Këshilli i Europës: S'ka liberalizim vizash

Keshilli i Europes njofton liberalizimin e vizave per Serbine, Malin e zi dhe Maqedonine por jo per Shqiperine. Progresi i Shqiperise ka qene i pakte dhe i pamjaftueshem per te perfituar levizje te lire ne BE per qytetaret e saj.

 

TIRANË - Shqipëria duket ende larg përmbushjes së detyrimeve për liberalizimin e vizave. Teksa sot pritet që Komisioni Europian të dorëzojë tek 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian raportet përkatëse për procesin e liberalizimit të vizave me Ballkanin, një dokument konfidencial tregon se vendi ynë është ende larg. Sipas tij, Shqipëria nuk ka përmbushur të gjitha kriteret për hedhjen e këtij hapi.

Ky dokument është hartuar në zyrat e Këshillit të Europës dhe tregon qëndrimin e BE-së për ecurinë e reformave dhe plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë, në kuadër të Stabilizim Asociimit. Liberalizimi i vizave është cilësuar si një nga çështjet më të ndjeshme për shqiptarët dhe po përdoret nga qeveria aktuale si kali i betejës në këtë fushatë zgjedhore. Por, ndryshe nga ato që pretendon dhe deklaron qeveria, KE-ja mendon se ka progres, por jo aq sa duhet për "të kaluar klasën". Raporti paraqet në mënyrë të detajuar edhe fushat ku Shqipëria ka ende punë për të bërë që të arrijë standardet e kërkuara.

"Në fushën e drejtësisë, lirisë e sigurisë vërehet një farë progresi në përgjithësi, por për sa u takon fushave për heqjen e regjimit të vizave, Shqipëria nuk është ende në përputhje me standardet evropiane. BE-ja thekson rëndësinë e bërjes së një progresi të matshëm në kontrollin e kufijve, sigurinë e dokumenteve, migrimin dhe azilin, si dhe në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit", - thuhet në dokument. Ai vlerëson shumë nga reformat e qeverisë, por pohon se "korrupsioni mbetet i shpërndarë gjerësisht dhe përbën një problem veçanërisht serioz".

Bashkimi Evropian vlerëson progres të limituar në kuadrin ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe pohon se ky fenomen "mbetet problem serioz, që prek shtetin e së drejtës dhe mjedisin e biznesit në Shqipëri". Më tej, në të thuhet: "Përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dëmtohen nga korrupsioni në vend dhe mbrojtja e varfër e dëshmitarëve, si dhe nga mangësitë në politikat afatgjata. Vështirësitë në bashkëpunimin mes policisë e prokurorisë vazhdojnë që të reduktojnë efikasitetin hetimor".

Në raport cilësohet si problem trafiku i drogës dhe ai i njerëzve. Teksa për të parin ka hapa përpara, në dokumentin konfidencial Shqipëria konsiderohet ende si "vend i rëndësishëm origjine për trafikun e qenieve njerëzore, si për shfrytëzimin seksual të grave e vajzave dhe për punën e detyruar të lypësve. Trafiku i brendshëm i grave e fëmijëve është në rritje". Në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit, raporti tregon se BE-ja është njohur me masat e marra nga qeveria, por ka shprehur shqetësimin për shpejtësinë e shpërndarjes së kartave të identitetit.

Vlerësimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me Ballkanin do të diskutohet nga vendet anëtare më 25 maj. Për shtetet ballkanike që kanë përmbushur më mirë kriteret e kërkuara, komisioni pritet t'i propozojë Këshillit Evropian rekomandimin e tij për heqjen e regjimit të vizave në fund të muajit qershor. Deri më tani, burime diplomatike njoftojnë se vendet më të favorizuara janë Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja do të vlerësohen në një kohë tjetër, kur të përmbushin kushtet për liberalizimin e vizave.

52 Komente

Shteti anëtar i NATO-s, Absurdistani ynë i dashur, nuk siguron as kufijt e saj e lëre pastaj të "eksportojë" siguri për pjesën tjetër të botës.

Ajri "sigurohet" nga Turku, deti "sigurohet" nga greku, toka "sigurohet" (më duket se trageti është tokë apo jo?!) nga italiani.

Të gjithë shqiptarët janë të "pajisur" me letërnjoftime, pasaporta biometrike, janë "kryer" gjithmonë zgjedhje të lira...

Ky është shtet jo shaka. Nuk është e mundur është bërë ndonji gabim ata të KE-së...................

O Peshkaqen, boll me keto mendime te mykura!

Dil i cik nga logjika e fushates elektorale dhe arsyeto si qytetar individual.

Ca ke me pak ti mor 'peshkaqen' se qytetaret rumune, bullgare, maqedonas, serbe apo malazeze!?

Pse ty te ndalojne, ose te cajne me nder b*then per te marre nje vize, kurse te gjithe fshataresine punonjese, ish-kooperativiste rumune e bullgare e lejojne te shetise lirisht!?

Ky vendim, nese eshte i vertete, godet qytetaret individuale si ti e si une.

Nuk godet as qeveritaret e korruptuar, as mafiozet, as plehrat e tjera qe, si edhe ne shoqerite e tjera te Europes, nuk mungojne fatkeqesisht as tek ne.

Do te isha dakord po te behej fjale per ceshtjen e aderimit ne BE. Bashkimi eshte strukture me komplekse dhe eshte e drejte te kerkoje disa standarte perpara se te te pranoje te hysh.

Po ceshtja e lirise se levizjes eshte krejt tjeter!

 

 

 

 

Ej, skandal!

Po te jete e vertete meriton nje proteste te stermadhe!!

Nuk ka ngel kembe ballkanasi pa shkelur si edhe kur ti teket, truallin e B.E-se, kurse ne, qe kemi 500 mije bashkekombas rezidente te rregullt dhe super te integruar vetem ne Itali, niet!

 

 

 

 

 

një dokument konfidencial

Une preferoj te mos e besoj kete qe thuhet ne shkrim.

Paveresisht progresit, shqiperia duhet te ishte bashke me maqedonine ne kete proces.

I bie qe ne jemi te lidhur ngushte me progresin e kosoves ose europa nuk e do berishen ne krye te ketij vendi.

"Shqipëria dhe Bosnja do të vlerësohen në një kohë tjetër, kur të përmbushin kushtet për liberalizimin e vizave."

Kur te behet Hoxha Prift, medemek.

 I bie qe ne jemi te lidhur ngushte me progresin e kosoves ose "europa nuk e do berishen ne krye te ketij vendi".

Dhe jo vetem, kishte nje interviste te zv.ambasadorit amerikan qe o nene o nene..., po s'ka arrit te peshku...

Shkrimi ka nje gabim se behet  fjale per Komisionin Evropian jo per Keshillin e Evropes

Une them eshte i besueshem po te ishte e kunderta do ja kishim degjuar kemboret.. Edhe pse shpresoj qe per hir te procesit gjerat te ndryshojne kur te shqyrtohen me tej

Pse nuk thoni  ju qe po ja lujka fene KE-ja .....!!!!!!!!!!!!!

Studenti... kemi 400000 shqiptare ne Itali qe nuk """VOTOJNE"""  ......

Keto lajmet qe bazohen ne "dokumente konfidenciale" dhe duke ditur mediat qe i japin duhen marre me rezerva. Ka shume mundesi te jete nje tymnaje tjeter e Edvin Rames per fushate elektorale.

Shikoni se kush eshte dhe nofka qe e ka sjelle tek peshku, nje militant ekstremist i Rames dhe Veliajt.

Une nga deklarata zyrtare di ato te Fratinit qe mendon se Shqiperia e meriton liberalizimin e vizave dhe po ben avokatin tone ne Evrope.

S`mund te besoj qe Serbia qenka para nesh duke ditur problemet qe ka ajo dhe shkakton edhe ne vendet fqinje me te.

