Listat, përsëri një shans i humbur

Në një tryezë të rrumbullaket që u zhvillua para disa muajsh në Ministrinë e Jashtme Britanike mes studiuesve britanikë e shqiptarë dhe njërit prej liderëve politikë shqiptarë, pas prezantimit prej tij të situatës pre-zgjedhore në Shqipëri, i bëra pyetjen: "Do vazhdojnë partitë politike edhe në këto zgjedhje me të njëjtat praktika të caktimit të kandidateve dhe pa marrë shumë në konsideratë cilësitë dhe vlerat e tyre?". Përgjigjja ishte që partia e tij ishte e hapur për ndryshime dhe progres në këtë drejtim, si dhe për çdo eksperiencë të vlefshme perëndimore. Pas disa kohësh, kur një projektpropozim i tillë iu vu në dispozicion për ta marrë në konsideratë për zgjedhjet e qershorit, lideri në fjalë nuk e përfilli, dhe sigurisht nuk e aplikoi në partinë e tij. Rezultati është ai që do shpjegoj më poshtë.
Në 18 vitet e tranzicionit demokratik, zgjedhjet në Shqipëri, përveç kriticizmit për të shumëpërfolurën "të ndershme e të drejta" (free and fair) dhe problemeve të shumta teknike, janë karakterizuar nga dy defekte të mëdha. E para ka të bëjë me procesin e seleksionimit të kandidatëve dhe kush i zgjedh kandidatët. Momenti i dytë është kush duhet të jetë i përshtatshëm për te qenë kandidat, pra cilësitë dhe vlerat që duhet të kenë individët që të meritojnë të vendosen në lista. Këto dy momente kanë një rëndësi të madhe, pasi janë pikërisht këto invidivë që nesër do jenë vendimmarrësit më të lartë të shtetit dhe që do miratojnë ligjet e tij. Për këtë arsye ata duhet të përfaqësojnë njerëz me formim solid intelektual, të kenë eksperiencë politike, ose të paktën angazhim publik, dhe të jenë me integritet e moral të lartë. Në të gjitha zgjedhjet pluraliste të zhvilluara deri më sot në Shqipëri, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka filluar vetëm 1-2 muaj para zgjedhjeve, që është jo-produktive dhe qesharake. Në fakt, nuk duhet thënë "proces i përzgjedhjes", se një i tillë nuk ekziston, por "proces i caktimit" të kandidatëve. Pra, procesi i caktimit të kandidatëve nuk ka qenë aspak transparent, demokratik, kompetitiv dhe meritokratik. Në Shqipëri janë, kryesisht, kryetarët e partive (dhe sa më të vogla të jenë partitë, aq me fuqiplote jane kryetaret) deri diku bashke me kryesite perkatese qe perpilojne listat e kandidateve. Ç'është me e keqja, ne zgjedhjet e kaluara ka pasur aludime qe kete e bejne ne shkembim te parave apo favoreve. Kjo sjell pastaj skandale te tilla, p.sh., njerez qe nuk kane qene asnje dite anetare te asaj partie, papritur figurojne ne liste e behen me pas deputete (siç ndodhi me Partine Republikane ne zgjedhjet e 2005-ës), apo njerez qe s'kane as me voglen eksperience ne politike, 3 muaj me vone e shohin veten deputete apo ministra (siç ndodhi me anetaret e KOP-it te PD-se), apo njerez pa me te voglin background arsimor e profesional, apo akoma me keq, njerez te dyshimte apo te perfshire me krimin e organizuar perfshihen ne lista (siç ndodhi me PS-në, PR-në e te tjera parti).
Në vendet me demokraci te konsoliduar dhe ku sundon shteti ligjor, keto dy komponente te zgjedhjeve kane nje rendesi te madhe dhe u kushtohet nje vemendje e veçante. Ketu po sjell pervojen britanike. Se pari, duke qene se politika ne kete vend është mbi baza te verteta demokratike, çdo anetar i partise qe ka deshire te kandidoje mund te paraqese kandidaturen dhe te hyje ne gare. Se dyti, procesi i seleksionimit te kandidateve fillon 3 vjet para vitit te zgjedhjeve dhe kalon nje sere fazash seleksionimi, dhe, se treti, ky seleksionim behet nga struktura dhe komitete speciale qe ngrihen per kete qellim, kurse lideri dhe kryesia e partise nuk nderhyjne ne kete proces. P.sh., per zgjedhjet europiane qe do mbahen kete vit ne qershor (ndonese me sistem proporcional), Partia Konservatore Britanike e filloi procesin e perzgjedhjes se kandidateve te saj qe ne fund te vitit 2006, per vete arsyen se kandidatet i nenshtrohen nje procesi selektimi disa fazash, me pas trajnimi dhe pastaj njohje te atyre qe perzgjidhen me elektoratin perkates. Une kam eksperiencen time personale, duke qene se u perfshiva ne kete proces, pra per te kandiduar per MEP (eurodeputete) me konservatoret, gjate se ciles pashe qe procesi i selektimit te kandidateve ishte i gjate dhe i nderlikuar, por dhe shume demokratik dhe transparent. Une paraqita kandidaturen ne dhjetor te 2006-ës dhe pasi paraqita aplikimin tim prane Komitetit te Seleksionimit te Kandidateve (nje strukture e pavarur nga kryesia dhe deget lokale te partise) kalova nje sere fazash selektimi, duke perfshire dhe ate qe quhet "Bordi Parlamentar i Perzgjedhjes" ("Parliamentary Assesment Board" - PAB) nje provim 5-oresh me 5 faza, para nje paneli te perbere nga deputete, eurodeputete dhe aktiviste partie.

