Lista e deputeteve PS, Rama i takon vec e vec

Kryetari i PS-së, Edi Rama është në ditët e fundit të hartimit të listës së plotë të kandidatëve për deputetë. Gjatë javës së kaluar dhe këto ditë, ai ka thirrur me radhë deputetët aktualë në takime të veçanta për t’u konsultuar me ta për emrat që do të përbëjnë listën për çdo qark. Në këto zgjedhje do të aplikohet sistemi proporcional rajonal, gjë që dikton edhe një rreshtim tjetër të figurave që do të kandidojnë këtë herë për mandatin e deputetit. Zyrtarisht nuk konfirmohet asnjë emër, madje as deputetët që janë aktualisht pjesë e këtij Parlamenti dhe e grupit të PS-së nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga kryetari i partisë Edi Rama, nëse do të vijojnë të garojnë për të përfaqësuar zonat e tyre. Disa prej tyre janë pritur nga Rama në selinë e PS-së gjatë këtyre ditëve dhe e kanë marrë një konfirmim, por ka të tjerë që ende nuk kanë të sigurt qarkun ku do të listohen. Valentina Leskaj, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Ben Blushi, Erion Braçe, Taulant Balla, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Blendi Klosi, Marko Bello, Rajmonda Stefa, Kastriot Islami, Namik Dokle, Andis Harasani, Shpëtim Idrizi, Arben Malaj etj, janë disa nga deputetët aktualë që e kanë marrë konfirmimin që do të jenë në listat e kandidatëve. Ajo që ndryshon për disa prej tyre janë qarqet ku do të kandidojnë. Kështu, për Majkon ende nuk është konfirmuar nëse do të jetë në listën e qarkut të Kukësit apo të Korçës, ku ai është duke vijuar takimet me elektoratin. Dokle nuk dihet me saktësi nëse do të jetë në Durrës apo në Tiranë. Blendi Klosi është kërkuar nga qarku i Elbasanit, ndërsa mendohet se do të jetë sërish në qarkun e Fierit. Gramoz Ruçi këtë herë flitet në mjediset socialiste se do të kryesojë listën e qarkut të Fierit, me 16 kandidatë. Aktualisht, e pakonfirmuar mirë mbetet lista e Kukësit dhe e Lezhës. Shumë emra të rinj pritet që të përbëjnë listat rajonale të PS-së në këto zgjedhje. Mimi Kodheli mendohet të kandidojë për herë të parë si deputete. Aktorja e njohur, Luiza Xhuvani përflitet në këto ditë si një prej kandidaturave thuajse të sigurta për listën e Vlorës, pas Arben Malajt. Ajola Xoxe, Milva Ekonomi, Ermira Danaj, Lindita Nikolli apo Edlira Haxhiymeri janë disa nga gratë që për herë të parë do të jenë pjesë e listave të PS-së shpërndarë në qarqe të ndryshme të Shqipërisë. Akoma në pikëpyetje mbetet përfshirja në lista e Fatos Nanos, ish-kryetarit të PS-së. Sa herë që Edi Rama është pyetur për këtë çështje, ka deklaruar se nuk përjashton askënd nga listat, por ato do të publikohen në momentin e duhur. Nga ana tjetër, as ish-kryetari Nano nuk është dëgjuar në këtë periudhë që të jetë aktiv, qoftë në takimet me elektoratin, qoftë në jetën parlamentare. Gjithsesi, për sa kohë që lista nuk është zyrtare, të gjithë emrat e përfolur në bazë dhe në qendër mund të ndryshohen deri ditën që lista do të shkojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por, mbeten edhe pak ditë që kryesia e PS-së, në bazë të kritereve që tashmë janë hartuar, të bëjë edhe miratimin e kandidatëve për t’i dërguar në KQZ deri në mes të këtij muaji.

Lista jozyrtare e kandidatëve për deputetë të PS

Qarku BERAT (8 deputet&eumlsmiley
Erion Braçe, Fidel Ylli, Marko Bello, Pilo Kerri

Qarku DIBËR (6 deputet&eumlsmiley
Sadri Abazi, Qemal Minxhozi, Elisa Spiropali, Ardit Kaja

Qarku DURRËS (13 deputet&eumlsmiley
Gazmir Bizhga, Blendi Klosi, Milva Ekonomi, Azir Gashi, Ilir Shani, Sokol Kallogjeri, Natasha Paço, Kapllan Mançe, Ismail Dani

Qarku ELBASAN (14 deputet&eumlsmiley
Valentina Leskaj, Blendi Klosi?, Taulant Balla, Rovena Bahiti, Elmaz Sherifi, Bardha Gjini, Astrit Halili, Ndriçim Hysa, Agim Leka, Luljeta Arapi, Anila Batalli, Ermira Bebi, Rrapush Tola, Skënder Hasa

Qarku FIER (16 deputet&eumlsmiley
Gramoz Ruçi, Ermelinda Meksi, Rajmonda Stefa, Blendi Klosi?, Arta Dade, Kastriot Islami, Ylli Bufi, Arjon Muça, Albert Çaçi, Endri Puka

Qarku GJIROKASTER (5 deputet&eumlsmiley
Arta Dade, Vangjel Tavo, Auron Tare, Bashkim Fino, Ermira Danaj

Qarku KORÇË (12 deputet&eumlsmiley
Ben Blushi, Alfred Dalipi, Pandeli Majko, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka
Fatmir Xhafaj, në Pogradec

Qarku KUKËS (4 deputet&eumlsmiley
Asllan Dogjani, Mimi Kodheli

Qarku LEZHË (7 deputet&eumlsmiley
Lindita Nikolli, Ylli Manjani

Qarku SHKODËR (11 deputet&eumlsmiley
Tom Doshi, Mimoza Hafizi, Ledi Shamku, Namik Kopliku, Ilir Beqja, Edip Shiroka, Gjergj Liqejza

Qarku TIRANË (32 deputet&eumlsmiley
Namik Dokle, Besnik Baraj, Andis Harasani, Shpëtim Idrizi, Artan Lame, Dashamir Peza, Edlira Haxhiymeri, Damian Gjiknuri, Saemira Pino, Xhemal Qefalia, Eduart Shalsi, Musa Ulqini

Qarku VLORË (12 deputet&eumlsmiley
Arben Malaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Toçi, Luiza Xhuvani, Eltar Dede, Arben Isaraj?, Besnik Dervishi, Eva Allushi

105 Komente

Mimi Kodheli mendohet të kandidojë për herë të parë si deputete.

oj gazetare oj rrushe smiley

sa vjec ke qene ne 2005 ti qe se make mend qe Mimi currja ka qene dhe athere kandidate per deputete mu ne mes te tiranes, mu ne mes te brrakes smiley

sigurisht qe e zbythi Bamiri por qe ishte kandidate ishte smiley

http://www.gazetametropol.com/print.php?...

