Gjystja e marashit

Ka vdeke Gjystja e Marashit. Kur jam kthye ne Torovice mbas ca kohesh me kane munguar puthjet e saj ne te dyja faqet, me kane munguar syte e saj me buzeqeshjen e sinqerte si te nje kalamaje, me ka munguar shikimi i saj qe sikur permbledh te gjithe dijenine e botes...

Eshte e çuditshme se si te mungojne disa gjera kur mbas ca kohesh kthehesh ne vendin tend. Te mungojne pemet e prera dhe te mungojne njerezit e ikur; te mungojne hapesirat qe ti kujtoje se i kishe lene dhe te mungon vendi qe ti zije ne kafen e katundit, tashme i zene nga dikush tjeter; te mungojne edhe plakat qe tjerrin e thurin nje çorape te cepi i pallatit ulur ne guret qe i kane vendosur rreth, ne nje radhe te caktuar e te pakuptueshme. Behesh gjithnje kurioz te dish se sa pale çorape kane thurur keto plaka, tashme qe askush nuk vesh me çorape leshi. Per ke thurin?!

Jane te urta plakat. I mban mend sa ke nisur te ecesh qe rrine te ulura te guret ne cep te pallatit, i mban mend qe ti je rritur e ke marre rruget e botes e sa here je kthyer i ke gjetur te ulura te cepi i pallatit, gjithnje duke tjerre e duke thurur çorape.

Por gjithnje para tyre te duket vetja si kalama, si ai femija qe sa ka filluar te ece e te thure rrengjet e para dhe pret me padurim te te qortojne e pastaj te te puthin ne faqe me buzet e fishkura prej kohesh; e pastaj te ikesh e te nisesh t'iu punosh perseri ndonje rreng. Dikur edhe ato e kane patur nje rini e atehere si mbiemer u vinin emrin e te atit. Pastaj iknin nuse e merrnin mbiemer emrin e te shoqit. Dikur, nese mbijetonin, merrnin mbiemer emrin e djemve dhe atehere jeta e tyre ndalte ne vend, te cepi i pallatit. I kane kaluar kohet e thashethemeve e megjitahte marrin pas vetes edhe nuset e reja, qe duken gjithnje si çirake per te mesuar zanatin e plakave, si mama qe do te behen nené.

Ka vdeke Gjystja e Marashit, lozonjarja komshia ime, plake e moçme sa lisat e malit mbi katund. Ndoshta u merzit nga ne qe nuk dinim te ktheheshim me, ndoshta u bezdis nga prehri i thate ne te cilin nuk kishte me niper e sterniper per te ulur, ndoshta kuptoi se nuk kish se per ke te thurte me çorape. Na pati uruar per t'u nisur e ne ikem me radhe, por kemi prishur harmonine e jetes se saj.

- S'po dini me te martoheni. Edhe nese martoheni sikur ju vjen turp te beni femije, - me pati thene dikur, duke me qortuar pse edhe ate radhe qesh kthyer pa nje nuse.

Ka vdeke Gjystja e Marashit, nje dite vjeshte, mbasi niperit u kthyen dhe iken edhe nje radhe pa nuse e pa femije. Thane se vrau veten, thane se vdiq, por Gjystja e Marashit nuk eshte me te cepi i pallatit, nuk thur me çorape.

Keto dite nuk ka dale as Ag'ja e Markut. Ka mbete e fundit plake dhe ndoshta nuk i thuret me ne vetmi. Prandaj me kane munguar kater puthje ne faqet e mia.

Torovica eshte nje vend qe ndryshon perdite, thuajse te gjitha familjet e vjetra jane larguar dhe te reja iu kane zene vendin. Te cepi i pallatit tashme ka plaka te tjera qe thurin çorape e qe mundohen te percjellin urtesine e pervojen e tyre te me te rejat nuse, te destinuara per t'u bere plaka dikur, ndoshta per t'u ulur ne pankinat qe dikush do te kujtohet te vere te cepi i pallatit; plaka qe kane harruar edhe vete pse dikur vendosen te vishen me te zeza, por qe tashme nuk nderrojne kurre ngjyre.

