Kongresi, shpallet programi i PD

 

Partia Demokratike publikoi dje programin elektoral dhe të qeverisjes në katër vitet e ardhshme, në rast të marrjes së një mandati të dytë. Programi i prezantuar nga kryetari i PD-së dhe kryeministri Berisha në Kuvendin e 9-të përqendrua në sektorët më të rëndësishëm të vendit. Kryeministri Berisha tha se dy zotimet kryesore të PD-së në katër vitet e ardhshme janë lëvizja e lirë e qytetarëve brenda vitit 2010 dhe plotësimi i të gjitha kushteve që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2013.

Ai e quajti Shqipëria Evropiane dhe tha se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të arritur këtë. Kuvendi i PD-së i zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve u hap nga nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Në punimet e tij e morën fjalën katër nga drejtuesit kryesorë të kësaj force politike, si Bode, Basha dhe Olldashi, të cilët drejtojnë fushatën elektorale në katër qarqet kryesore të vendit.

Programi

Kryeministri deklaroi se për t'u bërë vend i BE-së nevojitet thellimi i reformave të nisura në mandatin e parë. "Le të punojmë për të siguruar balancën dhe kontrollin e pushteteve, për të siguruar pavarësinë e tyre, për reformimin e thellë të gjyqësorit, ligjeve, kodeve, institucioneve të riedukimit, përmbarimit. Shteti ligjor duhet të njohë një nivel të ri në Shqipërinë evropiane",- deklaroi ai para të pranishmëve. Ai theksoi se liria do të mbetet prioritet i Partisë Demokratike.

Duke folur për të drejtat e minoriteteve, ai tha se ata do të kenë përfaqësimin më dinjitizoz në legjislaturën e ardhshme pavarësisht makinacioneve para-elektorale. Kryeministri Berisha iu rikthye sërish motos së katër viteve të shkuara të "Qeverisjes me duar të pastra", duke thënë që lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet i qeverisë së djathtë. "Objektiv i qeverisë tonë do jetë lënia pas e disa vendeve të BE-së për nga niveli i korrupsionit. Nga qeveria e babëzisë kaluam tek qeveria e vogël dhe do të kalojmë tek një qeveri edhe më e vogël.

Do të kemi një qeveri të dietës",- tha Berisha duke ripërsëritur shkurtimin e portofoleve ministrore. Sipas tij, katër vitet e ardhshme do të jepen me koncesion të gjitha shërbimet për pronat, hipotekat, etj, për të minimizuar korrupsionin, si dhe do të hiqet imuniteti për të gjithë zyrtarët. Shqipëria, krahas vlerësimeve për reformat është përballur me kritika nga komuniteti ndërkombëtar kryesisht rreth ndërhyrjes së qeverisë në punën e institucioneve të pavarura dhe në nivelin e korrupsionit. Ai përmendi disa arritje të qeverisë në këto katër vite si anëtarësimi në NATO, firmosja dhe ratifikimi i MSA-së, aplikimi për vend kandidat, vizita e presidentit Bush, rruga Durrë-Kukës, etj.

Ish-pronarët

Kryeministri shqiptar pranoi dje se qeveria nuk kishte mbajtur premtimin për dy shtresat e shoqërisë, ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit, por tha se ajo do të trajtojë këto çështje me seriozitetin më të madh. "I ftoj të mos humbasin durimin, pasi së bashku do të qëmtojmë të vërtetën dhe do të bëjmë çdo gjë për zgjidhjen finale",- tha Berisha për ish-pronarët. Sipas tij, gjatë këtij mandati janë evaduar 85% e dosjeve dhe do të zgjidhen edhe më të vështirat, si dhe çdo ish-pronar do të kompensohet me vlerën e tregut. Ndërsa për ish-të përndjekurit, ai deklaroi se Shqipëria nuk do të jetë e drejtë dhe e ndershme pa i dëmshpërblyer plotësisht.

Sektorët

Fiskalë
-Heqja e TVSH-së për sektorin privat në arsim dhe shëndetësi
-Heqja e taksës së dividentit
-Reformë në skemën e sigurimeve shoqërore

Arsimi
-Buxheti i arsimit 6% e PBB-së
-3-fishim i kontributit të arsimit privat pas lehtësirave fiskale

Punësimi
-Punësim për 160 mijë qytetarë në katër vitet e ardhshme, nëpërmjet investimeve të huaja
-Shteti do të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore për punonjësit e ri
-Investimet në zonat malore do të përjashtohen nga taksat për 5 vjet

Bujqësia
Rritje me 50% të prodhimit bujqësor
6-fishim i granteve dhe kredive për fermerët
Financim i çdo projekti të fermerëve në zonat Jug dhe Veri Lindore

34 Komente

Sa shqiptare do te mbeten ne Shqiperi nese do te hiqen vizat dhe kush do te jene ata??!!