Po Maqedonia? Cfare ka bere me shume se ne ky vend - i thencin, me njemije probleme? Kush me thote dicka qe ka bere me shume se ne Maqedonia?

Te presim deklarat dhe vleresimet zyrtare se keto "burimet konfidenciale" te gazetes se 2KR-se jane zero te besueshme.

Mos harroni qe qershorin nuk e ka permendur kush si kohe te mundshme te liberalizimit te vizave.
Deri tani premtimet e qeverise jane qe ne ne vitin e pare te mandatit te dyte te behet e mundshme kjo gje. Pra i bie pas qershorit, me sakte ne vitin 2010.

një dokument konfidencial tregon se vendi ynë është ende larg

Edhe une preferoj te pres dokumentin ZYRTAR, jo ate Konfidencial per Mediat Shqiptare : dale te shofim, pastaj te flasim.

Jam dakort me Scrubs, ka mundesi qe ne te jemi tek "vagoni" i dyte, dmth per 2010-en. Ne i kemi realizuar te gjithe kerkesat e BE-se, por vetem zgjedhjet OK s'i kemi bere ende. Pra, eshte normale qe te kalojme dhe kete prove sivjet, dhe besoj se do t'i kemi te plotesuara te gjitha kerkesat

Ehe sikur ky dokument konfidencial te jete i vertete, prape une jam i prirur ti besoj udheheqesit tim shokut Sali Berisha, i cili kembengul se nese ai prape do te drejtoje, liberalizimi i vizave do te ndodhe jo me larg se Janari 2020, me falni Janari 2010!  

keto jan vendime politike, skon pas naiher te bojn me "plotsim standardesh", por

 

BE-ja thekson rëndësinë e bërjes së një progresi të matshëm në kontrollin e kufijve, sigurinë e dokumenteve, migrimin dhe azilin, si dhe në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit", - thuhet në dokument.

me qen ne me arrit progres te matshem ne luften "kunder terrorizmit" i bi qe masi te cojm dhe pjesen tjeter te ushtrise ne Afganistan, te fillojme dhe pushtimin e shteteve terroriste te Maqedonise dhe Serbise duke i fut ka i spastrim te fuqishem ka forcat e erreta, ene jalla te shenojme progres te mjaftushem per te bind Jevropin...

(pervec nqs dokumenti "konfidencial" dote me thon qe ne dhe boshnjaket jena terrorista se jena "myslimon".. un vallaj jom ateist ka ata militantet, po i dhis mu ne liberalizim nqs metermen bohenn kshu paralelizmash)

shqiperia eshte vend me shumice myslymane, dhe qelbesirat e evropes, shtazet e brukselit dhe kryeqyteteve te tjera, nuk duan nje popullsi myslymane te levize lirshem neper evrope. Kaq e thjeshte. Nuk ka te beje fare me "progreset" e leshit e te trapit... e thone dhe vete: 

 si dhe në luftën kundër terrorizmit...

Kur te vihet nje kusht i tille, duket qarte se cili eshte surrati i vertete i evropes.

Zoti ua nxjerrte shpirtin per bythe ketyre qelbesirave, se vetem urrejtje kane per te korrur me gjithe kete neveri qe po mbjellin tani.

E terrorizmi kurre mos i lente rehat shpirtrat e ketyre kafsheve katile e i ndjekte brez pas brezi deri ne varr derisa te zhduken krejt nga faqja e dheut, kockat dhe ymrin ua zhdukte pa lene gjurme.

 

Shqiperia eshte kala e pamposhtur, Imperialistet nuk na duan, por ne edhe bar hame e vendet e tyre as nuk duam tia shohim bojen. Jemi te varfer por krenar qe jetojme te izoluar. Dikur te vetizoluar dhe sot te jashtizoluar ne jetojme!

zoto ke fol tamom si kryqtar evropian smiley kjo trego qe sido qe tjet puna jena mrrug te drejt

ore shqiptare akoma me genjeshtrat e ores se bushit po kush do na beje liberizimin e vizave top chanel apo evropa na mbushen me genjeshtra me anonime si puna e pranimit ne nato ku perdite shkruanin ne median e tyre se shqiperia nuk do pranohet sipas nje anonimi ne evrope . kjo media dhe shume te tjera qe operojne ne ndertim jane e zeza e shqiperise

Keta apologjetet e "fatkeqesise " kombetare qe na ka gjet  smiley , alias shpura Left me..... YYYYYYYYY ne fund , te kujtojne ate skecin e Gezim Krujes . .....Cfare i bane gruse per dhurate ? Simjet i hapa birat e veshit...mot po i vej vathet ...hehehehehe...E moj Left me ....YYYYYYYY ne fund c'te paska gjete . Ama ne nje gje pajtohem me ty .Te presim komunikaten zyrtare smiley Ajo po ta them une s'ka asnje ndryshim se po te qe ndryshe duhet te kishin filluar fishekzjarret ne Memedhembje dhe koncerti ne sheshin e Skenderbeut qe do munde Edin smiley ...dmth rapsodet do kendonin per trimerite e njaj atij Gjergj  Elez Berishes qe po mujt njat Bajloz Edvin Ramen smiley

I bie qe ne jemi te lidhur ngushte me progresin e kosoves ose europa nuk e do Berishen ne krye te ketij vendi....GENE !!!!!!! Po GENE !!!!!!

Nuk eshte lajm i mire nga    BE,dhe eshte per tu habite se pse neve dhe boshnjakeve  na eshte komunikuar ky lajm,a mos valle se jemi me shumice muslimane,kuptohet menjihere te shkon mendja aty  -pra ku dhemb dhembi ,shkon edhe gjuha.

Si qe thuhet ne raport >terorizem < ne si shqiptare ne vend apo ne Kosove Maqedoni apo ne Mal te zi nuk kemi dhene shenja adhurimi per  kete fenomen- ne perkundrazi jemi treguar me lojal per evropjanet .

Sidoqofte nuk e kemi humbe luften ,duhet te punohet per  permiresimin  e kushteve ,per me e kalue klasen une mendoj te pyetet evropa ne menyre specifike se ku calojme   per anetaresim.

Ndoshta duhet me shume kontroll trafikimit e puneve te tjera-nuk jam i sigurte.Si tha nje foles me siper ne Holande prostitutet i ke neper  vitrina te rrugeve, ja pra.

Problemi eshte edhe se evropjanet nuk ti thone gjerat troc ,por sillen e peshtillen e te cojne verdalle.

Por sidoqofte ndoshta jemi ne vagonin e  dyte si qe thot nje foles.

Por mbi te gjitha duhet te tregohemi si qytetar  te sjellshem dhe duhet patjeter ti respektojme ligjet si brenda ,ashtu edhe jasht  . 
 

Por fundja me  KOSOVE se  bashku si dy shtete , ne jemi  shume ne gjendje te  lakmueshme  se te tjeret.

RRofte populli Shqiptare.

 

Po mire mer ne rregull, kur dihet qe nuk na pranojne ne europe se jemi muslimane atehere pse cirret berisha dite e nate per sigurine e pranimit ne europe??!!! Nese nuk eshte i zoti ta fuse kete vend musliman ne europe le ti liroje vendin dikujt tjeter.

e di c'mu kujtu, shkrimi i njeres, nje bjonde, nje bogdani, bogdani... amon mer, se ktu te fryjne naj here... se edhe ajo ket po thoshte, pavaresisht se gjithe tharti, por kush po pyt amon, ajo po thoshte qe ca levizje e lire ne europe o njerez, a jeni ne te apo jo... kur iu hodhen asaj per koke, ajo kshu e ajo ashtu, e tilla e atilla... qe mbase i ka te gjitha, por at shkrim nuk e kish keq mer!

