Kur Berisha brohoret: Rroftë liria!

Të gjithë diktatorët dhe kaudiliot e botës kanë folur për lirinë, janë betuar për lirinë, kanë mashtruar popujt në emër të "lirisë së popullit". Kështu kanë bërë Musolini, Hitleri, Enveri, Stalini apo të gjithë truiliot. Duke u betuar për lirinë krijuan sisteme skllavëruese, ku "mbrojtësi" i lirisë nuk ishte sistemi i institucioneve që i pengon pushtetet politike dhe qeveritë të dhunojnë liritë e të drejtat e njerëzve, por vetë qeveria, Kryeministri, lideri. Pra, në kohën e Musolinit "mbrojtës" i lirive dhe të drejtave ishte jo sistemi i institucioneve, jo drejtësia dhe gjyqësori i pavarur, por Musolini, në kohën e Hitlerit-Hitleri, në kohën e Stalinit-Stalini, në kohën e Enverit-Enveri. Dhe ne e dimë se si u "mbrojt" liria dhe të drejtat e njeriut nga këta tiranë.

Por sot ka dalë përsëri një tjetër lider që pretendon "të mbrojë" liritë dhe të drejtat e shqiptarëve duke e korrigjuar dhe reformuar sistemin e institucioneve. Po ashtu si Enveri, ai ka vendosur të qëndrojë shumë gjatë në politikë për të bërë të mundur ëndrrën e shqiptarëve, integrimin në Evropë që është, në thelb, një ëndërr lirie. Pra pas thuajse 20 vjet tranzicion ne nuk kemi një sistem institucionesh që na mbron nga ekseset e liderëve, por kemi një lider shpëtimtar, një Mesia, që mbron lirinë tonë nga ekseset e sistemit, që "na mbron" nga institucionet. Dhe kjo "mrekulli" u pa edhe në kongresin elektoral të PD-së, ku pa asnjë pikë modestie Sali Berisha bëri thirrje të votohet për Sali Berishën.

Dhe qëndrimin e tij në politikë edhe për shumë vite të tjerë (le të pëlcasë armiku!) e lidhi me fatin e popullit, me të ardhmen evropiane të tij. Vetëm liderë si Hitleri kanë pasur çmendurinë politike të unifikojnë publikisht fatin e vet me atë të popullit, ndërkohë që edhe Enver Hoxha ishte shumë më dinak për të dëshmuar hapur një kult të tillë prej megalomani. Ai u shndërrua në Zot, në Zeus, e megjithatë për "politikë" deklaronte "nuk jam koka e Zeusit". Diktatori Hoxha bënte thirrje të votoheshin "kandidatët e Frontit Demokratik", që ishin në fakt kandidatët e Partisë së Punës, por nuk arriti kurrë të bënte thirrje, votoni për Enverin. Sali Berisha arriti t‘ia kalojë edhe diktatorit, duke bërë thirrje të votohet për Berishën! Eshtë një degradim politik që përputhet me dinamikën e natyrës së tij të pandreqshme prej autokrati.

***

Kryeministri Berisha u përpoq të shitej në Kongresin elektoral të PD-së si kampion i lirisë dhe të drejtave të njerëzve. Veç qëndrimi i tij politik është edhe më i vjetër sesa ai i Skënderbeut, i cili mbi 5 shekuj më parë u thoshte shqiptarëve: Lirinë nuk ua u solla unë! Berisha bën të kundërtën. Po mbush 20 vjet në politikë dhe akoma u kërkon shqiptarëve që ta votojnë Berishën, liderin e vetëm që mund të përmbushë ëndrrën e tyre evropiane, ëndrrën e lirisë. Por tashmë dihet që kur luftohet për lirinë kombëtare, kur nuk ka institucione luftëvazhdonjëse, një lider mund të luajë një rol të pazakontë dhe humbja e tij mund të sjellë, edhe pse jo përgjithmonë, zbaticën e luftës për liri. Kështu ndodhi në rastin e Skënderbeut. Por një skemë e tillë është shumë e vjetër, shumë patriarkale, shumë autokratike për t‘u zbatuar sot, kur problem nuk është më liria e kombit, por liria e popullit, pra jo liria kombëtare por shoqërore, jo liria e shqiptarit nga i huaji por liria e shqiptarit nga shqiptari, liria e shtetasit dhe qytetarit nga lideri e pushteti i liderit.

