Katastrofa e Gërdecit

Në fund të një pune disamujore jemi në gjendje t'i paraqesim lexuesit hulumtimin tonë mbi ngjarjen e Gërdecit, shkaqet dhe shkaktarët, viktimat dhe të dëmtuarit. Synimi i këtij libri nuk ishte të bënte ndonjë punë paralele me atë të grupit hetimor që investigoi ngjarjen dhe para pak kohësh ia ka paraqitur dosjen e tij Gjykatës së Lartë Tiranë. Një libër i tillë nuk mund të jetë kurrë i ngjashëm dhe as të shkojë paralel me një hetim shtetëror.

 

Së pari mjetet e autorit janë shumë më të kufizuara nga ato të një prokurorie e hetuesie shtetërore me buxhet të madh dhe me mundësi kontrolli në të gjitha vendet e hapura dhe skutat e fshehta të njerëzve përgjegjës; së dyti, ndërkohë që një dosje hetimore kërkon të gjejë fajësi ose mosfajësi të drejtpërdrejta, vepra penale ose kundërvajtje civile, një libër si ky që keni përpara kërkon të shpjegojë situata nga më të ndryshmet, lidhje dhe ndërlikime jo doemos në aspektin penal-ligjor.

Ndërsa arsyeja e parë është një kufizim, pikënisja e dytë është pa dyshim avantazh i librit mbi dosjen hetimore: ai rreh ta vështrojë një ngjarje ose një thurimë ngjarjesh nga sa më shumë kënde, ai përdor shikime personale, ai ka mundësi të kthehet praptas në histori, të thërresë në të edhe dëshmitarë që mund të jenë larg Shqipërie ose nuk jetojnë më.

Dhe në qoftë se autori nuk ndodhet në rreshtime të caktuara politike, ose nuk është futur në këtë fushë nga një llogore para¬gjykimesh, sikurse shpresoj të jetë rasti im, pikënisja është ajo që duhet.

Ndërkohë që një grup hetimor shkon deri në një farë pike dhe nuk heq petë aty ku nuk duhen hequr, ndërkohë që ai kurrë nuk kthehet në akuzues të vetë shtetit që e ka ngritur (hiq ndonjë përjashtim të rrallë si ai i prokurorëve të Milanos dikur nën Antonio di Pietron, „Duar të pastra" që nuk e presim për vendin ton&eumlsmiley, një hulumtim në formën e një libri a të një dokumentari nuk njeh të tilla kufizime: kufizimet mund të jenë po, të personit që shkruan por jo të një politike. Uroj pra që gjatë hartimit të këtij libri të mos kem rënë gjëkundi në kushtëzime politike os druajtje të natyrës private.

Duke qenë pra se autori nuk e ka parë veten në rolin e investigatorit ose dedektivit privat që hyn tinës natën nga dritarja e ballkonit në vilën e krimit, pasi që ditën kanë hyrë zyrtarisht nga porta e saj agjentët e policisë, as dhe i njoh si meritë të veçantë veprës zbulimin e ndonjë dokumenti të bujshëm apo marrjen e ndonjë deklarate bombë.

Për ngjarjen e Gërdecit, për aferat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe qeverive shqiptare me armatimet dhe municionet janë botuar dokumente të shumta, janë marrë intervista e pohime me qindra, disa syresh vërtet përvëluese ose kyçe.

Të shumtë janë gazetarët që kanë botuar me dhjetëra artikuj në faqet e të përditshmeve si Shekulli, Gazeta Shqiptare, Panorama etj. Ndërsa më njërën anë na duhet të lëvdojmë punën e tyre sidomos në ditët pas tragjedisë në Gërdec kur vërtet zbritën në terren, rrezikuan veten, mblodhën dëshmi me vlerë të jashtëzakonshme, nga ana tjetër vërejmë se shkrimet e mëpasme shpesh janë bërë duke marrë një gjysmë pohimi nga një prokuror këndej dhe një deklaratë të fshehtë të ndonjë ushtaraku „nga burime konfidenciale pranë gazetës" andej.

Pastaj media shkon pas rrymës së ditës: një javë thuhet „vritet Kosta Trebicka në rrethana të dyshimta", javën tjetër: „ekspertët amerikanë konfirmojnë aksidentin automobilistik të Kosta Trebickës", kurse javën e tretë askush nuk e përmend më të ndjerin.

E pra detyra kryesore e librit që keni përpara ka qenë të mbledhë, të reflektojë, të analizojë e të ndërthurë. Të ndërtojë tablonë e së tërës, pasi janë njohur me mijëra gurë të mozaikut.

Pasi që dolën në dritë një mori të dhënash dhe pohimesh mbi ngjarjet rreth Gërdecit dhe ngjarjen vetë, shumësia e informacionit duhej ftilluar. Duheshin kaluar në revistë dëshmitarët kryesorë, aty ku ishte e mundur këta dëshmitarë duheshin pyetur edhe një herë.