Ka nje fjale te urte nga Jugu: "mos thuj te verteten, se te perzejne nga fshati".

Treni nuk eshte e sigurte thenja dhe supozimi se ne jemi me shumice muslimane -dhe per kete aresye  te prere nuk pranohemi.

Aty si duket ne kemi shume pune per te bere  - ne i dijme punet trona secili nga ne e dijme perafersisht problemin.Mos tua hudhim fajin krejt tjereve.

Ti studjojme me detalisht kerkesat e Evropes  dhe te punohet ne permiresimin e standardeve.

N e njohim vendin tone se ne cfare gjendje eshte.Jam i  sigurte se secili kryeminister deshiron te anetaresohet.

Eshte veshtire te kuptohet se ku e ka qellim Evropa dhe aresyen e veretet te refuzimit.

Le tua leme politikajve te punojne ne ke te drejtim - tjeter gja nuk di cka te them.

 

 

 

Eshte e ditur qe per tu bere pjese e "Klubit Ekskluziv te BE-se" jane kriteret formale (Kriteret e Kopenhageni-t) qe duhen plotesuar, si dhe kriteret e tjere 'jo formale' qe pasqyrojne interesat vetjake te antareve aktuale. Egzistenca e ketyre kritereve te 'pashkruara' behet e qarte ne rastin e mbajtjes pezull te Turqise per antaresim, kur ky vend ende eshte duke pritur nje pergjigje (qe nuk do vije ndonjehere) ne nje kohe qe vende me pak te pregatitura si psh Bulgaria apo Rumania, tashme jane pjese e BE-se.

E njejta gje vlen dhe per procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Ballkanit Perendimor, qe eshte dhe mjeti me i rendesishem qe BE ka ne dore per te ushtruar presion mbi keto vende. Plotesimi i kritereve per tu antaresuar ne zonen Schengen (apo per te hyre ne "listen e bardhe' per te perdorur nje nga ato zhargonet qe burokratet e BE-es i kane shume per zemer) eshte vetem njera ane e medaljes dhe ne duhet te jemi te ndergjegjshem per kete gje. Politikat e Brukselit te nderuar bashkeatdhetare, behen mbrapa skenave, prandaj te mos tregohemi naive me pyetjet  si, apo pse. Edhe vete ekspertet e Komisionit Europian, ata qe kane formuluar nje propozim te tille, e dine fare mire, se Shqiperia nuk eshte me mbrapa se Serbia apo Mali i Zi ne kryerjen e reformave. Te thuash qe BE-ja i trembet nje emigracioni te mundshem nga Shqipetaret, apo te vazhdoshesh te 'luash' brenda paradigmes se vjeteruar te korrupsionit, jane motivacione dhe justifikime jo serioze.

Megjithate, personalisht nje propozim i tille me duket problematik dhe jo shume i menduar (eshte per tu pare se cfare do ndodhe ne ditet ne vazhdim), pasi bie ne kundershtim me principet themelore te Integrimit Rajonal per Ballkanin Perendimor. BE-ja nuk mund tu kerkoje keyre vendeve te bashkepunojne ne njera tjetren, te heqin vizat mes tyre per te mundesuar udhetimin e lire te njerezve, dhe nga ana tjeter te zgjedhe dy apo tre vende per te hyre ne Schengen. Perspektiva e Integrimit Rajonal le vetem nje alternative per keto vende, ate te pranimit ne Schengen si nje bllok i tere. Per cdo zgjedhje tjeter qe do bente, BE-ja duhet te pranonte  deshtimin e saj total me strategjine e Bashkepunimit dhe Integrimit Rajonal.

O gazetari,

ka Keshill te Europes, Keshill te BE-se, dhe Keshill Europian.

Ca lidhje ka Keshilli i Europes, qe eshte organizate ku ben pjese edhe Shqiperia, me liberalizimin e vizave?

Sa per liberalizimin, shansi jone i vetem eshte se duan t'ia liberalizojne edhe Serbise dhe keshtu qe mbase do ta lirojne edhe per ne

Nuk ka asnjë klasifikim të Bashkimit Evropian që lë mbrapa Shqipërinë lidhur me liberalizimin e vizave. Deklaratën e bëri dje në Bruksel zv.ministri i Jashtëm çek, Tomas Pojar, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës së BE–së, në përfundim të takimit të parë BE–Shqipëri pas hyrjes në fuqi të MSA–së.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

Keto mediat pro-ps po behen patetike me te tilla pretendime te bazuar ne burime "konfidenciale"! Duket sikur Rama dhe PS po bejne te pamunduren per te MOS fituar zgjedhjet!!

woww na cuditen me kete shkrimin, po dihej se Shqiperise nuk i japin leshime se kemi (& pasur) politikane b*th lepiresa. Nje politikan Maqedonas u kishte kerkuar llogari EU's se pse maqedonasit kishin harxhuar 3.sa million euro te kerku viza per ne EU.

Politikanet Shqiptare (veterinare dhe ish nxenes ne Kamez, grek apo gorane)  mendojne si ti mbushin gjepat e veta, dhe jo per Shqiptaret

 

Korrupsioni eshte kudo ne Evrope, parlam#enti ne UK eshte plot hajduta. Dhe BBC tha para 2 javesh se nqs Bullgaria, Rumania, Portugalia dhe Italia (po po Italia thane) do aplikonin tani per te hyre ne EU nuk do futeshin se kane shume korrupsion, dhe as Anglia se ka ekonomi te keqe! as Polonia, Lithuania se jane krejt rrefugjate, as Greqia se ka rremuja - terrorism, dhe gjendje te keqer te minoritareve dhe refugjateve (nuk i rrespekton)

Po tani ku eshte ndryshimi me Shqiperine? Pse i leme keta te BE te tallem me Shqiptaret? Une them tu japin kredi qe te blejn skafa te ri ...se pastaj te fusin me zor ne EU

Treni; "...Po mire mer ne rregull, kur dihet qe nuk na pranojne ne europe se jemi muslimane atehere pse cirret berisha dite e nate per sigurine e pranimit ne europe??!!! Nese nuk eshte i zoti ta fuse kete vend musliman ne europe le ti liroje vendin dikujt tjeter.."  

Ne lidhje me Shqiperine, treni, EU nuk e sheh problemin nga kahu i fese, te pakten per Shqiperine, te garantoj, se ata i kane te tera te dhenat. Sa per ate qe thua per mavrine, qe duhet te liroje vendin, ketu po ke te drejte, sepse kete po e presin dhe disa qarqe vendimarrse ketu. E ke lexuar historine e Moisiut te çifuteve para 5 vjeteve, deshiren e tij dhe realizimin e deshires se tij. Po ta kapesh thelbin e atij tregimi, do kuptosh dhe se pse ke folur drejt aty, pse ndodh (pa pashje) ajo kerkese.   

 

Zotrules; "...Kur te vihet nje kusht i tille, duket qarte se cili eshte surrati i vertete i evropes..." 

Keshtu mendoja dhe une dikur Zotrules, biles keshtu shprehesha, mirpo kur vura re difekte te medhaja ne Shqiperi, fillova te mendoj ndryshe. Shko provoje nje here ne Shqiperi te marresh nje çertifikate, se çfar do te te ndodhi. Plaka ime ka dy muaj qe eshte e zene me çeshtjen e çertifikates time dhe s'ka mbaruar pune. E fillova une ne mars kur isha atje, me thane se duhej te paguaja 222 000 leke te vjetra (170 euro) taksa pastrimi, te cilat i pagova (kot se koti se s'marrova pune) . Vazhdon plaka ime te sorrollatet sepse keshtu duan disa pisa te administrates, ose Sali Protopapa me Ed Palloshin.  

 

Krasta Krau; "...Dhe jo vetem, kishte nje interviste te zv.ambasadorit amerikan qe o nene o nene..., po s'ka arrit te peshku..." 