O Mona na e bone Braken si me qon qendra e Tirones. A mos je gjo Egjyptiane ti mi? smiley

po re, se qitash i morim dhe kartat e dentistetit falas meqe jemi dora jone smiley

desdemona ke shume te drejte....Por gazetarja ka gabuar per faktin, se ne 2005-en Mimin e njifte me emrin Mrika Kodheli....e cila kandidoi perballe Ilir Dashit....

 

Pastaj Mrika u be e famshme edhe me ate spotin e ndrye diversiv, qe thoshte se vota per Lsi ishte vota per Berishen,.,,,

Qarku FIER (16 deputet&eumlsmiley
Gramoz Ruçi, Ermelinda Meksi, Rajmonda Stefa, Blendi Klosi?, Arta Dade, Kastriot Islami, Ylli Bufi, Arjon Muça, Albert Çaçi...

Qyqja, edhe Arjoni ?

Big Brother per Deputet mo smiley

 

Mimi Kodheli pas deshtimit ne Tirane po provon Kukesin, do te pesoje ndonje ftohje te pa sherushme ,se eshte i ftohte Kukesi.E ruajte zoti.....

Valentina Leskaj, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Ben Blushi, Erion Braçe, Taulant Balla, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Blendi Klosi, Marko Bello, Rajmonda Stefa, Kastriot Islami, Namik Dokle, Andis Harasani, Shpëtim Idrizi, Arben Malaj etj, janë disa nga deputetët aktualë që e kanë marrë konfirmimin që do të jenë në listat e kandidatëve

Kjo eshte lista e "POLITIKES SE RE" ?!

C'fare ndryshimi ka nga periudha NANO, perveç faktit se mungon Fatos Nano ?

Jane po ato fytyra, qe kane 18 vjet ne PS, per mos te thene me shume : Gramoz Ruçi, i pari ne Fier !!! Turp i vertete ! Kane guxim te flasin per Politike te Re keta !!! Namik Dokle, i pari ne Tirane ??!!! Po edvini vet, s'ja mbn b**a te kandidoje ? Do t'ja leri ushtrine ne dore Dokles ...  Turp ! Turp ! Turp !

Mire qe nuk fusin ne liste dhe Ramiz Aline, se ai dihet se per Edi Ramen do votoje

shshshsh

se po flet sol-noxi i peshkut ke emisioni i dudushit per GRATE, emancipimin dhe feminizimin.

bashke me te eshte dhe ermal hasimja dhe olta xhacka qe ja mshtesin.

o zot me jep i thike te vras veten, se kto qe kam ne shpi nuk presin

smiley

per shka e do thiken, s po e shtro dot tlynin ne buke? nuk ma mshteten GRATE, jau mshteta, se ansht cashtja e tyne

uh aman se do iki dhe te flej gjume tani se une se qis buken dhe gjalpin e gojes duke fol traplliqe ne TV dhe mediume te tjera......smiley

Me fal ee, por ishte ofendim per inteligjencen. Jo timen jo, as te Mejrmes jo se asaj i merrni te keqen, por dhe per ate te shtepiakeve te pallatit tim qe vrasin miza dhe shofin telenovela gjithe diten.

 Naten e mire dhe pafsh endrra me mbretereshe Teuten smiley

 

shyqyr je me fat, se te ka bo zoti te bukur te pakten smiley

naten e mire per fare tashti

vallai mu duk vetja i shemtut te zoti, si perfundim s kam ftyr televizive (argument dhe ndelixhenc jo e jo)

 Po pse e nenvlefteso veten mer ,me basetat nuk ishe keq!! (se mos gaboj, ti ishe Arberi?)  smiley

po edi rama eshte mo se ka mbetur as mish as peshk (pa uje)

Qarku DIBËR (6 deputet&eumlsmiley
Sadri Abazi, Qemal Minxhozi, Elisa Spiropali, Ardit Kaja

 

 

NOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO...

 

 

hihihihihi

lol

lol

mos qesh mi ti .. eshte per te kap kujen e me mbajt zi per Dibren! wait but she already does that

vallai per Dibren sma ndje hic ....

po hic fare smiley

do qesh sa do shkrihem smiley

qyqja,

Po Fidel Ylli pse i paska tradhtu Skraparllinjt dhe shtangistet ene paska shku me PS ...??

sduket se eshte i porositur; gazetarja duhet te ket loz bingo me emrat e kandidateve..

Spiropali????

Perse u largova nga Mjaft dhe u futa ne PS......... ?

Per tu bere deputete. ......

Merret vesh qe nuk mund te presesh qe nga nje legjislature te tjetra te ndryshojne 100% deputetet. Mgjt mua me duket se te rinj ka goxha.

Shpresoj mos te jene si te rinjte e KOP-it  te Sales ne 2005...

Po pse i shani kandidatet mer!

... perderisa ju, qe i shani ,nuk jeni te zote,te hidhni ju kanditauren, per ne Diber,Kukes, Tirane,Durres,sigurisht qe ata do te dalin.,ska tjeter!

..me qe sju pelqejne merni nga ndonje planet tjeter!!

 

 

 

 

Uroj qe "politika e re" e PS ti motivoje deputetet te thone nje fjale per zonat qe perfaqesojne dhe te mos jene thjesht kartona apo autopolant partie.

Sa per emrat ne lista, sjam i kenaqur me asnjeren prej partive por se mos ka me te mire dhe sdolen, laj thaj ato jane.

