Kroati Kuzhe është trajneri i ri i kombëtares

Tridhjetë e pesë ditë nga shkarkimi i holandezit Ari Han, Federata Shqiptare e Futbollit emëroi kroatin Josip Kuzhe (57 vje&ccedilsmiley në detyrën e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare. Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjatë një konference të shpejtë për shtyp (gati 4 minuta) në ambientet e qeverisë së futbollit shqiptar.

Kuzhe do të nënshkruajë së shpejti një kontratë 2.5 vjeçare me FSHF-në, në versionin me rinovim: 1 vit + 1.5 vjet. Sipas asaj që deklaroi bosi i futbollit shqiptar, Armand Duka, Kuzhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Shqipëri, ndërkohë që ndryshe nga paraardhësit e tij të huaj stafin e tij teknik do ta ketë tërësisht shqiptar.

“Josip Kuzhe do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë. Ky vendim u mor në mbledhjen e komitetit ekzekutiv. Tashmë do të jetë administrate e Federatës Shqiptare të Futbollit ajo që do të kryejë formalitetet e rastit. Brenda javës Kuzhe do të jetë në Tiranë dhe do të nisë menjëherë punën. Këto tri ndeshje nuk është se ndryshojnë pozicionin e Shqipërisë në renditje, megjithatë ne dëshirojmë të shikojmë ndeshje sa më të bukura, pse jo edhe rezultate pozitive”, - theksoi Duka, presidenti më i plotfuqishëm që ka njohur ndonjëherë Federata Shqiptare e Futbollit.

Ish-tekniku i Ruandës do të jetë i 16-ti në historinë e Kombëtares shqiptare dhe i pesti (i huaj) në stolin e Shqipërisë në shtatë vitet e fundit, cikël që nisi me italianin Xhuzepe Dosena, e vazhdoi me gjermanin Hans-Peter Brigel, kroatin Oto Bariç e holandezin Ari Han.

Kuzhe, për të cilin investoi me konsiderata pozitive vetë ish-trajneri i Kombëtares, Oto Bariç, “fitoi” në distancë “garën” me kroatin Ilija Lonçareviç (65 vje&ccedilsmiley e austriakun Peter Pakult (50 vje&ccedilsmiley. Që të tre ishin sipas FSHF-së, kandidatë zyrtarë për stolin e Shqipërisë.

“I kam të gjitha cilësitë e duhura për të drejtuar Shqipërinë, për të përzgjedhur lojtarët dhe bërë një ekip të mirë. Synimi im është që ta përmirësojë sa më shumë këtë ekip. Kam ambicie të mëdha”, - tha Josip Kuzhe (27 vjet eksperiencë si trajner), gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me Dukën.

Ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit do të jetë tekniku i shtatë i huaj që ka drejtuar në Shqipëri dhe i dyti trajner kroat. Kuzhe ka drejtuar për dy muaj përfaqësuesen e Ruandës (tetor 2007-janar 2008), duke e çuar atë në finalen e Sesafa Cup të zhvilluar në Tanzani, në nëntor të vitit 2007.

Presidenti i FSHF-së, Duka qartësoi edhe disa detaje në lidhje me kushtet e kontratës së trajnerit të ri, të cilat në dukje janë më “agresive”, në raport si me Dosenën, Brigelin, Bariçin e Hanin: “Sipas kushteve që i kemi vënë Kuzhe do të qëndroje në Shqipëri gjatë gjithë kohës. Kontrata e tij do të jetë 1+1 vit e gjysmë, pra me opsion zgjatjen e kontratës në bazë të rezultateve që do të arrijë në vitin e parë. Prishjen e kontratës pas një viti mund ta bëjë vetëm FSHF-ja, jo trajneri. Kushti kryesor që i është vënë trajnerit ka të bëjë me përgatitjen e skuadrës për eliminatoret e ardhshme, po rikuptohet duhet të marrë rezultatet maksimale në tri ndeshjet e mbetura”.

Vetë Kuzhe në konferencën e tij gjatë të premtes së kaluar tha: “Gjithë kohës që Oto Bariç ka qëndruar në Shqipëri, kam ndjekur vazhdimisht rezultatet e kombëtares suaj. Bariç më ka folur gjithmonë shumë mirë për futbollin shqiptar. Ishte ai që më shprehu dëshirën që unë të bëhesha trajneri i Shqipërisë, duke më shpjeguar shumë gjëra të tjera. Nëse do të jem trajner i Shqipërisë, vij për dy arsye tepër të forta: së pari, për anën profesionale dhe së dyti, dua të fitoj në drejtimin e Shqipërisë. Dua që të jetoj në Shqipëri, për t’i njohur sa më mirë njerëzit këtu. Dua që të ndihem mirë dhe të punoj për të arritur rezultate, sepse Shqipëria ka shumë talente”.

Tashmë, Kuzhe është zyrtarisht trajneri i Shqipërisë, dhe të gjithë presin të shohin frytet e para të punës së tij, edhe pse Ari Hani i ka “lënë në derë”, ekipet më të forta të grupit: Portugalinë, Danimarkën e Suedinë.

Nofka “Kumarxhiu”
Ish-trajneri kampion i Dinamos së Zagrebit (2006), por me një eksperiencë punë në Gjermani, Australi e Japoni, i vlerësuar si një teknik inteligjent. Kroati njihet për pasionin e tij për paratë, për të cilat braktisi Ruandën. Kuzhe, një adhurues i yllit të Milanit, brazilianit Kaka, njihet me nofkën “Kumarxhiu”, për shkak të pasionit të tij për ruletën.

3 Komente

..suksesi i nje klase varet 80% nga nxenesit sa toca/t' qut jane,...vej Ajshtojnin mesus po te dush,

 Tranieri i mire duhet per brezin e njome , jo per ata qe e kane marre edukaten futbollistike. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).