E kemi bërë këtë pjesë të dytë sidomos me njerëzit e thjeshtë, ish-punëtorët e pikës së Gërdecit, me familjarët e viktimave, në përgjithësi me „ata aty poshtë". Një pjesë e bisedave tona me këta njerëz botohen, pjesa tjetër mbetet në arkiv, ndoshta për t'u përdorur në ribotime të ardhshme.

Po duheshin vështruar edhe një herë me kujdes dokumentet e njohura. Kjo është një punë që deri-diku e ka bërë mirë grupi hetimor, vetëm se ai shpesh lë vende të zbrazta sidomos përsa i përket interpretimit. Jep e zëmë si autentike dokumente në anglisht që duken hapur se janë falsifikime të trasha.

Lë pa intepretim protokolle mbledhjesh qeveritare ku në të vërtetë diskutimet e regjistruara përbëjnë vetëm majën e ajsbergut.
Është e pamundur të arrihet pozicioni i autorit të ftohtë dhe të paanshëm që qëndron mbi gjithçka.

Ngjarja e Gërdecit na prek thellë të gjithë, sepse në radhë të parë na tregon se në çfarë shteti strehohemi, sepse e kemi tragjedinë ende shumë afër, sepse shkaktarët kryesorë të saj janë ende në pushtet.

Pra emocionet nuk i shmang dot. Sadoqë objektiviteti e sidomos vështrimi i kujdesshëm, me rezerva i çdo dokumenti ka qenë parimi kryesor i punës, nuk e fsheh dot se duke shkruar kam qenë gjithë kohën në anën e viktimave.

Janë ata në radhë të parë që duhen ndihmuar me këtë botim; ata duhet të kuptojnë të parët atë që ndodhi dhe pse ndodhi, si u shfrytëzua mosdija dhe varfëria e tyre për të nxjerrë fitime përrallore ca pak njerëz; por edhe cilat janë të drejtat e tyre sot dhe ku e si duhet t'i kërkojnë këto të drejta.

Që libri ka mungesa kjo është e padiskutueshme; një aferë kaq e shtrirë sa ajo e Gërdecit, që nuk filloi as në prill 2007, as në dhjetor 2006 por shumë më përpara, që i nxjerr degëzimet e saj nga Karolina e Jugut, në Qipro e në Afganistan, është e pamundur të pasqyrohet pa mungesa.

Gollet vijnë në radhë të parë ngaqë një pjesë e madhe e punëve të paligjshme që shqyrtohen në këtë libër janë bërë në fshehtësi, duke lënë pak ose aspak gjurmë, pak ose aspak dokumente.

Për mungesat e librit sidoqoftë u ndihem borxhli në radhë të parë atyre, familjes Durdaj e familjes Deliu, familjeve Cani, Azizi e gjithë të tjerave, që nuk kam arritur të nxjerr edhe më shumë edhe më mirë në dritë; por edhe që nuk arrita të shkruaj më gjatë për njerëzit e shtrenjtë që ata humbën më 15 mars 2008, të cilët asgjë nuk mund t'ia zëvendësojë.

E megjithatë ka dy gjëra që mund t'i qetësojnë në tragjeditë e tyre: e Vërteta dhe Drejtësia.

Borxhi i pergjithshem ndaj lexuesit per mungesa qe ka libri ne gjendjen e sotme, do te shlyhet ndoshta ne ribotime te ardhshme; do ti jemi mirenjohes te gjithe lexuesve te kujdesshem, per te dhena ose dokumente te rendesishme qe mund te na kene shpetuar nga vemendja; mjafton te kontaktohet autori prane redaksise se Shekullit, Tirane.
Falenderoj Shekullin per ndihmen e gjithanshme dhe disa materiale te cmuara qe vuri ne dispozicion; falenderoj posacerisht per ndihmen, Vladimir Karajn e Adrian Thanon. Falenderoj redaksine e revistes MAPO, Skender Minxhozin e Lorenc Vangjelin;

Si gjithmone fjala e fundit i mbetet publikut


*Libri i Ardian Klosit „Katastrofa e Gërdecit: shkaqet, shkaktarët, viktimat" prezantohet sot në ambientet e Fondacionit Soros.

6 Komente

Klosi, Sorros, Veliaj, Rama & CO,

Keni 1 vit e kusur, qe çdo dite do te evokoni ne nje menyre apo ne nje tjeter Gerdecin ... Boll e shfrytezuat politikisht vrasjen e 26 personave dhe plagosjen e mbi 300 te tjereve. Boll u ushqyet me kufomat e tyre, tani po tejkaloni çdo limit !

Deri sa u be "pervjetori", apo "ditelindja" juaj politike, u lejohej t'a perdornit kete çeshtje. Tani qe dhe pervjetori ka afro 3 muaj qe ka kaluar, sikur s'ka me lezet te shfrytezohet kjo ngjarje, sepse ju kthehet si bumerang !

