“Gërdeci” nis gjyqi, "dështon" seanca e parës

Sot Gjykata e Lartë nisi gjykimin për të pandehurit e cilësuar si përgjegjës ndaj tragjedisë së 15 Marsit në Gërdec që u mori jetën 26 personave dhe dëmtoi qindra të tjerë. Por ne salle munguan disa te pandehur duke shkaktuar keshtu shtyrjen e seances per nje dite tjeter. Mungese beri edhe ish-ministri Mediu Version multimedial i ketij lajmi

Ora 11:15-Shtyhet seanca per ne 12 Maj

Përfundon pa nisur mirë seanca ndaj të pandehurve për ngjarjen tragjike të Gërdecit. Ka mjaftuar mungesa e disa shtetasve të thirrur si të pandehur nga 29 që janë gjithsej, që mega-seanca të shtyhet për në datën 12 Maj. Në fillim të nisjes së seancës u lexuan emrat e 29 të pandehurve, ku rezultoi se disa prej tyre nuk ishin paraqitur as personalisht dhe as me avokatë. Rezultoi gjithashtu se shumë avokatë që po përfaqësonin disa të pandehur të cilët i munguan seancës ishin pa prokurën përkatëse që do të lejonte përfaqësimin e klientëve të tyre. Si pasojë Kolegji Penal vendosi shtyrjen e seancës për ne daten 12 Maj.

Ora 10:15-Ylli Pinari bojkot seances. Ja te pandehurit ne gjyq

Në seancë për tu përballur për herë të parë me familjarët e viktimave nuk u paraqit as pronari I MEICO-s, Ylli Pinari, i arrestuar një vit më parë, pak ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve. Ish-kreu i MEICO me pretendimin “nuk dua të jem në seancë” pati të drejtë të përfaqësohet sot nga avokati i tij. Ndërkohë të pranishëm në gjyq janë në cilësinë e të pandehurve, ish-punonjësi I MEICO-s, Sokol Gjeci, ish-kreu u Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Luan Hoxha, ish-zyrtari I Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen Madani.

Ora 10:00-Nis seanca, ish-ministri Mediu dergon avokatet

Nis seanca gjyqësore ndaj të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit. Burime nga Brenda sallës bënë të ditur se ish-Ministri i Mbrojtjes nuk është paraqitur në të parën seancë për tragjedinë e rëndë. Personin e tij e ka përfaqësuar avokati e tij mbrojtës, Ardian Visha. Seanca është e lirë të ndiqet dhe nga gazetarët por pa kamera.

Ora 09:00-“Gërdeci”, Starton super-seanca në Gjykatën e Lartë

Në Gjykatën e Lartë pritet të mbahet sot rreth orës 10:00 seanca e parë gjyqësore për çështjen "Gërdeci". Seanca do të njihet si e para e zhvilluar në vend për përmasat e saj të mëdha si në numrin e madh të të pandehurve plot 29, avokatëve, prokurorëve dhe dëshmitarëve. Në super seancën e sotme gjyqësore mësohet se do të marrin pjesë përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, Avokati i Shtetit, familjarë të personave që humbën jetën në tragjedi dhe të akuzuarit. Mësohet se është përgatiru salla e madhe që do të akomodojë të pranishmit. Çështja "Gërdeci" u regjistrua në Gjykatën e Lartë në mars të vitit 2009, pas përfundimit të hetimit një vjeçar të Prokurorisë së Përgjithshme. Shumë nga të pandehurit e çështjes në fjalë akuzohen për "shpërdorim të detyrës, në bashkëpunim".
Mes të akuzuarve për këtë çështje është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha. Trupi gjykues kryesohet nga gjyqtari Besnik Imeraj.
Në pranga si përgjegjës për shpërthimin dhe vrasje masive janë vënë 3 persona që kishin në posedim fabrikën. Të pandehur në paraburgim për ngjarjen e rëndë të Gërdecit janë administratori i Alba-Demil Mihal Delijorgji, Drejtori i MEICO, Ylli Pinari dhe përgjegjësi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, Dritan Minxolli.
Tragjedia e Gërdecit është ngjarja më tragjike e ndodhur në dekadat e fundit për Shqipërinë. Më 15 Mars të vitit 2008, në fshatin Gërdec pranë Vorës, 15 km nga Tirana shpërtheu një fabrikë e demontimit të armëve ku ushtronte aktivitetin e demontimit të municioneve shoqëria “ALBADEMIL” sh.p.k. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën tragjikisht 26 persona, u plagosëm mbi 300 të tjerë ndërsa qindra shtëpi e dhjetra biznese u shkatërruan.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).