizmit shqiptar. “Është një ditë historike për shqiptarët, do të deklaronte presidenti Berisha. “Është një ditë, që i shkëput ata nga tranzicioni. Është një ditë, në të cilën ata bashkojnë shpirtin, mendjen, energjitë e tyre, për të shtyrë vitet e tyre, për të shtyrë Shqipërinë rreth viteve 2000 në Europën Perëndimore. Uroj të gjithë shqiptarët në këtë ditë, ata që votojnë për herë të parë, të cilët firmosin me Shqipërinë kontratën me demokracinë shqiptare”.
Fushata e presidentit me devizën “Vizion 2000″, kishte qenë e mbushur me sulme, akuza dhe kërcënime për opozitën e majtë dhe me një strategji frike që synonte të tkurrte PS dhe aleatët e saj, ndërkohë që lideri i të majtës Fatos Nano vazhdonte të mbahej në burgun e Bënçës.
Dita e zgjedhjeve shënoi kulmin e saj negativ, me tërheqjen e pakthyeshme të opozitës nga votimet. Partitë e opozitës, Partia Socialiste, Partia Social Demokrate dhe Partia e Aleancës u tërhoqën nga zgjedhjet në orën 17.00, duke pretenduar për parregullsi masive dhe dhunë nëpër qendrat e votimit, ndërkohë që Partia Demokratike pretendonte se kjo ishte një fitore e rëndësishme. Në deklaratën e tyre me këtë rast socialistët kërkuan zgjedhje krejtësisht të reja, ndërkohë që presidenti Berisha dekretoi një rikandidim të pjesshëm në 17 zona elektorale. Kjo binte ndesh me kërkesën e ndërkombëtarëve për përsëritjen e votimeve në të paktën 40 zona. Berisha kishte bërë zgjedhjen e tij më të keqe. Për vete dhe për shqiptarët.

Raporti i OSBE
Për të kuptuar më mirë atë që ndodhi atë ditë mjafton t’i hidhet një sy raportit që ODIHR-i do të publikonte dy javë pas zgjedhjeve të 26 majit dhe ripërsëritjes së votimeve më 2 qershor. Janë 14 faqe të cilat nxijnë nga faktet e dëshmitë për manipulime skandaloze, që u evidentuan, pavarësisht se vëzhguesit nuk u lanë të ishin pjesë e procesit të votimit, apo numërimit të votave. Raportimet e mbledhura nga ndërkombëtarët shpalosin një panoramë tejet shqetësuese. Qindra vëzhgues të huaj ishin në qendrat e votimit që në mëngjesin e asaj dite, por u penguan të vëzhgonin. Shumë prej vëzhguesve vërejtën një prezencë të madhe të policisë brenda dhe jashtë qendrave të votimit, sidomos në Berat dhe Lushnjë, ku episodet e dhunës ishin të pranishme, madje edhe gjatë numërimit të votave.
Në zona të tilla si Tirana, Berati dhe Kukësi vëzhguesit panë persona të paidentifikuar dhe civilë të armatosur, ndërsa banorët thanë se ishin të policisë sekrete (SHIK-ut). Në Korçë dhe Berat, policia ndoqi nga pas vëzhguesit e huaj, ndërsa në Tiranë, një civil bllokoi vëzhguesit që të hynin në qendrën e votimit. Orari i mbylljes së qendrave të votimit, me dekret presidencial, u shty nga ora 20.00 në ora 22.00.
Kjo ditë dhune dhe manipulimi të hapur, prodhoi edhe rezultate shpesh qesharake e groteske. Vendimi për rezultatin u vendos nga kryetari i qendrës së votimit. Shembujt e parregullsive në numërimin e votave ishin të shumta dhe zunë vend në raportin e vëzhguesve. Në Berat kishin votuar 105 për qind e zgjedhësve dhe vëzhguesit u përzunë gjatë numërimit. Në Lushnjë, një qendër votimi u mbyll në mesnatë, në një tjetër kishte 942 fletëvotimi, por vetëm 880 nënshkrime në regjistrin e votave. Në Fier, një qendër votimi u mbyll në orën 19.00, duke thënë se votuan 100 për qind, por vëzhguesit panë se shumë votues pengoheshin për të votuar, ndërsa ky skenar ndodhte edhe në një qendër tjetër votimi në orë 20.00. Në disa qendra votimi në Gjirokastër ndërkombëtarët vunë re sevotat e PS u numëruan si të PD.
Episodet skandaloze pasonin njëra-tjetrën. Në Kukës, një vëzhgues që kuptonte shqip, dëgjoi kryetarin e qendrës së votimit që i kërkonte falje dikujt, pse nuk kishte “qenë në gjendje të ndante rezultatin e duhur” dhe kjo bëhej në praninë e vëzhguesve të huaj.

