Gratë në politikë, Presidenti Topi: Kanë humbur natyralitetin

TIRANË- Presidenti i Republikës teksa foli me superlativa sot për rolin e gruas në shoqëri, politikë e kudo, në një takim të zhvilluar nga Instituti Demokratik Amerikan në Tiranë gjeti rastin të bëjë edhe një kritikë në këtë prag fushatë. "Gratë të mos humbasin natyralitetin". Me këto fjalë iu është drejtuar Presidenti i Republikës të gjithë atyre zonjave e zonjushave që kanë zgjedhur që të merren me politikë.

Përfshirja më e madhe e grave në poltike ka qenë një armë e përdorur nga dy partitë e mëdha në këto zgjedhje, ku kanë vendosur më shumë kandidate gra në listat e deputetëve krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Me Kod zgjedhor eshte percaktuar 30 perqindeshi, si kuote perfaqesimi. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të jenë edhe pjesë e shfaqjeve dhe emisioneve televizive, ku gratë në shumë raste kane folur si burra. Apo në deklaratat për mediat ku zonjat dhe zonjushat zëdhënëse të partive flasin me tone të larta dhe fjalë të ashpra.

Ndaj edhe Presidenti i Republikës, nuk mund ti anashkalojë këto fakte. "Unë uroj që gratë, zonjat të mos humbin natyralitetin e tyre dhe vet politika ndodh në një mjedis të ashpër, ku shpeshherë ka rivalitet, që nuk bëhet në kushte korrekte, ndonjëherë ka edhe bërryla", u shpreh Topi. Më tej ai thotë "unë uroj që gratë të jenë të forta, që të shpalosin vitalitetin e tyre jo thjesht biologjik dhe fiziologjik, por të shpalosin vitalitetin e tyre shoqëror, politik dhe në mënyrë absolute të mos cënojnë natyralitetin të tyre. Gratë duhet të jenë gra, duhet të jenë zonja. Kjo është bukuria e jetës që ka dhe performancën e zotërinjve, ka performancën e zonjave dhe së bashku në politikë të përfaqësojnë atë që ndjehet në terrenin shoqëror".

Ndërsa për Kuvendin e Shqipërisë që drejtohet nga një grua, nga Jozefina Topalli, raportet e të cilës kohët e fundit nuk kanë qenë edhe aq të mira me Presidentin, ai shprehet "kemi nevojë që të kemi një zbutje, një ekuilibrim të toneve në Parlament, që nuk është vetëm vendi, ku zhvillohet debati politik dhe miratohen ligje, por është edhe vendi, ku shoqëria shqiptare ka një pikë referimi. Aty duhet të jetë përfaqësia më e mirë që përfaqëson interesat jo vetëm të shoqërisë, por edhe të institucioneve të Shqipërisë në të gjitha sfidat e rëndësishme".

64 Komente

"Unë uroj që gratë, zonjat të mos humbin natyralitetin e tyre dhe vet politika ndodh në një mjedis të ashpër, ku shpeshherë ka rivalitet, që nuk bëhet në kushte korrekte, ndonjëherë ka edhe bërryla",

Cer e ke kete mer Simbol i Unitetit te Kombit ? Po meso mer burr me fol me leter se po na skandalizon dite per dite. Te gjithe mer me leter flasin kur duan te leshojne mesazhe, bile u paraprijne ngjarjeve, nuk flasin si kofini mbas te vjeli.

Ce ke kete berryla mer , cuni i lagjes se vjeter ?

Ene , pavaresisht se je tifoz i madh mer burr, rralloi i cike keto vizitat per me pa ndeshje jashte se po me dukesh si President futbolli e jo si president vendi.

Tani kot me te pyt meqe lexova kete :

unë uroj që gratë të jenë të forta, që të shpalosin vitalitetin e tyre jo thjesht biologjik dhe fiziologjik,

Kush eshte  vitaliteti biologjik i femres mer ?

Te pacim  dhe te kesh ymër !

