Kina, në kërkim të një brezi gjenish

Programi që parashikon testime e prova për të gjithë fëmijët

Kina po mundohet të krijojë "fëmijën perfekt", krijesën që do të jetë fryt i gjenetikës dhe një eksperimenti të inxhinierisë sociale. Si vendi me numrin më të madh të lindjeve në planet, republika popullore do të çojë deri në pasoja ekstreme seleksionimin e specieve. Fëmijët do të shkëputen nga bota e lodrave, nga ëndrrat dhe asgjë nuk do t‘i lihet rastësisë. Çdo hap në formimin e tyre do të jetë shkencor dhe i planifikuar. Duke i transformuar vitet e para të jetës në një laborator të madh, kinezët janë të bindur se mund të arrijnë kufijtë më ambiciozë: të nxjerrin që nga kopshti materialin njerëzor të një brezi për çmime "Nobel", supermenaxherë apo gjenish në muzikë. Ata që kryejnë eksperimentin në mënyrë sistematike janë autoritetet qeveritare të Chongqing, me 30 milionë banorë, qyteti më i populluar i planetit. E përditshmja qeveritare "China daily", e vlerëson shumë projektin e formimit të "fëmijës perfekt" që po zhvillohet në këtë qytet. Gjithçka nis nga biogjenetika: njëmijë fëmijë i janë nënshtruar një testi ADN-je që duhet të masë aftësitë e tyre të lindura në fusha të ndryshme. Inteligjencë, aftësi atletike, talent artistik dhe muzikor, prirje për të drejtuar. Nga njëmijë, brenda këtij viti do të seleksionohen 50 të tillë, ata më të talentuarit që nga lindja, që më pas do të jenë edhe kaviet e para të eksperimentit. "Pallati i fëmijëve" ose "Qendra e Trajnimit të Fëmijëve" do të kujdeset që të ndjekë për këta fëmijë rrugë formuese të veçanta, për të parë aftësitë e tyre dhe për t‘i shfrytëzuar në maksimum ata. Për t‘i hedhur më pas në ato fusha ku janë më të përshtatshëm: në kompeticione shkencore, sfida profesionale, sukses ekonomik, çmime botërore në çdo fushë. Në shkencë apo në art, në ekonomi apo sport: gjithkujt do t‘i jepet vendi ku e ndien se mund të dominojë. Asgjë nuk do t‘i lihet intuitës apo preferencave personale. Materiali gjenetik do të certifikohet nga një prej laboratorëve më të mirë të analizave të Republikës Popullore, "Shanghai Biotech". "Po zgjedhim qelizat e ADN-së nga mukozat orale të fëmijëve të qytetit dhe do t‘ua besojmë shkencëtarëve të Shangait", ka shpjeguar Chen Minqiang përgjegjësi i marketingut të këtij projekti. Sepse qyteti i Chongqing ka menduar edhe për marketingun: një programi të tillë i bëhet reklamë me krenari, sepse është eksperimenti-pilot i një politike që duhet zgjeruar në shkallë kombëtare. Nuk ka shërbyer pothuajse fare mendimi i pedagogut të njohur, Yu Wei, që deklaroi se: "Kini kujdes, jetët e këtyre fëmijëve, mund të shkatërrohen nëse do të trajtohen si makina gare". Gong Kang, drejtuesi i departamentit shëndetësor në "Biotech" tregon se teste të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe me kampionë fëmijësh nga Pekini dhe Shangai".

Ka kaluar më pak se një vit nga triumfi kombëtar në Lojërat Olimpike të Pekinit dhe ja ku "metoda olimpike" po frymëzon një vizon të plotë të shoqërisë së të ardhmes. Në gusht të vitit 2008 arriti të kurorëzohej me sukses një operacion që kishte shumë vjet që ishte planifikuar: atletët e Republikës Popullore të Kinës kaluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket numrit të medaljeve të fituara, sepse "takimi" me historinë ishte përgatitur me shumë kujdes. "Përbërësit" kryesorë janë të njëjtë me ata që tani aplikohen për të ndërtuar "fëmijën perfekt".

Së pari: një basen demografik i pashoq në botë për sa i përket materialit human që duhet marrë rreth 1 miliardë e 300 milionë banor&eumlsmiley.

Së dyti: një seleksionim i pamëshirshëm me metoda të tilla ku ashpërsia duhet pranuar në emër të një interesi të lartë.

Së treti: aplikacioni te qeniet njerëzore i shkencës dhe teknikës më të avancuar.

