Kejsi ecën vetë

Kejsi Tola, këngëtarja më e re në moshë, që performoi këtë vit në skenën e Eurovisionit si përfaqësuese e Shqipërisë, shprehet në këtë intervistë ekskluzive për revistën MAPO, se gjatë qëndrimit në Moskë, por edhe tani që është kthyer në Shqipëri, ka pritur shumë më tepër se vendin e 17-të në këtë evinement të muzikës europiane. “T’ju them të drejtën, unë prisja më shumë se vendi i 17-të, por gjithsesi ky është Eurovisioni dhe duhet ta pranojmë kështu sic është”, thotë ajo gjatë kësaj interviste që MAPO mundi t’ia bëjë, teksa ishte kthyer nga shkolla. Ajo studion në vitin e tretë për kanto në Liceun artistik Jordan Misja.

Përshtypja e parë që mund të krijosh për këtë vajzë e cila ndonëse u duk se nuk dinte të kërcente në skenë, por që me pamjen, sytë dhe me zërin e saj mbi të gjitha, bëri shqiptarët të shpresonin në një rezultat shumë më të mirë në festivalin europian, është përshtypja qe te jep një nxënëse shumë të qetë dhe tejet e druajtur, aq e druajtur sa të duket se po e bezdis.

Ajo jeton me familjen e saj në Tiranë dhe këto ditë po përfiton që, pas një lodhjeje ekstreme dhe pas një tensionimi të lartë për t’u përgatitur sic duhet për festivalin në Moskë, të shplodhet, më në fund, dhe të mendojë për provimet e shumta që e presin në këtë fund-shkolle.

Aktualisht, pavarësisht se i duhet të studiojë fort, mendon edhe si të gjejë momente për të lexuar librin që ka pak kohë që e ka në duar: “Tre shokët”, nga Remark. “Mezi po pres verën që të lexoj sa më shumë”, pohon ajo për MAPO.

16 vjecarja që u bë e njohur në spektaklin “Ethet…”, nuk ka për momentin asnjë plan konkret per karrieren e saj, por është e sigurt se tashmë që ka vendosur standartin e një këngëtareje që përfaqëson vendin e saj në Eurovision, asgjë nuk do të jetë më e lehtë dhe se do duhet që mbi të gjitha, të ruajë pikërisht këtë standart.

Ndaj preferon të pushojë, më pare. Për t’u rikthyer me siguri me ndonjë cudi… por, pas shtatorit!

A jeni e kënaqur me vendin e 17-të?
Kejsi Tola: Unë jam e kënaqur me atë që bëra në Eurovision. Jam e kënaqur me mënyrën sesi përfaqësova Shqipërinë. U ndjeva shumë mirë me atë që bëra dhe me atë që dhashë dhe besoj se kam dhënë më të mirën. Por pavarësisht rezultatit final, mendoj se ne mund të kishim arritur një rezultat më të mirë. E besoj këtë gjë nisur dhe nga të gjitha sondazhet paraprake që na rendisnin përpara momentit final në një vend shumë më të mirë dhe që tregonin se kënga jonë u prit shumë më mirë. Këtë bindje e kisha krijuar edhe nga fjalët apo opinionet shumë pozitive të gazetarëve apo fansave të shumtë që nuk munguan në asnjë moment. T’ju them të drejtën, unë prisja më shumë se vendi i 17-të, por gjithsesi ky është Eurovisioni dhe duhet ta pranojmë kështu sic është.

E dije teksa ishe në Moskë se shqiptarët, më në fund, pas disa përfaqësimeve jo fort të suksesshme në Eurovision po ndiheshin sërish optimistë me përfaqësimin tënd?
Kejsi Tola: Më thanë! Por unë e ndjeva që në fillim që dola mirë. Njeriu, normalisht e kupton këtë gjë që në momentin e parë, pasi e di se cfarë mund të bëjë dhe kushdo di se cila është më e mira apo cila është më e keqja që mund të bëjë. Dhe unë besoj se bëra më të mirën që mund të bëja. Kur isha në Moskë, nuk I dija detajet se si shqiptarët e kishin pritur performancën time. Mund të merrja vesh fare pak, aq sa mund të marrësh vesh përmes telefonave. Por tani që u ktheva e ndjej se e kanë pëlqyer me të vërtetë prezantimin tim, pavarësisht rezultatit final.

Teksa ndodheshe në Moskë, grupe të ndryshme shqiptarësh nëpër botë nisën të protestonin pranë BBC-së në lidhje me një koment të komentatorit të këtij rrjeti televiziv në castin kur po këndoje. Ndonjë koment për këtë që ndodhi?
Kejsi Tola: Po, më treguan menjëherë për këtë ngjarje, por personalisht nuk pata mundësi të dëgjoja komentin e folësit të BBC-së, ndaj nuk kam cfarë komenti t’ju jap për këtë cështje.

Ndjesia e parë e Kejsit kur u kthye në Shqipëri…?
Kejsi Tola: Momenti më interesant ishte në shkollë. Nuk prita gjatë dhe shkova në shkollë të nesërmen e ditës kur u ktheva në Shqipëri. Sapo hyra në klasë më uruan në korr të gjithë nxënësit. U ndjeva shumë e lumtur! U ndjeva shumë e vlerësuar edhe kur mësuesit erdhën njëri pas tjetrit më pas, për të më uruar. Dhe ky ishte një vlerësim shumë I vecantë. Më pas nuk dija si t’ua shpërbleja njerëzve të zakonshëm në rrugë të cilët më ndalonin e më thoshin se I kasha nderuar e se ndiheshin të kënaqur me interpretimin tim. Atmosfera që gjeta këtu, në Shqipëri, ishte e përkryer.

