KQZ rreshton në bllokun e partive të majta demokristianët

PD merr kontrollin absolut të komisioneve zgjedhore
Shorti mund ti japë së djathtës tre nga katër anëtarët e GNV-ve

Partia Demokratike merr kontrollin absolut në komisionet e numërimit të votave. Loja e bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ditën e djeshme, i jep mundësinë mazhorancës që të ketë shumicën e anëtarëve në grupet e numërimit të votave për çdo Komision Zonal të Administrimit të Votave. Gjatë mbledhjes së radhës, është marrë vendimi që PDK-ja të përfaqësohet në vazon e partive të majta. Kjo i heq mundësinë opozitës që të ketë numër të barabartë anëtarësh me mazhorancën në grupet e numërimit të votave. Duke u bazuar tek vendimi i djeshëm i KQZ-së, del se në çdo GNV, PD-ja dhe aleatët të kenë tre nga katër anëtarët. Por, përfaqësuesi ligjor i socialistëve, zoti Gjoncaj dhe anëtarët e majtë në KQZ, e kanë kundërshtuar një vendim të tillë.

Vendimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi Partinë Demokristiane në vazon e partive të majta, prej të cilave do të dalë edhe anëtari i tretë ose i katërt në komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Grupimi i partive politike u bë mbi bazën e shkresës që sekretari i Kuvendit, Albert Kushti, i ka dërguar KQZ-së, në të cilën flitet për partitë që kanë qenë vetëm në qeveri dhe jo ato që janë jashtë qeverisë, por që i përkasin së djathtës. Me gjithë deklarimet e përfaqësuesit të Partisë Demokristiane se partia që ai përfaqëson në Komision është e spektrit të djathtë, KQZ-ja vendosi që ky subjekt të futet në vazon ku janë partitë e majta.

Debatet
KQZ-ja u përfshi dje nga debatet kur në momentin e përcaktimit të partive që do të kandidojnë për anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave (GNV), PDK-ja, e drejtuar nga Nard Ndoka, përcaktohet si e majtë. Shkaku për këtë ka qenë letra e dërguar nga Kuvendi, ku përcaktoheshin vetëm partitë që janë në qeveri. Përfaqësuesit politikë dhe anëtarët e KQZ-së kërkuan që përcaktimi që është bërë nga Kuvendi të ishte më i saktë. Sipas tyre, gjatë katër viteve ka pasur zhvillime në skenën politike dhe për pasojë, në letër duhet të ishin reflektuar edhe këto ndryshime. Për përcaktimin e grupit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pati tre propozime. Propozimi i parë ishte që në listën e partive të djathta të ishin PR-ja, PAA-ja, PAD-ja dhe PDK-ja, ndërsa në propozimin e dytë parashikohej që të ishin PR-ja, PAA-ja, PAD-ja. Në propozimin e tretë përfshiheshin pesë parti politike: PR-ja, PAA-ja, PAD-ja, PDK-ja dhe PBDNJ-ja. Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ tha se partia e tij është e djathtë dhe si rrjedhim ajo duhet të jetë në vazon e partive të djathta. “Ne kemi qenë pjesë e qeverisë së djathtë dhe nuk mund të quhemi të majtë. PDK-ja dhe koalicioni “Poli i lirisë” është qartësisht i pozicionuar djathtas. Edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj, kundërshtoi grupimin e partive politike duke u shprehur se lista e dërguar nga Kuvendi është “listë e një militanti politik”. Argument tjetër i PS-së për mosmiratimin e udhëzimit për hedhjen e shortit të anëtarit të tretë dhe të katërt në GNV lidhej me numrin e deputetëve që forcat politike duhet të kenë në Parlament për të marrë pjesë në short. Përfaqësuesi i partisë më të madhe opozitare tha se disa nga partitë nuk e plotësojnë numrin e deputetëve që kërkon ligji. “Disa parti politike që prej vitit 2005 kanë rrjedhje të deputetëve dhe kanë më pak se dy deputetë. Këto parti duhet të përjashtohen nga shorti”, - tha Gjoncaj.

Debatet
Përfaqësuesi i PD-së, Niazi Kosovrasti, deklaroi se në grupin e partive të djathta nuk duhet të jetë PDK-ja. Anëtari tretë i grupeve të numërimit do të zgjidhet nga PR-ja, PAA-ja, PAD-ja. Anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave do të zgjidhet mes forcave politike, si: PDK-ja, PBDNJ-ja, LSI-ja, PDS-ja, PSD-ja. Grupimi i partive politike u miratua nga anëtarët e KQZ-së me 4 vota pro dhe me tri kundër.
Para disa ditësh KQZ-ja i kërkoi Kuvendit që të dërgojë listën e partive që janë të majta dhe të atyre që janë të djathta. Në përgjigje të kërkesës së KQZ-së, Kuvendi i dërgon Komisionit vetëm listën e partive politike që janë pjesë e qeverisë.
“Partitë politike me jo më pak se dy mandate, që përbëjnë shumicën parlamentare (koalicion qeveris&eumlsmiley janë: Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Demokrate e Re, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”,- thuhet në letrën që Kuvendi i ka dërguar KQZ-së.

