"Keshtjella", kap 40 kg heroine

Artan Cena, Xhemil Beharaj

TIRANE - Kapet 40 kilogram heroine ne Kakavije. Superoperacioni eshte bere gjate mbremjes se djeshme nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ne bashkepunim me sektorin e operacioneve speciale ne Policine e Shtetit. Ne pranga kane rene pese persona, dy prej te cileve shqiptare e tre gjermane. Sasia e bllokuar ne dogane me destinacion tregun italian eshte me e madhja e kapur ne Shqiperi ne nje operacion te vetem. Dy gjermanet jane organizatore te ketij trafiku, ndersa 2 shqiptaret kishin rolin e korrierit. Burimet nga Prokuroria e Pergjithshme thane dje se, dy shqiptaret jane nga qyteti i Fierit. Shqiptaret e arrestuar jane Zaim Tafa dhe Alban Pellumbi. Te dy te arrestuarit jane vene ne pranga ne Fier, nderkohe qe dy gjermane jane vene ne pranga ne makinen me targa te huaja qe po transportonte lenden narkotike ne drejtim te shtetit helen, por me destinacion perfundimtar Italine. Nderkohe qe ne tregun e zi, lenda narkotike e bllokuar kap vleren e me shume se 2 milione euro.

Te arrestuarit

Te vene ne pranga gjate dites se djeshme jane, Zaim Tafa njihet ne qytetin e Fierit si biznesmen dhe eshte pronari i lokalit me emrin "Keshtjella" ne rrugen qe te con ne Patos. Nderkohe qe dy gjermanet qe jane me nenshtetesi rumune jane arrestuar ne Kakavije, nderkohe qe i treti eshte kapur ne aeroportin e Rinasit ne tentative per te ikur me rruge ajrore. Emrat e gjermaneve te arrestuar jane, Daniel Englert, 45 vjec, Franz Kiacsek, 66 vjec dhe Regina Kiacsek, 63 vjece, te gjithe me nenshtetesi gjermane. Policia tha se, dy shqiptare dhe tre gjermanet jane vene ne pranga gjate operacionit te koduar "Keshtjella". Burimet zyrtare te Policise se Shtetit thane gjate dites se djeshme se, hetimet ndaj pese personave te arrestuar kishin nisur qe dy muaj me pare. Dy shqiptaret jane arrestuar ne Fier, nderkohe qe Daniel Englert eshte arrestuar ne Rinas ne tentative per tu larguar nga Shqiperia. Ne Kakavije jane arrestuar dy gjermanet e tjere, gjate kohes qe po tentonin te trafikonin lenden narkotike.

Deshmia

Gjermanet e arrestuar ne Kakavije, kane qene ata qe kane treguar vendin ku e kishin blere. Gjate deshmive te tyre ata kane thene se, sasine prej 40 kg lende narkotike te llojit heroine e kihsin blere tek Zaim Tafa i cili eshte pronar i nje lokali ne aksin rrugor nacional Fier-Ballsh vetem 2 km sapo kalon kthesen e Patosit. Policia ka shkuar per kontroll ne kete lokal ku ka kryer kontroll por nuk ka gjetur asnje gjurme heroine. Tafa u ka pohuar punonjesve te antidroges se kane ardhur ne destinacion te gabuar. Policia ka kryer shoqerimin e Tafes per ne polici per ta marre ne pyetje. Personi i dyte i arrestuar ne Fier eshte Albert Pellumbit, banor i Patosit te Vjeter. Por kane qene dy gjermanet qe kane treguar se drogen e kishin blere ne Fier. Policia tha se, mbi pese personat e arrestuar rendon akuza e "trafikut te lendeve narkotike e kryer ne bashkepunim". Nderkaq qe dosja dhe hetimet jane duke u kryer nga Prokuroria e Krimeve te Renda.

4 Komente

ushtrimi nr1.

Nderkohe qe dy gjermanet qe jane me nenshtetesi rumune jane arrestuar ne Kakavije, nderkohe qe i treti eshte kapur ne aeroportin e Rinasit ne tentative per te ikur me rruge ajrore. Emrat e gjermaneve te arrestuar jane, Daniel Englert, 45 vjec, Franz Kiacsek, 66 vjec dhe Regina Kiacsek, 63 vjece, te gjithe me nenshtetesi gjermane.

Sa gjermane ishin gjithsej??

Kadosh

Mos i bëj punët lëmsh. Gjermani është gjerman dhe rumuni është rumun pavarësisht nga pasaporta. Jeni mësuar ju në Shqipëri kur ndonjë shqiptar që ka pasaportë amerikane i thoni amerikan. Gjaku nuk bëhet ujë edhe sikur ti ndërosh pasaportat cdo ditë...Nga mbiemrat më duken si cekë e jo si rumunë, (në përgjithsi rumunët i kanë emrat caushesku, rumunesku, basesku, pirdhesku) megjithatë faji nuk është i yti por i atyre pseudo-gazetarëve që kanë shkruajtur atë pseudo-gazetari...

Daniel Engelert (sipas emrit e mbiemrit) duhet të jetë gjerman me gjak dhe me pasaportë

"...Dy gjermanet jane organizatore te ketij trafiku, ndersa 2 shqiptaret kishin rolin e korrierit..."

 

Ja pra dhe gabimi fatal,
ta kishin organizuar shqiptaret dhe te luanin rolin e korrierit gjermanet....misioni do ja kishte dal ne menyre te suksesshme smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).