Hanës

 

Xhakomo Leopardi (Giacomo Leopardi)

> Hanëssmiley>

O e hijshmja Hanë, tash po më ndërmendet

që, plot nji vit ma parë, mbi kët’ kodrinë

unë erdha plot vrevë sërish për të t’sodit’:

dhe ti pezull qëndroje mbi kët’ pyll

bash si tash, që tërësej me dritë shkëlqen.

Por e marrtë e fërgëlluese prej vajit

që m’lindte nën qepallë, në drit’n e syve t’mi

f’tyra jote shfaqej, se fort e ligsht

qe jeta ime: dhe ende ashtë, ojtnì s’ka ndryshue,

o e dashtuna hanë. E gjithë më ndih

mbamendja, dhe përkujtimi i moteve

të dhembjes sime. Oh sa kandshëm rrjedh

në t' ri, kur ende e madhe

ashtë shpresa dhe e shkurtër udh’e kujtimit,

ndërmendja e gjanave të shkueme,

ende e trishtë ashtë, e angushtia zgjat!

smiley>

 

smiley>

Luna*

O graziosa luna, io mi rammento

che, or vogle l’anno, sovra questo colle

io venia pien d’angoscia a rimirarti:

E tu pendevi allor su questa selva

siccome or faim che tutta la rischiari.

Ma nebuloso e tremulo dal pianto

che mi sorgea sul ciglio, alle mie luci

il tuo volto apparia, che travagliosa

era mia vita: ed è, ne cangia stile,

o mia diletta luna. E pur mi giova

la ricordanza, e il noverar l’etate

del mio dolore. Oh come grato occorre

nel tempo giovanil, quando ancor lungo

la speme e breve ha la memoria il corso,

il rimembrar delle passate cose,

ancor che triste, e che l’affano duri!

*Poezia origjinale

Përktheu: A. Baro

35 Komente

Aida, me pelqen perkthimi ne kete version.

Jam i bindur qe fjalet e perdorura prej teje bejne pjese ne fjalorin "geg"(sepse asnje filoqylse nuk do te perdorte fjale qe nuk ja u di kuptimin)... por kam frike se jo te gjithe geget do t'ja u dine kuptimin te gjitha atyre fjaleve smiley

Eshte thjesht eksperiment, Ed. S'e di pse me shijoi me shume keshtu, ndoshta ngaqe dhe vete gjuha e Leopardit eshte e lashte. Flm. smiley

Ky s'eshte dialekt Gege. Biles as s'po me pelqen as batastardizimi i gegerishtes( nje dialekt qe une e kam goxha perzemer), me toskerishten.

Me vjen keq.

as s'po me pelqen as batastardizimi

Robi duhet te flase si ti vije per mbare... une p.sh e perktheva keshtu:


O hënëz lozonjare, nashti më kujtonet
që, po bënet viti, përmbi këtë kodër
unë vinja plot me padurimnë që të të shëkonja:
e ti varëshe ahere përmbi atë pyll
Siç bën dhe nashti, që mbarë ndrëçon.

por mjegullt e e drithëruar nga të qarët
E më beh mbi qerpik, dritëzave të mija
tëndja fytyrë më shfaqet, aq e rënduar
ashtu rronja: edhe rronj, as që kam ndryshuar

O më e dashura ime hënë. E prap më gëzon
kujtimnë, e kaq moteve kaluar
Të dhëmbjes time. Oh sa falënderime dunen
Në moshë të rinisë, kur akoma për shumë
shpresa ngushtonet e vënd i lë kujtimit
Të rikujtonesh për ç’ka shkuar
më shumë se trishtimi, është angushtia që vazhdon!

La_rosée...akoma nuk e ke lexuar? Dmth meqe te shikoj online smiley

Jo, se kisha lexuar. Mgjth, me siguri do kem marre gjasa disleksike me ate fjalen (ose-ose mund dhe te ishte qe jam mesuar ta shkruaj ne frengjisht- bâtard-saqe automatikisht le s-ne vend e pavend) . Kishe ndonje opcion tjeter ti?smiley

Nese ma servir nen platformen dialekt gege do kem c'te te komentoj, kam nje njeri te afert qe me ka terhequr liçencen Vlore dhe perreth (bashke me imitimet qe ju bej atyresmiley). Sdq, ti e di qe perkthimet e tua me kane pelqyer perhere. Levdatat e tjera po i kursej.

Do dhe ndonje koment tj per ceshtja te tjera? smiley

La_rosee, je e lire te sjellesh variantin tend, meqe kam postuar dhe origjinalin. Dhe jo me kot.