Vendimi i djeshëm i KQZ-së i jep mundësi mazhorancës që të kontrollojë komisionet e numërimit të votave, dhe për pasojë, lë shteg të hapur edhe për abuzime në procesin e votimeve të 28 qershorit.

11 Komente

Me gjithë deklarimet e përfaqësuesit të Partisë Demokristiane se partia që ai përfaqëson në Komision është e spektrit të djathtë, KQZ-ja vendosi që ky subjekt të futet në vazon ku janë partitë e majta.

 

S'e kuptoj fare, fare, fare.... KQZ mund te jete pro qeverise, por pse duhet te kaloje ne non sens total. A drejtohet ky institucion nga nji njeri apo majmun?!

Qe PDK eshte parti e majte duket qarte (lere Nard Ndoken cfare thote).

Shih kryetaret e partise ne qytetet e Shqiperise dhe listat e deputeteve.Te gjithe jane njerez me te kuq se te kuqte dhe kush degjon Nardin te thote jam i djathe gajaset se qeshuri.

Te gjithe jane te majte (edhe nga ata qe bene kerdine ne 97) qe Nardi i mblodhi kur ishte minister i shkaterrimit te shendetsise (qe i la nje kosto te madhe qeverise Berisha).

Qe nuk eshte i djathte e tregojne dhe diskutimet e te majteve.Shajne shendetsine ne Shqiperi dhe fajin e ka Berisha.Si nuk permendi qofte edhe nje here te vetme njeri nga te majtet qe Nardi (ministri) qe shkaktari kryesor!!!!!!!!

 Shiko se ka ngaterrim konceptesh se demokristainet, nuk jane demokristiane fillimisht pastaj sigurisht qe nuk jane te majte dhe as te djathte ata bejne pjese ne aleancen e madhe vidh sa ke mundesi dhe shpetoi burgut, ne krye te kesaj partie eshte km sal berisha... ky eshte si me thone ali babai... pastaj vijne hajdutet me rradhe.. nardi futi hundet ne pjesen e shefit dhe e debuan nga tufa... 

Ajo qe du me thone se e di qe nuk kam qene fort i qarte,

eshte qe deri sa ambientalistet ndodhen ne kualicion me te "djathtet" qe udhehiqen nga nje sekretar partie dhe kane si biznes djegien e gomave

Monarkistet  jane me republikanet  dhe kane si biznes armet pergjithesisht

Kqz nuk ka se si mos naterrohet... smiley 

Eshte pune fort e veshtire kjo te dash mes hoxhisteve se kush eshte me hoxhisti, mes legenave se kush eshte me legeni

Nik ka te drejte berisha si ja la Nardit te bente leke me gjellen e spitalit u bo pishman se humbi elektorat se ky e gatunte me pak ynyr dhe hante vete pjesen me te madhe. Per keet arsye qeverisja spitalore ju dha Fatmir Mediut qe pas performaces ne Gerdec. kishte shance ta bonte gjellen pa yndyre fare dhe ti jepte dhe ca primes... smiley Gallot e modhe...

Ene i gjo ja kshu i permbushim standardet ne ketej... kshu do rrime ne nja 10 vjet ke muret e ambasadave.. Kqz=se te mos i vihet faj.. ajo ka plotesu kerkesen e shefit te modh... ky i fundit ka dash me bo pak diversitet nder te kuqte se sic thote Nik smund te rrinin ene sekretaret e partise ene sigurimsat me i vend.. Pastaj kur ka bo vaki qe te jene me te njejten liste edhe Ben Imami qe me kallash ne dore bashke me zan caushin kerkun koken e kryes se djeshem edhe noj hajvan qe me noj zan tjeter ndodhet ke liste pdk-se...... 

 

 

 

 

 

 

 Tani seriozisht se eshet pak me e komplikume puna. Ndarja seshte bere majtas djathtas se ashtu se merr vesh qeni tezone ketej pari, po eshte bo parti ne puzite partine ne upuzite... duke qene se nardi qe gjysmen e kohes ne puzite dhe gjysmen tjeter ne upuzite ka met jetim dhe ka plas sherri se kujt me ja lone ne vazo se duke qene moma e partise "demokristine" te nardit nje parti "demokristiane" e nikolle lesit qe thuhet se ka qene fort e nershme ne te kalumen por edhe bamirse e modhe, ket demokristianen e nardit e qujt kopile sdi pse smiley 

jam dakord.ka met jetim i shkreti.

nji gra e nji gru

 po mir mer, edhe LSI ka dy vjet qe eshte ne opozite me PS, le ta kalojne te vazoja e partive te djathta. bashkohem me €T - 22 Maj 2009 - 8:09pm

partia demokristiane - e majte

partia agrare ambjentaliste - e djathte

hehehehe

Ce kishe ate shofere pilote ti mer  dje nga sabahu ? smiley

Hahaha, po ti mer pse bone sikur s'pe? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).