A krijove kontakte me konkurrentët e tjërë në Eurovision gjatë kohës së qëndrimit në Moskë?
Kejsi Tola: Atje ishte e vështirë që të krijoje kontakte të tilla me këngëtarët e vendeve të tjera sa t’i konsideroje miq. Kontaktet e vetme me ta ishin gjatë momentit kur ndodheshe në dhomat e zhveshjes e prisje që të interpretoje në skenë. Vec kësaj mund t’i kontaktoje në korridore, apo në dhomat e grimit. Dhe i gjithë komunikimi me ta ishte deri në një përgëzim, ndonjë përshëndetje apo dhe ndonjë urim. Aq më tepër që askush atje nuk e kishte mendjen (qesh), sepse secili ishte nën ankthin e konkurrimit.

Si ka qenë gjithë procesi i përgatitjes së performancës së këngës në skenë, duke qenë se këtë vit, Shqipëria duket se i kushtoi më shumë vëmendje, në krahasim me vitet e tjera, këtij elementi?

Kejsi Tola: Kjo ishte hera e parë që Shqipëria përfaqësohej në Eurovision me një performancë me balerinë, me një performancë të tillë që ju patë e që i është kushtuar një vëmendje shumë e vecantë, vëmendje që ka marrë përkushtimin e vecantë sidomos të drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, z. Petrit Beci. Do doja të falenderoja shumë koreografin Julian Bulku pasi ka bërë një punë të jashëtzakonshme. Në skenë performuan 3 balerinë, dy binjakë të vegjël, Andi dhe Ardi Koci. Bashkë me mua, në skenë ishte dhe balerini i mbuluar me maskë, Evgjenio, një balerin me origjinë nga Ukraina i cili punon në Greqi së bashku me koreografin tonë. Për fustanin tim dhe për të gjitha kostumet është kujdesur Anila Zajmi, të cilën dua gjithashtu ta falenderoj shumë. Në ‚backvocal’ ishin Orgesa Zaimi dhe Dorina Toci. Por falenderimin më të madh dua ta bëj për autorin e këngës profesor Edmond Xhulali që më ka qëndruar në cdo moment pranë, si dhe për autorin e tekstit Agim Dojci.
 

8 Komente

“T’ju them të drejtën, unë prisja më shumë se vendi i 17-të"

Kete vend dhe e kishe teper!

Na mbyten kalamankat e paafta, qe per me teper jane te mbytura me ambicie delirante, shume me lart talentit te tyre real.

me lart keni nje tjeter recete se si behen petullat... smiley

E gjith pjesmarrja ne eurosong eshte kthy ne sherbim te nje klani qe jane ata qe bejne produksionin e "etheve". Per mendimin tim do ishte nder per festivalin, bile do e quaja detyrim edhe te shoqerise komplet qe ne eurosong te merrte pjes nje kengtare si Sherif Merdani qe per ket dreq kenge i perdhosen krejt rinine

Por pavarësisht rezultatit final, mendoj se ne mund të kishim arritur një rezultat më të mirë.

Nuk ke si te pretendosh me teper duke ngrene fara luledielli buze trotuarit te Liceut, o Kejsi, o xhan. Demtojne rende kordat vokale.

sa seriozisht e marrin njerezit eurovizionin, kjo jo vetem tek ne, po ne te gjithe europen lindore. eshte farse totale, spektakel i shemtuar, diplomacira peselekshe, qesharak!

Si mundet ,si mundet qe Kejsi te pretendoje ,kur eshte vetem 17 vjec,dhe ka,oh,sa shume rruge, qe te arrije suksesin e "madh"?

Me modest mi!

 Kejsi Tola, nuk u shfaq si nje "Genius" per te habitur te pranishmit Europian,me vacantine e interpretimit,zerit etj.

Them se, Kejsi duhet te jete e kenaqur,shume,shume, qe arriti atje ku eshte,dhe ne shqiptaret .gjithashtu!

Presim nga ferra te lind "Lepri i Madh",ka dal i her!

 

Graham Norton i BBC'se u tall shume me te dhe u mundua ta uli shume poshte, dhe me ton nenvleresues edhe kur permendte 'Albania' ...ne fund i tha 'shko nderro ilacet'

BBC me coi nje email duke me shpjeguar se G Norton eshte prefesionist dhe nuk ka bere me teper per K Tola se per te tjeret ..(te tjeret i mbivleresonte), u shkruajta prape per nuk me kane shkruajtur me

te kishte qene ndonje djale bukurosh do e kishte lavderuar gjithe naten se G Norton eshte GAY i etur

Keisi vertet mund te jete 19 vjec dhe e ka rrugen perpara po mos harrojme qe prezantojme Shqiperine ne 2009..... e gjithe kjo nuk eshte faji i saj ,por i atyre qe drejtojne perzgjedhjen e kegetarit  dhe nuk dergojne kengetare plotesisht te pjekur profesionalisht thjesht per arsye monopoli dhe interesa te ngushta personale ...

Kenga e Keisit kishte permirsime te dukshme  ne paraqitje dhe skenografi ,por zeri i saj sillte nje anglishte me nje theks jo plotesisht te pranueshem per veshin e nje europiani ...gjithashtu muzikes i shtoheshin disa (zorre) tingujsh here mbas here qe nuk shriheshin aspak me teresine e muzikes ...(perzierje rrymash muzikore)

Une nuk prisja me teper se vendi i 17 ...... ne cdo vit presim te na hedhin ndonje kocke te tjeret duke e ditur dhe vete se cfare potenciali kemi per prezantimin ....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).