Incidenti me të verbrit, shkarkohet gardisti

Akti kafshëror i biznesmenit Pëllumb Borshi, i cili dhunoi një javë më parë disa gra të verbra e të moshuara që protestonin para Kryeministrisë, shkakton një furtunë ndëshkimesh në Gardën e Republikës. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se punonjësi i kësaj strukture që e shoqëroi Borshin me dashamirësi dhe duke e përgëzuar, është liruar nga detyra pranë objektit të Kryeministrisë, si edhe është përjashtuar përfundimisht nga Garda. Ndërsa eprorët e tij, sipas përkatësisë së përgjegjësisë së kryerjes së detyrave, janë ndëshkuar me masa disiplinore. Vendimet janë marrë nga komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi pas analizës së bërë në lidhje me incidentin që ndodhi në datën 21 maj pranë Kryeministrisë.

Masat e tij ndëshkimore ndaj vartësve vijnë fill pas rekomandimit të Avokati të Popullit, Ermir Dobjani, për ndëshkimin e menjëhershëm të punonjësve të Gardës, të cilët në vend që të merrnin në mbrojtje të verbrit e dhunuar, përgëzuan agresorin e tyre. Në letrën sqaruese që Prendi i ka dërguar tri ditë më parë Dobjanit, pasi e vë në dijeni për vendimet e marra, angazhohet që “ngjarja e ndodhur dhe analiza e bërë, shërben për motivimin dhe angazhimin për të qenë sa më efikas dhe serioz në realizimin e detyrave të caktuara me ligj”. Komandanti i Gardës së Republikës, vë gjithashtu në dukje se, “pavarësisht se demonstruesit ishin pozicionuar jo në vendin e duhur dhe pozicionimi i tyre cënonte masat e sigurisë, nga personeli në shërbim nuk është përdorur në asnjë moment dhunë apo sjellje jashtë etike me demonstruesit, kjo dhe për faktin e trajtimit që i takon kësaj kategorie shoqërore”, - thuhet në letrën e tij drejtuar Avokatit të Popullit.

Në protestën e organizuar në datën 21 maj para Kryeministrisë, dy gra të verbra e të moshuara u dhunuan padrejtësisht nga ana e një biznesmeni furrash buke, Pëllumb Borshi, i cili u justifikua duke iu kërkuar falje nën pretekstin se kishte kaluar një ditë të lodhshme. Të verbrit protestuan sërish dje për shkak të mosreagimit të institucioneve përkatëse për dënimin e dhunës së ushtruar ndaj tyre.
(s.g/BalkanWeb)

14 Komente

Ok, gardistin e morem vesh qe i vune shqlmin, po me furrepjeksin e stresuar nga ditet e lodhshme ca do behet? Apo do i jape recete me qetesues Doktori jone...

Pikërisht këtë do pyesja edhe unë. Mirë gardisti që e shoqëronte e hëngri, po ky që paska ushtruar dhunën ç'do pësojë?

Biznesmenit bukepjekes do i jepen ilace kunder kapsllekut qe kur te shikoje ndonje proteste tjeter kunder qeverise te jete me i qete dhe me miqesor......

Masat e tij ndëshkimore ndaj vartësve vijnë fill pas rekomandimit të Avokati të Popullit, Ermir Dobjani,..... Kisha nje bindje qe kom. gardes  Prendi , me prejardhje feminore brenda kodit moral te USHTARAKUT , dhe jo produkt i dhijareve zhulaliste - do ta ndeshkonte kete rast pavaresisht rekomandimeve qe i jepen . Me kete rast gezohemi qe ka mbetur akoma moral ne keto radhe te ushtarakeve , jo si ne moralin e Percerve qe dominojne policine shteterore  . I urojme zotit Ndrea te ruaje te njejten permbajtje edhe ne procesin e votimeve duke i kujtuar pasojat qe solli euforia e SERVILEVE dhe EGERSIA e KAFSHERIA e ish GARDES ne procesin zgjedhor te maj 96 .

Ai kafsha Borshi duhet të dënohet me disa vjet burg që të kuptojë se edhe ai që ka të meta në trup (por jo në tru) duhet respektuar. Në të njëjtën kohë edhe sampisti i qeveriut duhet të dënohet me burg për moskryerje të detyrës dhe jo të lirohet.

sampisti e dhane lajmet u shkarkua nga detyra

Ne shqiperi , denimi me i madh per cdo shkelje eshte "pushim nga puna". Vidh, abuzo, mos kryej detyren, bej si te duash. Extremi eshte Pushim nga puna... ( Mos harroni Pangon qe abuzonte me detyren dhe mbeti deputet, mos harroni te tjeret qe bejne krushqira e biznese me krimin dhe mbeten keshilletare, gjyqtare, ...are  etj., etj. )

Ai gardisti , per mendimin tim duhet te ishte ne burg, sepse inkurajoi, ne vend qe te parandalonte, nje ngjarje kriminale shume te shemtuar. Jam i sigurte se pas nja dy - tre javesh do te futet serisht ne sherbim duke dhene ndonje zarf...

Kurse ai kafsha tjeter duhet te ishte arrestuar qe ate dite ...

 

C'a tjeter duhet t'i bejne gardistit?