Ja nje shkrim qe duket se eshte bere posacerisht per kete rast:

Fati i deputetit Nga Besnik Gjongecaj

Fati i deputetit shqiptar nuk varet nga ajo se çfarë mendon ai, nuk varet nga pikëpamja politike që ka ai për zhvillimin e vendit, sa e do ai këtë popull, sa i aftë është për të mbrojtur interesat e tij, sa konkurrues është, çfarë karakteri ka, çfarë morali, dhe pastaj, si një rezultante e të gjitha këtyre, fati i tij nuk varet plotësisht as nga votat që do të mund të mblidhte. Një politikan apo një qytetar që dëshiron të kandidojë si deputet për llogari të një prej partive të mëdha, PD dhe PS, ka edhe fatin më të çuditshëm dhe më të papërcaktuar në botë: që të bëhet deputet, para së gjithash dhe mbi të gjitha ai duhet të jetë në një listë, dhe jo vetëm në atë listë, por sa më në krye të saj. Do të jetë në listë apo jo? Në këtë dilemë qëndron i varur edhe fati i deputetit shqiptar. Si në të gjitha dilemat absurde, edhe dilema të jesh apo të mos jesh në listë, është një çështje, zgjidhja e së cilës nuk është në duart e njeriut që do të bëhet deputet. Të paktën dy arsye pse ndodh kështu janë më të dukshmet: e para, listat nuk përgatiten mbi bazë të konkurrimit, nuk përgatiten duke konsideruar votën brenda partisë, nuk përgatiten nga strukturat e saj, nuk përgatiten mbi bazë kriteresh. Ato përgatiten vetëm nga një person: nga drejtuesi aktual i partisë dhe ndoshta arsyet pse je ose nuk je në listë nuk do t’i mësosh kurrë. Por këtu është vetëm fillimi i së keqes. Listat në thelbin e tyre janë konspirative. Apo, për ta ulur tonin, ato trajtohen si një material i klasifikuar, sekret, çka do të thotë që askush nuk mund ta dijë, nëse është apo jo në listë. Deri në momentin e fundit.

Megjithatë, analiza e situatës në të cilën je përfshirë në listë me analizën e së kundërtës së saj çuditërisht të çon në disa konkluzione surprizë, më e pakta e të cilave është që në kushtet ekzistuese të jesh apo të mos jesh në listë nuk është fare çështja, sepse fundi do të ishte i njëjtë për të dy rastet.

Nëse kryetari i partisë në momentin e fundit do ta përjashtojë nga lista një kandidat apo do ta vendosë atë në një nivel të listës nga ku nuk ka asnjë shans për të fituar, ky kandidat nuk do të bëhet deputet. Por jo vetëm kaq. E keqja më e madhe është se ai nuk do të ketë as kohë dhe as mundësi tjetër për t’u përfshirë në fushatë, si individ, apo i lidhur me një parti apo koalicion tjetër. Praktikisht, ai nuk do të ketë më asnjë shans, jo vetëm për t’u bërë deputet në një mënyrë tjetër, por nuk do të ketë asnjë shans për të qëndruar në politikë. Ai nuk do të ketë asnjë mundësi konkrete për t’u artikuluar, për të thënë se sa gabim ishte ajo që ndodhi, metoda, mjetet, qëllimet, misioni i deformuar i partisë. Pra, në thelb, ai nuk ka më asnjë shans për të rihyrë në politikë dhe asnjë shans për të kritikuar nga një pozicion i hapur mediatik, nga një pozicion publik. Nga ana tjetër, humbja e tij do të jetë e vogël, pa përpjekje, mediokre, një humbje që nuk lë gjurmë dhe që nuk do ta mbajë mend askush. Dihet që brenda çdo humbjeje ka një fitore. “Plaku dhe Deti” ishte një tregim i madh, sepse u tregoi njerëzve që në jetë shpesh një humbje e madhe është më dinjitoze se një fitore e vogël. Në rastin e mospërfshirjes në listë humbja do të jetë një humbje mizerabël, totalisht e tillë, pa asnjë shenjë triumfi të brendshëm. Në thelb, do të jetë një “vdekje” politike, asfiksim; do të kishim të bënim me një kufomë që varroset pa ceremoni, ashtu shpejt e shpejt, larg syve të botës, nën shi, në një varr pa epitaf, akoma më zi, pa emër, pa moshë, që s’do ta marrë vesh askush se varri i kujt ishte. Kandidati për deputet brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër do të shndërrohet në një “kufomë” politike dhe me siguri që do t’i rikthehet qëndrimit konformist që mbajti, do ta mallkojë veten se pse heshti para se të ndodhte kjo gjë, pra, pse nuk e kundërshtoi kryetarin e partisë, pse nuk i paraqiti publikisht problemet e tij, pse votoi për atë dreq Kod, pse votoi për sistemin që i jep kryetarit të partisë pushtetin dhe ia heq atij, aq më shumë ia heq vetë partisë votuesit.

Në rastin e dytë, nëse kryetari i partisë e vendos kandidatin në një vend të favorshëm në listë, ai do të mund të arrijë të bëhet deputet, çka presupozon që do të mund të vazhdojë jetën e tij politike, që ia ka arritur të mbijetojë politikisht. Por, brenda tij ka vdekur njeriu, dëshira për të luftuar për lirinë, për të vërtetën, për të drejtën e tij dhe të votuesve të tij. Koha e gjatë e pritjes për të qenë apo jo në listë, që pa asnjë hezitim do të mund të quhej edhe koha e gjatë e servilizmit, përuljes, koha e gjatë e vetë-gjymtimit moral dhe shpirtëror; heshtja për të mos prishur punë, për të mos thënë të vërtetën për shkak të vendit që duhet të “kapë” në listë; mallkimi me zë të ulët dhe buzëqeshja me zë të lartë; përgatitja e varianteve rezervë që do të aplikohen, nëse humb ose nëse fiton; të gjitha këto do të kenë shkaktuar tashmë me siguri edhe “vdekjen” e tij morale. Koha e gjatë e autocensurës, e shtypjes së mendimit të lirë brenda vetes, mbi të gjitha koha e gjatë e shkëputjes nga zona elektorale, dyshimi torturues se cila mund të ishte kjo zonë, ajo që ka pasur apo një tjetër, cilët mund të ishin votuesit e tij, ata që kanë qenë apo të tjerë, me siguri që e tjetërsojnë edhe gurin e jo më një kandidat për deputet në Shqipëri. Ai do të shndërrohet në një kufomë morale, së paku, për arsyen më të thjeshtë të mundshme: nuk do të jetë më përfaqësuesi i popullit, por përfaqësuesi i kryetarit të partisë. Sigurisht, mund të ndodhë që të marrë vota, vështirë që mandatin ta përdorë në interes të votuesve, sepse, para se t’ia dijë për nder atyre, ai do të ia dijë për nder kryetarit të partisë. Në thelb, kemi të bëjmë me një konflikt interesi. Kryetari i partisë, në njëfarë mënyre, duke patur pushtetin e formulimit të listës, merr pjesë nga pushteti i popullit, votuesve, çka bën që deputeti të mos e përdorë mandatin në interes të popullit, por në interes të kryetarit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ai pushtet që i takonte partisë dhe që duhej të përdorej prej saj për të përcaktuar njerëzit më të mirë në betejën elektorale, të përdoret tashmë nga kryetari i partisë për të ruajtur pushtetin e tij personal në të ardhmen. Gjithsesi, e gjitha kjo çon në atë që kandidatët, të cilët kanë hyrë në listë fshehurazi, në terr, do të hyjnë në fushatë pa energji, me motorë të shuar, të dërrmuar nga intrigat katundareske nëpër kafenetë dhe darkat që nuk mbarojnë kurrë. Ndërkohë që, si ata që nuk mundën të përfshihen në listë, edhe këta që do të përfshihen, njësoj do të përjetojnë fundin e tyre. Ndryshimi do të jetë vetëm në një pikë. Ata që hyjnë në parlament, do ta përjetojnë si një “vdekje” morale, para se të bëhet edhe politike, pra para se ata të shndërrohen në numra, kartonë, rreshta.