Nuk me merr malli me hap digitalbin ne darke se vetem politike, njerez qe cirren, premtojne, po te njejtit surreter,femije me flamuj te njeres apo tjetres parti,  bla_bla_bla_bla, mjere ata qe jetojne ne Shqiperi.

Sa shqiptare do te mbeten ne Shqiperi nese do te hiqen vizat dhe kush do te jene ata??!!

enea, tani ti po qan hallin cfare do behet po te hiqen?  smiley  Po te hiqen njehere, pastaj shohim e bejme (pa turp fare e them qe nja kater, a pese, a gjashte te shtepise sime nuk ikin smiley)

PS: Levizja e lire nuk eshte e drejte punesimi smiley

@ ed ... smiley

Ti Enea qan hallin a kaloresit qe i varen kembet.Ti do apo nuk do te hiqen vizat.

Uroj qe vizat te hiqen nje ore e me pare, sepse ky do te jete momenti i shumepritur i shperberjes se atij bunkeri qe u ndertua ne Shqiperi per rreth 50 vjet.

-Punësim për 160 mijë qytetarë në katër vitet e ardhshme, nëpërmjet investimeve të huaja

Ky eshte kulmi i optimizmit... apoi ndershmerise? (te pakten keshtumund te justifikohet... t'huejt kishin do halle t'vetat edhe nuk mujten me ba gja

Berisha e ka vertetuar qe mban fjalen.Edhe ne 2005 shume talleshin dhe nuk besonin dyfishimin e pagave etj.

Tani qe jane bere realitet lehin.

Edhe ky program i 4 vjeteve te ardhshem do te realizohet.

O zot.Vetem komunistet nuk gezohen kur dyfishohen pagat,Shqiperia behet me infrastruktur moderne dhe hyn ne NATO.

Mir mo mire po ndrysho nick-un se njerzit thone pastaj: - e kush na i thote keto te verteta?

- Koti,- eshte pergjigja!

Booo, ky duhet te iki nga pushteti urgjent, ne mos per te tjerat po te pakten te na zhduken nga peshku keta qe flasin te gjithe si bahri falliu e zana guguxholli

i dashur swed.

ndodhesha në atdhe kur sapo kishin mbaruar zgjedhjet e kaluara.

familjarët e mij, të afërmit e shkallës së parë, të së dytës e kështu me radhë janë edhe me të djathtën por edhe me të majtën ashtu siç janë edhe musulmanë por edhe kristianë.

më thotë njëri që deri atë ditë ishte paksa disi i majtë

- saliu është burrë i mirë. i aftë. i zoti. karizmatik , por....

- por? e pyes une.

- ka stafin injorant me thote.

tani, siç është e kuptueshme, puna e stafit nuk duket. as për mirë e as për keq. në këto 4 vjet edhe unë nuk e njihja. por, meqënëse ndodhesh aty, a di gjë ç'ka bërë vaki ? i ka përzënë nga puna që janë dyndur të gjithë tek peshku ?

ps: e kam të vështirë të imagjinoj që PPU-ja është bërë si telexhornalja n'vaktit e t'gjith bathoristat me lapatopa n'maj çative për me pa peshkun.

 

ps: e kam të vështirë të imagjinoj që PPU-ja është bërë si telexhornalja n'vaktit e t'gjith bathoristat me lapatopa n'maj çative për me pa peshkun.

Na gjej nje "ilustrim" per kete post scriptum, dhe je i nderum smiley

I dashur eT, pohimin e pare te njeriut tend nuk ta konfirmoj dot, i dyti eshte 130% i sakte. Pervec te tjerave, kur erdhen ne pushtet hoqen nga puna dhe ata qe per 8 vjet qeverisje te socialisteve ishin etiketuar si te djathe (po socialistet i kishin mbajt se ishin specialiste) dhe kishin qene gjithmone ne fije te perit (te jap shembuj sa te duash me emra e mbiemra po deshe) se nuk lejohej te rrije ne pune po qe se s'kishe honger kokoshka para zyrave te PD-se per 8 vjet. Mori ata qe jane perafersisht si keta tipat qe sillen verdalle ketej, po jo se jane pa pune tani, po mbase i duket se ketu te peshku behet nami, ndikohet ne rezultatin e votimeve, i lexon uhedheqesi dhe mban shenime ky me mbrojti e ky komunisti me shau, etj etj, dhe i bejne hyzmetin vendit te punes per 4 vitet e ardhshme ne kete menyre, me keto qe shkruajne ketu do mburren, fjala vjen "thought polici ndermejt kasandrave" smiley

Me thuaj nje nga keta te djathtet (jo ata qe konvertohen sa majtas e djathtas si te fryje era) qe socialistet e mbajten ne pune se ishte specialist !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

i hoqen te gjithe, jo vetem nje, por te gjithe.

