'Koka e Zeusit' - Prononcohet Ambasada Shqiptare

Kthimi i objektit te rendesishem arkeologjik 'Koka e Askleptus Zeusit' ne Shqiperi eshte shoqeruar me interpretime dhe debat ne media, ne lidhje me historine dhe meritat e gjetjes dhe te rikthimit te tij ne atdhe.

Ne vijim po postojme intervisten e plote te leshuar nga Ambasadori Shqiptar ne Rome z. Llesh Kola per Agjencine Telegrafike Shqiptare.

Intervistë me Ambasadorin Shqiptar në Itali z. LLesh Kola
 
I nderuar z. Ambasador. Mësuam nga njoftimi për shtyp i lëshuar nga Ambasada që ju drejtoni, për kthimin e objektit të rëndësishëm arkeologjik ‘Koka e Askleptus Zeusit’ në duart e pronarit të tij të ligjshëm, Shtetit Shqiptar. Si do ta komentonit ju vetë këtë ngjarje?
 
Ashtu siç e theksova edhe dje në fjalën time, për mua kjo është mbi të gjitha një ngjarje shumë e bukur dhe mjaft e rëndësishme për vendin tonë dhe për kulturën Shqiptare. Rekuperimi i objektit në fjalë ka ardhur si fryt i një bashkëpunimi të shkëlqyer, trevjeçar me institucionet Italjane, në veçanti me njësinë e posaçme të Armës së Karabinierëve të Italisë, e cila është e specializuar në rekuperimin e objekteve të vjedhura apo të humbura të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike. Arritja e rëndësishme erdhi gjithashtu edhe si rezultat i një marrveshjeje mirëkuptimi, të arritur, pas konsultimit me institucionet Italjane, me qytetarin Italjan i cili e kishte blerë ligjërisht ‘Kokën e Askleptus Zeusit’ në ankand.
 
Cili ka qënë roli i Ambasadës Shqiptare në këtë çështje?
 
Kthimi i objektit me vlera të rralla arkeologjike është një sukses i diplomacisë Shqiptare në Itali. Arritja është fryt i bashkëpunimit që kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve me institucionet Italjane. Përmes kësaj ure bashkëpunimi, ne i kthejmë sot vendit dhe kulturës sonë një nga objektet më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore. Ky fakt ka qënë në themel të emocioneve që kemi përjetuar ditën e Premte, gjatë ceremonisë që u organizua me këtë rast, të gjithë ne, Shqiptarë dhe Itajanë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të të dy vendeve.
 
I lumtur dhe i emocionuar ndjehej edhe koleksionisti Italjan, i cili, për hir të së vërtetës, duhet thënë se e kishte blerë objektin në një ankand publik, duke e përzgjedhur atë mes mbi 200 objekteve me vlera të jashtëzakonshme, të ekspozuara në ankadin e famshëm Christies’, në Londër, fakt i cili është një tjetër konfirmim i tërthortë i vlerave të mëdha të këtij objekti. Koleksionisti Italjan nuk u shfaq i trishtuar që po ja kthente këtë objekt pronarit të tij të ligjshëm, Shtetit Shqiptar, pasi duke vepruar kështu ai jo vetëm që i ka kthyer një pronë të ligjshme trashëgimisë kulturore të vendit tonë, por ka ndërtuar njëkohësisht një miqësi me këtë vend, me institucionet e tij, por edhe me institucionet Italjane. Zotëria Italjan është një koleksionist i veprave të artit, i cili përmes këtij operacioni ka bërë shumë miq duke na dhuruar të gjithëve kënaqësinë e kthimit të objektit.
 
Në deklaratën tuaj për mediat ju keni thënë se duhet të punohet për zbardhjen e odisesë së objektit nga çasti i grabitjes së tij e deri në ditën e sotme.
 
Absolutisht po. Kthimi në atdhe i kësaj vlere kulturore është vetëm hapi i parë. Mua, juve dhe kujtdo në Shqipëri, qytetarëve, opinionit publik apo institucioneve përkatëse, na intrigon mbi të gjitha fakti që ky objekt  ka qënë i vjedhur, prej 18 vjetësh. Vjedhja ka autorë dhe ata duhen zbuluar. Për këtë arsye, unë i kërkova Ministrisë sonë të Kulturës dhe Karabinierëve Italjanë, që kësaj pune ti shkojnë deri në fund. Kjo do të jetë dhe etapa e dytë e këtij proçesi.
 
Unë mendoj se duhet të zbulohen e të ndëshkohen nga ligji të gjithë ata që i bëjnë dëme të tilla vendit. Këta persona nuk vjedhin thjesht objekte, por vetë kulturën dhe pasurinë tonë kombëtare. Dëmi që i shkaktojnë ata bashkësisë është shumë herë më i rëndë sesa çdo përfitim material që mund të përfitohet nga tregtimi ilegal i këtyre objekteve.
 
Kështu, mendoj se drejtësia Shqiptare, në bashkëpunim me drejtësinë Angleze duhet ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Pyetja kryesore së cilës i duhet dhënë përgjigjje është: ‘Si ka shkuar kjo vlerë e jona, e zhdukur që prej vitit 1991, nga Shqipëria në një nga ankandet publike dhe legale më të famshme e më prestigjioze të botës?’ Mendoj se kësaj pyetjeje i duhet dhënë përgjigjje dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë ata njerëz që trafikojnë vlera të tilla.
 