Dhe kjo liri qytetare dhe shoqërore, që në vetvete përbëhet nga një strukturë të drejtash (të punës, pronës, të lëvizjes, fjalës, organizimit, protestës, kritikës) nuk mund të garantohet nga lideri i pushtetit apo pushteti i liderit, por nga institucionet e pavarura, nga pushteti i liderit dhe lideri i pushtetit. Pra këto liri dhe të drejta mund të mbrohen vetëm kur institucionet e pavarura si prokuroritë, gjykatat, avokati i popullit, media, shoqëria civile, veç e veç dhe tok, nuk e lejojnë liderin që të abuzojë me pushtetin, nuk lejojnë fanatikët e liderit në pushtet që të dhunojnë këto të drejta.

***

Të pretendosh si Berisha se ai, qeveria, pushteti i tij dhe partia e tij janë garancia e lirive e të drejtave dhe jo sistemi e institucionet e tij, do të thotë të deklarosh hapur dështimin e sistemit me pushtete dhe institucione të pavarura. Eshtë njëherazi provë se nuk ke asnjë kuptim mbi rëndësinë që ka ndarja e pushteteve për lirinë dhe të drejtat. Të mos kuptosh se liritë dhe të drejtat janë zhvilluar dhe mbrojtur në Evropë, që nga koha e Kartës së Madhe të Lirive, vetëm duke kufizuar pushtetin e monarkëve dhe jo duke e rritur atë. Në fakt Berisha nuk ka lënë gur pa lëvizur që të mos themelohet në Shqipëri një sistem me institucione dhe pushtete të kufizuara, të ndara, të balancuara. Lufta e tij kundër kryeprokurorëve të radhës, shantazhimi i gjyqtarëve që nuk i shërbejnë, prodhimi i juristëve në kursin e plepave, projektkushtetuta e vitit 1994, të gjitha synonin krijimin e një pushteti ku përqendroheshin të gjitha pushtetet, krijimin e një sistemi "heliocentrik", ku Berisha do të ishte qendra, "dielli" i tij.

Sundimi i plotë, total dhe jo liria e pushteteve dhe ndarja e tyre mbetet ëndrra e pafjetur e Berishës. Këtë qëllim kanë edhe reformat "e mëdha" (të kryera, mjerisht, në bashkëpunim me Edi Ramën) për ndryshimin e Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor që e kanë bërë Berishën një Kryeministër më të fuqishëm, që i kanë bërë deputetët më të nënshtruar po ndaj Kryeministrit që është edhe kryetari i partisë që cakton se kush do bëhet deputet, që i bën deputetët të ulin kokën para vullnetit të Kryeministrit, ndryshe humbasin karrigen e deputetit, që i jep mundësi Kryeministrit të zgjedhë Presidentin e Republikës vetëm me votat e shumicës së tij, pra të vërë në krye të "qeverisë së gjyqësorit" një besnik të tij që do të thotë, veten e tij. Të gjitha reformat e Berishës kanë çuar në një humbje të lirisë së institucioneve të pavarura përballë pushtetit në zgjerim të Berishës mbi të gjitha, në bjerrje të lirisë së pushtetit të drejtësisë. Dhe atje ku nuk ka drejtësi nuk mund të ketë liri dhe të drejta.

