KQZ kthen listat e Partisë Socialiste

Mosplotësimi i 30 përqindëshit të grave në Lezhë, ka sjellë kthimin e të gjitha listave Socialistët kanë bërë ndryshime edhe në listat kandidatëve për Qarkun e Shkodrës dhe atij të Kukësit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer dje për riplotësim listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.

Me 7 vota pro dhe asnjë kundër, KQZ-ja ka vendosur të mos pranojë listën e kandidatëve të PS-së, me argumentimin se në hartimin e saj nuk janë mbajtur parasysh kërkesat e Kodit Zgjedhor, për sa u përket kuotave të përfaqësimit të gjinisë femërore në to. Faktikisht, mangësi ka patur vetëm lista shumemërore e Qarkut të Lezhës, e cila nuk kishte në përbërjen e saj 30 për qind kandidate femra. Pavarësisht se PS-ja ishte përpjekur më parë që të rregullonte këtë mangësi duke hequr nga lista kandidatin Riza Dalipaj dhe zëvendësimin e tij me kandidaten Manushaqe Suli, nuk arriti përfaqësimin e grave në kuotën e 30 për qindëve. Për këtë shkak, komisioni e vlerësoi të arsyeshme që të mos e miratojë këtë listë.

Por, mosmiratimi i kësaj liste, në bazë të Kodit Zgjedhor, sjell dhe mosmiratimin e të gjitha listave të tjera që kjo forcë ka paraqitur në të gjitha qarqet e tjera. Për mangësinë e listës së Qarkut Lezhë, nuk ka kundërshtuar as vet përfaqësuesi socialistë në këtë komision, ndërsa anëtarët e KQZ-së të propozuar prej socialistëve kanë votuar pro kthimit të listave për rishqyrtim. Ndërkohë PS-ja kishte ndryshuar listën e saj edhe në disa qarqe të tjera, si Shkodra dhe Kukësi, duke bërë të mundur plotësimin e kuotës ligjore të përfaqësimit të grave. Në Shkodër PS-ja ka hequr nga lista kandidatin Helidon Belen dhe në vend të tij ka vendosur kandidaten Suzana Golemi, duke renditur në listë plotë 4 femra. Ndërsa në listën e Qarkut Kukës, PS-ja për të plotësuar këtë kriter ka bërë vetëm një zhvendosje kandidatësh, duke kaluar Tajtjana Kërxhaliun nga vendi i katërt në vendin e tretë, që mbahej nga Rexhep Ukperaj. Në këtë mënyrë, edhe për këtë qark socialistët kanë plotësuar 30 për qindëshin, pasi kanë shfrytëzuar klauzolën e Kodit Zgjedhor, ku përcaktohet se 30 për qindëshi i grave plotësohet kur në tre emrat e para të çdo liste është një femër. Por, ndërsa për këto çështje nuk ka patur asnjë kundërshtim mes palëve, nga ana tjetër, jo pak debate shkaktoi fakti i servirur prej përfaqësuesit demokrat në këtë komision, se deklaratat e deputetëve aktual të PS-së nuk ishin firmosur nga vetë ata, por prej sekretarit socialist për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj. Pavarësisht kësaj mangësie KQZ-ja i ka pranuar deklaratat si të sakta. Tashmë PS-së i mbeten vetëm pak ditë në dispozicion për të kryer një akt formal, për të vendosur në listën e Qarkut të Lezhës edhe një kandidate femër që të plotësojë kuotën e përfaqësimit të grave.
 

7 Komente

pak si e pakuptimte te jete ne kodin zgjedhor kjo puna e 30%. une gjithmone kam kujtuar se eshte rregull i vendosur nga partite per veten e tyre, po sa te drejte ka kodi zgjedhor te detyroje nje pjesemarrje te tille...

Kodin Zgjedhor e kane hartuar vete partite, ne kete rast 2 partite me te medha PD e PS ne harmoni shembullore.

Vendosja e nje perqindjeje per grate eshte vertete e shemtuar sepse ne nje vend normal kriteret e perzgjedhjes duhet te anojne vetem nga meritokracia. Eshte nje fyerje edhe per vete grate. Sepse ato, nese do ishin te zonjat, mund te kalonin edhe 30% e pjesmarrjes ne Parlament, gje qe ky Kod s'e lejon.

Por, kur kthehemi e shikojme se si jane hartuar vete listat, pa transparence, pa gare, pa votim te fshehte nga anetaresia apo elektorati perkates i partive, ne nje skenar bizantin, kuptojme se meritokracia s'do mund te zbatohej dot ne asnje menyre e per rrjedhoje kjo perqindje sanksionon sa per sy e faqe nje nivel te caktuar perfaqesimi te grave ne politike.

Keto gra te emeruara ne politike do duhet ketej e tutje te tregojne nese jane nje tufe servilesh te kryetareve apo jo. Emerimi i tyre nuk eshte bere duke u bazuar ne ndonje kriter demokratik perzgjedhjeje. U mbetet atyre vete te provojne nese niveli 30% i perfaqesimit me gra ne politike eshte nje standart i ulet, pra nese shqiptaret do desheronin qe keto grate e emeruara te ishin me shume se 30% e Parlamentit.

Suksese grave te emeruara!

mund te kalonin edhe 30% e pjesmarrjes ne Parlament, gje qe ky Kod s'e lejon.

Si nuk e lejon? Kodi thot minimum 30%...jo vetem 30%.

Pavarësisht se PS-ja ishte përpjekur më parë që të rregullonte këtë mangësi duke hequr nga lista kandidatin Riza Dalipaj dhe zëvendësimin e tij me kandidaten Manushaqe Suli, nuk arriti përfaqësimin e grave në kuotën e 30 për qindëve

Kaq e ndërlikuar qënka, apo s'dinë aritmetikë këta socialistët?

Unë s'para i kam qejf këto quotat. Nëse gratë nuk përfaqësoheshin, le të hapnin parti më vete. Me tërë atë segment votuesish që kanë mund të merrnin deputetët e vetë. Nuk është se s'ka probleme grash në Shqipëri.

Kur i fusin në Kuvend burrat sa për të kaluar radhën, sa kuptim ka futja në parlament?

S'prish ndonje pune per PS-ne 30 % i grave, sepse siç  e tha shoku Fatos, "PS-ja ka dhe Gra dhe Gru"

kta hem na can veshet per numrin e modh te grave, hem s'i dilkan as per lista..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).