Ngjarja e djeshme nxjerr në pah një aspekt të rëndësishëm, por pak të njohur, të punës së institucioneve të vendit tonë në drejtim të ruajtjes dhe rekuperimit të pasurive që përbëjnë trashëgiminë tonë kulturore dhe arkeologjike. Sa e rëndësishme, apo përparësore është kjo çështje për institucionet tona?
 
Veprimtaria e djeshme është një veprimtari e shtetit dhe e institucioneve Shqiptare. Ajo dëshmon për vëmendjen e madhe të institucioneve Shqiptare ndaj kësaj çështjeje. Natyrisht, mendoj se çdo qytetar dhe çdo zyrtar, institucion, apo administrator publik i kësaj trashëgimie duhet të punojë jo vetëm për ta rekuperuar, por mbi të gjitha për ta ruajtur këtë pasuri dhe për të parandaluar dëmtimet e saj, pasi trashëgimia kulturore është kartëvizita më e sigurtë e prezantimit tonë.
 
Kthimi i Kokës së Askleptus Zeusit shënon edhe bashkëpunimin e suksesshëm të rradhës mes institucioneve Italjane dhe institucioneve Shqiptare, në veçanti përfaqësisë sonë diplomatike në Itali. Si do ti cilësonit marrdhëniet mes dy vendeve tona gjatë këtyre viteve të fundit?
 
Mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje duke u nisur nga momenti i djeshëm. Siç u shpreha edhe më lart, ai është fryt i një bashkëpunimi të shkëlqyer, trevjeçar me institucionet e kulturës dhe të artit në Itali. Pala Italjane kontribuoi jo vetëm për kthimin e këtij objekti në vendin tonë, por u ofrua edhe për të ndërtuar marrdhënie bashkepunimi të mëtejshëm, me qëllim trajnimin e specialistëve dhe ekspertëve Shqiptarë në këtë fushë. Objektivi është ai i krijimit edhe në Shqipëri të një njësie të forcave të rendit, të specializuar në mbrojtjen dhe rekuperimin e pasurive të trashëgimisë sonë kulturore. Italia, vend në të cilin gjendet pjesa më e madhe e pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike botërore, ka njësinë më të famshme dhe më të përgatitur në botë, në këtë sektor. Pra edhe në këtë sektor kemi nisur bashkëpunimin dhe ai po jep rezultate konkrete.
 
Unë mund të pohoj se niveli i marrdhënieve me Italinë aktualisht është i shkëlqyer. Ato janë konkrete dhe shtrihen në të gjitha fushat. Kështu, në fushën e marrdhënieve politike kemi kontakte dhe shkëmbime vizitash të shpeshta reciproke të të gjitha niveleve, në Shqipëri dhe në Itali, në Tiranë dhe në Romë dhe në qytete të tjera. I shkëlqyer është edhe bashkëpunimi ekonomik. Italia është dhe besoj do të mbetet akoma për shumë kohë partneri i parë dhe kryesor ekonomik i Shqipërisë. I shkëlqyer është edhe niveli i investimeve. Vetëm gjatë periudhës 2008-2009, mes dy vendeve tona janë nënshkruar kontrata me vlerë mbi 5 miliardë euro, implementimi i të cilave po fillon tani. I shkëlqyer është gjithashtu edhe niveli i bashkëpunimit në sektorët e kulturës, një rast konkret i të cilit është edhe ky për të cilin po flasim. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe çështjen e trajtimit të emigracionit Shqiptar në Itali. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi ka ndryshuar realiteti i emigracionit Shqiptar dhe sesi po ndryshon edhe perceptimi dhe imazhi i këtij emigracioni në Itali. Emigracioni jonë në Itali, jo vetëm që është ndër më të integruarit, por shërben edhe si një urë e shkëlqyer lidhëse midis dy vendeve tona, me projekte e me bashkëpunime të prekshëm e të gjithëanshme. Fakti që Shqiptarët i gjejmë në të gjitha fushat, të impënjuar në realizimin e ëndrrave dhe objektivave të tyre, fakti që kemi numrin më të madh të studentëve universitarë, ndër të huajt që studjojnë në Itali, fakti që kemi mbi 22 mijë ndërmarrje me titullarë Shqiptarë, janë tregues se Shqiptarët i përkasin në Itali një realiteti mjaft pozitiv. Ky realitet është bërë i mundshëm qoftë nëpërmjet një klime të shkëlqyer marrdhëniesh dypalëshe, ashtu edhe përmes bashkëpunimit dhe punës shumë të lavdërueshme të vetë komunitetit Shqiptar në Itali.
 
Paralelisht me rritjen e gjithëanshme të komunitetit Shqiptar në Itali, sa kanë ndikuar arritjet e qeverisë Shqiptare këto vitet e fundit, si p.sh. hyrja e vendit në Nato, nënshkrimi i MSA-së, etj, për përmirësimin e imazhit të vendit?
 
