Kosova, anetare e FMN-se

Kosova, anetare e FMN-se
09/05/2009 01:45

Kosova, anetare e FMN-se

Republika e Kosoves eshte bere anetarja e 186-te e Fondit Monetar Nderkombetar.

Anetaresimi i shtetit me te ri te Ballkanit eshte arritur fale votes pro te shume vendeve, mes tyre edhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Kunder kesaj hyrjeje kane qene Serbia, Rusia dhe vende te tjera qe nuk kane pranuar te njohin pavaresine.

Kryeministri kosovar, Hashim Thaci deklaroi te merkuren se anetaresimi ne FMN “perfaqeson nje akt tjeter historik per Kosoven dhe te ardhmen e saj ne Evrope dhe strukturat euro-atlantike”.

Ndersa kryeministrin serb, Mirko Cvetkovic, edhe pse i pakenaqur nga vendimi, ka theksuar se e “rendesishme eshte qe Kosova nuk eshte anetare e Kombeve te Bashkuara”.

Formalisht tani pritet pranimi i fteses nga qeveria e Prishtines.

Bashkimi me FMN-ne do t’i jape mundesi Kosoves te aplikoje per t’u bere anetare e Bankes Boterore. Vete Thaci shpreson qe bashkimi me BB-ne te behet ne qershor.

2 Komente

 Uroj te mos merren shum borxhe. Diaspora kosovare eshte shum e shendeteshme nga ana financiare, dhe krijimi i kushteve per ta ofruar ate ne investime, do te ishte nje nga veprimet me te mençura te qeverise se Thaçit.

me duket se plani eshte me i thjeshte...

kjo i hap rruge anetaresimit ne Banke Boterore dhe shpresohet te merren disa ndihma nga Banka ne kohe sa me te shpejte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).