Në një rast tjetër vëzhgimi, në Kuçovë, ekipi i vëzhguesve shënoi në vrojtimet e tij se ndërsa kutia ishte bosh, fletët e votimit ishin jashtë dhe të gjitha ishin për PD-në. Në Korçë, një vëzhgues numëroi 90 vota të pavlefshme dhe 45 ishin për PS-në dhe 45 për partitë e tjera të majta në opozitë, ndërsa për PD-në nuk kishte asnjë votë të pavlefshme. Po ashtu, në Pogradec numri i votave të pavlefshme për opozitën ishte 30 për qind.
Për t’i dalë sadopak para kësaj maskarade, KQZ-ja evidentoi disa zona me “parregullsi serioze” dhe vendosi të bëjë rivotime në 2 dhe 16 qershor 1996. Pas përfundimit të votimeve dhe rezultatit të zgjedhjeve të raundit të parë e të dytë në 98 zona elektorale, si dhe të rezultatit të zgjedhjeve në 17 zona elektorale, ku u përsëritën votimet e raundit, PD-ja kishte “marrë” 105 deputetë, PS-ja 5 deputetë, dhe disa të tjerë partitë e vogla. Pas ndarjes së mandateve shtesë, PD do të kishte 122 deputetë, PS 10 deputetë dhe nga 3 PR-ja, PBDNJ-ja dhe PBK-ja.

Dy ditë më pas
Një rrahje masive, nga ato që ndodhin sot e gjithë ditën në vende si Birmania apo diktatura të harruara mes xhunglave afrikane. Kështu mund të përshkruhet akti i panevojshëm dhe naiv i dhunës që policia e Tiranës e ndihmuar nga SHIK-u dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ushtruan mbi një pjesë të mirë të përfaqësuesve të opozitës dhe demostruesit e paktë që kishin mundur të dilnin në sheshin Skënderbej, përmes një rrethimi të denjë për një klikë fashiste amerikano-latine. Kush ka qenë atë ditë në shesh, mban mend rrahjen e Blendi Gonxhes, marrjen peng të Arben Imamit, dhunën mbi Servet Pëllumbin, Gaqo Apostolin, Ndre Legisin dhe plot të tjerë, praktikisht në sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët vështronin të shastisur atë që ndodhte, pas xhamave të hotel Tiranës.

Kjo ngjarje ktheu fatet e zgjedhjeve. Të gjitha organizmat ndërkombëtare e dënuan ashpër procesin zgjedhor, administrimin e votës dhe dhunimin fizik të opozitës. Pas pak javësh Departmanenti i Shtetit i SHBA, Parlamenti Europian dhe OSBE do t’i shpallnin “nul” zgjedhjet dhe do të kërkonin përsëritjen e tyre tërësore. Ishte preludi i një krize të thellë politike që vetëm pak muaj më pas do të pasohej nga rënia e piramidave dhe hyrja e vendit në tunelin tragjik të marsit 1997. Historinë e mëvonshme e kujtojnë të gjithë.
 

23 Komente

1996---Zgjedhjet e manipuluara ne menyre te hapur

1997---Humbasin jeten 3 mije shqiptar dhe vendi shkon ne anarki

1998---Grusht shteti pas varrimit te Azem Hajdarit

 

Jane vitet me te turpshme dhe fatkeqe te demokracise shqiptare dhe kane nje emerues te perbashket: Sali Berisha

Sesi mund te votohet ky njeri perseri nga nje pjese e mire e shqiptareve vazhdoj ta konsideroj si voten me jocivile, pandergjegjshme dhe te turpshme. 