Fjalet e meposhtme s'i gjen ne fjalorin e gegeve, biles ka mundesi te me kete shpetuar dhe ndonje tjeter nga syte. Pra duhen korigjuar. Plus qe sintaksa eshte pertoke.

QëMbisërish për të t’sodit’qëndrojeshfaqejimeqe jeta imeashtëendegjithëmbamendjasime

 

Aida, mua me pëlqen goxha. Nuk di ç'të të them për gegnishten (pasi nuk jam eksperte), por më tingëllon përkthim i natyrshëm e i rrjedhshëm. Për një përkthim të përkryer, pse nuk krahason mënyrën e të shkruarit të Migjenit dhe korrigjon gabimet aq sa mundesh? Po ashtu mund të bashkëpunosh me dikënd që shkruan në këtë dialekt

 

Ne mungese te aftesise per te kuptuar nje perkthim  e pershtatje  ne nje gjuhe as mish e as peshk... po pate mundesi perktheje dhe kete prurjen me siper ne shqip.....psh ka kuptim nendaialektor te perpunuar ( jo diaklekt ) mendimi i perkthyer ne vargun ndërmendja e gjanave të shkueme.....ashtu si nuk ka kuptim fare as te nendialektit te perpunuar ne menyre letrare permendja e "ndermendjes" ne vargun e perkthyer fshataresisht kendshem .....ndërmendja e gjanave të shkueme...    Respekte i Respektuem! 

 Pershendetje Aida,

Me pelqeu shume perkthimi. Varianti Geg i ka dhene nje melankoli tjeter qe ma dritheron zemren, me duket sikur jam deshmitare e kesaj skene. Shume e bukur e prekese.

Blete, as une nuk jam eksperte e gegnishtes, thjesht, pas disa variantesh qe kisha bere, ky m'u duk me i bukur dhe me i rrjedhshem. flm dhe per keshillat. smiley

La_rosee, mund t'i kishe ndare me presje shembujt, sepse nuk arrij te kuptoj asgje nga ato qe ke shkruar ne verejtjet e tua.

Aida, une bera me shume, i vura ne kolone me copy-paste nga Word por mesa duket peshku s'pranon lay-out-in. Ti mund te thuash shume gjera, biles dhe ta levdojme ne shpresen qe kur tjetri te postoje dicka te marre nje review pozitive per 'kthim favoresh', por sdq ky nuk eshte perkthim i arritur, vetem me nje sy gjeta afro 13 gabime. Aq me teper gabime qe geget nuk do i benin kurre. C'po thua tani? Shkruaj gegerisht por jo per geget?! Kur me ofron nje perkthim gege, s'pres nje shartim gege-toske.

Po me dukesh me e ashper se c'duhet.  Aida e tha me lart qe nuk eshte eksperte e dialektit geg, por qe varianti i paraqitur i pelqeu me teper, thjesht beri nje eksperiment. Ku jane keta gege qe nuk do t'i benin keto 13 gabime? Pse nuk e sollen ata kete poezi me pare? Ku eshte varianti i arritur?

Per mua poezia ne pergjithesi (duke futur edhe ato te perkthyera) ka te beje me perceptimin dhe imazhin qe te krijon ndersa e lexon.  Sa me i bukur te jete imazhi i krijuar po aq e bukur eshte poezia.

Une flas per veten, por nuk besoj qe kur dikush poston ka te beje me marrjen e nje positive review, por per te prure nje arritje e cila meriton te gjykohet drejtesht dhe verejtjen te behen ne frymen e permiresimit.

Eshte e veshtire ta vesh veten nen lupen e gjykimit te te tjereve dhe kjo per mua kerkon guxim.

 

 

Aida, tu rrit' nera!

Qe hana jeme, e përkthyeme prej teje, anglishtes dhe frëngjishtes. : )

 

Hanës

Oj e hijshmja Hanë,  tash po m‘ndërmendet

si, plot nji vit ma parë, mbi kët kodrinë

un erdha krejt mërzi, ty me t’kqyr‘,

e ti, pezull qëndrojshe mbi kët pyll,

bash si sot, fundemajë tu e përndrit’.

