Ja si i fshehu paratë Delijorgji pas tragjedisë

Ja si i fshehu paratë Delijorgji pas tragjedisë

Një skemë mafioze, një operacion që zhvillohet brenda pak orësh, dy ditë pas shpërthimit të Gërdecit. Financieret e Delijorgjit, nën monitorimin e bashkëshortes së tij, heqin të gjitha paratë nga llogaritë e tij, i kthejnë në valutë të huaj dhe i transferojnë në kanale të tjera. Prokuroria nuk arriti të bëjë sekuestrimet

 

Prokuroria u vonua shumë në vendosjen e sekuestrove ndaj pasurive dhe llogarive të të akuzuarit për vrasje masive në Gërdec, Mihal Delijorgjit.

Një gjë e tillë u bë shkak që qindra miliona lekë të tërhiqen nga llogaritë e tij e më pas të kthehen në valutë të huaj e prej këndej të marrin rrugë për t’u fshehur, mundësisht në parajsat fiskale në Evropë. Një përgjim i realizuar nga prokuroria dy ditë pas shpërthimit në Gërdec e fakton një gjë të tillë.

Në orën dhjetë të mëngjesit të 17 marsit, një nga financieret e Delijorgjit telefonon një bashkëpunëtoren e saj dhe i kërkon që ta ndihmojë që paratë që janë në lekë t’i kthejë në dollarë nga llogaria, për t’i tërhequr më pas.

Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 450 mijë dollarësh (FAKSIMILE 1).

Financierja e Delijorgjit, që kujdeset për të gjithë operacionin, dhe që quhet Bona, është e alarmuar, për shkak se të gjitha veprimet duhen bërë me shpejtësi. Kjo shihet nga bisedat që ajo bën me punonjës të bankave, ku do të kryejë veprimet (FAKSIMILE 2.)

Që i gjithë operacioni është në funksion të zhdukjes së parave nga llogaritë e Delijorgjit, kjo duket dhe nga bisedat e financieres Bona, e cila deklaron se do të zerojë llogaritë e tij. Ajo thotë se veprimet do i kryejë në të qindtat e sekondës (FAKSIMILE 3).

Gjatë gjithë operacionit, Bona komandohet nga bashkëshortja e Delijorgjit, e cila gjithashtu është në ankth për përfundimin me sukses të tij. Në një përgjim tjetër (FAKSIMILE 4), Vjollca i kërkon Bonës që të gjitha paratë e tërhequra t’i kthejë në dollarë. Nuk mund të mos vihen re gjatë bisedës së saj me Bonën shenja ankthi dhe nervozizmi. Vjollca kërkon që veprimet të kryhen shpejt dhe të mos flitet aq shumë nëpër telefona për këtë çështje.

Më vonë (FAKSIMILE 5), paratë janë tërhequr dhe nga lekë do të kthehen në dollarë për t’u transferuar më tej. Vjollca rekomandon Bankën Popullore për këtë veprim.

Të gjitha veprimet kryhen brenda pak orësh dhe operacioni përmbyllet me sukses, kur Bona i kërkon një tjetër bashkëpunëtoreje, Julës, numrin e llogarisë te Banka Amerikane, ku do të bëhet dhe transferta e parave (FAKSIMILE 6).

Gjithë skema mafioze zhvillohet me shpejtësi dhe të gjithë aktorët i ruhen faktit se mund të përgjohen në telefona.

Megjithatë, prokuroria nuk ka arritur të bëjë sekuestron, ndërsa paratë kanë avulluar. Ky operacion është një nga shembujt, ndërsa mendohet se të tjera shuma janë transferuar në këtë mënyrë.

 

 

Pinari me shefin e Shërbimit Sekret të Ushtrisë: Të zhdukim dosjet!

 

Skenari ngjan me filmat e Hollivudit, por personazhet janë realë. Ngjarja është e vendosur në Shqipëri. Në qendër është shpërthimi i Gërdecit dhe afera korruptive që shpërtheu bashkë me të.

Gazeta “TemA” sjell sot një përgjim të realizuar nga prokuroria, ku drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, kërkon nga ish-shefi i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Hysni Gjergji, që të zhdukë dokumentacionin për tragjedinë e Gërdecit (FAKSIMILE 7). Gjergji vihet menjëherë në dispozicion të tij dhe diskutojnë mënyrat se si do të bëhet heqja e dokumenteve.