Reagimi i disave pas ketij paragrafi mund te jete, Shqiperia nuk është Anglia, apo PD-ja e PS-ja nuk jane si Partia Konservatore apo Laburiste Britanike. Kjo nuk vihet ne diskutim, megjithate kjo nuk do te thote qe te mos fillohen perpjekjet e para ne kete drejtim. Por, fatkeqësisht, edhe ne zgjedhjet e 2009-ës, pra pas 18 pluralizem politik, nuk u be asnje perpjekje nga asnjera prej dy partive kryesore per te filluar aplikimin e nje procesi demokratik dhe transparent te perzgjedjes se kandidateve dhe, per turp, listat e kandidateve u shpallen vetem nje jave para hapjes se fushates elektorale dhe ne momentin final te skadimit te afatit te vene nga KQZ-ja. Perseri ne keto zgjedhje ato u bene ne menyre jo merotokratike, jo transparente e klienteliste, dhe perseri ato qe paten monopolin e perzgjedhjes se kandidateve qene lideret e partive (sidomos nga PD-ja, lista e se ciles u tha qe vetem u lexua dhe as u diskutua ne kryesi).

Ne lidhje me momentin e dyte, cilesine e kandidateve: vertet qe shume prej deputeteve te "gardes" se vjeter nuk u perfshine, qe ne rastin e PS-së (e deri diku te PD-se) per mendimin tim ishte ne shumicen e saj nje gje e lavderueshme per vete faktin se ne pjesen me te madhe te tyre keta deputete jo vetem s'kishin sjelle kontribute, po kishin menduar veç per veten e xhepat e tyre. Kurse ne PD disa deputete u lane jashte si "hakmarrje" ndaj tyre, si pasoje e rebelimit ndaj vijes se partise (lexo: kryetarit) dhe kundershtise se bajraktarizmit ne parti.

Ajo qe u trumbetua si aspekt pozitiv nga lideret e te dy partive qe prurja e re, tek e cila do ndalem. Shumica e emrave te rinj te PD-se ishin teknokratet e qeverise Berisha (perfshi ketu zedhenes shtypi, keshilltare, ofiqare te larte te administrates publike), per te cilet merret vesh qe kriteri baze i "perzgjedhjes" ishte besnikeria e treguar ndaj liderit. Te vinte te qaje e te qeshje kur shikoje formimin dhe performancen e disa prej grave te reja kandidate te PD-se, te cilat ne disa dalje televizive te diteve te fundit demonstruan dukshem efekte te ngjashme te nje inxhinierie gjenetike te brainwash-jes (lavazhit te trurit), duke recituar si papagaj "sukseset e qeverise".