Reformat e ndërmarra nga qeveria e vendit, rritja ekonomike, integrimi në Nato, nënshkrimi i MSA-së, partneriteti i shkëlqyer ndërkombëtar që kemi patur, roli që kemi luajtur në rajon në lidhje me çështjen e Kosovës, të gjitha këto elemente e kanë ndryshuar totalisht imazhin e Shqipërisë jashtë vendit. Dhe ky imazh i ndryshuar i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve jashtë vendit ka ndihmuar të gjitha marrdhëniet dhe proçeset e afrimit, të bashkëpunimit e të integrimit të qytetarëve tanë. Vendimtarë kanë qënë edhe proçese të tjera që ka përjetuar vendi si, serioziteti i përpjekjeve të qeverisë për të rimëkëmbur shtetin ligjor, për vendosjen e ligjit mbi të gjitha, lufta kundër trafiqeve dhe korrupsionit, pajisja e qytetarëve me karta identiteti dhe me pashaporta biometrike, proçes i cili tashmë ka filluar, sigurimi i kufijve. Të gjitha këto elemente po i rrisin standartet e vendit tonë dhe bashkë me standartet është përmirësuar edhe imazhi i vendit tonë duke bërë që Shqipëria të mos jetë më një problem, por një partnere e besueshme në rrugën drejt proçeseve integruese. Pranimi në Nato është padyshim ndër arritjet tona më të mëdha. Ai është krenaria jonë, por këto proçese integruese do të vazhdojnë dhe janë në rrugë shumë të mbarë edhe me Bashkimin Europjan dhe në drejtime të tjera.
 
Intervistoi nga Italia per ATSH-ne
Benko Gjata
 
 
 
 
 
 

 

45 Komente

Jam krenar me ju djema................................

Ke noi menie? mirarthc smiley

Historia eshte shume kurioze.

Koka 'ka humbur' ne vitin 1991.

Para disa vitesh, nje koleksionist italian e ka blere ne ankandin e Christies', ne Londer, rregullisht.

Nuk dihet ende se cfare ka ndodhur me Koken nga '91-shi derisa perfundoi ne ankandin e Christies'.

Gjithesesi, 'dikush' e zbulon Koken ne koleksionin e italjanit.

Tare thote se ky 'dikush' eshte ai vete.

Ambasada nuk thote gje, pohon vetem se ka tre vjet qe bashkepunon me Carabinieret italjane per ta kthyer Koken ne Shqiperi.

Para ca muajsh, doli nje deklarate ku pohohej se futbollistet Tare dhe Cana kishin paguar per ta rikthyer Koken ne Shqiperi.

Deklarata dallohej qarte se, perpos synimit informativ, kishte qellime publicitare; dy futbollistet benin keshtu, me nje investim relativisht te ulet (per ta), nje operacion te fuqishem marketingu.

Tare vete, nga vizibiliteti perfitonte dyfish, pasi jemi ne prag zgjedhjesh dhe i vellai, Auroni, flitet se do te jete kandidat per deputet i PS-se.

Gjithesesi, duke u kthyer tek ngjarja, ndihmese konkrete qe kane dhene dy futbollistet, sipas ministrit te kultures A. Turku eshte paradhenia e shumes prej 20 mije eurosh, deri sa kete e ka paguar perfundimisht Shteti Shqiptar.

Nje nga arsyet se perse qeveria nuk i ka permendur thuajse fare dy futbollistet mund te jete pikerisht perpjekja e Tares per ta shfrytezuar politikisht kete episod.

S.SH.

 

 

 

Ja ku eshte edhe ne Peshk artikulli ne fjale, ku Tare polemizon me shtetin, qe sipas tij nuk ben asgje per rikthimin e pasurise se vjedhur kombetare.

http://www.peshkupauje.com/2009/02/futbollistet-tare-dhe-cana-rikthejne-bus

Perhere sipas ketij artikulli, verehet se Tare dhe Cana kishin nder mend te benin gjithcka vete, privatisht, dhe ta dorezonin me ceremoni (imazh&marketing) Koken tek Presidenti Topi.

Ky muhabet, ne Shkurt te ketij viti.

Tare pohon se e ka gjetur Koken 'para disa javesh' nga momenti i prononcimit, qe i bie te jete fillimi i Janarit 2009 ose fundi i 2008-es.

Kurse Ambasada thote se ka 3 vjet qe punon me Carabinieret per kthimin e Kokes, gje qe e con fillimin e operacionit ne vitin 2006.

 

 

 

edhe kjo justifikon mospermendjen dhe mungesen e fteses per ata?

Tare, ne intervisten qe kam sjelle me lart me link, polemizon haptazi me qeverine.

Probabiliteti eshte shume i larte qe polemiken ta beje me kast, jo si qytetar i dizinteresuar, po te kemi parasysh se vellane e ka te perfshire ne politike me PS-ne.

Rrjedhimisht, me duket shume normale qe nga ana e  qeverise te kete qendrim te ftohte.

Madje, po ti besojme versionit te qeverise, qe puna per kthimin e Kokes ka tre vjet qe ka filluar, deklaratat dhe levizjet e Tares duken si nje bllof i madh.

