Kalon e redaktuar

Rezoluta ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm të OIC’it që në sesionin e radhës të Ministrave të Jashtëm të raportojë mbi dinamikën e zhvillimeve në Kosovë. Ministri i jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, pret një valë të madhe njohjesh të reja nga vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.
***************

Megjithë kundërshtimin e Serbisë dhe aleatëve të saj, Organizata e Konferencës Islamike (OIC) ka aprovuar të hënën një rezolutë për Kosovën me të cilën nuk bëhet thirrje për njohje të pavarësisë, por kërkohet nga Sekretari i Përgjithshëm Ekmeleddin Ihsanoglu që t’i mbajë të informuara vendet anëtare për situatën në Kosovë.

Teksti i rezolutës, i propozuar nga Republika e Shqipërisë, është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të organizatës islamike.

Ndonëse nuk ka pasur konsensus që të ftohen shtetet anëtare të OIC’it për njohje të shtetit të ri siç ishte menduar teksti fillimisht, rezoluta i referohet edhe deklaratës së pavarësisë, por kjo nuk është gjë e re. Organizata e Konferencës Islamike e ka përmendur deklaratën e pavarësisë së Kosovës edhe gjatë vitit të kaluar, në takimet ministrore në Kampala dhe në New York.

Në rezolutën për Kosovën, OIC ripërsërit se ka interes të fuqishëm lidhur me myslimanët në Ballkan si dhe për rëndësinë stabilitetit në këtë rajon.

Në këtë dokument përmendet progresi i arritur drejt forcimit të demokracisë në Kosovë, rikonfigurimi i UNMIK’ut, vendosja e EULEX’it në përputhje me udhëzimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së dhe kornizën e tanishme ligjore dhe institucionale të Kosovës.

Organizata islamike ka përshëndetur bashkëpunimin e Kosovës me institucionet ekonomike dhe financiare të OIC’it, dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e ekonomisë së Kosovës.

Rezoluta ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm të OIC’it që në sesionin e radhës të Ministrave të Jashtëm të Organizatës të raportojë mbi dinamikën e zhvillimeve në Kosovë, duke e vendosur kështu Kosovën në agjendën e përhershme të Organizatës së Konferencës Islamike.

Për aprovimin e kësaj rezolute, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka lobuar qe te tre muaj.

Diplomacia shqiptare është mbështetur nga Arabia Saudite, Turqia dhe vende tjera islamike që tashmë kanë njohur Kosovën.

Në një fjalim në Samitin e OIC’it në Damask, të hënën, Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha u ka bërë thirrje publike shteteve islamike që të njohin
Republikën e Kosovës. “Njohja e pavarësisë së Kosovës, përveç se një akt solidariteti me popullin e saj, do të jetë edhe një ndihmesë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, çka do t’u ofrojë të gjithë vendeve të Ballkanit perspektiva të vërteta për zhvillimin dhe begatinë e tyre të mëtejshme”, ka thënë Basha.

Diplomati shqiptar e ka cilësuar si sukses të jashtëzakonshëm miratimin e rezolutës për Kosovën. “Pasi që për herë të parë, në mënyrë të tërthortë, por të qartë, dhe me unanimitet të plotë, Organizata e Konferencës Islamike mbështet Republikën e Kosovës, shtetin e pavarur të Kosovës, institucionet dhe

Kushtetutën e saj”, ka thënë Basha, në një intervistë për Radio Kosovën.
Bazuar në takimet që ka pasur në Damask me mbi 25 homologë të tij, Ministri Basha ka paralajmëruar se një valë të madhe njohjesh nga shtetet myslimane.

“Për herët të parë që nga pavarësia e Kosovës kalojmë këtë rezolutë unë mendoj se do të kemi të bëjmë së shpejti me një bum njohjesh të reja vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike”, ka thënë ai.

Aprovimi i rezolutës është përshëndetur edhe nga liderë të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur të përzemërt për qeveritë e vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike dhe drejtuesit e saj për votimin e rezolutës, “si një akt miqësor ndaj një populli mik, ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi”.

Në një kumtesë për media, presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se “miratimi i Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike është një akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjithë rajonit”, tha Presidenti Sejdiu.

Votimin e kësaj rezolute ai e vlerëson si mbështetje për lirinë, demokracinë dhe të ardhmes më të ndritur për popullin e Kosovës dhe popujt e të gjithë rajonit.

“Republika e Kosovës angazhohet për marrëdhënie të mira në mes vendeve të pavarura e sovrane të të gjithë botës, ndërsa marrëdhëniet e mira me vendet e Organizatës së Konferencës Islamike i konsideron të rëndësisë së veçantë”, ka thënë presidenti Sejdiu.

10 Komente

Rezoluta ne anglisht:

 

RESOLUTION NO. 14/36-POL ON THE SITUATION IN KOSOVO

The Thirty-Sixth Session of the Council of Foreign Ministers (Session of Enhancing Islamic Solidarity), held in Damascus, Syrian Arab Republic from 28 Jamadul Awal – 1 Jamadul Thani 1430 .H (23-25 May 2009);

Guided by the principles and purposes of the Charter of the United Nations, the Charter of the OIC, the Universal Declaration of Human Rights, the International Covenants on Human Rights, the Geneva Conventions of August 1949, 1951 as well as other instruments of international law;

Upholding the role of the U.N. in the peaceful settlement of disputes and maintenance of international peace and security;

Referring to the UN Security Council Resolutions No.1160 (of 31st of March 1998), No.1999 (of 23rd September 1998) No. 1203 (of 24th October 1998) No.1239 (of 14 May 1999) and 1244 of 10th of June 1999 and the relevant statements of its President.