1997-Zgjedhet e manipuluara me menyre te hapur.Zan Caushi eshte vezhguesi i tyre.

1997-rebelimi komunist shkaterroi cdo gje dhe merr 3000 jete

1998-vriten disa drejtues te larte te PD dhe kulmi arrihet me vrasjen e Azem Hajdarit nga segmentet e kuqe.

1999-2005 Shqiperia shenderrohet ne nje vend tranzit ku skafet dhe droga ishin sigla qeveritare.

2001-zgjedhjet manipulohen ne menyre spektakolare  pas 6 jave votimesh.

Doni me per kuqalashet e PS?

Rrini rehat se ka ene mo keq, Jozi Top Hallva desh na futi nej koqe plumi athere. Sala vetem me shkopinj druni na rrafi masi na humen paret.

Aman mer 99% e te gjitha temave te peshku kundra Sales. Taksirat e keni deri ne 28 qeshor sa te fitoje Sala prape e te biem rehat te gjithe nga veshet e nga syte smiley

Sa e ke pas matematiken ti se me duket se e ke marre me mik smiley

Kush ka qenë atë ditë në shesh, mban mend .... marrjen peng të Arben Imamit

Ky e kuptoi qe kush te rreh te do, me gjithe precin smiley

disa korrgjime dhe pyetje per solidariusin me lart...

1997-Zgjedhet e manipuluara me menyre te hapur.Zan Caushi eshte vezhguesi i tyre.

- Zan Caushi ishte vetem tek nje zone shume e pakenaqur me PD'ne qe sidoqofte do votonte PS'ne. Gjithashtu ne zgjedhjet e ardhshme lokale, zgjedhjet ne zonen e Zanit jane nderprere dhe votat jane quajtur te pavlefshme, megjithese nga komision socialist.

1997-rebelimi komunist shkaterroi cdo gje dhe merr 3000 jete

- Rebelim ndaj idiotsirave te kerricit sic e pershkruan artikulli me lart.

1998-vriten disa drejtues te larte te PD dhe kulmi arrihet me vrasjen e Azem Hajdarit nga segmentet e kuqe.

- ?????? Kush eshte vrare?

1999-2005 Shqiperia shenderrohet ne nje vend tranzit ku skafet dhe droga ishin sigla qeveritare.

- provo 1993-2005

2001-zgjedhjet manipulohen ne menyre spektakolare  pas 6 jave votimesh.

- skema e Dushkut, qe coi ne Mega-Dushk qe coi PD'ne ne pushtet ne 2005

E rende shume eshte se si rierdhi ne pushtet Saliu ne 2005-en.

Po pse kryesisht?

Sepse pati shume nga ata qe punuan fort qe te rrezonin qeverine Nano me moton "ta rrezojme ket qenin se Salen e kemi kollaj pastaj se ai vetdiskreditohet lehte"!!!!! Ja marrim lehte pushtetin Sales, po hajt t'rrezojm Nanon shpejt e shpejt!

Po keta syresh trumpetonin gjithandej teorine e se keqes me te vogel, qe sipas ketyre te papergjegjshmerve ishte Saliu krahasuar me Nanon!!!!!

Sot, cfare paradoksi, jane po keta qe qahen se Saliu do u manipuloje zgjedhjet, kartat, listat e qe nuk u vjen as turp se jane keta qe e risollen!

Konkluzion: U takon ketyre ta mundin Saliun, se keta e sollen! S'kane asnje te drejte morale t'i qahen kujt se si po qeveris Saliu se jane keta qe ja bene kete dhurate Shqiperise, askush tjeter!

Dilini per zot tani - te keqes me te vogel!

Ketu ia paske mbeshtjelle per laraska. Diku tjeter m'u duk se kishe folur mire, por s'qenka gje dhe puna jote. Nje militant i semure qenke dhe ti.

