Heshtja dmth. pajtim

Ne R. e Maqedonise ndodhin cudira. Shqiptaret jane me shume se 30% dhe ende vazhdojn te jene te margjinalizuar. Si duket partite politike shqiptare ne R.M. nuk po e kuptojn se eshte ne interes te shqiptareve mos perfshirja e tyre ne koalicionin qeveritar. Ne rast se qeveria  e maqedonise mbetet pa partner shqiptar, kjo qeveri mbetet pa legjitimitetin e shqiptareve. Sikur te ndodhte keshtu, gjykoj se Maqedonia do te ndodhej ne nje pozite shume te sikletshme para faktorit nderkombetar. Por partive shqiptare si duket me shume ju interesojn tenderet, se gjendja reale e shqiptareve ne Maqedoni. 

 - Me pengon shume mos mbajta e principeve nga ana e partnereve shqiptar ne koalicion. Deri sa janë ne opozit kanë qendrime teresisht te kunderta nga ato kur kalojn ne qeveri. Por sikur te mos mjaftonte kjo, po luhet edhe me nje leter shume te rezishkme, cdo gje trajtohet si normale. Cdo gje paraqitet te populli si krejtesisht e kuptueshme. Askush nuk reagon. Edhe ata "analist" qe deri dje ishin shume te zeshem dhe shpalleshin si njerezit me te kthjellur ne R.M. nuk reagojn me. Personalisht nuk kam asjge kunder analistave te politizuar, sepse eshte krejtesisht normale te mbrosh krahun e partive politike, por jam kunder thyerjeve te principeve. NE rast se BDI-ja bene te njejtat gabime, sic ka bere edhe PDSH-ja te kritikohet me te njejtin intezitet sic kritikoheshte edhe PDSH-ja. Nese PDSH-ja kritikoheshte per ndegjueshmerin e saj ndaj Gruevskite, per te njejten pune te kritikohet edhe BDI-ja. Kjo eshte puna me e mire qe keta analiste munden ta bejne. Te ndihmojn shoqerin shqiptare, qe te kuptohet realiteti politik dhe pozita e tyre ne kete shtet. Ata qe ishin me te zeshmin gjat qendrimit BDi-se ne opozite, sot jan heshtur te gjithe. Disa edhe mundohet te shkruajn ca kritika, por ato dallojn edhe per nga kuantiteti edhe per nga kualitet i tyre nga ato qe shkruanin dikur. Kjo mendoj qe eshte puna qe me se shumti duhet ti brengos shqiptaret, ngase askush nuk ndihmon qe ata ta gjejn rrugen ka duhet te shkohet. 

Cka pret prej nje shoqerie kur te gjithe heshtin, per deri sa nje subjekt politik amneston Branko Cervin(ish kryetari i R.M.) per ngjarjet ne Gostivar. Shpresoj qe te hapen rruge te reja per shqiptaret ne R e Maqedonise. Asnjeherë deri me sot nuk kemi qenë ne pozite me te pavolitshme. Aksioni i Alfa-ve ishte i ngjajshem me ate te Brodecit, por tash opinioni hesht. Turp se si u bastisen te gjitha ato shtepi. Problemi me i madh eshte se partia (shqiptare) ne pushtet, duke mos reaguar i jep legjitimitet ketyre akcioneve. Heshtja dmth. pajtim. E kur kanë legjitimitet ti nuk ke te drejt te ankohesh askund, sepse te gjithe (faktori nerkombetar) mendojn se ketu gjithcka po ecen mire. Sepse partneri shqiptar eshte pajtuar me keto veprime te ALFISTAVE(njesi policore).

  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).