Koth ke fol me ven, nuk do te shtoja as dhe nje presje smiley

Taman,Koth...Nji fije si idiot mu duk mu .....Zot m'fal se eshte preidenti i te taneve..

...fol si femer, mos perdor fjalet e Jozit....

sa per koth e ndonje tjeter...ai eshtre njeri i thjesht e nuk eshte e thone ta kete menjen tek paret  etj......hobi i tij eshte futbolli...cer te keqe ka ketu.....bdlliqe...

Ard,

po jo mer se nga qe e di qe a tifoz duhet me e kontrollu i cike veten.

Pardje lajm : Futbollistet e Tiranes i cun kupen ne shpi,

Dje lajm : Tirana festoi marrjen e kampionatit, mori pjese dhe Presidenti Topi

Sot  lajm : Presidenti shkoi ne Rome me pa finalen Barca vs Mance.

Ketu mer ta kam llafen po jo qe a tifoz mer burr.

Koth....per mua me mire nje president qe ka dicka (hob shpirteror po e quaj si sport art etj ) se sa njerez pa iman...menjen me bo pare me cdo menyre

....mos harro se ne ndeshje te rendesishme shikon (nese je pak tifoz)shume te tille neper bote...duke fillu nga Berluskioni tek Obama...se Sala dhe Bushi jane tyca....

...ja boj hallall qe paska shku ne Rome...per ket e kam zili, jo se eshte president smiley....I mean it....

Ard, tallesh ti a si?  Ku i ke pare presidentet amerikane te shkojne ne ndeshje te "rendesishme" brenda vendit, lere me pastaj jashte?!  Ishte Obama te Superbowl?  Mire Bushi qe e shifte n'shpi me potato chips dhe Jack Daniels smiley

Edhe sikur te shoh te gjitha ndeshjet nje per nje te kombetares (i sheh ky a s'i sheh, kshu per tifozllek) prape s'ia bej hallall leket e takspaguesve ne Rome.

PS: Po e ke sarkazem te holle ket post, ndjese dhe hallall stili i humorit.  Ndryshe ... per te pasur zili je qe i qan hallin e tabiatit Presidentit. 

...dhe tifozat e shkodres te cileve jozi u kishte premtuar kupen dhurate,(!!) kur humben, dolen neper rruge te inatosur dhe pervec thirrjeve idioteske," sali berisha", filluan thyenin xhamat e makinave qe qene parkuar aty afer... dhe mos me thoni se genjej se i kam pare me syte e mi...

ndeshja sikur qe topi-jozi !!!

flo,

kishte i skenar tjeter por qe u be nul se u murr vesh dhe e detyruan Bamirin me e pa ndeshjen ne shpi. Gjana te lehta dmth keto punet e thyerjes se xhamave te makinave , se i bejne te gjithe tifozet kur dalin jashte konakut te tyre, ku per nje pasqyre te iken koka dhe futesh ne gjak per 10 breza.

 

koth, bertisnin sali berisha smiley si me qene ai trainer futbolli smiley

Bamiri u tregua zotni...

dhe mos me thoni se genjej se i kam pare me syte e mi...

Të besojmë, të besojmë. Vë bast se shumë nga ata bërtitësit janë bërë dhe anëtarë peshku kohët e fundit.

p.s Kjo temë është shumë e fortë. smiley

 

Ke harruar bilardon Luan me ore ne dite.Mos u habit ndonje dite kur kampioni europes te dale nga stafi presidences

"Kane humbur natyralitetin".Ke te drejte President.Disa burra kane kohe qe e kane humbur natyralitetin.

Qenke ne nje linje me Nanon."Nje gra e nje grua"

....keto femnat shqiptare me te vertete kishin nevoje per keto fjale se jane bo te gjitha si shtriga, me ne krye Jozin - shembullin ( keq) te femnes shqiptare...

...

 Ka fol si veteriner i vertet, dhe per pelat dhe per mushkat.. 