Kurse Cana ka gjasa qe s'ka gisht, e ka futur ne valle Tare, pa i shpjeguar prapaskenat.

hej Studento si perfundim, perderisa Qeveria Shqiptare i ka paguar Tares edhe Canes, leket mbrpash, ska pse ti permenti emrin,se thjeshte keto e paskan paguar paradhenie. Por sma merr mendja qe te jete keshtu,sepse mendoj sdo e ulin veten keto futbollistat milardera per 10 mij euro secili.

 

Ky eshte vellai Tares, qe u ngrit me te madhe ai,qe e kishin hequr nga puna demokratet smiley Taria nga Roma eshte socialist kjo dihet, boterisht.

 

 

pappapapa si jemi ne Shqiptaret, vdesim per pak politike. smiley

Keshtu tha ministri dje, (ne TV e pashe):

"I falenderojme Taren dhe Canen, pasi kane 'ngurtesuar' shumen prej 20 mije eurosh si garanci, derisa shteti Shqiptar ka kryer pagesen (tek koleksionisti Italjan)."

Linku qe kam sjelle me lart ka deklaratat e Tares qe kritikon qeverine dhe do ta sjelli vete Koken te Bamiri, para zgjedhjeve.

Ca te them une tani, mua veprim politik me duket.

'Qeveria nuk ben gje, kurse ne (miqte e PS) kthejme pasurine e vjedhur te vendit.'

Ky do te kishte qene mesazhi, sipas mendjes sime...

 

 

ore po edhe sikur te kete parapagu vetem 2 ojro, thirret robi ne ceremoni. Si mund ta justifikosh me faktin se paska inat qeverine e dashka me bo politike per PS-ne?

A ka ndihmu ky apo thjesht genjen?

Nqs genjen, le te dalin e te thone qe eshte nje mashtrus ordiner, qe dhe ne ta dime.

P.S.  propagande per PS desha me thon

Probabiliteti eshte shume i larte qe polemiken ta beje me kast, jo si qytetar i dizinteresuar, po te kemi parasysh se vellane e ka te perfshire ne politike me PS-ne.

kështu po !

ps: qeka me biografi të llime me 1 llaf..

Ideja ajo eshte, sipas meje, qe Tare eshte mashtrues, po nuk dalin dot hapur tani.

Nje sepse nuk kane akoma prova, hetimi po vazhdon.

Dy, sepse ai mbetet figure e vleresuar nga tifozet, jemi ne prag zgjedhjesh dhe nuk do njeri ferkime kot.

 

Gjithashtu gjej rastin të falenderoj  edhe qytetarët shqiptarë,futbollistët Lorik Cana dhe Igli Tare,për ngurtësimin e shumës financiare për kthimin e objektit deri në pagimin e tij nga shteti shqiptar. Ky shënon një rast pozitiv për tu vlerësuar,të angazhimit të shoqërisë civile në mbrojtjen e pasurisë kombëtare.

Keshtu u tha dje ne ceremonine qe beri qeveriu i kultures. Ftesa lidhet me rasporte personale midis ish qeveriut te Butrintit dhe qeveriut aktual te Butrintit.

Qeveriu  aktual i Butrintit nuk shkon fare, po fare fare me ish qeveriun e Butrinit. Kane akuza te ndersjella  dhe si e veshtire do ishte t`i shikoje bashke ne nje takim te kesaj natyre.

nuk do njeri ferkime kot.

 

Po ta ftojne pra e t'e thone faleminderit qe ngurtesove ojrot. Per te tjerat kshu e kshu ka qene puna. Po perderi sa nuk e kane ftuar kam frike se dobicllekun e kane bo keta se kane hall se del bukur Tarka, edhe rrjedhimisht i vellai

Me duket hipoteze e mundshme.

Po edhe me e mundshme ajo qe ka shkruajtur Koth pak me lart

Gjithashtu gjej rastin të falenderoj  edhe qytetarët shqiptarë,futbollistët Lorik Cana dhe Igli Tare,për ngurtësimin e shumës financiare për kthimin e objektit deri në pagimin e tij nga shteti shqiptar.

çfarë do me thënë ngurtësim shume financiare ?

me e betonu lekun plako  smiley   

Do kete qene ndertus ky ministri   smiley   

Dmth qe shuma eshte lene ne banke si garanci, pa mundesi per tu perdorur, derisa shteti ka shlyer italjanin.

Ne ate pike futbollistat e kane marre mbrapsh 

Versioni i Qeverise Shqiptare:

Zoti Ministër, dje ju sollët para mediave Kokën e Zeusit-Asklepius, pas 19 vitesh nga koha që është rrëmbyer në Butrint. Si u gjet ajo dhe nga kush? Ç'mund të na thoni për kontributin e futbollistëve Tare dhe Cana dhe kush pagoi për ardhjen e saj në vendin e origjinës?

 

Koka e Zeusit është shitur në një shtëpi ankandesh në Londër, dhe është blerë nga një shtetas italian, është kapur në aeroportin e Malpensës nga autoritetet italiane, të cilët informuan autoritetet shqiptare dhe posaçërisht ambasadën tonë në Romë.

(intervista e plote ne G.SH.: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=59598)

Versioni Tare:

 

Zoti Tare, çfarë ju shtyu të merreni me diçka kaq të largët nga profesioni juaj i njohur, futbolli?