E keni bere politiken çeshtje emrash. Jo Saliu, jo Fatosi. Nuk e kuptoni se çeshtja eshte me e thelle dhe eshte çeshtje parimesh :

 

Fatos Nano, me tere shpuren e tij te vjeter dhe te re, perfaqeson ate soj njerezish qe nuk e kane thene ende nje fjale mbi krimet e 50 viteve te shkuara.

Sali Berisha, me tere shpuren e tij te vjeter dhe te re, perfaqeson ate soj njerezish qe, megjithese jo dhe aq te lare, jane larguar njehere e mire nga ajo kohe e felliqur.

Keshtu ti lum zotni gazetari, mos na derdellis tani me jo po te heqim Saliun e jo po te veme Kadriun. A thua se PS u shendosh ngaqe hoqi Nanon, a thua se PD do te behet nuse e re po te largohet Berisha.

Ju keni probleme me te thella, zotni, mos u merrni me budalliqe emocionale te kota, jo po Sali trangulli e jo po Fatos pijaneci. Kapuni ku eshte per t'u kapur e jo pas bishtave.

Kurse per keta te rinjte, keta na i marrshin te ligat sepse keta jane me te padurueshmit qe mund te kem pare : pispilluqa qe te rrjepin e te zhvasin duke te shikuar ne sy me veshtrime te tipit : "oh sa shume te dua une ty !"

 

Miku im, pershendetje smiley.  Ke thene:

Sali Berisha, me tere shpuren e tij te vjeter dhe te re, perfaqeson ate soj njerezish qe, megjithese jo dhe aq te lare, jane larguar njehere e mire nga ajo kohe e felliqur.

Ke shkruar te nje teme tjeter:

Shkrim shume i bukur. Eshte hera e pare qe pajtohem me cdo rresht te Lubonjes. Shkrim per te gjithe ata qe llastohen me kujtesen e gjalle te njerezve.

Teme ne te cilen nder te tjerash eshte shkruar:

As të akuzoj demokratët për antikomunizmin e tyre të shtirur, apo për atë që, edhe kur kanë folur për këtë krim, kanë përmendur gjithmonë vetëm Xhelal Koprenckën pasi Fadili dhe Vangjeli, sipas tyre, i përkasin të majtës, meqë ishin komunistë. As të demaskoj edhe një herë faktin se presidenti Bamir Topi jo më shumë sesa disa muaj më parë dekoroi për shërbime në drejtësi prokurorin e gjyqeve të Fadilit, Vangjelit dhe Xhelalit.

As keshtu, as ashtu?  Apo edhe ashtu, edhe keshtu? smiley

Mire.

Nder gjerat qe nuk me pelqejne, e qe nuk me tundon te humbas minutat, eshte LA MAUVAISE FOI. Meqe dhe ti Monda ke thene diku, dikur, se Sartre eshte i adhuruari yt, atehere hape dhe shiko ç'thote ai per kete problem. Ka ca faqe vertete te mrekullueshme ne lidhje me kete, ne Qenia dhe Hiçi.

Do te ishte me e udhes qe te mos polemikohej thjesht per polemike. Sepse ti e di fort mire ç'kam ndermend une kur them LARGIMIN nga krimet e se kaluares.

Zoterinjte e se majtes, me PS ne krye, nuk kane pse pendohen "en block" per keto krime. Pendohet vetem ai qe ka kryer "shprehimisht". Por ama, keta zoterinj te majte, e kane pase per detyre morale dhe madje jetike per fatet e vendit qe t'i vene vize njehere e mire kohes se PPSH. Dmth, te deklarojne hapur, pa terrci-verrci, dhe pa lajle-lule, qe EPOKA KOMUNISTE ISHTE NJE GJEME ne jeten e popullit tone. Dhe se çdo nostalgji ndaj kesaj kohe eshte e huaj per zoterinjte ne fjale dhe per kedo qe i thote vetes shqiptar.

Por as kete pune nuk e kane bere majtistet. Perse ? Ketu ka shume arsye, por kryesorja eshte ideologjike : ATA NUK MUND TE NDAHEN NGA DJEPI I TYRE.

