Lista e besnikëve të Berishës, bien mbështetësit e Topit, por dhe emra të spikatur të kësaj partie

Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar, Partia Demokratike zyrtarizoi dje një listë zgjedhore, e përbërë kryesisht nga njerëz besnikë të kryetarit aktual, Sali Berisha.

Prej listës janë përjashtuar shumë nga deputetët aktualë të kësaj partie. Bie në sy se numri i atyre deputetëve që janë përjashtuar nga kjo parti është nga grupi që njihet si mbështetësit e presidentit Bamir Topi.

Por nuk janë vetëm mbështetësit e presidentit Topi që janë zbuar nga lista. Një emër i spikatur i së djathtës, si Preç Zogaj, është përjashtuar nga kandidimi. Të njëjtin fat ka pasur dhe Besnik Mustafaj, i cili e paratha këtë gjë para tri ditësh, kur shpalli tërheqjen nga politika.

Deputetët aktualë, që nuk janë njohur si mbështetës të presidentit, e që nuk përfaqësojnë as figura të forta politike, janë vendosur në zona të rrezikshme, me mundësi të mëdha për të mos fituar.

Duhet thënë se nga të shumtit e përjashtuar nga lista janë deputetët e Durrësit, i cili i dha një fitore domethënëse PD në zgjedhjet e kaluara.

Në listat e PD, në vendet e sigurta janë vendosur njerëz që njihen si besnikë të kryeministrit, Sali Berisha, dhe në pjesën më të madhe njerëzit që janë të implikuar në aferat ku shfaqet emri i djalit të kryeministrit, Sali Berisha.

Të diskriminuar nga lista janë dhe emra të tillë që mendoheshin favoritë para disa kohësh, si Arben Imami e Gjergj Bojaxhi. Në listën e PD ka mjaft nga këshilltarët e kryeministrit, Sali Berisha.

Disidenca e së djathtës

Bllokimi i listës deri në momentet e fundit duket se ka pasur një qëllim shumë të qartë, të mos lejojë largimin e deputetëve të PD drejt partive të tjera. Megjithatë, lista e PD është publikuar pak përpara mbylljes së afatit zyrtar, por nuk kanë munguar zërat se deputetë aktualë të saj mund të largohen. Një prej tyre është Preç Zogaj, i cili ka deklaruar se mund të bashkohet me partinë e Spartak Ngjelës. Po ashtu, lista e LZHK ka qëndruar e hapur për të pritur të tillë emra.

Kryeministri, Sali Berisha, përdori një hile elektorale, por që u bë e lexueshme, duke u marrë të gjithë deputetëve firmën me një deklaratë, sipas së cilës ata janë të gatshëm që të kandidohen. Një gjë e tillë i ka mbajtur ata fillimisht pezull. Por shpresat janë shuar përfundimisht dje.

Për t’u theksuar është që ka pasur dhe nga ata deputetë që e kanë pasur emrin të sigurt në listë, e megjithatë kanë patur dyshime të forta deri në momentin e fundit.

Berisha kandidon Sterkajn, e pati quajtur “bir bushtre” në Kuvend

Në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, në një vend të sigurt do të jetë dhe Paulin Sterkaj, që në zgjedhjet e vitit 2005 kandidoi nën siglën e PS dhe ishte një nga emrat që u lakua më shumë në media, por dhe në raportet ndërkombëtare si grupi i njerëzve me pará dhe financime të dyshimta në fushatë.

Megjithatë, Sterkaj do të mbahet mend si dora e fortë e Edi Ramës gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2007. Ndaj tij u hodhën jo pak akuza nga mazhoranca.

Por kulmi i përplasjes Berisha-Sterkaj ishte gjatë një seance parlamentare, kur kryeministri, Sali Berisha, sulmoi deputetët e opozitës si të lidhur me krimin. Në këto momente, deputeti socialist, Paulin Sterkaj, reagoi duke shkuar drejt podiumit ku ndodhej Berisha. Ky i fundit iu drejtua duke i thënë: “Unë të çaj kafkën mor bir bushtre”. Kamerat nuk arritën ta fokusojnë qartë këtë moment, por fjalët u dëgjuan mjaft mirë. Sterkaj, i irrituar në maksimum, iu përgjigj Berishës duke i thënë: “Ti bushtrën e ke në familje”.

Sterkaj ishte pjesë e grupit të deputetëve që lanë Partinë Socialiste dhe që votuan për presidentin e ri, të dalë nga PD. I njohur si përkrahës i Nanos, ai shpesh shihej si një njeri që mund të përdorej si pakicë kërcënuese ndaj nismave të Ramës.

Lista e Berishës, tentativë për të përçarë minoritetin grek

Lista e Partisë Demokratike është qartësisht një përpjekje për të krijuar përçarje në minoritetin grek.

Në listën e demokratëve janë përfshirë dhe dy zyrtarë të partisë që pretendon se përfaqëson këtë minoritet, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Bëhet fjalë për Spiro Kserën dhe Kosta Barkën që kanë deklaruar divorcin e tyre me Vangjel Dulen. PBDNJ ka dalë në koalicion me Partinë Socialiste.