Thuje mer koth troc, te ka prek te pika jote e dobet smiley

eT, klasike! smiley 

Jo mer Chene,

nuk ka nevoje me e nacmu ai at pacavuren se boll qe egziston ajo dhe eshte ok. Po ajo puna e brylave mer sesi mu nigju mu .

Ka i here me duket sikur ky nuk e di se ne cin karrike a ul mer ! smiley

 po ate e uli katallani mer, semos u ul vet smiley 

Mire e morem vesh se si duhet te sillen grate,  po nuk na shpjegoi se si duhet te sillen presidentet.  Ka ndonje problem sikur presidentet, ministrat dhe kryeministrat ti kishim pak me te zgjuar. Po sikur te ruanin natyralitetin dhe te mos ju trashej koka dhe qafa, i prishet pune ndonje njeriu?

Ofendim me te madh per grate une s`kam pare asnjehere ne jeten time.

Edhe femijeve te kopshtit, kur ju flitet per te korrigjuar sjelljen, behet me me takt.

Pastaj cfare duhet te ndryshojne grate dhe pse ta ndryshojne? Secila ben politike ashtu sic e mendon, ti votoje ose mos e voto, thjesht puna.

 U.S. Supreme CourtPRICE WATERHOUSE V. HOPKINS, 490 U.S. 228 (1989)

 

Facts: Hopkins sued Price Waterhouse in federal district court alleging sex discrimination in violation of Title VII after she was refused partnership in the firm. The firm admitted that Hopkins was qualified to be considered for partnership and probably would have been admitted, but for her interpersonal problems (i.e., they felt she needed to wear more make up, to walk and talk more femininely, etc.

Hopkins: A few of the more memorable ones were:

• Needs a course in charm school,

• Matured from a tough-talking somewhat masculine hardnosed

manager to an authoritative, formidable, but much

more appealing lady partner candidate,

• Macho,

• Overly aggressive, unduly harsh, difficult to work with and

impatient with staff,

• Overcompensated for being a woman,

• Universally disliked.

 

Shenim: Gjyqi Suprem vendosi ne favor te Hopkinsit.

 

 

lost, kjo dmth qe xhozi e fito gjyqin me eT? smiley

ncuq swedo, eT-ja s`e ka humbur natyralitetin (e ilustrimeve internetore) e do e linte xhe-ne gojehapur (nga befasia) apo gojembyllur (prej inotit) smiley

Po te jete per natyralitet genuin, atehere me mire grate te rrine ne shtepi dhe rrisin femijet pa u marre me politike aktive ne kuvend te burrave.

Kush dreqin ja pergatit Bamirit keto fjalime mer? Ketij ja ka erresu syte aq shume lufta e brrylave ne ish-partine e tij sa nuk di c'flet.

Eshte Presidenti i vendit dhe jo ndonje profet qe na meson se si te sillemi, per burrat dhe garte vlen kjo.

 Lajm qe po thyhet copa copa nga aNgjencia LonliPinisEksklamejshon, e cila eshte pjeserisht prone e aRgjencise, detyrimisht me te madhe, hSinHuaSka (dy pika)   

Shkenceristet paskerkeshin pas zbuluar, me ane te manipulimit DNA-sk, qe nje embrion njerezor mundkerkesh te konceptoheshkerkesh me ane te bashkimit te cfaredolloj DNA-je (njerezore, he), si psh nga nje cefel thoi mashkullarum perzier me uotever DNA qe femra ka qejf te dhuroje ne ate moment te caktuar e te lumnueshem.

Biles, biles, ata, dmth shkenceroristet, kane krijyer edhe nje qeske te posacme posacerisht per periudhen shtatzanore, pa bashketingellore emocionale, ne te cilen embrioni pas nje periudhe te percaktuar sipas qejfit te shefit te shtabit, del i plote si poce alabastri me sy prej qielli, medemek i shendetcim.

Pas illaritetit te pare, dhe atij te dyte, i cili ua fryu rrembat plotlengzoti te damareve, shefi po i shtabit tha "Pritni mer iher!" pike ne te cilen te gjithe shkendijetareve u ngriu qeshja ne buze si sheqer i pagelltitur. Eniuej, vazhdoi shefi, "Mire mer, po me gjithe kto gra, cer do bojm masanej, ha?"