***

Krejt në kundërshtim me atë që Berisha deklaroi në Kongresin e tij elektoral, reformat e tij nuk të çojnë në Evropë, por në gropën e tragjedive, si ato të piramidave financiare apo të Gërdecit. Si tragjedinë e piramidave ashtu edhe atë të Gërdecit, Berisha kërkon t‘i paraqesë si "aksidente" që ndodhën nga "padija". Por këto tragjedi dhe të tjera skandale janë prova kokëfortë e mosfunksionimit të sistemit të institucioneve që duhet të kishin denoncuar me kohë verbërinë, injorancën, padijen e qeverisë. Në të dyja rastet sistemi, institucionet e tij nuk e parandaluan katastrofën, nuk i mbrojtën jetët e qytetarëve, paratë, pronat e tyre. Përse? Sepse i kishte trembur pushteti skandaloz i Berishës. Institucionet heshtën, ashtu sikundër heshtet përballë terrorit që shkakton një mafie. Dhe pasi e ka bërë sistemin të dështojë në parandalimin e një tragjedie si ajo e Gërdecit, pushteti i Berishës po lufton me shpirt ndër dhëmbë të pengojë pushtetin e drejtësisë, lirinë dhe të drejtën që duhet të ketë ky pushtet të hetojë dhe gjykojë shkaktarët e tragjedisë. Berisha është kundër të drejtës, kundër së vërtetës së tragjedisë së Gërdecit, sepse në këtë aferë të tipit mafioz duket i përfshirë thellë djali i tij, ministrat e tij, bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Interesi privat i Berishës, përfitimet dhe pasurimi i tij, i klanit politik dhe i familjes, janë në konflikt me të vërtetën dhe të drejtën. Sepse e vërteta e "Gërdecit" është korruptimi i familjes dhe kabinetit "Berisha", ndërsa e drejta, ndëshkimi i këtij korruptimi. Por ai që është në konflikt me të drejtën, nuk mund të mos jetë në konflikt me lirinë, me lirinë e të gjithë atyre që duan të shqiptojnë të vërtetën mbi të cilën themelohet dhe e drejta. Prandaj pushteti i Berishës, ndërsa Berisha betohet për lirinë e medias, bllokon "për arsye shtetërore" gazeta si "Tema", apo përpiqet të fshijë nga tregu tirazhin e "Gazetës Shqiptare" që i tregojnë publikut të vërteta të zymta për tragjedinë e Gërdecit. Pushteti i Berishës dhe qeverisjet e tij kanë degraduar përfundimisht në qeverisje antiliri, sepse bazohen te gënjeshtra dhe jo te e vërteta, te padrejtësia dhe jo te drejtësia.

***

Konflikti i interesit që i ka lindur me drejtësinë dhe lirinë e saj për shkak të korrupsionit pushtetar dhe familjar, e bën Berishën që të mos shprehet për lirinë e drejtësisë, por në fjalën e tij në Kongres, të flasë vetëm për modernizmin e burgjeve. Çfarë aspirate lirie! Ndërkaq, instinkti autoritarist kundër një sistemi me liri, e bën që të investohet për kultin e tij të individit. "Unë kam bindjen se më 28 qershor qytetarët shqiptarë do të votojnë për Sali Berishën, për luftën e tij kundër korrupsionit me zero tolerancë edhe për krimin e organizuar", deklaroi Berisha. Është një thirrje jo vetë mesianike dhe antisistem, por edhe shprehje e një dëshire të fshehtë, që luftën kundër korrupsionit të mos ta zhvillojë dot sistemi, por vetë i korruptuari, që "ujkut" t‘i varen në qafë mëlçitë. Kur është fjala për t‘u shpjeguar publikisht për misteret e të birit apo skandalet e tjera të qeverisë, ky politikan dinak e kalon "topin" te "drejtësia e cila po heton", por kur është fjala për demagogji premton se do të jetë ai, Berisha, dhe jo sistemi i pavarur i drejtësisë, shpresa e vetme për një luftë me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kulti i Berishës është shpresa e fundit e Berishës për t‘i shpëtuar drejtësisë.

Prandaj, edhe kur premton dhe betohet se do të qëndrojë pafundësisht në politikë këtë nuk e bën në emër të demokracisë dhe lirisë, as që shqiptarët të mund të shkojnë në Evropë. Këto janë premtime dhe betime antidemokratike dhe antiliri, sepse dihet që ku ka liri dhe demokraci ka edhe rotacion liderësh dhe pushtetesh. Në demokraci nuk është lideri që determinon fatin e popullit, por populli atë të liderit. Ku nuk ka liri dhe demokraci, aty ku partia shndërrohet në bandë, në tribu apo klan, shefi i partisë mbetet gjithë jetën në krye të saj. Tamam si në Partinë e Punës. Tamam edhe si në PD. Tamam si Enveri. Tamam si Berisha. Dhe nuk mund të mos gajasesh kur shikon këtë gërmadhë politike që u premton shqiptarëve liri dhe Evropë në këmbim të një mandati tjetër në pushtet. Sepse është një pushtet që e do për të mbytur përfundimisht drejtësinë dhe lirinë.