Kjo dëshmi tronditëse është fakti me kuptimplotë se si zyrtarët e lartë të shtetit përpiqeshin të “kopsitnin” dokumentet shtetërore për t'iu shmangur përgjegjësisë. Telefonata është bërë nga Ylli Pinari mëngjesin e 17 marsit, dy ditë pas tragjedisë, dhe shihet qartë se Drejtori i Shërbimit Sekret të Ushtrisë është vënë menjëherë në shërbim të Ylli Pinarit për të mbyllur dosjet dhe për të ndrequr dokumentet.

Pinari i thotë shefit të SHIU që të zhdukë dosjen që flet për projektin e Gërdecit dhe aferën e armëve, ndërsa i thekson se ka rëndësi që shefi i SHIU të ketë në rregull dokumentet e tjera të vetat. Shefi i SHIU e qetëson, duke i thënë se dosjen e ka në kasafortë, por një gjë e tillë nuk e qetëson Pinarin, i cili thotë se mund të kontrollohet dhe kasaforta, ndaj është e nevojshme që materialet të zhduken prej aty. Gjergji është i gatshëm për gjithçka dhe i thotë se po i përgatit dokumentet dhe po i fut në një dosje pa emër dhe pa inventar dhe t’ia dërgojë Pinarit.

10 Komente

 për t’u fshehur, mundësisht në parajsat fiskale në Evropë

Hahahahaha, cer palle smiley

i paska cu ne luksemburg smiley

Prape Delijorgji? Gdhihemi e ngrysemi me te, prit kur te na dali ne enderr ndonje dite! smiley

Tushe, u ktheve, mi? Me kishte marre malli smiley

qyqja paskem harru fare, ka bo autologin me tushe vete kumpjutri se osht kumpjutir vjeter ky dreq smiley

jo jo nuk kthehem smiley

Prape me Delijorgjin the ti ?

po jo mi goce, osht puna ke kalafmiu berishes.

a e shef ca te bo kalafmiu apo jo ?

smiley

swed1

Në qoftë se do të quanim Europë Greqinë dhe Qipron. Unë për vete jo. 

Delijorgji është grek i zgjuar dhe i ka ecur gjithmonë tymi fjollë. Pasi i siguroi të gjitha lekët dhe pronat tani filloi edhe të ankohet. Llogaritni vetëm që xhaxhai i tij hero i punës socialiste, me kamion ose eskavator në Gjirokastër nuk më kujtohet mirë, kur Shqipëria punonte për vitin 1980 ai punonte për vitin 2010.

Cfarë ironie?! cfarë cinizmi?! cfarë poshtërsie?!

 Jo mer peshkaqen jo, se kisha llafin te kjo. Po ai qe heq qindra mijera dollare nga llogarite ne disa minuta, nuk rrezikon t'ja kapin me valixhe ne pikat kufitare, ose t'ja gjeje prokuroria lart e poshte. I fut ne thes, dhe i le te lavatricja e gjyshes se i ka me te sigurta smiley

o swed1 nuk eshte shume problem te gjesh ndonje vend , se ku ti cosh leket. Ka zemer mire qe ti mbajne smiley

 

p.s ti kem aq shume leke, ia gjej une vendin smiley

 Eh, ç'budallenj ka kjo bote, si gazetari/rja, si financierja e firmes se Delijorgjit, si vet ky, si Pinari, si bankierja, te ter nje tufe me budallenj. Si nuk e kuptojne xhanem qe ne kete ngjarje, ne kete proçes, luhen nderet e shteteve (USA e mbylli per vete ate kapitull, duke patur fat nga vdekja "aksidentale" Kosta Trebickes dhe duke denuar apo ju larguar firmes se Devirolit, dhe me disa diskutime te zjarrta ne Kongres dhe jehones ne Media, si distancuese ndaj ketyre praktikave te firmave abuzuese -paçka se ishte praktike e punes se amerikanve, abuzimi- ), dhe se ky proçes po pritet me vemendje dhe nga disa qarqe europiane te drejtesise dhe te politikes. E duke qene keshtu -fatkeqesisht per keta qe permenda ne dy rreshtat e pare- kur te dalin ne gjyq, dihet qe dikush do te denohet, mirpo per demet e shkaktuara (si ne perendim), gjykata perveç denimeve me vite apo muaj, do te japi dhe denimin financiar , sepse aty ka te demtuar, keshtu qe ato leke qe ata i kane fshehur, do te rikthehen perseri, aq me teper qe per prokuroret nuk eshte e veshtire te zbulojne se sa jane terhequr. 

Qënka mjeshtre ajo Bona e Thesarit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).