E drejte, e drejte, shef, s`o natyrale, thane ata dhe i palosen dosjet ne sepet.

 

PiEs. s`maj pergjegjsi per lajmin above meje - m`u rrefye n`konfidenc nga dy shkencerore pentiti.

Mire, z. President, ta bacin borxh, e ne te tilla raste ta shperblefshin ... grate ne politike. 

PS:  Lloiset presidenti ndonje cik, po cik fare para se te flase, apo hic?!  

eh... kshu eshte kur flet ne domene te huja, Monde. Eshte keq kur robi nuk di ku i ka "arat" ene futet ne ca dhiare qe nje Zot e di ku te nxjerrin.

Ta zejm, bo me fol une per kulisat e medemekpolitikes shqyptare sot, ose medemekpolitikajve shqyptare sot, kshu do ja kpusja, qorres, pa diskutim. Se nuk eshte domeni im. Edhe te "Portofino" (lokal natyrisht me fernet dhe shqiptare te quajtur "Tony" boll, ku kamarierja gjoksevitheplote latine te shef nga kryt, e merr vesh nga je dhe te thot me akcent "c'deshironi"  smiley  ), pra as atje nuk shkoj. S'kam info dmth...  Nje here qe shkova, qellova ne tavoline me nje te ekzaltum mbas divizionit "Scanderbeg"... kupton? Ja kshu edhe kjo puna e Bamirit...qe nuk se osht "burr i keq", por kane limite e sinore ca gjona...

Emo, katundi Qenas qelloi pa sinore ...

PS: smiley ajo e lokalit qe e forte, me kujtoi nje incident, po here tjeter.

 

Bushi ... e shifte n'shpi me potato chips dhe Jack Daniels

ahahahaaaa... hahahahahaaa....  hallall!

PS Monde, ne fakt, hasell hasell, ato cka denatyrohen jon proteinat... po s'po dum m'u bo kaq specifik. E lejm te fibrat e kokoshkave (kokosh = puli mashkell) me mire...  smiley  

 

http://z.about.com/d/politicalhumor/1/0/B/-/moore_bush_popcorn.jpg

(kokosh = puli mashkell)

(lere lere, s'kishe nevoje te shtoje "mashkell" se u sqarove me "puli&quotsmileysmiley

PS: Rrofsh per ilustrimin, different style from ET, por ke fillu t'i besh konkurrence te forte lol.

Meqe u ndodha ketu :

...blete, jam dakort me komentin tend...po ku jeto ti amon....

ketu ku jetoj una....shof vetem femna i thencin...pershkrimi i thjesht i femnes eshte:  bjonde e shplame, me floke te fryme para, hunderre, gjoksderre, pa byth, gojen e ka hale fare, dhomet e pa lame, syte te zhgerryme desperatamente, pa buze fare, ere cigare...amon...

....une jetoj ne suburb....dwntwn mund te kete femna......

ard, ku jeton mer lal, ne Jerry Springer land? smiley

Mos tremb jo-ameriqente, se ka lloi lloi suburbs ne ket vend, edhe si ato te "Desperate housewives" smiley

...me vje keq se keto politikanet shqiptare qe shikoj ne tv kam frike se kopjojne ketej nga jetoj une.....

Ket c'e deshe?  Apo kot, nga frika ... ?!

Monda,....a e pe sot Berluskonin ngjit me Platinin...skishte pune fare vllai aty...po osht tifoz i cmen...sa per Obamen, po mundohem ta gjej ne ytube, se e kam pa jo vetem ne ndeshje basketbolli, por edhe duke lujt bboll me disa ushtare diku....

...une jetoj vetem 35 milje larg J Springer dhe Oprahs....megjithate kur jom ne makine sguxoj ta kthej koken majtas e djathtas se e di cer do me shikojne syte...

....ne shqipri vetem Jozi ka ngel pa u bo bjonde se keto te ps po e po....