Na e sill te lutem Krasta, aq me teper qe kete ambasadorin amerikan e vlersoj, me duket me i mençur se ata paraardhesit e tij.  

 

Studenti Shqiptar; "...Po te jete e vertete meriton nje proteste te stermadhe!!..."

Po nje proteste stermadhe per mbrojtjen e te drejtes se njeriut, per mbrojtjen e takses, per luften kunder korrupsionit, kunder abuzimit dhe shperdorimit te postit qe nenpunes dhe partiake te ndryshem bejne, kur do te behet.  Edhe une do te te bashkohesha me ty, biles deri dje keshtu mendoja, por provoje nje here mbi kurriz shkeljen e te drejtes tende nga nenpunsja shqiptare dhe do ta shohesh se per ke do te protestoje. Shqiperia ka arritje nga biznesi privat dhe i huaj, pôr jo nga pushteti qendror dhe lokal. 

 Keshtu mendoja dhe une dikur Zotrules, biles keshtu shprehesha, mirpo kur vura re difekte te medhaja ne Shqiperi, fillova te mendoj ndryshe...

Dhe per kete ti mendon se e meriton te ndershkohesh ME KEQ se serbet qe per 10 vjet masakruan me shume se 400 000 shpirtra ne 3 luftera te pergjakshme???

Per kete ti mendon se e meriton te konsiderohesh me keq se maqedonasit qe u mohojne te drejtat elementare shqiptareve, - gjuhen, flamurin, perkatesine etnike???

Per kete ti mendon se je me i keq se greket qe punojne 1001 te zezat kunder cdo te huaji, sidomos kur ai eshte shqiptar???

Nese ti mendon se e meriton te mos kesh te drejte levizjeje te lire, ai eshte problemi yt, - problem qe per mua eshte krejtesisht i papranueshem, sjellje krejt raciste, diskriminimi me i ndyre qe mund t'i behet nje qenieje njerezore, - krejtesisht i ligjeruar dhe i standartizuar nga evropa.

Ti more djale, je viktime ne shtetin tend, dhe thua qe eshte krejtesisht e pranueshme te behesh viktime dhe e racizmit evropian.

kete gje une nuk e kuptoj.

Kuptoj qe disave u eshte bere lavazh truri, dhe disa nuk e kuptojne kete gje, disa te tjera kujtojne se u europianizuan dhe u ndergjegjesuan me shpejt se ne te tjeret dhe bejne sikur kuptojne dhe jane mese te kenaqur qe te trajtohen si plehra si nga shteti i tyre ashtu dhe nga te huajt.

diskriminim i arsytum nga Be, ajo sa gati per liberalizim askujt po smileyerbis i ja premtu si ilaç nga plaga e Kosovs,Maqedonia skandal me reformat e nga ana ekonomike, po liberalizimi a ilaç nga frika se po plas mes komuniteteve, ajo a izolu krejt spo hyn kerkund çeshtja e emnit,Mali i zi me 600mij veta edhe me u zhgul si vend nuk i con pesh EU kshu qi kush mbeti SHqypnia...nuk jam e habitun e disha ket gja kjo quhet "politika e karrotes"... sdi si ta perkthej ne shqip taman po terhek e mas e kput...

Nè qoftè se lajmi èshtè i vèrtet mua nuk mè habit aspak...do tè mè kish habitur mè shumè e kundèrta,mendoj se 1 nga arsyhet e refuzimit e kemi tè freskèt fare...i mbani mend ata "studentat" e bllokuar nè trieste?ata qè gjysma apo mè shumè siç u fol, nuk ishin aspak tè tillè por thjesht klandestin nè kèrkim tè 1 jete mè tè mirè...dhe kjo fjala klandestin ju kall datèn kètyre kètej...janè bèrè tè gjithè zvicerian,nuk i do njeri barktharèt..pastaj jam kurioz tè shoh se cili kryeministèr i sotèm nè evropè do tè dal pèrpara kamerave e do tu thotè qytetarve tè tij se  èshtè dakort me lèvizjen e lirè tè shqiptarve.....? e vèrteta èshtè se evropianèt na njohin ne shqiptarve me rrènjè e dhèmballè dhe e dinè shumè mirè se po tè lejojnè sot lèvizjen e lirè tè shqiptarve.(lèvizje e lirè pèr shqiptarèt do tè thotè..."DUA PUNè&quotsmiley... Nè SHQIPèRI NUK KA PèR Tè MBETUR KèMB NJERIU!!!!

Si gjithmone kjo eshte dhe politika fashiste qe ka patur BE-ja kundrejt Shqipetareve.Nuk jane ato shkaqet,shkaqet jane se karrota qe na ka ofruar BE-ja shkruan:merri ere po mos e ha.Nuk ma ha mendja se Maqedonia i ka kufijte me te sigurte se ne.Kjo thjesht eshte politika filosllave dhe antishqipetare qe karakterizon burokratet e BE-se.dhe sa per shqeteismet e tua arb te them se nje shumice e shqipetareve gjendet jashte vendit,thjesht keto rregulla thjesht po bejne disa ambasadore,burokrate te pasur.Nqs do hapen kufijte kjo nuk do te thote se mund te punosh.Te gjithe e dime se si jane rregullat e punes ne BE.Kjo frike u shtua dhe per bllokun e pare qe ju shtua BE-se si Polonia,Cekia,Hungaria etj por realiteti ishte tjeter.Hapja e kufijve hapi dyfishin e vendeve te punes ne ato vende.

Zotrules, a ke udhetuar me makine nga Europa ne Shqiperi. Udheto nje here, bjeri nga ish Jugosllavia. Zgjidh rrugen ke te duash ti. Me te mbarruar udhetimin, pra me te shkuar deri ne Shqiperi, do ta kuptosh ndryshimin. Kjo vetem njera ane, qe ka te beje me disa agjensi kendej qe shohin/matin disa punera dhe volume, bilanci i te cilave lexohet nga ata marrin vendimet.  Merr rrogat e ter vendeve te permendura ketu,  ne mos gaboj rrogat ne Shqiperi jane me te vogla se keto vende. Merr papunesine, dhe kjo ne mos gaboj qendron me larte se shifra e ketyre vendeve. Merr disa te dhena te tjera dhe do te shohesh se vendi yne ka minuse me te medhaja se vendet e permendura. 

Dhe mua me vjen keq per vendimin e marre , por mos harro se nje ndikim (perveç atyre qe permenda me siper) ketu ka dhe kriza qe perfshiu perendimin. Besoj se i lexon gazetat aty ne Angli, per firmat qe po mbyllen apo po i pergjysmojne fuqin puntore.

Pjer...

Mos ta fillojme nga e para, sikur nuk folem fare me siper, apo sikur nuk i lexova fare ato qe te shkrova.

Po ta shkruaj shkoqur dhe troc, qe te mos me kthesh pergjigje te ketilla.

Fakti qe Shqiperia nuk ka infrastrukture si Jugosllavia, nuk eshte aresye per te cilen Shqiperia dhe shqiptaret te mbeten pa viza.

1. nuk ka te beje me asnje standart te vendosur nga kurva Evrope.

2. Nuk ka te beje me nivelin e njerzillekut tone, qe te themi te verteten TROC, eshte jashtezakonisht me i larte sesa i te gjithe sllaveve NOBEL PER PAQEN te marre se bashku.

3. duke mohuar pikat e mesiperme, perseri nuk eshte aspak aresye e mjaftueshme qe ti, une apo ndonje shqiptar tjeter te pranoje si te aresyeshem diskriminimin e paster racial qe Evropa zbaton kunder shqiptareve, mua, ty dhe atyre ne Shqiperi.

