Hesapet duhet t'i kemi me rendin e gjërave

Po ndodh këto ditë një gjë skandaloze, e cila çuditërisht nuk u ka rënë në sy njerëzve; ose të paktën, askush nuk ka dhënë shenja se është skandalizuar. Për çfarë? Për faktin që, edhe pse ka ditë që po publikohen biseda të transkriptuara, tabulate telefonike e deponime të autorëve të hamendësuar të plojës së Gërdecit (janë të ligjshme këto publikime? Edhe kjo është një pyetje që është dashur të ngrihet, por me sa duket, kjo është gjëja më pak e rëndësishme në gjithë këtë histori), edhe pse pra kanë dalë e po dalin fakte e dëshmi interesante, që e ndriçojnë për fare atë ngjarje që ish megjithatë e ndriçuar aq sa duhej, mass-media nuk duket dhe aq e elektrizuar. Duke përjashtuar ndonjë televizion lokal me ndikim periferik (News24), apo ndonjë gazetar që drejton një program nate (Mero Baze), të gjithë televizionet e tjerë janë të zhytur në një omert¡ të pakuptueshme. Tok me televizionet, edhe anchormen-ët e tyre. Këta të fundit (fjalën e kam për të gjithë, por në radhë të parë për Blendi Fevziun dhe Sokol Ballën, të cilët moderojnë debate të përditshme e javore në televizionet më të rëndësishme të vendit) nuk e kanë parë asnjë çikë të arsyeshme të merren me këtë çështje. Pse? Ata e dinë. Por me siguri, heshtja e tyre nuk ka të bëjë me ndonjë optikë gazetareske, sipas së cilës publikimet e mësipërme janë çikërrima. Absolutisht jo. Është e kundërta. Ata, duke qenë se janë gazetarë të zotë e të zgjuar, e dinë më mirë se shumë të tjerë se çfarë është publikuar kohët e fundit përbën një scoop të pashoq gazetaresk. Dhe kur e injorojnë këtë scoop për t‘u marrë me xhingla-mingla të tjera elektorale demonstrojnë se duan të bëjnë politikë, e jo gazetari; demonstrojnë se u interesojnë lojrat politike, e jo informacioni; demonstrojnë se duan ta kenë mirë me klasën politike, e jo me opinionin publik.

Janë mësuar aq shumë me sjelljen e tyre, sa bën vaki që, me të lexuar këtë shkrim, mund të pyesin veten: po ky ç‘dreqin ka, mor burrë i dheut? Vërtet - tani jam unë që po pyes veten - ç‘dreqin kam unë me Fevziun e me Ballën? Pse nuk i lë rehat në shenjtërinë e tyre? Pse e teproj me këto sulme mistrece?

E vërteta është shumë e thjeshtë: kjo paqja e madhe në botën e gazetarisë është një përthyerje e madhe dhe e frikshme e dukurisë së omert¡-së në planin nacional. Në këtë kuptim pra, është një paqe që nuk na duhet; është një paqe më e ligë se sa një kacafytje mes nesh të tërëve; është një paqe që ngrihet mbi një solidaritet njerëzish të shtirur e finokë; është një paqe që ngrihet mbi një pakt të qartë, sipas të cilit secili prej nesh duhet ta mbyllë gojën lidhur me mënyrën se si i bën gjërat secili prej nesh. Kështu kemi bërë gjithë këto kohë (edhe unë, domosdo), por kjo heshtja e këtyre ditëve është e rëndë, shumë e rëndë. Kjo heshtje bie ndesh me çdo parim deontologjik të këtij profesionit tonë. Të dy anchormen-ët tanë, duke qenë se ndjekin mirë - përveç të tjerash - edhe gazetarinë televizive italiane, duhet të kenë marrë vesh se një koleg (ndoshta idhull) i tyre, Enrico Mentana, është larguar nga "Mediaset", ku ka harxhuar 17 vite të jetës së vet, mu në ditën që nuk e lejuan të bënte "Matrix"-in e vet jashtë radhe në respekt të funksionit informativ të një televizioni nacional si "Canale 5".