Por, e murrtueme, frëglluese  prej vajit

që m’lindte nër qepallë, m’përhihej

ftyra jote, se fort e hidhun

ish jeta jeme ; e hala s’ka ndryshue,>>

oj e dashtuna hanë. E prapë  argtohem

tue  njehë  timtat e hidhnimit! Oh, sa e dashtun >>

rrjedh në t’ritë, kur hala âsht e madhe >>

shpresa dhe e shkurt' udh‘ e kujtimit,>>

 ndërmendja e gjanave të shkueme, >>

hala  t‘pik'llueme, e angushtia zgjat!>>

> >

> >

> >

 

Freestyle, me pelqen shume, vertet. Do vecoja keto vargje:

"E prapë  argtohem

tue  njehë  timtat e hidhnimit!" 

Faleminderit.

Freestyle, t'lumshin duart! Si dore e njohur me dukesh... smiley

Ujko, lere ate pune se je gabim.

freestyle, punë e paqme gjithashtu.

 

Aida, pergezime per idene smiley.   E lexova me endje, duke qene nje prurje e rralle ne kete kategori te peshku.  Ka vend per pak krasitje.  Sidomos perdorimi i "ë"-se.  Se n'gegnisht, nuk i mshojn shume asaj germe lol.  Gjithesesi, vleresohet ideja dhe perpjekja. 

Free-style ... smiley

meqe jemi te leopardi po e sjelli edhe une nja qe e kam pas perkthye dikur. nje tjeter jo kjo e hanes

vetvetes

tash do pushojsh pergjithnje
e lodhura zemra ime. sosi mashtrim' i skajshem
qe t'perjetshem e kujtoja. sosi. tash degjo.
te ne mashtrimeve te shtrenjta
jo vetem shpresa po edhe deshira u esht shuar.
prehu pergjithnje. boll
u rropate. asgje si ka hak
rrahjet e tua, per asnje psheretime s'eshte e denje
toka.e idhet dhe e merzitshme
jeta. asgje tjeter. e balte eshte bota.
rehatohu tashme. deshprohu t'fundmit here
llojit tone fati
s'i dha vec vdekjen. tashme shperfille
veten, natyren, fuqine e keqe,
qe fshehtas, ne dem te t'gjithve qeveris,
e kotesine e pafund te gjithckaje.

Shkinaks, me behet qejfi qe i je futur Leopardit, packa se eshte i veshtire dhe si te them... te pret krahet, ndoshta, se per te gjithcka ne jete eshte nje hic.

A se Stesso

 

 

Or poserai per sempre,

Stanco mio cor. Perì l’inganno estremo,

Ch’eterno io mi credei. Perì. Ben sento,

In noi di cari inganni,

Non che la speme, il desiderio è spento.

Posa per sempre. Assai

Palpitasti. Non val cosa nessuna

I moti tuoi, nè di sospiri è degna

La terra. Amaro e noia

La vita, altro mai nulla; e fango è il mondo

T’acqueta ormai. Dispera

L’ultima volta.Al gener nostro il fato

Non donò che il morire. Ormai disprezza

Te, la natura, il brutto

Poter che, ascoso, a comun danno impera

E l’infinita vanità del tutto.

> >>Po i filloj une ca vargje, shpejt e shpejt. >>>

>Tash perngahere do te .prehesh,>

>e lodhura zemra ime. Sosi >>>>mashtrim' i skajshem,>>>

>qe t'perjetshem e pandehja. U sos. Thelle e ndjej,>>>

>brenda nesh, mashtrimeve t'shtrenjta>>>

>jo vec shpresa, por dhe deshira u eshte shuar tashme. >>>

>Prehu pergjithmone. Shume>>>

>hoqe.  Asgje s'i ka hak>>>

>perpelitjet e tua, me t'voglen psheretime s'e meriton>>>

>toka. Dhembje e merzi>>>

>jeta, kurrgje tjeter s'qe. Dhe balte eshte bota,>>>

>pusho tashme. Deshperohu>>>

>per t'fundmen here. Sojit tone, vec vdekjen>>>

>fati i dhuroi. Tash t'percmon>>>

>ty, natyren, Fuqia>

>e lige, qe fshehtas, ne dem te te gjitheve sundon >

>dhe kotesia e pafund e gjithckaje. >>
>>>

aide, mirmrama!

kur e lexoj nje poezi qe me pelqen vertet atehre i futem dhe e perkthej se keshtu me mbetet ne zemer. dhe e perkthej per qejfin tim. dhe nga italishtaj kam perkthyer disa poete. dhe keta te cmendurit me pelqejne me shume, keta qe e kane inatin me te gjithe, tip leopardi, pozzi, campana. kam pase perkthy dikur disa poezi e do i sjell ndonje dite per qejfin e te gjithev ketu.

poezi te cmendura, por, per te bere poezi te bukur, duhet te jesh ne gjendje te altenruar besoj, se poezite e bera me ndergjgje te plote e te rregullt dallohensmiley

respekte. ah, une shkruj gegnisht se s'di me shkrujt letrare. prandaj dhe ky leopardi me qasetmire me dialektin tem. me bo me dite une me e pershtate

Pershendetje Aida,

Me pelqejne shume perkthimet e tua ne pergjithesi dhe ne rastin konkret, perkthimi apo krijimi ne gegerisht, mbetet per mua nje tundim i perhershem, sidomos ne poezi.