Berlusconi ishte afer Zapateros.Platini ishte ne nje shkalle me poshte.Ndeshje e lezetshme.Barcelona nje poses topi fantastik.Fitoi me merite 2-0.Ronaldo s'u pa fare me sy.Me duket se Messi e meriton topin e arte kete vit.Thane qe biletat ne pjesen Monte Mario kishin arrire 8-9 mije euro....

 

Dmth te doli frika e dhembeve, buzeve, syve etj dhe te ka mbet vetem meraku i leshverdhekut?!  Une cof per ksi barcaletash, po e kam pisk punen tani, se vajti im vella dhe ma psonini kunaten bojalleshe te tille, edhe jo barcaleta qe s'behet fjale me, po duhet mesuar dhe kenge te Petrit Lulos & Co, se populli qe i qofshim fale u ka kenduar shume lesheverdhave ...

Tani seriozisht, are you serious, man?!

Do i them bletes (se i qan ajo) te na qendisi ndonje gje te hajrit per kerkesat qe kemi ne soji yne per meshkujt ne pulitike.  Paraprakisht i sygjeroj kete liste, 2009 s'ka dale akoma.

PS: Une s'e kisha mendjen nga podiumi mbreme me thene te drejten, se po vuaja shume qe doja ata jevgjit e Barces te fitonin, po Manchin e kam zet, keshtu qe "the lesser of two evils."  Gjithesesi s'eshte ndonje cudi i madhe qe i zoti i vendit dhe i zoti i topit po shihnin ndeshjen ne stadium ...

PPS: Lere muhabetin e presidenteve te ameriqenes te lutem shume lol.

PPPS: Nuk e di per cilen nga ato te PS e ke llafne, por Fevziu ta ka pas me hile, se te debati i fundit, sikur bjondlleku anonte nga ana tjeter e tavolines.

ndeshja sikur qe topi-jozi !!!

Ose topi i Jozit?

Kot po i bini ne qafe Presidentit. Ka thene nje te vertete, ndoshta jo me shume elegance dhe finese por nje te vertete ka thene. Mesazhi i tij nuk duhet pare as si maskilist dhe as si llogari personale me Zotrine qe drejton parlamentin.Mbase thirrja i duhej drejtuar gjithe politikes qe te emancipohet, kulturohet dhe ne vend te muskujve dhe kordave zanore te dije te perdori trurin dhe mendimin racional.Ndryshe ne kete mjedis ku politika shikohet si profesion cubash grate militante aty do perfundojne: ne gra militare.

Kur kam pare ato grate-grifsha te politkes para ca ditesh ne Opinion jam lutur: o Zot, na kurse,  sa me pak femra te percudnuara ne politike!Nuk ka gje me te shemtuar  se sa femrat  e mashkullizuara ne politkie dhe prej politikes.  

ajo mesila njehere... o nene o nene

hi spiritus smiley

PS: Si sillen sexualisht femra te tilla? ka ndonje studim ose pervoje smiley

Hi Flok

nje gje qe me acaron jashtezakonisht shume eshte kjo pyetja e mesiperme. une e kuptoj qe ne shqiptaret jemi ca perversa por qe te zgjedhim politikanet se duken bukur me sutjena, ose se na japin endrra erotike, kjo nuk me duket ide shume e mencur. jo vetem qe i duam te na udheheqim por i duam edhe te na e ngrefin.

politika do mendere. dhe jane pikerisht femrat e shpifura e grifsha qe e cojne ate perpara dhe mund t'u bejne balle burrave te shpifur e grifshane qe nuk lene gje pa thene ne parlament e jashte tij. une i admiroj ato femra me te cilat nuk behet shaka dhe qe jane gati personalisht tu futen ne dru e t'i bejne peshk politikanet pa tru shqiptare.

do te me pelqen me shume nje femer qe harxhon 8 ore ne zyre dhe 8 ore jashte zyre duke punuar per zgjedhesit e saj pa u vene veshin budallalleqeve, sesa nje femer qe harxhon 8 ore ne zyre dhe 8 ore jashte zyres duke u rregulluar qe te duket bukur e t'u pelqeje zgjedhesve e kolegeve te saj deputete nga frika mos nuk e quajne femer.

nese i ben te dyja, hallall i qofte.