. . .

Çështja e listave të kandidatëve për deputetë, ashtu si është formuluar dhe si pritet të zbatohet, është bërë një çështje dramatike e demokracisë të këtij vendi. Në mënyrën më të drejtpërdrejtë ajo thellon më shumë distancën e demokracisë shqiptare ndaj standardit, e hibridizon më shumë atë. Çështja e “listave” dhe përdorimi i tyre për të “ngrirë” më tej partitë, për t’i shndërruar ato në rreshtime ushtarësh që në luftërat e mendjes formojnë edhe ushtritë më të dobëta, nuk është çështje individësh, nuk është thjesht dhe vetëm çështje e fateve personale. Mbi të gjitha, është një problem tronditës i shfaqur në politikën shqiptare.

Në radhë të parë, çështja “e listave” ka të bëjë me cilësinë e parlamentit. Është kjo metodë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që do të çojë në parlament, ose njerëz shërbyes të autoritetit të partisë, pra, të përgatitësit të listës, ose servilë me personalitet prej rrëshire, paluze. Le të kujtojmë parlamentin e vitit 1996. Ai parlament kishte një cilësi të lartë në përbërjen e tij, por një fuqi politike të ulët, sepse zgjedhja e kandidatëve për deputetë nuk u bë mbi bazë të një procesi të thellë seleksionues, çka do të mund të verifikonte veçanërisht mbështetjen e secilit prej tyre nga votuesit e zonës elektorale dhe nga dega e PD e asaj zone. Kjo gjë shpjegon deri në njëfarë mase pse ky parlament nuk mundi ta durojë goditjen e vitit ‘97, por u shkërmoq. Prandaj, në thelb, autoritarizmi si një formë e drejtimit të partisë nuk është diçka e brendshme, diçka që i takon vetëm asaj partie dhe prandaj nuk i takon shoqërisë në kuptimin më të gjerë. Sepse, autoritarizmi i partive deformon parlamentin duke sjellë në të personalitete gjysmë të zgjedhur dhe gjysmë të emëruar, pra përfaqësues të popullit që nuk janë ekzaktësisht të tillë.

Çështja “e listave” ka të bëjë edhe me vitalitetin e sistemit politik në Shqipëri, sepse ka të bëjë me atë se sa partitë kanë vullnetin e duhur të aplikojnë demokracinë në vetvete dhe prandaj, sa të gatshme janë ato për ta aplikuar atë në qeverisjen e vendit, kur bëhen pjesë e saj. Në qoftë se kandidatët për deputetë, pra ata që do të jenë përfaqësues të popullit nesër, përcaktohen në mënyrë gjysmë konspirative, atëherë imagjinoni se si do të mund të përcaktohet një ministër, mbi ç’kritere, mbi ç’metodologji, mbi ç’parime, mbi ç’moral. Prandaj, autoritarizmi nuk duhet konceptuar vetëm si një defekt, si një kulturë e gabuar drejtimi, por në radhë të parë si pista më e mirë për të rrëshqitur në klientelizmin që po i merr frymën këtij vendi.

. . .

 

Justifikimi i fundit që kam dëgjuar është se çështja e “listave” është organizuar si e tillë, pra hartimi i saj është lënë në duart e kryetarit, sepse kështu forcohet disiplina në parti, sepse kështu nuk mund të spekulohet me vetë listën. Sigurisht, ky është edhe argumenti më i dobët në favor të këtij procesi. Disiplina në parti, nëse kjo e fundit është demokratike, vjen e bëhet e nevojshme pas “rebelimit”, pra pas diskutimeve të lira, diversitetit, dhe në thelb, ajo vjen gjithmonë pas një konkurrence të thellë, sa më natyrore. Ekzaktësisht në këtë filozofi mbështetet edhe pranimi apo dobia e fraksioneve në parti. Rregulli, ose ajo që quhet negentropi, vjen dhe bëhet i nevojshëm të vendoset, pasi ka sunduar çrregulli, pra, entropia, e cila është në fakt një gjendje natyrore, përcaktuese e ekzistencës. Rregulli apo disiplina mbi një trup ku nuk zien, mbi një trup kallkan, është thjesht një mohim i ekzistencës së tij. Dhe nuk janë të paktë ata që e kanë kuptuar se PD nuk është më, sepse nuk është më debati dhe strukturat ku organizohet ai. Prandaj, ky pragmatizëm vulgar listash, heshtja që e pason atë, nuk është disiplinë, por paralajmërimi i ngrirjes, i asgjësë. Dhe ka prova për këtë. Imponimi i kandidatëve për deputetë në zonat zgjedhore nëpërmjet listave dhe emrave të përgatitur nga autoriteti i partisë, veçanërisht në PD, sot vetëm sa është institucionalizuar, sepse e tillë ka qenë praktika për një kohë të gjatë. Çka ka shkaktuar edhe konfliktet më të mëdha brenda partisë deri më sot, çka shpjegon një nga arsyet më të thella të zvogëlimit të kësaj partie në vite. 

hahaha ujku i zi me kete shprehje jam ç-allnu me ty:

"në kushtet ekzistuese të jesh apo të mos jesh në listë nuk është fare çështja"

Keto jane spekullime te verteta te medias.