Por une s'i njoh keto plakat e reja. Ngjitem rruges, kaloj prane tyre dhe me kot e kthej koken. Edhe kete radhe jam pa nuse, por me sa duket askujt si behet vone te me qortoje. Ve re se jam plakur edhe une. Nuk jam me kalama qe te me puthin ne faqe. Ve re se jam i huaj dhe me kujtohen fjalet qe dikur Gjystja e Marashit me pati thene: “Ti mos thuaj kot se je i ketij vendi, mos thuaj se ketu eshte shtepia jote. Ti nuk je ketu atehere kur shtepia ka nevoje per ty!”

22 Komente

5* ke prej meje, flm per kenaqesine qe na jep dhe nostalgjine per gjyshet tona te dashura, te mira te embla qe i kemi lene ne atdhe. Ju duam shume gjyshe, gjysher jeni gjeja me e shtrenjte, kujtimi me i bukur qe ne mbartim ne zemer. Edhe njehere flm shkinaks si gjithmone bukur, na ke prekur me kete pjese.

5* ke prej meje, flm per kenaqesine qe na jep dhe nostalgjine per gjyshet tona te dashura, te mira te embla qe i kemi lene ne atdhe.

Mos ke ngateruar Gjysten e Marashit,me Gjyshen tende,se tregimi me duket nuk eshte per gjyshet,por per plakat e lagjes,(pallatit) dhe jo per gjyshet e pallatit..   smiley

Tregimi ishte i bukur!

artian andej nga katundi im plakave u drejtohemi me gjyshe per respekt jo per gje, pastaj mu kujtua gjyshja ime  kur lexova tregimin e plakave te shkinaksit thua gabova!!!!

...kur lexova tregimin e plakave te shkinaksit thua gabova!!!!

Jo mi,aspak,tregimi ishte shume i bukur,dhe bukuria ishte mesazhi qe shnikasi perciell,.....se sa te lidhur kane qene njerizit dikur,komshinjte me njeri tjetrin,(me kete rast edhe plakat dmth gjyshet e komshinjeve,si Gjystja),qe hynin e dilnin me njeri tjetrin,si i thone,per nje filaxhan kos,per nje dore kripe,ose nje filxhan vaj,kur u mungonin.

Kane qene aq te afert njerzit me pare,sa pavarsisht se kishin nje prejardhje te ndryshme,si ne qytet ashtu edhe ne fshate,ishin fqinje te mire, shkonin me njeri tjetrin me gjithse ishin te varfer.

Ndersa sot,mos flit fare,njerzit nuk kane mardhenie si dikur,qofte me plakat,qofte me te rejat,..ka humb sensi i komshillikut.,ka hup krejt ene Torovice,pale!

Ai problem qe eshte ne Torovice eshte edhe m`Tiron!...na mungojne shume gjera ne, te gjitheve,ne ikureve..me pelqeu shpreja e shnikasit,kur kthehemi aty gjejme "peme te prera"shume figurative..mbresa te thella gjelberimi,me shume jete,dikur,sot...eh!

Ndersa gjyshja eshte ceshtje tjeter,Shnikasi mund te bej nje tregim per gjyshen e vet,dhe jo per Gjysten e Marashit...qe ishte,sa e omel per shnikasin!Rahmet paste Gjystja!

artian e ka shkinaks nickun cuni ore jo shnikas, kot sa per te kujtuar, pastaj rri ore rehat ste rrihet ty kur thua se gjithcka ka ndryshuar nuk eshte me si me pare, mos na copeto zemren ore me mire kur te vijme vete ne adhe dhe ta shofim le te zhgenjehemi tani per tani ne jetojme me ato kujtime qe kemi kaluar. Me kujtohet nje komshija ime e cila me vajin e marre borxh tek une, me patatet borxh tek komshija tjeter me qepen dhe salcen po borxh bente gjellen per kater meshkuj ne shtepi dhe ishte i perditshem ky muhabet. Nuk thone kot fukarallek - maskarallek, nejse prape kishte lezet.

...mos na copeto zemren ore me mire kur te vijme vete ne adhe dhe ta shofim le te zhgenjehemi tani per tani ne jetojme me ato kujtime qe kemi kaluar.

ketlina, ne atdhe..dhe jo adhe.....hi,hi,hi,! jo,jo,nuk ta coptoj zemren,mos u zhgenje nga fjalet e kerkujt,te mia gjithashtu!    Te rrosh me endra te bukura nuk eshte keq ,te ben mire!

Ja kalofsh mire!

artian ok ne rregull nje (t )kam harruar po shife veten tende:

njerizit- njerezit, njerzit - njerezit, me gjithese - megjithese, mardhenie - marrdhenie, hup - humb, ne ikureve - ne te ikurit, omel - embel.

