Luz Vegas

Nga Vora drejt Fush' Krujës. Pak pasi kalon kthesën e Rinasit. Mu aty; një pas një, dy të tërthortë, njëri i drejtpërdrejtë, tre kumte të forta; Polic që përshëndet; Lopë në mes të rrugës; Harabel që përplaset mbi xham. Harabeli, nga goditja, nga frika, apo thjesht sepse aty i erdhi, la mbi xham një glas. La glasën dhe u zhduk në çast qiellori, duke zhdukur, bashkë me veten, edhe ç'do dyshim se, pas pak diçka e jashtëzakonëshme nuk mund të mos ndodhte.

Dhe çudia j'a behu; Pak përtej Urës së Gjoles, nga e majta, në formën e një rruge dytësore të asfaltuar që humbet mes gjelbërimeve.

Sulem drejt asaj rruge si qëni pas erës së mishit.

Dy përrenj të thellë që takohen tutje. Drurë të lartë buzë përrenjve. Muret e drurëve të përrenjve me fushat e mbjella në mes, formojnë një luginë të gjelbër. Rruga kalon rrëzë njërit përrua në Lindje. Rrëzë tjetrit përrua në Perëndim, plot vila të reja. Vilat, një këtu një atje, me vetrata që përthyejnë dritën e diellit, duken si brilantë. të ketë dorë Perëndia në këtë mrekulli ?! Po. Të lumtë. E gjete. Kur Perëndia, Ajo që këtë vend e ka bërë me dorën e vet, por prej disa kohësh e kishte harruar, kur kaloi këndej dhe aq u mahnit, si vet-ndëshkim për harresën, vendosi të lërë një dhuratë; Shkuli nga qafa gjerdanin. Dhe perlat i flaku mbi fushë.

Ngastra të ndrequra me kujdes, fusha të mbjella, lëndina të blerta. Lugina e margaritarëve të Perëndisë, kjo bukuri që mund të krahasohet vetëm me veten, është tamam kryevepër e një piktori të shkalluar. Piktori, marrosur nga Bukuria, llaftarisur nga dashuria, përpirë nga magjia, në konkurrencë të hapur me Zotin, duke bashkuar kaosin e natyrës me perfeksionin e fiksionit, spontanitetin njerëzor me fatalitetin e ekzistencës, këtu në këtë copë tokë, j'a ka arritur ta dekodifikojë një fragment Qiell.

Buzë përroit një plakë rreth të 70-ave po ruan dhëntë. Plaka, që në dorë mban një shkop, në gojë, mes dhëmbësh, përkëdhel bishtin e një gjetheje. Ç'tha plaka, shkurt, ishin këto; Nuk jam bareshë. Nuk më duhet të ruaj dhën. Kam djem në emigracion. Kam, shyqyr Zotit. Për të ngrënë e për të pirë. Shtëpi të madhe. Fëmijë, djem, vajza, nuse, nipa, mbesa, të gjitha. Por kam të lartë tensionin e zemrës ! Për këtë doktori më ka këshillluar të lëviz në ajër të pastër. Prandaj dal e ruaj dhën. Fshati quhet Luz. Ky këtu është Luz i Poshtëm. Jemi katolikë. Kemi Kishë. Kemi ngritur shtëpi. E kam plakun afër 80. Është qefli i madh. S'ja heq syt' femrave. Tani më fort se kur ishte i ri. Gocave të reja sidomos.

Jo, nuk është kjo koha për të ardhur këtu. Nuk është kjo mënyra për të parë këtë. Këtu s'mund të vihet tani. Këtu s'mund të hyhet kështu. Këtu duhet ardhur si meriton. Këtu duhen bërë disa pyetje, duhen marrë disa përgjigje, duhen qartësuar disa gjëra.