 

ku kishte dale ky artikull i gjongecajt? ishte goxha pune. do te doja shume ta lexoja autorin ne nje debat me shkrime.

Po Edi Rama? Nuk kandidohet?

Frikacak! Gjenerali duhet te luftoje me ushtaret.

hunter, epo eshte lufte e veshtire kjo, Gjenerali duhet te rri ne keshtjelle qe te mos e humbi as keshtjellen e fundit, n.q.s shkon ndonje gje keq.

 

p.s po nuk kandidoje, do ja nxij jeten Sala , duke  e akuzuar si frikacak, rralle ndodh por kete here do te kete te drejte.

Ka shume kandidat per deputet me origjin sllave, por me mbiemer tjeter.

Kjo eshte pune e Ps.

Ndersa artikulli i Gjongecajt ( ky do jete nga Elbasani) ja fut kot, votimet jane per "fatet e popullit", kujt i plasi per fatet e deputetit.

Ore, tani që u fut dhe ky Spiro Pali me të dyja këmbët në polifrikë, një pyetje kam unë: a e di njeri se kur fillojnë procedurat për emrigrim në Kanada sivjet?

O tropi, po aman hajt ta bëjm edhe ne i lëvizje rinore, të hedhim ca vezë të prishme anej-knej, nja dy letra higjenike, të shkruajm 4 artikuj me stomak (dmth me prejardhje nga stomaku) ke gazeta Palorama, se helbete, unë Ministre e Integrimit, ti shefja ime e kabinetit. ke ne diçi?

 

 

njeriu_pa_cilesi pse jo. Psh si perfaqesues te brezit tone qylaxhi, une them te kandidojme me nje liste me emra si ata qe permend, psh Spiro Pali, Erion Velja, Dathamir Thehi, Gilman Cakalli, Mimi Kotherja, Ed Palaco e me rradhe. Nuk besoj se ka noj ligj qe ta ndaloje.

Une e kam fiksim me punu te ministria e integrimit, po du me u bo shefja e departamentit te harmonizimit te retorikes shterperore me poezite e naim frasherit.

Ca m'boni ky Gjongecaj o njpc, po lexoj gazeten Teorema. Tani qe hoqa moratoriumin une them i botojm aty shkrimet me stomak. Veze nuk coj dem une.

E qujm Lëvizja Sputtanejshën.

E kam qysh tani parasysh flamurin e lëvizjes: një palë vithe të kuqe të stampume në një fushë të zezë.

Un do dal ke (too)Much Nano, ai do më nxjerrë një fotografi të Erjonit duke thënë: "Do t'ia dalim, dreqi ta hajë!", dhe unë e pikëlluar do shoh dyshemenë, do mendohem pak dhe do them: ja këta janë arsyeja pse unë dua ta ndryshoj këtë vend me fonde nga jashtë.

Pastaj e ke radhën ti ke Çani. Do dalësh me i dekolte deri ke kërthiza, do bësh debat serioz me prof.dr.doc.fdp.dfc.aqm.lr.rrrr.ass.A. Fugën, dhe mu aty, shoqëru me një efekt me drita dhe me këngën "Go South", do shpallësh martesën tate me Tom Doshin.

Ej, sinqerisht, nuk na ka ngel veçse me bo humor, për Zotin.

Paqe!

njpc duhet me u arratis nga ppu-ja se u rrit sasia e CO-se, por flm per te qeshurat. se kush qesh i fundit kjo eshte ceshtje private.

hahahah...ke Dathamir Thehi, Mimi dhe Ed Palaço pata momente ndriçimi.

Gjithashtu propozoj: Arben Ivrami, Lezhian Pesa, Arnolda Shosha, Gört Obobogdani, Erjon Saçme, Jorgo Zorraxhi, Mjaullant Shala.

Gramoz Ruci_n dhe Namik Dokle_n, para ores 10 te darkes nuk duhet ti nxjerrin ne TV sepse tmerrojne kalamajt, jane tipik personazhe te filmave HORROR. Nese PS vazhdon politiken e re me keta te dy, e ka ne b... edhe kete radhe, pse mer ED keshtu pse, merr ca ketu tek peshku qe ia vlejne.

ëhë,

jes o jes smiley

ajt se mban Dibra, kur ka majt shoqen Nexhmije, nuk pyt per Spiropaleshen smiley

smiley....  smiley     smiley     smiley   

ps. e hidhet si grapefruit ktu.  smiley 

Admina,

botoni listen e kandidateteve te te gjitha partive per ELbasanin . Do ju tregoj per tre kandidate per deputete nga te tre krahet kryesore. smiley

Ju premtoj zbavitje dhe gjera te padegjuara deri tani smiley

ahahahaaa... s'kisha ardh deri ktu. swedo, kto zgjedhjet duhen bo me shpesh.

qyqja cimo paske qene prapa bote ti smiley

isha ne merak per Gramoz Rucin se mos e linte pa kandiduar, di njeri te thote nga behet Makbule Ceco se sikur se pashe ne liste, thjesht sa per te bere politike te re...

Me bene pershtypje se si nje ish-minister i PB te PPSH-se si G.Ruci  ka mbijetuar ne politiken Shqiptare deri ne ditet e sotme .

Thuaj te kete hequr ndonje dosje menjane ??

O njeriu pa cilesi dhe tropizma, a jeni ne terezi?

Pike se pari duhet te menoni per ne robt e shkrete qe e lexojme peshkun ne orarin e punes dhe puna ime si "sigurims" (punoj per nje shoqeri sigurimesh ore se te boni me dosje ju), nuk ka asgjo per te qesh me lot.