Ndërsa këtu në Tiranë na publikohen ca tabulate bisedash telefonike, të cilat jo vetëm na bindin mbi markën "Berisha" të plojës së Gërdecit, por edhe hedhin dritë mbi miqësitë e gjysmës së politikanëve, gjysmës së krerëve të institucioneve e gjysmës së gazetarëve, dhe në studiot e rëndësishme të debateve politke ka rënë heshtja. Të gjithë shqiptarët do donin të dinin në këto rrethana (nuk është punë kureshtjeje kjo gj&eumlsmiley marrëdhëniet që politikanët, gjyqtarët, dinjitarët e gazetarët kanë patur me autorët e masakrës së Gërdecit, para e pas masakrës. Nuk është se këto miqësi e këto biseda do të ishin provë e përfshirjes së tyre në një aferë korruptive që qëlloi (afërmendsh, nuk ishte projektuar) të ishte kriminale, por ne do donim të dinim deri në fund se cilat janë miqësitë e klikës politiko-institucionale-gazetareske, që sundon Shqipërinë, do donim që ata të shpjegoheshin lidhur me këto miqësi e me këto biseda telefonike, do donim të dinim se cila është arsyeja që gjysma e kësaj klike është futur në vallen e telefonatave të përgjuara para, gjatë e pas ditës së tragjedisë së Gërdecit. Bën vaki, që secila prej këtyre telefonatave, ashtu si dhe secila prej këtyre miqësive, të mos ketë asnjë ngarkesë e simbolikë kriminale (Delijorgji deri në momentin e tragjedisë ishte një sipërmarrës normal, me të cilin mund të kish njohje secili prej nesh), por në këto rrethana, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë valle na e kanë borxh një shpjegim. Na e ka borxh një shpjegim Edi Rama (të gjithë po flasin për miqësinë e tij me Delijorgjin, e cila nuk ka pse të jetë apriori e penalizueshme, por është e çuditshme se si ai nuk merr mundimin t‘na thotë dy fjal&eumlsmiley; na ka borxh një shpjegim Ilir Meta, i cili ka folur me Delijorgjin vetëm pak minuta pas shpërthimit të Gërdecit (afërmendsh, edhe këto biseda nuk janë apriori të penalizueshme, por dy llafe për publikun nga ana e tij nuk do të ishin të tepërta); na ka borxh një shpjegim Sali Berisha, i cili me të vetët po bën çmos të vërë shenjën e barazimit të djalit të tij me të gjithë ata që kishin njohje e miqësi me Delijorgjin; me fjalë të tjera, ai ka bërë çmos të na thotë se miqësia e çdo shqiptari me Delijorgjin është identike me ortakërinë korruptive Shkëlzen Berisha-Dhimitër Delijorgji, që polli tragjedinë e Gërdecit.

Të gjitha këto do të mund të zbuloheshin e theksoheshin nëpër debate televizive, por ja që debatet mbi këtë çështje në Shqipëri mungojnë. Në vend të tyre shqiptarët kanë rast të ndjekin litaninë e mërzitshme e budallaqe elektorale. Ç‘është kjo punë kështu? Hm, kjo punë është shumë e thjeshtë: ne duhet të dimë të ndahemi mirë e qetë me pushtetin e Sali Gërdecit (shqiptarët kurrë s‘kanë qenë përballë një nevoje kaq imperative, ngaqë asnjëherë s‘kanë patur përballë në harkun e njëzet viteve të fundit një pushtet kaq të korruptuar e kaq të pacip&eumlsmiley, por në anën tjetër merret vesh se e gjithë kjo histori nuk është çështje e opozicionit ndaj një pushteti. Këtu është çështja e opozicionit ndaj tërë regjimit, ndaj tërë sistemit, ndaj tërë rendit të gjërave. "Fuck the system" - kjo është britma që duhet të lëshojmë. Mund ta bërtasim këtë edhe në gjuhën e bukur shqipe, po të jetë nevoja. Së bashku, ama. Në kor.

 

25 Komente

"Fuck the system" - kjo është britma që duhet të lëshojmë. Mund ta bërtasim këtë edhe në gjuhën e bukur shqipe, po të jetë nevoja. Së bashku, ama. Në kar.

Duke përjashtuar ndonjë televizion lokal me ndikim periferik (News24), apo ndonjë gazetar që drejton një program nate (Mero Baze)...