 

 

Blete, mua me acaroi pyetja e mesiperme per arsye se fare mire mund te behej kjo pyetje meshkujve ne pulike.  Por either way, nuk me interesojne fare "their personal sexual habits." 

politika do mendere. dhe jane pikerisht femrat e shpifura e grifsha qe e cojne ate perpara dhe mund t'u bejne balle burrave te shpifur e grifshane qe nuk lene gje pa thene ne parlament e jashte tij. une i admiroj ato femra me te cilat nuk behet shaka dhe qe jane gati personalisht tu futen ne dru e t'i bejne peshk politikanet pa tru

The Iron Lady, M. Thatcher, para se te cilesoj e tille, ne fillimet e karrieres se saj politike mbahet mend nga kolegët si "a very pretty and shy girl ..." smiley

Nga ana tjeter e Atlantikut kemi Miss Pantsuit, Nutcraker etj, qe nje dite te bukur ne US Congress beri te paberen, "she showed some cleavage."

E plot histori te tjera me peshore speciale per femrat, jo vetem ne politike, por dhe ne vende pune, (pa perjashtuar ceshtjet gjyqesore te sjella nga losttext, por dhe te tjera.)

Blete, lexo pa emocione dhe patetizem. Edhe njehere: i percmoj femrat qe imitojne meshkujt dhe sidomos ato qe klonojne shefat e tyre. Nuk kerkoi njeri femra sex per politike por njerzillek se na kane care koken me dokra te tilla: femra e zbut politiken, femra rrezaton paqe dhe humanizem . Ne nje xhungel politike edhe femrat s do bejne gje tjeter vecse do pershtaten per te mbijetuar dhe sidomos per ti pelqyer SHEFIT. Kjo atmosfere dhe mendesi e denatyron femren. Pra nuk kerkoi njeri femra sexi me na i ngref por me na ngrit moralin dhe shpresn se ky vend mund te behet normal, me meshkuj normale dhe femra normale.

Tujtjeta. 

nje gje qe me acaron jashtezakonisht shume eshte kjo pyetja e mesiperme. une e kuptoj qe ne shqiptaret jemi ca perversa por qe te zgjedhim politikanet se duken bukur me sutjena, ose se na japin endrra erotike, kjo nuk me duket ide shume e mencur. jo vetem qe i duam te na udheheqim por i duam edhe te na e ngrefin..

ps: nejse...

Ore m'falni po m'duket se nuk lexokena te njejten gjo ne kete deklarate. Mu jo vetem nuk me duket maskiliste kjo po perkundrazi me duket se presidenti ka dash tu thote grave qe jane apo me sakte aspirojne te futen ne pulitike qe atyre u ka ra barra per te zbut kafshet mashkullore qe jane aty mrena. Ene me shume me duket se e ka me pjesmarrset ne Opinionin e para ca ditve se me ato qe jane aktualisht ne politike.

Nqs ju doni me i interpretu gjonat sipas qejfit ene dilni te veshjet, tualeti apo ku di une se çfare, atehere vazhdoni, po deklarata s'ka lidhje fare me keto. Ajo eshte vetem kunder çperfytyrimit te disa femrave qe behen kopie te shemtuara te kryetarve te partive, per te kap nje vend ne parlament.

Per mu kjo eshte kunderproduktive per vete femrat sepse largon nga pulitika te gjitha ato qe duan te merren po nuk pranojne te kthehen ne spikere te bukura.

Cimo une nuk e kapa fare se ku bazohej teoria jote e inkonpetences se fushes. Pse presidenti qenka inkopetent per te fol per rolin e gruas ne shoqeri e pulitike?