Ndersa kampi i majte deklaroi krenarishem qe lista ka perfshire individe "fresh" te marre nga shoqeria civile, akademia, etj. Nje tjeter kategori ne listen e PS-se e perbenin individet e ardhur prej jashte, qe kishin mbi 15 vjet pa jetuar ne Shqiperi e realitetin shqiptar e njohin nga interneti. Lideri i PS-e justifikoi vendosjen e tyre ne lista me arsyen se jane "teknokrate shume te afte". Problemi ketu, dhe per mendimin tim problem i madh, është qe injorohet fakti qe Parlamenti është strukture e mirefillte politike, bile është institucioni me i larte politik, dhe si i tille ka nevoje per politikane dhe jo teknokrate. Teknokratet (aq me mire qe qenkan dhe te afte) jane te pershtatshem per ne qeveri, administrate publike apo ne strukturat e tjera te shtetit. Nderkohe, shumica e ketyre individeve te vene ne lista e te trumbetuara si "prurja e re", nuk kane konceptet teorike e praktike te politikes e politikeberjes, nuk kane piken me te vogel te njohurive apo eksperiences politike, apo shume prej tyre, qofte dhe te angazhimit publik. Pra, per njerez te tille puna ne Parlament do jete nje si biçim "internshipi". Nuk është pare qe ne Parlamentin britanik (dhe s'ma do mendja ne ndonje vend tamam te BE-se, pra aty ku synojme te shkojme) te zgjidhen njerez qe nuk jane politikane apo s'kane angazhim te meparshem politik e publik. Per ta ilustruar kete, po sjell perseri nje shembull: ne aplikimin prej 12 faqesh qe m'u desh te paraqisja per kandidimin per MEP, sesioni i dyte, pas atij te formimit arsimor-akademik te kandidatit, ishte eksperienca politike. Nese ky sesion nuk kishte evidenca te mjaftueshme per aktivitetin politik ne partine perkatese apo ne politike, atehere shkualifikoheshe qe ne fazen e pare. Absurditeti tjeter ne listat shqiptare te 2009-ës arrin groteskun kur ne krye te listave te dy partive jane perfshire aktore dhe sportiste, a thua se Parlamenti është skene teatri apo stadium futbolli. Per te mos dale ketu tek perfshirja ne shume nga vendet e para te listes te kategorise se "qumeshtoreve" te katapultuar, te cilet s'kane nje karriere profesionale, apo nuk i kane thene "miremengjes" qofte nje pune ne jeten e tyre. Apo akoma dhe me keq, perfshirja ne lista e "biznesmeneve te suksesshem" me arsim 8-vjeçar dhe profesion bodigardesh, qe nuk do koment pse jane perfshire aty, ulja e te cileve ne Parlamentin e ardhshem do te perbente nje turp. Synimi i perfshirjes se ketyre kategori individesh nga ana e dy lidereve, e teknokrateve, zedhenesve te shtypit, biznesmeneve, artisteve e sportisteve, është qe Parlamenti te mbushet me sa me shume "yes-men" dhe ushtare, qe do jene aty sa per te ngritur kartonin ne zbatim te "direktivave" te lidereve perkates, pra shume larg asaj qe synohet te arrihet per pasjen e nje Parlamenti cilesor demokratik.

Aplikimi i nje procesi meritokratik, demokratik e transparent te selektimit te kandidateve, nga struktura te pavarura partiake, do nxirrte kandidatet e duhur e do prodhonte nje Parlament me standarde per te qene. Por edhe per zgjedhjet e 2009-ës Shqiperia e humbi kete shans dhe perseri per faj te lidereve se saj politike. Perpara se te pretendohet e diskutohet per zgjedhje te lira e te ndershme dhe teknikalitete te tjera qe gjithashtu duhen respektuar, duhet te zgjidhet çeshtja e cilesise se kandidateve dhe menyra e perzgjedhjes se tyre. Dhe do te mjaftonte ky aspekt, mungesa e aplikimit siç duhet te ketij komponenti shume te rendesishem te zgjedhjeve, i konsideruar nje nga guret e themelit te demokracise liberale dhe kriteri i pare i Kopenhagenit, qe Shqiperia te vazhdoje ta shikoje me tejqyre hyrjen ne BE.

