Kongresi i PD-së, Berisha: Ju tregoj dhimbjet e shpirtit

Një rrëfim i rrallë në politikën shqiptare, në evenimentin më të rëndësishëm të një partie në pushtet. Kryeministri Sali Berisha njohu mbrëmë shqiptarët në kongresin e 9-të të PD-së me anën njerëzore të një lideri politik plot energji dhe përkushtim ndaj bashkëkombësve të tij.

Pasi prezantoi platformën e re të qeverisjes së djathtë, Berisha tregoi për qytetarin, kardiologun, pedagogun, prindin, për të arritur tek karriera tjetër 19-vjeçare, ajo politike, që nisi në vitet ‘90. Në laboratorët kërkimorë, përtej profesionit human të mjekut, Sali Berisha kishte kuptuar se tashmë jo e vërteta shkencore, por e vërteta njerëzore, ajo e lirisë, është eprore ndaj gjithçkaje. Ndaj vendosi të braktisë profesionin e doktorit, për të nisur një tjetër, kurimin e shqiptarëve nga diktatura enveriste. “Kam qenë mjek, kardiolog, studiues i apasionuar, profesor universiteti për afro një shekull, me përkushtim u kam shërbyer të sëmurëve, kam punuar me studentët. Karrierën time të dytë nuk e kam nisur kurrë për pushtet. E kam nisur me një vendim timin, të cilin do ta bëja për t’u përballur me një regjim çnjerëzor, si ai i diktaturës komuniste”, - deklaroi z. Berisha.

Duke folur për dashurinë ndaj të sëmurëve, z. Berisha kishte bindur veten më shumë se kushdo tjetër se dhimbjet e shpirtit janë shumë më të dhimbshme se ato të zemrës, të cilat i kishte kuruar me vite e vite të tëra. Ndaj u përball me shtypjen e egër komuniste, për ta sfiduar ai antinjerëzore. “Jam njeri që i kam dashur të sëmurët, studentët, kam botuar kërkime shkencore edhe në botë, por çfarë ndodhi me mua? Teksa merresha me dhimbjet e zemrës dhe të sëmurëve të mi, arrita të kuptoj se më të dhimbshme ishin dhembjet e shpirtit. Tek shqyrtoja në laboratorët e mia të vërteta shkencore, gradualisht po zbehej dhe po ngrihej një pasion tjetër. Disa të vërteta të tjera janë më eprore, janë të vërtetat e lirisë”, - u shpreh z. Berisha.

Ai foli për mbështetjen që i dha familja e tij gjatë fillimit të karrierës politike, pavarësisht se rruga e nisur ishte shumë e vështirë. Fakti që nuk e kishte provuar shtypjen e egër të regjimit, siç kishte ndodhur me qindra e mijëra familje shqiptare të burgosura dhe të përndjekur politikisht, e shty edhe më tepër që të përballej me kuçedrën komuniste. Berisha iu drejtua të pranishëmve të shumtë në sallë se: “Njëlloj si ju kam dashur dhe dua shumë familjen time dhe prindërit e mi dhe për politikën në atë kohë nuk i ndërroja kurrë, por më mungonte dinjiteti i shtypur, ndaj luftova në emër të tyre, ndaj dolëm të gjithë themeluam PD-në dhe përmbysëm diktaturën”.

Por momentet e vështira vijnë gjatë rebelimit të ‘97-ës, për të cilën Berisha nuk hezitoi të thotë se ishte një borxh i pamarrë që nuk mund ta paguante. Dhe paskëtaj vitet e gjata në opozitë, dhunimet nga regjimi kleptokrat socialist, përndjekjet ndaj demokratëve, derisa shqiptarët i dhanë fund me votën e lirë më 3 korrik 2005. “Udhëhoqa opozitën bashkë me bashkëpunëtorët e mi drejt ‘92. U zgjodha President kur shqiptarët ishin në mjerim të plotë, që përjetonin urinë dhe mjerimin, por pasioni për lirinë, me mbështetjen tuaj na bëri që të vendosnim themelet e shtetit të ri. Shqipërisë iu mbushën dyqanet dhe la pas kolapsin ekonomik, duke e çuar në prag të negociatave në ‘96. Arritëm atë gabim që kam njohur, rebelimin komunist të ‘97, shpifje, trillime, akuza, por unë sërish mbeta qytetari Sali Berisha. Njëlloj si ju, me pasionin e lirisë, deklarova se një borxh që nuk e kam marrë nuk mund ta paguajë, por dhashë dorëheqjen. U bashkuam bashkë, qëndruam në vite, përmes dhunës, nuk u mposhtëm. Në 2005 ne përmbysëm sistemin kleptokratik dhe fituam”, - theksoi z. Berisha.