Kisha dëgjuar rastësisht në Romë rreth shitjes nga Christie’s të kësaj koke, si dhe historinë e saj intriguese, e cila niste me gjetjen e saj në Butrint, shumë vjet më parë, nga arkeologu i njohur italian Ugolini, si dhe vjedhjen e saj në vitin 1991 nga stendat e muzeut të Butrintit.

Këto rrethana më bënë që të kërkoj dhe të interesohem me anë të avokatit tim për të gjetur personin që e kishte blerë atë kokë, si dhe për t’i ofruar atij një shumë parash që të na e shiste, me qëllim kthimin e saj në atdhe pas rreth 18 vjetësh. Bisedova me Lorikun dhe ai u tregua entuziast në këtë ndërmarrje.

sipas ligjit ketu ne Angli gjerat e vjedhura nuk shiten, dhe denohesh me ligj nqs mban, ruan, transporton ose shet gjera te vjedhura. Keshtu qe shteti ngordhalaq Shqiptar duhet tu kerkoje keture te Christie's te gjitha shpenzimet qe kane bere per te marre mbrapsht ate bust! se edhe mbahen per profesionista ne gjerat e vjetra (edhe per vjedhje dhe pastrim paraash)

Shteti e merrte pa paguar asnje leke/ euro! ose liro noj hajdut me fame tia vjedhi krejt gjerat arkeologjike italianit

Someone, kam nje shok qe punon per Christie'e dhe me ka thene qe ky ligji qe permend ti ka aq shume vrima, sa shteti yne pa pasur nje prove te sigurte nuk mund t'i beje asgje Christie-t. I kane marre masat keta, sepse u duhet te mbrojne pervec te tjerave dhe Elgin Marbles.

I lexova komentet me kujdes por te gjithe po perqendrohen tek Tare e Cana dhe jo si ra busti ne dore te Christie's. 

Gjithashtu nuk me duket e qarte qellimi i bashkepunimit me karabieret ne Itali, nese koleksionisti e kishte blere ne menyre te rregullt sic shprehet ambasada.

nese Tarja ka patur me tere mend qellim te mire dhe nese merrte inkurajimin e duhur mund te jepte me shume leke per te tilla gjera, me kete qendrim te qeverise nuk i vete me ne mendje te ndihmoje. Tare dhe Cana nuk kane profil politik, por jane futbollista te suksesshem me kontrata te majme. Gjithashtu mund te njohin njerez te tjere si ata jo me profile politike por me leke dhe popullaritet. Nuk di njeri qe kur i thua "Igli Tare" i shkon mendja tek PS. Ai eshte futbollist dhe kaq. Diskurajimi i iniciativave te tilla, si po bejne keta langaraqet, do beje qe edhe ai leke qe mund te derdhet nga raste te tilla te shkoje ne vende te tjera.

Gre, per mendimin tim, nuk eshte fiks sic thua ti... .

Une mendoj se koha e 'kaloresise', nese ka ekzistuar ndonjehere, ka perenduar me kohe.

Cdo veprim qe behet sot, ka nje synim, nuk behet 'ashtu kot'.

Po te sforcohesh pak e te lexosh materialin e bollshem qe ke ne kete post besoj se do te bindesh se ceshtja eshte pak me 'komplekse' sesa thjesht 'Tarja ka patur qellim te mire...'.

Nuk po dalin ato mu* listash, se do ta sillja ketu linkun me emrin e Auron Tares (byrazer i futbollistit-filantrop), ish-drejtor i parkut te Butrintit, qe kandidon kete here me PS-ne e Rames.

Gjithesesi...

 

po kthehesh tek biografia e familjes dhe kjo eshte problemi im me qeverine.

sa per muhabet, fjalia ime fillonte me "nese Tarja ka patur qellim te mire" ashtu sikur edhe argumenti yt (dhe i qeverise) fillon me "nese Tarja ka qellim politik". Te dyja jane te mundura, por duke patur parasysh ndihmen monetare, reklamimin, etj qe Tarja dhe te tjere si Tarja mund t'i japin vendit une do merrja te paren si te mireqene dhe nuk do kaloja ne ekstremin tjeter.

Shiko, qellimi i mire dhe qellimi politik, ne kete rast nuk perjashtojne njeri-tjetrin.

Mundet fare mire te jene te dyja.

Madje, po ti qendrojme besnike asaj qe ka pohuar Igli Tare ne media, pikerisht keshtu eshte.

Ai pohon ne fakt se eshte nisur nga deshira e mire per ti kthyer vendit nje objekt te humbur. Duke bere keshtu, nga pozita te forta morale, i lejon vetes nje kritike - gjest politik - drejtuar qeverise.

Nuk jam dakord me thumbimin ne lidhje me 'biografine'.

Tare vete ka dale edhe me pare ne fushata elektorale; njihet impenjimi i tij politik me P.S., i perforcuar kete here nga angazhimi i drejteperdrejte i vellait te tij. C'lidhje ka ketu 'biografia'?

 

 

 

 

O studenti

E ka apo nuk e ka Igli Tare vëllain me PS-në nuk ka aspak rëndësi. Unë nuk jam me asnjë parti politike dhe të them të drejtën i urrej ato. 