 

smiley o M.Nano ca pate me News24, se ato e mbajne veten si Media fuqishme,ti i quan si televizion lokal. smiley

 

 

p.s Pse duhet, telefonata e Delijorgjit me Shkelzenin te jete me e rendeishme per ty ,sesa 200 telefonata qe kishte Delijorgji me Edi Ramen?

besoj se  Rama eshte figure me me peshe ne jeten e Shqiptareve (sepse eshte lideri i Opozites) sesa Shkelzeni.Edhe per kete ti shoku Mustafa N. duhet ti kerkosh per here te pare Blendi Fevziut edhe Sokol Balles, te bejne nje emsion per Edi Ramen,edhe te shpjegonte lidhje te tij, se kjo do te kishte me shume rendesi,sesa Shkelzen Berisha.( edhe sikur ta marrim te mirqene qe ky eshte i implikuar,edhe pse nga ato pseudo fakte, qe jep gazeta shqiptare,qe ju mbestes qe eshte nje media lokale).Te akuzosh nje njeri, pse ka fol me ministrin,apo pse ka shkuar ne ministri, edhe kur lideri i Opiztes ka 200 telefonata me kete qe po e simpolizojme si Djallin vete ( Delijorgjin ) me duket pak si shume Tendencios edhe sulm tipik politik.

Pse ju shoku Mustafa N. nuk shqetesoheni me shume sikur ky lider opozite te hipi ne pushtet edhe eshte mik i Djallit???...

 

p.s kjo ishte pyetje retorike, se pergjigja dihet. Ju thjeshte jeni nje Analist i paguar,edhe me kete mediokritetin tend kerkon te perfshish edhe koleg e tjeter, qe te pakten mundohen te jene me profesional ne krahet qe mbeshtetin( Fevziu i djatht edhe Balla i majt).

Pse duhet, telefonata e Delijorgjit me Shkelzenin te jete me e rendeishme per ty ,sesa 200 telefonata qe kishte Delijorgji me Edi Ramen?

Ku jane keto 200 tabulatet telefonike"Delijogj-Edi Rama"?

Na gje "nje" per shenje.

Ato te tabulatet e firmes "Shkelzen-Delijorgo- Fatmir Mediu",jane publikuar,jane degjuar,jane pare ne Tv ,mona-bare!

Artian, aty ku eshte pare qe ka dal nr i Shkelzenit ka dale edhe telefonatat me Ramen, ( edhe vete Mustafaji e ka permendur, edhe kur e thote ai, merre si fakt,se nuk e don me shume ti Ramen sesa ai. smiley ) Por ti o zoteri mos lexo Gazeten Shqiptare, sepse eshte gazete e Rames ashtu si nuk te them te lexosh Gazeten55 ( meqe ra fjala, aty ky kishte botuar edhe pergjigjim edhe jo vetem nr). Tani ti smund te perdoresh dy standarte te ndryshme per te njejten gje.

 

Pyetja ime eshte me nje qellim ndryshe. Mund edhe te pergjigjesh sineqerish edhe me llogjike,ose edhe me tifozllek politik.

Kush mendon se eshte me i rrezikshem sikur te dy te kishin qene te verteta, keto dy lidhje. Shkelzen Berisha - Delijorgji apo Rama- Delijorgji??????????

 

Personalisht , mendoj qe Rama -Delijorgji eshte shume here me e rrezikshme sesa lidhja tjeter. Sepse n.q.s jo eshte e vertet Rama-Delijorgji i bie te jete e gjith Shqiperia Gerdec. Kurse tek e para, ( te dy raste po i marr te mirqena) vetem Gerdeci ishte si viktime.

 

Respekte

Rezikshmeria e lidhjes mafioze Sh.Berisha - Delijorgji qendron ne faktin se kerkohet te mohohet kjo lidhje bile edhe nga kreu i qeverise. Dhe perpjekjet per ta mohuar kete lidhje agravohen dite mbas ditesh, vriten deshmitare (K. Trebicka) kercenohen prokurore, joshen gjykates, pra preken ne pavaresin e tyre institucione te ketij shteti. Nqs ju nuk e kuptoni kete gje, te pakten do benit mire te mos flisnit fare per kete ceshtje. Apo jeni i detyruar te veproni keshtu?

po se probemi nuk jane pallatet por vrasja e katunareve te gerdecit dhe pasiguria qe solli ne shqiperi delijorgji per hesap te klanit te berishes e jo te klanit te rames.

Dashte zoti nuk rrezohet ndonje pallat se atehere do shkojme ti trokasim tek dera e feviziut per ta nxitur te na flase per ramen.

 

Nderkohe kemi merakun e vrasjeve qe bejne keta te tjeret. Do na sqaroje gje fevziu apo duhet ti marrim me mend vete ngjarjet?

jo per gje po eshte fakt qe delijogji nuk e TM fare per kushtet e sigurise ne ate "fabrike" brenda nje rreparti ushtarak.

 

SI GUZONTE delijorgji?!