Por një tjetër risi e Kryeministrit të vendit mbrëmë në kongresin e PD-së ishte se nuk u mor me kundërshtarin politik. Dhe për një arsye të thjeshtë, se Edi Rama u dorëzua pa hyrë në garën e 28 qershorit, duke e braktisur konkurrimin për deputetë. “Në respekt të traditës më të lashtë shqiptare, të mos i them asnjë fjalë, sepse kjo traditë thotë se koka e falur nuk pritet më. U dorëzove, nuk kam fjalë më për ty”, - tha Kryeministri. Me zotimin se edhe gjatë 4 viteve të ardhshme do të jetë pranë halleve të qytetarëve shqiptarë, si qytetar i këtij vendi, Sali Berisha premtoi: “Së bashku do ta ndërtojmë këtë vend, për ta qëndisur Shqipërisë, për ta bërë nuse në Evropë, për të shndërruar ëndrrën e shqiptarëve në realitet”.

Kongresin e demokratëve e përshëndeti mbrëmë edhe përfaqësuesi i Partive Popullore Evropiane, i cili lexoi mesazhin e kancelares gjermane, Merkel, Presidentit francez, Nikolas Sarkozy, Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni dhe atij grek, Kostas Karamanlis.
 

27 Komente

Së bashku do ta ndërtojmë këtë vend, për ta qëndisur Shqipërisë, për ta bërë nuse në Evropë, për të shndërruar ëndrrën e shqiptarëve në realitet”.

jo, jo nuse !

ET, mos deshe te thoshe "jo, jo nuse!"? smiley

Kam qenë mjek, kardiolog, studiues i apasionuar, profesor universiteti për afro një shekull, me përkushtim...

???

 

smiley

tamam nuse me kale Shqiperia, nga ato qe qemotit, sot ne kohen e Limuzinave smiley

Tushe, llafi yt ne vesh te km-se smiley  Ta nxori merakun se po cofje per nuse me kal smiley

Shqipria nuse e Sala kalorsi qe prin si don kishot smiley

enderr e bukur...

smiley

Ai nuk genjen kesaj radhe. Eshte shume i sinqerte ne ato qe thote. Po perpiqet ta beje Shqiperine nuse dhe ta martoje ne Europe! Ne konceptin e tij prej bajraktari, pasoje e prejardhjes, nusja eshte thjesht nje placke per tu tregtuar, dhe familja qe e rrit dhe e ben gati per ta martuar (pra per ta shitur) duhet te shperblehet ne te mira materiale. Dhe kete po ben kryefamiliari apo Ministri I Pare i ketij vendi: Po shet Shqiperine. Kush eshte per kete opsion le tia jape prape voten PD-se.   

Ajo shprehja"Bahce me lule ne mes te Adriatikut" nuk qendron,asht ma bukur"nuse ne Evrop"!!

..po dhondri kush osht?

 

 

Kam qenë mjek, kardiolog, studiues i apasionuar, profesor universiteti për afro një shekull

Heu, kur u bo 130 vjec ky dreq????

Ka dash me thone per afro njecerek shekulli.  Po ka haru me thone se sa vjet ka qene anetar i PPSH-se  dhe sa nga keto vite edhe Sekretar i celules se spitalit. A thua ti kete perfshire ne CV-ne e tij?

uuff, se na ngriu gjakun, thashe e paska gjet ilacin e pavdeksise e s'po kena rastin me pa kryetar tjeter ne PD edhe keto 80 vjet jete qe na kan njel smiley

Së bashku do ta ndërtojmë këtë vend, për ta qëndisur Shqipërisë, për ta bërë nuse në Evropë

Aha. Që do e martoka Shqipërinë qenka e qartë. E vetmja gjë e paqartë është se cili do jetë burri i nuses. 