9 Komente

Kte ma ke kopju mu Mirela, vetem se une skam dit ta them me llafe kaq te bukra

Problemi ketu, dhe per mendimin tim problem i madh, është qe injorohet fakti qe Parlamenti është strukture e mirefillte politike, bile është institucioni me i larte politik, dhe si i tille ka nevoje per politikane dhe jo teknokrate. Teknokratet (aq me mire qe qenkan dhe te afte) jane te pershtatshem per ne qeveri, administrate publike apo ne strukturat e tjera te shtetit.

boj shaka...smiley

Me zbaviti shkrimi sepse ishte i shkruar me nerv. Ka shume nevrikosje brenda dhe ka te te drejte.

Absurditeti tjeter ne listat shqiptare te 2009-ës arrin groteskun kur ne krye te listave te dy partive jane perfshire aktore dhe sportiste, a thua se Parlamenti është skene teatri apo stadium futbolli. Per te mos dale ketu tek perfshirja ne shume nga vendet e para te listes te kategorise se "qumeshtoreve" te katapultuar, te cilet s'kane nje karriere profesionale, apo nuk i kane thene "miremengjes" qofte nje pune ne jeten e tyre. Apo akoma dhe me keq, perfshirja ne lista e "biznesmeneve te suksesshem" me arsim 8-vjeçar dhe profesion bodigardesh, qe nuk do koment pse jane perfshire aty, ulja e te cileve ne Parlamentin e ardhshem do te perbente nje turp.

  smiley

Rrofsh o Mirele. E di qe do dali nonjoni dhe do thote qe kjo eshte menyre debile per ta pare dhe lexuar ket shkrim, por ska gje. Une e shijova ne menyren time. Hallall smiley

sa  zgjedhes i bi per nji kandidat per deputet, dez? nuk pys kot. dmth, sa eshte raporti popullsi e shqiperise e kualifikume per zgjedhes/shuma e gjith kandidateve per deputet?

ps se kjo mirela mire e ka, por kom i fryk se mos ky numuri siper eshte sh i vogel.

i think u know the answer already smiley

mirmjes per knejna! smiley

per at Zot nuk e di! Nqse numuri i karrekllave per deputet eshte 140, atehere emeruesi = 140 x nr. partive qe i kon hy detit m'kom (ket s'e di psh).  numurusin nuk e di fare.

ah, ene i pytje, pak si jasht teme, por qe lidhet me numurusin: a do votoj une, Cim Cela, per kandidatin e Ali Demit? Nqse po, per cin do votoj? as ket s'e di. Nuk po boj hajgare, dez!

me duket se eshte një deputet në çdo 30357 banorë  cimo

por, se per ke do votosh ti, ate se di,  shif temen per sistemin elektoral qe ishte ktu ke peshku.

une svotoj per vete, ndaj se kam vra fort menjen. por kam pershtypjen se ne radhe te pare voton per Krietarin e Partise smiley

ca me bo

 

Flm! Shifra 30mije nuk do ishte keq fare, ama nqse shqiperia shteterore eshte 3 milion dhe deputete jon nja 140, i bi me pas i cik me shume se 21000 veta per deputet. Kjo sikur me votu te gjithe. Nqs jon te thena gjymsa mbi 18 vjec, shifra shko te 10 mijeshi. Nqse garojne 10 parti, shko te 1000 veta per kandidat... shkon puli nji thel, dez, dhe nder 1000 veta me kerku asi cilsinash qe duhen, m'duket pak si utopi. Pra ose duhet shkurtu nr i partive, ose karriket te salla, ose te dyja, nqse pretendohet per cilesi. kshu me numra qorr, po them. se nuk di gjo fare ne terren.

per ali demin po pysja qe a do figuroj une si votues qe ka votu faktikisht per dikend atje. se qe une s'votoj fare, ajo merret vesh. nuk po them si jon rregllat, te kuptohemi, se me rreglla ne jena rrezik me mire se amerikont! por po te "votojsha", do kisha qejf me e dit kujt ia dhashe voten smiley 

emigrant, une ne zgjedhjet e kaluara (2005) me thane qe kisha votuar per PD megjithese isha ne USA. E mora vesh nga nji i mrenshem in komisionit. Mire qi e hudhen voten per mu, po as nuk m'pyten!!! Ket vit ishalla del nanjoni qi ma hudh voten per PS. Si qoft mo mir u boft.