 

Ke bere 7 gabime, nuk e kalon klasen. hihihihihihihiihiihihhihihi

Me presjet je shume keq!

Sa per klasen,s`kom nevoje,edhe po njela m`klas ,e blej n`ven deftesen,bile edhe masterin po deshe!

 Shkinkas, shume e gjalle pjesa. Nuk e dija se ishe nga Torovica. Kam pasur rastin te ndaloj atje dy a tre here nga mesi i viteve 90. Trishtim i madh me dukej ai vend, me ato pallatet pesekateshe me shkalle nga rruga, dyqanet prej derrasash te ngritura ne anen tjeter dhe femijet qe luanin ne mes te xhadese. Me vone kur lexoja libra mbi gulaget komuniste, mendja me shkonte gjithmone tek ato ndertesat ne Torovice mbane rruges. Do ishte vertet interesante te shkruaje dicka mbi vitet e feminise nese vertet je rritur atje.

 Me vone kur lexoja libra mbi gulaget komuniste,...  Me shume duhet ta njohesh Gjeografine e vendit tend per te ditur Madhesite e kenetave dhe gjoleve dhe ne mes te tyre disa hektare ku NACIONALISTET e Famshem smiley i perdornin si kuaj bujkrobrit kur dilnin per gjah ne gjolet e Torovices, duke ua shaluar neper ujra per te mos i henger shushunjat .Nje brez ndertoi e sistemoi dicka ...nje brezi tjeter me te avancuar i takonte ti kthente ne qendra SHPRESE..Ketu nuk hyn Politika ."Ti nuk je ketu atehere kur shtepia ka nevoje per ty!” Me duket se per kete fraze permbyllese ka nevoje kritika letrare.

Eh mik, me trishtove sepse kur te kthehem nje dite gjyshen time s'do e gjej ne veranden e shtespise, te ulur ne shilte tek dridhte tespiet edhe thoshte lutjet e saja, e veshur alla turka sic e kishte zakon krahina e saj dhe plakat e moshes se saj, me syte drejt portes/rruges per te pare se kush vinte per ta pershendetur.

Sdq, faleminderit per kete pjese te shkruajtur me kaq thjeshtesi edhe per nostalgjine qe zgjove tek une duke me kujtuar edhe nje here kohen kur kam qene e vogel, dhe vecanerisht plakat e lagjes sime ne fshat te cilat ishin aq te dashura dhe kujdeseshin per ne sic dine te bejne vetem gjyshet. 

Eh, Shkinaks, c'na kujtove tani! Plakat qe thurin corape leshi! Gjyshja ime ishte duararte dhe mbaj mend qe njehere, ndonese kishte thyer doren, nuk i rrihej pa punuar me grep. Dhe punonte ethshem, se thoshte qe te gjitha cupat, ne, mbesat, duhej te kishim nga nje komplet dantellash kujtim nga duart e saj. Kushedi sa pale corape te bera nga duart e saj kam grisur, por nje pale dorashka, qe tashme jane bere vrima-vrima nga perdorimi i tepert, i kam futur ne nje sirtar, bashke me dantellat e saj dhe s'ka gje ne bote qe te me detyroje t'i hedh. Jane duart e gjyshes sime!

mirmroma!

une jam prej hkinaku irritem ne torovice. po. bash ne torovice. e mbaj mend edhe kampin. familjen e fatosit. lubonjes them. i mbaj mend edhe te internuarit e tjere. se ai baba jem shume i keq shok me te internuar behej. nuk e di pse te gjitheve qe vijne ga jashte u jep nje ndjesi te cuditshme ajo torovica. mua me ka dhene kujtimet me te bukura. dhe do te thoja nje shoqeri te mrekullueshme. jam rritur me idene e barazise dhe te demokracise si koncepte te rrenjosura qe kalama. sepse ne torovice jam ndjere i lire dhe i barabarte. dhe sa her qe kthej ne torovice, ndjehem mire. i lire dhe i barabarte. vetem se shuem gjer kane nisur te mungojne. kam dale 14 vjec nga torovica, ne 1994 dhe sot e kesaj dite kthehem si mysafir ne shtepine time. dhe duke qene se torovica eshte nej nga ata vendete sulmuara nga malesoret, tashme eshte dyfishuar popullsia dhe shume as nuk me njohin e as i njoh. por prape eshte vend i mrekullueshem torovica.