Kthehem. Lë makinën tek rruga e madhe. Ulem pak diku për të marrë veten. Ngrihem. Zhgërryej xhaketën mbi ca plisa. Shkep pak pantallonat. Gris pak këmishën. Dhe nisem përsëri. Ku sapo isha. Tek një fshat në Fush' Krujë, mes Veriut dhe Jugut, ku takohen tosq e geg', ku janë kristianë, ku venë në Kishë, ku ka shqiptarë të ringjallur bukur që kanë nisur të jetojnë si njerëz. Këtë herë, jo me makinë, më këmbë. Si atëhere kur këtu, jo makina e furgona e fuoristrada, por as qerre s'ka pasur. Pra nga një kohë tjetër - që ishte e ligë. Nga një vakt tjetër - kur ishte mesnatë, nga viti 1976.

Ku më solle o Zot ?! Shqipëri është kjo ?! Të jetë film ?! Apo roman ?! Apo vegim ?! Ku janë fshatarët fytyrë-nxirë nga frika ?! Ku janë shqiptarët e uritur ?! Po fëmijët e tyre, skilipecat e zbathur dhe të leckosur me vrraga qurresh të zeza nëpër turinj ?! Ku janë ato fushat me atë prodhimin e mjerë që të uriturit e vidhnin për të mbajtur frymën ?! Ku është gruri shkurtabiq ?! Po misri ngordhalaq ?! Ku janë lopët brinjë-dala ?! Traktoristi llafazan ?! Mësuesja e fshatit, ajo jetë-sterrosura që këtyre anëve mes rënkimesh treste rininë ?! Pse s'paskan ardhur sot vullnetarët të mbledhin kallëza fushave ?! Zyrat e Kooperativës, ç'u bënë ?! Gratë e kërrusura në fushë, ku janë fshehur ?! Brigadieri, magazinieri, kryetari ?! Po kujt t'ja thuash këto ?! Kush të dëgjon këtu ?! Plaka me bisht gjetheje në gojë ka ikur. Nëpër oborret e vilave s'ka njeri'. Cicërrojnë ca zoq mbi degë, njëri prej të cilëve ndoshta është ai qiellori që më la glasën mbi xham. Por zogjtë s'i kuptojnë pyetjet. Hiqmu sysh pamje gënjeshtare !

Kthehem ngadalë tek makina buzë rrugës. Gris përsëri rrobat, shqyej përsëri këpucët, dhe nisem. Këtë herë si në 1981.

Ore, ka a s'ka shtet të diktaturës proletare këtu ?! A jetoni me situatën ?! A e dini ç'po na punojnë armiqtë e brëndshëm ?! Ku është këtu ai surrat sqepi, operativi i zonës ?! Po turi miu, spiuni i katundit, denonciatori që kallxonte bashkëfshatarët për një llaf tepër a një vezë për Pashkë ?! Ku është majmuni që nëpër fusha u lexonte fshatarëve Zërin e Popullit ?! Ku vajti inteligjenca fshatare, ajo që, në aleancë me klasën punëtore, udhëhiqte vendin drejt fjetoreve ?! Ç'janë gjithata gardhe, ato ngastra, këta puse, këto pompa ?! Ku është kolektivizimi ?! A ka këtu organizatë partie, organizatë gruaje, front demokratik ?! Askush s'përgjigjet.

Kthehem edhe një herë i dërrmuar. Zhgërryej edhe më rrobat e shqyera. Shpartalloj këpucët. Si më 1987. Futem i ndërkryer në luginën e gjelbër dhe ulëras;

Ku i keni dollapët bosh ku s'kishte as bukë as kripë ?! Si i ndjeni stomakët e sëmurë nga ngrënia e lëtyrave ?! Me se ngroheshit në dimër ?! Kishit minj nëpër shtëpi ? Sa të mëdhenj ishin ? A i hidhnit vaj tërhanasë ? Ç'u bë me lotët që j'u ikin rrëke' ?! A j'u janë tharë ? Si j'a bëtë asaj frikës në bark ?! E harruat kafenë e çikores ?! J'u kujtohet se si Tiranën atëhere e kishit po aq larg sa Amerikën sot ?!