10 Komente

Parti Sali!

Popull sa te keni ne krye nje Sali

Lirine shikojeni me dylbi......

Zoti Stefani.

Kam degjuar se ju jo vetem merrni nje shume te madhe lekesh per cdo artikull qe botoni kunder Berishes,por Rama ju ka financuar edhe per shtepine,makinen e etj etj etj.(gjoja je prishur me Edi Ramen,se keshtu je me i besushem).

Sa per ato qe shkruan,ne se do te ishin te verteta,Sali Berisha nuk do te fuste Shqiperine ne NATO,ne te cilen duhet te plotesohen krieteret qe ju thoni.

Inati i vetem qe ju keni si pseudoanalist eshte se Sali Berisha nuk i paguan mediat per ta lavderuar.

Shpresoj qe 4 vjecarin e ardheshem,Dr. Berisha nuk do te nxjerre me urdher per te mos hedhur ne gjyq njerez qe shpifin si ju.

Besoj se e keni marre vesh qe analisti me fame "Mero" eshte denuar nga nje gjykate angleze me 50000 euro per shpifje,qe besoj do tja paguaje Edi

 

 

Mor analisti qe analizon analistet, ndoshta duhet analizuar analiza dhe jo analisti. 

Edhe une kam degjuar se Berisha ofron buke,djath,domate per analistet e famshem te tij,Eshte e vertete?

Kam degjuar se ju jo vetem merrni nje shume te madhe lekesh per cdo artikull qe botoni kunder Berishes..... Kete info une e besoj se vjen nga shpura e Lefty! Por ...Hallall te qofte ! Kur ne nje shtet K/Shtetari nuk vjedh e grabit vetem por me gjithe familjen dhe me gjithe ate qe e quan Parti ...ty z. Stefani do te numurojme nje per nje kacidhet qe merr , si rezulttat i punes qe shprehet ne mendimin tuaj . Tani , ne te kundert .Jazek te qofte qe ti nuk merr para si Fariu me libra per Kasandra.

Megjithate shprehje te tilla me duken emocionale """Sepse është një pushtet që e do për të mbytur përfundimisht drejtësinë dhe lirinë . Personalisht ai nuk eshte TRIM...... ai eshte brenda psikologjise se lukunise se UJQERVE qe ulerijne vetem para deleve te Partise si ky soi i anal-isteve . Dhe me shume se 97 askush s'ka nevoje per argumente te tjera! Dhe mbi te gjitha sado qe te desheroje e perpiqet me te gjitha mjetet ai eshte i nje lloi Pusht - tetar qe gjithshka e lidh me Pavdeksine e individit...dmth jashte mundesive te natyres njerezore. Plus si me e rendesishmja ai eshte i SEMURE me manine e madheshtise ....nje semundje me prognoze te shkurter me degjenerim absolut te karakterit !Gje qe do detyroje vete "delet" e sotme te kerkojne nje UJK te ri .

Prape me Berishen o Stefani...po qenke kot fare...tamam historia e pleshtit. Po fillo shaj ca Ramen tani se po te financon Meta. Mbase behesh me i besueshem...

Shkrim i nje bicim ekonomisti, qe per shkak te shperfytyrimit te sistemit shkruan pamflete luftarake dhe te genjeshtra ne mediat shqiptare.

Shumica e shkrimit eshte e mbushur me genjeshtra dhe shtremberim te fjaleve te Berishes, ofendim per lexuesit me pasaktesite dhe lojra fjalesh te nje ekstremisti me mjeker qe bastardon cdo gje duke genjyer sa te munde per qellime elektorale.

T'i marrim ma rradhe:

- Berisha ne fjalen e tij ne Kuvendin elektoral premtoi konsolidim dhe zgjerim te lirive te qytetareve, ku nder te tjera dhe me theks te vecante forcimin e pavaresise se institucioneve por edhe pergjegjesine e tyre para ligjit qe jane te domosdoshme per funksionimin dhe mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetareve.