kriter ishte  kompetenca ne pune, paperkulshmeria ndaj presioneve politike dhe hierarkike.

skishte si ta bonte shtetin lesh,  me njerez te afte ne cfaredo hallke te tij.

 pse, ti e kupton vete qe cdo lloj emri qe te them une, nuk ka vlere pas pyetjes tende, se interpretimin e ke bere already

(jo ata qe konvertohen sa majtas e djathtas si te fryje era) 

po mer swed, po. po sa jon shtu SuLejFen-at mre.. smiley

 ce pyt mer eT, sec kerkoja dje e m'doli perpara i liber i prec zogajt qe fliste per heroizmin e birishes kur e kishte kap policia ne vitin 2000, leje amon, mi solli zorret ne gryke.

PD. tani ky tipi, zogaj, do filloje nje liber per heroizmat e meksit kur i shkoi policia ndertimore smiley

"I ftoj të mos humbasin durimin, pasi së bashku do të qëmtojmë të vërtetën dhe do të bëjmë çdo gjë për zgjidhjen finale",- tha Berisha për ish-pronarët.

jo jo kane durim ata, se shumica vdiq gjygjeve me dosje neper duar dhe i ka tret dheu tashti, dhe skane ca bojne tjeter, vecse te kene durim

Mire e bukur "planet, premtimet" etj etj etj (ca qe nga 2005, po kush po i numeron.)  Tani, a ka mundesi (meqe cofin per shifra) te na shpjegojne se me cfare do paguhen gjithe keto "plane tetevjecare"?  Kur " ... " plus te tjera (si ajo qe vuri ne pah, ed, me shume lezet lol.)

o Kot,

per pronaret, meqe ta fshine smiley

Edi t'pakten nuk i rren e si mban me shpresa koti.

Le qe ai jua ka kallxu qejfin mire pronareve (jo thjesht ish-pronareve) me kallash ke koka smiley Merre ose pretendoje pronen po ta mbajti   smiley

Pastaj Edi perfaqson partine qe i shpronesoi kta njerez mer lal, nuk presin gjosend prej tij jo

smiley

Nejse, une ke socialistet kam mo shume shprese, se ato nuk te lejne varur, i japin drejtim muhabetit, pa drejtesi, por i japin drejtim.  Dhe puna e pronave duhet te marre drejtim. Ish pronaret te humbur do ngelen, dhe me breke neper kembe, kushdo qe te jete ne pushtet, por te pakten ti jepet drejtim. Ta flejne dmth menjen qe do marrin trapin ...dhe te mos ngatrrohen kot neper kembe

Ama kjo heqja e TVSH shkollave/universiteteve private eshte levizje tipike e djathte.

Tani PS, po qe se ka njefare vizioni te majte (nuk ka!) do te duhej te thonte qe: Ne nuk do te heqim TVSH arsimit privat, por te ardhurat nga kjo TVSH, do ti investojme ne arsimin publik.

Nje gje dua te them. Si i arsimuar kryesisht ne publik (dmth i anshem, e pranoj) i kam pare gjithnje me dyshim shkollat private perveç se ne raste kur jane pole ekselence me nje autonomi financiare, nje emer e nje prestigj per te ruajtur. Te tjerat i kam pare si fabrika diplomash.

Ishte qeveria e Sules qe perpara nje viti futi TVSH-ne ne aresimin jo-publik. Tani premton se do ta heqi. Pra do me pastru mutin me shurre!

Kryeministri shqiptar pranoi dje se qeveria nuk kishte mbajtur premtimin për dy shtresat e shoqërisë, ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit, por tha se ajo do të trajtojë këto çështje me seriozitetin më të madh.

Vleresoj sinqeritetin, por eshte shume qesharake!

Zgjidhja e ketyre dy ceshtjeve te komplikuara eshte ABC-ja per ndertimin e nje baze te qendrueshme.

Qeveria nuk ka mbajtur dy premtime me rendesi jetesore per vendin.

Ca sinqeriteti mer Ols aman!!!

Po ky u fali tokat e zonme bathorsave & co. Po te kishin pagu nje cmim afer realit do ishin mbledh pese leke te pakten per ata qe iu zune tokat nga te ardhurit. Aq leke sa paguajne ata per token e zene une e kam pagu takse per apartamentin qe e kam ble me leket e mia. Sinqeriteti i Sules eshte mashtrimi i rradhes qe ata mavrinjte, jam i bindur, do ta besojne prap 

Po ky u fali tokat e zonme bathorsave & co.

Me saktesisht ishte "Toka eshte e atij qe e punon". Ne mos gabohem, Berisha e ka thene kete ne fillim te viteve '90 kur erdhi per here te pare ne pushtet.