E vleresoj faktin qe  te ka shkuar mendja ta perkthesh ne gegerisht edhe pse ke bere disa gabime te vogla si psh: ë- të ne pergjithesi bien ne gegerishte ( ashtë= asht' ) . nd- gjithashtu shqiptohet me teper n ( d bie) si psh. ndërment= nërmen mbamendja= mbamenja. Gjithashtu, me shume perdoret hala ne vend te ende. Mund te kete dhe ndonje gje tjeter te vogel, por sic e theksova me siper e pergezoj inisiativen tende.

Freestyle, ka dhene versionin me te afert te mundshem te gegerishtes.

Ju faleminderit te dyve.

Flm, Isabel. Jam dakord me ty, Freestyle ka dhene versionin me te afert te gegerishtes, por mendo nje labe qe perdor gegerisht... smiley Mund te kishte dale dhe dicka qesharake, por uroj qe jo.

aida perkthimi yt me pleqen...

po e shkruaj ketu por nuk ka shume lidhje me ty

me frikeson kjo prirja drejt gegnishtes, diku madje kam lexuar nje ide per ta bere gegnishten gjyhe zyrtare !!!

ne po na iken po na humbet shqipja zyrtare, po stermbushet me fjale te huaja, po vdes... me ate duhet te merremi...

nuk ka lidhje me perkthimin tend kjo eee ... te kuptohemi... smiley

Bethoveni me "driten e hans" poeti me fjal,shum bukur.pergzime te dyve.Flo, mas te friksojn gja gegt,ata qi e flasin ket gjuh...se gjuha ne vetvedi ska arsy me te friksu. aida po thot te verteten:mendo nji labe qi flet gegnisht...a e njajta gja per nji geg qi duhet me ju pershtat toskerishtes...per at du me pergezu Aida per perpjekjen e arrime...shqipja zyrtare duhet te pasunohet me dialektin e lan mas dore qe te mas desin!Logjike!

@Dafine, packa se une jam perpjekur t'i jap perkthimit nje lloj stili te gegnishtes, nuk jam fort dakord me ate qe thua ti. Une jam per shqipen zyrtare, dhe ti, ndoshta pa dashje, pohon po te njejten gje. Nje geg nuk mund te flase toskerisht dhe nje tosk s'mund te flase gegerisht, ndaj duhet, sic eshte, ne fakt, shqipja zyrtare. Po, jam dakord qe duhet te risillen ne jete fjalet e harruara, por keto fjale mund te jene si nga gegnishtja, si nga toskerishtja, sepse s'ma do mendja qe tosket flasin ende gjuhen qe fliste Naimi apo Veqilharxhi njehere e nje kohe, apo geget te flasin gjuhen e hershme te Fishtes. smiley

@Flo, te kuptoj dhe mos u shqeteso se s'ta marr hic per ters... smiley

dafine po te perkthej pergjigje dhe ty dhe po iki smiley

nuk me frikesojne geget, por une pervec te medhenjve si fishta, migjeni e te tjere nuk shijoj dot autor tjeter, sic jam mesuar te shijoj ne gjuhen letrare... me behet i larget perjetimi, mos harro dafine se jane edukuar breza te tere me kete gjuhe zyrtare, u be c'u be te mbrojme kete qe kemi perpara se ta shkaterojme edhe kete, e te shpikim ndonje esperanto per t'u marre vesh...

p.s

mos harro se flo ( nga jugu ) e solli N Gjetjen ( nga veriu ) ketu tek peshku, e duroi ato qe duroi, komente nga me te perbindshmet...

nuk di nese ke lexuar camajn. dhe nuk di nese ke lexu pashkun. podrimen e shkrelin. ka shume gegerishtja sic ka edhe toskerishtja plot. nise me qerbelane qe ma kane lexuar tinez kur isha kalamasmiley 

larmia sic thote trendafilja ketu posht eshte thelbi i gjithckaje. nese nuk pranojme larmine do e vdesim gjuhen. se nje gjuhe e gjalle eshte e larmishme. nese nuk e pranojme larmine ateher na mbetet esperalbanishtja.

 qerbelane qe ma kane lexuar.... kur isha kalama

engjell qe mu qase prane

nga i madhi Zot,

pse me rrefen Qerbelane

mos do te derdh lot?