Rëndësi ka që këta dy yjet shqiptarë Igli Tare dhe Lorik Cana nga lekët e tyre paguan dhe blenë statujën për tia kthyer muzeut historik kombëtar. Në të njëjtën kohë hajdutët e PD-së që kanë vjedhur dhe po vjedhin miliona EURO paguajn 20 mijë EURO (unë nuk jam i sigurtë për numrin sepse në letër e mund ta kenë shkruajtur 50 mijë EURO) nga lekët e shqiptarëve vetëm për të treguar që ky "shtet" funksionon. Statuja është vjedhur më 1991. Pse nuk u kujtua më parë qeveriu?! Ku ishte qeveriu?! 

Me thene te drejten, ti peshkaqen, une nuk i urrej aspak partite politike.

Perkundrazi, i konsideroj ato si pjese e domosdoshme e sistemit demokratik qe qeveris jetet tona ne Shqiperi, apo gjetke.

E kemi perjetuar ne Shqiperi nje periudhe, rreth 50 vjecare, gjate se ciles vete ideja e partive politike, pra e pluralizmit politik, ishte e urryer.

Besoj se e mban mend.

Persa i perket ceshtjes ne fjale, ta rinovoj edhe ty, ashtu si edhe Gre-se pak me pare, ftesen per tu dokumentuar mire, po ne kete teme, perpara se te shkruash capraz.

Qeveria aktuale e vendit tim, per mua si qytetar, eshte shume me e besueshme se ndonje individ i vecante qe flet pa kompetence dhe per qellimet e te cilit kam dyshime te bazuara ne fakte.

Qeveria e vendit tim pohon se objekti ne fjale eshte identifikuar nga policia Italjane, rreth 3 vite me pare, ne castin kur ka shkelur ne truallin e shtetit fqinj, me prejardhje nga Mbreteria e Bashkuar.

Ndersa topluajtesi Tare - futbollist i nderuar, pa pike dyshimi - pohon se ka degjuar per kete ceshtje vetem pak muaj me pare.

Qeveria pohon se ka rreth tre vjet, me tu kontaktuar nga policia italjane, qe po punon, duke ndjekur rrugen institucionale, per rikthimin e objektit.

Tare, sipas te gjitha gjasave, ndoshta ne mirebesim, ka nderhyre pa e njohur kete proces.

Kur eshte njohur, ka qene dhe vazhdon te jete ne dinjitetin e tij, te terhiqej dhe te lejonte ecurine e nje procesi me te cilin ishte ngaterruar papjekurisht.

Sa per ato vjedhjet, etj, etj, nuk merrem me shpifje, pavaresisht nga tundimi.

NUk merrem me shpifje as ne kete forum virtual, pasi e konsideroj nje mjedis te kulturuar dhe e respektoj zgjuarsine dhe urtesine e atyre qe kalojne pak apo shume kohe duke u informuar ketu.

Me respekt

S.Sh.

 

 

 

 

 Per objektet e zbuluara para viteve 90 dhe te vjedhura ka nje shprese per rikthim, pasi jane dokumentuar dhe njhen nderkombetarisht. Po si i behet per keto objektet e zbuluara pas viteve 90 dhe per te cilat asnje institucion nuk ka bere detyren? Si i behet per objektet e gjetura nga privatet, ndertuesit dhe eskavatoristet te cilet dergohen fare kollaj jasht shtetit?

Cdo veprim qe behet sot, ka nje synim, nuk behet 'ashtu kot'...ja me se fundi nje arsyetim pas gjithe atyre Kacizmave . Qeveriu me taljonin jane "vonue" pak me gjete ate " ma lyj i cik rroten" ke min. e zbertheckave dhe keshtu varianti i qeveriut per nderhyrjen "mashtruese" te TARES  smileymer formen e tij te vertete " me i plase minen ne dore" . Dhe problemi me i madh qe qendron nder Studente e ata qe shkojne per Master del se eshte .Cdo veprim i kryer nga simpatizantet e se Majtes ,brenda dhe jashte Memedhembjes eshte mashtrim. Cdo veprim i kryer nga simpatizantet e MIXHIZMIT brenda dhe jasha venit eshte krenari kombetare . Hajde Logjike hajde!

O Idriz, sforcohu i cik ne drejteshkrim o burr' i dheut se mezi te deshifroj!

Ne interpretim ja ke fut kot, me vjen keq te ta them, pasi ke marre 'fluturimin' nga faktet dhe ke kaluar ne retorike puro.

Faktet, per kujtese, po ti rendis edhe njehere:

1. Objekti kapet ne Malpensa, ne kthim nga Christies' rreth 3 vjet me pare

2. Qeveria nis procedurat me palen Italjane

3. Koleksionisti Italjan duhet demshperblyer, keshtu eshte rregulli, pasi e ka blere ligjerisht

4. Ne kete periudhe proceduriale futet ne loje Tare

5. Ai do ta BLEJE per vete Koken dhe pastaj te jete ai qe ja FAL ate shtetit Shqiptar.

6. Kjo eshte e jashteligjshme dhe nuk e lejon njeri ta beje

7. Tare, nga inati, vendos te dali nga loja (pasi nuk ka me interes) - Kete detaj nuk e di njeri, se nuk ka dale ne media

8. Pastaj bindet se do te dukej shemtuar, aq me shume qe nderkaq ka leshuar intervista lloj llojesh (pa e blere kurre Koken) dhe vendos ti qendroje fjales - gjendet nje zgjidhje, ajo e 'ngurtesimit'.