E verteta, zoti Pjer, eshte me e madhe se une, ti apo cdokush tjeter. Ajo eshte postulat, pavaresisht nga c'sy dhe kendveshtrim shihet. E verteta eshte qe per 50 vjet u izoluam nga bota sepse patem vetem armiq, dhe kjo e vertete vazhdon qe per keto 19 vitet e fundit, bota na ka izoluar, - kjo jo per fajin tone, sepse standartet, i plotesuam apo jo, i plotesojme per te miren tone, dhe nuk ka asnje vlere ne lidhje me levizjen tone te lire ne Evrope, dhe asqe e ndikon absolutisht fare gjendjen e nje Evrope te bashkuar 500 miljoneshe; - por thjesht per aresyen sepse NUK NA DUAN. Perndryshe, le te japin nje shpjegim te aresyeshem, te kuptueshem, te qarte, PSE UNE JAM "NJERI"(apo kafshe) I PADESHIRUESHEM, DHE C'LIDHJE KA EGZISTENCA IME ME NJE SALI APO CDOLLOJ POLITIKANI TJETER NE NJE SHQIPERI E CILA PER MUA ESHTE I VETMI VEND NE BOTE KU NUK DUA TE VOTOJ, TE ZGJEDH NJERI, APO TE MARR PERSIPER PERGJEGJESI. TROC, PSE NDERSHKOHEM UNE APO CDO SHQIPTAR TJETER I THJESHTE, PER NDYRESINE E NJE KLASE POLITIKE "SHQIPTARE" E CILA PER VETEN E VET NUK KA ASNJE LLOJ PROBLEMI ME LEVIZJEN E LIRE!!!!!!!!!!!!!!

Ti, apo kushdo tjeter qe nuk do t'i shohe keto gjera, blihet me qiqra, me nje kafe, dhe ka aq pak nivel ne karakter dhe ne formimin parimor te vetin, saqe nuk njehsohet fare me mua apo me nivelin njerezor te cilit i perkas une.

Une skllav nuk jam dhe aq me pak te kem mentalitet skllavi. Evropiani me i mire, nuk mund te me jape mend per njerzillek mua, dhe nuk ka shance asnjeri ne kete bote, qe te me binde qe une jam me pak njeri se ndonje qenie tjeter per aresyen e vetme sepse une paskam lindur ne nje Shqiperi (pa infrastrukture!!!) !!!

Njerez qe mendojne si ti, faktikisht jane demi qe i shkaktohet imazhit tone, sepse TI i pari, je i gatshem te pranosh gabime qe vetem gabime nuk jane, te pranosh te meta, qe vetem te meta nuk jane, te pranosh qe je me pak njeri se c'duhet, sepse keshtu ke pare, te kane thene, apo thjesht sepse keshtu te duket.

Une, lisa dhe rrahe me pordhe nuk thyej, po njeri jam poaq sa Evropiani me i mire, dhe nuk ka zot dhe kryeengjell ne kete univers qe te mund te me binde per te kunderten.

Lexo deklaraten universale te te drejtave te njeriut, neni 8. Lexoje te gjithen, dhe kupto kush je dhe te drejtat e tua.

Hapi syte kur te linde dielli, dhe kupto se kush je.

 

te lumte per komentin ...(jo per gjerat personale qe ke thene per Pjer T)

Shume Shqiptar pranojne te trajtohen si njerez te dores se trete (nivel i peste) sic kane pranuar pakistanezet para 30-40 vjetesh por tani ata kane marre mend dhe kerkojne te trajtohen njelloj si te gjithe, sidomos brezi i dyte.

Se pse Shqiptaret nuk e vleresojne  veten (te pakten ne nje nivel me te tjeret) Une nuk e di. Pse te mos hyjme ne te njejten shkalle ne shoqeri pa pa u ndjere i vobekte? ndoshta individuale te atille e peshojne trurin dhe pranojne se jane nen-nivel ne pergjithesi, por nuk duhet te fusin te gjithe Shqiptaret ne te njejtin thes!. Dhe disa ketu haptazi i shajne Shqiptaret ne pergjithesi thua se eshte forum serb

 Zotrules; "...Njerez qe mendojne si ti, faktikisht jane demi qe i shkaktohet imazhit tone, sepse TI i pari, je i gatshem te pranosh gabime qe vetem gabime nuk jane, te pranosh te meta, qe vetem te meta nuk jane, te pranosh qe je me pak njeri se c'duhet,..."

Nderkoh qe me perpara me thonin te kunderten, ngaqe flisja keshtu si ty, kundra Europes dhe perendimit, kuptohet per disa pika qe kishin te benin me ne shqiptaret, biles sa u cilesova si nacionalist nga disa qarqe ketu. Nuk them se Europa dhe qarqet vendimarrse te saja jane te pagabueshme, biles e kam thene dhe me perpara (se u bera i bezdishem ngaqe ju nuk i keni lexuar ato qe kam shkruar me kohe une), se te keqen ne shqiptaret e kemi patur nga Europa dhe fqinjet tane, mirpo -fatmirsisht- tani nuk eshte me ajo EU e para shum viteve, eshte diçka me ndryshe. 

Ate shprehjen se nuk eshte faji jone qe ne kemi lindur ne Shqiperi, e kam thene dhe une para 2-3-4 vjeteve (s'e mbaj mend preçiz), ne nje teme te ngjashme si kjo per vizat a futjen ne EU. Biles duke te lexuar ty, me kapi nje buzeqeshje dhe e di se pse. Mu duk sikur kisha para vetes nje Pjer Thomas tjeter para vetes. Veç ndryshimi tani eshte se ju nuk e dini se ç'ndodh ne Shqiperi. Po ju bej nje pyetje; sa muaj a vite ke pa shkuar ne Shqiperi, apo kur ke qene per here te fundit. Se deri vitin e kaluar dhe une flisja keshtu si ty, mirpo kur isha kete mars aty, pashe disa ndryshime dhe ne kahun negativ. Shko, nisu tani direkt dhe shihi, veç kalo dhe nga lagja/gjendja civile te lutem te marresh nje çertifikate. Une pagova rreth 170 euro oficiel (kam faturen zyrtare) dhe nuk mbarova pune. Vazhdon te sorrollatet plaka ime atje dhe nuk i mbarojne pune, se keshtu do pushteti qendror dhe ai lokal. Dhe ka shum emigrante keshtu qe i rrjepin zyrtarisht dhe nuk u mbarojne pune. Ti nuk e kupton se sa turp me vjen mua tani, kur gjer dje nga mbrojtes i Shqiperise ketu, nga "ambasador" i saj ketu, ne kuptimin qe kam ndikuar ne qarqet ekonomike etjera kendej qe ta shohin Shqiperine me nota pozitive dhe si nje treg potencial, nga nje "ambasador" si shum emigrante qe me qendrimin e tyre e ngrene lart Shqiperine ne syte e perendimorve,  tani marr nje shuplake prej saj. Pse. A mund ta di. Kete nuk duroj une.

Te lutem shko tani para zgjedhjeve ne Shqiperi dhe shihe vete, por mos harro te kalosh nga lagjja dhe te hetosh vete se ç'behet andej. Une zbulova disa gjera skandaloze, qe i kam permendur dhe ketu tek Peshku.

Pjer, nuk e paske kuptuar fare ate qe kam shkruar me siper. Ne fakt mendoj se nuk e ke lexuar...

Fakti qe Shqiperia eshte simos me keq, nuk eshte aresye qe ti te mos trajtohesh si njeri, i barabarte me te tjeret, te pakten, te pakten, i barabarte me kriminelet serbe te luftes qe vetem para 12 vjetesh masakronin shqiptaret si delet ne thertore. Keshtu, kaq thjesht, arrin ta kuptosh? Ata do levizin pa viza para teje (shqiptarit) edhe pse ne cdo skute e segment te pushtetit kane te njejtet kriminele qe kishin para 12 vjeteve, edhe pse gati krejt si popull i kane duart te ngjyera deri ne rreze me gjak gjenocidi.