Referring to Resolution No. 16/31 adopted at the Thirty-first Session of the Islamic Conference of Foreign Ministers held in Istanbul on 14-16 June 2004; the Resolution No.36/34 of the 34th Session of the ICFM, Islamabad, 15-17 May 2007; the Final Communiqué of the 11th OIC Summit, Dakar, 13-14 March 2008; the Declaration of the OIC Ministerial Meeting in Kampala in June 2008 and in New York in September 2008 where is noted the Declaration of Independence by the Assembly of Kosovo of 17 February 2008;

Reaffirming the strong interest of OIC regarding the Muslims in the Balkans, and the importance of the stability in the whole Balkan region;

1. Takes note of the progress made towards strengthening the democracy in Kosovo, serving peace and stability in Kosovo and the whole region.

2. Further takes note of the accelerated UN Mission’s reconfiguration, deployment of EULEX throughout Kosovo, in compliance with UN Secretary General’s guidelines and the current Kosovo institutional and legal framework.

3. Welcomes the cooperation of Kosovo with the OIC Economic and Financial institutions, and calls on the international community, to continue contributing to the fostering of the Kosovo’s economy.

4. Requests the Secretary General to follow up the implementation of the present resolution, and to submit a report thereon to the 37th Session of the Council of Foreign Ministers.

http://www.oic-oci.org/36cfm/w/en/res/36...

Hmmm, se mos ishte surprize e madhe.  Mbase per Bashen, sepse sipas shtypit ai kishte deklaruar qe do miratohej e plote. 

Nje ide keshtu ne pergjithesi, pa u thellu shume, do ishte mire sikur Shqiperia, ne shenje proteste te pezullonte anetaresine ne OIC (anetaresi e cila nqs mbahet mend mire u be nga presidenti ne ate kohe, pa kaluar ne ratifikim ne parlament.)  Nuk eshte pa precendet pezullimi i anetaresimit nga nje organizate, gjithashtu, fare mire mund te mbetemi me statusin e vezhguesit, qe e kane jo pak vende dhe organizata nderkombetare.

PS: Kjo me shkriu (fjali shabllon ne rezoluta te tilla, por gjithesesi)

1. Takes note of the progress made towards strengthening the democracy in Kosovo, serving peace and stability in Kosovo and the whole region.

Ok, take notes, all of you ...

Monda nuk kuptoj ku qendron problemi sipas teje me kete rezolute?!

Mua me duket qe hap pozitiv drejt njohjes se pavaresise se Kosoves nga vendet islamike.

olsib

problemi kryesor është:

1) Rezoluta nuk fton vendet anëtare që të njohin shtetin e ri të Kosovës. Duke mos ftuar vendet anëtare për njohje vlera e rezolutës është pak më e madhe se 0 me xhufkë.

2) Nga 57 vende deri tani e kanë njohur vetëm 3 ose 4 anëtarë (Bahreini, Emiratet  arabe, Arabia Saudite dhe Kuvajti në mos gabohem).

3) Ne na duhen numrat d.m.th. sa më shumë  nga këto 57 vende të njohin shtetin e ri

Rusia e Kina janë anëtare të përhershme të OKB-së. Ato jo pak herë kanë deklaruar se nuk do të lejojnë njohjen e Kosovës nga OKB.

Atëherë, rruga e vetme është që të na njohin minimumi 128 ose 2/3 e anëtarëve të OKB-së. Duke pasur këto 128 numra shmangim veton e Rusisë dhe Kinës.

olsib

E kupton ti se cfarë diplomacie kemi ne që mundohemi 3 muaj për 1 rezolutë (jemi edhe anëtarë të këtyre fëlliqsirave islamikëve pale) dhe Jeremici i Serbisë (pa qenë anëtare e islamikëve)  me disa telefonata ta merr rezolutën dhe ta hedh në kosh të plerave. 

Ky është paradoks i madh.....

Kjo është diplomacia alla Bashic, Berishic, Fazllic.........................................  

... ndaj them rroft sebepi per propozimin me lart.

PS: Ndjese olsib, jo s'e s'desha, po s'pata kohe te te ktheja pergjigje per pyetjen qe shtrove.  Gjithesesi, pothuajse ne nje mendje me peshkaqenin. 

mediat e Kosoves:

http://www.kosovotimes.net/flash-news/27...

kjo eshte nga nje artikull i meparshem:

Sources close to the Saudi Foreign Ministry have confirmed to "The Kosovo Times" that it is expected that due to the latest developments and as a result of the lobbying by Kosovo allies up to 19 more OIC member states can recognize Kosovo in the weeks ahead.

mund t'i gjeni linket tek kjo tema ketu

 

rezoluta duket shume e thate ne fakt. une prisja me shume, sidomos pasi lexova deklaratat e Bashes dje ne shtypin Shqiptar. Megjithate, besoj se asnjeri nuk besonte se do te kalonte nje version qe u bente thirrje vendeve ta njihnin Kosoven. Ajo qe ata deshin te benin ishte nje skenar si ai qe beri EU perpara shpalljes se pavaresise, qe i hap rrugen vendeve ta njohin individualisht me rradhe. Shume nga ato vende kane probleme me pakicat e tyre dhe pritej nje kundershtim. Shpresojme te kete njohje te tjera sa me shpejt.

Megjithate, besoj se asnjeri nuk besonte se do te kalonte nje version qe u bente thirrje vendeve ta njihnin Kosoven. Ajo qe ata deshin te benin ishte nje skenar si ai qe beri EU perpara shpalljes se pavaresise, qe i hap rrugen vendeve ta njohin individualisht me rradhe.

Shume e drejte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).