Nese komunistet perdornin ideologjine per te mbajtur ne kembe ekonomine, sot socialistet perdorin ekonomine per te mbajtur ne kembe ideologjine. Pa njeren kembe, ata rrezohen.

 

Shkurt, Monda, eshte mire qe edhe ti t'i mendosh keto gjera, NE KOKEN TENDE, me mendimet e tua, dhe pa kurrfare nderhyrje te çfaredo lloji : shoqerore, klanore, farefisnore apo familjare. Ndershmeria e nje njeriu eshte INDIVIDUALE dhe aspak KOLEKTIVE. Nese une jam i ndershem, kjo s'do te thote asgje per xhaxhain tim qe mund te jete kellira e shekullit, ose anasjelltas. Gjithkush qe i thote vetes intelektual duhet te ngrihet pertej ketyre percaktimeve te jashtme ndaj qenies se tij.

 

Shpresoj te me kesh kuptuar.

Ngadale mer se s'te vrava lol.  Citova nja dy gjera te vogla. 

Permenda gje te majten?  Sikur edhe ne ato pak fjale qe thashe? 

Vete fole per "kolektivin" (Sala & shpura, Nano & shpura.)  Une per shpuren/kolektivin e pare i solla citatet. (Per ket te dytin, me duket ishte nje artikull te peshku, a mos e lexova gjakundi tjeter qe Rama, ne nje fjalim keto ditet e fundit, eshte udheheqesi i pare i nje partie te majte qe distancohet publikisht nga regjimi i kaluar, dhe dikush komentoi "vate vota e pensionisteve" lol.)  Po nejse, s'ta kisha me te dyten fare fare. 

Tani, o je dakort me ato qe thote Lubonja, sic je shprehur, o s'je.  Dhe mos e dridh shume muhabetin se e zeze mbi te bardhe eshte shkruar dhe nuk ka nevoje per ndonje terzgjatje terkuzore kush e di se ce.  Po diskutojme keto, dhe jo c'mendoj une ne qelizat e trurit, apo c'ndihej ne koshience apo subkoshience, apo filani e fisteku i mehalles sime, fisit tim, klanit tim etj.  Pastaj "i adhurumi im" ka thene qe (mgjth jashte kontektstit) "man is a useless passion" (te Qenia dhe Hici.)  Keshtu qe s'eshte nevoja per thirrje te pasionuara e me the te thashe smiley.

PS: E ke germuar mire ate te Sartrit mo?  Se penen ia vleresoj jashte mase, po bindjet e tij politike s'me kane lejuar ta adhuroj smiley

Me duket e drejte cfare ke thene. Megjithese me vjen cudi te degoj keto fjale sepse ne ate kohe sikur ke qene krahu i djathte i personit qe kryesonte sulmet kundra Nanos... .

 ne pergjigje te Libertas

ata qe sollen Saliun duke larguar Nanon, dhe qe duhet tani ta largojne nuk kane kohe jane shume te zene tu u puth e u pajtu me Nanon serish, se tani  problemi me i madh u duket Rama. e kesaj radhe duan te largojne

Ramen e po puthin Nanon. Saliu sipas tyre eshte prape e keqja me e vogel

Kurse ata vete po behen nje turp i madh.

Duher te ket nje 97-te te dyte por kesaj radhe jo per popullin e thjeshte por per politikanet. smiley

S'e paske kap mire danida - sepse s'na rezulton se MJAFT-G99 eshte duke u puthur me Nanon sot. Ishin ata promotoret e rrezimit te qeverise Nano ne 2005 (natyrisht jo te vetem ne ate mision).

LSI ose Meta, ne 2005-en ishte nje faktor qe u detyrua te largohej nga partia, nuk ishte plani i LSI te bente qe PS te humbte zgjedhjet por kjo erdhi si rezultat i sherrit brenda se majtes. Goditja me e forte Nanos ne ate kohe i erdhi nga brinjet, nga kurrizi, nga mbrapa (jo nga LSI qe ishte perballe ne beteje) dhe vinte nga ato segmente te shoqerise civile te asaj kohe sikurse edhe nga faktore ende jo-socialist qe siç ju thame besonin se Saliu ishte e keqja me e vogel e qe ai qe rasti me i mire per t'i marre pushtetin Nanos!