Thashe "Ditelindje" per ju, sepse e dime te gjithe se sa fort i ferkuat duart nga ajo ngjarje e rende qe ndodhi. Vete tej-perdorimi politiko-mediatik qe i bete e verteton kete.

E dime gjithashtu se tani jemi ne fushate zgjedhore, dhe Gerdeci eshte nje "karte" e forte ne duart tuaja. Por pikerisht sepse jemi ne prag zgjedhjesh, ju s'duhet te perdorni me Gerdecin, sepse voten s'mund t'a kerkoni per Gerdecin, voten s'mund t'a kerkoni per rrugen Durres-Kukes, as per Fazlliç, as per Balliun. Voten mund t'a kerkoni per ato premtime qe do te beni qe nuk i keni bere akoma (teper vone); Voten duhet t'a kerkoni per alternativen qe ju propozoni, per reformat qe ju parashtroni.

Por, perderisa ju nuk keni as program, as premtime, as platforme, as projekte konkrete, vazhdoni e merruni me "skandale", me thashetheme, me kufoma, se keshtu e keni te sigurte qendrimin ne vend numero

. Por pikerisht sepse jemi ne prag zgjedhjesh, ju s'duhet te perdorni me Gerdecin

Ketu ka lesh per te tjerre e lek per tu bere. Leshi do tirret, leku do bohet! Pajk! Ene Lefto..mos u trano shume se votat e popllit nuk vendosin rezultatin e zgjedhjeve..nqs mendon qe e vendosin ti qeke Alien i Klasit te II-te

P.S. Kujt i shkru me 'ju' ti i her? A thu se po t'lexon Klosi?

Mendoj se libri duhet blere dhe lexuar e pastaj duke e komentuar edhe ketu tek PPU, ne menyre qe me komentet dhe njohurite tona te mund te ndihmojme sado pak autorin ne ribotimet e ardheshme.

Nje liber qe ka ne fokus nje ngjarje tragjike.,(jo se eshte e vetemja ne Shqiperine e pas 90`ose para 90`)nuk duhet diskutuar,autori dhe biografia e tij,por vertetesia ose jo vertetesia qe shtjellohet brenda librit.

Nga analiza ose nga kritika qe mund ti behet librit del edhe serioziteti i autorit., dhe te flasesh se i biri kujt eshte,i bie te flasesh per gjera personale,kur libri ne fakt trajton nje ngjarje te pergjithshme,qe nuk ka lidhje me familjen e autorit.,dhe gjenezen e tij.

Por nuk kemi faj,kur ne vend te flasim per nje ngjarje tragjike,te shkaktuar nga papergjegjeshmeria e shtetit,dhe jo nga nje fatkeqsi natyrore,flasim per biografite e autorit.

 

Lefte a the vrasje? vrasje the Lefte? Kur flet subkoshienca, ska te ndaluar.. urime Lefte..

Qeveriu : Fjala e mbajtur me banorët e zonës së Dumresë, Elbasan.

 9 Maj 2009.

-------

...Ju e keni ndjekur betejën që kanë bërë kundër Skënderbeut. Mirë me mua dhe kundërshtarët e tjerë politikë, por e pyes veten çdo dite; po me Skënderbeun çfarë patën këta? Çfarë borxhi i kishte Skënderbeu këtyre? Skënderbeun, hero kombëtar dhe botëror e bëri lufta e tij, e beri qëndresa e tij.

Skënderbeun hero botëror e bëri Europa që shkroi për të me mijëra libra, ndërkohë kur shqiptarët nuk kishin mundësi të shkruanin më shumë se 2-3 libra. Atëherë çfarë desh kjo soj opozite që sulmoi Skënderbeun?

Kjo nuk është e paqëllimshme. Kjo ka një arsye, ka një fakt të madh. Skënderbeu nuk është vetëm e shkuara jonë, nuk është vetëm legjenda jonë, Skënderbeu është e sotmja dhe e ardhmja jonë, është vokacioni ynë perëndimor, është simboli i qëndresës sonë për liri e dinjitet.

Jo më kot sulmohej Skënderbeu dhe nga njerëz të cilët vetëm pak vite më parë deklaronin lartë e poshtë rrugëve të Europës se e kanë për turp të quhen shqiptarë. Kjo është e vërteta. Ata mbanin në shtëpi bunkerë kartoni për të thënë se shqiptarët janë si ky bunker. Bunkerët ishin një problem që na i imponuan, por le të vinë e të shohin dhe të hapin sytë; shqiptarët po ndërtojnë rrugë, vila, ujësjellës, shkolla, po luftojnë dhe po përpiqen çdo ditë për t’u bërë si kombet e tjera...

----

Ne lufte shkohet edhe me raketa edhe me çomage. Pritej kjo pergjigje per Klosin. Bile pritej tek banoret e Belshit si me te lexuarit e travave shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).