Ne realitet kjo shprehje u perkthye ne "Toka eshte e atij qe e vjedh"!

olsi, pjese e kesaj ishte edhe "dyqani i takon atij qe e punon" ku shiteset e dyqaneve papritur u gdhine pronare. Kepucaret u bene milionere brenda nates, qyfyre te regjmit qyfyr ka pas qene nje rubrike tek Hosteni dikur. 

Kush rrehet nga rrenat e birishs mire ti behet, kokes tu bjere. 

po bene fushate pa premtuar asgje, pa thene asnje gje... bravo i qofte...

kjo eshte politike... pronareve dhe te perndjekurve i thote: mos u merzisni. Nuk po premton asnje gje konkrete.

Ai theksoi se liria do të mbetet prioritet i Partisë Demokratike.

Qe te ishim te pushtum se dija. Nqs e ka pas llafin per liberalizimin e qarkullimit te njerezve jashte vendit per tu punesuar me duket komplet program idiot. Nje qeveri normale prioritet ka mireqenien e popullit ne vend, duke filluar nga punesimi, shendetesia, arsimi... Pasaportat, kartat etj jane detyrime te shtetit ndaj popullates. Cfare te flasesh, atje eshte bere ku therret qameti.

eshte Liria, me "L" te madhe. Ajo do mbetet prioritet i PD'se dhe qeverise... dmth familja kryeministrore smiley

Ama kjo heqja e TVSH shkollave/universiteteve private eshte levizje tipike e djathte.

Ore hala se ke kuptu qe n'Arrnautiston s'ka majtas-djathtas por lart-poshte? Te djathtet nuk ta shesin sapunin per djathe si ky  pafilloja kete rast. I ka Amerika gjithe ato universitete private por ato jane ne sherbim te konsumit dhe kreditit, dhe jo se i vyjn shume atyre qe matrikulohen. Ket vizion ke per Shqypnin vete ti?

QA, dakort pjeserisht. Ne Shqiperi nuk ka djathtas-majtas.  Deri ketu ok. Se ne fakt ne Shqiperi ka vetem djathtas. Majta=0. 

P.S. Disa fjale nuk ti kuptoj. Kam me shume vite jashte, se brenda Shqiperise. Car dmth. pafilloja? 

P.P.S. Berber car leshin ngaterron? Personalisht shkollave/universiteteve private i njoh kontribut social ne arsimimin e vendit, prandaj nuk e gjej te drejte te paguhet tvsh si cdo mall apo sherbim tjeter.  Po kjo s'do te thote per mendimin tim, qe duhet te kene tvsh=0; mund te aplikohet tvsh e reduktuar. Tani ti car opinioni konkretisht ke, para se te thuash qe ky e vuri e pastaj i njejti e hoqi.  

Tani nuk eshte koha,te flitet "do te bejme reforme"... " shpallim kete program",e te tjera si keto,"duke perdorur kohen e ardhshme "ne do te bejme,do te shpallim,do te reformojme e tjera e tjera .. "..tani eshte koha e bilanceve!

A kane patur rezultat refomat,nga 2005 ne 2009 ne sherbimet publike,shendetsi,arsim,transport,tregeti,ambient,argetim,edukim ?

Reforme nuk eshte vetem rritja e rroges,qe mburret e ciret Qeveria!

Reform behet cdo dite,sa te jet jeta,ne se duam qe te behemi si Europa,madje edhe sot ne Europ reformat nuk kane te sosur!

Ne Itali,Gjermani,Angli,France behen perdite reforma,perdite behen rruge te reja ,ura te reja,metoda te reja,me njerez te rinje,me ide te tjera,gjithmon ne sherbim te komunitetit!

Te ishte ndryshe si ne Shqiperi,Evropa do te ishte bere lemsh,e li!

Te gjithe thone se shendetesia,dhe arsimi jane per faqe te zeze,te murros (qen stani)!

Rroga e rritur, e ka ndryshuar gjendjen e arsimit,shendetsise?

Per kete te na flasi PD-ja!

 

 

ps: e kam të vështirë të imagjinoj që PPU-ja është bërë si telexhornalja n'vaktit e t'gjith bathoristat me lapatopa n'maj çative për me pa peshkun. ...... smileysmileysmiley smiley smiley...Mos o afer ai me nik te ngatrum se mu shkelyn muskujt e barkut nga te qeshmet dhe mu lirun burmat..... 

Keshtu pa shaka du me thone ..... Hap nji shkolle private me n/textin Humor i Alternuar  E thonme me te botume ( postume ) . Me thone te ndrejten Je me se i/e kendeshm/e  smiley dhe jo pa gje ne bixines..... Me te lutme mos na i fut po deshe ose edhe na i FUT smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).