Po flasim per te drejtat e njeriut,

ti njeri, une njeri, serbi njeri, greku njeri... njeri me vize dhe me 1001 veshtiresite per ta marre ate vize, tjetri pa vize fare, dhe ky i fundit, eshte zot shtepie kudo qe te shkele... ti per kete, ja ve fajin nje zyre komunale ne nje lagje te Shqiperise... Po flasim kodra pas bregut tani?

Une nuk po flas keshtu sepse e bej nga patriotizmi, por eshte nje gje aq e thjeshte qe ta meson vete natyra; per kete nuk te duhet as shkolle e as gje tjeter, ta thote vete fjala, kur dy gjera jane te barabarta, nuk mund te mos jene te barabarta. Eshte kaq e thjeshte e me shume nuk behet dot.

Dhe ato qe thashe me lart, nuk i thashe sepse me mori malli te hap pak urrejtje kunder "evropianeve", por thjesht sepse jane gjera te aresyeshme dhe te pakundershtueshme.

Dhe ato 1001 te zezat qe ti permend per Shqiperine, e pakta, e pakta, mund te jene nje aresye me teper qe shqiptari te mos trajtohet kaq keq.

Dhe ne fakt, une nuk kerkoj trajtim te privilegjuar, por trajtim  te denje per ate qe jam, per atributet qe kam nga natyra; - QENIE NJEREZORE.

Nese ti je ne gjendje te me gjesh nje evropian, politikan, analist, psikanalist apo Freud qe eshte ne gjendje ta kundershtoje kete qe them ne menyre te aresyeshme, jam gati i pari te nderroj mendim.

(kur dy gjera te barabarta te jene te pabarabarta ne nje menyre te kenaqshme per aresyen.)

 

 

Sidoqe te jete nje qetesi e admirueshme e Pjer ndaj se ciles duhet me shume maturi kur i kthehet pergjigje..sidomos etiketime qe shpjegojne jo PAK perse ne jemi ndryshe nga te tjeret ...dhe qe patjeter vonojne faktin e njohjes se te drejtave ne KOHE smiley . Duhet kuptuar se tek ata qe kerkojme te jemi ne BASHKESI eshte ndryshe nga ajo qe ne Bashkejetojme ne te njejtin teren. Per kete nuk na e ka fajin NJERI! Jo per ta vleresuar veten me shume se sa jemi as per krahasime ncional-patriotike por Ja qe varet nga te tjeret te na PRANOJNE ne BASHKESI dhe ne cilen KOHE e Radhe...dhe arsyet ????? Shume pak dhe me shume ndroje e dashuri per Memedhembjen ka renditur z. Pjer !!!!!

uot????

dmth, ti po thua qe Evropa i paska vene kusht shqiptareve qe te behen njerez njehere, pastaj do t'u hiqen vizat?!?

uooooot???

 Zotrules; "....Dhe ato 1001 te zezat qe ti permend per Shqiperine, e pakta, e pakta, mund te jene nje aresye me teper qe shqiptari te mos trajtohet kaq keq..." 

Kush jane keto te zeza qe une permend per Shqiperine. Nese ti quan te zeze nje fakt, nje padrejtesi qe i ndodh nje/disa emigranteve, qytetarve, kjo me duket se nuk eshte faji emigrantit, qytetarit, por administrates shqiptare. Ai qe ben te zeze/pise, ai duhet ta pastroje, jo ai qe e ve ne dukje kete pisllik. Dikur dhe ketu ne EU, une vura re disa pislliqe, dhe disa si puna jote me thiren ta pastroja, por jo , me sjelljen dhe qendrimin tim konseguent, ju kujtova se duhej ta pastronin vete ate qe vete e kishin gatuar, veprim qe ju kushtoi atyre miliona (disa ju dhane dhe Shqiperise) dhe qe vuri ne veprim qarqet me te larta perendimore, gje qe kushtezoi qe Shqiperia te ngrihej lart ne syte e tyre. Kur shqiptarin e trajton keq vete qeveria e tij, vet shteti i tij, ç'mudt te thoni ju dhe ter palet ketu.  Si perfundim, po ta them popullorçe, te dhjefsha qeverine. 

Me vjen keq qe e lexova me vonese kete komentin tend, dhe e di se pse, sepse paradite isha nga dyqanet e magazines tone (ku punoj) per te vendosur perseri disa kartolina shqiptare, sepse ishin mbaruar te parat. Rregullisht (çdo 2-3 muaj) , ne hekurin rrotullues te kartolinave, vendos kartolina shqiptare qe klientet te shohin dhe te blejne pamje nga Shqiperia. Une i blej kartolinat ne Shqiperi me 12-15 cent (rreth 200-300) ne vit , i vendos gratis aty, dyqani i shet me 5 cent, dhe une fitoj nje shpulle dhe mosmirnjohje nga shteti im dhe emigrante si puna jote. E kam thene me kohe, prandaj s'ecim perpara ne shqiptaret, se mirremi me njeri-tjetrin dhe jo me pislliqet e qeverise dhe administrates shqiptare.

Zotrules e Pjer,nuk jeni ne konflikt me njeni-tjetrin,as gabim, gjykimet jan 2ane te te njajtes medalje...jeni ne rregull te 2.ashtu mendoj dhe un.vec arsyve qi thash te komenti i par desha me shtu se Kriteret e Kopenhages  e evrops jan aq gjenerale e te mjegullta qellimisht.Ato perkthehen, dojn me than:E VENDOSIM NE KUR KENI ME HY JU¨!

Dafine, puna eshte qe Pjeri nuk po kupton asgje nga ato qe po them une. Une me shkoqur se aq, nuk kam si t'ja shpjegoj. Ai e ndjen veten viktime ne vend te vet, dhe per kete thote qe e meriton te trajtohet simos me keq edhe nga Evropa; fakti qe paguan leke kot ne shqiperi sepse ashtu i do suma nje qelbesire te ato zyrat andej, ky e perkthen qe e meriton te trajtohet si qenie subnjerezore nga Evropa. Ekuacioni ne kete rast, ne kendveshtrimin tim, zgjidhet thjeshte fare; Pjeri nuk meriton t'i hiqen vizat sepse Shqiperia ka administrate te korruptuar, kurse une, e meritoj te leviz lirshem si cdo qytetar tjeter i Evropes, thjesht per faktin se jam njeri,(i kam plotesuar 100% te gjitha kushtet qe nga lindja, dhe kete e shpreh fare qarte deklarata e te drejtave te njeriut; ideuar nga perset e lashte 600 vjet para Krishtit,  dhe perpiluar sot per ne, nga nje kallaballek komisioni ku kane marre pjese "eksperte" nga e gjithe bota moderne) dhe jo se jam shqiptar, qe mbi te gjitha, nuk dmth aspak qe une jam i implikuar ne cfaredolloj menyre me pislleqet e administrates shqiptare, qeverine shqiptare, politiken shqiptare, apo cdo lloj gjeje tjeter qe Pjeri po permend me siper.

Nese Pjeri ka qejf te jete viktime, dhe te deklaroje haptaz qe e meriton te trajtohet ashtu, i lutem te mos e permende ate detajin e te qenit shqiptar, dhe mbi te gjitha, te mos me perfshije mua ne kamzhiket qe do t'i fuse vetes me vetendershkim.

Kuptoj dhe kete, qe ai hoqi disa probleme ne Shqiperi dhe ka mbetur i pezmatuar, po kjo nuk eshte aresye qe te thuash "e meritoj kete trajtim nga Evropa!"!!!

 

 

PS: Pjero, vizat nuk i hiqen qeverise shqiptare, u hiqen shqiptareve si pjestare te races njerezore qe jane.

