Lërini në paqe fëmijët, të paudhë

Përpara disa ditësh, programi "Fiks Fare" na bënte me dije mbi pezullimin e shkollave në një prej qyteteve të jugut të Shqipërisë, ngaqë atje kish vënë këmbë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Kamerat kishin ndaluar në dyer shkollash të ndryshme, të cilave u ishte vënë dryni. Sikur të mos mjaftonte kjo, ishin intervistuar mësues e drejtues shkollash, të cilët ose e justifikonin urdhrin për pezullimin e mësimit, ose bënin çmos për t‘iu shmangur mikrofonit të gazetarit. Në anën tjetër, fëmijët e të gjitha moshave lodronin të gëzuar në sheshin e qytetit, dhe merrej vesh që nuk e bënin këtë për syçkat e bukura të Jozit; përkundrazi, i gëzoheshin faktit, që bash në atë moment ishin aty, në ajër të pastër (i pastër i thënçin!) e nën shoqërinë e hareshme të sho-shoqit, e jo të ulur ngucshëm në bangat e shkollës, duke dëgjuar zërin monoton të mësuesve të tyre.

Më vonë, pavarësisht nga ky denoncim e ndoshta pikërisht për shkak të këtij denoncimi, kjo histori është përsëritur nga kryetarja jonë e Kuvendit (Jozi, si të gjithë njerëzit e pagdhendur të kësaj bote, nuk synon që sjelljet e qëndrimet e saj t‘i ngrejë në respekt të kodit tonë ligjor e moral, por synon në radhë të parë e mbi të gjitha që, këto sjellje e qëndrime t‘ua hedhë në fytyrë e në mënyrë sfidante atyre që "asaj nuk i duan të mirën&quotsmiley. Është përsëritur domosdo edhe nga ustai i saj, Sali Berisha. Ky i fundit ishte në Vlorë pardje. Kish kopsitur një takim me të rinjtë, dhe siç mund të merret me mend, salla ishte mbushur me gjimnazistë, të cilët, përpara se ta shihnin Saliun si një udhëheqës politik, e shihnin në fakt si manager të një diskoje gjigante. Por Saliut nuk i intereson kjo; i intereson në fakt salla e mbushur dingas, dhe dekori me lajlelule.

Në qytetet dhe qytetthet e periferisë, këto inkursione elektorale të Kryetares së Kuvendit dhe të Kryeministrit janë ngjarje politike, dhe në këtë kuptim ata, d.m.th. fëmijët krejt të pakërthndezur, edhe pse nuk e vënë ujin në zjarr për theksin politik të këtyre vizitave, janë në të vërtetë të përdorur në mënyrën më fyese që mund të mendohet. Këto ngjarje, përveç që mbeten në kokat e tyre si një rrethanë gazmore, ku ata kanë rast të hakmerren në një farë mënyre ndaj (më saktë, t‘i përvidhen) asaj botës së tyre provinciale të sunduar frikshëm prej rutinës, është gjithashtu edhe një leksion i keq, shumë i keq. Është një lloj pedofilie politike, e dënueshme sido që ta shohësh, dhe rrjedhimisht e papranueshme.

Të gjithë prindërit normalë në Shqipëri përpiqen t‘i mbajnë fëmijët e tyre larg ambienteve, ku bëhen e jepen konsiderata politike, e sidomos larg atyre ambienteve, ku këto konsiderata politike ose provokojnë urrejtje ndaj palës tjetër, ose bëhen me një gjuhë rrugaçësh (e mbani mend, besoj, atë tubimin në Shkodër, ku Kryeministri, i rrethuar nga disa njomëzakë, u lëshua të fliste për tredhje e për kastrim, e ku Kryetarja e Kuvendit aty për aty e la mënjanë rolin e një burrneshe rapsodike - të cilin e luan gjithë kohën - dhe mori rolin e nënës së dhembshur, duke tërhequr nga vetja në mënyrë instiktive një prej atyre njomëzakëve të shushatur).