E dyta, mos boni gafe me u "parku" para ministrise se integrimit se ate ven ja kom premtu Shabes une, ka ca muj. (tani rashe ne detyre nga sigurims u bona polic dikasteri)

E treta, a ta them ene una nanji emer : Edukator Shalizmi dhe kusherini i tij Geri Koka_ari

E katerta, te uroj nga zemra qe te trashegohesh o Tropizma se burre mo te mire nuk kishe ku me gjet!

E pesta, une per vete kom fryke se mos Rama po humi zgjedhjet do e boji si trajneri Fronces qe kur humi me Italine ne Europian, i kerkoi dashnores qe te martohen. Deri ketu s'ka as i te keqe, po halli o se ke ne nuk lejohen akoma ato martesat "ashtu". (biles ene m'Gerrqi i kishin anullu na dy, ven qe nuk ru traditat!)

Gerrqia o ven koti mer lal, une them ta nihmojm me mor pasaport EU Edi Ramen pas zgjedhjeve.

Deri ketu s'ka as i te keqe, po halli o se ke ne nuk lejohen akoma ato martesat "ashtu". (biles ene m'Gerrqi i kishin anullu na dy, ven qe nuk ru traditat!)

Edhe ju ne France shume te vuajtur jeni, por te pakten keni PACS-in. Gjysma e te keqes.

Durim dhe forca, se nje dite do te behet me mire! smiley

Ja ku u bomë tre. Nisma e parë e Lëvizjes Sputtanejshën do të jetë mbledhja e firmave për çështjen: "Fletët e votimit si petë byreku". Nismë kjo, që synon miratimin nga Sparlamenti të amendamentit që e detyron KQZ-në të printojë të gjitha fletët e votimit në petë byreku. Kështu, petët e votimit, ose petëvotimet, mund t'i hamë, nëse nuk kemi qejf t'i hedhim në kuti. Unë, për shembull, do ta haja me gjithë qejf petën time të votimit. 

Me martuat ju mua pa me treguar as nje foto te burrit po une u futa ne internet smiley dhe gjeta te peshku:

"Ne shtator 2006 Doshi braktis grupin parlamentar socialist për t’iu bashkuar atij te Partisë Demokristiane. Sipas tij një nga arsyet kryesore që e ka shtyrë për marrjen e këtij vendimi ka qenë fakti se tradicionalisht bindjet e tij dhe ato familjare kanë qenë të djathta. Doshi është shprehur se arsyeja që e ka shtyrë për të kandiduar për PS në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, ka qenë fakti se ka pasur një kërkesë shumë të fortë nga zona e tij elektorale e Velipojës, për të qenë ai deputeti që do të përfaqësonte në Kuvend interesat e kësaj zone. “Një kërkesë e tillë, fillimisht mu bë edhe nga disa drejtues lokalë të PD-së në Shkodër dhe në Velipojë. Por ishte vetë kryetari i PD-së, Berisha, ai që nuk pranoi të kandidoja për ngjyrat e PD-së. Në këtë kohe shpjegon Doshi erdhi oferta nga PS-ja, që unë të kandidoja për këtë forcë politike. “Më shumë sesa për PS-në, unë pranova të kandidoj si deputet për të përfaqësuar në Kuvend, interesat e zonës sime elektorale."

Ky qenka ai qe rrahu gazetarin ne qendren kulturore Sheraton. Me duket se edhe Ramen e kane rrahur njehere kur bente 'publicistin'. Kjo tregon se PS-ja nuk eshte vetem pertej se majtes dhe te djathtes, por edhe brenda dialektikes pronar-skllav (per me shume mbi kete pyesni as-ne).

apo ska dhe gra plot peshku smiley

jo une sjam gru

Mqs ne politike duhet ta dredhesh une mendoj se desdemona i ka te gjitha shanset per te qene kandidatja e peshkut ne parlament, pasi ne keto pak vjet te peshkut ka nderru 4 parti me falni nick-a...

kjo lista ka shume pasaktesi brenda - edhe pse ky fakt nuk pergenjeshtron mediokritetin e listes se PS, apo listave te partive te tjera. Per ata qe qahen, iu them qe bejne mire te ulin koken, pasi po qahen me kot, njerezit qe do te qeverisin neser pasneser do te jene pikerisht keta "te urryerit", "mediokrit", qe "s'kane bere asgje per ta merituar", e qe "nuk perfaqesojne askend". Gjithnje e me keq ka per te qene per sa kohe publiku nuk ka nje sistem vlerash te perbashketa, apo nje moral qe t'ua vendose si standard politikaneve e vendimmarresve.

Per sa kohe rezistenca e vetme eshte nje e qeshur apo nje e qare te ky blogu ketu, ata e kane shume te lehte ta zgjidhin me nje te q*re, dhe i fusin nje mendje te lehte nga pas! Elisa Spiropali? Paskeni ankesa per Elisen? E ku i paskeni shprehur? Edi Paloka? Paskeni ankesa? Te peshku pa uje? mire, ne rregull, revolucioni do te linde nga peshku pa uje!

 Gjithnje e me keq ka per te qene per sa kohe publiku nuk ka nje sistem vlerash te perbashketa, apo nje moral ....

Se pari, kush tha qe nuk paska publiku nje sistem vlerash, apo nje moral ... ?

Se dyti, ku u dashka te ankohen njerezit per spiropalin apo paloken? Te zyrat e ankesave te partive?

 

bebi kur do cice ben me gisht nga cica smiley , femija kur do buke shkon e i thote mamit, e keshtu me radhe, kerkesat dhe ankesat adresohen aty ku eshte per t'u adresuar. ne pergjithesi shtypi duhet te percjelle keto shqetesime ne veshin e duhur. ketu per arsye te ndryshme shtypi nuk e ben detyren e vet, po edhe kur e ben veshi i duhur qellon paksa i palare dhe nuk degjon mire. tani une nuk te tregoj se si i behet, kete ne pergjithesi e tregon historia (e vendeve te tjera, jo e ketij tonit). bebi, po te mos ia vinin veshin do fillonte te zgjonte te zonjen e cices me gjithfaresoj ulerimash.

ou? jo une them qe i fusim nje te qeshur apo nje te qare ne nje blog tjeter. eshte ok per ty?

kur ben moral, ki parasysh kujt ia ben (ke pret te te degjoje), ku ia ben (ne nje ambjent qe njeriu eshte me lehtesisht i ndikushem) dhe nga c'pozita ia ben (fill in the blanks).  sidoqofte ki parasysh qe njerezit nuk e kane qejf moralin se ne pergjithesi e mbajne veten per te moralshem.

s'jam duke bere moral fare, mendoj qe blogjet ne shqiperi nuk luajne asnje lloj roli, lexohen nga shume pak veta (kryesisht jashte shtetit, ose kontingjent zyrash qe jane shume rehat nga ana e tyre dhe s'pritet ndonje kontribut). per mua le te vazhdojme zihemi te peshku dhe shajme kandidatet, njeri tjetrin e kedo qe na bie neper mend, se vetem keshtu ka per t'u bere shqiperia, oj tropizma

mire mire, do te ta kujtoj kete kur te lexoj shkrime si ato shume populloret, anti-kandidatet e saktivistes. apo eshte ceshtje e cilesise se humorit?