PS2: sa me e korruptuar te jete qeveria ne Shqiperi, aq me shume aresye ka per Evropen qe t'i lere shqiptaret te levizin te lire, qe t'u shpetojne atyre qeverive.

PS3: kur Shqiperia te plotesoje te gjitha standartet e Evropes, cfare na duhet Evropa neve? Apo i plasi trapi ndonjerit te veje me pushime ne Gjermani; apo Angli? Se jane dhe vende me bukuri te rralla faktikisht!

me vjen keq, po je komplet jashte binareve.

Zotrules;  "... PS2: sa me e korruptuar te jete qeveria ne Shqiperi, aq me shume aresye ka per Evropen qe t'i lere shqiptaret te levizin te lire, qe t'u shpetojne atyre qeverive..." 

Cila eshte kjo arsye Zotrules. Kjo shprehja ketu me le te kuptoj se llogjika juaj punon si nje sahat qe leviz mbrapsh, jo para.  ç'do llogjik e shendoshe e di se atje ku ka nje administrate te korruptuar ka dhe minuse/negative  te tjera. Tani si ka mundesi qe kjo llogjike e shendoshe, te llogjikoje ndryshe. Turqia eshte shum me perpara se ne , dhe EU e ka refuzuar provizorisht. Pse kujton ti, pse eshte myslimane. Jo aspak. Por ata (europianet kane testuar popullaten aty, nepermjet tv, gazetarve, agjensive te ndryshme, sherbimeve te fshehta, etj) dhe ka rezultuar se shumica e te rinjve aty, jo vetem qe vazhdojne te ikin por deshirojne te ikin nga ai vend. Kjo i tremb me te drejte ter europianet, dhe mund te perkthehet si nje kercenim demografik, gje per te cilen friksohen ata qe bejne politikat ekonomike kendej. Krejt ndryshe Serbia, e cila nuk ka ate rritje qe ka pas Turqia keto vitet e fundit, por ajo ka nje politik sociale qe e frenon popullaten te emigroje. Kjo eshte nje pik plus ne syte e europianve. Ti me thua jo po kriminel , jo po vrases, pikerisht ate qe une ju kam thene europianve, mirpo fakti tregon se keta nuk ndikohen nga ç'ka ndodhur , por nga ç'ka do te ndodhi. Historise, duhet ti paraprise, jo ta ndjekesh. Kete gje e mesova -pak me vonese- ketu ne EU. 

Tani kush eshte jasht binarve une apo ti.  

 Zotrules; "... PS2: sa me e korruptuar te jete qeveria ne Shqiperi, aq me shume aresye ka per Evropen qe t'i lere shqiptaret te levizin te lire, qe t'u shpetojne atyre qeverive..." 

Cila eshte kjo arsye Zotrules. Kjo shprehja ketu me le te kuptoj se llogjika juaj punon si nje sahat qe leviz mbrapsh, jo para. ç'do llogjik e shendoshe e di se atje ku ka nje administrate te korruptuar ka dhe minuse/negative te tjera. Tani si ka mundesi qe kjo llogjike e shendoshe, te llogjikoje ndryshe. Turqia eshte shum me perpara se ne , dhe EU e ka refuzuar provizorisht. Pse kujton ti, pse eshte myslimane. Jo aspak. Por ata (europianet kane testuar popullaten aty, nepermjet tv, gazetarve, agjensive te ndryshme, sherbimeve te fshehta, etj) dhe ka rezultuar se shumica e te rinjve aty, jo vetem qe vazhdojne te ikin por deshirojne te ikin nga ai vend. Kjo i tremb me te drejte ter europianet, dhe mund te perkthehet si nje kercenim demografik, gje per te cilen friksohen ata qe bejne politikat ekonomike kendej. Krejt ndryshe Serbia, e cila nuk ka ate rritje qe ka pas Turqia keto vitet e fundit, por ajo ka nje politik sociale qe e frenon popullaten te emigroje. Kjo eshte nje pik plus ne syte e europianve. Ti me thua jo po kriminel , jo po vrases, pikerisht ate qe une ju kam thene europianve, mirpo fakti tregon se keta nuk ndikohen nga ç'ka ndodhur , por nga ç'ka do te ndodhi. Historise, duhet ti paraprise, jo ta ndjekesh. Kete gje e mesova -pak me vonese- ketu ne EU. 

Tani kush eshte jasht binarve une apo ti.  

 

Ti je jashte binareve, sigurisht. Flet per politika sociale te Serbise!!! Po pse ja fut kot? Paskan frike nga vershimi i shqiptareve? Nuk e merr vesh qe shqiptaret do vershojne gjithsesi? E kupton qe politikat totalitariste ende sot e kesaj dite pretendohen si te papranueshme?

Sipas asaj qe thua ti, do te kemi riformimin e nje sistemi te tere; krijimin e nje regjimi te ri, ku shteti te diktoje levizjen e njerezve, ku shteti te diktoje kufinjte e jetes se nje individi; dhe ne rastin tone, krijimin e nje regjimi ku shteti jone t'i diktoje shqiptareve se ku duhet te lindin dhe ku duhet te vdesin, dhe per kete na u dashka edhe nderhyrja evropiane.

Po nese gjerat jane ashtu si i paske kuptuar ti more Pjero; pse u dashkan hequr vizat (at all) atehere? Ne fakt, pse duhet te diskutohet kjo gje gjithsesi? - as te mos permendet fare!

Shkurt, ti thua: Do ju heqim fare vizat kur te mos doni fare te dilni nga Shqiperia!!! Je ne vete???

Por, mesa marr vesh, edhe ti mendon se shqiptaret jane me pak njerez sesa kurvat e evropes, psh, italjanet; madje shqiptaret u bekan edhe me pak njerez se c'jane kur "vershojne" ne Evrope!

Ti i krahason realitetet duke u nisur nga ca informacione qe i ke jo pak te gabuara.

Sa Shqiptare jane neper Evrope, dhe sa jane ne Shqiperi ose me sakte, ne "Albaniandom"? Edhe sa shqiptare eshte e mundur te largohen me nga Shqiperia? Hajt te themi 3 miljon! E di ti se ne shqiptaret nuk jemi gjekundi me emigracionin ne krahasim me Italianet, psh? E di ti se ka me shume Italiane qe vijne ne Angli per nje vit si emigrante ekonomike sesa Shqiptare mund te ikin ne gjithe boten? Ti banoke dhe ne Gjermani; a nuk e di se ke me shume italiane dhe greke - emigrante ekonomike- sesa shqiptare???

Ndryshimi i vetem eshte se shqiptaret jane "te numerueshem", sepse si te padeshirueshem qe jane (non grata), edhe duhen statistikuar, kurse greket dhe italianet vene si ne shtepine e tyre, sepse ata na jane evropiane.

Fundi i fundit, a e di ti se mbi 250 000 angleze shperngulen nga Britania e Madhe cdo vit ne menyre te perhershme, per te mos u kthyer me kurre???

Dhe jo ja fut kot, po kodra mbas 4 brigjeve!

Shiko vetem popullsine e Luksemburgut; kur kam qene per here te fundit, kishte 400 000 banore, 180 000 luksa, 85 000 portugeze and counting, 25 000 italjane, 27 000 jugosllave (ata te politikave sociale qe nuk lene rinine te largohet) dhe nja 1 200 shqiptare, shumica e te cileve me te vertete u kishin shpetuar kushteve mizerabel dhe kercenimit te vdekjes...

Ose qe te kthehemi dhe njehere ne Angli; e di ti qe vetem ne Londer ka me shume se 2 miljone polake and counting? Kur e pranuan Polonine, demek nuk e dinin se si do vershonin... - Pa me thuaj ti mo Pjero qe qenke kaq i informuar dhe kaq i urte, cili do ishte ndryshimi midis 2 miljone polakeve dhe 2 miljone shqiptareve??? aaaaaaa, po kush do te "ndertonte" Shqiperiiiineeee, thua ti dhe gjermani shkencetar; se jo per gje, po u mbushen syte me lote atyre kur u kujton Shqiperine, u qan zemra u qan.