Mirëpo është e kotë që përpiqen. Fëmijët shkojnë nëpër shkolla, dhe aty bien në dorë të ca drejtorëve e të ca mësuesve, të cilët - siç duket - nuk kanë as mend, as kurajo për t‘u thënë politikanëve të ndërkryer të këtij vendi: "Jo, këtë nuk mund ta bëjmë. Nuk mund t‘i mbyllim shkollat e nuk mund ta pezullojmë procesin mësimor për shkak të një vizite elektorale e politike. Nxënësit e shkollave nuk kanë lidhje fare me vizita të këtij lloji. Nuk ka ligj që mund të na detyrojë t‘i mbyllim shkollat e t‘i nxjerrim nxënësit nëpër sheshe në rolin e militantëve njëzetqindarkësh; përkundrazi, ka një ligj që na ndalon ta bëjme këtë". Është për të ardhur keq, që nuk del asnjë mësues e asnjë drejtor shkolle ta bëjë këtë. Është dhe fare e pakuptueshme.

Vërtet, si është e mundur që nuk del qoftë dhe një mësues, vetëm një, mor një për be, për ta denoncuar këtë dukuri, përmasa imorale e antiligjore e së cilës ja bën mu? Çdo gjë është e mundur në këtë Shqipërinë tonë, në këtë Shqipëri, ku fëmijët duhet t‘i mbrojmë jo vetëm nga palavitë e rrugës, por dhe nga palavitë e politikës. Dhe të kuptohemi, edhe sikur të mos bëhej fare fjalë për palavi politike, kjo nuk ndryshon asgjë; ne duhet t‘i mbrojmë nga politika në përgjithësi, e cila, sipas të gjitha udhëzimeve pedagogjike, të sotshme e të moçme, nuk është ushqim për stomakun e fëmijëve 12, 13, 14, 15, 16, 17 vjeçarë. A po, këtyre të fundit duhet t‘u japim një edukim civik, duhet t‘u mësojmë se ç‘është demokracia, ç‘është parlamenti, ç‘është qeveria, ç‘janë partitë, përse mbahen zgjedhjet, ç‘është kushtetuta, ç‘janë institucionet, etj, etj. E në momentin që ne ua bëjmë këtë edukim civik, është mirë të mos i lejojmë të marrin pjesë në tubimet elektorale të Berishës e të Topallit edhe për një arsye shtesë: këto tubime janë bash e kundërta e asaj që na thotë edukata civike. Dhe ajo etiko-morale, po të doni.

17 Komente

(Jozi, si të gjithë njerëzit e pagdhendur të kësaj bote, nuk synon që sjelljet e qëndrimet e saj t‘i ngrejë në respekt të kodit tonë ligjor e moral, por synon në radhë të parë e mbi të gjitha që, këto sjellje e qëndrime t‘ua hedhë në fytyrë e në mënyrë sfidante atyre që "asaj nuk i duan të mirën&quotsmiley.

... smiley

5 Yje. Fle me mullixhine. smiley

P.S. Pse kjo zonje grua refuzoi te perfaqsonte parlamentin ne ceremonialin protokollar te perkujtimit te te reneve per liri ?

Ligesia trashegohet bres pas brezi dhe sipas gjenetikes lidhet me berthamen e qelizes.

 

...Kkjo gje eshte shume e keqe, per arsyet qe thuhen me siper dhe aq me keq kur behet me qellim .....ky eshte turp i madh....

Cdo sistem arsimor denon rreptesisht individet qe bejne propagande politike ne forme direkte ose indirekte ne institucionet qe furnizojne edukim qytetareve te moshes -18 vjeç!

Sot kthehem nga puna dhe konfrontohem ne sfond me imazhet e kryeministrit ne nje shkolle dhe sharjet nen ze te familjareve te mi per kulturen elektorale te atij populli qe s'kursen as femijet. Atje nuk eshte vetem pozita zhul por dhe opozita eshte kthyer ne nje mekanizem te ndryshkur, e cila kur vjen ne pushtet nuk ndryshon aspak nga ato qe po qeverisin sot; ceshtje korrupsioni, pushteti dhe prestigji! Nje popull i tere eshte versulur te zhvasin te mirat publike. Dhe keto plehre, keto marioneta politike, nuk ngrene zerin ndaj nje fenomeni ku shkollat jane kthyer ne nje fushe propagande elektorale! Turp te ju vije dhe harom vota qe ju japin ato mend- dhe barkthatit ne Shqiperi!

pedofili politike

YUCK! SHAMEFUL TO THE POINT OF GETTING A CHRONIC ALLERGY!

ps. ju plaste koka nga shen Cajupi! Cope cope ju befte!