Po kujt t'i flasësh ?! Kë të pyesësh ?! Zogjtë që cicërrinin tani heshtin. Ngrohësat diellorë që ndriçojnë vëngërr janë krejt të shurdhët. Disa lopë në fushë s'dinë Shqip.

Kthehem përsëri. Këtë herë në shtëpi.

Të nesërmen, përsëri atje. Jo si në '76. As si në '81-shin, as si në '87-ën. Si tani !

Sillem i fandaksur nëpër fusha.

Vilat e reja janë të lyera me ngjyra të ndezura. Makina nëpër oborre. Papafingo të shumta. Dritare me perde të holla që i merr era. Oxhakë, ngrohësa diellorë, qilima nderë nëpër ballkone. Rreth vilave, koshere bletësh. Puse, pompa, tuba, motorra, kangjella, kudo. Gjithandej themele të reja për ndërtime të tjera.

Lugina e gjebër pritet tërthor nga disa rrugë të ngushta të drejta të ngjeshura të pa asfaltuara që të çojnë tek vilat. Këto rrugë, në disa vende, janë nga dy, paralele, pranë e pranë. Pra secila vilë rrugën e vet ! Priti kur të ndërtojnë secila shtëpi autostradën e vet, hekurudhën e vet, aeroportin e vet.

Ja një ëngjëll i kësaj Parajse. 65-vjeçari ka padurim të spjegojë;

- Kemi jetuar të mjerë mes baltash. Kurrkush s'kujtohej për ne. S'ta rrëfej të tërë fukarallëkun e asaj kohe kriminale, se po ta bëj më duket sikur e ndjell. Kemi rritur fëmijë, pa qumësht, pa vezë, pa mish, pa kurrgjë. Kam pesë djem. Të pestë në emigracion. Ikin e vijnë. Ja, thotë, duke treguar mes fushës një gjigand shpatullgjërë nja 30 vjeç me cfurk në dorë, ja njëri nga djemtë e gruas. Dhe qesh e qesh me gjith' shpirt. Pesë djem, pesë shtëpi ! Tek e madhja shtëpi, ajo e blerta me tre kate atje tej, jetoj vet' me gruan. Të ther me kosore po s'erdhe ta shohësh ! Shtëpitë e djemve janë gati. Por unë ende nuk u a kam ndarë shtëpitë; kjo e jotja, ajo e atij, kjo e këtij, ajo e atij. Hehehe, jam dinak i madh ! Jemi pesë fise në fshat. Të gjithë kanë ndërtuar shtëpi të reja. Rreth pesëdhjetë shtëpi. Tokën e kemi ndarë pa problem, pa grindje. Kemi celularë. Ujin për të vaditur e marrim nga përrenjtë, Gjolja dhe Zeza. Dasmat dhe sebepet i bëjmë nëpër shtëpira. Blerjet i porosisim me celular, na vijnë menjëherë. Djemtë në emigracion bëjnë punë krahu. Nga fshati ynë nuk ka dalë asnjë i famshëm. Nuk kemi asnjë të ikur dhe zhdukur. Hamë mish, fasule, makarona, patate, sallatra. Pijmë kafe, verë, raki, birrë.

Vete t'ja shoh vilën.

O nëne o nëne !

Dy kate gjigande. Papafingo më e lartë se katet. Në secilin kat; Korridor i madh, kuzhinë e gjërë e paisur me të gjitha, dhomë ndënjeje që s'i mungon kurgjë, dhomë fjetjeje madhështore, banjë moderne me të gjitha. Sistem i brëndshëm shpërndarje energjie elektrike me automat sigurues. Në korridoret e të dy kateve, si dhe në papafingo - citofon ! Kaldaja dhe kaloriferët do instalohen së shpejti. Rrëzë mureve tuba avulli presin të ngrohin në dimër mërdhacakët e dikurshëm. Nga ballkonet e papafingos kqyret këndshëm krejt parajsa.

