Ish punonjesit e ARMOs ne proteste perpara prefektures

50 ish punonjes te KPTHN-se Ballsh per te disajten here kane protestuar perseri per afro nje ore para godines se prefektures se qarkut Fier. Arsyeja e kesaj proteste eshte mos marrja e rrogave te premtuara nga vendimi i qeverise pas privatizimit qe u be kompanise ARMO.

Per te shmangur ndonje incident te mundhshem drejtoria e policise ka derguar nje furgon policie me uniforma blu per te qene ne gadishmeri per ndonje rast te padeshirueshem. Prej afro dy oresh ata kane pritur qe te kryenin nje takim me prefektin e qarkut Shahin Bejdaj I cili nuk ka qene ne zyre, te pakten keshtu shpreheshin vartesit e tij per ish punonjesit e KPTHN-se. Duke u ndeshur me mos korrektesen e prefektit ata kane shkuar te gjithe para portes kryesore te godines prefektures duke hedhur parrulla te tilla si: - “Duam parate tona” etj. Havaja, Vladimiri, Nuriu e shume ish punonjes te tjere kane pohuar per Fieri.com se: - “Si ka mundesi qe pronari i ri i KPTHN-se ka lek e paguan spektaklin futbollistik te ardhjes se ekipit te Milanit ne Shqiperi nderkohe qe ne ish punonjesit qe jemi sakrifikuar per kete ish kombinat nafte s’na jepen leket qe na jane premtuar, s’kemi leke te ushqejme femiljet tane? Pse media qendron indiferente e nuk pasqyron realitetin apo jane paguar me reklamat e Rezart Tacit, pronarit te ARMOS, pohuan ata.

Protesta e tyre ka vazhduar per rrethe nje ore e ne rast mos zgjidhje te problemit ata do te hyjne ne greve urie e nuk do te shkojne ne votime.

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

11 Komente

Une nje gje nuk kuptova, pse duheshin harxhuar 3 milion e ca euro per te sjell Milanin ne Shqiperi? Per te ndihmuar femijet ne nevoje, kjo eshte nje arsye e pavlere, pasi nuk ka kuptim te harxhoheshin 3 milion euro, per te mbledhur 3 mije euro! Nje shpenzim i tille marramendes ne nje vend kaq te varfer, eshte sa absurde, sa qesharake, por po aq dhe tragjike.

noshta ja fus krejt kot, por mua keto lloj sponsorizimesh me kujtojne ato te VEFA-s ne 96, kur i dilte Logo ke garat e Formula One.

Nuk ja fut kot fare ti, se une ne fakt po mendoja pikerisht ate miss europen 1 milion dollarshe te gjallices vetem pak kohe para se te plaste skandali i firmave piramidale e me pas te ndodhte fundosja e shtetit tone ne '97.

e do rrosh ma shume se une, se sa po e thoja kte te miss europes smiley

po ska gjo , se me i ri je smiley

Ky Taqi e paska me te vertete rrezen e arte. Mu sikur m'kujtohet qe kish premtu mos me pushu njeri prej pune, por perkundrazi..me e dyfishu efektivinsmiley Po hajt se edhe privatizimi shkon per me stimulu ekonomine e atyre 1000 familjeve  qe kan kap majat e ekonomise

E te mendosh qe sa familje mbahen vetem me buke ne ate ndermarrje, apo qofte dhe  ne azotik, ndermarrje te cilat jane burim semundjeje e vdekjeje per ata qe punojne ne to! Arseniku i Azotikut, qe mbahet mu ne pike te diellit dhe per te cilin eshte thene me qindra here qe do te largohet prej aty, dashte Zoti, te mos ndodhe gje, se Cernobili pak eshte... Katastrofe e vertete!

Bashkë me zgjedhjet do të iki edhe Taci si iku VEFA më 1996. Prisni edhe pak o peshq

do iki taci po do vij maci. keshtu do shkoj kjo pune.  

Si ishte ajo kenga?

"Milan, Milan / Solo con te / Milan, Milan / Sempre per te"

Nuk i kuptoj keta bukeshkale qe jo vetem nuk gezohen mjaftueshem per ardhjen e Milanit ne Shqiperi, por jane aq te pafytyre sa te kene guximin per te kerkuar rrogat.

Hellooo!!! Nuk ju mjafton Milani?! Njerez drite-shkurter!!!

Shpresoj qe ato pikecuditeset te jene shenje ironie!

Jo per gje por edhe ne nje ironi eshte shume e shemtuar fjala bukeshkale!

Pervec situates skandaloze ne te cilen ndodhen keta punetore... pasi i hoqen nga puna sic u donte qejfi atyre qe kishin ne dore te zgjidhnin, nuk kuptoj perse mediat nuk e bejne publike.

Ata kane vajtur disa here per te protestuar ne Fier, Ballsh dhe Tirane dhe nderkohe nga mediat nuk flitet fare. Ka qene vetem nje pjese e Fiks Fare qe u dedikoi disa minuta dhe e mbyllen me aq... kushedi pse?! Ndoshta ky Taqi paska aq leke sa te sjelli milanin 2 here brenda vitit ne Shqiperi dhe tu mbylli gojen shume gazetave!!

Doni nje llogari te thjeshte? Jane pushuar nga puna 660 punetore te gjithe specialiste me nga 25-35 vjetersi pune. Mesatarja e likuidimit qe duhet te perftonin rrotullohet rreth 1.000.000 leke (te reja) dmth totali 660.000.000 leke (te reja) vetem per likuidimet. Pervec ketyre punetore kur pushohen nga puna kane te drejten te perftojne per 1 vit rroge te plote (1 vit ose deri sa te gjejne nje pune tjeter, gje qe ne Shqiperi nuk eshte e lehte, dmth eshte e pamundur doja te thoja...) dhe vitin tjeter perftojne asistence (e marrim sikur te ishte 1/2 e rroges). Rroga mesatare (me hamendje) 40.000 leke (te reja) dhe keshtu arrijme ne shumen 660.000.000 + 660*40.000*12 + 660*20.000*12 = 1.135.200.000 leke (te reja)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).