Po si more paska ikur presidenti te shohe finalen e Champions League sonte ne Rome? Nderkohe qe ne tifozet e shkrete s'po gjejme dot bileta, ai tall b****n duke marre me vete kushedi sa bodyguards. Jete mizerje!

Nqs ju doni me i interpretu gjonat sipas qejfit ene dilni te veshjet, tualeti apo ku di une se çfare, atehere vazhdoni,

"kena ardh me pi a me ngron ?" pyeti njoni kur pa tjetrin qi e hongri gjith kokrrn e ullinit..

Spiritus, ishte pikerisht pyetja jote qe m'i ngriti nervat. "Si sillen seksualisht femra te tilla?" nuk i sherben qellimit per te cilin e ke shkruar komentin e mesiperm, eshte nje teprim i pavend.

 

Nuk eshte fare teprim por  paraqitje in extremis e idese se denatyrimit te Zonjave te Hekurta te politikes.Eshte kaq i madh ky denatyrim sa qe dyshoj ne feminilitetin e tyre. Kur i shikoj ashtu  te tjetersuara  me pamjen e Marsit , ato qe ne fakt duhet te meshirojne Venusin edhe ne politike, nuk e perfytyroj dot se si mund te shprehin dhembushuri dhe te perkedhelin, te japin dhe marrin dashuri pa protokoll. Nejse, pune konceptesh , jo pune ngrefjesh sic e mendon ti.

...blete, jam dakort me komentin tend...po ku jeto ti amon....

ketu ku jetoj una....shof vetem femna i thencin...pershkrimi i thjesht i femnes eshte:  bjonde e shplame, me floke te fryme para, hunderre, gjoksderre, pa byth, gojen e ka hale fare, dhomet e pa lame, syte te zhgerryme desperatamente, pa buze fare, ere cigare...amon...

....une jetoj ne suburb....dwntwn mund te kete femna......

...me vje keq se keto politikanet shqiptare qe shikoj ne tv kam frike se kopjojne ketej nga jetoj une.....

Me fal Monda po me verte e ke ti qe meno se Bamiri ka shku ne Rome me pa finalen e CHL me paret e shtetit? A jeni ne terezi ju o njerez?

Pse nuk paska te drejte me shku me pa nje eveniment te tille robi se qeka president. Pastaj o ftu aty nga prsidenti i UEFA-s (Platini-a) qe para 6 mujesh. Lat nom tu u more me kafet e robve!

Pse nuk flisni per paret qe i kurse Bamiri shtetit duke mos perdor shumicen e komoditeteve qe i ofron posti. (duke fillu me shpine e duke maru me helikopterin qe s'e ka perdor kurre)

ne nje linje me Nanon."Nje gra e nje grua"

Kur perndezja, me sakte hardallosja elektorale te kete kalu (well, is that possible?), kam shprese qe do shifet qe batuta te tilla jane njolla e zeze e anes tone te erret, ai qe i thote eshte koncentrim i i vrerit tone, ndersa perkrahesit e pd-se qe me aq enTHuSiazme e pervetuan me zell lejfenor, kam shprese qe do perpiqen ta harrojne sa me shpejt si nje turp qe s'duhet ta kishin bere... duke thene variantin e ditur, "krisma nuk ka patur".

Ka "gra te liga", ka "llafe grashe" etj etj konstrukte verbale, por nuk ka "gru dhe gra" ne kuptim derogativ. Plehera si ky (si Fatos Nano) kane luajtur gjithnje me machoizmin karbonifer te prapambetjes proverbiale te shqiptareve. E keqja eshte se kane luajtur gjithnje me sukses.

Sa inat e paske Tosin.  Sikur te ishte vetem ai do te qe mire.  E keqja eshte qe F.Nano eshte vetem nje varjant i politikes te shpifur shqiptare.

PS: Si sillen sexualisht femra te tilla? ka ndonje studim ose pervoje

nje gje qe me acaron jashtezakonisht shume eshte kjo pyetja e mesiperme. une e kuptoj qe ne shqiptaret jemi ca perversa por qe te zgjedhim politikanet se duken bukur me sutjena, ose se na japin endrra erotike, kjo nuk me duket ide shume e mencur. jo vetem qe i duam te na udheheqim por i duam edhe te na e ngrefin.