 

 

anti-kandidatet e saktivistes?? ne pergjithesi robt e saktivistes ato gjerat qe shkruajne aty i shprehin edhe sy me sy me kandidatet dhe me deputetet, me ose pa humor cilesor, ti te pakten duhet ta dish

ah! po une nuk kam akses personal ndaj kandidateve qe t'ua shpreh sy me sy, keshtu qe blogjet me ngelen.

ajo qe po thoja eshte: ku ndryshon ajo qe u be ketu sot nga ato shkrime? pse per ato pranon nje standard, dhe nuk e pranon ketu? s'me pelqen fare ky dallim.

dallon ajo qe behet ne menyre konsistente ne nje linje te caktuar, dhe ajo qe behet ne menyre te amullt. dallon ajo kritike qe behet ne menyre te pergjegjshme, me emer e mbiemer nga ajo qe behet anonimisht dhe thjesht per cinizem, qorrazi shpeshhere. dallon ajo proteste qe shkruhet ne blog pasi eshte perjetuar ne realitet, dhe ajo qe shkruhet ne blog per te mos u bere kurre reale...

ke te drejte per shume gjera. por flet pa pergjegjesi per gjera te tjera (sidomos ai realiteti i gjerave eshte i kontestueshem, si edhe qorrlliku). pergjegjesia, qofte e veprimit dhe qofte e kritikes, eshte koncept i rendesishem. sic eshte edhe respekti i tjetrit, kur ky tjeter nuk ka zgjedhur menyren tende te jeteses. sepse fundja ata qe te cajne veshet ty ketu zakonisht e bejne nga e njejta pozite e 'une e di me mire'.

mua ke me shume te drejte te me kritikosh, se ta jap vete te drejten. por pergjithesisht me duket se nuk e ke mire me kete menyre te foluri.

 

 

lexo c'absurditete ke verdalle, para se te besh tirada defensive. une nuk marr persiper as te drejten e as detyren e te kritikuarit te ndonjerit, po thjesht po ve ne dukje cka po verej, te qendruarit pas laptopit dhe te kritikuarit pa dallim objektivi (qe mua me duket cinik dhe bosh).

mungesa e cdo lloj organizimi, skepticizmi ndaj cdo lloj organizimi, mosbesimi ndaj askujt e ndaj asgjeje...qofsh ti qe je qe e justifikon

mbase nuk e kam mire kete menyre te foluri me te vertete, do e perdor tjeterkund e jo ketu qe tash e tutje!

 Qarku FIER (16 deputet&eumlsmiley
Gramoz Ruçi, Ermelinda Meksi, Rajmonda Stefa, Blendi Klosi?, Arta Dade, Kastriot Islami, Ylli Bufi, Arjon Muça, Albert Çaçi, Endri Puka

Ore, ky Arjon Muca, mos eshte gje ai qe ka marre pjese tek Vellai i Madh?

jerusalem, disa ndjekin stilin obama, disa stilin schwarzenegger smiley

E do i ven ti ke lëvizja jon? Kandido në Fier përballë Blendi Klosit (me pikpytje), me emrin Blenti Kosi. Ose ke Arta Dade, me emrin Arna Dhalle. Po sidoqoftë kemi emra plot për t'i vjedh votat ktyne: Pylli Fufi, Ermexhinda Seksi, etj, etj.

Ose po ke qejf angazhohu ke nisma tjetër që kemi në plan: "Shikimet e rinisë".

Do mlidhena të gjithë para Kryeministrisë dhe do e shikojmë me inat për treçerek ore. Po mund të rrimë edhe çerek ore më shumë po qe se nuk bie shi.

 

"Do mlidhena të gjithë para Kryeministrisë dhe do e shikojmë me inat për treçerek ore. "

hahhaaa...    ART, ky esht ART, per zotin.

 

Pylli Fufi! smiley

Hahahaha!

Dje, po shikojea nje goce ne rruge, e kisha larg! Kishte vesh nje T-shirt, me germa te medha, dhe nuk po i jepja dum se cfare shkruante! Lexoja vetem Buck!

Nejse, kur u afruam, ishte: Buck Fush! smiley

Ej, a nuk premtoi Ed Rama, gjate debatit per Sistem te Ri Elektoral, qe kur te vinte rradha per listat e kandidateve, PS-ja do bente si bicim "primaries" ne cdo qark, apo e kam gabim une?

Que passa?!

 PS-ja do bente si bicim "primaries"..

D.m.th dicka te ngjashme por jo "primaries".. Eshte tjeter gje ajo qe thua ti. Emrat do te dalin nga konsultimet me anetaret e PS ne rrethe ku kanditon deputeti, jo zgjedhje publike! Besoj u sqarove dhe ti.

 

 

Besoj u sqarove dhe ti.

Jo, mer jo, nuk u sqarova!

Se nga "primary" tek " konsulta me anetaret e PS ne rrethe" eshte i' cike si me shume kthesa rruga!

Nejse... une uroj qe ky skorpionsi te fitoje, po vetem se desha me i bo me dije detashmentit qe ne "t'pakycunit" me noi parti, i mbajme mend ca gjera "random", 'ne meqe jena kundra Sals, nuk do me thone qe s'i vejme re ca finte te tipit "ee, se ashu osht i' muhabet"!

P.S.

Gjoli!

C'ne me lazem ti? Mo' me fol tjater here harbutche mua, se s'te ka hije!

Po pra me kthesa eshte! Te njeten gje po themi.