Pas humbjes se Nanos ne 2005, kur situata ne PS u riformatua, u degjuan edhe lutjet e para qe: - tani ishalla Saliu nuk e ka mendjen me bo rruge e vepra te medha publike se s'do ta kemi te lehte! (sepse normal - Saliu dhe PD-ja nuk ishin me ne stadin e Albert Brojkes, kioskave dhe dajakut me police e me SHIK-as)

Dhe ja ku jemi sot, Saliu dhe PD natyrisht jane shume me te zgjuar se dikur, po inaugurojne rruge, pune, vepra te medha, kane rritur pagat, ulur taksat, NATO e prag-hyrje BE, e udheheq sondazhet elektorale. Sot eshte shume e veshtire te mendosh se i rrezon lehte, sepse ujku qimen e nderron por jo zakonin. 

Tani le ta qajne epoken e para 2005-es dhe le te gezojne ato pak pushtete qe Saliu u lejon te kene, ca karrike ne Parlament e ndonje Bashki, si edhe ca parti opozitare.

Per Shqiperine te mos bejne sikur po u qan zemra - se medemek e shkaterroi Saliu Shqiperine - sepse kete e kemi peshqesh vetem nga keta qe ndertuan projektin e tyre personal duke i bere hesapet pa hanxhine!

Dhe ja ku jemi sot, Saliu dhe PD natyrisht jane shume me te zgjuar se dikur, po inaugurojne rruge, pune, vepra te medha, kane rritur pagat, ulur taksat, NATO e prag-hyrje BE, e udheheq sondazhet elektorale. Sot eshte shume e veshtire te mendosh se i rrezon lehte, sepse ujku qimen e nderron por jo zakonin. 

Cer dmth kjo ? Sidomos qimja dhe ujku, se nese kemi nje bilanc pozitiv mbas atyre qe numurove sikur ka pune ujku e qimje aty.

Je duke thene qe do manipulohen votat , per force zakoni ? Nese eshte keshtu atehre cer duhen bilancet dhe ato analizat qe ben per PS, shoqeri civile a ku di une se cer po thu .

Nese votohet dhe numurohet drejt, ne asnje rast te vetem nuk del PD fituese. Mos u ngataro : zgjedhje me zgjidhje jane gjera krejt te kunderta. Media shkruan e flet qe ti beje njerezit te besojne se ka themele demokracie kjo pune. Ate po ben dhe ti kur thu qe e me radhe .

Ikja e Nanos ishte zgjidhje, sic duhet te jete zgjidhje ikja e Berishes. Dhe do jete jo si deshire, por si nevoje dhe domosdoshmeri . Ndryshimi eshte qe i pari iku si shkerdhate, i dyti po kujdeset te ike ne format tjeter. Ben shume diference. Kjo eshte ajo qe duket .

Pastaj ato qe Mjaft e G99 rrezun Nanon, mire ben qe ja u thu edhe lexuesve te ty edhe ketyre cunave e gocave qe permende qe te vazhdojne dhe te fluturojne me pras ne bythe. Keto theksimet Nano , Berisha e ku di une me rradhe vetem sa vazhdojne dhe thellojne nje hendek ose me mire vazhdojne dhe ujisin nje "bahce"  qe vetem gram mund te rritet.

nuk me vjen çudi kur lexoj te tille artikuj per SALI BERISHEN, dhe mbi te gjitha ,nga te tille botues...eshte shkalla me e ulet ne vend per mos thene ne evrope. Dihet shum mire qe propaganda para elektorale e ketij niveli shum te ulet te kesaj "gazete" mapo, nuk eshte gje tjeter veçse nje ndihme qe japin ne kete rast SALI BERISHES dhe aleateve te tij. vazhdoni....qente le te lehin karvani te shkoje perpara

ti ke mendimin tend se kush e rrezoi Nanon, timin e kuptove.