9. Ambasada paguan koleksionistin dhe behet ceremonia - e paguan perpara se ti gjeje fondet ministria, pra anticipon vleren.

Keto jane faktet i dashur Idriz.

Pjesa tjeter jane llogje.

Po te kesh fakte qe Pango/qeveria/ambasada e kane vonuar me kast proceduren, bujrum.

Hajde flasim mbi ato fakte.

Perndryshe ato qe shkuan ti jane SHPIFJE!

 

 

O Student,

Ke nje llogjike te "hekurt" qe te le pa fjale smiley

E para e punes, pikat 5 dhe 6 jane si monolog portokallie. Ja te te citoj: 

Ai do ta BLEJE per vete Koken dhe pastaj te jete ai qe ja FAL ate shtetit Shqiptar. Kjo eshte e jashteligjshme dhe nuk e lejon njeri ta beje

Sipas teje eshte e ligjshme per Italianin ta bleje koken por eshte e paligjshme per Taren!!!! Po sipas teje eshte e paligjshme dhe nuk te lejon njeri ti falesh gje shtetit Shqiptar!!!!

E dyta, po duke te cituar ty:

Pastaj bindet se do te dukej shemtuar, aq me shume qe nderkaq ka leshuar intervista lloj llojesh (pa e blere kurre Koken) dhe vendos ti qendroje fjales - gjendet nje zgjidhje, ajo e 'ngurtesimit'.

Pse ka nevoje njeri ta binde Taren te qendroje ne loje? Ambasada derisa ka vendosur me ne fund ti paguaje parate s'ka me nevoje per "ngurtesim" apo jo? Apo ka ngel keq ambasada ne Rome per 20.000 Euro?

E treta, duke te cituar po ty: 

Keto jane faktet i dashur Student Shqiptar.

Pjesa tjeter jane llogje.

smiley

Me ne fund i nxorri sot listat edhe Edi.

Keshtu mesojme se Auron Tare eshte kandidati i 16 i listes se PS per qarkun e Tiranes.

Ai Tarja tjeter e ka vella kete, jo long groshe.

Dhe boll na moret per leshko!!

Ore ne foton me fytyra shume te qeshura dhe te gezuara ai me kullaro te kuqe mos eshte nje ish shikas qe deklaronte nga TV Kombetar. Qeveria RA. Shtetin e morem smiley. Deklarime sikur me qene Spahij Turq kur merrnin kalate ne mesjete  smiley Duhet te jete perfaqesues Kuklture ai me siguri .

Me ne fund i nxorri sot listat edhe Edi.

Keshtu mesojme se Auron Tare eshte kandidati i 16 i listes se PS per qarkun e Tiranes.

edhe ?

'Edhe' cfare?

Po me pyet cfare lidhje ka nje Koke e vjedhur ne Butrint, qe qeveria e djathte 'nuk do e nuk mundet ta ktheje', qe e blen nje futbollist i famshem dhe ja dhuron shtetit, qe eshte njekohesisht edhe vellai i ish-drejtorit te Butrintit dhe fare rastesisht edhe kandidat per deputet i PS-se?

Po nuk e gjete vete 'edhe'-ne nuk te shpetoj dot

sorry

 

 

7) Tare,nga inati,vendos te dali nga loja (pasi nuk ka me interes)- Kete detaj nuk e di njeri,se nuk ka dale ne media.

Ju nga e dini kete detaj?

Po ndoshta gabohem dhe e ka thene Tare vete ne ndonje nga intervistat qe kam lexuar/degjuar.

E c'rendesi ka kjo?

Edhe pa kete pike arsyetimi vijon njelloj

Thjeshte pyeta pasi mu duk (gabimisht) se e kishit paraqitur si fakt te provuar ne prapaskene.

Edhe nje pyetje tjeter ne se me lejohet. Koha e zhdukjes (vjedhjes) se relikes,ka lidhje me kohen ne te cilen vellai i Tares ishte drejtor i muzeut te Butrintit?

Nuk ka asnje lidhje me kohen qe Auron Tare drejtonte Butrintin.

Linja qe kam mbrojtur une ketu ne Peshk deri tani, ne asnje rast nuk ka hedhur asnje dyshim ndershmerie ndaj Igli apo Auron Tares ne drejtim te implikimit ne zhdukjen e objektit - nuk ka asnje lidhje.

Perkundrazi, Auron Tare mbahet si njeri shume i afte dhe skrupuloz ne kryerjen e detyres se vet, kur ishte drejtor i parkut.

Mua thjesht me duket se Igli Tare e shfrytezoi me oportunizem kete punen e Kokes. Tani, a e shfrytezoi per ti dhene vizibilitet vetes, apo te vellait qe po kandidon per deputet, apo te dyja bashke, kjo eshte ceshtje tjeter, une mundet vetem te hamendesoj.

Kurse ate punen e terheqjes mos e merr si fakt se nuk ta garantoj dot.

  

5. Ai do ta BLEJE per vete Koken dhe pastaj te jete ai qe ja FAL ate shtetit Shqiptar.

do ta BLEJË apo E BLEU ?