 

hahaha si ne kohen e xhaxhit. edhe nje cik dhe nxenesve shembullore do tju shpernahen tituj nderi  "Azem Hajdari".

Njihni ndonje vend tjeter neo-demokratik ku ndodhin keto gjera?

 

Njihni ndonje vend tjeter neo-demokratik ku ndodhin keto gjera?

ONLY MADE IN ALBANIA

Me kujtohet viti 1986 kur ne shkollen tone erdhi xhaxhi Ramiz me disa anadollake dhe ne nuk beme mesim.Grupi i shkolles dha nje concert me kenge per nder te tyre. Eshte e njejta pamje e njejta histeri.Pse valle. Harbuterite politike e Jozit dhe shpellarit shqiptaret do i gjejne nje hale fshati per tu konservuar qe te mos ndotin me ambientin. 

Si gjithmone artikujt e Mucit te mirepritur.

1986 apo 1886 ?

Ketu ne US njoni e hudhi shkollen ne gjyq sepse e detyronte femijen ne mengjes te thoshte the pledge of allegions, te cilen Ajzenhaueri e beri 31 fjaleshe duke i shtuar dy fjalet problematike "under God". Ja per kete tekst (dy llafet e nxime) boni nomin tjetri:

"I pledge allegiance to the flag of the United States of America and to the republic for which it stands, one nation under God, indivisible, with liberty and justice for all."

vertet si ka mundesi qe politikanet marrin femije neper mitingje si jozi si rama me vullnetaret e tij , a nuk eshte jonjerezore kjo gje

Nuk mund te krahasohen vullnetaret e Rames (e thote vete e emri "vullnetar&quotsmiley me femijet qe merren padrejtesisht nga bankat e shkolles dhe kthehen ne spektatore te nje shfaqjeje televizive.

more po ata jane femij shkollash vullnetare eshte vetem nje emerapo dalin per ekskursion mbas xhaxhi rames

Emri "vullnetar" s'do te thote asgje. Me rendesishme ne keto caste eshte pafuqia e Rames per te detyruar njeri qe te dali ne veprimtari politike, ndryshe nga pala tjeter e cila ka edhe gurin, edhe arren.

Po pse ore a nuk qeshte e zgerdhiej "burnesha" kur sikari i saj shpirteror ulurinte ne Shkoder per "tredhje" ne sy te kalamajve te kopshtit ? Domosdo qe edhe kjo do shkoje per "tredhje" ne Vlore.. smiley Keta jane monstra te Huribinave ..ai qe ja di "kuptimin" laberisht e merr me mend se cfare eshte "mami- speaker " shpirteror  i Huribinave qe flene mbi "dafina" . Lamasher!

 Idris, ca eshte sikari, te lutem? Nje ide e kam ne fakt nisur nga fjalet perberese, po vetem qe s'do e besoja per xhuzepinen se ajo ta shpif. smiley

smiley  s'e kisha kap ket...  smiley  

PS e ka kap frymezimi per fjale pikante kto ditet e funit.

Jozefina eshte Huribineshe ...nuk eshte sikare  smiley Them se ajo qe ke ne mendje eshte me se e vertete ! Kjo eshte nje fjale qe e kam hasur per here te pare ne perkthimet e nje ish te burgosuri ( tani nuk rron me) por perkthyes NIVELI ne veprat e ENGELSIT... smiley qe portretizon fanatiket injorante te pjeses KOKORE por me vend te ndryshem ne trup! U zgjata pak si me kthesa , se LLukani - puritani ...gati eshte ne se do kisha folur drejt per drejt . Keshtu them se ja futa topin per shalesh . Jo Bamirin! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).