 

o moj fushe e Qerbelase

c'me shfaqesh ne sy

plot me gjak t'Ali Abase

valle c'esht ay

 

c'esht' ay qe shkon kaluar,

iken si veriu

me dy tri foshnja ne duar

esht' Abas Aliu

 

Udhene ja kane zene

kombi faqezi,

komb' i lik e i mallkuar,

posi mizeri....

 

Naimi i ndaluar ky! NAIMI! pluhur feminie (gishtat lyer me mellan)... vargjet mbase nuk jane fiks si me lart, por s'mu ndenjt! Feminia ime ka qene me varr poeti kombetar e kryegjyshate boterore te bere azile pleqsh ne sfond, kurse ajo e tim eti, me Tomor e varr shenjtori siper! E sotmja me eshte agnosticizem qe anon rendshem nga ateizmi i perzjere me mall laik shqiptar bektashiano-orthodokso-katolik, ku percaktimi "shqiptar" mbetet kryesori i kryesoreve. Me ca penelata te Simon Rotes e Onufrit persiper. Tip paste e fshehte si e Rembrandtit.

me vjen keq per gjykimin e cekt dhe kujton ti se do aderoj ne te?Un pervec rilindasve e Migjen e ndonjenit para Komunizmit sme shijon ASNJE.Kam pas mundesin e shpirtin te lexoj 10vjece Homerin,klasiket e dramaturget aq sa publikoheshin ne shqipni i kam lexu shum para moshes 14,me pas ekzistencjalizmin etj .Un nuk flas per perjetimin tend as per DY breza... un flas per shkence gjuhsore te pavarun.nuk a se po e shkrun dic me te zez se po e ban ma argumentuse...as te sjellsh Gjeten svlen...po po te pershtatem... e perseris njashtu si tosku ka veshtersi me e vu me fol geg e njajta vlen per gegun apo jo...te integrosh gegnishten sdo me than me kriju ESPERANTO.kyt duhet me ken gomar mas me e marr vesh,ti besoj e merr vesh...LIGJET GJUHSORE JAN SI ATO JURIDIKE,NESE TI I BEN DUKE FAVORIZU NJI DIALEKT MBI NJI TJETER,TI FAVORIZON NJI GRUP QI E FLET E DISKRIMINON AT QI FLET DIALEKTIN E DISKRIMINUM, NE KET RAST GEGNISHTEN!

Frika vjen shpesh nga injoranca, nga e panjohura. Frika e shkaktuar nga injoranca rezulton ne komplekse inferioriteti te cilat mundohen te mbulohen me nje vello super-te-holle (dhe te brishte) pseudo-superioriteti linguistik.

Mua gegerishtja me pelqen por ajo qe me pelqen dhe me teper eshte larmia dialektore neper zonat e ndryshme.

 

faleminderit le rose per analizen... sa here qe hyj e dal ketu tek peshku, gjithmone ty gjej, me nga nje recete-pergjigje per gjithcka e gjithkend...  ti jo vetem qe ke pare pampor, por edhe ke ngrene... (karnavalet e korces)

Po deshe kam dhe te tjera, te pakten po nese te ndihmojne ne rindertimin e vetes. smiley E kete qe sapo thashe mund te ta them dhe ne gegerisht, keshtu familiarizon pak me frikat e tua!

Nga Geget kush na bjen nje fjale ne kohen e Tashme   ...per vec formes paskajore qe sipas shpjegimit te z. I. Ajeti dhe A. Demaci e kane origjinen nga Serbishtja  ! E dyta dhe jo pak e rendesishme ...perse nuk njihet per vdekjen fjala VDES e vecante per qeniet humane por COFI ( cofti - coftine ) e njejte edhe per bagetine... E treta ..Perse fjala Lindi ( leu - le )) e perbashket ne te dy dialektet , nuk njihet ne te tashmen . Gjithsesi meqenese shpjegimi perjashton mundesine Politike duke kerkuar shpjegime gjuhesore , mendoj se i shmang paraprakisht paragjykimet dhe me nder "nofkat" mbi epersine dialektore ose mohimin e te drejtave gjuhesore  te dialekteve ,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).