Eshte fakt qe keto kane ndodhur qe ne mandatin qe po kalon te qeverise aktuale.

Te gjitha te drejtat dhe lirite e sanksionuara ne ligjin me te larte shqiptar, jane respektuar dhe mbrojtuar nga shteti. Prona, shprehja dhe mendimi i lire, levizja e lire, besimi, tubimi etj.

Institucionet e shtetit nuk kane qene asnjehere me te pavarura ne historine e Shqiperise. Gjykatat e te gjitha shkalleve dhe prokuroria eshte plotesisht e shkeputur nga te gjitha ndikimit e ekzekutivit.

Sic duket ky ekstremisti i Rames kerkon kohen e socialisteve dhe pavaresine qe kishin ne ate kohe institucionet. Kerkon kohen e tyre kur gjykatat ishin te mbushur me militante te partise ne pushtet, kur prokuroria nuk ndermerrte asnje hetim per skandalet e ekzekutivit te atehershem.

- Ku eshte e keqja dhe aspekti kunder lirise qe Sali Berisha te kerkoje te votohet nga populli i tij ne menyre demokratike, ne zgjedhje te ndershme dhe te drejta? A nuk e bejne kete te gjithe lideret e botes demokratike? A nuk e beri Obama, Sarkozy apo Berluskoni?

- Mediat kane qene me te lira se asnjehere tjeter, duke bere bile edhe shpifje nga me monstruozet qe ne vende perendimore me tradite demokratike nuk do te kishin shpetuar aq lehte, megjithate ne Shqiperi asnje padi ndaj tyre, asnje presion apo blerje mediash sic ben lideri i ekstremistit Stefani, Rama.

- Po kush eshte Berisha dhe partia e tij? Berisha eshte intelektuali qe per shkak te lirive dhe te drejtave te njerezve i hyri politikes dhe drejtoi levizjen demokratike qe permbysi sistemin totalitar stalinist ne Shqiperi.

Berisha dhe partia e tij vune bazat e sistemit demokratik dhe kapitalist ne Shqiperi.

Berisha dhe partia e tij e Qendres se Djathte, ose ndryshe partia qe perfaqeson dhe mbron filozofine e liberalizmit klasik, te drejtave dhe lirive te fituara me mund dhe konservuara ne dekada dhe shekuj.

Berisha dhe partia e tij e bene Shqiperine anetare te NATO-s, organizem politiko-ushtarak ku po nuk plotesove disa kritere baze nuk te qas kush aty.

- Sa per ndryshimet kushtetuese, Stefani te shkoje se pari dhe t'i kerkoje llogari liderit te tij Rama, pasi Berisha edhe sikur te donte nuk mund t'i bente vetem. Sic duket dy lideret politike kryesore mendojne se ndryshimet jane normale dhe qe i duhen sistemit dhe aspak qe e cenojne ate.

- Si perfundim, shprehje dhe shenje e lirise jane edhe traktet gjithe urrejtje dhe ekstremizem te ketij bicim ekonomistit qe do te duket si filozof dhe shkruan cdo dite.

Ka ardhur kohe te pyesim se cfare kontributi jep ky person per sistemin dhe publikun? Asgje pervec ekstremizmit qe ka ne shkrimet e tij kunder nje politikani apo partie dhe sejmenllekut ndaj nje politikani tjeter qe po ta analizojme perben me te vertete shqetesim.

eh kjo fushata eshte kohe bolleku per kapterra si puna e stefanit,nanos e ndonje tjeterr i ka ra spata ne mjalt me nje lider si rama qe mundohet ta mbaje pushtetin me para por do vije edhe dita kur keta hiena te i neveriten njerezve. nga keta hiena shqiperia vec deme ka

Ku nuk ka liri dhe demokraci, aty ku partia shndërrohet në bandë, në tribu apo klan, shefi i partisë mbetet gjithë jetën në krye të saj.

Nuk o puna ke 'liri-demokracia' or Stefan.. Kur nuk ka ideologji thuaj!!! Gjithe ky carcaf, dhe prap si kau peles ja ka fut!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).