Tre pranë e pranë, njëra paksa veç. Rrethuar me arra dhe kumbulla, koshere bletësh, ngastra të mbjella me zarzavate dhe perime, shtëpitë e bijve më të vogla se të etërve.

Godas mbi sup kot për qef një buçko-nipçe nja pesë vjeç.

Dhe largohem.

Nga vendi mbi të cilin fluturojnë pa rreshtur aeroplanë, që është krejt i ri, që, paçka' se pa ura, lumenj nuk ka 1 të devijuar por 2 natyralë, dhe ku, me siguri, nëpër zgëqe luhet edhe kumar, kumar ku s'tikin paret por koka.

Në makinë, mbi xhamin që ende s'e kam fshirë, si splash nxin glasa e fatit të mirë.

21 Komente

E bukur, bravo. Ne pergjithesi me bezdis cmenduria e Ypit, por ky shkrim nuk di pse me thithi sikur te isha vete. Bravo.

Well, kete zone e njoh mire, dhe kohen qe flet Ypi po ashtu. Po te jete vertet si thote shkrimi, qofte edhe vetem njera ane e medaljes, me behet vertet shume qejfi. Shume!

Nga ana stilistike pastaj, nuk me ngjiti. Nuk kishte vezullimin e ca pjeseve te mira te Ypit. Motive kerkuar me zor, si ai i glases apo i zhgerryerjes neper brazda... nuk di, mu duken te kerkuara. Thjesht reportazh, pa letersi te ngucur me zor, do ishte me mire mendoj.

Sidoqofte, ideja qe ato zona jane Vegaszuar, i siperon gjithe keto cic-micet stilistike. Fush-Kruja rocks!!!

Pikerisht emigrant. Ngaqe edhe une e kam shetitur ate zone mu duk sikur isha vete aty dhe mu be qejfi. Ka plot ekzagjerime pa kuptim si ai i plakut 80 vjecar qe sheh te rejat etj. por ndoshta pak nostalgji sot me beri te mos i vleresoj shume.

Kshu e thojshit ju anej ka qiteti, se ne katnarët (me respekt për ushmakt e peshkut) thojshim: Hec atu!

Jo luz vegas, po lesh vegas. o Emo lere mo c'thote ky, ky ka merdhifur, une gjithe veres punova ne kete zone, me dukej sikur isha ne falluxha. do ti kete fut ndonje teke ypi i eshte duk luzi me ngjyra. 

O Emo, çer rruge bojshe ti lale me shku m'Luz? E kom seriozisht vallahi... se sa kalo Ur'n e Gjoles e dere m'Urë t'Zezë unë maj ment hekurudhën e fabriks s'Çimentos ene nuk m'vika nërmen kjo rruga m'krahët t'majtë qi thuhet ktuna.

Ed, kto jon hollesi qe nuk i maj mend. Por i kam shetit ato zona nga Nikla e deri ne Fushe Kruje. Zjente toka mer, aq popull i nez ishin. Por ndihej "tavani" qe kishin ne koke.

Dikur grate punonin neper fusha (me shami ne koke), me shat. Burrat benin pune si magazinier, brigadier, me laps plumbi Nr. 2 te veshi, ndonje krasitje, roje... e kshu. Bonin shum muhabet shit-blerjesh, me sa maj men. Cudi. Neper ato klubet e shkreta me trinitetin e shenjte konjak-fernet-ponc. Grate/vajzat ishin teper te clireta dhe te hapeta, nuk kishin fare problem me shpreh opinionet gjithfare qe ne ate kohe. Me shume kam shetit zonen nga Fushekruja ne Rinas.