Shiko Lituanine, 2.5 miljon banore, gjysma e te cileve jane ruse; e di ti qe ka me shume lituaneze ne Angli sesa shqiptare, qe ne bote numerojme mbi 20 miljone shtaze me prejeardhje te tille???

eeeeeee, ti do thuash qe ata i ruhen punes se paligjshme; e drejte kjo. Por harron se nese shqitparet do konsideroheshin njerez te barabarte me lituanezet apo greqerit, nuk do flitej fare per pune te paligjshme te shqiptareve ne Angli, apo Gjermani, e kudo gjetke.

Por ti more djale, nihilizmin e konsideroke aresye. Gjithashtu, ti ben gafen tjeter te rastit, qe kujton se gjithe shqiptaret jane si ty; ti DO te harrosh qe ka me shume shqiptare qe duan te kthehen ne vend te tyre sesa qe duan te rreshqasin jashte... vetem ketu ku jam ne Angli, perdite takoj shqiptare qe kane mbi 10 vjet qe nuk kane pare nene e babe me sy, sepse (sipas evropoideve si ty) nuk jane mjaftueshem njerez per te levizur lirshem...

Nejse, ky eshte komenti i fundit qe do shkruaj ne replike me ty. Jam perseritur e sterperseritur, ti vazhdon t'i biesh fyellit ne te njejten verre; asqe e merr mundimin te lexosh komentet (e mia), e lere me te "torturohesh" t'i kuptosh. Fillimisht kujtova megjithmend se kishim pozicion te ngjashem, por me kete te fundit kuptova se qenkemi fare te kithet.

Ti flet nga pozicioni i rehatllekut, sepse e ke nje pacavure dokument ne dore, leviz dhe lirshem e shkon nga te duash; e ke harruar veten si ke qene dhe si trajtoheshe para ca vjetesh kur nuk i kishe ato letra...

Sa kollaj eshte te flasesh per varferine kur eshte duke te shperthyer plenci nga te ngrenet!

Per mua padrejtesia mbetet gjithmone padrejtesi pavaresisht ku qendroj, ne c'pozite jam, dhe pavaresisht se kunder kujt rendon ajo.

Dhe shqiptareve vazhdohet t'u behen padrejtesi shume te renda, se paku ne trajtim. Evropa eshte totalisht, institucionalisht, konstitucionalisht, ligjerisht, de juro dhe de fakto, raciste kunder shqiptareve, - 100%, pa me te voglen medyshje.

perfundimisht me ca del ktu pjeri ka komplekse tthella inferioriteti, vk

o pjero a e ke te qart qe ska tboj asgjo me "standardet", po osh vendim politik, akoma rreheni me retorikat e "standardeve" mer jau?! ti ke pes shtete te BE-se qe skon njof ala kosoven. per ca s'e njofin, per "standarde" e? amon

Ne nje bote "fair", trajtimi qe europa u ben shqiptareve duhet t'i rendoje asaj ne ndergjegje po aq sa holokausti.

Kjo eshte shaka apo jo?

C'na kane bere qe mund te jete njesoj me dhomat e gazit, me furrat e djegies, apo me eksperimentet e bera nga mjeket gjermane me te burgosurit? Apo mos ndoshta eshte njesoj me vdekjen e 1 milione femijeve hebrej?

Une kam qene ne Ukraine e Rusi pervec vendeve te tjera dhe me trajtojne gjithmone me respekt. I vetmi vend ku me trajtojne si qen eshte Shqiperia "atdheu im i dashur", ku jane gati te me nxjerrin syte pa asnje arsye, kur duan te me rrjepin kur vij me makine nga trageti ne Durres sepse nuk kane nje sistem kompjuterik per te dhenat, kur vete policet e doganes me thone "eja me mire nga Mali i zi apo Kapshtica sepse eshte me ndryshe" dhe kur e provova te vija me makine ne Kapshtice desh me mbyten ne radhen e sportelit grek vellezerit e mi te dashur shqiptare qe futeshin pa radhe e s'me lane te merrja fryme, packa se makinat e tyre ishin shume prapa times ne radhe?

Une besoj se ne e kemi fajin vete me teper, sesa na e kane te tjeret.

 Une kam qene ne Ukraine e Rusi pervec vendeve te tjera dhe me trajtojne gjithmone me respekt. I vetmi vend ku me trajtojne si qen eshte Shqiperia "atdheu im i dashur",

Me vize apo pa vize ke shkuar ne Ukraine apo Rusi??? Apo ke shkuar me British???

Pa provoje njehere me pasaporte shqiptare more ujko???! He se kam qejf...

Ose ose, e di cfare te besh? Shqyeje fare britishin, shko ne Home Office, thoju atyre qe nuk je kosovar, thoju atyre qe ke genjyer kur ke deklaruar identitetin tend (edhe pse ata "dyshojne&quotsmiley, thoju qe nuk e meriton pasaporten britanike, dhe kthehu ne Shqiperi. (ky eshte pergjithesim, kupto drejt) Pastaj, filloji gjerat nga e mbara; shko ne ambasaden britanike dhe aty apliko per vize si shtetas shqiptar i rregullt. Pastaj eja ketu dhe na thuaj si te vene punet.

Ose mos e bej kete te mesipermen, por kur te vesh kete vere me pushime ne Shqiperi, shko ne ambasaden italiane apo greke, apo gjermane, apo ke te duash ti; dhe apliko per vize me pasaporte shqiptare, pa e paraqitur fare britishin. Do te te isha fort mirenjohes te na sillje dhe ta ndaje me ne pervojen e perftuar.

Do kisha deshire qe fjalet e tua te rradhes te ishin te njejta me ato te mesipermet; qe te gjithe te trajtuan me se miri dhe me respekt dhe qe vetem shqiptaret e tu te qelbur te merrnin frymen dhe te poshteronin.

Bosnje,Turqi dhe shqiperi = musliman qe ta harrojne evropen

Zotrules; "....asqe e merr mundimin te lexosh komentet (e mia), e lere me te "torturohesh" t'i kuptosh...."

Une i lexoj me shum vemendje ato komente qe me drejtohen mua, nuk jam si Sali Protopapa qe lexon perciptas apo qe ve njerez te tjere per t'ja lexuar, si Enveri.

Pse ty nuk te mbushet mendja, nuk eshte faji im. Drejtoju vet Keshillit te Europes. Sa per disa te dhena qe solle ketu, jam me ty, ashtu eshte, se i shoh ne programet e tv dhe ne statistikat kur i lexoj, por ato nuk bindin njeri. Ndoshta nga ana emocionale, po.

Le ta quajme te mbyllur kete debat , me shpresen se Shqiperise do ti hiqen vizat.

Siti i EU eshte;

ec.europa.eu/ 

po c'heqje vizash mor aman. ata thone "menaxhim i integruar i kufijve", keta i mbajne akoma hyrje-daljet me deftere bakallesh se i prishen kompjuterat apo sistemi. kur iku njoni qe kishte mashtru me nja 3 milione euro, nuk punonin kompjuterat ne asnje pike kufitare, dmth shtet leshi

swed1, ka qene orari i kafes ne ato momente, prandaje nuk punonin kompjuterat, nje cerek ore pushim nga lodhja e tepert.Gjynah ropte e zotit! smiley

 "Ah ti Evrop ti Kurva e motit/ Qe i ra mohit beses se Zotit./Per me da tokat e Shypnis /E  me fejt klysht e Rusise .." Gj.At Fishta.... Sikur e ka thene dje  more burra!  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).