dhe te them te drejten edhe pse jam prej shkinaku, jam linde ne shkinak, ndjehem kuksjan dh deklarohem kuksjan, do te thoja se torovica eshte vendi im.

ndonje dite do te shkruaj dicka me shume, dicka me te mire, por aq shume e dua torovicen sa sa here nis e shkruaj e ndjej veten te paafte t'ia kthej dashurine.

keshtu. idrizo. axha im e mban mend kur si i burgosur ne burgun e torovices ka punuar per te thare keneten. dhe tregon gjera te mira edhe per keta "te tjeret" qe na nxorrennga bujkorberia. se ne gjindje e keqe, nga komunizmi mbajme mend burgjet e buken e thekres. dhe absurditetin e burgosjes se nerezve. ashtu sikur paske degjuar ti per ata gjahtaret me bujkrober. dhe axha jem ka ra ne burg se nuk ka pranu me dorezu bagetite. smiley

po asht toke e mrekullueshme torovica. kur t'ju bjere rruga ndaluni e blini nje kile bostan. ose nga vjeshta ndaluni e mbusheni makinen me shega. dhe ndonje dege dafine merreni si kujtim.

Shkinaks,pse e le torovicen,shkinakun,ne ditet e lirise dhe barazise...dhe more rrugen e syrgjynimit me gjallje ne vend te huaj?!

 

 

artian respekte. me behet qejfi qe te ka pelqy tregimi. nganjehre me vjen inat me veten se e di se s'kam asnje qellim ne jete ose se qelimet qe kam jane larg realizimit dhe atehere gjej shkas te zihem me njerez. por me ngushellon fakti qe ka te tjere qe meqe e kane jeten e vet zi, mundohen me ua nxi te tjereve edhe me shume. une nuk arrij deri ne ate pike. te pakten mundohem qe jo!

shnikas respekti im shkon per ty,per tregimin dhe pak poezi qe ben vertete me pelqejne..,vetem nje shpreheje nuk e kuptova

...me ngushellon fakti qe ka te tjere qe meqe e kane jeten e vet zi, mundohen me ua nxi te tjereve edhe me shume. une nuk arrij deri ne ate pike. te pakten mundohem qe jo!

Si mundet qe nje njeri ta kete te zeze jeten e vete,dhe tu a nxije te tjeterve!!!

Une mund te them te kunderten,nje njeri qe e ka jeten e vete te bardhe,nuk do qe ta kene edhe te tjeret,te bardhe!..u nxijne te tjereve!

Shpjegohu pak me shume per shprehjen,se do te ishte interesante!

shkinaks, me pelqeu shume, shume, shume ... Me kujtoi shume gjera, plus edhe emocione te tjera, pa i detajuar lol.

Nder te tjerash, me kujtoi Tropojen, "plakat" e lagjes.  Atje u thoshim "nena" (per respekt dhe ne vijim te sqarimit te ketlines.) Rrinin poshte pallatit, "qendisnin thaset," benin "corape" etj, apo kur piqnin fli, laknor e byrek me sac smiley

Heren e fundit qe vajta ... s'ishin me. 

Ve re se jam i huaj dhe me kujtohen fjalet qe dikur Gjystja e Marashit me pati thene: “Ti mos thuaj kot se je i ketij vendi, mos thuaj se ketu eshte shtepia jote. Ti nuk je ketu atehere kur shtepia ka nevoje per ty!”

... ... ...

Ka shume ndjenja e nostalgji ky tregim, per ne qe jetojme larg, na ben te ndjehemi keq pasi ndjenjat i kemi mbyllur diku per te mos i lene te lira, pasi nuk na ndihmojne ne jeten e perditshme, jemi kthyer ne nje bicim robotesh. Heren e fundit qe shkova ne lagjen time, dikush me pyeti "Po ti tani e ke blere shtepine ketu? _ - Po i thashe para 400 vjetesh! Komplimente!

Enea, ka dhe me keq, mos u merzit.  Vajta te bleja buke, te dyqani poshte pallatit, dhe me pyet shitesi i bukes "e kujt je ti moj cupe?". "E filanit" i thashe une.  Dhe me tha pastaj, "po une kujtoja se vetem dy femije kishte ai" (se kam nje moter dhe nje vella ...)  Nejse, ca s'na zuri dhe s'e hoqem thuaj.     

faqe* ditari

* në kuptimin e fletës.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).