 

Kush ia ngohte krahet per kete pune?

meqe ra llafi, as Peshku nuk e nxorri asnjehere ne rubriken kryesore kete punen e telefonatave me Shkelzenin dhe Mediun

Mustafa Nano lexoje pak veten qe ta kuptosh sesa shkrues medioker dhe kunderthenes je:

 

Na e ka borxh një shpjegim Edi Rama (të gjithë po flasin për miqësinë e tij me Delijorgjin, e cila nuk ka pse të jetë apriori e penalizueshme, por është e çuditshme se si ai nuk merr mundimin t‘na thotë dy fjal&eumlsmiley

 

Pastaj shkruan:

Ç‘është kjo punë kështu? Hm, kjo punë është shumë e thjeshtë: ne duhet të dimë të ndahemi mirë e qetë me pushtetin e Sali Gërdecit (shqiptarët kurrë s‘kanë qenë përballë një nevoje kaq imperative, ngaqë asnjëherë s‘kanë patur përballë në harkun e njëzet viteve të fundit një pushtet kaq të korruptuar e kaq të pacip&eumlsmiley

 

Lind pyetja po u ndame nga Sali Gerdeci ke do votojme? Edi Ramen qe  i ka fut 200 telefonata me Delijorgjin (sigurisht jo per pune dashurie)?! Bej njehere te vetme ne jeten tende nje shkrim te hajrit mor burre.  E mos bej gjoja sikur po shan Kol Ballen e Edi Ramen se i ke thjesht justifikim per te perfol Blendin dhe Berishen. Jane manovra te dobeta keto mor cun nuk ti ha populli. Po te jesh burre bjeri kokes edhe Sales edhe Rames se qe te dy me probleme jane.

Fuck the system. Vetem jo vetem ne letra. Shqiptaret kane leprin ne bark. Kane frike. E ne mes te frikes, mjafton nje cikerrime per t'i mbushur mendjen vetes se gjerat nuk jane edhe aq keq, se ja, mrekullite ndodhin. Apatia eshte totale. Ka faj te madh edhe 97-98a. Por fuck the system. Ne duhet te kthejme 97-98en. Sinqerisht. Shqip keshtu perkthehet fuck the system, dhe eshte me vlere. E kesaj rradhe mos kursejme nja dy tre ekzekutime publike. Mesyjeni mor vlla parlamentin. Mesyjeni kryeministrine. Nga se keni frike? Nga vdekja? Turp e faqja e zeze, akoma s'e keni kuptuar qe jemi te vdekur gjithsesi me Shkelzen Berishen mbret?

mire qe shpeton ti ne Usa e Lulian . Cun me fat paske qene edhe ti.

ME SIGURI QE JE KOMUNIST DHE DUHET TE KESH PATUR RROL ME RENDESI NE 97 SI PJESTAR I REVOLUCIONIT EVGJITO KOMUNIST

luli nuk e ke keq ti, po qe ta shkaterrosh sistemin duhet nje sistem alternativ, ca njerez qe mund ta realizojne ate, dhe ca njerez per te bere shkaterrimin. kerkon pergjegjshmeri dhe mbeshtetje, qe te mos kemi nje nano ik dhe nje berisha hajde. gjithashtu, kjo kerkon minimalisht qe lulian kodrat te jete ne tirane. dmth, pune e veshtire. as much as i appreciate the call to arms and as much as i feel likewise most of the time.

sa per muchin, me kujtohet si dje smiley artikulli i tij 'mos votoni berishen' dhe cuditem sa shpejt kaloi nga thirrja per voten te thirrja per bojkot. pres nje artikull te trete qe te konkordoje keta te dy.

Sistemi qe duhet shkaterruar eshte ai i korrupsionit. Alternativi eshte ai i drejtesise. Njerez ka 3 milion aty, nje lulian kodra me shume nje lulian kodra me pak nuk do ndryshonte asgje.

A ka ndo-njeri, ndo-nje gazete,ose ndo-nje burim tjeter te na i beje te ditur 200 tabulatet e " Delijorgji-Edi Rama" qe lidhen me Gerdecin,ose me ndonje aferr korupsioni Edi Rama-Delijorgji?

Tabulatet e bisedave telefonike Delijorgji-Rama jane te evidentuara dhe ndodhen ne dosjet e prokurorise. Keto biseda qe shkojne ne 200 nuk jane mohuar asnjehere edhe nga vete Rama apo njerezit e tij.
Delijorgji nuk ma merr mendja qe ka fole me Ramen per Gerdecin, por per aferat korruptive qe kane te bejne me lejet e ndertimit ne Tirane.
Nga skicat qe ka publikuar PD-ja Delijorgji ka marre leje ndertimi per dhjetera pallate ne kohe rekord dhe duke anashkaluar institucionet pergjegjese qe kur shikohen aty pa frike mund ti quajme nje mini-qytet i vogel betoni Delijorgji-Rama.