 

 Fjalimi ishte RPTT e fjalimit te Nanos ne kongres te PS... "Pas me vjen historia"... duket qe eshte ne "grahmat" e fundit ne politike dhe deliri i madheshtise ka fillu te plase enen qe e mban smiley

Kongresin e demokratëve e përshëndeti mbrëmë edhe përfaqësuesi i Partive Popullore Evropiane, i cili lexoi mesazhin e kancelares gjermane, Merkel, Presidentit francez, Nikolas Sarkozy, Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni dhe atij grek, Kostas Karamanlis.

sulltoni ka mor dje dhe urimin e Japonise per fitore mzgjedhje, se ashu jon bo ca muhabete dhe me ata. Japonia nji ka shtetet qe kon ndihmu rondshem, po qe askush nuk i permen, ndersa permenen ne gjith mediat 500eurot qe jep italia per me ngrit dy rafte me drrasa me nai salle

Po me,me 28 qershor,noten,do kenojme Napolonin,kercen Nusja me Dhondrin!

Ore je m'terezi ti a jo? S'fol njeri per nimat e japonezit thote!
Ka ble japonezi nai media te pavarur m'Shqipni qe te qisi 5 skandale shekulli ne çdo numer? S'ka ble hiç!
Po leje ndertimi ka kerku japonezi? Hiç nuk ka kerku?

E pra mire ti bohet! Te rri urte aty e te japi pare se nuk ja kena ngene!

E po çna gjet? Vje tjetri nga ane e anes, jep ca pare, e do me "bo emer" m'Shqipni pa vjedh asigjo!

Ky genje e ekzagjero pa pas ndonje arsye, e leje po ti rrezikohet cuni me burg.

Ka te drejte Krasta per delirin e madheshtise, e ka nga mosha, nuk eshte shaka me qene "profesor per afro 1 shekull", komunist per cerek shekulli, dhe politikan demokrat per nje cerek shekulli tjeter.

Lene Penar mos e pyte se sa kujtume se ja hudhem rrezikut te shkurtimit te rraces (ngaqe martume Sarkozy-n), shkoi e i kerkoi divorcin gruja Berlusconi-t. Puuu çar tersi! U pa puna do perfundojne te gjithe burrat me taka kur t'futna n'BE.

P.S. : Ata qe menojne se zgjidhja do ishte qe ta lejme Ramen (si i gjate) te na ashtu nonen, mo mire ta harrojne se ky o "qoftelargu" mo i ronde.

Nuk po e dime se kush po genjen, Mavria apo Derbederi, sepse ne historite e tija Derbederi thote se;  kur filluan revoltat e thirra Berishen per tu konsultuar me studentet , meqe dhe udheheqesit e demostrates ishin nga Tropoja.  

Si duket Mavria ka vendosur ta ndryshoje historine duke e shkruar sipas orekseve te tija, si dikur Dulla. 

Tamam si fjalimi i Nanos ne 2005-n ne Kongresin e PS ("prapa me vjen historia&quotsmiley. Dhe hop!, i humbi zgjedhjet !! smiley

e ka martuar fare Shqiperine. si nuse permbi tela e ka bere...

pajen e ka filluar, ja dha gjysmen e kufijve ujore greqise

 

 "Berisha tregoi për qytetarin, kardiologun, pedagogun, prindin, për të arritur tek karriera tjetër 19-vjeçare, ajo politike, që nisi në vitet ‘90"

sbesoj te ket rrejt berisha per karieren politike te para 90s.. 

Ps: e ka rujt njeri ate foton e berishes me sabitin, hysniun etj? spo e gjej dot..

eT thanks!!! smiley 

i lutem peshkut pa uje ta veje ne faqe te pare dhe ta mbaje atje per gjate gjith muajit kete foto!!

Kjo thjesht per te ndihmuar ithtaret e Berishes te kuptojne se crast klinik mazokizmi prezantojne!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).