Por po te sugjeroj te dalesh ne fshatra atehere meqe eshte dhe momenit i fushates dhe do ta kuptosh me mire se sa mund te rrezohen lidera te vjeter te partive te medha me goditje bishti kurrizi e kudi une.

Po te them qe ka shume zona te vendit qe njerzit as nuk shohin tv fare e nuk e kane idene se çndodh ne kryeqytet ku ne vete flasim, vete degjojme.

Akoma ne fshatrat shqiptare po dhe qytetet e vogla qe jane ne shumice, njerzit kane hallet e tyre te pafundme dhe dine vetem majtas apo djathtas.

Eshte shume heret akoma per kulturen e votimit per individe, parti te vogla apo grupime te ndryshme.

kur te vije dita qe fshatari shqiptar do votoj dhe ne menyre te tille ai per mua personalisht do jete nje moment i mirepritur sepse do me tregoje shenje zhvillimi kulturor, e kjo do jete paraprire padyshim nga yhvillimi ekonomik.

 

Respektojme idete e tua danida dhe pikeveshtrimin tend.

Nga ana tjeter eksperienca na tregon se gjerat nuk jane gjithmone ato qe shohim ne tv apo ne deklaratat publike apo ne refrenet elektorale te gjithesecilit faktor - ato jane krejt ndryshe kur i njeh dhe sheh nga brenda...

Ne asnje koment tonin nuk i lejuam vetes te shprehemi me zerin e te gjitheve, aq me pak te zonave qe ndoshta nuk i shkelim perdite, por nje gje e dime me siguri ama - as ky Kod Elektoral (sistemi absurd i emrimit e jo i seleksionimit te kandidateve baze-qender me transparence, haptazi, publikisht) e as vizitat me 120 km/ore me SUV-e 100 mije euroshe 5 minuta ne nje fshat apo qyteze te larget (me moton: fol ne TV nga ky fshat qe te me shohin fshatrat e tjera) nuk e prekin dot realisht situaten atje dhe as nuk e perfaqesojne dot ate per ta udhehequr denjesisht me projekt-ekip-plan. Ne kete pike ne bashkohemi me shqetsimin tuaj dhe besojme njesoj si ju apelojme per nje politike REALE - te natyrshme - troç - te vertete nga te gjithe faktoret sepse vetem kjo mund te sjelle nje perfaqesim demokratik, nje politike/qeverisje me te mire, nje raport normal popull/qeverisje pra nje te ardhme me te mire.

Slloganet, mungesa e debateve reale, shmangia e oponencave, fshehja e asaj qe zemra do te thote, taktikat eliminuese bizantine-jodemokratike per kundershtaret politike (aq me keq brenda te njejtit krah) ne finale do podhojne nje poltike ose parti shterpe - femija do lindte i vdekur!

13 vjet pas masakres zgjedhore ?

Perça e bejne kete artikull keta te pa-varurit e MAPO-s ?! Per te tundur akoma dordolecin e Berishes manipulator ne keto dite te nxehta maji, ku po na del Kaç Islami dite per dite duke u "ankuar" per kartat dhe duke aluduar per manipulime ?

C'faj kemi ne, se Kaç Islami ishte ai qe firmosi ne emer te PS-se ligjin zgjedhor qe Shqiptaret do te votonin vetem me karte dhe me pasaporte ?

Apo tani qe e shofin se s'kane sy per qabé, hedhin 1 muaj para zgjedhjeve shashken e manipulimeve ?

Kjo tregon shenje dobesie tek opozita, e cila ne vend te marret me programe e me premtime, harxhon jave te tera terci-verci me kartat apo nr e kartaxhinjve ! Nga ata pa pasaporte, (rreth 700.000), 450.000 i moren kartat ... pjesa tjeter jane EMIGRANTE qe s'ja u ndjen fare per pasaporten apo karten Shqiptare.

Nuk fitoni asnje vote me teper duke nxjerre dordolecet e '96 dhe te "97, sepse ato i nxorret dhe ne 2005 dhe e pate sesa ju heci. Nuk fitoni asnje vote me teper me "fear factor" qe doni te perhapni, ndaj kot lodheni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).