"primary" eshte zgjedhje publike ku cdo njeri voton per deputetin qe ka deshire ti perfaqsoj nga PS-a. Ndersa ne PS votohet nga anetaret e PS-s per ate qe kane deshire ti perfaqsoj, jo kushdo mund te votoj.

 

 

 

 

 

 bebi kur do cice ben me gisht nga cica

Po pra Sol, edhe une i kam shkrujt e-mail rames dhe berishes, nga njera pale du kandidate zajminen nga tjetra ciljeten, po se rrujti njeri

nje pietje Fahri Balliu ku kandidon?

Te kthesa Kamzes do kandidoje Faqezi Ballziu (e di qe ka perseritje po s'o faji im)

O Arber, ça robi paske qene o burre. Vje ktu e na prish gezimin e dasmes se Tropizmes. Se mos u bone xheloz ore se e zgjidhim prihere ket muhabet, e te qisim prape te Dudushi e te martojme ene ty me Makbule Ceçon (se Arta Dade kom fryke se te vret ene ty).

Plako po seriozisht car te bojme ne kur nuk dume me qajt? Do qeshim pra mo se t'i hyshe me seriozitet muhabetit bo puf nga inoti. Pastaj atyne qe u jepet mundesia me e thone llafin aty ku duhet e thone.

 

Ti LS mos u mbro kot se ty te paskan arrestu n'Maqedoni, ose si i thone, IRJM.

Mrroklle iiiiiiiiiii sa me ke zhgenjy! E ke me verte ate pytjen apo sa per humor ene ti?

Mos me thuj qe nuk e pate kuptu qe Rama boni ket ligj elektoral per te bo zap partine ku asnji nuk e do perveç ktyne qe i mori nga rruga ene i tha "Pse rri koth rrugve? Hajde futu m'Parlament!"

Ke PD-ja o pak nryshe muhabeti se Salen nuk e do absolutisht asnjoni. (flas per ata qe duen me u bo deputete jo per militante pa dhome qe brohorasin neper mitingje)

 

Mu ne IRJM me kane Q. kocken ne IRJM po muhabet qeter ai. Po kur te jete nai teme tjeter me muhabete per te qesh do ju tregoj te fortat se perveç dajakut e halleve ka pas ene ca te forta qe mas dy vjetesh jane bere shume me te kendshme per tu tregu se problemet jane harru (pjeserisht se psh akoma e kom te nalume ene tre vjet me shku te ai veni pa emer)

Jo vallaj, e kisha besu!

Me i' llaf, kisha shume shprese qe ky eshte reformator, jo ne sensin qe hiq Lleshin dhe ver Prengen, por ne ate qe ky do reformonte PS-ne realisht, menyren se si kjo parti do kanalizonte mendimin dhe deshirat e elektoratit te majte!

Tek ky te pakten kisha shprese, se tek ato qe permend ti, une jam i qarte qe vetem ai nalt do i rregulloje punet.

Ky mire e filloi me "nje anetar nje vodke", po nuk e di se c'ndodhi rruges.

Nejse, tashi kushedi nuk eshte koha me i kerku llogari per llukse ketij, se medemek kohe zgjedhjesh!

Si tha ajo barcaleta?

Kur do vije koha qe edhe ne Shqiperi te kemi nje lider Rom?

Po kemi pra, kemi Edi Romen! smiley

P.S.

Si po t'pelqen shqipja ime e shkrujtme mcheftazi?

 

 

Vre ko noshti! Nji anetar nji vodke nuk e shpiku Rama, se o hile e vjeter qe pak para tij e perdori kandidatja e PS-se m'Froncet. Hilja o e thjeshte fare per tu kuptu dhe realizu. Mjafto te bosh si P. i bukur dhe te fitosh simpatine e ca te rinjve, te cilet i bind te regjistrohen ne parti dhe te bejne lobing per ty qe sa me shume te rinje te regjistrohen ne parti (kuotizimi kushto vetem 20 lek te jashtme). Shume shpejt siguro nje baze mbeshtetesish qe s'kane asnje lloj stabiliteti, por qe jane perfekte per "one shot" siç eshte perzgjedhja e kandidatit per president mbrenda nje partie. (ene anej ka ju jone bo ca me "llafe te dalme" per ket muhabet)

Ene Rama kete e deshte per te limitu influencen e Fatosit ne PS dhe jo per t'i dhone mundesi çdo zeri ndryshe qe te shprehet. Ne kete aspekt po ta them me bindje te plote (te krijuar qe para se te hyte ne politike) qe Rama ka nje arrogance qe nuk  e lejon ta imagjinoje se mund ta kundershtosh. Eshte me keq se Berisha i periudhes 92-97 (se me vone ju zu bytha ngushte ene i hudhi uje venes).

PS : pytjen e funit nuk e kuptova se çar deshte me thone autori me ato vargje.

Toko, pse me te kuqe?

E zesa mbi te bardhe, jo e kuqja mbi te bardhe.

Ne kete liste Jozyrtare une nuk qenkam.

Koth-ja ne Elbasan, Soli ne Tirane, po desdemona ne Permet pse?

Më falni o peshq po emrin e Tosit nuk e pash gjëkundi.

Mos ka kaluar me PD-në se thonë (me të dëgjuar e kam) se Berisha pas zgjedhjeve do të dali në pension...

Sot, degjova se Xoxe, me shume mundesi do te jete e 4-ta ne listen e Fierit(mos e dhente zoti), Spiropali ne Diber ..kukukukuuuuuuuuuuuuuuaaaauuuuuuuu, Olta Xhacka????!!!, Arjon Muca?????!!!!!. Pse nuk thoni qe vate puna jone. Keni ndonje informacion se sa ka vajt pazari per t'u hedh matane Atlantikut....

Ne Elbasan, me thane se nje prej kandidateve e ka pas burrin Ekspert ne Prodhim-Trafikim narkotikesh dhe burgaxhi njekohesisht. Eshte gje e vertete?

prodhonte dhe trafikonte ne burg?

sol tu rrit nera. Apo s'ngjaj dhe si Irlandez une, nuk dukem fare si shqiptar.

po ajo e paska me hak, se me ket rast paska shprese me e qit burrin nga burgu !

nuk ishte olta xhacka zedhenesja e mjaft ne 2005 qe buzqeshte per cdo rezultat humbes per ps dhe cdo deputet qe kish fitu pd?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).