Çim, Ura e Gjolës ka qënë pika ime e preferuar e pushimeve, sidomos kur bëheshin pjeshkat andej nga faragjerja .... ndodhte që të na mbushej mëndja dhe tre herë në ditë që ta bënim në këmbë rrugën deri në Fushkrujë... ja kena numru binarët asaj hekurudhe disa qindra herë...
Ndalova herën e fundit për të pirë një kafe tek ata shokët... vërtet që kanë bërë vila, por s'e di se pse nuk dukeshin aq të lumtur sa 30 vjet më parë...

vërtet që kanë bërë vila, por s'e di se pse nuk dukeshin aq të lumtur sa 30 vjet më parë...

ndoshta se 30 vjetë më parë, kanë qënë 30 vjetë më të rinj......?  

Ed, a jemi pa ndonjehere ne... kalimthi...???????????????? them teorikisht... probabiliteti nuk osht fare XeRRo...

A propos, Ed, i kon pas thon "Farogjeret" sipas rrokades te a-se me o-ne.  ("kotalik", "damote", "gamor" etj.)

m'dhemb karrizi  (kurrizi)

na ka ra gama (goma)

smiley

i kam nigju me veshet  e mi keto rruges tuj shku ke kisha lacit smiley

me respekt për ushmakt e peshkut

Ca jane ushmakt?

Pri urës s'Ushmit e tërma, janë trajma
pri urës s'Ushmit e taposhtë... aha, s'jan gjo smiley

Gjeje vetë se kush janë ushmakt' tani smiley

Sillem i fandaksur nëpër fusha....Kjo e permbledh Ypi smileysmiley

 Kur ishim te vegjel dilshim nga pazari ri, bojshim ca kaushe te holle letre qe i mushnim me piper te kuq, edhe kur shifshim ndonje gamor  "te parkum" kur katnari nuk e kishte menien, ia fryshim kaushin e piperit ka mrapa. He ta shifshe si fluturote gamori neper pazar.

Nuk e di sepse ky Ypi ma kujton gjithmone ate gamorin qe cante mes vrap mes koshave te pazarit.

 

Vilat e reja janë të lyera me ngjyra të ndezura. Makina nëpër oborre. Papafingo të shumta. Dritare me perde të holla që i merr era. Oxhakë, ngrohësa diellorë, qilima nderë nëpër ballkone. Rreth vilave, koshere bletësh. Puse, pompa, tuba, motorra, kangjella, kudo. Gjithandej themele të reja për ndërtime të tjera.

Vetem dehja nga dashuria te ben qe gjithcka ta shikosh nen nje drite parajse dhe si vegim bukurie. Ka dy mundesi: ose Ypi ka rene ne dashni me ndonje zjushe katundi dhe endet si i fandaksur ne pejsazhet pastorale ose thjesht eshte simptome e LAJTHITJEVE PRANVERORE.

Duhen edhe shkrime te tilla me ngjyra optimiste dhe egzaltuese por duhet edhe nje shikim me i ballancuar i realiteteve siperfaqsore dhe substanciale.Ndryshimet nuk i mohon askush ne fshatin shqiptar dhe kudo ne Shqiperi , aq me teper ne vitrinen  metropolitane Tirane -Durres . Puna eshte se mireqenia  ne kete segment dhe rrethinat rurale kontraston me Shqiperine tjeter, me Shqiperine e zonave te thella dhe periferike, me zonat malore ku  jeta duket sikur ka ngecur ne vend.

Le te na tregoje Ypi dhe pipizanet e Shqiperise blue se sa jane te ardhurat per fryme ne Shqiperine rurale, se sa prodhon dhe tregeton fermeri shqiptar, se cilat jane standartet e jeteses, cili eshte aksesi ne sherbimet e shendetsise, sa % e popullsise ka uje te pijshem ne banese, sa jane treguesit e vdekshmerise foshnjore, te kequshqyerjes , semundshmerise etj. etj.

Dhe per te bere te gjitha keto duhet shpirt dhe sy migjeniane , jo derdellitje ypjane per Lus vegasin Tirane -Durres.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).