Eshte shume vone per sherbetorin e Rames, M. Nano te beje revolucionarin kunder sistemit. Fuck-system-i i Nanos eshte fuck te gjitheve pervec Rames.
Nuk mund te imitoje Lubonjen M. Nano qe publikisht dhe shume here ka deklaruar mbeshtetjen e tij per perfaqesuesin dhe perfituesin me ne ze te sistemit korruptiv dhe lidhjeve po ashtu korruptive biznes-politike-media.
M. Nano sherbetor me pagese dhe pasionant i Rames edhe ne kete shkrim del zbuluar si sherbetor i pacipe i Rames kur e shpreh qe bisedat apo njohjet me Delijorgjin nuk duhet te jene apriori te penalizueshme, por krejt me guximin e nje naivi qe kujton se njerezit hane bar, kete gje nuk e thote per Sh. Berishen. Pra Rama edhe nese ka pasur miqesi dhe ka folur ne telefon me Delijorgjin nuk duhet ta bejme shume te madhe, ndersa per Shkelzen Berishen po.

A DUHET BESUAR MERO BAZE?????????????????????

KETE BERI EDHE ME FAZLLICIN,POR REZULTOI QE MARIFETET E MEROS PER TE NA MBUSHUR MENDJEN NUK U VERTETUAN.

I SHKRETI MERO.DUHET TE PAGUAJE EDHE 50000 PAYND.

HABITEM PSE ARTIKULLSHKRUESI DHE GAZETARET E EDI RAMES APO OJF E MAJTA NUK SHAJNE DREJTESINE ENGLEZE QE I VURI GJOBE MEROS PER SHPIFJE

Shiko se te ka genjy Sala se pervec gjykates shqiptare ska gjykate tjeter ne bote qe mund ti veje gjobe Meros.Me llogjiken tende nje gjykate shqiptare mund te gjobise nje gazete serbe pse shkruan kunder shqiptareve  ?????

Po te majtet kane vetem sektorin e Tiranes edhe Ameriken nuk kane akoma agjente ne Angli (saredele te vogla) smiley

Mgja se Ball - Fevziu, kan mor paret qe ngelen, per Gazeten Shqiptare.... of course, they will not get the "Point".... shifni cjerrjet e Sales, per te bo Edin me kandidu...... nejse, jena msu me KK.....

Nje kerkese personale per ate anal-in e famshem....smiley Po pate mundesi jo dhe aq i fendshem ( dmth i famshem)  o burre se po mba shume ere . .. Lyje i cike me vaj ( zbute) nik - un ....  Ti sqaroje mire kush ja vuri MEROS  (nik-u juaj na e jep te drejten qe te themi je me pervoje) se mesa dime ka shume gjykata e rrjedhimisht dhe shume gjykates  ne Angli smiley

Tabulatet e bisedave telefonike Delijorgji-Rama jane te evidentuara dhe ndodhen ne dosjet e prokurorise.

Une e kisha fjalen bisedat telefonike ne shtyp,pastaj ne prokurori,se keshtu po veprohet kudo ,qe te jene transparente,edhe ne popull.

Deri tani jane publikuar afera te sakta,te pegjegjshme te personave Vipa ,si Fatmir Mehdiu-Shkelzen Berisha-Delijogji-Bumci tje..njerzit i kane pare sagllom ne faqe te shtypit!

Nuk ka as nje tek peshku te provoje bisedat telefonike te Edi Rames me Delijorgjin!!!

Jane ne Prokurori!!!!!!!!??!!!??!!!  si ti shofim ne ketej?

Se perse, dy gazetaret e njohur nuk mirren shum seriozisht me kete problem, mendoj se eshte paga ndaj tyre nga drejtuesit e tyre, qe kane lidhje me ata siper, dhe shplarja e trurit qe po i behet atij populli nga pushteti dhe media.  

Packa intereseave te ndryshme dhe ketyre peshtymave te gjykimit qe jepni per nanon apo per ndone tjeter... ajo qe citohet ne artikull, qe gazetare qe kan krijuar nje fare statusi televiziv, duhet te merrem me c'eshtjet e fundit qe u zbuluan nga GSH, eshte e drejt... pasi blendi e ka kthyer ne show opinionin. Pastaj hiqen si gazetar... "politikan jane".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).