Mirele,

Po ta filloj me votuesin si fillim per te ardh tek argumenti jot. Votuesi mund te jete cope mishi me dy sy ose dhe pederast dhe ne kete rast nuk vlen fare perzgjedhja sipas atyre standarteve qe thu e rekomandon. Voton ose me gisht ne hunde apo ne sume . ( nuk me ka lezet nje postim mu pa fjale te pista smiley )

Nuk ka tradite fare dhe cdo e re si perzgjedhje e kam fjalen e  perjashto pjesen mediokre, eshte ecje ne shtratin e duhur dhe na con nga kahja e krijimit te eksperencave ( testohen ato me zgjedhje ) qe mund te jene pozitive. Natyrisht qe ti ben perqasje ne format me te mira te mundeshme ( e thekson dhe vete kete ) por krahas saj partite mendojne dhe per te fituar dhe kjo eshte shume e gjere per t`u analizuar.

E kam fjalen qe disa perzgjedhje jane te detyruara per hir te fitores ( secila nga partite kryesore keshtu mendon ) , ndaj pavaresisht se duket si hipokrizi duhet kuptuar deri ne nje fare mase. Ecje e shtruar mund te quhet kjo sepse do krijonte besoj probleme ne shthurjen e elektoratit perkates e me rradhe.

Ti e di , ketu tek ne akoma njerezit peshtyjne ne toke, i fshijne qyrat me mengen e xhaketes dhe gjithashtu eshte krijuar shtresa e analfabeteve zyrtare ( ata qe nuk dine shkrim e kendim ) dhe e analfabeteve  (debileve ) apo mediokreve qe kane perqasje te ndryshme si votues nga ajo te ciles ti i rreferohesh.

Ja ta themi dhe keshtu me thjesht fare, nese ke veshur fund te ngushte, nuk mund te kaperces shume shkalle njekohesisht ( nga 4-5 ) ndaj pavaresisht rezervave qe mund te kemi, apo dhe pritshmerise ( shpesh egzagjerojme ne )  disa elemente jane per tu pershendetur.

Ja po e devijoj pak argumentin tek nevoja per te fituar dhe tek perzgjedhja e kandidatit :

Ja po supozoj qe kemi nje 15 vjecat ne vitin 1990 i cili vazhdon shkollimin e tij ne Shqiperi, te mesmen dhe arsimine larte dhe qe fillon e vazhdon te punoje ne Shqiperi . Cer produkti beson se mund te marrim kur ai gjithe kohen ka qene ne  trusni te edukimit per faqe te zeze dhe me rradhe te gjithe te tjerat.

Po gjithashtu nga na tjeter, nje qe te gjitha keto i ka marre ne perendim , edhe shkollim edhe eksperience pune. Natyrisht qe Shqiperine do e njohe virtualisht, natyrisht qe do anoje nga teknokrati ( matjen le ta beje ai qe e zgjedh se une vetem votoj ) dhe theksi bie nga fakti qe mungon tradita dhe shtati eshte akoma i ceket per te thene qe jemi ne rrugen e mbare. Keshtu themelohen eksperiencat te cilat sic e thashe me siper maten me votim.

Pra , me shume se diskutim per formen me te mire, le te jemi dhe pak praktike se ne fund te fundit keto jane resurset qe kemi, me shpresen qe mund te krijohen te reja .

Keshtu gjykoj une, duke te dalluar kritiken edhe per politologet edhe per teknokratet. Ne fund te fundit eshte ky ambjent mbytes qe krijohet jo pak here dhe ne peshk si model gjykimi, qe ata qe edhe mund te jene cilesisht me mire , te kene frike te themi te angazhohen, sepse i druhen edhe ketyre qelbsinlluqeve te perbaltjes personale apo edhe me shume akoma.

Teme e gjere shume kjo dhe mund te flasim sa te duash, por ti gjithsesi ben mire qe je me analiza se natyrisht qe shkon ne kahjen pozitive si kontribut.

... Fiuuuu, sa gjate...

 Autorja nuk e ka keq, perkundrazi e ka mire, veç harron nje fakt, qe ai popull i trullosur, voton me shpejt per nje sportist te njohur se sa per nje ekonomist a jurist te zote, por i panjohur. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).