Nuk bleu gje, kjo eshte ceshtja. Neper mediat qe lexojme ti edhe une doli lajmi se e kishin blere Tare dhe Cana, po nuk eshte keshtu.

Po nejse, se u be terkuze

Une u lodha i her, mos ma vej re po nuk shkruajta me

 

tung

fli, fli se ke tërë javën që pret listat smiley

Te dashur Miq

 

Ju lutem me tregoni nje rast kur nje Shtet Sovran ka blere nje objekt arkeologjik apo veper arti te vjedhur nga Muzeumet e saja?  Ju lutem me sillni nje rast te vetem.

e dyta, me vjen shume keq per insinuata te pa baza dhe fyese ne rastin e Kokes se Asklepit  ndaj Iglit dhe Lorikut.

 

me pak fjale historia eshte keshtu

 Igli degjoi rastesisht nga avokati i ceshtjes se Qeveria Shqiptare kishte neglizhuar prej tre vitesh qe te terhiqte kundrej nje pagese te vendosur nga Gjykata Italiane Koken e Asklepit e sekuestruar nga Policia Italiane. Per tre vite rresht asnje Minister Kulture nuk kishte bere asgje per ta sjelle KOken e Asklepit ne Shqiperi. Igli sebashku me Lorikun u treguan te gatshem dhe depozituan nje cek me vlere 20.000 euro per terheqjen e kesaj vepre. Duke pasur parasysh profilin e Iglit dhe Lorikut ata u treguan shume te kujdesshem qe kjo ngjarje ne asnje menyre te mos politizohej dhe KOka e Asklepit ti dorezohej Presidentit te Republikes. Igli sebashku me Ambasadorin Shqiptar ne Rome shkuan ne shtepine e koleksionistit dhe bene nje ceremoni te thjeshte duke dorezuar cekun. me kete rast bene edhe nje sere fotosh.

me daljen e ketij lajmi ne media shteti shqiptar u zgjua dhe e kuptoi se mund ta shfrytezonte kere rast politikisht dhe ne prapaskene beri ceshte e mundur per te anulluar impenjimin e Iglit dhe te Lorikut.  Ceremonia ne Rome qe Ambasadori shqiptar organizoi duke mos ftuar asnje prej futbollisteve ishte nje fyerje per ta pasi per xhestin e tyre ata te pakten duhej te falenderoheshin publikisht.

 

Gjithsesi Ministria e Kultures dhe ajo e Jashteme duke qene se eshte totalisht e pa afte ne kete fushe bene nje gafe tjeter shume te madhe. Paguajne para per nje objekt te Trashegimise Kulturore e cile eshte e vjedhur eshte e listuar ne Listat e interpolit dhe dihet nga te gjitha botimet nderkombetare se ky objekt arkeologjik i gjetur nga Ekspedita e Ugolinit ne Butrint ka qene e ekspozur ne Muzeun e Butrintit nga ku u vodh ne 1991.

 

Shteti Shqiptar duhej qe keto tre vite qe nuk e ka vene fare ujin ne zjarr per kete Veper te hapte ceshtje penale ndaj Christit ne Londer duke e detyruar ate qe ta rikthente pa asnje pagese dhe te jepte informacion mbi personin qe e ka shitur kete objekt.

 

Nga Ligjet nderkombetare Christi mban pergjegjesi ligjore per shitjen e nje objekti te vjedhur dhe per kete arsye Ministria jone e Kultures duhej me patjeter te hapte ceshtje penale.

 

Prandaj te dashur miq merruni me Ministrine tone te Kultures qe nuk ben punen e saj dhe jo me xhestin fisnik te dy futbollisteve qe nuk kane nevoje per fame.

 

ne se keni ndonje pyetje mbi procedurat ju lutem me shkruani kur te doni.

 

auroni

Z. Tare,

Te mos bejme si cuba. Si njeri i artit qe jeni, me siguri qe jeni ne dijeni te rastit te dy kokave ne bronx, skulptura kineze, njera lepur e tjetra mi, te cilat u hodhen ne ankand nga po e njejta shtepi Kristi's, sic e quani ju esnafet e zanatit.

As vete Kina nuk arriti te bente gje. E te mendosh sa fuqi ka Kina, e sa histori ka ajo, plot 5000 vjet te numeruara, e le pastaj te panumeruara. E ç'ndodhi ? Ndodhi ajo qe u ngrit patrioti kinez dhe i "bleu" (gjoja) per 20 apo 30 milione euro. Nuk i futi ne dore, sepse s'pagoi asnje kacidhe, ama e prishi ankandin, dhe i beri botes me dije se gjeja e vjedhur nuk shitet. Dhe te mendosh qe ato ishin vjedhur para 100 e sa vjetesh dhe jo para 20.

E kam fjalen qe as Ministri Kulture, as shtet shqiptar, nuk kane pantallona te luftojne kunder Kristave dhe Kristaqeve. Keshtu qe procesi juaj kundrejt tyre eshte thjesht "politike per politike", dhe pa buke.

Igli dhe Loriku bene ate qe beri kinezi ne Paris, por me ndryshimin qe ata i paguan parate. Dhe duhet t'i falenderojme, te dy.

Cdo terrci-verrci pastaj, eshte thjesht per ndonje vote majtas-djathtas.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).