Gardisti nuk mbulon detyrat e policit. Dikush pyeti se 'cfare mase u mor ndaj buke-pjeksit?'

A nuk duhet ta padisin vete te demtuarit?

Cfare do te me thuash , qe gardisti ishte aty per te mbrojt Qeverine nga ato plakat e verbra ?!????

Po besa , me automatik bile ...

Kurse atyre plakave mund tu bjere kush te doje dhe si te doje, gardisti duhet te beje sehir dhe te prese qe te vije policia ti ndaloje. Kete do te me thuash ???

Po pse u pezullua nga puna gardisti atehere, kur qenka pune e policise ??? Ti jepnin me mire nje dekorate, se ne fund te fundit detyren e tij e kreu: Qeveria nuk u prek...

Logjika jote nuk funksionon plako...

paskan bèrè njèrèn.... do tè ngrihen nè mèngjes e do tè shohin veten nè pasqyrè me qetèsinè e atyre qè e kanè ndèrgjegjjen e pastèr???sidomos kryeministri ynè i cili nuk e di pse nuk arin tè kuptoj se do tè kish mè shumè vlera njè "fjalè" apo njè takim i tij me ata njerèz edhe sikur tè mos zgjidh asnjè hall tè tyre...se sa shkarkimi i gjithè gardès sè republikès!!ky èshtè mendimi im tè paktèn...

shko e rrase me naj vend ket mendimin plako...ato kerkojn nji te drejte me votu? shume bukur - nuk ka bir none qe duhet t'ja mohoje te drejten. Shkon nji palle aty dhe i gjun nji plake, per me teper te verber (ne prani te kamerave) dhe gardisti tregohet i perzemert. U shkarku!

Tani, me sqaro pak ti mu robo se pale, mendimi jot eshte mo i sakte se ky imi: ato nuk deshen me dit per te falmen publike te ktij te paftyrit dhe per me teper, harrun te drejten e votes qe ishin t'u kerku fillimisht. Tani, dalin ne proteste publilke sepse qeveria nuk reagoi ndaj dhunes...

A e kupton ti robo sa t'manipulushem jane njerzit n'Shqipri?

Gjoja me normale eshte qe ato ta denoncojne ket legenin si ne cdo shtet civil ky ka dhe idiota qe kryjn ksi aktesh. Nqse nuk dun me e bo ket po as nuk dun me e fal ate, une nuk kuptoj se c'a kerkojn me ate proteste...

Eshte e dhimbshme me abuzu fizikisht me njerez te tille po me e dhimbshme eshte me i manipulu per politike.

 

dmth....nuk janè vetèm tè verbra por edhe budallaçka pasi manipulohen lehtèsisht politikisht...kt doje tè thoje ti shoku??...se ky idioti(sa pèr tè shpjeguar mè mirè mendimin tim) nuk èshtè shkarkuar pse pèrqafoi kryekafshèn qè ushtroi dhunè,po ashtu edhe kryekafsha nuk kèrkon falje se ushtroi dhunè...jo jo jo....njeri shkarkohet e tjetri kèrkon falje vetèm pèr faktin  qè u filmuan nga top chanel..... pèr kètè nuk i fal qeveriu!!!!

Eshte e tmerrshme ajo qe ndodh! ne mes te dites, para dyerve te qeverise, tjetri te dhunon dhe iken i qete sikur te mos kish ndodhur asgje. Ai gardisti e hengri kot i shkreti; problemi qendron se tek ne si garda dhe policia nuk jane funksionale, pasi nuk kane pavaresi nga elementi kriminal qe i financon. Se dyti, keta nuk kane kod nderi (nje norme) te tyrin specifik qe do te sillte respekt ndaj kushtetutes, vendit, detyres, mbrojtjes se qytetarit etj. Keta jane nje tuf mjeranesh me rroga qesharake dhe qe u lepihen ketyre te furrave per ndonje lek apo vjedhin majtas-djathtas me "gjoba" per "ti blere cunit benz". Po shikoja fundit e ndeshjes Partizani-Kastrioti kur u rrahen ne fund lojtaret me arbitrat. Nderhyrja e policise ishte qesharake. Ca bark-birra me kapele policie qe me shume e nxiten sherrin se e shuan. Meqe jemi prag zgjedhjesh, me habit paturpesia e politikaneve kur dalin dhe kerkojne voten. Del Sala dhe thote kemi vendosur rend, te kerkon voten me bindjen qe ka vendosur rend.(idem kur del Rama e thote kemi bere kryeqytet europian (ehhh). Pa u kryer reforma rrenjesore, ne kete vend asgje s'ka per te funksionuar, dhe keta te furrave do vazhdojne te gatuajne te njejtin brum. 

as

Nuk e di a e ke parë mirë kronikën apo jo kur Xhani ia futi policit me shkelm në vend që tia fuste gjyqtarit. Të gjithë policët bark-derra (këta bark-derra-t në Shqipëri më duket nuk bëjnë stërvitje fare) duke mbajtur 1 dorë tek TT-ja e duke ndarë Xhan histerikun nga gjyqtari.hahahaha

Gjithcka ndodh në Absurdistanin tonë të dashur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).