Kam pershtypjen se e ke keqinterpretuar pyetjen qe natyrisht permban nje doze, le te themi humori, por ne fakt eshte shume provokuese.

Ja vlen me te vertete te jesh kurioz per sjelljen seksuale te femrave te politikes shqiptare (por jo vetem shqiptare) te cilat per te mbijetuar ne nje ambjent te dominuar nga burrat, jane kthyer ne burrnesha.

Personalisht mendoj se nje femer mund te jete po aq e suksesshme ne politike edhe duke shpalosur pa frike te gjithe potencialin (nganjehere te fshehur) te seksualitetit te saj.

Por le te mos ngaterrojme seksualitetin me seksin.

 

Por le te mos ngaterrojme seksualitetin me seksin.

shi shi dreqi smiley

olsib, une po perkrah pikerisht idene qe seksualiteti, feminiliteti, burreria e ku di une, nuk duhet te jene masa gjykuese per nje femer politikane, nese nuk jane te aplikueshme edhe per meshkujt politikane.

1. nje njeri mund te jete politikan(e) i/e ashper, por jo i/e pashpirt. ashpersia mund te mos jete gje e kendshme por eshte jo vetem e pranueshme por deri diku e detyrueshme dhe 90% e justifikueshme tek politikanet shqiptare qofshin burra apo gra.

2. nje njeri mund te jete i/e embel i/e sjellshem(me) pa qene frikacak/e ose i/e thyeshem(me). Sjellja e bute dhe e folura me ze te embel nuk eshte e detyrueshme ne nje ambjent luftarak e konkurrues sic eshte politika. mund te jete nje arme per te fituar por jo shume veta jane aq te talentuar sa ta perdorin mire. Agresiviteti i con perpara shume me shpejt.

3. nuk eshte mire te flitet per sjelljen seksuale te femrave poltikane sepse ne nje shoqeri te pacliruar si kjo jona ka detyrimisht ndikim negativ e njolloses per to.

4. nese behet teme terheqese per nje studim social, duhen perfshire femrat e meshkujt politikane dhe duhen krahasuar krah per krah. por deri sa te kete rezultate serioze nga studime te mirefillta serioze, ose deri sa te flase dikush qe e ka gruan deputete, nuk ka pse teprohet deri ketu.

nejse se edhe une u lodha dhe kam hall se po e vazhdova me gjate, mbetem pa martuar.

nuk eshte mire te flitet per sjelljen seksuale te femrave poltikane sepse ne nje shoqeri te pacliruar si kjo jona ka detyrimisht ndikim negativ e njolloses per to.

E drejte.

Kush ka pare Meredith Whitney, ndoshta gruaja me me influence ne Wall St sot, besoj se e kupton per cfare flet Presidenti. Ms. Whitney ska problem te vishet ALL PINKsmiley

smiley

Po mer po , por kjo kingja per burre ka marre nji qafetrashe mundes smiley

e ka kompensu me burrin smiley

po ti me burrin e Meredithit merresh? smiley Ne ate treg qe eshte ajo ka shume meshkuj po pak burra.

Nder ministret me te sukseshme ne qeverine Berlusconi eshte Maria Stella Gelmini.Ministre e arsmit.Nje grua rreth te 32 bvjeteve.Shume e zonje dhe e guxishme.Nga sa lexoj e kuptoj ka bere reforma te rendesishme e me kurajo.Ne shkollat e detyrueshme ,pra deri ne tete vjet rivuri notat me numra dhe notat ne sjellje.Perveç kesaj mbylli shume dege laureash koti e vuri sidomos sistemet e kontrolliyt e te meritokracise ne Universistete.Ne te folur eshte shume e ndalur dhe e embel,ka edhe nje pale sy te ndritur.E hatashme sesi di te jete e vendosur,e lete themi e bindur per te te imponuar idete e saj e njekohesisht e embel.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).