Prej kohësh kryeministri, Sali Berisha, po bën presion ndaj kësaj partie, që ajo të përfshihet në koalicionin e djathtë.

Por PBDNJ ka kritikuar vazhdimisht qeverisjen e Berishës, edhe pse ka pasur një përfaqësues të saj në ekzekutiv.

Dule para pak ditësh hodhi akuza shumë të rënda ndaj kryeministrit, Sali Berisha, duke thënë se ai është përpjekur që të përçajë Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Një gjë e tillë mund të acarojë marrëdhëniet e Berishës me minoritetin grek e më tej.

Para pak ditësh, një gjykatë e Vlorës, nën ndikimin e ministrit aktual të Drejtësisë, dënoi me gjashtë muaj burg kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Kandidati i PD, Kosta Barka, i treti ministër i Berishës që merret i pandehur

Në listën e Partisë Demokratike do të jetë dhe Kosta Barka, që ka mbajtur postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale deri para pak kohësh.

Një fakt për t’u theksuar është që edhe ministri Kosta Barka është thirrur si i pandehur, duke e çuar në tre numrin e ministrave të kabinetit Berisha që merren si të pandehur.

Kosta Barka, ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, është thirrur i pandehur nga prokuroria e Beratit. Mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës për abuzimin me fondet e qendrës së fëmijëve të ngujuar në Poliçan. Çështja doli në dritë muaj më parë, ndërsa prokuroria nisi hetimet. Sipas akuzës, abuzimi me fondet është bërë gjatë periudhës që ai ka qenë në krye të ministrisë.

Problemi u ngrit nga drejtoresha e atëhershme e qendrës së fëmijëve të ngujuar, që deklaroi se fëmijët nuk kishin ushqim dhe iu bëri thirrje prindërve që t'i merrnin pranë familjeve, pavarësisht situatës në të cilën ndodheshin.

KKRT del vetë në fushatë, “harron” se do e monitorojë atë

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, Mesila Doda, dhe një anëtar i këtij bordi, Altin Ndroqi, do të jenë në listat e Partisë Demokratike. Kështu, institucioni që do të ketë për detyrë të monitorojë mediet gjatë kësaj fushate, do e ketë vetë kreun e saj të angazhuar thellësisht. Doda, e cila ka punuar si zëdhënëse e ish-kryeministrit, Ilir Meta, u përfshi në mënyrë të habitur në këtë listë. Doda nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj e madje parlamenti nuk e ka zëvendësuar atë.

Gratë e PD, në vendet e pasigurta të listave

Edhe pse ishte premtuar se këto do të ishin zgjedhjet ku do u jepej një shans më i madh grave, duket se sërish ato do të jenë larg pritshmërisë për t’u zgjedhur deputete.

Shumë pak prej tyre janë vendosur në vende të sigurta të listës së deputetëve. Shumica kanë përfunduar në vendet e fundit të listës së Partisë Demokratike, duke mos pasur asnjë shans përfaqësimi. Duket se PD mund të ketë pesë ose gjashtë deputete femra, çka nuk është asnjëherë 30% e kërkesës së grave.

11 Komente

xhuzepina ne TV mer ej, gazetaret e pyesin per listen e PD-se, ajo flet per Ramen qe s'eshte ne listen e vete. bo cer femre mer eeeejjjjj.

Ueeeeeeeeeeee, cer njeriu jashte kontrolliiiiiiiiiit?!!! Kjo duhet te jete tek 5 mer lal. Gazetaret pa kurrfare dinjiteti, rrijne aty dhe degjojne sentencat e kesaj. Ikini mer dilni nga studio, ju myti npresion.

si me qene Birisha gru smiley

Bah, Berisha eshte sa gjysma e Topallit smiley

Shifni kush na qeveris e na prezanton neper bote!!!! Gazetare super te dobet dhe pa dinjitet, pyetje kot dhe pa kuptim.  Jozi & co nuk duhet te hiqen me vote, por me shqelma bythes.

Jozi & co nuk duhet te hiqen me vote, por me shqelma bythes.

 une do kisha ndonje ide me te poshter se shkelmi ke ai vendi smiley

Por per hir te etikes po e le te nenkuptohet smiley

E pse qeka me e poshter ajo ideja jote? Po te dali qe i pelqen Jozit pastaj? i bie qe ti po i ben nder smiley

 Si i tha plaka hajdutit qe po i vidhte kumbullat ne oborr?

- Ti cuno qeke jo vetem hajdut, por edhe genjeshtar!

Nuk eshte ide e poshter Mona, e poshter je ti Mona qe ste le me te prek te ai vendi .    smiley

Pjese interesante e emisionit ishte ajo ku Kryetarja e Kuvendit nenkuptoi "vjedhjen e votave" ne Tirane gjate zgjedhjeve vendore te 2007-es. Cudi si i ka shpetuar kjo banda e votave qeverise smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).