Kjo treshe përbërësish rezultoi e parezistueshme në fushën sportive, ku epërsia kineze ka mbërritur deri te disiplinat atletike që deri pak kohë më parë dukeshin të paarritshme. Atëherë lind pyetja se përse të mos funksionojnë për të nxjerrë "Nobel" në matematikë, shefa ekzekutivë të shoqërive shumëkombëshe, talente në piano? Vërtet mund të na befasojë një vizion kaq elitar, garues dhe darvinian, në një komb që për 30 vjet ishte pjesë e një komunizmi ku njerëzit ishin të gjithë të barabartë. Por, vetë Mao Ce Duni ishte i vendosur ta transformonte popullin e tij në një "faqe të bardhë", që për të arritur objektiva historikë i duhej dhënë një formë e caktuar. Tani ai manipulim ka ndryshuar dhe aplikohet në një vend që është përshtatur totalisht me ligjet e forta kapitaliste. Kufijtë janë ata të fiksuar nga ekonomia e tregut, në një përballje globale mes sistemeve. ‘Fëmija perfekt" edhe mund të dështojë, por gjithsesi, mbetet një model vlerash, një paradigmë sociale që na ofrohet nga kinezët. Bashkia e Chongqing po planifikon në mënyrë shkencore një sjellje që sot shumë prindër kinezë kanë ndaj fëmijëve: një investim i madh lekësh dhe presioni psikologjik, një edukim të ashpër, stres të paimagjinueshëm për të qenë të parët e klasës dhe kurse private për anglisht, matematikë, muzikë. Nuk është një "zanat" i thjeshtë të jesh fëmijë në Kinë sot. Aq më tepër që kriza ekonomike bën që të shfaqet sërish një problem që dukej se ishte zhdukur prej kohësh: numrin e madh të të papunëve intelektualë, me rreth tre milionë të rinj të diplomuar që nuk gjejnë dot punë. Këtij brezi që përballon konkurrencën globale me të rinjtë e Perëndimit, liderët kinezë u mësojnë se nuk është e rëndësishme të marrësh pjesë, por të fitosh, edhe me kushtin e prodhimit të fëmijëve në laborator.

 

8 Komente

nji popull qi nuk rron dot pa gjeniun.

ps: pjesën time të  tonit, unë ua fal.

Eugenike me kinezeri... i kishte ardh koha. Dhe po, une besoj qe ata mund ta bojn.

Vecse bota so ishte shume e shemtut me gjeni te tille. si me thon, mos te rafte as ne mehalle ai gjeni ashtu.

Ata Zoti i shtofte edhe mo, por nuk do dojsha me jetu ne nji bote te dominume prej tyne. Kush meson dhe kinezcen tani, tha ai perkthyesi anej nga vitet 60-te.

tashi ky autori i shkrimit qe mendon se "kina" do nxjerri nobel ne matematike, bravo i qofte, po llukani cne qe poston te tille material cinformues...programet per femijet me dhunti nuk po i shpik kina, dhe nuk kane filluar "se fundmi"...dhe nuk jane kaq cnjerezore sa i paraqet ky robi qe ben fantashqence per lexuesin shqip - tar

programet per femijet me dhunti nuk po i shpik kina, dhe nuk kane filluar "se fundmi"...  Kjo eshte e vertetuar . Ne Kine vajti per Trajner nje nga BOSET e Futbollit dhe jo vetem Shqiptar ...Loro Borici dhe pas disa arritjeve u pa qe ne futboll Kina s'jepte !!!!! Per kete u shpreh edhe vete Maoja qe ..." komunizmi do dhe dhjete mije vjet qe te vije. Mos i digjni etapat. Edhe njeqind here te rrezoheni prap perpiquni te ngriheni " smiley Per humor tregojne se nje dite kur binte shi me gjyma I ndjeri Loro qe gati per stervitje : - Profesor eshte qameti jashte . Bie shi me gjyma! " Ani s'ka gja . Shiu ka punen e tij ne kemi punen tone" - u pergjigj profesori Te nesermen i gjithe Pekini u gdhi me parulla me citatine Loros . Dhe qe ketu e ka origjinen edhe pyetja  :- Cfare bejne Kinezet kur bie shi ?  Me duket  edhe tek PPU frekuenton nje antikomunist  smiley i shkolluar me perpjekjet  e djalit te ish Diktatorit per Matematike perjashta shtetit....dhe me duket se ka djegur Etapat me pjesmarrje te PPU si i dores se arithmetikes smiley

Per antipatine qe kam ndaj kinezeve, i uroj me gjithe zemer ti besojne ketyre ideve.

Mire mbrema Miq!Nuk mendoj se gjenite mund te behen ne menyre artificiale...Nuk ka rregull a ligj .....Kinezet jane vertet stronzi,njerez qe nuk kane aftesine te krijojne lidhje afektive.Nuk mendoj se per 1milion vjeçarin e ardhshem te linde nje Xhuljete o Romeo kinez.....Une kam qene ne Shanghai per Expo para pak javesh...Jane jashtezakonisht te disiplinuar dhe tmerrsisht imitues....kane nje vendosmeri te pashoqe e sidomos jane shume ,jane teper......Nuk duket se vuajne nga asgje..Asgje nuk i ben te vuajne...Nuk kane sentimente.Me shume se te verdhe jane te pangjyre....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).